"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problemet e sezonin turistik

Flisni për turizmin dhe resurset turistike, për udhëtimet që ju kanë lënë mbresa, për kënaqësitë e shijimit të bukurive natyrore, për mikpritjen e turistëve, koston e pushimeve atj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2063
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Problemet e sezonin turistik

#1

Post by Sally » Thu Aug 27, 2009 3:19 pm

Image


Vlore, me pak pushues kete sezon turistik


Vlora ka joshur më pak pushues për këtë sezon turistik. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku ajo është vlerësuar si “mbretëresha” e turizmit, këtë vit qyteti gati është “braktisur” nga pushuesit vendas, por edhe ata të huaj. Për drejtorin e zyrës së turizmit në Bashkinë e Vlorës, Ilir Metaj, kjo ka ardhur nga problemet e shumta që shoqëruan sezonin turistik të këtij viti. Mungesa e infrastrukturës, energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm, por edhe zgjedhjet legjislative në fund të qershorit, mendohet se kanë qenë faktorë në uljen e numrit të pushuesve. “Infrastruktura rrugore këtë sezon ka lënë mjaft për të dëshiruar. Hapja e rrugëve për shtrimin e tubacionit të ujit të pijshëm, ndonëse piku i sezonit turistik, kanë krijuar jo pak probleme në lëvizjen e pushuesve. Ndërkohë, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe sidomos me energji elektrike përgjatë gjithë zonës bregdetare, ka bërë që shumë prej pushuesve të ndërpresin pushimet dhe shumë të tjerë të pezullojnë prenotimet”, ka thënë për “Shqip” Metaj. Sipas tij, vendimi për mbylljen e diskove verore pas mesnate, ka ndikuar në uljen e frekuentimit të bregdetit vlonjat. “Për mua vendimi për kufizimin e orarit të diskove verore ka qenë si një shtetrrethim për frekuentuesit e jetës së natës, që gjatë sezonit turistik janë të shumtë në numër. Pa dashur të bëj politikë, dua të ngre shqetësimin se ajo që është më e keqja, është fakti se vendimi u vendos në mënyrë selektive. Çuditërisht në bashki të tjera si: Himarë apo Sarandë, nuk pati kufizime për frekuentuesit e jetës së natës”, ka shtuar më tej drejtori i zyrës së turizmit në Bashkinë e Vlorës. Ndërkohë, sipas tij, mbetet problem ligji i moratoriumeve të skafeve. “Ky është i katërti vit rresht që me këtë moratorium të famshëm të ndalimit të mjeteve lundruese të detit, ka penguar zhvillimin e turizmit. Nuk mund të goditen të gjithë ata persona që duan ta ushtrojnë këtë veprimtari për të shijuar resurset turistike që ofrojnë bregdetet tona ose turizmi me mjete detare me motor”, ka shtuar Metaj.

Sipas tij, zgjedhjet legjislative, të zhvilluara në pikun e sezonit turistik, pati mjaft ndikim jo vetëm në frekuentimin e bregdetit vlonjat, por të të gjithë vijës bregdetare të vendit.

“Fushata zgjedhore për mua si drejtues turistik në mes të sezonit është një pengesë e madhe. Për mendimin tim është një zgjedhje e gabuar të votohet në sezonin turistik, ku dihet se ne si një vend ballkanik jemi emocionalë ndaj zhvillimeve politike, sidomos zgjedhjeve legjislative. Një fushatë zgjedhore i ndrydh pushuesit si të huajt edhe ata shqiptarë”, ka nënvizuar Metaj.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Problemet e sezonin turistik

#2

Post by Arta » Fri Aug 28, 2009 2:24 am

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2063
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Problemet e sezonin turistik

#3

Post by Sally » Sun Aug 30, 2009 12:17 pm

Image

Berisha ndërtuesve të jugut: Referojuni ligjit


Kryeministri Berisha vijoi turin e inaugurimit për fillimin e punimeve në disa akse të rëndësishme që lidhin rrugën e bregut në jug me pjesën bregdetare.
Kështu, Jala, Dhërmiu dhe Palasa do të kenë së shpejti rrugët e reja të brendshme, por kjo sipas kryeministrit Berisha nuk duhet të shikohet nga banorët si një tokë e premtuar për ndërtimet pa leje, pasi në të kundërt paralajmëroi ai, ligji do të veprojë me të gjithë forcën e tij.

