"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rrugetim neper Shqiperi

Flisni për turizmin dhe resurset turistike, për udhëtimet që ju kanë lënë mbresa, për kënaqësitë e shijimit të bukurive natyrore, për mikpritjen e turistëve, koston e pushimeve atj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Rrugetim neper Shqiperi

#1

Post by Aulona » Fri Dec 18, 2009 12:05 am

Eno Milkani: Nje regjisor ne "rrugetim"








Vithkuqaret dhe sekreti i jetegjatesise

Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Rrugetim neper Shqiperi

#2

Post by Aulona » Fri Dec 18, 2009 12:11 am

"Zemerimi i Ali Pashe Tepelenes" Kardhiqi



Lekli



Hormova



Udhetim ne Lunxheri



Udhetim ne Kastrat e Diber



Antigone, qyteti i dashurise

Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rrugetim neper Shqiperi

#3

Post by Arta » Wed Dec 30, 2009 9:20 pm

Shteti i Tanushes

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Rrugetim neper Shqiperi

#4

Post by qiellikaltër » Tue Jun 29, 2010 10:04 pm

Flm qe i paske vene te gjitha keto, nuk i kisha pare te gjitha.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rrugetim neper Shqiperi

#5

Post by Arta » Tue Jun 29, 2010 10:39 pm

qiellikaltër wrote:Flm qe i paske vene te gjitha keto, nuk i kisha pare te gjitha.
Po qiellikaltër, jane teper te bukura dhe kane teper hsitori brenda si i kane regjizuar! E pashe ate te Gjirokastres me pelqeu jashte mase, nuk e ksiha pare qe e kishe vene edhe ti! :)
Last edited by Arta on Tue Jun 29, 2010 10:50 pm, edited 1 time in total.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Rrugetim neper Shqiperi

#6

Post by Arbëri » Tue Jun 29, 2010 10:46 pm

Arta wrote:Shteti i Tanushes

Ky deri më tani vërtet ska lënë sllavë të shkelë ke fshati tij .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rrugetim neper Shqiperi

#7

Post by Arta » Mon Jul 12, 2010 7:00 pm

Dunica... vizite ne muzeun e varferise



POEMA E MJERIMIT-Migjeni

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.

Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.

Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rrugetim neper Shqiperi

#8

Post by Arta » Mon Jul 12, 2010 7:57 pm

Në Dunicë, atje ku denoncohet varfëria

Njeriu duhet të shohë me sytë e vet një fshat si Dunica, vetëm 20 kilometra larg qytetit turistik të Pogradecit, për të guxuar të flasë pastaj nëse Shqipëria është e pasur apo e varfër, nëse me të vërtetë vendi po përjeton një rritje të pakrahasueshme në shkallë europiane e botërore apo një pjesë të tij e kanë mbërthyer rëndë, varfëria dhe prapambetja. Njeriu duhet të shohë një fshat si Dunica ose të ngjashëm me të, larg kryeqytetit, larg qyteteve me ndriçim.

Për të shkuar në Dunicë duhet të mendohesh mirë. Ka dy dekada që nga Dunica njerëzit vetëm ikin, shumë pak shkojnë. Kanë qenë mbi 300 shtëpi dhe tani nuk janë më shumë se 120. Kanë ikur ku kanë mundur: në Pogradec, në Korçë, në Tiranë, në mërgim. “Në mërgim”, thonë vendësit, edhe kur ndonjë nga burrat e fshatit ka zënë punë në Durrës apo Sarandë.
Në Dunicë shkohet duke i ardhur rrotull Mokrës, vendit të pyjeve dhe të ujërave, të krojeve shërimtarë. Vendësit mendojnë se emrin e kanë dhuratë prej një fisnikeje me emrin Donikë. Disa të tjerë thonë se ka lidhje me burimin e shenjtë të malit të Koricës, ku thuhet se janë shëruar shumë e shumë njerëz të pashpresë. Në të vërtetë, këtu natyra është ajo që sëmur dhe po natyra është ajo që shëron, ose, më saktë, që jep ilaçet shërues. Ky është vendi i lulekaçeve, apo i luleverdheve; vendi i farmacisë natyrore, i bimësisë çudibërëse, prej së cilës njerëzit që kanë mbetur përpiqen të nxjerrin jetesën.

