Page 1 of 1

Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Thu May 17, 2012 11:04 am
by Rina
Për një emër që nuk fshihet nga kujtesa

Friday, 08 June 2007

Është publikuar së fundi në Tetovë dhe ka mbërritur edhe në libraritë e Tiranës vepra biografike “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”, me autor Arben Llalla. “I nisa kërkimet e mia për biografinë e Aristidh Kolës gjatë kohës kur ai ishte gjallë. Mblidhja çdo faqe gazete që më binte në dorë ku shkruante ai ose shkruhej për të. Por kur zilja e telefonit ra atë fillim tetori dhe më thanë që Aristidhi kishte vdekur mu duk e pabesueshme, e padrejtë, që një njeri i mirë, një shkencëtar iku nga kjo jetë në një moshe të re, në kulmin e karrierës së tij shkencore.Prej nesh po ndahej një njeri që i kishte dhënë vlera jetës sonë kulturore dhe shkencore. Kur e keqja vjen duhet t’i hapim derën, nuk mund ta ndalojmë, por mundemi të mbajmë gjallë punën, kujtimin e mirë të njerëzve që e meritojnë”- shkruan në parathënie autori, Arben Llalla. Botues i veprës është shtëpia botuese “ARS ZZ”, Tetovë, qershor 2007.

Libri u sponsorizua pjesërisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë. E ndarë në kapituj, vepra nis së pari me biografinë e A.Kolës, më pas me kapitullin “Kujtimet e mia- Takime me Aristidhin”, për të vazhduar me ngjarje të shënuara për jetën e shkencëtarit në kapitullin “Kosova nderon Aristidh Kolën”, “Letërkëmbime” me figura të kohës, që nga politikanë e krerë shteti si E. Hoxha, për të kaluar më pas në një album fotosh të Kolës dhe miqve të tij, studiuesve e njerëzve të shquar të kohës. Por kapitulli që të bie më shumë në sy dhe mjaft i gjetur nga autori, është ai me “Vargje kushtuar Aristidh Kolës”, që spikat me “Rrugë të mbarë, Ari!”, “Arvanitasit Aristidh Kola”, “Krenarisë së kombit, Aristidh Kola”, “Përcjellje për Aristidh Kolën” etj. Diku, autori përshkruan momentet e fundit të jetës së A.Kolës: “Më 25 maj 2000, Aristidhi më ftoi për të marrë pjesë në prezantimin e librit të tij kushtuar arbëreshit të shquar papa Antonio Bellushit, libër ky në gjuhën greke, me titull “Antonio Bellushi dhe magjia e kulturës popullore”. Pavarësisht se unë jetoja larg Athinës, e kisha vendosur që në prezantimin e librit të mikut tim të isha i pranishëm. Më 22 maj më telefonon kushëriri i Aristidhit, Babis Malesis dhe më thotë: Aristidhi është shtruar urgjentisht në një nga Spitalet e Athinës. Ky lajm më preku shumë.”

Biografia e Aristidh Kolës në faqet e librit

Aristidh Kola lindi më 8 korrik të vitit 1944, në një fshat të banuar me arvanitas, Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij pranë gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arbërishten. Në vitin 1968, mbaron Fakultetin Juridik, duke vazhduar më vonë punën si avokat në Athinë. Mbas disa vitesh do të njihej me Nansin, e cila u bë gruaja e tij dhe do t'i dhuronte dy fëmijë të mrekullueshëm, Poliksenin dhe Panajotin. Në vitet 1980 Aristidhi e braktis profesionin e tij të avokatit për t'u marrë me studimet historike, folklorike dhe gjuhësore, të arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1983 do të anëtarësohej në shoqatën “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) dhe do të zgjidhet disa herë kryetar i saj. Në vitin 1983 do botonte librin e tij të parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, një libër i ringjalljes së vetëdijes për arvanitasit në Greqi, që do të ribotohej edhe nëntë herë të tjera në gjuhën greke.

Në vitin 1985, ishte organizatori kryesor i koncertit të parë në Greqi me këngë arvanitase, ku me Dhimitër Lekën dhe këngëtarin Thanasi Moraitin, bënë të mundur nxjerrjen e diskut CD me këngë arvanitase. Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e Perëndive”, dhe më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras”, me qëllim që të botojë veprat e autorëve arvanitas, por edhe të autorëve të tjerë shqiptar. Po atë vit do të botonte librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për komplotet dhe masakrat çnjerëzore serbe kundër kombeve të ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve.

Në këtë libër Aristidh Kola do të paralajmëronte për masakrën që po përgatiste Millosheviçi dhe bashkëpunëtorët e tij kundër popullit shqiptar të Kosovës. Me punën e tij të palodhshme, në ndihmë të çështjes shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e painformuar drejtë grek, për dramën e dhimbshme që po kalonin shqiptarët në Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do të hidheshin kundër tij. Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, Aristidh Kola do të shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Veprimtaria për prezantimin e librit të tij u bë pa të, pa frymëzuesin e atij takimi. Një sëmundje e pashërueshme po përparonte me shpejtësi për t’i marrë jetën njeriut të mirë në mbrëmjen e 11 tetorit 2000, në spitalin Evangjelizmos në Athinë, ku ai rënkonte prej një muaji dhe ku u nda nga jeta.

Gazeta Sot

Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Thu May 17, 2012 11:06 am
by Rina
Parathenie e librit "Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve" nga Aristidh Kola



NJË LIBËR QË DUHEJ BOTUAR MË PARË

nga Ndriçim Kulla


Emrin e studjuesit Aristidh Kola e kam ndeshur për herë të parë në librin "Kombi" para disa vitesh, duke lexuar esenë historike të tij "Diaspora shqiptare nga pikëpamja historike". Më tërhoqi vëmendjen kultura e lartë e këtij të panjohuri, stili i të shkruarit, aftësia që ai paraqiste në shtrimin e problemeve historike shqiptare, por mbi të gjitha dashamirësia që shprehte për shqiptarët. Më vonë më tërhoqi përsëri vëmendjen, por tashti jo më thjesht si studjues, por si njeri social, me mbrojtjen që ju bëri emigrantëve shqiptarë, që kishin shkuar për të punuar në Greqi, prej diskriminimit të hapur social që iu bënte politika e shtetit grek, por edhe vet opinioni grek. Por aftësinë e tij kulturore dhe politike si dhe guximin e tij si qytetar të lirë e ndjeva kur lexova librin e shkruar prej tij "Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit". Nëpërmjet botimit të këtij libri Aristidh Kola ishte dhe mbeti intelektuali i parë dhe i vetëm në Greqi, që doli publikisht kundra politikës anakronike sllavo-ortodokse të shtetit grek në luftërat e përgjakshme të shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky libër duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në Ballkan në mënyrë realiste dhe me një vizion perspektiv, shprehte alarmin, se ashtu si edhe në disa herë të tjera politika greke ka rënë në kurthin e shovinizmit serb, e fajtor për këtë është pikërisht shovinizmi grek.

Me vonë mësova se Aristidhi, që mezi kishte pritur të hapej Shqipëria nga vetë-izolimi i hekurt dhe i betontë i krijuar nga regjimi politik komunist, kishte ardhur disa herë në Shqipëri, duke shpresuar jo shumë gjëra, por të paktën atë inkurajim moral që nuk e kishte gjetur në Greqi, ta gjente në vendin e origjinës së tij, të cilit i kishte kushtuar edhe jetën. Por, si duket edhe për shkak të vështirësive të mëdha politike, ekonomike dhe rënies së përgjithshme morale të njerëzve, njerëzit dhe institucionet kulturore e shkencore, nuk patën qetësinë dhe normalitetin e duhur, që t'i kushtonin vëmendje qëllimeve të mira të udhëtimeve të tij. Herën e parë kam patur rast ta takoj atë në pranverën e vitit 1997 kur Shqipëria pothuajse e gjitha ishte përfshirë në krizën e madhe të anarkisë, që krijuan revoltat popullore të shkaktuara nga rënia e skemave piramidale. Me shumë dashamirësi i njohuri im, shkrimtari minoritar që tashti banon në Athinë Spiro Xhai, e njëkohësisht mik i tij, më shpuri në zyrën e shkrimtari në katin e gjashtë të një pallati shumëkatësh, diku pranë ambasadës amerikane në Athinë. Menjëherë sa hapi derën e studios ku punonte, vura re praninë e simboleve tona, të varura në muret e saj, kur në mes të gjithave dallohej një shqiponjë e argjendtë. Në mikpritjen e tij kishte një cilësi të veçantë. Përveç qetësisë, urtësisë dhe ngrohtësisë, ai të shprehte edhe një vëmendje të veçantë si bashkëbisedues.

