"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Altin Kocaqi pushofsh ne paqe

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
binu
Junior Member
Junior Member
Posts: 5
Joined: Mon May 26, 2014 2:02 am
Gender: Male

Altin Kocaqi pushofsh ne paqe

#1

Post by binu » Fri Feb 03, 2017 4:56 am

Sot u nda nga jeta miku yne Altin Kocaqi.

Pushofsh ne paqe, do na mungosh mik

Si1ri
Member
Member
Posts: 23
Joined: Mon Feb 01, 2016 7:03 pm
Gender: Male

Re: Altin Kocaqi pushofsh ne paqe

#2

Post by Si1ri » Fri Feb 03, 2017 1:12 pm

Ngushellime famiuljes dhe te afermeve.
I leht qoft dheu.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Altin Kocaqi pushofsh ne paqe

#3

Post by Zeus10 » Fri Feb 03, 2017 6:26 pm

E perjetova shume keq humbjen e Altinit, megjithese nuk e njihja nga afer. E them pa medyshje qe humbja e njerezve si Altini, eshte e dhimbshme jo vetem per familjen e tij, por per te gjithe ne. U prefte ne paqe.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Altin Kocaqi pushofsh ne paqe

#4

Post by Arbëri » Fri Feb 03, 2017 9:41 pm

Ngushellime familjes dhe te prehet ne paqe shoku dhe kolegu i ketij forumit Altin Kocaqi , qe mesova shume nga ai :oops: :

viewtopic.php?t=2023
http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=70&t=240
http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 2&start=15
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

GaniB
Member
Member
Posts: 25
Joined: Thu Jan 12, 2017 6:26 pm
Gender: Male

Re: Altin Kocaqi pushofsh ne paqe

#5

Post by GaniB » Sat Feb 04, 2017 11:45 am

Dritë e përjetshme iu bëftë shtrat. Forcë e kurajë të afërmve, miqve e dashamirësve.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Altin Kocaqi pushofsh ne paqe