Donika Sofi është një prej nënave që rrit fëmijët e saj e vetme, sepse i shoqi “ka shkuar në kurbet”, në Sarandë! “Lë fëmijët dhe shkoj për luleverdha”, thotë me dëshpërim. Ajo nuk ka zgjidhje tjetër. Në Dunicë nuk bëhet fjalë për jetesë, por për mbijetesë. Këtu, ku industria e barnatoreve mbledh me thonjtë dhe dhëmbët e vendësve bimët mjekësore, për të mbajtur fëmijët me bukë, nuk mbahet mend kur ka shkuar ndonjëherë ambulanca, për t’i ardhur në ndihmë dikujt në sëmundje. Është pikërisht kryetari i komunës, Musa Brashi, që na e thotë këtë. Autoambulancë nuk është parë këndej, ndërsa spitali është mbyllur qysh në vitin 1990.

Flutura Haxhillari i ka lindur fëmijët “këtu poshtë”, që do të thotë në nënkatin e shtëpisë. Vetëm njërin e ka lindur në kushte spitalore, me një mjek mbi krye. Dhe atëherë ka qenë me fat, se dikush tjetër, nga të afërmit, ia ka paguar udhën, lindjen dhe shërimin. “Një xhaxha që punon në Greqi”. Sot është ditëlindja e saj dhe festën e ditës më të rëndësishme të vitit për të e ka kaluar “ja ashtu, vërdallë me fëmijët”. Ne nuk dimë të festojmë ditëlindje si disa, thotë Flutura, pa e dhënë veten. Thjesht nuk e kemi zakon. Dhe unë e di se kjo është vetëm një përligjje për pamundësinë për të festuar. Ç’të bëjë më parë Flutura, nënëzeza, të sajojë një lakrua me lëpjeta a hislla për të nxjerrë urinë e fëmijëve, të shkojë “për lule” në mal që t’ua shesë grumbulluesve të bimëve mjekësore, apo të kujtohet për veten, për ditën e lindjes!

Si ia dalin për t’u ushqyer këta heronj të mbijetesës në Dunicën e braktisur?! Me të vërtetë për t’u tronditur e për të marrë zët gjithçka marciale që sundon statistikat në Tiranë. “Grij dy qepka aty dhe u shtroj fëmijëve gjellën, thotë Donika Sopi. Janë tri vakte, moj motër!”, shton me pikëllim, sikur të na tregonte ndonjë zbulim. Tri vakte që duan bukë misri, fasule, lakror, kryesorja aq sa të mos ngrihen fëmijët të pangopur. Makaronat me peta dhe ndonjë gjë tjetër e blerë nga mallrat e industrisë ushqimore janë për festa.

Banorët e fshatit kanë një krenari të trashëguar për vendlindjen e tyre. Për Dunicën, dy prej tyre kanë shkruar libra. E duan Dunicën deri në dhimbjen e vet. Dinë të shkojnë mbrapa në kohë deri në kohën e parë të ardhjes së osmanlinjve. Gojëdhëna të shkëlqyera, origjinale; një natyrë madhështore prej lartësisë dhe pranverës dhe njëherësh një varfëri rrënuese, fizikisht dhe psikologjikisht.