Librat e shumtë e voluminoz që kish hapur mbi tavolinën e punës të vendosura njëra mbi tjetrën e të shoqëruara me skeda të mbushura dëshmonin sigurisht për një studiues serioz. Mes mijëra vëllimeve të vendosura në raftet e shumta të bibliotekës, që përdoret si referenca në punën e tij shkencoree të sistemuara në një vend të veçantë, më zunë sytë Asdrenin, Çajupin, Nolin, Kadaren, Sabri Godon, por ajo që më bëri përshtypje më shumë ishte një libër shumë i vjetër i Kristo Flloqit dhe disa libra të tjerë të rallë me vlerë albanologjike, që ndoshta mund të mos i gjesh edhe në bibliotekat tona më të ruajtura. Kur e pyeta se si ishte e mundur kjo gjë, më foli gjatë për arkivin shumë të pasur të bibliotekës së arvanitasve në Greqi, e cila megjithë pakujdesinë e qëllimshme që është orientuar kundra saj nga shteti dhe kisha greke ka patur duar të kujdesshme, që e kanë grumbulluar dhe ruajtur. Nga prezantimi i parë që bëra me të ndjeva se ai kishte një dëshirë, që ambiciet për botimin e librave, që kishte publikuar në Greqi, por edhe ato të cilat po vazhdonte të shkruante, donte t'i bisedonte edhe me mua. Në këtë dëshirë të tij, ai përfshinte qartë gjithçka që kishte shkruar, por librin "Arvanitasit dhe origjina e grekëve" e quante si një domosdoshmëri. Kjo vepër voluminoze me mbi 500 faqe, botuar 9 herë deri në atë kohë që biseduam në Greqi është një epope historike e bashkëkombasve të tij, e arbëreshve të Greqisë, ose siç u flasin zakonisht në këtë vend, Arvanitëve.

Suksesi i jashtëzakonshëm i kishte sjellë kënaqësinë e madhe të arritjes së një qëllimi të hershëm, për të cilin kishte mbërritur deri atje sa ta braktiste edhe profesionin e vet, që jepte aq shumë para, duke i sjellur ndërkohë edhe telashe të mëdha në jetën e përditshme. Ai ishte nga ata dijetarët bashkëkohor të Greqisë nacionaliste, që preferoi që në fatin e tij të zgjidhte atë të të ecurit kundra kësaj rryme. Libri "Arvanitasit dhe origjina e grekëve" është një vepër që i ka kushtuar përveç shumë problemeve, që i ka hapur me politikën, kishën dhe historiografinë greke i ka marrë shumë kohë dhe i ka kushtuar mjaft mundim. Për veprën është përgatitur dhe e ka shkruajtur kur Shqipëria jetonte nën diktaturën komuniste dhe vendi ku jetonte ai, Greqia, i kishte ndërprerë marrëdhëniet me të, për shkak të ligjit absurd grek të luftës, por edhe për arsye të armiqësive ideologjike dhe politike. Aristidh Kola e ushtroi veprimtarinë e tij si studiues dhe historian në kushte specifike të veprimtarisë për një mendimtar të lirë. Greqia vërtetë, që ishte një vend që perëndimi kishte sakrifikuar jo pak për ta mbajtur në krahun e tij ndryshe nga kampi, që kishte mbetur Shqipëria, ku me një ndryshim prej saj, gjeje liri, ku të shprehje mendimet dhe idetë e tua.

Por në rastin konkret me Greqinë ishte sikur të luaje me zjarrin. Nuk ishte e lehtë që të bëje beteja të tilla teorike dhe të mbrojë ato që kishin të bënin me një problem etnik e shpirtëror në një kohë kur Greqia me altoparlant të tipit Sebastianos "vajtonte" për fatin e mjerë të tokave të saj, që gjoja kishin mbetur përtej kufijve të saj dhe betohej e hakërrehej se do të vinte koha që ti përfshinte me forcë në territorin e saj. Në këtë realitet ai punoi dhe me përpjekje shkencore e guxim heroik u dha frymëmarrje arkivale jetës kulturore-historike të arvanitasve, duke e ringjallur atë. Edhe pse dora e tij pas gjithë atyre gjërave që kanë ndodhur me Arvantinë në Greqi është si e akullt, si e padukshme diku në shkëputje e diku në thermim, ajo ka me vete forcën e së vërtetës historike, që të rrëmbej stafetën e brezave paraardhës, stafetën e djemve të Shqipërisë, që i dhanë lirinë Greqisë së re moderne. Me këmbanën e tij, që është e vërteta historike e një populli me vlera të larta liridashëse dhe paqedashëse dhe me kontribut të pazëvendësueshëm në lirinë dhe prosperitetin e Greqisë së re, ai kërkon që të tërheq vëmendjen e gjeneratave pasardhëse për të vërtetën që ka ndodhur, për masakrën e programuar historike, që është kryer në kurriz të këtij populli.

Libri që ka për objekt prejardhjen e arvanitasve të Greqisë dhe origjinën e grekërve të sotëm është në të vërtetë një histori profesionale, me referenca të shumta dhe me konkluzione korrekte. Sigurisht që në libër, ka edhe përfundime të veçuara për të cilat mund të mos ndash të njëjtin mendim me autorin, të cilat mund të lidhen me subjektivizmin e tij si pasojë e ndonjë problemi të paverifikuar mirë, por në përgjithësi vepra është një vlerësim për historinë e kombit shqiptar prej nga nis edhe historia e këtyre njerëzve, që ka për objekt ky libër. Në një qiell të veshur me shumë re, në një terren të vështirë politik dhe etnonacionalist ai bëri publike studimet e tij shumë vjeçare, duke replikuar jo vetëm me historiografinë greke, që po bën rolin e të paditurit mbi identitetin e arvanitasve, por dhe me politikanë dhe qeveritarë grekë, të cilat nuk kanë guxuar as të belbëzojnë, pale ta pranojnë realitetin historik të pranisë etnike të shqiptarëve në Greqi.

Rëndësia kryesore e librit është se ai ka një karakter shumëdimensional. Problemi themelor i librit është vërtetë prejardhja e arvanitasve, që ai e zë nga rrënjët dhe e çon deri tek trungu i saj i mohuar kriminalisht në fshehtësi nga kisha dhe shteti grek nëpër shekuj. Por këtë absurditet historik, që vë përballë lidhjeve dhe afërsisë që kanë ekzistuar sa smbahet mend ndërmjet grekërve dhe shqiptarëve. Këtë arsyetim ai nuk hallakatet që ta kërkoj sa andej-këndej, por i rezulton nga faktet historike, i vjen natyrshëm nga historia. Po të hetohen qorrsokaket dhe antitezat e historianëve n[ lidhje me pellazgët do të kuptojmë se atje ka një handikap, ku e para gjë që të shkon në ndërmend është se aty ka hije politika, e cila historinë, në këtë kapitull të saj e ka kthyer në pseudohistori. E njëjta gjë dhe i njëjti keqkuptim shtyhet dhe sofistikohet edhe sot, kur nga njëra anë thuhet se shqiptarët dhe grekërit vijnë nga pellazgët dhe nga ana tjetër bëhet e pamundura për të vënë kufinj të këqinj, duke u çjerrur të shkëputin Epirin e Veriut se është helen. Për pellazgët që na flasin ata gjigandët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shekullit të kaluar s'bëhet me fjalë. Ndërsa historianët neogrekë as duan t'i pranojnë ata, ku sipas tij, herë janë helenë dhe herë para helenë. Domethënë, herë te bardhë e herë te zezë.

