"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ali Pashe Tepelena

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

Roni
Member
Member
Posts: 44
Joined: Sun Aug 09, 2009 12:40 am
Gender: Male

Ali Pashe Tepelena

#1

Post by Roni » Sun Aug 09, 2009 2:00 am

Ali Pashe Tepelena

.Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e
historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe
Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore,
te fundshekullit te 18 deri me 1822.


Ali
Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740
deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga
Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i
zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e
Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Mu?oja (apo Mustafai) ka qene Be
nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i
nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te
Vlores.


Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte
nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e
Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te
Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me
kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i
Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten
e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif
i Delvines.

Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik
Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e
Aliut ishte ?familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit? nuk pati
fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e
coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te
braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte
e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete
arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme
u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe
te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje
konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo
ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku
me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c?nderuar.

Aliu
i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec
arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i
pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe
motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u
lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi
ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra
peng.
Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi,
dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin
edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz
dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e
varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume
tregimesh e nisi si ?bandit? qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne
kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ?armatolet? qe
ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe
hajdutllek te madh mes tyre.

Ali Pasha sipas disa tregimesh
mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim n?
Thesali dhe an?s se maleve t? Pindit gjate rinise. Perderisa keto
krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashall?ku i Beratit me n?
krye Ahmet Kurt Pash?n, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru n? Berat.
Pashait te Beratit, Ahmetit, i b?ri shume p?rshtypje bukurija dhe
mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje
personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e
Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai
i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati
dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne
Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te
Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri
ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa
tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

Disa kohe pas
marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin
e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te
motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje
konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga
Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak
kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes
iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve
malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe
shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha
i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej
kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e
kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga
4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat.
Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut
te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt
Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe
qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te
Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte
edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne
themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi
gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.

Lazarati
Member
Member
Posts: 15
Joined: Fri Jun 12, 2009 2:20 pm
Gender: Male

Re: Ali Pashe Tepelena

#2

Post by Lazarati » Tue Aug 11, 2009 9:27 pm

Ali Pasha ehte nje figure e shquar, por jo me e shquara.Para luanit te Janines Shqiptaret kane pare trimerite e Pirros dhe te Gjegj Kastriotit.Me duket se ne kete shkrim keni shume supelativa per Aliun duke eklipsuar ata qe jane me te famshem se ai.
Image

Aleksandër
Regular Member
Regular Member
Posts: 62
Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
Gender: Male
Location: Tiranë

Re: Ali Pashe Tepelena

#3

Post by Aleksandër » Thu Aug 27, 2009 3:24 am

Nuk e kuptoj se ku qëndron emërtimi ''figurë kombëtare'' për Ali Pashë Tepelenën. Tek masakrimi i shqiptarëve të Sulit? Tek ndihmesa që dha për lindjen e shtetit grek? Apo tek sjella e një popullsie me ngjyrë në formë skllavërie?

Ai thjesht ishte një pushtetar që vepronte në bazë të interesave personale.
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Ali Pashe Tepelena

#4

Post by ALBPelasgian » Tue Feb 09, 2010 11:51 am

Kur Aliu sundonte atë që Europa e quajti 'Greqi':

Though perhaps, not of equal importance to the Sultan, yet more talked of in Europe was tho fall of TcpeleniAH, pacha of Yanina. This extraordinary man is well known in England by tho writings of Lord Byron. By a course of the most \vily policy, and the most daring courage, he had become by far tho most powerful of the Emopean vassals of the Porte. Albania and Epirus were united under his command, and his influence extended throughout the whole of continental Greece from the ridge of Parnés to the mountains of Illyricum. Veli Vizier, one
of hi§ sons, governed the Morea.
Monetär Pachn, another son, ruled in Thessaly ; and a grandson was Bey of Trikala. He knew the Porte had long been jealous of his power, and he now became particularly suspicious of Ismael Pacha, who had once acted as his confidential agent to give him secret information of their transactions. He therefore commissioned the two Albanians, who were the bearere of his next despatches to murder this man before they left Constantinople. For some reason or other he suspected Ali's intentions ; and when the couriers, as usual, called at his house before leaving the city, instead of opening the gate he answered them from a window above, and demanded their letters. They immediately fired at him from below, and wounded him severely, though they did not kill him. They then galloped into the country,and were suffered to pass unnoticed, as Tartar couriers always travel at that pnce. One of them was afterwards overtaken and executed ; but the other escaped and brought tidings of their failure to their master.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Ali Pashe Tepelena

