"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Avni Rustemi

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
Roni
Member
Member
Posts: 44
Joined: Sun Aug 09, 2009 12:40 am
Gender: Male

Avni Rustemi

#1

Post by Roni » Sun Aug 09, 2009 2:12 am

.

Avni Rustemi
(1895, Libohovë, Gjirokastër - 10 qershor 1924) - pedagog, mesues, aktivist, deputet.

Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në Libohovë, Gjirokastër në një familje atdhetare. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (itali) kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rrustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).

I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rrustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, politikan me botëkuptime feudale.

Akti heroik i Avni Rrustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rrustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit. Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rrustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rrustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".

Avni Rrustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse. "Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, - thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rrustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. "Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike". Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.


Aktivitete te tij:

Anëtar dhe ideolog në:





•Çeta e Çerçiz Topullit

•Shoqata "Djalëria e Vlorës"

•Trupit organizatorë të demonstratës anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918

•Trupit krijues të organizatës "Lidhja e Rinisë Shqiptare"

•Trupit organizues dhe ekzekutues atentati mbi Esat Pashë Toptanin

•Trupit formues të federatës "Shoqëria Atdheu"

•Trupit formues të shoqërisë "Shoqëria Bashkiimi"
Avni Rrustemi, lindur në Libohovë në gjirin e një familjeje atdhetare me tradita të lashta përparimtare. Shkollën fillore Avniu e mbaroi në vendlindjen e tij. I etur për dituri ai, mësimet i vazhdoi në normalen e Elbasanit e më pas edhe në ato Shën Mitër Koronë, ndërkaq studimet e larta për pedagogji i ndoqi në Universitetin me zë të Romës.
Avniu, biri i Libohovës dhe i Shqipërisë, atdhetarë e patundur me orientime demokratike të kohës, duke parë gjendjen e rëndë ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri, ai „u shkri si qiriri“, i Namit duke dhënë çdo gjë nga vetja si shembull i brazave të ri, që të edukojë gjeneratën e re që po rritej në një frymë krejt të re përparimtare për t’i dalë zot shqiptarisë.

Avniu i kuptoi më mirë dhe më çartë nga të tjerët qëllimet grabitqare të shteteve fqinje të cilat hapur e fshehur po synonin ri copëtimin e Shqipërisë, për fat të keq e gjitha kjo më mbështetjen dhe qëndrimin antishqiptar të disa nga Fuqive të Mëdha të cilat nën ndikimin e Rusisë Cariste po mbyllnin njërin sy para invadimeve serbe, Greke e Bullgare në territoret shqiptare. Në këtë mes, dorën në zemër edhe me qëndrimin e imzanë e Portës së lartë e cila për më se pesë shekuj shqiptarëve ua kishte sjellë diellin mbi kokë! Kështu që, politika e atëhershme Franceze, Angleze etj. atëbotë ishin të gatshme që Shqipërinë ta fshinin qoftë edhe nga harta evropiane si shtet.
Përballur me këtë gjendje të rëndë Avniu dhe bashkëluftëtarët e tij, nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar të gjitha forcat e veta e me rininë djaloshare po vepronin anë e kënd atdheut
Në mënyrë që të ishin gati edhe me armë në dorë për t’i dalë në mbrojtje tokës sonë të shenjtë
, ku veç kishin filluar t’i ngulnin thonjtë e tyre në tokat tona si Italia që kishte mësyrë Vlorën!

Avniu, ishte atdhetar e demokrat, revolucionar dhe intelektual, që çështjen e atdheut e kishte vënë mbi të gjitha, madje edhe mbi jetën e tij. Ai, duke e ndier si nevojë të kohës që djemtë atdhedashës t’i mobilizoi dhe t’i ketë kurdoherë të gatshëm, për të qenë pranë e pranë, themeloi Shoqërinë Demokratike „Bashkimi“, shumë nga pikat e këtij programi edhe sot e kësaj dite nuk e kanë humbur aktualitetin e tyre. Avniu ishte pjesëtar i denjë i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare mu në prag të Revolucionit Demokratik Borgjez të Qershorit të vitit 1924, ishte kjo Qeveria e parë Demokratike në Ballkan e më gjerë që udhëhiqej nga bijtë më të devotshëm të shqiptarisë në krye me Fan Nolin e madh.
Avniu punoi si mësues në Libohovë, pastaj në Targjas të Vlorës, në Tepelenë e në Vlorë etj. Ai, ishte rreshtuar me kohë në mjedise atdhetarësh, që po përpiqeshin e luftonin me pushkën krahut për të zmbrapsur lakmitë e armiqve te Shqipërisë si dhe për të penguar përçarjen e vendit nga agallarë e bejlerë dritëshkurtër, të cilët i kishte verbuar lakmia për prona, ç’fliqe. Qëllimet e Avniut dhe bashkëmendimtarëve e bashkëluftëtarëve të tij, ishin të prera dhe të çarta: liria dhe pavarësia e tërësisë tokësore shqiptare, pra qëndresë, luftë dhe përpjekje për Shqipërinë e lirë, sovrane e demokratike, që do të jetonte në fqinjësi të mirë me të gjitha ato shtate që do ta respektonin këtë parim universal ndërkombëtar.