Por sipas analizës së autorit pellazgët nuk janë plangprishës, që t'i nxjerrin nga horizonte dhe gjërat të shkojnë në vendin e vet dhe kështu ne të qetësohemi. Pellazgët nuk janë miza në qumështin tonë, që na kanë rënë brenda dhe sipas një arsyetimi të keq të historiografisë greke, ne duhet që të nxjerrim mizën dhe të pimë qumështin. Ata gjenden kudo, sipas autorit. Gjenden në gjuhën shqiptare dhe në gjuhën greke. Gjenden në peripecitë dhe përpjekjet tona. Gjenden në atë që na vë në lëvizje të marrim rrugët dhe të bredhim në çdo kënd të botës, të krijojmë atje, por edhe të kthehemi si Odiseja në Itakë. Gjenden në adhurimet midis feve që na imponuan. Gjenden në levenderine, krenarinë, egoizmin, dinjitetin, gjenialitetin, në aftësinë të ekzistojmë dhe ta bëjmë të ndjeshme prezencën tonë, me gjithë kushtet e vështira që jetojmë. Ekzistojnë në marrëzinë tonë, kur përpiqemi të bëjmë të pamundurën, kur luftojmë atje ku nuk e dimë se do t'ia dalim mbanë. Gjenden në guximin dhe marrëzinë tonë, kur shpesh themi jo, kur të tjerët thonë po.

/vazhdon/

Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Thu May 17, 2012 11:07 am
by Rina
Përpjekjet për zhdukjen e komunitetit të madh arbëresh (arvanitas) të Greqisë janë një krim i shëmtuar i Greqisë së re, e cila i ka hedhur për rreth 4-5 shekuj baltë përsipër sistematikisht me qëllimin e përcaktuar për ta mbuluar. Ai ka marr përsipër, që me kurajo ta çvarrosë shkencërisht këtë krim. Dhe filozofia e arsyetimit të tij bëri fajtor për këtë kishën, shtetin dhe jo komunitetin arvanitas, që është rrezikuar seriozisht nga asimilimi, duke u transformuar tragjikisht në një komunitet linguistikë. Shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Greqisë nuk kanë qenë kurrë të përfaqësuar në një bashkim të vërtetë shpirtëror. Edhe në ato momente të historisë kur kufinjtë kanë qenë të hapur, këtë përfaqësim e kanë penguar herë forcat e një ideologjie të frymëzuar me shpifje, dezinformime dhe herë forca e ligjit dhe hakmarrjes shtetërore për të shuar forcën e rracës dhe për të mos thënë qetësisht kush ishe, nga vjen dhe kujt origjine i përkisje. Fitime, humbje, lavdi e disfatë, gëzime dhe hidhërime dhe shumë peripeci, mbetën epopeja e largët e një rrace të gjallë, e cila për t'i shpëtuar ndëshkimit të një pushtuesi ra nën thundrën fatale të një shtypësi tjetër. Libri në fjalë është një vlerësim i teorisë së helenologut të madh gjerman Falmerajer për kontributin e shqiptarëve, duke u mbështetur në teorinë e Falmerajerit, por edhe duke mbështetur atë me fakte të tjera. Shqiptarët, përtej të qënit gjithmonë një ishull midis kombeve tjera, duke përballuar të gjitha llojet e pushtimeve në vitet pas klasike mbeten gjithmonë një popull i pacenuar dhe i paprekuar nga çdo ndikim dhe influencë e huaj. Dhe mënyra e ndërtimit të shoqërisë së tyre, sipas fisesh dhe klanesh së bashku me karakterin e ashpër e të panënshtrueshëm të tyre, iu siguroi mbijetesën përtej shekujve, gjë që Falmerajeri e pranon dhe konfirmon plotësisht.

Duke kuptuar faktin se shqiptarët ishin të detyruar për shekuj me radhë të jetojnë nëpër male me armë në dorë, për të ruajtur parimet e tyre të trashëguara, të lirisë, krenarisë, mosbindjes dhe pastërtisë së rracës, deri në ditët e sotme, kuptohet edhe konservatorizmi i tyre.

Tuqididi ka thënë se helenët janë shumë të afërt dhe të një gjaku me ilirët. Sigurisht, që historiani i lashtë e ka pas fjalën për grekët e lashtë. Por, sidoqoftë në Greqinë e sotme ekzistojnë forca shkencore dhe politike, që s'lenë gjë pa bërë për t'i shkatërruar ekspozimet e tilla. Mbi të gjitha, historianët grekë kanë folur shumë me heshtjen e tyre, ku me anë të së cilës kanë patur gjithmonë si qëllim që ta shmangin shqyrtimin e problemit arvanitas. Momente historike, të cilat dikur ishin realitete të gjalla, ku Athina kryeqyteti i Greqisë gëlonte nga komplekset e helenizmit dhe shqiptarizmit, pra në ishe grek apo shqiptarë, ishin të frikshme për t'u kujtuar, pa lëre më për ta përsëritur në Greqi. Pikërisht kjo hamëndje paranojake frymëzoi organizimin e luftës së fshehtë, të heshtur dhe sistematike disa shekullore, kundra gjakut shqiptarë në Greqi, i cili më së shumti identifikohet me arvanitët; luftë, që me themelimin e shtetit shqiptar u shoqërua edhe me të ashtuquajturën "megalloide", e cila sot herë bën sikur fle e herë zgjohet, por gjithsesi ujërat e miqësisë midis dy popujve po i trazon dhe po i turbullon për mrekulli.

Libri "Arvanitët dhe origjina greke" është një libër për të cilin unë kam menduar se duhej të kishte parë dritën e botimit që më parë në Shqipëri. Këtu nuk është fjala për të nderuar figurën e respektuar të një personaliteti, i cili i ka mbrojtur publikisht shqiptarët në momente të vështira, duke e identifikuar veten hapur me ta, por edhe vlerat e rëndësishme historike, politike dhe estetike që ka për ne. Këtë dëshirë, që kishte edhe autori që ziente përbrenda më tha që në takimin e parë. Në takimin e dytë që bëra rreth 3 vjet më vonë ai mu drejtua drejtpërdrejtë për të botuar librin e tij në Shqipëri. E kishte humbur besimin tek një botues tjetër, që e kishte marrë përsipër 4 vjet më parë dhe ndoshta ishte trembur nga leverdia ekonomike por që çuditërisht refuzimin e kishte shprehur me heshtje dhe shmangie. Në brendësinë e kësaj periudhe 3 vjeçare kishin kaluar shumë ngjarje. Shqipëria kishte kapërcyer hendekun e madh të krizës së vitit 1997 dhe NATO kishte sulmuar ushtarakisht Serbinë e Milosheviçit, për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi masiv. Pjesëmarrja aktive e Aristidhit në debatet televizive në Greqi rreth ngjarjeve të Kosovës, tregoi qartë shpirtin e shqetësuar të tij, përcolli në opinionin grek të vërteta historike, sikurse ato që përshkruhen në këtë libër, të cilat edhe pse të përbaltura në sipërfaqe, aty thellë në thellësi të shekujve, ato janë mbetur të paprekura, prandaj kanë dhe do kenë përkrahësit e tyre të denjë.