#5

Post by Socio » Thu Feb 11, 2010 10:26 pm

Image


Originally posted by AlbPelasgian:
An Arnaut of no mean degree,
A lion of war, and drew descent
Through dames heroic, from the tent
Of Pyrrhus and those Epirot clans
which routed Rome. And, furthermore,
In after-line enlinked he stood
To Scanderbeg's Albanian brood,
And Arslan, famous heretofore,
The horse-tail pennon dyed in gore.
Nje shqiptar i rangut te mire,
Luan i luftes, qe rrodhi nga zojat heroike,
nga cadrat e Pirros dhe atyre fiseve Epirote
qe munden Romen.
Dhe metutje, ne mbaskohe ne lidhje gjaku qendroi me Skenderbeun, bir shqiptari
Dhe Arslan i famshem tani
Me flamur te ngjyrosur me gjak
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Ali Pashe Tepelena

#6

Post by ALBPelasgian » Thu Feb 11, 2010 10:37 pm

Socio wrote:Image


Originally posted by AlbPelasgian:
An Arnaut of no mean degree,
A lion of war, and drew descent
Through dames heroic, from the tent
Of Pyrrhus and those Epirot clans
which routed Rome. And, furthermore,
In after-line enlinked he stood
To Scanderbeg's Albanian brood,
And Arslan, famous heretofore,
The horse-tail pennon dyed in gore.
Nje shqiptar i rangut te mire,
Luan i luftes, qe rrodhi nga zojat heroike,
nga cadrat e Pirros dhe atyre fiseve Epirote
qe munden Romen.
Dhe metutje, ne mbaskohe ne lidhje gjaku qendroi me Skenderbeun, bir shqiptari
Dhe Arslan i famshem tani
Me flamur te ngjyrosur me gjak
Falemnderit Socio për përkthimin!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Ali Pashe Tepelena

#7

Post by Mallakastrioti » Wed May 25, 2011 4:38 pm

Dokument ekskluzive.

Historikisht dime qe Ali Pashe Tepelena u vra ne pabesi dhe sipas historigrafise jo vetem asaj Shqiptare apo me tej Ballkanase dhe evropiane, ai u vra prej Hrushid Pashes. Shume here personalisht kam bere pyetjen, si mund te pritej ne Bese kaq lehtesisht nje njeri luftarak, dinak apo teper i zgjuar sikurse Luani i Janines? Dhe shume here kam bere pyetjen, po sikur tradhtia te kete qene brenda Sarajeve te Aliut?
Aliu si Keshilltar apo njeri besnik kishte nje shqiptaro-vllah prej Tepelene me emer Thanas Vaja. Thanas Vaja, kryekomandanti i ushtrisë dhe kryeinformatori i Ali Pashës, me orgjinë nga fshati Lekël i Tepelenës.
Dyshimeve apo pyetjeve qe kam bere pergjigjet i gjeta ne nje dokument interesant te "Gazzetta di Firenze" e vitit 1821 ku nder te tjera lexojme si me poshte:
Pra ishin greko-vllehet ata qe mbyten Aliun dhe me mbas i prene koken, me ndihmen e njeriut "me besnik" te tij Thanas Vajen nje "greko"-vllehu tjeter.

