“Si shkruanin paraardhësit”
Pena të mëdha, si Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Branko Merxhani, etj, etj, etj, me shkrimet e tyre më të spikatura. Shkrimet e tyre do të vijnë origjinale, siç janë shkruar nga autorët.


Botuar më 1924 Korrespondenca e mikut t'one të kthiellt, Francesco Argondizza, që "Dielli" boton në numër të sotmë, na heq përsëri vërejtjen mi reziqet që e rethojnë Shqipërinë. Kur popujt dëshërojnë paqe dhe kërkojnë marëveshje e miqësi në mes tyre, aventurierët e politikë nërkombëtare si Mussolini dhe Pashiçi e shkojnë kohën duke bërë plane për të turbulluar qetësin e botës, për të derdhur përsëri gjak, dhe për të shtuar mjerimet që rendojnë si plumb i nxehtë në kurriz e në shpirt të njerëzisë. Nuk është punë aq e lehtë të prishet një Shtet i vendosur, dhe s'duhet të na trembet aqë shumë syri. Atë lakmi çakalle që kanë sot, fqinjtë t’anë e kishin dhe die. Ish më lehtë të prishej die se sa sot Shqipëria; më lehtë në kohë të Konferencës së Parisit, kur Shqipëria nuk ish edhe e njohur si Shtet dhe armiqt’ e saj flisjin si shokë dhe aliatë të nderuar të Fuqive të Mbëdha mundëse, se sa sot që Shqipëria jo vetëm është një Shtet i njohur po mer pjesë dhe në Lidhje të Kombeve. Pastaj, ka sot n'Evropë burra si Radiç-i i Kroatisë dhe Morel-i i Inglisë, fytyra fisnike që përfaqësojnë ndërgjegjjen e njerëzisë dhe zëri i të cilëve, i shtrënguar të heshtë gjer die nga gishtërinjt' e hekurt të despotismave e të censurave të lindura nga lufta, dëgjohen tani anë mb'anë të botës dhe janë të zotët të bashkojnë për veprim gjithë forcat morale të dheut.Jo. Nuk besoj se Shqipëria është në rezik, - të pakën jo dhe për shumë kohë. Po kjo s'do të thotë se jemi të siguruar në çdo rast dhe në çdo mënyrë. Asnjë Shtet nuk është i siguruar plotësisht dhe pa konditë. Nuk është nevojë të kërkojmë shëmbëlla në histori të shkuar, arrin të hedhim një sy në historin’ e sotme, për të kuptuar se Shtetet, si njerëzit, lindin, riten dhe vdesin, - dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet. Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tëhu në Shqipëri vazhdon dhe ca kohë, ahere optimisma s'ka vent dhe trëmbem se diç do të ngjasë. Le të kemi shpresë se të vetë-qojturve "udhë-heqës" do t'u vijnë menttë dhe punët do të shtrohen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria - fjalë fatale - vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj:
Botuar në vitin 1913 E andërruar nga vjershëtorët e dëshiruar nga zemrat e djeguna të disa pakë atdhetarëve, që vuanin e dirgjeshin nëpër burgjet e errata e që qanin e rënkonin nëpër shkretinat e largëta të ndjekun e të dëbuar nga Atdheu i dashun, mvehtësia e Shqipënisë na dukej të gjithëve si një dëshir i paarijshëm, si një dhuratë tepër e çmuarshme për varfërinë t'onë, si një pemë e ambëlë e shijëshme, të cilën Perëndia u a kishte ndaluar shqipëtarëvet të mjerë. Me gjith dëshirën e nxehtë, me gjith adhurimin e thellë, që kombi i ynë ka ndëgjuar kurdoherë për lirinë vehtore, robënia e gjatë e zgjedha e dredhimet e Turqisë, që për aqe shumë kohë kishin randuar mbi qafën e Shqipëtarëvet, kishin shutitun edhe, ndë mos shuar, idhenë e bashkimit e te mvehtësiës në zemrat e tyne. Po! Edhe ata që përpiqeshin e që punonin, edhe ata që vuanin