Deri në vitin 1990, gjithë fshatrat e këtij krahu mbaheshin me pyjet dhe sharrat. Ndanin barazisht varfërinë. Thuajse çdo familje kishte një burrë në ndërmarrjet e shfrytëzimit të pyjeve, nga Kalivaçi në Bërzeshtë a Stravaj. Tani dhe varfërinë nuk kanë si e ndajnë, sepse janë më pak si frymë dhe u bie më shumë si varfëri. Nuk ka më rrogëtarë në shtet, që mund të mbajnë sidokudo shtëpinë dhe jetesën. “Fletoren plot e kam atje”, thotë Donika Sofi dhe unë e marr me mend se “atje” do të thotë tek tregtiza e vetme e fshatit. “Të vijë burri që andej e të lajë borxhin”, shton pas pak. Kjo është gjëja e parë që duhet të bëjë, para se të çmallet me fëmijët dhe me familjen.

Në Dunicë luftën për jetën e bëjnë gratë. Merita, një nënë tjetër që takojmë pas ca, e mban familjen “me të shkrojtur”, me listë në dyqan dhe më e keqja është se i shoqi, Detari, nuk ka mundur të gjejë një punë në kurbet, në Greqi a dikund në qytete brenda vendit. “Rrojmë në tymt”, thotë me fjalë të përmbajtura. Askush nuk e di si do të jetë dita e nesërme. Duket sikur jeta i ka dënuar këta njerëz të rrojnë në këtë skëterrë tokësore. Skëterrë sepse Dunica ekziston vetëm për të mbijetuarit e vet. Për askënd tjetër nuk ekziston. “Erdhën, na bënë fotografi, na thanë se do të rrojmë më mirë dhe ikën e nuk i pamë më”, tregon Donika, kur e pyesim për njerëzit e pushteteve.

Një trishtim i madh mbulon gjithë fshatin, ndërsa luleverdhat dhe lulebardhat e kumbullave të egra duket sikur e kanë nusëruar Dunicën me dëborë. Një lapidar, që ka qenë ngritur dikur për nderim të qëndresës antifashiste (Dunica bën pjesë në një prej krahinave më të njohura të kësaj qëndrese gjatë luftës, sidomos gjatë operacionit të dimrit), është mbuluar me drurë dhe kërcunj dhe askujt nuk i shkon më në mendje lavdia e historisë. Gomerët dhe mushkat janë luks për një familje që jeton këtu, sepse i lehtëson të zotët prej punëve më të rënda. Aleksi, një fëmijë që nuk duhet ta ketë mbaruar as filloren, tërheq një barrë hekur, aq të rëndë as unë nuk mundem ta ndihmoj. Aleksi nuk qahet, “kam lalin aty poshtë që më ndihmon, por tani po luan futboll”, thotë qetësisht. Në fakt këtu edhe lodrat janë si në shekullin e 19. Një kolovajzë ndërtuar me tërkuzë leshi i bën fëmijët të zihen për radhën me njëri-tjetrin. Dhe ky është një dëfrim vetëm për pak orë, sepse pastaj duhet të kthehen në punë dhe ata.

Në shtëpinë e Albanës, fëmijët më marrin për doktoreshë. Më e vogla, që është tri vjeç, sapo më sheh ngre lart bluzën e vjetruar për të më treguar barkun. Duket kjo është detyra e “mjekut të familjes”, të cilin e përmend edhe kryetari i komunës, ndonëse nuk di askush të thotë se a ka mjek krahina, a është depistuar ndonjëherë e gjithë popullsia, cila është sëmundja më rrezikuese, për çka ankohen fëmijët. Nuk bëhet fjalë për profilaksi, sepse kjo do të na bënte të dukeshin sikur vinim nga ndonjë planet i largët. Madje nuk bëhet fjalë as për sëmundje me emra mjekësorë. Gjithçka të kujton kohërat e një prapambetjeje anadollake. Albana na tregon njërin prej fëmijëve të saj dhe na shpjegon se “këtë këtu e kam me sëmundjen e tokës”, por cili mjek ia ka thënë këtë diagnozë nuk e thotë dot, sepse emri i kësaj sëmundjeje është si në gojë të të parëve. Donika na flet për një vajzë të vogël që “e ka çuar te hallua, për t’i kënduar”. Çfarë t’i këndojë, e pyes. Ç’të të them unë ty tani, përgjigjet e zënë ngushtë. Na bien mësysh fëmijët? I çojmë për t’i kënduar. Qan, grindet fëmija? I këndojmë që të bëjë rehat. Shkurt, hallua i bën një lutje a një duva dhe fëmija duhet të bëhet më mirë. Nuk ka nënë në Dunice që të mos e ketë një hall të tillë. Flutura nuk e ka për zor të pohojë se “njërin fëmijë s’e kam mirë, e kam si të lojtur”. Po ç’i ka ndodhur, e pyesim. Ja, e vura në gjumë dhe i kaloi temperatura dhe që atëherë është ndryshe.