Por herën e dytë që u takova me të, ai mu drejtuar personalisht për ta bërë të mundur botimin e tij. Gjendja ime financiare si botues nuk ofronte këtë mundësi për të botuar një libër voluminoz me format të madh dhe me mbi 500 faqe. Botues matrapazë, që librin e kanë vetëm si koperturë për t'i rrëmbyer shtetit tenderat, të lidhur me pushtetarë, duke na i grabitur pothuaj shumicën e ndihmës që japin fondacionet para shtetërore, siç është fondacioni "Fan Noli" dhe mundësi të tjera, që të jep shteti na i kanë bërë më të vështirë periudha e tranzicionit. Për këtë arsye i shpreha dëshirën time për të bërë diçka, por nuk ja mora përsipër. Në këtë udhëtim në Greqi unë isha pjesëmarrës në një Panair Ndërkombëtar Libri në Athinë dhe mendova, se do shiheshim përsëri në Stendën e Shtëpisë Botuese "Phoenix", të cilën e drejtoj unë, ose në promovimin e librit të bërë prej tij, që ia kushtonte Antonio Belushit, aktivitet ky që ishte planifikuar për t'u bërë në një nga ditët e këtij panairi. Por, ndërsa unë e prisja me kënaqësi që të vizitonte për herë të parë librin shqip, një ditë me vjen miku i të dyve, shkrimtari Spiro Xhai dhe me thonë se Aristidhi ishte shtruar papritur në spital dhe gjendja e tij ishte e rëndë. I shkoj pikërisht atë mbrëmje në spitalin shtetëror "Vangjelizmo" në qendër të Athinës dhe krevatin e tij e gjej në gjendje të mjerë në një nga koridoret e katit të gjashtë pranë një pike telefonike, ku flisnin të sëmurët. Nuk mu duk e rastësishme, që nuk u gjend një dhomë për të në atë zheg të nxehtë të asaj vere për një njeri, që kishte bërë revolucion në mendimet e shumë njerëzve me një libër të tillë në Greqi. U takuam dhe biseduam, pranë krevatit të tij. Biseda në gjuhën shqipe po tërhiqte vëmendjen e mjekëve që kalonin nga dhoma në dhomë. Megjithatë, ne vazhduam bisedën në shqip.

"Mik i dashur Ndriçim" - më tha gjatë bisedës. Në qoftë se unë do të bëhem përsëri mirë do të bëjmë gjëra të bukura bashkë, por më kujtoi sërish librin".

Kuptova se diçka serioze kishte ndjerë për shëndetin e tij dhe në fund të bisedës i thashë se nuk ishte keq të kisha librin e tij në dorë. Mbas dy ditësh ai del nga spitali i "Vangjelizmo", i sëmurë në gjendje jo të përshtatshme për të lëvizur dhe shkon në zyrën e tij, merrë atë pjesë të librit të përshtatur në shqip dhe me dorëzon mua. e mora librin duke menduar shumë kohë për botimin e tij. Autori mbas dy-tre muajsh vdiq tragjikisht nëpër korridoret e spitaleve të Athinës, si një njeri i braktisur, në një moshë që ishte përgatitur për të shkruar. Kërkova por nuk arrita që të siguroj një ndihmë të thjeshtë financiare për botimin e këtij libri. Shteti i sotëm injorant shqiptar, ja ka mbyll portën fare publikimeve të letërsisë klasike dhe të mendimit shqiptar. Thonë se aktualisht burokracia jonë shtetërore po përgatitet ta nderoj me një dekoratë këtë personalitet të shquar shqiptaro-grek, i cili megjithëse në rrethana dhe në një terren tjetër më kujton klasikun De Rada. Sigurisht se nga halli, edhe këtë mund ta quanim një gjë të mirë. Por mendoj se përpara këtij nderimi duhet të ishte bërë një projekt për botimin e librave të tij, të cilat i bëjnë shërbime Shqipërisë dhe kombit shqiptar ose t'i ishte vënë emri i tij një shkolle, ose ndonjë rruge në Tiranë apo në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Thu May 17, 2012 11:12 am
by Rina

Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Thu May 17, 2012 11:23 am
by Rina

Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Thu May 17, 2012 11:24 am
by Rina

Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Thu May 17, 2012 11:27 am
by Rina
Ç'janë kosovarët për grekët?

nga Aristidh Kola

Arkadë, ose Arktanë dhe Dardanë


Këto ditë (mars 1998) u bëmë përsëri dëshmitarë të egërsisë së forcave shtypëse serbe kundër kosovarëve, të cilët kërkojnë të drejtat themelore që i takojnë çdo populli. Të drejtat për liri dhe arsimim.

Kosovarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës dhe në periudhën e pushtetit të Titos, në përgjithësi gëzonin disa të drejta si shtetasit e tjerë jugosllavë. U qe dhënë një formë autonomie, universitet në gjuhën shqipe, shkolla, etj. Pas vdekjes së Titos, kosovarët njohën shpërthimin e nacionalizmit serbomadh, shprehës i të cilit ishte Sllobodan Millosheviçi. Ndoshta është e para herë kur një udhëheqës komunist u përpoq t‘u vinte popujve të Jugosllavisë të dy këmbët në një këpucë, domethënë edhe fanatizmin nacionalist, edhe komunizmin e pastër. "Marshimi i madh" i Millosheviçit dhe ndjekësve të tij për një Jugosllavi serbe filloi pikërisht nga Kosova dhe prej andej u përhap në shtetet e bashkuara të Jugosllavisë së vjetër, të cilat, siç ishte e natyrshme, i kundërshtuan këto ide dhe, siç pritej, shpërtheu lufta e përgjakshme, e cila çoi në shpërbërjen e Federatës. Nga Kosova nisi "marshimin" e tij Sllobodan Millosheviçi dhe, për mendimin tim, 1) atje do të mbyllet edhe kjo kryqëzatë e egër.

Serbët këmbëngulin të provojnë se Kosova është "djepi i popullit serb". Këtë argument johistorik, në periudhën e epshit grek për Serbinë (1991-‘94) e mbështetën, për fat të keq, edhe shumë mjete të informimit publik këtu. Shkencëtarë "seriozë" grekë, por edhe mjeranë të shkallëve të dyta, shumë jerarkë dhe kryejerarkë fetarë, me kryesorin të ndjerin Sebastjano, i cili kryesonte propagandën antishqiptare, u përpoqën ta mbështetnin me forcë këtë ide serbe.

Isha, ndoshta, i vetmi atë kohë kur shihja të kryhej një masakër tragjike kombëtare, në emër të popullit grek dhe udhëheqjes së tij politike. Jo se nuk kishte grekë që denonconin mbështetjen që u jepej pa të drejtë serbëve në luftën e egër të ish-Jugosllavisë! Të tillë pati disa, madje u shkruan edhe 4-5 libra prej tyre. Ndryshimi ishte sepse unë kisha njohur:

1) Lidhjen mes propagandës filoserbe dhe antishqiptare si dy anët e së njëjtës medalje.

2) Kisha dokumentuar publikisht se kur dhe si kishte shtrirë grackën e tij Millosheviçi në të gjithë udhëheqjen politike dhe kishtare greke.

3) Kisha njohur relativizmin dhe distancën e vërtetë të "problemit maqedonas". "Maqedonia" e Shkupit ishte i vetmi shtet shumetnik në të cilin Millosheviçi nuk ndërhyri asnjëherë, madje ishte i pari shtet të cilin e njohu menjëherë, megjithë kundërshtitë e rekomandimet e Bashkimit Evropian. Natyrisht, Millosheviçi atëherë kur nuk ia kishte më nevojën përkrahjes greke. Siç ishte e natyrshme, udhëheqja politike greke "u zgjua", por tanimë ishte disi vonë. Të gjitha këto ngjarje i pata shënuar dhe parashikuar në librin tim "Greqia në grackën e serbëve të Millosheviçit". Por ato kohë të flisje kundër serbëve, të konsideronin këtu të paktën...tradhtar të kombit!

4) Edhe pas atij denoncimi të politikës greke, e cila rezultoi e gabuar dhe katastrofike, propozova një tjetër sjellje politike. Por nuk më dëgjuan.

Libri im, megjithatë pati një dështim të parashikuar. Asnjë gazetë, asnjë gazetar nuk shkroi për të. Ç‘të shkruanin! "Do të ishte njësoj sikur të bënin autogol në portën e tyre!" - më tha një ditë me ironi një miku im. Atë libër, megjithatë ua kushtoj politikanëve grekë. I drejtohet vërtetë së kaluarës politike, por besoj se i takon edhe së ardhmes së Greqisë.