Image
Image

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Ali Pashe Tepelena

#8

Post by erix77 » Sat May 28, 2011 7:07 pm

Tradhtia e vllaho-grekut ndaj Aliut ndoshta mund te jete e vertete por faktikisht Aliu dhe truprojat e tij u vrane me arme zjarri te qelluara nga poshte dyshemese se manastirit dhe sot vrimat e plumbave egzistojne ne ate manastir.Qe greket e tradhtuan Aliun kjo nuk eshte ndonje sekret por faktikisht ai u vra nga turqit ne pabesi.
Ne dhomen ku Aliu shkoi te bisedonte termat e dorezimit dhe faljes se tij Oficeri turk i kerkoi te gjunjezohej qe ti pritej koka te cilen e kerkonte vete Sulltani,Aliu u pergjigj se koka e tij nuk mund te pritej persegjalli dhe nxorri koburen duke e zbrazur mbi oficerin turk.
Ne te njejten menyre vepruan dhe trimat e Aliut qe shtrine pertoke sa turq munden para se te binin dhe vete nga zjarri i dhjetra ushtareve qe ndodheshin nje kat me poshte.
Kur Hurshid pashes iu dha koka e Aliut ai u perkul para saj tre here i puthi mjekren dhe kerkoi me ze te larte te njejtin fund per veten e vet.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Ali Pashe Tepelena

#9

Post by Mallakastrioti » Sun May 29, 2011 6:55 am

Erix, mendimi im eshte se ka qene e gjitha nje loje apo vene ne skene prej turqve dhe grekeve si u vra Aliu. Ne se do merrej vesh qe Aliu u tradhetua e u vra prej Vajes dhe grekeve (pra udheheqesve te Revolucionit grek) atehere do kishin zemeruar jo vetem Leberit dhe Camet por lajmi do ish perhapur edhe midis Pashalliqeve te tjera dhe kjo gje nuk do u leverdiste grekeve, pasi do gjendeshin midis dy zjarreve.
Mendimi im eshte se Aliut kur ju morr koka ishte tashme i vdekur dhe vrare apo mbytur prej grekeve siç thote teksti me siper. Me mbas koka iu dorezua Hurshid Pashes qe e çoi ne Stamboll.

Teksti qe po sjell me poshte sqaron me tej bindjet e mia. Marre po prej te njejtes "Gazzeta di Firenze" e vitit 1821:

Image
Image

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Ali Pashe Tepelena

#10

Post by erix77 » Sun May 29, 2011 11:26 am

Mendoj qe nje inskenim i tille do te kishte dale ne shesh sepse numri i deshmitareve ne vrasjen e Aliut ishte mjaft i madh duke perfshire dhe shqiptare ne radhet e otomaneve keshtu qe dikush heret a vone dicka do ta thoshte.
Megjithate rethanat si u vra Aliu nuk kane shume vlere persa i perket tradhetise ne oborrin e Aliut,ajo qe ka rendesi eshte se dikush e bindi Aliun dhe i ofroi garanci per te shkuar ne takimin kurth.
Aliu njihej nga te gjithe per dinakerine e tij dhe vetem dikush qe ishte 1000% i besueshem mund ta conte ne ate takim keshtu qe shume pak ishin njerezit qe mund ta tradhtonin ,nje prej tyre mund te ishte Vaja.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Ali Pashe Tepelena

#11

Post by Mallakastrioti » Tue Aug 14, 2012 9:11 pm

"Popular biography"-Samuel Griswold Goodrich - 1854
---

Image
Image

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Ali Pashe Tepelena

#12

Post by CERMENIKASI » Tue Aug 14, 2012 9:52 pm

Image
Edward Lear's sketch of the house where Ali Pasha was killed in 1822
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Ali Pashe Tepelena