#6

Post by Zeus10 » Sat Feb 04, 2017 7:54 pm

Do sjell nje punim te tij:
ORIGJINA E ETRUSKVE
Punoi: Altin Kocaqi
Prejardhja e Etruskeve ka gati njegjysem mijvjecari qe e mundon boten dijetare edhe perse ka te dhena e burime te konsiderusheme mbishkrimore, arkeologjike e teorike per popullsine qe banoj Etrurine edhe ne kohet historike.Prejardhjen e Etrurise do ta studjojm paralel me enigmat e tjera te viteve historike qe lane mbase dhjetra mijrave mbishkrimeve te tjera te shkruajtura ne gjuhe te panjohura ne pellgun Etruri – Azi e Vogel, duke pershkruar keshtu nen kete pellge edhe Ilirin e koheve historike,Greqin,Maqedonin e Thraken.Misteret nuk perfundojne ketu por futen edhe me thelle ne shkencen e krahesimit te fjaleve ne te cilen eshte nxjerre si perfundime se “fjalet e perbashketa ne gjuhet evropiane jane tregues te nje gjuhe meme qe flitej diku ne nje pellge ku jetonte e njejta popullsi”,por ende nuk eshte gjetur nje pellge i tille qe te pranohet nga gjithesia dijetare.
Duke u nisur nga te dhenat e antikitetit edhe arritjet shkencore vrejme se ekzistojne pese teori kryesore per prejardhjen Etruskeve misterioz qe banuan zonen me pjellore te Italise se veriut(1) . Teoria e origjines trojane.Teoria e origjines pellazge .Teoria e origjines ilire..Teoria e autoktonis etruske. Teoria e origjines nga Alpet e Evropes
Ne nje kohe qe pervec teoris se prejardhjes nga alpet te katerta teorit e tjera duket se kane te perbashket ne disa menyra prejardhjen pellazgjike qe do te thote njekohesisht nje pellge i madhe i cili banohej nga e njejta popullsi.
Do ndalemi shkurtimishte tek teoria e prejardhjes Pellazge te etruskeve duke u mbeshtetur ne nje mori te dhenash e supozimesh qe hedhin drite mbi nje substrakte me te gjere se vete kuptimi i territoreve te njohura historikishte me emrat krahinore.
1-Shaban Dervishi: Historia e Romes, f 19-21.Shtepia botuese e librit universitare,Tirane 2005.
Hyrja
Te dhenat e antikitetit per Etrusket edhe arti etruske, i shprehur me ane te punimeve te ndryeshme Etruske, jane faktore tregues qe tregojn lidhjet e Etruskeve me luften e Trojes, dhe me Pellazget.E dhena e Herodotit per shperngulie nga Lidia te popullsis qe banoj Etrurine e mbeshtetur nga vete punimet etruske mbi anet e mbasme te pasqyrave si edhe e dhena e Homerit per fiset gjitone pellazgjike qe luftonin krahe trojaneve jane te dhena te konsiderueshme per te krijuar historikishte lidhjen e etruskeve me pellazget.E dhena e Hesiodit se “pellazget mbureshin se ishin autokton edhe me te vjeter se hena “ me te dhene e Dionisit Halikarnasos se “etrusket e quanin veten rasna,autokton” jane deshmi treguese te nje popullsie qe e konsideronte veten e saj vendase edhe autoktone.Perfundimet e G Hahn per iliropellazgjishten edhe arritjet e Demetrio Camardes afrojne gjuhesishte shqipen me pellazgjishten,kurse punimet e Zaharia Manjanit,Jakovos Thomopulos ,R De Angelit,Z Manjanit,A F Kocaqit etje ,tregojne shqipen si gjuhen e etruskeve.
Ne kete menyre substrakti Trojan-autokton-pellazge-ilire permblidhet edhe i gjen te sakta perfundimet e G Hahn per iloropellazgjishten nga Etruria ne Azin e Vogel(2) .Por jo nen kuptimin e nje shteti ,kombi , a mbreterie,por ne kuptimin e nje popullsie krahinash qe fliste te njejten gjuhe edhe kishte te njejtat tradita.
2-Eqerem Cabej: Hyrje ne Historin e Gjuhes Shqipe ,f 91,Tirane 2005(ribotim)
Kreu I
1-Lidhjet pellazgoetruske: Antikiteti edhe Arti Etruske