Që të rikthehemi edhe një herë prapa në kohë dhe në lartësitë e Kosovës, le të hedhim një vështrim në të gjithë rajonin që i takon Maqedonisë së vjetër, e cila banohej lashtë nga Arkanët, ose Arkadët dhe Dardanët. Profesori dhe akademiku M.Saqellariu e vendos stanin (këtu ka kuptimin vendbanimin, M.Q.) e Dardanëve brenda kufijve etnikë të shtetit të sotëm grek, ("Historia e kombit grek", vëll.I, faqe 368), por unë mendoj se zona përreth dy Prespave dhe liqenit të Ohrit duhet të ketë qenë qendra e parë e vendosjes së Dardanëve dhe jo më në jug.

Pas një katastrofe natyrore, siç shënojnë burime të lashta, shumë Arkadë dhe mjaft Dardanë, të cilët banonin në zonat përreth liqeneve të Prespës dhe Ohrit, u detyruan të shpërnguleshin drejt Jugut, madje nga frika e një përsëritjeje të saj u shtynë edhe më poshtë, drejt qendrës së Peloponezit. Të ardhurit e rinj i dhanë zonës atje emrin Arkadia. Një tjetër rrymë të shpërngulurish u drejtua për nga lindja. Përshkuan krahinën e Samotrakës dhe s‘andejmi u gjendën në Azinë e Vogël. Kur ndodhi kjo katastrofë? Askush nuk mund ta përcaktojë me siguri. Por siç dihet, të dy Prespat dhe liqeni i Ohrit lidhen nëntokë me njëri-tjetrin. Kjo është pikërisht shenja e dukshme e kësaj katastrofe. Ndoshta gjeologjia mund të na e shpjegojë disi më mirë se kur ka ndodhur kjo.

Sipas mitologjisë greke, Arkadët konsiderohen si fisi më i lashtë i pellazgëve. Po të kemi parasysh faktin se Troja e lashtë ka lulëzuar së paku 3000 vite para Erës së Re dhe se emërtori i saj ka qenë nipi i mitikut, Dardanit, atëherë mundemi të kemi një ide për kohën për të cilën flasim. Kjo do të thotë se Dardanët kanë mbërritur në Azinë e Vogël të paktën disa shekuj para këtyre 3000 viteve, ndërsa katastrofa në vendin e tyre duhet të ketë ndodhur gjithashtu shumë kohë më përpara. Siç theksuam, stacioni i parë i tyre ka qenë Samotraka. Do të kalonin shekuj që ata të shtyheshin më në jug. Të gjitha këto natyrisht nuk e ndriçojnë krejtësisht problemin, por vendosin një përfytyrim kohor të përafërt.

Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.

Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, (Kosturit -M.Q.) ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta. E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan... "qytetërim të Vincës", sepse në fshatin Vinca, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim.

Veç fakte e gjetje për atë qytetërim - dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët - ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të "Albanesische Studien", në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahn arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.

Arkeologët kanë sjellë tanimë në dritë afërsisht 200 simbole lineare, të cilat mund të jenë germa, përfshirë patjetër edhe numra. Këto simbole u emërtuan nga Harald Haarmann "fillimi i shkrimit linear", nga Winn "pararruga e shkrimit horizontal" dhe nga Masson (1984) si "parastadi i shkrimit linear". Interesante është se disa simbole lineare të alfabetit të Hahn, janë të njëjta me ato që zbuluan arkeologët në Vinca. Kështu i ka publikuar të paktën H.Haarmann në veprën e tij "Universalgeschichte Der Schrift". Mbishkrimin e Kastorias nuk e kam të njohur nga ndonjë punim shkencor të derisotëm.

Në mitologjinë greke, e cila për mua nuk është përrallë, por një histori e kodifikuar, i mbiquajturi udhëheqësi i popullsisë dardane, Dardani, nuk mund të jetë një personazh i rastësishëm, por bir i Dia-s (Zeusit-M.Q.), dhe i Elektras, ose Elektrionit, vëlla i Harmonisë, gruas së Kadmit dhe të Jassionas, emra këta që lidhen me kultivimin e grurit, adhurimin e drithërave e … të mistereve. Dardani, përsëri sipas mitologjisë greke, është i pari evropian që kaloi në kontinentin aziatik, e banoi dhe e shumoi atë vend, e bëhet udhëheqës dhe ndërtues i shumë qyteteve, popujve dhe etnive. Bash për këtë është quajtur edhe "Poliarkis". Nipi i tij, Troa, do të bëhet emërvënës i qytetit të famshëm të Trojës dhe deri në epokën e Homerit mbretërit e këtij qyteti-mit do të quheshin edhe Dardanë. Sikundër kam përmendur edhe në librin tim "Arvanitët dhe origjina e grekëve", botim i vitit 1983, trojanët ishin edhe ata një fis pellazgjik dhe aspak të huaj ndaj Akejve të Heladës, sikundër e përshkruan këtë fakt vetë Homeri dhe sikundër e vërtetojnë gërmimet arkeologjike. Kisha emërtuar Luftën e Trojës "të parën luftë civile ndërpellazgjike". Ishte më shumë një luftë midis pellazgëve veriorë dhe jugorë, pavarësisht se përplasja ndodhi në Azinë e Vogël. Në atë luftë Akejt sunduan Trojën, por ishin jo aq fitues. Pas shkatërrimit të qytetit vazhdoi invadimi i atij vendi nga fise pellazgjike nga veriu dhe kështu nisi shpërbërja dhe pastaj shuarja e regjimit akean.

Gjurmët e dardanëve mund të hasen sot që nga Ballkani deri në Indi dhe disa dijeni për këtë të vërtetë historike duhet të kishte edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë, por të dhëna me peshë prej tij nuk jepen. Në kulmin e lulëzimit të Maqedonisë dardanët kishin rënë disi në përparimin e tyre. Por duke pasur parasysh lavdinë e dikurshme stërgjyshore, jo vetëm nuk e përkrahën Aleksandrin e Madh në fushatat e tij, por ndjenin për maqedonasit në përgjithësi një ndjenjë antipatie. Në asnjë rast nuk mund të prisnim nga Aleksandri që ai të pohonte se kishte ndjekur rrugët e stërlashta të tyre drejt Azisë, madje se i njihte mirë ekspeditat e Heraklive dhe Dionisëve drejt atyre vendeve. Unë, veçse, pas atyre ekspeditave mitologjike të Herakliut dhe Dionisit shoh vetëm Dardanët dhe Karetë. Në librin tim "Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoevropian", që pres të botohet së shpejti nga shtëpia botuese "Thamiris", kam theksuar se banorët e vendit që më pas do të quhej Ballkan, kanë qenë djepi i qytetërimit botëror.

Shkaku që i bëri Dardanët të shquhen aq tepër me rolin e tyre në Ballkan, por edhe pothuajse në të gjithë Azinë, ishte jo vetëm kultivimi i grurit, por kryesisht përvetësimi prej tyre i teknikës së nxjerrjes e shkrirjes së metaleve, e cila u jepte mundësinë të prodhonin mjete mbrojtëse e sulmuese dhe të pushtonin ekonomikisht kështu lehtësisht Lindjen. Ky ndoshta do të ishte cepi i fillit të Arjanës, që do të shënonte nisjen e krijimit të dhjetëra e dhjetëra gjuhëve të gjalla edhe sot, apo të vdekura, të cilat do të fliteshin nga India e do përfundonin në Evropë. Për fat të keq, shkencëtarët evropianë, duke studiuar këto fakte, janë të detyruar të devijojnë nga e vërteta historike për shkak të tezës fantaziste të indoevropanizmit. Kjo tezë, duke lëvizur nga qorrsokaku në qorrsokak, krijon gjithmonë sensacione impresionante. Megjithatë, indoevropanizmi nuk mund të bindë edhe ata që kanë mendimin tjetër për këtë çështje.