#13

Post by Arbëri » Thu Oct 04, 2012 9:13 pm

Fortesa e Ali Pashe Tepelenese ne Janine

Image


Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Ali Pashe Tepelena

#14

Post by Arbëri » Thu Oct 04, 2012 9:30 pm

Historia e Ali Pashë Tepelenës

Image

Historia e Ali Pashë Tepelenës libër me Autor Ilo Mitkë Qafëzëzi. Botuar në vitin 1916 në Bukuresht. Faqet e librit 172.
Ilo Mitkë Qafëzëzin e tërhoqi veçanërisht figura e Ali Pashë Tepelenës, veziri i Janinës, për jetën e vrullshme, ashpërsinë, po edhe për trimërinë e fundin e tij tragjik. Kjo ishte arsyeja që i apasionuar pas këtyre figurave të spikatura historike, zgjodhi, përktheu e përshtati në shqip “Historia e Ali Pashë Tepelenës” të Arvantinoit. Përkthimin ai e pasuroi dhe e ilustroi edhe me këngë popullore që këndoheshin për vezirin famëmadh. Librin e dekorojnë shtatë ilustrime me Ali Pashë Tpelenën, Janinën e Ali Pashës, Kështjellën e Pargës, Napolon Bonapartin, Malet dhe sheshet e Sulit, etj., si dhe një parathënie prej 3 faqesh në të cilën autori përshkruan mërinë e Sulltan Mahmudit kundër Vezirit të Janinës, mendimet e shkrimtarëve të huaj të cilët e konsiderojnë Ali Pashën si “Hero i Shqipërisë, Pirro i Ri, sundimtar i zoti, diplomat mendimtar dhe i matur dhe shumë i rreptë por edhe brutal kur ishte puna për të mposhtur adversorët (kundërshtarët)”.
Pasojnë epitete tjera si Luan i Shqipërisë, Mbret i Shqipërisë, si dhe 3 strofa të një kënge popullore nga e cila del në pah e vërteta se Ali Pasha ka luftuar kundër Padishahut. Aliu, sipas Ilo Mitkë Qafëzezit, kërkonte ta bëjë Shqipërinë më vehte duke adaptuar kanunet e qeverimit të atëhershëm të Francës, “Prandaj, pra, Ali Pashë Tepelena për Shqipërinë edhe për Shqipëtarët s’mundet të jetë përveç se hero legjendar edhe Luan pas Pirros, edhe pas të famshmit Gjergj Kastrioti” (f.5).
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: Ali Pashe Tepelena

#15

Post by elikranon » Fri Oct 05, 2012 4:10 pm

Mallakastrioti wrote:Erix, mendimi im eshte se ka qene e gjitha nje loje apo vene ne skene prej turqve dhe grekeve si u vra Aliu. Ne se do merrej vesh qe Aliu u tradhetua e u vra prej Vajes dhe grekeve (pra udheheqesve te Revolucionit grek) atehere do kishin zemeruar jo vetem Leberit dhe Camet por lajmi do ish perhapur edhe midis Pashalliqeve te tjera dhe kjo gje nuk do u leverdiste grekeve, pasi do gjendeshin midis dy zjarreve.
Mendimi im eshte se Aliut kur ju morr koka ishte tashme i vdekur dhe vrare apo mbytur prej grekeve siç thote teksti me siper. Me mbas koka iu dorezua Hurshid Pashes qe e çoi ne Stamboll.

Teksti qe po sjell me poshte sqaron me tej bindjet e mia. Marre po prej te njejtes "Gazzeta di Firenze" e vitit 1821.
Versioni tjeter qe kam lexuar une dhe me duket me i besueshem eshte qe e tradhtoi gruaja, Vasiliqi. Thuhet se i morri me fshehtesi unazen dhe ua dha Turqve. Turqit vajten ne keshtjelle, i dorezuan unazen Selim Camit, dhe pastaj e ekzekutuan ne vend. Keshtu qe Turqit vajten te nesermen ne ishull te sigurt per fatin e Aliut. Aliu dhe rojet e tij kur i pane te afroheshin filluan te qellonin. Thuhet se pas krismave Aliu cuditej pse nuk gjemonte keshtjella nga shperthimi dhe kerkoi te gjente unazen dhe kur se gjeti e kuptoi kush e tradhtoi por ishte vone. Turqit u futen ne katin e poshtem dhe filluan te qellonin ne dyshemene prej druri. Nga ato plumba u plagos Aliu. Akoma edhe sot dallohen vrimat ne ate dysheme prej druri. Pastaj Turqit e terhoqen zvarre gjer ne shkallet jashte dhe aty satrapi i Janines pati nje fund po aq mizor sa ishte vete. I prene koken me sharre dore per se gjalli.
Megjithate edhe versioni tend mund te kete vertetesi se pas arrestimit Vaja dhe Vasiliqi paten te njejtin fat, u internuan ne te njejtin vend.

Post Reply

Return to “Figura kombetare”