Page 1 of 1

Lamtumire Dritero

Posted: Sat Feb 04, 2017 2:38 pm
by Zeus10
Poetet, jane njerezit me te dashur nje komb mund te nxjerre. Ata jane artiste te shprehjes se shpirtit dhe qendrojne si antiteze i politikaneve qe jane artiste te interesave. Driteroi ju bashkua politikes per nje kohe te gjate, por kjo e fundit nuk ja zhvleftesoi idealin, ai ishte idealist dhe vdiq i tille. Driteroi ishte poeti yne i dashur, qe ne nuk do ta harrojme kurre. Lamtumire poet, jeta jote smund te redaktohet, as kujtimi yt:

"Kështu dhe ashtu". 

Kështu dhe ashtu,
Dhe mirë dhe keq dhe vështirë,
Po mund të ndodhte më mirë.
Ç't'i bësh?
S'redaktohet një jetë,
Ç'ke bërë , të mbetet gjithmonë.
E dini?
Nuk jam nga ata të stisur poetë,
Që jetën e tyre me laps redaktojnë.
Kështu dhe ashtu ,
Të drejta,gënjeshtra, mëdyshje ...
Po mund të ndodhte dhe ndryshe.

Dritëro Agolli

Re: Lamtumire Dritero

Posted: Sat Feb 04, 2017 6:00 pm
by Sally
Lamtumire poet!


Idealist i vertet:

Më 10 qershor të vitit 1991, Partia e Punës mbajti Kongresin e saj në Pallatin e Kongreseve. Agolli ishte një nga ata që bëri kritika të forta ndaj drejtuesve (video më poshtë) ndërsa salla bërtiste kundër tij dhe i dërgonte letra kërcënuese në tribunë.

Shkrimtari i ndjerë, Dritëro Agolli, një prej funksionarëve të lartë të saj, mbajti një fjalim të rëndësishëm kritik duke thënë se mungesa e reformimit të partisë shihet tek varfëria e vendit.

Por, kritikat e Agollit nuk u pritën mirë nga pjesëmarrësit të cilët në kor e kundërshtuan duke thirrur: “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”.

“Ju ma vërtetuat mendimin tim, të fshehur në vetvete, se Partia e Punës nuk rinovohet nëse ju bëni kështu. Vërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar janë pasqyrë e një partie që është e shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt”, u shpreh Agolli.

Pas disa brohoritje me këtë thirrje, Agolli iu kthye të pranishmëve: “Ç’ishte gjithë ky Pazar njëherë. Ju jeni si në vitin 1948 të gjithë”.

VIDEO:


Nese nuk ju shfaqet video ne forum, mund ta shikoni ketu:
VIDEO E RRALLË/ Kur Dritëro Agolli fliste kundër PPSH dhe salla e kërcënonte

Re: Lamtumire Dritero

Posted: Sat Feb 04, 2017 6:49 pm
by GaniB
Të faleminderit! Njëqind herë faleminderit!

U rritëm, u poqëm e, mbase, do të plakemi bashkë me shpirtin tënd të shkrirë pa hile në vargje e rreshta. Në vargje e rreshta librash ku do të shuajmë etjen kur buza të na jetë tharë nga thatësia. Në vargje e rreshta librash nga ku do ta kuptimsojmë jetën kur ylberit t’i mungojnë ngjyrat.

Njëmijë herë faleminderit, Bablok.