1,a.Antikiteti
Herodoti 1,49 flete per thatsiren qe pushtoj Lidin edhe qe e detyroj mbretin Ati te niste nen komanden e te birit te tij Tyrrin nje pjese te mire te popullsis .Keta erdhen e fillimishte u vendosen ne Umber dhe vetquheshi Tirine,sipas emrit te udheheqsit te tyre.Gjarja datohet diku aty nga 1200 pes ,kohe kur ndodhI edhe lufta e Trojes,ndaj kjo na jep pasen te shikojme te dhenat per perreth Trojen nga Homeri edhe antikiteti .Iliada(3) II 840-843 Hipotheu sjelle fiset pellazge fqinje te Trojes ,ne nje kohe pranohen boterishte se jane te ndryeshem nga greket edhe ne histori pellazget pranohen si “paragreket”.
Straboni(4)(5),Gjeografia 4,4 si riverteton te dhenen e mesiperme te Homerit per fqinjet e Trojes vazhdon te na kujtoj nje te dhene nga Andiklidi se “pellazget banonin Limnon e Imbron ,disa prej tyre, u bashkuan me te shperngulurit nga Lidia edhe shkuan me ta ne Itali me mbretin Tyrrin.
Te dhenat e antikitetit i duan etrusket si te shperngulur nga pellazget prane Trojes,Lemnit e Imbros ,dhe te vendosur ne Etruri.Kjo do te thote se etrusket jane te ardhur ne trojet e tyre edhe ne kete menyre shkone ndeshe me mendimin e Dionisit Alikarnasos qe na thote se “etrusket ishin autokton edhe e quanin veten e tyre rasna=autokton”(6).Por ekziston edhe nje e dhene tjeter nga Straboni qe thote se “mbreti Maleo pasi sundoj ne nje kohe te gjate mbi pellazget me kryeqender ne Regis-Villa,la Italin edhe bashke me Pellazget kaloj ne Athine(7). Duke i permbledhur keto te dhena te kunderta nxjerrim si perfundim te njejten ndjenje krenarie si ne Etruri edhe tek Pellazget ne Peloponez pasi Hesiodi(8) na thote se “pellazget mburreshin se ishin autokton edhe me te vjeter se hena” edhe kjo tregon po te njejten ndjenje krenarie te pellazgeve ashtu si te etruskeve,ndaj edhe nisur nga
3-Homeri,Iliada.Gj Shllaku
4-Straboni,Gjeografia,4,4
5-Perkthimet e ketueshme nga te dhenat ne gjuhen greke i kryej vete une si njohes i gjuhes greke.
6-Dionisi Alikarnasos,Lashtethenia Romake,I,30
7-Iliret edhe Iliria tek autoret antike,Tirane 1965,f 152
8-Hesiodi.Merk west,160-163
ndjenja e njejte e te qenit autoktone nuk munde te gjykojme vajtjet apo ardhjet por do gjykojme ate cka na deshmojne te dhenat per vete ndjenjen e Etruskeve edhe Pellazgeve.Te dhenat e mesiperme te antikitetit deshmojne se Pellazget edhe Etrusket kane te njejten prejardhje me pellazge si edhe te njejten ndjenje krenarie per prejardhjen e tyre autoktone.Ne kete kendveshtrime dy teorite e prejardhjes autoktone ,apo pellazge ,shkrihen ne nje teori te perbashket qe sido qe te quhet flete per autokton te se njejtes rrace pellazge.
1,b.Arti Etruske
Prejardhja e etruskeve nga pellazget prane Trojes duket qarte edhe tek faktori “arti i etruskeve” i shprehur me ane te punimeve te tyre te shumellojshme,por ketu po ndalemi tek ana e mbasme e pasqyrave etruske te zbukuruara me peisazhe nga ndodhite homeriane te luftes se trojes. Po sjellim disa prej tyre qe jane botuar nga Giuzeppe Foscarini “La linguea degli Etruschi”(9)
9-La lingua degli etruschi,Giuzeppe Foscarini
ELINE, ELEHSANTRE,MENELE,TURAN
Ne kete punime shfaqen nga majta ne te djathte Elena,Pari,Menelau, Aferdita respektivishte ne radhe sipas emrave qe etrusket kishin per ta Eline,Elehsantre,Menele,Turan.Nen veshtrimin e perendis se dashuris,Aferdites,Pari rremben Elenen.Ky rrembim armatos doren e Menelaut qe shfaqet me shtize ne dore.