Fama e Dardanëve dhe identifikimi i tyre i lashtë me përdorimin e metaleve, mbetën të tillë derisa edhe popuj e vise të tjera e përvetësuan këtë teknikë. Në periudhën e ngjitjes së Maqedonisë së Aleksandrit të Madh, ata ishin në kulmin e nxjerrjes së metaleve, ndonëse "politikisht" nuk bënin pjesë në lavdinë e pushtuesit të ri. Shprehja "Tri krijesa të mençura quhen dardanë", tregon se sa lartë vlerësohej kjo gjini njerëzore në lashtësi. Në mitet e Maqedonisë, Trakës, Azisë së Vogël, por edhe të Atikës gjithmonë e më shumë zejet e metaleve lidhen me dardanët. Në mitet trojane, Erihthoni konsiderohet djalë i Dardanit, por edhe në mitet e Atikës Erihthoni, apo Erehtheos, lidhet me nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve. Ky ishte i pari që krijoi yzengjitë metalike të kalit, ose peshoren e kalorësit, siç quhej. Ai solli në Athinë nga Lavrio të parën copë prej argjendi dhe po i pari preu monedhat e argjendta.

Ndërsa popujt e tjerë të Ballkanit lëvizin kryesisht drejt jugut dhe perëndimit, dardanët lëvizin në përgjithësi drejt lindjes. Që nga kohët e lashta, banorët e Mbimaqedonisë në lëvizjet e tyre emigratore kanë pasur si stacion të parë bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël dhe bregdetin e Pontit të Detit të Zi. Azia e Vogël nis e banohet kështu, dalëngadalë, nga mbishtresa të popujve pellazgjikë të ardhur nga Ballkanet. Jo vetëm dardanët historikë, por edhe Frigët, Karet, Lelejët, Kadmët, si edhe Ionët, Dorët, Eolët, madje deri vonë, në kohën e shtrirjes së Perandorisë Romake këtu. Banorët e sotëm, trashëgimtarë të Dardanëve, kosovarët, edhe ata që banojnë në shtetin e Shkupit, (Maqedonisë - M.Q.) si stacion të parë ndër shekuj do të kenë përsëri Azinë e Vogël. Pak prej tyre do të preferojnë të zbresin në Greqinë e Jugut. Po të vihen re me kujdes rrugët që ndoqën për emigrim dardanët e lashtë dhe shqiptarët e sotëm, do të shohim jo pa habi se ato janë të njëjta....

Po të rikthehemi edhe një herë në fillim të këtyre faqeve, do të kujtojmë se serbët janë sllavë dhe kanë ardhur në këto troje vetëm në shekullin e 7-të të Erës së Re, kështu që nuk kanë të drejtë ta quajnë Kosovën djepin e tyre. Dhe këtu, në Ballkan, ata gjetën shumë popuj të lashtë, midis tyre edhe shqiptarët, fatkeqët malazezë, natyrisht, të cilët, kushedi sesi, ardhacakët lindorë manovruan për t‘u quajtur edhe ata sllavë.

Këto të vërteta, të cilat shumë grekë të sotëm i mohojnë, i patën njohur shumë mirë politikanë grekë të shekullit të kaluar, (shek.XIX-M.Q.) kur pohonin me zë të lartë se serbët nuk kanë asnjë të drejtë mbi Kosovën sepse... "ai rajon banohet nga shqiptarët, bashkëpatriotë pellazgjikë, stërgjyshërit tanë bashkëluftëtarë".

Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Sat May 19, 2012 12:15 pm
by Rina
Aristidh Kola: “Pak njerëz në Greqi nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas”


Arben Llalla

U mbushën tetë vite që nga 11 tetori i vitit 2000 ku në spitalin Evangjelizmos në Athinë vdiq arvanitasi i shquar Aristidh Kola i cili rënkonte prej një muaj. Aristidh Kola ishte studiues, shkrimtar, publicist dhe ka botuar disa libra për çështjen e arvanitasve dhe të Kosovës. Ai gjatë viteve 1995-2000 ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte çështjen e Kosovës duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek.

Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen. Një vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe studiuesit arvanitas, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit. Pak ditë para se të vdiste kishte përfunduar në dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”. Në këtë libër të fundit të tij, ai na sjell shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve, pellazgëve.

Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës arvanitase, Aristidh Kola në vitin 1995 është dekoruar nga Kryetari i atëhershëm i shtetit shqiptar Sali Berisha me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, ish-Kryetari i shtetit shqiptar Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e klasit të parë “Naim Frashëri”.

Në vitin 2004, Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi e nderon me ccertifikatë “Mirënjohje”, ndërsa Bashkia e qytetit të Skenderajt e shpalli “Qytetar Nderi”.



Kush është Aristidh Kola

Aristidh Kola lindi më 8 korrik të vitit 1944, në një fshat të banuar me arvanitas, Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij pranë gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arvanitika (shqipen). Në vitin 1968, mbaron Fakultetin Juridik, duke vazhduar më vonë punën si avokat në Athinë. Mbas disa vitesh do të njihej me Nansin, e cila u bë gruaja e tij dhe do t’i dhuron dy fëmijë të mrekullueshëm, Poliksenin dhe Panajotin.

Në vitet 1980 Aristidhi e braktis profesionin e tij të avokatit për t’u marrë me studimet historike, folklorike dhe gjuhësore, të arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1983 do të anëtarësohej në shoqatën “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) dhe do të zgjidhet disa herë kryetar i saj. Në vitin 1983 do botonte librin e tij të parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, një libër i ringjalljes së vetëdijes për arvanitasit në Greqi, që do të ribotohej edhe nëntë herë të tjera në gjuhën greke.

Në vitin 1985, ishte organizatori kryesor i koncertit të parë në Greqi me këngë arvanitase, ku me Dhimitër Lekën dhe këngëtarin Thanasi Moraitin, bënë të mundur nxjerrjen e diskut CD me këngë arvanitase. Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e Perëndive”, dhe më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras”, me qëllim që të botojë veprat e autorëve arvanitas, por edhe të autorëve të tjerë shqiptar. Po atë vit do të botonte librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për komplotet dhe masakrat ç’njerëzore serbe kundër kombeve të ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve. Në këtë libër Aristidh Kola do të paralajmëronte për masakrën që po përgatiste Millosheviçi dhe bashkëpunëtorët e tij kundër popullit shqiptar të Kosovës. Në vitin 1996, Aristidhi do jepte dorëheqjen si kryetar i “Lidhjes Arvanitase të Greqisë” për tu marrë vetëm me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, do botonte i vetëm revistën tre mujore “Arvanon”. Ku në këtë revistë, ai merrte pjesë bashkë me shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre.

Me punën e tij të palodhshme, në ndihmë të çështjes shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e painformuar drejt grek, për dramën e dhimbshme që po kalonin shqiptarët në Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do të hidheshin kundër tij.

Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, Aristidh Kola do të shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Veprimtaria për prezantimin e librit të tij u bë pa të, pa frymëzuesin e atij takimi. Kujtime me Aristidhin Me Aristidh Kolën jam njohur nga afër në vitin 1998, në kohën e vështirë që po kalonte populli shqiptar i Kosovës. Më parë e njihja nga shkrimet e botuara nëpër faqet e shtypit shqiptar në fillimet e viteve 1990, rreth çështjeve të arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1998 botohet libri i tij i parë në gjuhën shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”.

Me këto njohuri, për këtë studiues dhe mbrojtës të çështjes shqiptare kisha shumë dëshirë të njihesha edhe nga afër. Disa miqve të mi që jetonin dhe punonin në Athinë u kërkova të më gjenin numrin e tij të telefonit. Dhe mbas një jave kisha numrin e Aristidhit. Më kujtohet ajo telefonata e parë, kur e mora dhe i fola në greqishten e çalë që e flisja unë atë vit, ndërsa ai më tha: “Shqiptar je ti? Më flit në gjuhën e mëmës”! Kështu midis nesh që nga ajo kohë do të lindte një miqësi. Do të shkëmbenim mendime të ndryshme për ngjarjet historike, për të shkuarën dhe të tanishmen që kishin lidhje me kombin e arbërit.

