"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Feja e GJERGJ KASTRIOTIT: SHQIPTARËSÍA!

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Feja e GJERGJ KASTRIOTIT: SHQIPTARËSÍA!

#1

Post by rrëqebull » Wed Dec 24, 2014 6:25 pm

Image

Një shkrim shtjellues i përkryer që i jep zgjidhje çëshjtes së përkatësisë fetare të Kastriotit dhe që nuk duhet lënë pa lexuar nga ata që duan të zbulojnë se edhe nga kjo pikëpamje madhështia e Tij si Kryeprijatar i Shqiptarísë është e padyshimvënshme!:
[Nuk po trash apo nënvizojte asnjë pjesë të shkrimit sepse është i gjithi i rëndësishëm, që nga rrjeshti dhe fjalia e parë e deri tek e fundit!]

[quote2="'"]Sot abuzohet me shpalljen e Gjergj Kastriotit si "kristian". Tre pikat që përdoren janë ose:

1) tendencioziteti kristianizues i Barletit, ose
2) titulli "Atlet i Krishtit" me të cilin e kanë quajtur dy papë të asaj kohe, Piu II dhe Nikolla V, ose
3) "realiteti i Arbërisë mesjetare", pra ideja pseudoromantike se detyrimisht arbrit ishin kristianë se s'ka mundësi të ishin pa fe apo paganë... (se si krijohet ky pohimi i fundit është metërmend interesante dhe nga ana psikologjike).


1.

Për sa i përket pikës së parë, dëshira e madhe e Barletit dhe e priftërinjve në Perëndim që të justifikonin luftën tonë kombëtare kundër turqve si një luftë fetare midis "kristianësh" e "myslimanësh", nuk ka asnjë bazë reale, sepse nuk mbështetet nga dokumentacioni historik. Lufta ishte fundekrye racore/kombëtare në të gjithë shfaqjet e saj, horizontalisht dhe vertikalisht. Shqiptarët ishin të vetmit që luftuan në gadishull kur të gjithë të tjerët ishin dorëzuar me kohë (si p.sh. elita serbe deri dhe ishte martuar me osmanët). Çdo gjë tjetër është ëndërr me sy hapur dhe shtrembërim e falsifikim o nga dëshira e mirë, o nga bindje të gabuara, o nga direktivat e regjimit, o nga ndonjë problem tjetër identiteti që i shtynte priftërinjtë e huaj të interpretonin gjithçka me anë të fesë, qoftë kjo kristiane a myslimane nëse kalojmë dhe në krahun e kronikanëve osmanë.

Dukuria nuk është aspak e panjohur në histori (aq më tepër në ato vite kur shënohet kulmi i fanatizmit fetar në Lindje dhe në Perëndim). P.sh. dhe fetarët arabë Lekën e Madh e kanë kaluar si mysliman(!), ndërsa fetarët evropianë një sërë figurash si Beethoveni, Shtrausi etj. i kanë kaluar për një kohë të gjatë si kristianë(!) ndërkohë që nuk kanë qenë të tillë... Kjo nuk shihej si problematike në mendësinë e fetarit, sepse në një farë mënyre e ka pasur (dhe disa ende e kanë) dhe të pakonceptueshme se si mund të jetë dikush i pafe dhe të mos identifikohet me fenë.

Nëse Gjergji do të ishte kristian atëherë na lindin natyrshëm pyetje që për nga natyra e tyre dalin krejt retorike: Ç'veprime ndërmori për aspekte të ndryshme të fesë? Sa kisha e manastire ndërtoi? Në sa kisha tregohet "të shkojë të falet" e të kërkojë ndihmë?

2.

Për sa i përket pikës së dytë, titullit "Atlet i Krishtit"; Ky është një keqinterpretim i rëndomtë i vulgut. D.m.th. në këndvështrimin teknik titulli ishte titull politik dhe jo fetar. Ai nuk tregon asgjë për përkatësinë fetare të mbajtësit, por thjesht i jepej atij që në një mënyrë apo në një tjetër po shërbente si pengesë ndaj hordhive osmano-myslimane që kërkonin rrugën drejt Evropës.