Pason nje tematike tjeter fantastike e shkeputur nga dyeli Ajaksit me Hektorin nga Iliada e famshme e Homerit VII 28-160 (10).Dita e pergjakshme u vendos te mbyllej nga Apolloni e Athina me nje dyluftim mindis Hektorit e me trimit te ushtris se Atreidit .Me trimi ishte Akili,por ky qe zemeruar e nuk merrte pjese ne lufte.Ne vende te tije i bie shorti Ajaksit te ndeshet me Hektorin edhe perse ai nuk ishte me trimi i atreideve.Ne punimin e meposhte Ajaksi shfaqet me emerin etruske te te jatit te tij ,Teltipunit. qe ne e njohim nga Homeri si Telamoni.
10-Homeri,Iliada,perkthimi i Gj Shllakut
AKLE-TELTIPUN-EKTUR
Ne kete punime etruske mbi kete ane te mbasme te kesaj pasqyre shfaqet miti i lindjes se Athinas nga koka e Zeusit.Nga e djathta ne te majte kemi Sethlansin=Hefestin me sopaten dyteheshe te Zeusit e cilia i ra nga dora e i cau koken Zeusit per te vershuar nga koka e tij Athinaja e armatosur.Nga ana e majte shfaqet mamia,Thalna, ne mese Tina=Zuesi edhe mbi koken e tij vershon Athinaja e cila merret ne krahe nga dadeja e saj Thanr.
SETHLANS-THANR-TINA-THALNA
Arti i Etruskeve flete per boten artistike te gjarjeve legjendare te luftes se Trojes,ne nje kohe qe dihet se Lidia shtrihej aty prane edhe banohej nga Pellazget kurse Troja mbahet e themeluar nga Dardani nga fara e te cilit rrithte edhe Priami.
Kreu II
II ,a .Pellazget
Duke ndjekur gjurmet e prejardhjes se Etruskeve kemi arritur ne te dhenat qe i duane etrusket te kene lidhje te ngushta me Trojen Dardane edhe Pellazget prane saj .
Si Pellazget edhe Dardanet jane te ndryeshem nga greket por kur flasim per luften e Trojes sote ne histori nenkuptojme luften e famshme mindis grekeve,vecse antikiteti e mohon nje gje te tille si Herodoti I 56-58 qe cuditet me grekezimin e Athines pellazge po ashtu edhe Thukididi qe do shohim me poshte .
Shpresa se Lineari B ishte gjuhe greke u shuajte shume shpejte edhe bashke me te nje dokumente qe do na bindi per ekzistencen e grekeve ne mijvjecarin e dyte. Grekologu John T Hoker 1980 “Linear B an Introduction” Bristol classical press.U K 1980 paragrafi 50 (11)shkruan se :
“Duke vertetuar se nje radhe fjalesh shkruhej me zgjedhimin “a-mi-ni-si-ja,a-mi-ni-si-jo etje ,M Ventri nuk vertetoj ekzistencen e asnje fjale te vetme ne Linear B ,pasi emrat vendore ishin pranuar prej kohe se i perkisnin shtreses paragreke”
Ndersa Thukididi shkone edhe me tej duke sqaruar se ne luften e Trojes cdo gje thirej sipas emrit te qytetit edhe qytetet me te shumta i banonin Pellazget:
Την αδυναμίαν, άλλωστε, των παλαιών καιρών μου φαίνεται ότι αποδεικνύει και το γεγονός προ πάντων ότι πριν από τα Τρωικά τίποτε δεν επεχείρησεν από κοινού η Ελλάς. Νομίζω μάλιστα ότι το όνομα αυτό ούτε είχε δοθή ακόμη εις όλην την χώραν, ούτε καν υπήρχε προ του Έλληνος, υιού του Δευκαλίωνος, αλλά τα διάφορα φύλα, και εις μεγαλυτέραν έκτασιν το Πελασγικόν, έδιδαν το όνομά των εις τα υπ' αυτών κατοικούμενα διαμερίσματα. Την καλυτέραν απόδειξιν παρέχει ο Όμηρος. Διότι, μολονότι έζησε πολύ ύστερον και από τα Τρωικά, πουθενά δεν ωνόμασε με το όνομα αυτό όλους, ούτε άλλους εκτός εκείνων που ηκολούθησαν τον Αχιλλέα από την Φθιώτιδα, οι οποίοι ήσαν και οι πρώτοι Έλληνες, αλλ' αποκαλεί αυτούς εις τα ποιήματά του γενικώς Δαναούς και Αργείους και Αχαιούς.
