"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dekorohet me ‘Nderi i kombit’ Rrapo Hekali

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Dekorohet me ‘Nderi i kombit’ Rrapo Hekali

#1

Post by Adriana » Sat Apr 18, 2015 9:19 am





Me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe nderimi të merituar për atdhedashurinë e rrallë, shpirtin e pamposhtur luftarak, luftën e përpjekjet e tij të paepura liridashëse kundër zgjedhës dhe pushtimit osman”, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar Rrapo Hekalin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”. Titulli ju dorëzua familiarëve të heroit, Rrapo Hekalit në një cermoni të zhvilluar, në teatrin antik të “Bylis”, në Fier.

download (1)Në fjalën e Tij Presidenti Nishani theksoi se: “Jemi mbledhur për të përkujtuar dhe nderuar njërin prej figurave më mbresëlënëse të rilindjes shqiptare: Kryetrimin mallakastriot Rrapo Hekali, birin e lavdishëm të Hekalit, por edhe njërin nga kapedanët më të shquar në historinë e shekullit XIX të Shqipërisë. Rrapo Hekali me karakterin burrëror, me shpirtin e fuqishëm e të pamposhtur atdhetar, me mbrojtjen e vegjëlisë nga shtypja e mjerimi, me urrejtjen e pashterur kundër pushtuesve turq dhe sunduesve feudalë të vendit, ka hyrë dhe është gdhendur përjetësisht në kujtesën dhe ndërgjegjen e brezave shqiptarë si një legjendë e papërsëritshme dhe si një hero nga ata, të cilët nëna i lind veç njëherë në shekull apo edhe më rrallë.”

Të pranishëm në këtë dekorim ishin edhe deputetë të zonës si: Prefekti i Fierit, Xhevit Bushi, Kryetari i Qarkut, Vangjel Ndreka, Kreu i komunës Hekal, Eqerem Beqiraj, kryetarë komunash fqinje si dhe qytetarë të zonës.

Në mbyllje të kësaj ceremonie ishte pregatitur një program artistik me këngë e valle të zonës nga grupi polifonik “Gjergj Araniatasi” i Mallakastrës.

Më poshtë fjala e plotë e Presidentit Bujar Nishani

“I nderuar zoti Kryetar i Komunës,

Të nderuar deputetë të pranishëm,

Kryetar i Bashkisë, përfaqësues të autoriteteve vendore,

Të dashur vëllezër dhe motra mallakastriotë!

Sot në këtë ditë kaq të veçantë e të bukur, nën këtë qiell të kaltër e me këtë diell kaq rrezatues e në këto vise të lashta arbërore, jemi mbledhur të gjithë së bashku për të përkujtuar dhe nderuar njërën prej figurave më mbresëlënëse të para rilindjes sonë kombëtare.

Kryetrimi mallakastriot Rrapo Hekali, i cili ishte një bir i lavdishëm i Hekalit, por edhe njëri prej kapedanëve më të shquar në historinë e shekullit XIX të kombit shqiptar. Liria dhe pavarësia e mëmëdheut tonë të shtrenjtë nuk do të ishte fituar dhe as do të kishte qenë e mundur këtu e njëqind e tre vite më parë, po të mos kishin qenë këta pararendës anembanë viseve shqiptare, që nga Kaçaniku e deri në Mallakastër.

Rrapo Hekali e ka vendin e vet të nderuar e të merituar në panteonin e luftëtarëve shqiptarë të lirisë, të atyre kampionëve të shqiptarizmës, të cilët nuk e duruan kurrë mbi supe zgjedhën e huaj, dhe për këtë paguan çmimin më të lartë: derdhjen e gjakut dhe sakrificën sublime të dhënies së jetës për këtë truall dhe këtë shqiponjë dykrenare.

Sot në cilësinë e Kreut të Shtetit shqiptar më duhet që të përulem me mirënjohje dhe nderim përpara kësaj figure të tillë heroike, përpara një kryengritësi par excellence, para një trimi që vuri kauzën e lirisë kombëtare mbi çdo gjë tjetër, madje edhe para jetës, duke derdhur gjakun dhe vaditur me të pemën e lirisë, frytet e ëmbla të së cilës sot po i shijojmë sot ne, stërnipërit e tij.

Rrapo Hekali me karakterin burrëror, me shpirtin e fuqishëm e të pamposhtur, me mbrojtjen e vegjëlisë nga shtypja, nga mjerimi, me urrejtjen e pashterur kundër pushtuesve dhe sunduesve osmanë të vendit, ka hyrë dhe është gdhendur përjetësisht në kujtesën dhe ndërgjegjen e brezave shqiptarë si një legjendë e papërsëritshme dhe si një hero nga ata, të cilët nëna i lind veç njëherë në shekull apo edhe më rrallë. Rilindja Kombëtare Shqiptare, ashtu siç do lëvizje për çlirim kombëtar, ka nxjerrë njerëz të penës e të pushkës. Ka pasur rilindas të veçantë që kanë qenë edhe të penës e të pushkës. Por unë guxoj ta radhis ndër ata rilindasit të pushkës dhe të penës Rrapo Hekalin duke e klasifikuar jo vetëm si rilindas të pushkës, për arsye se një shprehje e tij u bë slogan i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, u mor dhe u përhap nga rilindasit e penës në shtypin e Rilindjes.