“Gabojnë shumë rëndë ata që ndërtojnë në breg pa leje“.Ligji do të veprojë në të gjithë zonën turistike dhe në të gjithë vendin. Ne kemi bërë një ligj shumë të mirë për të mbrojtur territorin dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të ndërtojnë pa asnjë lloj shqetësimi. ''Ndaj u bëj thirrje që t’u referohen ligjit''. Plani urbanistik i qeverisjes vendore, që do të bëhet në përputhje me masterplanin e hartuar nga qeveria shqiptare, i jep mundësi zhvillimit më të shkëlqyer të Bregut dhe në interesin më të madh të komunitetit që jeton këtu”, deklaroi Berisha.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Problemet e sezonin turistik

#4

Post by Arta » Sun Aug 30, 2009 7:19 pm

Vlora goditet nga nje stuhi detare
Image


Nje stuhi detare ka goditur bregdetin jonian ku dallget kane qene me te fuqishme ne Gjirin e Vlores.

Si pasoje e dallgeve te fuqishme disa peshkatare dhe pushues mes te cileve edhe Tritan Shehu kane mbetur te bllokuar ne det dhe eshte dashur nderhyrja e Rojes Bregdetare e cila ka ndermarre nje operacion per shpetimin e tyre e ndihmuar edhe nga Guardia di Financa.

Nderkaq ne qytezen e Orikumit dallget kane shkaterruar disa lokale si dhe nje disko verore te cilat ishin ndertuar shume prane detit.

Deri me tani policia nuk njofton per te zhdukur apo per viktima. Situata mbetet ende e paqarte per demet apo per humbje ne njerez pasi zona eshte e mbipopulluar nga pushuesit, duke patur parasysh qe sezoni turistik ende nuk eshte mbyllur.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3180
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet e sezonin turistik

#5

Post by Adriana » Sat May 28, 2011 10:24 am

Burg për ndotësit e detit

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3180
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet e sezonin turistik

#6

Post by Adriana » Tue Jul 01, 2014 9:06 pm

Sarande, vendoset taksa, 100 leke te reja per cdo makine qe hyn ne Ksamil

Hyrja ne Ksamil do te kushtoje. Vendoret kane caktuar nje takse prej 100 leke te reja. Ky vendim eshte marre nga komuna dhe do te aplikohet per cdo automjet qe do te hyje ne Ksamil, kryesisht ne zonat kane park kombetar.
Punonjesit e Komunes kane vendosur nje një trau -taksambledhës në rrugën që lidh qytezën me detin. Ky vendim eshte pritur me protesta nga banoret dhe sipërmarrës të lokaleve turistike.

Banorët flasin se edhe rrugën lidhëse me detin e kanë ndërtuar vetë duke theksuar Se taksa nuk qëndron. “Fleta që na ka ardhur ne është e firmosur vetëm nga kryetari”, thone banoret.




Për më shume: http://www.pakufije.com/2014/07/01/sara ... ne-ksamil/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3180
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problemet e sezonin turistik

#7

Post by Adriana » Sun Jul 16, 2017 6:40 pm

Skndale te tilla ndodhin vetem ne Shqiperi, ne kete rast behet fjale per Bashkin e Durrsit, qe te paktemen fare duhet te kish ven ne dijeni TURISTET KOSOVARE per keto ''ndryshime'' ... te bera per te zhvatur ata deri ne palce... sepse vetem per autobuzat nga Kosova eshte dhene ky ''URDHER".

Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo qe, autobuzat e turisteve te ndalohen qe ti shpien ata deri ne vendqendrimet e tyre!!..
...dhe jo me ne Durres, dhe pikerishte me turistat nga Kosova qe prej tyre po ushqehen ndervite... :

Të shokuar janë të gjithë operatorët e biznesit në Durrës, por edhe banorët. Nëse pushuesit nga Kosova nuk do të hyjnë në Plazh, asnjë prej tyre nuk ka punë. Hotelet janë bosh në pjesën më të madhe, po ashtu edhe banesat që jepen me qira, shezlongët janë bosh në masë të madhe dhe e gjithë zona është në krizë.







Skandali/ Ndalohen dhjetëra autobuzë me pushues kosovarë të hyjnë në Durrës

Asnjë prej autobusëve nga Kosova të cilët u nisën për të pushuar në plazhin më të madh të vendit në Durrës nuk janë lejuar të hyjnë në rrugën “Pavarësia” në vendet ku ata kanë pasur vendqëndrimet e tyre.

Burra, gra e fëmijë të vegjël u detyruan të zbresin në skajet e zonës së Plazhit, që më pas të udhëtojnë me taksi drejt banesave apo hoteleve që kanë prenotuar ditë më parë.


“Realisht Shqipëria është e jona, ne jemi kosovarë, por sot patëm telashe. Në hyrje këtu, policia ndali rrugën, nuk e di arsyen. Kemi kaluar shumë pjesë të rrugës me këtë autobus që po shihni. Ishte e vështirë të futeshe në këtë pjesë për shkak të kabllove të rrymës elektrike. Na do të vijmë nuk ka kush na ndal për pushime”,- tha një qytetar nga Kosova.

“Nuk na lejon policia, ne tjetër rrugë s’kemi. Të na japin një arsye ose të na lejojnë të kalojmë deri sa të nxjerrim njerëzit që kemi brenda”,- u shpreh njëri nga shoferët.

Tek Ura e Dajlanit dhe në Plepa policia e qarkullimit rrugor ngriti postblloqe, duke mos lejuar asnjë prej autobusëve të mbushur me pushues të hyjnë në plazh. Ata autobusë që tentuan të hynin u gjobitën, ndërsa ky vendim i policisë së qarkullimit rrugor u zbatua vetëm për autobusët që mbërrijnë nga qytetet ndryshëm të Kosovës dhe jo të shteteve të tjera, të cilët nuk janë penguar të hyjnë në rrugën “Pavarësia”.

Pushuesit kanë treguar se në pikun e të nxehtit janë detyruar që për rreth 2 orë të sorollaten nëpër rrugicat e Plazhit për të gjetur një mundësi të mbërrinin në vendqëndrimet e tyre.

“25 euro hoteli, tani edhe 5 euro taksia, merreni me mend. Bashkia hesht, policia dënon, ne na mbetet vetëm me pagu dënimin”,- tha një tjetër pushues.

“Kemi ardh me fëmijë të vegjël, po na keqtrajtojmë ne që vijmë për pushime”,- thotë një tjetër i irrituar.

Të shokuar janë të gjithë operatorët e biznesit në Durrës, por edhe banorët. Nëse pushuesit nga Kosova nuk do të hyjnë në Plazh, asnjë prej tyre nuk ka punë.

Hotelet janë bosh në pjesën më të madhe, po ashtu edhe banesat që jepen me qira, shezlongët janë bosh në masë të madhe dhe e gjithë zona është në krizë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3769
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Problemet e sezonin turistik

#8

Post by Arbëri » Wed Jul 19, 2017 1:51 am

"Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit – fryma mburravece."

Shqiptaret nga Kosova e lene lekun ne Shqiperi qe nga hapja e kufirit , dhe te trajtohen ne kete menyre , eshte njejte sikur ti thuash "Nuk je i Mireseardhur" -> http://zeri.info/aktuale/153444/diskrim ... t-durresi/




.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Turizëm dhe udhëtime”