"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Në kërkim të Migjenit (video)

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Në kërkim të Migjenit (video)

#1

Post by Sally » Tue Oct 29, 2013 9:00 am

Dikush mund te na thote cfare roli luan politika e shkuar me politiken e sotme ne veprat e Migjenit qe kerkojne ta shuajne ate, sic thuhet ne dokumentarin e meposhtem:


(dokumentar 28.10.2013 nga Top Chanel )

Migjeni është pa dyshim një ndër shkrimtarët më të rëndesishëm e me penën më të fortë të shekullit të kaluar. E kanë cilësuar uragan, poetin e mjerimit e të vërtetave, la pas vepra me mesazhe të jashtëzakonshme, por kjo mesa duket nuk mjaftoi që Migjeni të shmangte harresën në qytetin e tij të lindjes, në Shkodrën aq shumë të dashur që sot pak vend ka ruajtur për të.

Vargjet e tij duket ende sikur trokasin rrugicave te qytetit. Janë hapa të butë e gjëmues njëkohesisht.

Të butë se nuk cënojnë askënd nga njerëzit e thjeshte, e gjëmues sepse trondisin çdo padrejtësi që mban ende edhe sot ngërthyer, jo thjesht Shkodrën, por gjithë Shqipërinë.

Në rrugicën ku dikur banonte ngrihet ende shtepia e tij. Nga viti 1961, e deri në fillim viteve 90' aty ngrihej edhe muzeu i Migjenit.

Ndërsa sot s'ka më asgje, edhe pllakatat janë hequr, duke lënë pas veç dhimbje këlthitëse e gjurmë të heshtura...

Jo larg qendrës së qytetit, pranë gjykatës siç e njohin shkodranët, dikur aty ishte rruga "Migjeni", të paktën deri në fillimet e demokracisë....

Por, sot për fat të keq, ky emër nuk është më, është fshire, për t'u zëvendesuar me një tjetër emër. Është e vështirë të gjesh në qytet se ku ka përfunduar poeti, në cilën rruge apo rrugicë, vetë shkodranët janë po aq të paqartë sa edhe ne.

Edhe për teatrin, siç na thone ka pasur vite më parë propozime, edhe pse nën rrogoz, për t'ia hequr emrin Migjeni, e megjithatë deri më tash është i vetmi institucion që e ka respektuar figuren e tij.

Ndërsa në muzeun historik të Shkodrës që mban emrin "Oso Kuka", stenda që i perket poetit është po aq modeste sa ç'do të ishte për një njeri me fare pak kontribute për këtë qytet.

Bashkia e qytetit të Shkodrës ka dhënë aq shumë çmime qytetar nderi sa është e veshtire t'i numërosh e t'i përmendësh të gjithë, përveç Migjenit, për të nuk ka menduar askush.

Ndoshta sepse radhët e tij godasin sot po ashtu si dje, kur kanë ndryshuar kohët, vitet, biles edhe shekulli, por nuk kanë ndryshuar problemet, hallet, drithërimat, e skamja në zona të tera është po aty.

Migjeni, origjinën e familjes e ka nga Reka në Maqedoni, siç qarteson edhe nipi i tij.

Në këtë zonë kanë jetuar gjithmone shqiptare ortodoksë, të cilët për shkaqe të njohura historike janë asimiluar në masë.

E megjithatë, kjo nuk do të thotë se rrënjet nuk i kanë shqiptare siç edhe herë pas here është pretenduar.

Edhe një tjetër figure e njohur e Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri vjen gjithashtu nga këto anë.

Gjergji 78-vjeçar nipi i poetit nuk lëkundet në pohimet e tij, duke u përpjekur megjithatë të mos cënoje askënd.

Nuk kërkon debate, as akuzon, pavaresisht se ndjesite i lexohen qartazi në sy. Ka një shpirt, e një botë që i duket po aq e pasur, po aq e thellë, po aq e ndjeshme.

Çdokund në Shkodër, Migjeni këlthet dhimbje.

Poeti i mjerimit, siç konsiderohet Migjeni prehet në varrezat e dëshmoreve në periferi të qytetit të Shkodrës, por a mund të ketë mjerim më të madh sesa ky vend i rezervuar mes plehrave për figura të tilla?

Shkodres jo pa qellim ja kane shkeputur migjenin nga krahet, sigurisht jo shkodranet, por ata qe jane perpjekur te luajne me fatet e qytetit ne keto 23 vite, ata qe i prishen shtepine Luigj Gurakuqit, qe s'bejne asgje per Fishten, per varrin e Kole Idromenos, per shtepine e vendin ku prehet Pashko Vasa.

Politika i permend sa here i intereson, por per ta nuk ka bere kurre asgje qe te shkoje pertej fjaleve.

Ne udhetojme drejt Pukes. Vendit ku Migjeni kaloi nje pjese tjeter te jetes se tij. Gjurmet e Migjenit i gjejme vetem ne Puke ku fal pasionit te nje profesori ato nuk kane humbur edhe sot, edhe pse fondet per kete godine muze jane thuajse minimale per te mos thene qesharake.

Fondet e fundit per kete godine jane dhene 10 vite me pare. Me pas kane qene thjesht cikerrima, e megjithate te pakten ketu ka diçka qe mund te vizitohet, te lexohet , te kuptohet, ku brezat e rinj mund te njohin Migjenin, jeten e veprat e tij...

Shkolla muze, ku dikur Migjeni jepte mesim ne mes vitet 30, pavaresisht thjeshtesise e braktisjes ne mbeshtetjen financiare ndaj saj ruan ende sende te vogla te asaj kohe, sende qe duket sikur hera heres fshehin frymarrjet e tij, kollen e thate qe oshetin ende mes mureve.

A doni qymyr zoteri? Pas deres se muzeut nuk eshte askush... As luli i vocerr me tullumbat e tij, edhe pse syte e jeshilta te kafshates se mjerimit duket sikur dallohen dikund te fshehur, ashtu si grushti i malesorit qe kerkon se tejmi jo me t'i bjere malit qe s'bezane, por harreses qe ka rrethuar krijuesin e tij. Migjenin, shkrimtarin qe po perpiqet te shuhet nga bijte politikane te shekullit te ri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Figura kombetare”