e që luftonin nuk e shihnin tepër t'afërme, nuk e prisnin shpejt për shpejti ditën e bardhë të mvehtësisë s' atdheut. Dëshirin e tyne të flaktë e ruanin e ushqenin në thelbin e zemravet të veta, andërrën e tyne të lulëzuarë e fshihnin në thellësinën e kujtimevet të veta, po nuk kishin tepër shpresë se do t'a arrinin ata vetë idealin e shenjtë, të cilit i kishin falun e kushtuar fuqinë, mëndjen, qetësinë e trupit e gjanë, e jetën e vet! Kështu punonin e përpiqeshin atdhetarët tanë: mundimet e të vishtirat, që pësonin, i hiqnin e i vuanin për bijat e nipat e tyne; e me gjakun e vlefshëm, që derthnin pa pushim e pa kursim, e dinin mirë se nuk do të vaditnin e nuk do t'ushqenin një lule, me erën e të cilës, do të kënaqeshin e do të dëfrenin. Mirë po në jetën e kombevet si edhe në jetën e njerësvet ndodhin hera-herë disa rasa të papandehuna, që trazojnë rrjedhën e punëvet e pjellin disa ngjarje, që as nuk i prisnin as nuk i shpresonin. Ashtu na ngjau edhe neve motin që shkoi, mot i mbushun me brengë e me pësime, po që, ndë mest të trazimeve e të ligavet të panjehuna, na solli edhe një të mirë të pashpresuarë e të paçmuarshme, domethanë, lirinë, bashkimin, mvehtësiën e Atdheut!E mësyeme e rrahunë në të gjitha anët, e mundënë e shtypunë, në të gjitha luftat, Turqia po hiqte frymën e fundit n'Europë. Shqipënia, që, po m'ato ditë, kishte dalë nga një kryengritje e rrebtë e përgjakshme, ndodhej e lodhunë e papregatitunë e gjendej në rrezik të math. Viset e saja u shkelën, pothuaj të gjitha nga të huajt e bijat e saj, të mahnitun nga rrufeja e zjarrtë, që shkrepi e u zbras mbi kokën e tyne, nuk dinin se nga t'ia mbanin. Po Perëndia nuk e kishte thanë që të shuhej fare plangu jetik i Burrit e i Skanderbeut, që të shdukej nga faqja e botës kombi shqipëtar i vjetër, e po m'atëherë, kur anmiqët tanë na kishin dënuar për vdekje e po pregatiteshin të ndanin copa-copa Atdheun t'onë të shtrenjtë, ata, që ushqenin në zemrat e tyne idealin e mvehtësisë, rrokën flamurin të kuq e të zi në dorë e, pa vështruar të liga e rrezike, u mblodhën këtu në Vlonë, ku delegatët e ardhunë prej të gjitha viseve t'ona nxorën Shqipërinë më vehte të lirë e të bashkueme. Nuk asht sot dita të përmendim nëpër sa të liga ka shkuar Shqipënia në këtë mot të gjatë e sa ka vuar e po vuan akoma; dua vetëm të shtonj se në këtë ditë fatëbardhë, që do të mbetet e paharruarshme në kujtimet e shenjta të kombit tonë, lipset që zemrat e të gjithë shqipëtarëvet të lidhen, të bashkohen, të bahen një.Duke kujtuar e duke kremtuar ditën e sotshme duhet të përsëritim prapë besën që i dhamë shoqishoqit vitin që shkoi; e duke sjellun përpara sysh rreziket e tmerëshme, që i vareshin Atdheut përmbi krye, e shpëtimin t'onë të çuditshëm, t'a forsojmë dashuninë e vëllezëninë e t'i japim dorën njëni tjatrit për të mbajtun, për të rritun, për të shtuar mvehtësiën e Shqipënisë sonë të dashun.T'a dijmë mirë se çarjet, zihjet, anmiqësitë tona na turpërojnë përpara Evropës, e cila vitin që shkoi nxitoi duke njohun me një herë mvehtësinë tonë; u shtojnë rreziket vëllezënvet tanë të mjerë, që ditë më tjatrë po presin të lirohen nga zgjedha greke e të bashkohen me ne; e ma tepër u thyejnë zemrën atyne fatzesve, që patën rrezikun e math të mbeten jashtë Shqipërisë së lirë.
