"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ismail Qemal Bej Vlora

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Ismail Qemal Bej Vlora

#1

Post by Adriana » Wed Apr 25, 2012 11:09 pm

Kjo është një foto e rrallë, e publikuar nga historianët shqiptarë. Kongresi i xhonturqve, mbajtur në Paris më 10 shkurt 1902, në shtëpinë e Lefevre Pontalis. Qëllimi i Kongresit ishte që në Perandorinë Osmane të ndryshohej regjimi dhe të shpallej Kushtetuta… Në qendër të fotos është Ismail Qemal Bej Vlora, një ndër drejtuesit e Kongresit, në atë kohë i arratisur nga Turqia… (Foto V.Gribayedoff në “L’Illustrazione Italiana”, 16 shkurt 1902, f.126 / fotokopjuar në “Biblioteca Palazzo Sormani”, Milano). Shpërndare nga Darling Vlora, stërnip i Ismail Qemal Bej Vlorës.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ismail Qemal Bej Vlora, foto në Paris më 10 shkurt 1902

#2

Post by Adriana » Wed Apr 25, 2012 11:44 pm

Image

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ismail Qemal Bej Vlora

#3

Post by Adriana » Sun Jan 08, 2017 4:36 am

Ismail Qemali ka dhënë një intervistë të shkurtër, por me vlerë, për gazetën prestigjoze franceze « Le Figaro », botuar në numrin e saj 194-të, më 12 korrik 1912. Shqipëria gjendej ende në sundimin turk. Asaj i duhej të priste deri më 28 nëntor të po atij viti për të qenë e pavarur. Ndërkohë, Ismail Qemali i është përgjigjur gazetarit francez, André Duboscq, në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhej vendi ynë dhe Turqia. Në vijim, rrëfimi i francezit dhe intervista e themeluesit të shtetit modern shqiptar :


Image


Dokument: KORRIK 1912, INTERVISTA E RRALLË E ISMAIL QEMALIT NË GAZETËN FRANCEZE « LE FIGARO » Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France. Postuar nga: Aurenc Bebja*, Francë – 7 Janar 2017



Në vijim, rrëfimi i francezit dhe intervista e themeluesit të shtetit modern shqiptar :


« Unë kam patur fatin të bashkëbisedoj me Ismail Bej Qemalin, patriotin shqiptar për të cilin i njohim aftësinë për gjithçka që prek jetën politike të Turqisë dhe influencën e madhe të tij në Shqipëri. Ngjarjet e rënda që po ndodhin në këtë moment në këtë pjesë të perandorisë osmane dhe për të cilat Ismail Bej Qemali ka dashur të më flasë, u japin një rëndësi të veçantë deklaratave të tij.

Ismail Qemali : Situata në Turqi është e përkeqësuar sipas të gjitha pikëpamjeve. Në përgjithësi, mund të themi se gabimi është i qeverisë. Po ju them se nuk kam asgjë për të fshehur, asgjë për të shtuar ; sinqerisht, kështu mendojnë shqiptarët. Unë jam shqiptar, dhe për këtë arsye, i njoh dëshirat e atdhetarëve të mi. Ata nuk do të dorëzojnë armët derisa kërkesat e tyre nuk do të jenë plotësuar, por megjithatë ata nuk kërkojnë të ndahen nga Turqia...

André Duboscq : Është folur për 28 korrikun, ditën e përvjetorit të Kushtetutës, si pikënisje e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë ?

Ismail Qemali : Në politikë, ajo që parashikohet nuk ndodh kurrë, por mund të ju them se ngjarje shumë të rënda mund të ndodhin në dy javët në vijim.

André Duboscq : Atëherë, çfarë duhet të shpresojmë ?

Ismail Qemali : Si fillim, rrethi i Sulltanit dhe drejtuesit të largohen menjëherë. Nuk ka më në Turqi as sovranitet sulltanor dhe as sovranitet kombëtar. Dhoma e deputetëve, gjë që ju nuk dyshoni, është formuar gjatë zgjedhjeve sipas vullnetit të Komitetit. Shpërbërja e saj është domosdoshme. Në vazhdim, duhet që ushtria të luajë rolin për të cilin ajo është krijuar ; domethënë mbrojtjen e territorit dhe jo atë të politikës. Më në fund, duhet që ministrat e emëruar të dijnë realisht të qeverisin dhe të ngjallin besim në të gjithë shtetin.

André Duboscq : A është e vërtetë se Qamil Pasha ka mundësi (shans) të rikthehet përsëri në pushtet ?

Ismail Qemali : Sigurisht, Qamil Pasha është i vetmi politikan i zoti të mbledhë rreth tij elementë për të formuar një qeveri serioze dhe të aftë. Pavarësisht moshës, angazhimi i tij është i habitshëm. Qamil Pasha ka qenë gjithmonë i mprehtë dhe i vëmendshëm. Po, i uroj vendit tim një njeri të tillë (Në fakt, ky njeri i tillë do të jetë vetë ai)…

Me këtë fjalë, u ndava prej Ismail Bej Qemalit dhe e falenderova duke i uruar një udhëtim të mbarë, sepse ai po largohet nga Parisi ku ka shumë miq, për të shkuar larg prej këtu me qëllim për të takuar të tjerë dhe të bisedojë me ta për fatin e atdheut të tij. »


* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin e informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : https://www.darsiani.com/la-gazette/kor ... le-figaro/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Figura kombetare”