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, mbi ish-Jugosllavinë, nëpër kanalet televizive greke filluan emisionet debatet për luftën në Kosovë. Atë, dhe shumë arvanitas të tjerë i shikonim të dilnin nëpër kanalet kryesore greke, për të informuar opinionin qytetar grek për të vërtetën e asaj që po ndodhte me popullin shqiptar të Kosovës. Në këto debate televizive ishin të ftuar deputetë, gazetarë, analistë, profesorë universiteti etj., grekë të cilët ishin rreshtuar për të mbrojtur Millosheviçin dhe regjimin e tij racist.

Përballë këtyre intelektualëve grekë ishin emigrantë, studentët shqiptar, si dhe shumë intelektualë arvanitas të cilët mbronin të drejtat e shqiptarëve të Kosovës. Në mesin e këtyre intelektualëve arvanitas ishte rreshtuar edhe Aristidh Kola i cili në çdo mbrëmje mbronte nëpër kanalet televizive çështjen madhore të Kosovës. Kështu në këtë mënyrë, Aristidhi jepte ndihmën e tij për luftën e drejtë të Kosovës. Shpeshherë ai brutalisht sulmohej me fjalë nga deputetët grekë, deri në akuza si “agjent i Shqipërisë, Amerikës dhe NATO-s”. U hodh shumë baltë mbi personalitetin e tij, por ai i gëlltiti të gjitha, për hir të së vërtetës. Duke ndjekur këto emisione dhe duke i njohur mirë skenarët greke u shqetësova shumë dhe e këshilloja Aristidhin që të mos shkonte më në ato emisione televizive sepse po rrezikonte shumë dhe se çështja e Kosovës tashmë ishte në duart e SHBA-ve. Por ai më butësi më tha: “dikush duhet të informojë opinionin grek për të vërtetën e Kosovës dhe dikush prej nesh duhet ta bëjë, që të dalë e vërteta, për tragjedinë që po ndodh përpara syve të botës”. Ai ishte i vetëdijshëm, se kur shkruante nëpër gazeta dhe dilte në TV shkonte në shtigje me rreziqe të mëdha, por i kishte marrë parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe...!

Me mbarimin e bombardimeve të NATOs, Aristidhi më shprehu dëshirën se donte të vizitonte Kosovën e lirë. Donte të takonte miqtë e tij të vjetër, që dikur i kishte takuar në Kosovën e robëruar. I premtova se do të shkonim bashkë, por dëshira e tij nuk u plotësua. Kosova e lirë mbeti ëndërr në zemrën e Aristidhit. Më 25 maj 2000, Aristidhi më ftoi për të marrë pjesë në prezantimin e librit të tij kushtuar arbëreshit të shquar papa Antonio Bellushit, libër ky në gjuhën greke, me titull “Antonio Bellushi dhe magjia e kulturës popullore”. Pavarësisht se unë jetoja larg Athinës, e kisha vendosur që në prezantimin e librit të mikut tim të isha i pranishëm. Më 22 maj më telefonon kushëriri i Aristidhit, Babis Malesis dhe më thotë: Aristidhi është shtruar urgjentisht në një nga Spitalet e Athinës. Ky lajm më preku shumë. Me të mbërritur më 25 maj në Athinë, shkova në spital për të parë Aristidhin. Në katin e gjashtë, në sallonin kryesor të spitalit ishte i shtrirë në krevat i rrethuar nga të afërmit e familjes dhe miqtë e tij. Në korridor njerëzit qarkullonin rrëmujshëm, dera e ashensorit hapej e mbyllej dhe në këtë rrëmujë njerëzish ishte vendosur krevati i të sëmurit Aristidh Kola. A thua kaq i “vogël” ishte ky spital sa që nuk kishte dhomë ku të shtrihej pacienti?! Në ato çaste më kapi një ndjenjë trishtimi duke parë një ambient të tillë, ku i sëmuri ishte nëpër këmbët e njerëzve që lëviznin. Sa më pa buzëqeshi, dhe më bëri shenjë që të afrohesha. Ishte takimi ynë i parë nga afër, dhe ky takim bëhej në sallonin e spitalit, ku miku im dhe i gjithë shqiptarëve vuante në shtrat. U përqafuam dhe më tha: “Më vjen keq, që po takohemi këtu”... Folëm gjatë, por më shumë më pyeti për Kosovën dhe gjendjen atje.

Aristidhi u thoshte njerëzve të familjes që të merrte pjesë në prezantimin e librit të tij, por grupi i mjekëve që ndiqnin shëndetin e tij kishin thënë në asnjë mënyrë të mos të dilte nga spitali. Kështu mbrëmja kulturore e librit të Aristidhit u bë pa autorin. Në atë mbrëmje kishin ardhur shumë njerëz të kulturës greke, italiane dhe shqiptare. Të gjithë i kishte mbledhur atë mbrëmje Aristidhi dhe të gjithë këta kishin midis tyre një gjë të përbashkët. Se rridhnin nga një fis, nga një gjak, nga gjaku i Skënderbeut, nga gjaku i Arbërisë.

Pas dy muajsh u takuam përsëri në qytetin e Selanikut, ku unë punoja dhe jetoja. Ai bashkë me gruan dhe djalin Panon, kishin ardhur për të bërë kaluar pushimet verore në Kalkidhiki. Me të mbrritur në Selanik, Aristidhi më kërkoj të takoheshim. U takuam në hotel FILIPI dhe në pamje të parë vërejta që përpara kisha një Aristidh të dobët, sëmundja e kishte rënduar shumë.

Kuvendojmë për shëndetin e tij dhe në përgjithësi. Ishte shumë i sëmurë, në fytyrën e tij nuk vërehej më ëmbëltia e një njeriu të mirë dhe të dashur. Ai vetë e ndjente që nuk ishte mirë dhe nuk i kishte mbetur shumë jetë në këtë botë. Mundohej që të buzëqeshte, por buzëqeshja e tij ngrinte në mes nga dhimbjet që ndjente në trup. Pasi kuvenduam për dy orë, na ftoi të gjithëve si ishim për darkë. Na ftoi në një tavernë të bukur në lartësinë e Kalasë së Selanikut. Gjatë darkës kuvendonim për historinë, për Kosovën. Në një çast më thotë: “Këtë Selanik në vitin 1912 Pashai i ushtrisë turke që ja dhuroi grekëve, ishte shqiptar dhe varri i tij ndodhej dikur në varrezat e shqiptarëve që tashmë janë prishur nga Qeveria greke në vitin 1976”. Pasi hëngrëm darkë Aristidhi më thotë: “Eja të më takosh në Kalkidhiki se të kam sjellë disa gjëra të bukura”.

Mbas tri ditëve, ditë e shtunë, më 19 gusht, marr rrugën për në qytetin bregdetar të Kalkidhikis. Shkoj në Hotelin ku pushonte miku im. Duke pirë kafe i them që do të dëshiroja të incizoja një bisedë të lirë me të. Ai pranoi me gjithë kënaqësi. Më pas Aristidhi më sjell në sallonin e pritjes së hotelit një çantë të madhe me libra, revista, kalendarë, kaseta me këngë arvanitase. Ishte një arkiv e mirë me botime të arvanitasve të Greqisë që nga viti 1983 e deri në vitin 2000. U gëzova shumë. Nuk dija se si ta falënderoj. Ishte një arkiv i tëri origjinal dhe këto miku im Aristidh Kola mi besoi mua. Nuk e di se ç’e shtyu të më dhuronte këto gjëra me vlera historike për kombin shqiptar. Të nesërmen, e diel 20 gusht, Aristidhi më fton për darkë bashkë me konsullin e përgjithshëm të atëhershëm shqiptar në Selanik Prof. Dr. Nikolla Dhamo.

Ishte darka e fundit që haja me mikun tim, me njeriun që do më jepte forca për të vazhduar që të merrem me studimet historike për arvanitasit. Mbas tri ditësh më 23 gusht, Aristidhi më njofton se nga ora 17.20 do nisej me tren për në Athinë dhe dëshironte të takoheshim. Nuk e lëshova këtë rast. Ulemi në një kafene pranë stacionit të trenit për të pritur orën e nisjes. Bëmë rreth dy orë bisedë të këndshme. Pasi treni jep sinjalin e nisjes ndahem me mikun tim dhe familjen e tij. Ai hipi në tren dhe unë e shoqëroja me sy deri sa u ul në kabinë. Ishte takimi i fundit, ishte ndarja nga njeriu i mirë, që punoi për bashkëjetesën e të gjithë popujve të Ballkanit.