Botuar më 1909 Ja dhe dy net mbetni, tha Zotoja, që na ndajnë nga moti i ri, kur kthehej në dhomë të tij, edhe buzët i nënqeshën në këtë mejtim. Kishte arsye ta priste me kaq gas meqenëqë gjithë bota: të pasur, të vobektë, të mëdhenj, të vegjël e gjithë fatzinjtë e presin me gojë hapët këtë ditë të shënuar, me shpresë të bukur të një kanisku, një darove, një lodre, ose një ndryshimi të rrojtjes, kështu pra, Zotoja tonë shpresonte nga moti i ri ndonjë ndryshim. Si hyri brenda ndezi kandilen, nxori nga xhepet një paketë të vogël mbështjellë me një gazetë dhe e vuri mbi tryezë, pastaj ndenji afër mbi fron edhe ai vetë. Në pakte nuk kishte gjësendi tjetër përveç pesë para bukë edhe pesë para ullinj. Kjo ishte gjithë darka e Zotos! Ishte i stërvitur në këtë rrojtje, andaj pa psherëtim, si hëngri bukën, shojti kandilen edhe ra të flerë që të ngrohej në shtrat meqenëse soba ishte më e ftohtë nga akulli. Sa për mobiljet e dhomës ishte lehtë për të vrejtur: Një shtrat me një jorgan të vjetër, një tryezë, një fron, një kandile, një qelqe me ujë, në fund të dhomës ishte përdhe një tok me gazeta. Kjo ishte gjendja e Zotos, të shkëlqyerit gazetar shqiptar!...
Botuar më 1917 Për me njoftë burimin e tagrit e t’detyrës s’shtetit, na do t’shofim ma para se n’ç’t’përpjekuna ase n’ç’t’kundershtisur gjindet nieri me familje, e familja me nieri; pse tuj kenë që shteti perbahet prej familjesh, target e detyret e tija, në perftim t’vet, janë njapernja me ato t’familjes, qi asht themeli i shoqnis s’gjytetnueme ase e shtetit. E mos t’thotë kush se kto tregime janë jashta vendit n’fletore tonë, pse gjytetnia përbahet prej mnyret t’përdorimit t’tagrit e t’kryemit t’detyrës; prandej as nieri as familja, as shtetit s’munden me kenë pernjimend t’gjytetnuem po s’njoften ma parë target e detyret e veta.Nieri, si fenomen natyret, kuptohet dy mnyresh: ma para si bethje e veçantë - persona individuum; - s’dyti si pjesë a gjymtyrë shoqniet. Si vehtje e veçantë nieri nuk asht i nënshtruem i pushtetit t’kerkujë tjeter vetem t’Njatij qi e ka shkaktue mi botë, t’Perendis, edhè asht i zoti i botës mare. Nieri, me pasë per t’xanë nji peshk n’det, me vra nji shpez n’mal, me pre nji landë, me rrotullue nji gur, a me gropue nji humnere n’dhe, aj-per me folë prej pikpamjet tagrore — kerkujë n’natyrë s’do t’i pergjegjet per kto punë t’veta; pse asnjigjasend n’natyre s’ka ndoj tager m’nieri, i cili, prandej, s’ka kurrnji detyrë ndaj sendeve tjera, tuj kenë qi t’gjitha gjinden të nënshtrueme nën pushtet t’tij.
Çdo njeri, çdo popull, që të rojë dhe të tregojë vetëhen, më parë nga të gjitha duhet të organizojë Kaos-in, që gjendet brenda në “Unën” e tij.
Me habi pamë se gazeta e rëndësishme "Republique Française", e cila në polemikën e saj të zakonshme kurrë nuk devijon nga rregullat e modestisë, botoi disa pjesë të shkëputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtëroi e bëri qesharake atdhetarët tanë.