Në Dunicë fëmijët nuk rriten si fëmijë. Aleksi bart hekur për të shitur, Boralda di se çdokush që e takon duhet t’i tregojë barkun, mos kanë ndonjë sëmundje ngjitëse, ndërsa Bleri, që me siguri mban emrin e Tony Blair-it, kapedani i fëmijëve të Dunicës, e merr situatën shpejt në dorë dhe na tregon se si bëhet shkolla dhe si mësojnë shkronjat dhe numrat. Mënyra si e thotë këtë na bën të qeshim me dhimbje me “Shqipërinë virtuale të internetit”. Këtu edhe emrat e lëndëve shkollore thuhen si në kohën e Rilindjes. Për të shkuar në shkollë të mesme duhet një sakrificë e vërtetë. Duhet shkuar në Treblinjë, dy orë e gjysmë për të vajtur e po aq për t’u kthyer. Pesë orë udhë më këmbë për pesë orë mësim, aq mësim sa bëhet, në një rrugë që është shembur dhe që tremb edhe të rriturit për të shkuar. Vetë kryetari i komunës na pohon se në Dunicë ka dy stinë: stina e çizmeve dhe stina e opingave. “Fëmijët i veshin çizmet në shtator dhe i heqin në prill: ju e patë se të gjithë fëmijët janë ende me çizme”.

Të jetosh në Dunicë do të thotë të jetosh në luftë me skamjen, me indiferencën dhe motin vetë. Natyra është e bukur, por vetëm për një ditë, jo për të jetuar përgjithnjë. Moti e bën jetën më të vështirë se skamja. Fshati i ngjan një humbelle të harruar, sikur të mos ishte pjesë e së njëjtës Shqipëri, që në Tiranë e ka koston mijëra euro për metër katror. Edhe dheu po rrëshqet, sepse lajthitë, të vetmet bimë bujare që kënaqin lirisht fëmijët në gusht, nuk e mbajnë të lidhur dheun.

Edhe njerëzit që kanë një farë pushteti nuk e shohin shtetin si të tyrin. Ata na kanë harruar dhe ne nuk duam t’ia dimë. Asistenca që jepet nga autoritetet shtetërore është 20-30 mijë lekë të vjetra në muaj për familje. Braktisja shprehet në sytë e vëngër të fëmijëve, në trupin e pazhvilluar të tyre, në emrat e katër-pesë gatesave që dinë. Mishin e bulmetin është më mirë të mos i përmendësh. Këtyre fëmijëve nuk iu garantohen të drejtat themelore si ushqimi i duhur, si dhe shumë të tjera. Neni i 24 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, ratifikuar nga vendi ynë që në 1992, thotë se: Fëmijët kanë të drejtë për të pasur përkujdesje cilësore shëndetësore, ujë dhe mjedis të pastër, ushqim të mirë, kështu që ata mund të rriten të shëndetshëm. Sipas Studimit Demografik Shëndetësor në Shqipëri (2008 -2009), publikuar së fundmi, thuhet se statusi i të ushqyerit te fëmijët nën moshën pesë vjeç është një masë e rëndësishme për matjen e rezultateve për shëndetin e fëmijëve, 2 në 10 fëmijë në Shqipëri janë të kequshqyer. Po sipas këtij studimi, është vënë në dukje që shpesh ekziston një përkeqësim i statusit të të ushqyerit, gjatë vitit të parë të jetës, një periudhë aq kritike për rritjen dhe zhvillimin. Për të adresuar problemin e kequshqyerjes te fëmijët, një program trevjeçar pritet të fillojë, falë ndihmës së qeverisë spanjolle, ndërhyrje e cila do të ndihmoje të zbusë sadopak këtë problem shqetësues te fëmijët në zonat rurale.