“Pamundesin,sigurisht,te koheve te vjetra,me duket se verteton mbi te gjitha edhe e verteta se para luftes se Trojes asgje nuk ndermori se bashku Greqia.Mendoj se ne te vertet as ky emer nuk eshte dhene per te gjithe vendin dhe as qe ekzistonte para Elinos djalit te Dhefkalionit ,por fiset e ndryeshme ,ne shtrirjen me te madhe PELLAZGET,emeroheshin sipas emrave te vendbanimeve.Proven me te mire e ka Homeri.Sepse,edhe perse jetoj shume me vone se Luftrat e Trojes ,ASKUND nuk emeroj me kete emer te gjithe ,perve atyre qe erdhen me Akilin nga Fthiotidha te cilet ishin edhe Greket e pare,por i quan ata ne poemat e tij pergjithsisht ,Danaus,Argjeus,Akej (12)
Ne kete menyre teorive per prejardhjen e Etruskeve i shtohet edhe nje e dhene tjeter qe e do boten trojane si bote jogreke .Kjo e dhene ju bashkohet te dyja teorive te mesiperme per prejardhjen pellazge apo autoktone te etruskeve pasi ne anen teorike trojanet vertetohen si paragreke edhe si rrjedhoj paragreket njihen pellazget.
II ,b Gjuha e Pellazgeve dhe iliropellazgjishtja
Tre teorit e prejardhjes se Etruskeve u bashkuan ne nje teori te nje prejardhje te perbashket paragreke autoktone pellazge.Ajo cka na mbetet per te sqaruar me teje eshte teoria e prejardhjes ilire e njohur kryesishte ne shqiperi nga punimi i Zaharia Manjanit,por edhe nga pika e katert e perfundimeve te G Hahn ne “Studimet Shqipe” qe e do ilirishten si gjuhen pellazge qe shtrihet me skaje nga Etruria ne Azine e Vogel.Kjo teori mbeshtetet ne disa punime mbi mbishkrimet etruske qe e duane gjuhen e Etruskeve si gjuhen shqipe,si rrjedhoj ilirishte.
Jakovo Thomopulos 1912 ,Pellazgjika , na jep nje mori mbishkrimesh te cilesuara paragreke edhe te panjohura per gjuhen greke e latine.Ne keto mbishkrime ai paraqet mbishkrime dygjyheshe etrusko latine,mbishkrime etruske,liko-greke,like,eteokretane etje ne te cilat ai me ndihmen e Petro Xhovanit nga Elbasani edhe Evlogjio Korillas nga Korca ja arrine te lexoje shqipen tek mbishkrimet etruske,like,kerike,eteokretane etje.
Robert De Angeli me Enigmen e tije te famshme ecen po ne te njejten rruge me Thomopulon,po keshtu edhe A F Kocaqi “Shqipja Pellazge” Tirane 2009
Te gjitha keto punime e sjellin gjuhen shqipe si gjuhen pellazgeve ,brenda se ciles vendosin edhe etruskishten.
Epoka pellazgjike tregohet teje e banuar ne truallin aktuale te shqiptarve edhe jo vetem pasi edhe vete kryeqendra historike e Pellazgeve mbetet te ishte ne Tomorrin e shume levduar si “Tomorri i Zotit” pasi si mali Pteleon edhe rrjedha e Thiamit nuk tregojne asnje “Tomarus edhe asnje Dodone “ sipas Strabonit kur ai shpjegon keto zona(13). E thene historikishte nga Perikli Ikonomi , Dodona fle nen tone dherash ne malin e Tomorrit duke pritur zbardhjen e saj.Si rrjedhoj ne se pellazget flasin gjuhen shqipe ateher me pare se kudo kemi te dhena treguese qe ata banonin ne truallin aktuale te shqiptarve:shqiptaret autoktone.
Jo vetem ne anen mbishkrimore por edhe ne anen gjuhesore te shkences se krahesimit te fjaleve shqipja vertetohet te jete gjuha e pellazgeve,edhe si rrjedhoje dele teper i qarte substrakti iliropellazge i prejardhjes se Etruskeve pasi “ishin pellazge dhe flisnin gjuhen qe shpetoj shqipja jone,bija e ilirishtes”.Por si do arrijme shkencerishte tek gjuha e Pellazgeve?
Po i drejtohemi nje thenie te Eqerem Cabejt (14)per “mbeturinat e substraktve te vjetra te gjuhes se paragrekeve” ne menyre qe te qartesojme rruget shkencore mindis shqipes edhe pellazgjishtes:
“Nje interest e vecante per gjuhesin shqiptare paraqet ceshtja a ka ndonje lidhje mindis gjuheve ose gjuhes se substrakteve paragreke te Greqis se vjeter edhe gjuhes shqipe,ose mbeturinave te atyre substrakteve ne kete gjuhe.Ky problem lidhet me emerin e Pellazgeve”
