"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Turizmi i qyteteve dhe sherbimet qe afrojne

Flisni për turizmin dhe resurset turistike, për udhëtimet që ju kanë lënë mbresa, për kënaqësitë e shijimit të bukurive natyrore, për mikpritjen e turistëve, koston e pushimeve atj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Turizmi i qyteteve dhe sherbimet qe afrojne

#1

Post by Aulona » Tue Jul 28, 2009 3:22 pm

Image


Guidë turistike/ Vlora është një ndër qytetet që ka gjithmonë çfarë t'iu ofrojë pushuesve. Gjatësia e vijës bregdetare, bukuria e bregdetit dhe llojshmëria e tij, larmia e mënyrave të akomodimit, ushqimi i mirë dhe i freskët, mundësia për të shfyrtëzuar jo vetëm plazhet, por edhe jetën e mbrëmjes dhe të natës, turizëm jo vetëm në bregdet, por edhe në mal, e bën Vlorën të ketë një ofertë turistike mjaft tërheqëse. Është interesante për t'u vizituar, por edhe vendi i duhur ku mund të kalosh disa ditë të këndshme çlodhjeje.

Uji i Ftohtë

Është një nga pikat më të populluara në verë në qytetin e Vlorës. Aty mund të bësh plazh, shëtitjen e pasdites, të shijosh perëndimin e diellit mbi det, por edhe jetën e natës. Preferohet për nga afërsia që ka me zonën e bregdetit, por edhe me qytetin. Përgjatë rrugës kryesore që çon nga Skela, në Ujë të Ftohtë ka një mori lokalesh, bare, restorante, piceri, si dhe hotele. Këtu ka shumë njësi të ndryshme tregtare. Zona spikat edhe për turizmin familjar. Shumë prej banorëve të zonës kanë krijuar kushte për pushuesit në verë, nëpërmjet dhënies me qera të dhomave apo apartamenteve. Ka prej tyre që kanë sistemuar tip viletash, ku mund të sistemohen disa familje plazhistësh. Në këtë lloj turizmi ka apartamente të tilla që ofrojnë kushte të ngjashme me ato të shtëpisë. Hapësirat jepen kryesisht për 15 ditë ose për një muaj në varësi të rezervimit. Çmimet për kalimin e një 15-ditëshi variojnë mesatarisht 35 000 - 40 000 lekë për 15 ditë (te qytetarët që kanë shtëpi pranë zonave bregdetare). Nata në hotele është 2000 - 5000 lekë, në varësi të hotelit, çmime këto që në periudha të tjera i gjen më lirë. Ka shërbim mjekësor, si dhe shërbime të policisë. Zona zakonisht ka furnizim me energji 24 orë. Po 24 orë këtu është për pjesën më të madhe të zonës edhe furnizimi me ujë. Një pjesë e mirë e bareve e picerive ndodhen buzë detit, çka i shton qëndrimit kënaqësinë e të shijuarit të panoramës. Në Ujë të Ftohtë ndodhen tri disko verore, ku kryesisht në fundjavë janë të ftuar dixhej (DJ) e këngëtarë të njohur apo balerina. Përgjatë javës në këto disko hyrja është e lirë, ndërsa të premteve e të shtunave është me pagesë. Pagesa varion nga 200-400 lekë, kjo e kushtëzuar nga dixhejët e ftuar apo balerinat. Ndërkohë, pijet variojnë 200 - 700 lekë, duke nisur nga pijet freskuese tek koktejet. Restorantet në këtë zonë ofrojnë kryesisht kuzhinë shqiptare, italiane e greke. Në to gjen prodhime peshku e mishi, por kryesisht i preferuar është peshku. Ka një sërë restorantesh, ku nuk ka çmime fikse, por variojnë nga kuzhina, si dhe nga cilësia e peshkut. Ndër varietetet e peshkut, ndër më të preferuarit është koce i detit. Nga një sërë restorantesh ai mban të fiksuar çmimin koce i cilësisë së parë, 3400 lekë/kg, ndërsa koce i cilësisë së dytë 1800 lekë/kg.

Plazhet

Zbarkimin e parë e gjen pranë Akademisë së Marinës. Aty plazhistët janë më tepër të ardhur, pasi për vendasit ai nuk bën pjesë në hartën e plazheve të preferuar. Por të akomoduar pranë zonës, pushues kryesisht nga qytete të ndryshme preferojnë të vendosen aty. Aktualisht plazhimi këtu është pak i dyshimtë. Specialistët thonë se është një zonë ku ka ndotje pasi është fare pranë portit të Vlorës, si dhe bëhet derdhja në det e kanalizimeve. Statistikat në vite zakonisht e rendisin ndër plazhet ku normat e ndotjes janë mbi normalen, ndërkohë që specialistë të kapitenerisë së Vlorës pohojnë se këto lloj zonash detare në afërsi të portit nuk janë të favorshme për plazhim.