Me Aristidhin flisnim në telefon shpesh herë. Një ditë tetori më thotë se ishte shumë i sëmurë, dhe i paralizuar i tëri. Kur më tha këto fjalë më kapi një trishtim i thellë, mbeta i hutuar me telefonin në dorë. Nuk mund të besoja që po dëgjoja fjalët nga vetë ai se po shuhej. Më 12 tetor rreth orës 11 paradite më telefonon sekretarja e Aristidhit, Albana dhe më thotë: “Aristidhi vdiq mbrëmjen e 11 tetorit në orën 22.30 minuta”. Njerëzit e afërt të Aristidhit e prisnin që ai do vdiste. Sepse ai vuante nga një sëmundje që nuk kishte shërim. Për arsye të punës time nuk munda të isha në varrimin e miku tim, atë ditë të zezë tetori të vitit 2000, nuk munda atë ditë t’i jepja përshëndetjen e fundit vëllait tonë arvanitas. Kështu Aristidh Kola mbeti në kujtesën time i gjallë si atë ditë që biseduam në Selanik dhe u përshëndetëm në stacionin e trenit, ai për në Athinë e unë për të vazhduar rrugën për studimet historike të shqiptarëve të Greqisë, arvanitasit.

vijon..

Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Sat May 19, 2012 12:15 pm
by Rina
Kosova nderon Aristidh Kolën

Në Kosovë nga data 6 deri më 11 shator 2004 u zhvillua për herë të parë një Simpozium Shkencor me temë “Java e Kulturës Arvanite”. Ky aktivitet u projektua nga Ministria e Kulturës, Departamenti i Çështjeve Jorezidente, e cila është përpjekur që brenda një jave t’iu afrojë publikut shqiptar në Kosovë sa më shumë fakte e vlera kulturore të arvanitasve. Në këtë Simpozium ishin të ftuar studiues nga Shqipëria, Greqia, Gjermania, Kosova, Turqia, për të diskutuar rreth kulturës arvanitase. Hapjen e akademisë përkujtimore, në katër vjetorin e vdekjes së Aristidh Kolës e bëri Ismet Hajrullahu, zyrtar i Departamentit të Çështjes Jorezidence në Kosovë, i cili tha se: “Aristidh Kola ishte njëri nga ideologët dhe frymëzuesit, që ngjalli arvanitët dhe me veprat e tij si “Greqia në kurthin serbëve të Milosheviçit”, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”, etj., bënë që arvanitasit të kuptojnë se janë të një trungu shumë të lashtë, madje më të lashtë se grekët”.

Në këtë akademi u mbajt një minutë heshtje për të nderuar njeriun e madh, i cili punoi shumë për kulturën arvanitase, ndërsa më pas u shfaq filmi dokumentar “Rrënjët e mija janë tek Arbëria” përgatitur nga Lirio Nushi, kushtuar jetës dhe veprës së studiuesit Aristidh Kola, që ngjalli emocione te të pranishmit. Filmi flet për guximin e madh të këtij heroi i cili përkrahu me guxim dhe kurajo përpara mediave greke, luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës, për liri, demokraci dhe ngriti lart moralin dhe figurën e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke propaganduar të vërtetën, duke thënë se “ARVANITËT DHE SHQIPTARËT JANË VËLLEZËR”. Studiuesi arbëresh Antonio Belushi në këtë akademi u shpreh: “I madhi Kola është i pavdekshëm. Ai ndodhet shumë lart në pavdekësi. Aristidh Kola një hero bashkëkohor nuk është një fjalë e rastit si një kompliment, por do të mbetet hero i vërtetë”. Më tej at Bellushi tha: Ministria e Kulturës ishte e detyruar për t’i shprehur publikisht këtë mirënjohje dhe zonja e tij Nansi që është e pranishme në Akademi gëzohet, sepse heroizmi i tij nuk ishte i mjerë”. Në fund të akademisë përkujtimore të Aristidh Kolës foli edhe zonja Kola e cila tha “Personaliteti i Aristidhit ka qenë i udhërrëfyesit dhe guximtarit, deri në fund të jetës. Ai iku nga jeta kur retë e zeza kishin filluar të iknin”.




Letrat që Aristidh i ka dërguar në gjuhën shqipe arbëreshit Urat Antonio Bellushi.

Letra e parë
Athinë 26/11/86

I dashur vëlla i madh Papa Andoni, Mora sonde “Lidhjen”, dhe këngën “I bukuri Stringar”, qe do përfshij në konsertin që do bëhet këtu në Athinë më 12/12/1986 dhe do jetë gëzimi im të përmend atje emrin tënd dhe përpjekjet e mëdha që ke bënë për shpëtimin e kulturës populore Arvanite.
“Lidhja” e re është shumë e bukur si kurdoherë dhe sot mentohesha sa e rëndësishme është për Arvanitët e tërë botës kurse bërdha ga faqet e saja takohen e njohen. Besoj se roli kësaj reviste, si dhe tuaji është historik dhe këtë do ta vërtetojë koha.
Konserti që ju shkruaj më lartë është diçka që për herë të parë bëhet në Greqi do me thënë për të parë do dëgjohen kështu publikisht e solemnisht këngë në gljuhënë të Marko Boçarit dhe të Bubulinës, në gjuhën e perëndive dhe heroive Grek. Kam blejdhur këngë ga shekulli 14 n ter më 20 që do këndonjë Th. Moraiti, Fot. Sofu edhe horodhi ga 40 vet, me 15 meli orkestra.
Paraqitjen historike-folkloristike do te bënjë un. Një artiste e njohur këtu M. Hronopulu, do thot përkthetur në greqishte këngët. Më sa më përket mua personalisht, mëso se hoqa dorë ga Kryetaria i Shoqërisë para një javë. Mos ke me gjithë këtë as një shqetësim, sepse kjo nuk është një tërheqje nga përpjekja për Arvanitianë, një që di se ne Arvanitet tej ...



Letra e dytë
Athinë 12-7.1988

Papa Anton vëlla i dashur, të tërgonjë diskun me këngë Arvanite nga konserti i par qe tërteuam këtu në Athinë. Atje kemi edhe 2-3 këngë nga Kalabria qe ty më keshe nteftuar edhe kënduar kaqë bukur. Këte punë e kemi bënë me shumë meraq edhe dashuri edhe pëlqen shumë kudo gjigjet. E na dëftuan edhe Radiotelevizioni i Greqis edhe ja njohur shumë. Falem të të pëlqenjë edhe ty. Notet que kemi shkruar, Miki Theodoraki, D.Leka, Moraiti, edhe nga sa sheh janë edhe Frengishte edhe Anglishte, si edhe këngët. Por metasis ime në Greqishte drëshon ca pak. Fëlto t’e lizoshë, ka interesë për ty edhe do shohësh atje nga pse u helmuam rernet që na shkoj me ata Europianët, që erdhën këtu pa pijer ata njerëzit që din që jan Arvanitet...


Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Sat May 19, 2012 12:26 pm
by Rina
Pjese nga dokumentari i Lirio Nushit, per jeten e Aristidh Koljes, shfaqur ne Simpoziumin Shkencor per Arbanitet, i mbajtur ne Kosove.

..Per te drejtat, edhe te keni syte, te keni mendjen edhe per Arbanitet, se jemi vellezer!

cituar Jorgo Mihon, ish-Kryetar i Lidhjes se Arbaniteve te Greqise


Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Sat May 19, 2012 12:30 pm
by Rina
Dokumentari i plote i Lirio Nushit ne lidhjen poshte


http://www.myspace.com/video/lirio/liri ... k/50271805

Re: Aristidh Kola (1944 - 2000)

Posted: Thu Mar 30, 2017 9:39 pm
by IllyrianLegend
Dokumentar i ri per Aristidhin https://www.youtube.com/watch?v=WS8OVW8U4Qc