Eqerem Cabej.Hyrje ne historin e gjuhes shqipe.f 90-91
Kjo do te thote se mbetjet origjinale te gjuhes se paragrekeve qe vijne ne ditet tona te shpetuara me ane te fjalorve te hershem jane treguese te gjuhes se paragrekeve=Pellazgeve…..
Historiani greke Pavlos Karolidhu nen permbledhjen e Konstandin Paparigopulos ne librin “Istoria tu elliniku Ethnos” pranon si te drejta perfundimet e Demetrio Camardes se “me ane te mbetjeve origjinale te gjuhes se Homerit ,gjuha shqipe eshte gjuhe parahomeriane”(15),ne kete pike bashkohet e thena e mesiperme e Cabejt me shkencen e krahesimit te fjaleve edhe mbeshtetjen historike te saj.Kjo rruge shkencore perben bazen me te sakte per te shkuar nga poshte larte tek gjuha e paragrekeve .
I te njejti mendimi eshte dhe gjuhetari Arvanite Panajoti Kupitori,po keshtu edhe Thomopulos mbi te cilet bazohet edhe A F Kocaqi ne nje doreshkrim ne punime e siper qe kame fatin e mire ta njohe edhe me lejen e tije te paraqes disa fjale ne lidhje me “mbetjet origjinale te gjuhes se paragrekeve” ne te cilin ai grumbullohen gati 1500 fjale te shqipes duke u bazuar tek fjalori i Hesiqit(16).
11- J T Hooker.,Linear B an Introduction,parag.50
12-Thukididi.,Istoria ton Peleponesiakon Polemon,hyrje.Perkthimi i E K Venizelios nga greqishtja e vjeter ne greqishten e re.Riotim ne greqisht.Shtepia botuese “Biblopolio tis Estias” 1960 ,Athine.Botimi i pare:Oxford University Press.
13-Strabon.i,Gjeografia, VI
14-Hyrje ne historin e gjuhes shqipe,E Cabej ,2005,f 90-91
15-Karolidhu Paparigopulos,Istoria tu elliniku etnos.
16-Hesychii Alexandrinos Lexicon-Kurt Latte
Origjinali----si lexohet--------greqisht-shqip--------------pellazgoshqipja
Κρουναι-----krune----------pigji=burim-------------------krune=krun,krua
Βη------------vi----------------porevome=eci--------------vi=vi
Πλαγαν------plagan--------pligji=plage--------------------plagan=plaga
Γουνασει----gjunasi--------gonatizi=gjunjezon---------gjunasi=gjunjasi
Πραιναι-----prene-----------prionizi=pret,sharron--------prene=prene
Βραπτην---vraptin----------treqin=vrapojn----------------vraptin=vrapin Γουνον------gjunon--------gonatizi=gjunjezon-----------gjunon=gjunoj
Ετας---------etas------------i gonis=prindrit----------------etas=eta,im et.
Βρεμει--------vremi--------vlepis=shikon--------------vremi=vrem,vrejtem
Βραχειν------vrahin---------psofise=ngordhi-----------vrahin=vrahin
Ζεει----------zei--------------flegji=pervelon----------------zei=zjej,zi,zin
Βειη----------vij--------------iselthis=vij----------------------vij=vij
Ζοτεαττας—Zoteatas-----Apolloni=Perendia--------zote atas=Zoti At
Γανειν--------gjanin---------mjazin=gjajne------------gjanin- gjanin
Αυς-----------ais------- -----aftos = ai ------------------ais=ai
Βραχε--------vrahe---------psofise=ngordhi-------------vrahe=vraje,vrar
Πεννα---------pena---------ftero=penda------------------penna =penda
Γραος--------graos---------gjini=grua----------------------graos=gra
Μαλα---------mala----------ori=male-----------------------mala=male
Γαναι---------gjane----------periptizi=afersisht----------gjan-ngjane
Εικει-----------iki-------------ipohoro=terhiqem------------iki=iki
Βαν-----------van-----------porevute=shkojn,ecin--------van=van
Γρουμος----grumos------skapto=germoj--------------grumos=germosh
Βρατιν--------vratin--------ktipun=godasin-------------vratin=vrasin