Në vitin 1908, Avniu braktisi bankat shkollore dhe iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit. Që më 1910, Avniu me kobure në dorë bëri përpjekje qe ta qëronte nga faqja e dheut (në Shkodër) Gjeneralin otoman, gjakpirësin Shefqet Turgut Pashën, komandant i ekspeditës turke në Shkodër. Atëbotë, Avniu ishte në moshë fare të re, por me veprimin tij të guximshëm, ai tregoi se si duhet të „dekorohen“ pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtarët e vendit! Ky ishte një frymëzim i mirë për të gjithë popujt e pushtuar e në këtë kontest edhe për ne, që për liri dhe bashkim të vendit jemi përpjekur pareshtur ndër vite deri tek ditët e sotme, ku shumë bijë të devotshëm kanë ndjekur rrugën e Avniut, Çerçizit, Zaskocit, Micit, Vasilit, Kushit, e dhjetëra bijve tanë të devotshëm, që u flijuan për!
Në vitin 1914, Avniu u radhit në radhën e forcave çlirimtare të vendit, që për pikësynim kishin çlirimin e Jugut të Shqipërisë nga pushtuesit grek të cilët ishin futur në tokat tona!
Më 1918, Avniu e mori edhe një nismën për themelimin e Shoqërie atdhetare të të rinjve Vlonjat, që e pagëzoi me emrin: „Djalëria e Vlorës“. Drejtimin e shoqërisë e mori përsipër vet
Avniu, i cili pa humbur kohë së bashku me bashkëveprimtarët dhe bashkëmendimtarët e tij u vunë në një lëvizje të shpejt në mënyrë që më 28 Nëntor 1918, të organizonin një demonstratë të fuqishme kundër pushtuesit Italian, dhe këtë e arritën me sukses.
Një vit më vonë, pra më 1919, në Shën Mitër, Avniu themelon edhe; „Lidhjen Rinisë Shqiptare“ e cila kishte për qëllim mbrojtjen e të drejtave tona kombëtare etj.

Akti historik dhe heroik që Avniu e kreu më 13 qershor 1920, kur me atentat vrau në Paris Esat Pasha Toptanin- Kryetradhtarin e vendit, veglën e shteteve fqinje, njëkohësisht edhe të fuqive të huaja dhe shitësin e interesave të Shqipërisë, tronditi Konferencën e „Paqes“ në Paris dhe prishi planet që bëheshin për ricopëtimin e Shqipërisë së edhe ashtu të përgjysmuar!
Ky akt heroik e historik i Avniut, që ekzekutoi në mes të Parisit tradhtarin e kombit Pasha Toptanin, ishte akt atdhetarie e vendosmërie që do t’iu binte kokës të gjithë atyre që do të guxonin të bënin pazar në dëm të tokave shqiptare!
Kushtrimi i krismave të kobures së Avniut, ishte kushtrim për bashkimin e të gjithë atyre burrave që përpiqen për çlirimin e trojeve shqiptare, njëkohësisht vërejtje për të gjithë ata që ushqenin dhe ndihmonin përçarjen vendit, vërejtje për te gjithë ata që u shërbenin pushtuesve tanë shekullorë sllavo-grek, vërejtje për të gjithë ata që synonin kolltukët e “pushtet” nën tutelën e pushtueseve tanë!

Avniu me aktin historik që kreu, i tregoi botës se dora e popullit do t’i arrijë tradhtarët e kombit tonë- edhe në Paris, Londër e kudo që të fshihen e strehohen ata! Avniu, gjyqin e Parisit, që iu ngrit për ta dënuar atë, e shndërroi në një tribunë politike, ku mbrojti me konsekuencë të drejtat shqiptare, duke fituar kështu simpatinë e qindra intelektualëve të kohës, të cilët u solidarizuan me qëllimin e lartë të veprës së Avniut dhe me të drejtën e popullit shqiptar për të qenë i lirë në tokat e veta. Nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë organizoheshin tubime e manifestime në shenjë përkrahjeje të Avniut me të vetmen kërkesë: „LIROJENI DJALIN TONË!”- tradhtarët plumbin e kanë hak...

Avniu dhe populli shqiptar e fituan edhe këtë gjyq. Në dhjetor të vitit 1920, Avniu kthehet në Shqipëri. Masat popullore liridashëse e pritën me entuziazëm, e pritën si një hero të vërtetë. Avniu për asnjë çast nuk e ndali veprimtarinë e vet dhe as edhe njëherë nuk mendoi se „e kreva detyrën ndaj atdheut!“. Ai nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike – përparimtare dhe çlirimtare, por edhe njëri ndër ideologët më të shquar të asaj kohe. Idetë e tij të publikuara, një herë u bënë edhe armë të fuqishme në duart e rinisë demokratike të asaj kohe si dhe të masave të shtypura. Idetë e tij për përparimin e vendit ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku edhe u zgjodh deputet nga populli i ish prefekturës së Kosovës. Ai mbrojti me guxim e zjarr traditat luftarake të popullit tonë, përpjekjet e të drejtat e tyre për t’u çliruar nga zgjedha serbo-sllave dhe greke, për të jetuar të lirë dhe të bashkuar- ashtu siç jetojnë popujt e tjerë të botës së lirë...
Forcat e errëta Monarkiste, përgatitën likuidimin e Avniut, ai ra me 22 prill, ra për të mos rënë kurrë!... Figura e Avniut do të qëndrojë lartë në ndërgjegjen e luftëtarëve të lirisë!

Nderim i përjetshëm jetës dhe veprës së ndritur të Avniut!

Post Reply

Return to “Figura kombetare”