Parulla e kësaj kryengritjeje që u bë moto e gjithë lëvizjes sonë të Rilindjes Kombëtare ishin fjalët e Rrapo Hekalit: ‘Sos për mua a për ti, por për gjithë Shqipëri!’ Dhe kjo ishte përgjigja që Rrapo Hekali u jepte atyre që e pyesnin: ‘Përse lufton o derëzi?’

Kjo është hera e parë që çështja e çlirimit kombëtar u shpall kështu qartë dhe botërisht. Kjo do të thoshte se krerët e kryengritjes nuk luftonin për pushtet, për të krijuar pashallëqe, por për diçka më të madhe, për çlirimin kombëtar. Rilindasit e penës kanë lënë vepër të madhe të shkruar, me të cilën mund të njihen dhe të edukohen tërë brezat e sotëm e të së ardhmes. Rrapo Hekali ka lënë vetëm një fjalë në letrat e Rilindjes, por ajo është monumentale. Për rilindasit e pushkës, të cilët nuk kanë lënë vepër të shkruar, është kujdesur populli me këngët e tij që të shkruajë për ta dhe të përcjellë heroizmat e tyre ndër shekuj. Dhe kështu ata janë ngulitur në kujtesën e pavdekshme të popullit.

Rrapo Hekali, ky bir i Mallakastrës, është i njohur anembanë Shqipërisë dhe kudo ku jetojnë shqiptarë në trevat e tyre apo në diasporë, pikërisht për shkak të pushkës dhe të fjalës së tij. Nuk ka shqiptar që nuk ka dëgjuar së paku një nga këngët që i këndohen atij dhe që nuk e ka mësuar në shkollë sloganin e Rilindjes që ka atë hero si autor, si shprehës i urtësisë popullore. Nuk është rastësi që kryengritja në të cilën u bë i famshëm Rrapo Hekali ndodhi në fund të dekadës së pestë të shekullit XIX.

Ishte një periudhë e lëvizjeve për çlirim kombëtar e shoqëror në tërë Evropën. Kjo atmosferë evropiane u ndje edhe në Shqipëri. Nuk mund të shikohet kryengritja e madhe shqiptare e viteve të fundit të dekadës së pestë të shekullit XIX jashtë këtij konteksti evropian të asaj kohe. Kjo ishte hera e parë që një kryengritje në Shqipëri ku nuk luftohej thjesht pushtuesi, por luftohej edhe për të mbrojtur vlerat shoqërore, se Tanzimati ishte një reformë që kërkonte të impononte një diktat mbi fshatarin shqiptar në atë kohë. Kjo ishte e para lëvizje e gjerë popullore në Shqipëri, me një përfshirje të gjerë të shtresave të shoqërisë. Dhe e veçanta e kësaj kryengritjeje është se ajo në kulmin e vet nuk prodhoi një pashallëk të ndonjërit të udhëheqësve të saj, siç kishte ndodhur më parë në Shqipëri.

Ishte meritë e prijësve popullorë si Rrapo Hekali që të mos i lejonin feudalët, të cilët iu bashkuan kësaj kryengritjeje që ta keqpërdornin atë. Kapedan Rrapua dhe vëllai i tij Hamiti u lindën këtu në Hekal nga prindër vendalinj, të cilët i ushqyen që në fëmijëri me një atdhedashuri të pashembullt duke i mbrujtur vetëm me ndjenjat dhe vlerat më të mira atdhetare shqiptare dhe liridashëse.

Nuk ka asgjë që mund ta rrisë më tepër kurajën dhe energjinë e një populli se sa rreziqet me të cilat ai është përballur për të fituar në fillim lirinë e mëvetësisë, e më pas për të ruajtur sovranitetin e shenjtë të Atdheut Në Kuvendin e Poçemit ku u mblodhën e morën pjesë kryengritësit e Mallakastrës, Myzeqesë e Labërisë u vendos të luftohej për lirinë e vatanit. Aty u lidh besa dhe u bë betimi me kryqëzim armësh dhe Kapedan Rrapo Hekali me brohoritje u zgjodh komandant i kryengritjes nga i gjithë populli në atë kohë.

Unë mendoj se deviza e Rrapo Hekalit ‘Sos për mua a për ti, por për gjithë Shqipëri!’ vlen edhe sot si në kohën e Rilindjes Kombëtare. Sot vlen për të gjithë, për ne, politikanët, për zyrtarët, që në detyrat që mbajmë të punojmë për vendin e jo për interesat personale tonat.

Vetëm për këtë devizë Rrapo Hekali do të meritonte të ishte ‘Nderi i Kombit’. Por unë guxoj të them se ai meriton të jetë ‘Nderi i Kombit’ edhe se në sajë të tij dhe të disa të tjerëve si ai, Shqipëria iu bashkua lëvizjes evropiane për çlirim kombëtar dhe shoqëror në mesin e shekullit XIX që prodhoi një emancipim të gjerë shoqëror.

Lavdi përjetë figurës dhe kujtimit të paharruar të Kapedan Rrapo Hekalit dhe gjithë atyre trimave mallakastriotë që luftuan kundër pushtuesve ndër shekuj!

Nderim, përkulje dhe bekim për Mallakastrën heroike dhe popullin e saj të ndershëm! /oranews/botasot/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Figura kombetare”