Εικιν----------ikin-----------ipohorun=largohen---------ikin=ikin
Κρειον--------krion---------vasilias=mbreti--------------krion=kryeja
Εστε----------este----------iparqi=ekziston--------------este=eshte
Κορτειν-------kortin--------kurion=krasisin--------------kortin= korrin
Keto fjale jane pikerishte ato cka Cabej mesiper i lidhe me Pellazget por qe kurre ne punimet e tija nuk more posacerishte me to .Jane ato fjale per te cilat flasin edhe arvanitet Karolidhu,Redhi e Kupitori, si edhe arbereshi Demetrio Camarda .Jane tregues qe vertetojne gjuhen shqipe si gjuhen e pellazgeve dhe si rrjedhoj i vertetojne si te sakte piken e katert te perfundimeve te G Hahn.
Perfundimet.
Nga te dhenat e antikitetit vrejtem se etrusket pretendohen te kene ardhur nga fiset pellazgjike te Limnos,Imbros edhe sidomos nga Lidia prane Trojes se famshme qe dikur banohej nga fiset pellazgjike qe Homeri i rendite krahe te ardhurve ne ndihem te trojanve. Por nuk mungojne ne te kunderten edhe te dhena qe i duan athinasit si te ardhur nga Etruria. Vete arti etruske na jep te dhena primare per lidhjet e tyre me luften e Trojes edhe heronjet legjendare te kesaj lufte ,kurse ndjenja “autoktone” si tek pellazget edhe tek etrusket eshte nje tregues me shume qe na le te kuptojme se ne te treja rastet(trojane,pellazge,autokton ) flitet po per te njejten popullsi qe permblidhet nen emrin Pellazge.
Prejardhja ilire e etruskeve nen kendveshtrimin gjuhesore kalone shkalle shkalle nga poshte larte nga shqipja tek ilirishtja e me larte tek pellazgjishtja .Ketu nuk munde te nenkuptojme prejardhjen e vajtjes apo te ardhjes se popullsis etruskoilire pasi kjo nuk mbeshtetet gjekundi ne te dhena e tregues te tjere historike,vec ne gjuhen e perbashket me baze arritjet mbishkrimore e gjuhesore qe permendem mesiper.
Prejardhja e drejtperdrejt ilire e etruskeve nen konceptin Iliri-Etruri ose e kunderta, per njohurit e mija,nuk mbeshtetet as ne teori as ne histori e as ne arkeologji,por vetem ne gjuhesi edhe kjo nen teorin e perfundimeve te pikes se katert te G Hahn per iliropellazgjishten me skaje nga Etruria ne Azin e Vogel.Kjo do te thote se si Etrusket edhe Pellazget flisnin te njejten gjuhe te cilen e shpeton ,bija e ilirishtes ,shqipja jone.Ne kete kendveshtrime munde te flasim per lidhjet gjuhesore te nje pellgu Pellazgjike ne te cilin bente pjese edhe Iliria me Etrurin.
Arritjet gjuhesore te Demetrio Camardes per mbetjet origjinale te gjuhes paragreke jane tregues rrugehapes per kalimin nga ilirishtja tek pellazgjishtja.Aritjet mbishkrimore te Thomopulos,Manjanit,De Angelit,Kocaqit etje , e lidhin etruskishten me ilirishten,shqipen tone, edhe si rrjedhoje te katra teorite (pellazge-trojane-autoktone-ilire) ne aspektin gjuhesore tregojne te njejtin popull, te njejten gjuhe.Jane tregues qe po ti pershtasim ne arritjet e shkences se krahesimit te fjaleve(indoevropianen) per ekzistencen e nje pellgu qe flitej mema e gjuheve ,ateher ndoshta do shkojme me shpejte drejte zgjidhjes se enigmas qe tregon se ne gjuhet evropiane ekzistojne fjale te perbashketa qe vijne nga nje gjuhe meme.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 254
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Altin Kocaqi pushofsh ne paqe

#7

Post by TeuAL » Sun Feb 05, 2017 5:17 pm

Dhimbje per ndarjen nga jeta te Altin Kocaqit, forumi yne humbi nje mik. U prehsh ne paqe Altin!

Post Reply

Return to “Figura kombetare”