Dija është sot vegla më e shëndoshe e njerëzimit edhe e qytetërimit, se me dijen kanë harirë të ndryshojnë jo vetëm faqen e dheut po edhe naturën, se gjithë ç’na shohin sytë e na deëgjojnë veshët, janë të çpikurat e mendjes së njeriut. Gjithë me dijen harinë të xbutin kafshët e shpesët gjer në një shkallë, sa sot i sjellin njerëzimit ato më të mbëdhatë shërbime. Me dijen harinë gjithë kombet e dheut të qytetërohen, të përparojnë edhe të rojnë të lumturë në këtë botë. Prapë me dijen harinë të shpëtojnë njerëzimn’ nga reziku i vdekjes, duke gjetur mikrobet e tmeruarë të oftikës, kolerës, murtajës edhe gjithë sëmundjeve! Pra, kur çuditemi me këto të çpikura të dijes, nuku munt të mos qëndrojmë e të habitemi që qysh kjo ditë nuku mundi të gjenjë edhe mikrobne të grekomanisë?! Edhe megjithëqë kjo sëmundje ësht’ë re në Shqipëri, po, duke mos marë masa kundra saj, kishte zënë të përparojë e gadalë të rënjoset, edhe zot’i math e di sa thesare do të kishte, po të mos zgjoheshin e të kupëtonin reziknë e t’i gjenin një derman shqipëtarët këti mikrobi të tmeruarë. Grekomanija, është një sëmundje e rezikçime që shëmbëllen me gangrenën, të cilënë, po s’more masa të repta që në krye, je i dënuar për vdekje! Grekomanija është përhapur në krye, si shpëtimi tonë, grekomanija është përhapur, në krye, si copëtimi tonë edhe kësisoj nuku vërenin reziknë po përkundra e pushtonin, kur, tani 30 vjet, u çfaq faqezaj këjo sëmundje në Shqipëri. Mikrobet të grekomanisë këtu në Korçë, ku kanë qendrën, i prunë, jo korçarët po ca fanatikë pa ndjenja njeriu ose të shitur, nga Athina e Greqisë edhe kështu hodhë grindjen e zihjen midis vëllazërisë që kanë patur gjithë jetën korçarët. Shumë keq më vjen të përdor fjalë si «trathëtar» e «i shitur» edhe aqë më shumë për vëllezër shqipëtarë, po faji është i atyre, të cilët janë berë vegla e të huajve edhe armikët e kombit të tyre. Qysh munt ta nemëronj e quanj klikën ose kamarillën e Mitropolisë me Efrem Gjinin nga Elbasanin edhe Jani Dardhën me &-inë?1 Nukë se s’janë korçarë pa flas për këta, po këta janë shkakëtarë e gjithave ç’kanë ngjarë e ngjasën në Korçë. Qysh mundet njerës të mbaruarë në shkollat e larta të jenë kundra kombit tyre, përveç se janë të shitur? Një komp pret shërbime nga të këtillë njerës e jo intriga e armiqësi. Në thënçin se me këtë mënyrë duan t’i sjellin dobi kombit, këjo i lakuriqëson edhe më tepër që s’janë tjatër gjë përveç propagandistë të grekomanisë, se tjatër soj qysh munt të mbushin qëllimnë, kur kërkojnë të ndajnë orthodhoksët nga muhamedanët e nga katolikët? Po propaganda e tyre duket faqezaj që është pas programit të megali idhesë, që të na grekosin e të humbasim gjuhën e bukur tonë, si e panë që më s’mbeti lugë për grekërit në Bullgari, Rumani dhe Serbi. Mos muhamedanët u trazuan në punërat e kishës e të shkollavet të orthodhoksëvet? Përse atëherë, kur kishin e kanë qëllim të mirë, e ndaluanë lëçitjen e ungjillit edhe të tjerave që thuheshin shqip? E mallëkonin me katran gjith’ ata që kuxonin të thonë që janë shqipëtarë? Ç’ishin gjith’ ato amenda2 (geza)3 që u epnin fëmijës për çdo fjalë që thoshnin shqip? Zoti Efrem muntë më mirë të ndalonte Elbasanasit, të cilët lëçitnin edhe sot në kishrat shqip, a s’janë dhe ata orthodhoksë? Falje zotit, i cili s’na la të gjurmojmë këtë udhë të shtrembër e të njohim njëri-tjetrin. Mjerisht, gjenden akoma nga vëllezërit korçarë që gjyrmojnë këtë kamarille, edhe kjo është një turp i math! Është koha që të hapin sytë e të gjykojnë të drejtën për të mirën e mëmëdheut e të vëllazërisë, andaj bënj thirje duke lutur të hiqni dorë nga grekomanija e tjatrë sëmundje si kjo, që të mos lini emër të shkruar me katran. Sa për trathëtoret istorija do t’u ruajnë çpërblimnë që meritojnë!… «KORÇA», Korçë, nr. 11, 8 maj 1909. Autori: M.G. (Mihal Grameno).