Dhe ne do jemi sërish në Dunicë, sepse në Dunicë kur i flet për këto gjëra nuk të kuptojnë. Në Dunicë duan jetë dhe punë, e cila sjell dhe paranë për arsye të së cilës shumë burra të fshatit e braktisin familjen për muaj të tërë, sepse në fshatin e bukur të lajthive nuk ka para dhe vetë Dunica njerëzinë nuk e mban dot pa para. Këtë e di dhe një vogëlushe trevjeçare, e cila, kur e pyesim se çfarë do si dhuratë, përgjigjet krejt e sigurt: leka e çokolatka.

Dunicën e kanë harruar, por sa fshatra si Dunica janë harruar? Në Dunicë mund të kuptosh se në Shqipëri ende ka jo varfëri, por uri, dhe se pikërisht uria, pamjaftueshmëria ushqimore, insuficienca alimentare, sikurse quhet në terminologji shkencore, është shkaku i shëndetit të keq dhe i sëmundshmërisë së diagnostikuar me terma magjistarësh. Një dekadë e ca më parë, një poet i njohur shqiptar qe shprehur se tani në letërsi do të kthehet moda e Migjenit dhe tema e mjerimit. Në fakt, në letërsi, nuk është kthyer, por në realitet po. Në letërsi nuk ka ndodhur, sepse tani për tani shkrimtarët shqiptarë janë të zënë me ca zhbirime psikanalitike të pakryera prej kohës së shkuar. Por në jetën e shqiptarëve, mjerimi është rishfaqur në formën e ushqimit të pamjaftueshëm dhe të sëmundshmërisë që lind për këtë shkak. Thuhet se në shekullin e 19 mbaroi koha e dueleve dhe në shekullin e 20 mbaroi koha e sëmundjeve të pamjaftueshmërisë ushqimore. Këto sëmundje tani kanë mbetur si identifikim i një të shkuare që njerëzimi dëshiron ta vendosë në muze dhe gjenden vetëm në vendet e botës së tretë. Gjenden dhe në Shqipëri. Në këtë Shqipëri me rritje dyshifrore, në këtë Shqipëri që në vitin 1989 pati marrë çmimin e FAO-s si vendi me ushqimin më cilësor në botë.

Duhet të vizitosh Dunicën për të kuptuar sa shumë mashtrim dhe demagogji ka në mjediset shqiptare të sotme.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rrugetim neper Shqiperi

#9

Post by Arta » Tue Jul 13, 2010 4:07 pm



Takim ne Valbone!

U ftoj te shikoni kete mrekulli te Bjeshkeve tona. Sapo i thurra nje poezi te vogel, mbasi u pezmantova nga bukuria, keshtu e kam imagjunuar veriun qe e vogel...:)

Bukurite e Bjeshkeve tona
nuk i ka njeri ne bote
ndaj per to dhe po shkruajme
qe bukurite natyrore mos ti harrojme

Bjeshket si kurrore siper
hedhur mbi to nje vello bore
e posht uji i Valbones
si fustan qe gurgullon

Me gurgullimin e kesaj Valbone
qe jep nje za porsi Zanat
e te jep jete e zemer
si ato shqipe qe fluturojne
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Rrugetim neper Shqiperi

#10

Post by qiellikaltër » Fri Jul 16, 2010 10:42 pm

Shume e bukur Balbona dhe mesazhi qe percillte krejt emisioni. Uroj vetem qe turizmi e zhvillimi te mos i prishin keto bukuri qe te lene pa fryme.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

Post Reply

Return to “Turizëm dhe udhëtime”