Kjo e argumentueshme, pasi papati në atë kohë ishte vetë zot e vetë shkop në Evropë, vendimet e papatit nuk kishin dhe aq të bënin me fenë e subjekteve sesa me politikën e regjimeve të tyre teokracike të Evropës, dhe si një nga pengesat ndaj sistemit politiko-shoqëroro-ekonomik të myslimanizmit që kërcënonte me dinamikën e vet tash në dyert e kontinentit, Gjergji me luftën e tij, ndonëse për arsye krejt të tjera, kontribuon fuqishëm në mosprekjen e Evropës nga këto hordhi, ndaj dhe e meriton fare bukur një mirënjohje nga pushtetarët kontinentalë.

Por prej këtu nuk mund të dilet dhe të pohohet e anasjellta, siç me tepër dinakëri veprojnë kristianët e sotëm. Çështja është se këto tituj janë pjesë e retorikës teokratike dhe asnjëherë s'kanë të bëjnë me fenë e atij që i jepej, nuk pohojnë gjë për fenë e tij, apo qëllimet e tij... Ato tregojnë vetëm për fenë dhe qëllimet e teokracive prej nga lëshoheshin. Aq më tepër që nuk mund të pritej prej këtyre regjimeve të jepnin tituj profanë, tituj jofetarë... sepse nuk kishin tituj jofetarë, kur vetë regjimi i tyre ishte pjesë e papatit, apo vinte nga papa.

"Konjukturat" e kohës ishin që pavarësisht arsyes se për çfarë luftonte Skënderbeu, që nga momenti që ai përbënte amortizim të nevojshëm që një nga pasojat e tij ishte dhe favorizim për qeveritë teokratike dhe status kuonë e tyre në Evropë, atëherë mirë do të ishte që ta nderonin atë si kristian, duke u përkëdhelur ndoshta dhe me idenë sesa burra ishin kristianët... Aq më tepër Barleti (që ishte prift dhe kishte për borxh ta lartësonte figurën e Skënderbeut në sytë e klerikëve që do të lexonin librin e tij, sepse vetëm klerikëve iu lejohej shkrim e këndim atëbotë) që shkruante duke pasqyruar idetë e veta, të ndërthurura me frymëzimin e lashtësisë klasike, në gojët e personazheve.


3.

Për sa i përket pikës së tretë: "realiteti mesjetar" i Arbrit keqinterpretohet duke marrë për bazë numrin e kishave apo shpërndarjen e këtyre, diçka që është kthyer në dogmë sot (apo më saktë shabllon studimor, merret si i mirëqenë dhe nuk e heton kush) dhe deklarohet Arbëria si vend 100% kristian.

Problemi i studimit bashkëkohor me këtë "realitetin e mesjetës", për të cilin flitet, është se gjysma e Arbërisë referohet në burimet e kohës si mospjesëmarrëse në judeokristianizëm, pra gjysma e qyteteve nuk kishin popullsi të deklaruar kristiane. Judeoislamizmi nuk kish ardhur ende. Atëherë përfundimi i vetëm logjik mbetet praktikimi i paganizmit, vegime të të cilit shohim të shpërndara hollësisht në veprën e Barletit, i cili duke qenë se nuk ka ndonjë detyrim ideologjik për përmendjen e këtyre hollësive të përshkruara gjallërisht, mbetet t'i ketë shtuar këto si dëshmi aktuale që i ka vënë re vetë i parë në betejat e mëpasme të tij në Arbëri ku ka marrë pjesë, si psh. në atë të Shkodrës. Pra, pa vetëdije vetë Barleti na shënon praktika të gjalla pagane të asaj kohe që i ka vënë re dhe brenda një qyteti se supozohet se kishte popullsi kristiane.

Është një nga pikat kyçe të të mosqenit fetar të Gjergjit, dhe madje dhe të ushtrive tona shtetërore, fakti se nuk do të gjejmë simbole fetar në luftën e arbërve për mbrojtje kundër Turqisë. Ushtritë e tjera si ajo hungare, rumune apo turke përkundrazi e përdornin kudo haptas simbolin e fesë së tyre.