Zona më e preferuar në Ujin e Ftohtë është plazhi publik. "Vlora, të ndihesh nr 1" fton në të duke renditur edhe një sërë aksesorësh që mund të shfrytëzohen. Çadrat janë falas. Ka roje bregdetare, pika ku mund të gjesh pije freskuese, akullore deri te koktejet. Në këtë plazh ka dushe, si dhe tualete. Plazhi është me rërë dhe bregu i cekët, çka premton kushte shumë të mira plazhimi për familjarët. Po kështu në pika të veçanta të tij ka lojëra ku mund të luajnë fëmijët.

Teksa kalon tunelin, plazhi që pason njihet "Plazhi te Vilat". Këtu nuk ka rërë, por gurë dhe det i thellë. Përreth ka gjelbërim. Këtë vit ai është reduktuar në sipërfaqe, pasi pjesa më e madhe e plazhit është përjashtuar duke u rrethuar nga një mur, sipërfaqe kjo që i ka kaluar Rezidencës Qeveritare. Plazhi është privat. Një çadër me shezlon këtu kushton 200-400 lekë
Eksplorim Kalaja- Jonufër- Radhimë - Orikum

Është ndër zonat më të veçanta për plazhim. Pak a shumë panorama të kujton deri plazhe ekzotike. Det kristal, ndërthurje shkëmbinjsh, si dhe një zonë që favorizon më së miri shëtitjet me varka e mjete të tjera të ujit. Këto zona janë të preferuara kryesisht nga të rinjtë. Plazhet nuk janë ranorë, por me bregdet gurë të ndërthurur me zhavor të imtë. Kështu vijojnë plazhi te Kalaja, Zhiron, për të zbritur në Jonufër, ose ndryshe i njohur në Vlorë, tek Aksionierja. Plazhe të tjerë shkëmborë ka edhe në zonën e Radhimës. Ata të gjithë i veçon uji i pastër. Kryesisht bregdeti është i dominuar nga lokalet, hotele, restorante, fast food, të cilët administrojnë edhe plazhet. Për të kaluar një ditë plazhi këtu çadra me dy shezlona varion nga 300 deri në 400 lekë të reja. Për të marrë me qira një varkë apo një pedalone çmimet shkojnë në 400 lekë/ora, ndërsa për të marrë një kanoe është 200 lekë/ora. Për amatorët e motorëve të ujit çmimet variojnë në 2500 lekë për 30 minuta. Në zonën e Jonufrës dhe Radhimës denduria e shtëpive me qira apo edhe hoteleve është më e madhe. Përgjatë kësaj zone ka edhe komplekse turistike, por edhe banesa karakteristike të tipit fshat turistik. Ata dallohen pasi janë punime me dru. Në plazhet e Radhimës e Jonufër apartamentet jepen 25 - 30 euro nata, ndërsa në hotele çmimi varion 40 - 50 euro nata. Gjithsesi, në këtë zonë sipas kushteve, mund të gjesh dhoma me çmime më të lira, për të cilat jepen ofertat për 15 ditë 40 000 lekë. Edhe në verë çmimet variojnë sipas stinëve. Në qershor çmimet janë më të lira, rreth 20 apo 30%, çka bën edhe diferencën me korrikun dhe gushtin. Këto u referohen klientëve 10 apo 15-ditorë. Për klientë të qëndrueshëm, të cilët rezervojnë vit pas viti, ruhen çmime stabël. Lokalet e zonës ofrojnë llojshmërinë e prodhimeve të detit, por ka edhe të tillë që kanë karakteristikë mishin e pjekur në hell. Dreka për 4 persona me prodhime deti mund të variojë nga 4 000 lekë të reja e sipër. Rruga që çon në këto pika është tërësisht e asfaltuar dhe distanca që kanë me qytetet e Vlorës dhe Orikumit është e shkurtër. Në rastet kur nuk ke automjet, mund të lëvizësh me furgonë, çmimi i të cilëve nga qyteti në Orikum është 100 lekë.

Llogoraja

Vlora ofron edhe turizmin malor. Pas një dite plazhi, dreka ose edhe pasditja mund të kalohet në Llogora. Pikë e cila është shumë e frekuentuar në dimër për shkak të borës dhe bukurisë së zonës, është po kaq e këndshme dhe në verë. Larg vapës dhe nën freskinë e pishave, në krahasim me qytetin temperatura ulet disa gradë. Qendra turistike që ndodhet në parkun kombëtar ndodhet në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit. Kompleksit turistik me kabinat tipike i janë shtuar dhe hotele të tjera të tipit alpin. Në ditët e sotme fshati turistik është zgjeruar me hotelet, qendrën turistike, baret e restorantet e shumta.