Atëherë si është e mundur që lufta jonë të paskësh qenë fetare e ndërkaq ne të mos kishim simbol identifikimi si "kristianë", kur përkundrazi kishim një mori simbolesh pagane në gjithë armatimet dhe heraldikën, duke nisur me prijësit e duke mbaruar me këmbësorët e thjeshtë?

Kur je kalorës, feudal, princ, apo mbret kristian, gjëja e parë që ndodh është reformimi i tërë heraldikës së fisnikut në mënyrë që të paraqesë doemos ideologjinë të cilën ky fisnik e ka fort për zemër. Që nga momenti që Gjergji (dhe pjesa dërrmuese e feudalëve të tjerë) tregojnë një farë antipatie të çuditshme kundrejt "simbolit kristian" përderisa nuk e përdorin... ne mund të rrimë e të bëjmë petulla tërë ditën me dëshira... dhe hamendje për kristianizmin e tij, por këto mbeten haptas në fushën e spekulimeve të cilat për fatin e keq të mbështetësve të tyre nuk kanë as ndonjë argument të qëndrueshëm veç dëshirës së këtyre dhe pseudoromantizmit.

Ka patur përpjekje shumë më vonë, që pinjollët e Kastriotit, që u vendosën në Itali, të kristianizoheshin si familje dhe në heraldikë, duke u shtyrë nga papati dhe realiteti italian i kohës, por këto përpjekje nuk kanë lidhje me Gjonin dhe Gjergjin, janë të mëvonshme.

Dimë se Gjergji, për pragmatizëm, i ka ndërruar fetë sipas klimës, po ashtu si dhe i ati i vet, Gjoni. Nqs. Gjergji do të ish vërtet "ushtar i kryqit" atëherë ku janë kryqet nëpër flamujt dhe stemat e tij apo qoftë dhe të familjes nëse kalojmë dhe tek Gjoni?! Si ka mundësi që kjo familje me "atlet Krishti" në gji të mos kishte simbolin fetar, konkretisht katolik, në heraldikën e vet, në kontrast të plotë me ata që metërmend ishin fetarë si puna e Huniadit apo e Vladit që ojniseshin kudo nga kryqi?!

Pra kemi një "kristian" që nuk bën kurrgjë në lidhje me kristianizmin, por madje dhe i hakërrehet priftërinjve në korrespondencat e tij, lufton Venedikun, mashën e Vatikanit, dhe që luftohet nga Venediku... Një kristian që as sipas vetë Barletit nuk bind, sepse në çdo fjalim të tij nuk thotë as "zoti", por "perënditë"... Një kristian që përdor simbole pagane si koka e dhisë me brirë në përkrenare, për nder të Pirros e Lekës, Ledën në vula, shqiponjën dykrenare në flamur, yllin e stërlashtë gjashtëcepësh të diellit si emblemë, etj., etj., dhe askund asnjë shenjë kryqi apo gjysmëhëne... Një kristian që mburret me Lekën dhe Pirron nëpër korrespondencë, ndërkohë që ka plot shembuj të tjerë të ndritur për të adhuruar e marrë si model por që çuditërisht i shpërfill krejt, si p.sh. rëndom Konstandinin me të cilin për kontrast rropateshin të identifikoheshin tërë fisnikët e Evropës së asaj kohe...

Në krahasim, është shumë e lehtë të provohet kristianizmi i Huniadit, madje dhe i Vladit, megjithëse ky ka marrë dhe mallkim nga kisha, e Kastriotit nuk i provohet dot, madje mund të hidhet krejt pa frikë tashmë teza se trimi ka qenë pagan (në kuptimin e ndjekësit të traditës burimore shqiptare), ultranacionalist (kryeprijës i luftës kombëtare), pragmatist (shfrytëzim i aleancave për arritjen e synimit të tij) dhe moskokëçarës ndaj fesë (në fushën personale, përderisa nuk i jep respektin e duhur por i shfrytëzon si vegla).

burimi: vargmal.org[/quote2]

Post Reply

Return to “Figura kombetare”