Mbërritja në Qafën e Llogarasë është dhe kontakti i mëpasshëm viziv me ujërat joniane, ku poshtë saj shtrihet deti Jon dhe rruga çon në bregdetin e Rivierës. Mjaft i veçantë është kompleksi turistik, brenda të cilit mund të shoqërohesh nga kaprollët, e të përfitosh të bësh foto me ta. Brenda tij apartamentet janë tërësisht me dru, duke iu përshtatur zonës pyjore ku edhe janë vendosur. Në hotele këtu duhet të paguash 3 500 - 5 000 lekë/nata. Ndërsa në apartamente 60 euro/nata. Në to ka komplekse sportive, pishina, suita. Në lokalet e zonës karakteristike është mishi i pjekur në hell ose brinjë të qengjit në skarë. Si gatim tradicional i krahinës serviret harapashi, që ka bazë të përbrendshmet e qengjit me miellin e misrit. Po kështu tipike, e cila në disa lokale serviret falas për klientët, është revania me mjaltë. Për të shkuar në Llogora duhet të kesh makinën tënde.
Zona e Bregut

Në Vlorë njihen si zona e Bregut. Përfshihen Palasë, Dhërmi, Ilias, Vuno, qyteti i Himarës, Pilur e Qeparo. Harta e tyre nis sa kalon qafën e Llogarasë. Duke zbritur drejt zonës bregdetare, teksa rruga zbret faqen e malit, plazhe të vegjël duken në vijën bregdetare që çon në zonat e Palasës dhe Dhërmiut. Kontaktet e para vizive me ujërat joniane, teksa kalon Llogaranë, janë plazhet te Rrugët e Bardha, zona tipike të plazheve të virgjëra, ku mund të futesh vetëm me makina të larta. Frekuentimet janë të pakta, për shkak të terrenit të vështirë që lidh me bregdetin. Rruga nacionale që lidh Llogaranë me Dhërmiun është e asfaltuar dhe vijon e tillë deri në Sarandë.

Dhërmiu

Është ndër më të frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Plazhi i Dhërmiut është ndër më të mëdhenjtë e plazhit jonian. Në zonë ka shumë bare, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet për pushime ditore dhe kryesisht qëndrim disaditor. Eksploratorët e botës nënujore apo të apasionuarit për të, mund të shijojnë zhytjet në ujin e pastër, ku thellësia joniane fillon që në breg.

Himara


Është një ndërthurje peisazhesh nga më interesantet. Rruga që çon në qytezë është tërësisht malore. Një pjesë e mirë e saj nuk ka asnjë kontakt me detin dhe sa afrohesh në Himarë rishfaqet sërish pamja e blusë së Jonit. Plazhet e Himarës janë një pikë ku mund të shijosh banjat e diellit në bregdetin e pastër, zhytjet në blunë e detit apo edhe shëtitjet me varka. Rezervimet për banesat nisin edhe një sezon më parë, kohë gjatë së cilës plazhistët, teksa shijojnë pushimet në këtë bregdet, bisedojnë me banorët edhe për një 10 ose 15 ditësh të dytë në sezonin e ardhshëm. Plazhet janë të preferuar për hapësirën e madhe që kanë. Janë me zhavor të imtë dhe gurë.

Në zonën e Himarës dhe Dhërmiut çmimet më të larta i kap muaji gusht. Në Himarë shumë prej dhomave që jepen në dispozicion janë të fiksuara te 40 - 45 mijë lekë për 15 ditë. Banorët sigurojnë kushte të mira fjetjeje, gatimi e tualete. Ka shtëpi që kanë krijuar edhe kushtet për ndenjien në qetësinë e një kopshti të gjelbëruar në oborret e tyre. Në Dhërmi banorët i japin ofertat duke iu referuar qëndrimit sipas netëve. Ambientet variojnë 35 - 55 euro nata. Në këto zona vera sjell dhe jetën e natës, ku ka disko në afërsi të bregdetit. E veçantë për zonat e bregdetit është se nëse ke planifikuar pushime për muajin gusht, duhet të rezervosh muaj më parë. Gushti është muaji që njeh fluksin më të madh.
Transportet në Vlorë

Urbani:
Për të qarkulluar nëpër qytetin e Vlorës funksionon autobusi urban. Bileta kushton 30 lekë. Linja që ka më tepër ngarkesë, por edhe mjete të vendosura në dispozicion është ajo e Ujit të Ftohtë. Stacioni qendror është pranë hyrjes së qytetit, ndërkohë që pikë lidhëse për stacionet ende ka mbetur ai pranë xhamisë së qytetit. Linja të tjera janë ato që lidhin qendrën me Plazhin e Vjetër, linja e Unazës, Çole -Spital.

Furgonët: Për të shkuar në zonat e bregdetit tani në verë funksionojnë edhe furgonët. Duke qenë se stacioni i fundit i urbanit ndal këtë lloj transporti deri tek ish "Rrapi", furgonët marrin përsipër zgjatjen e itinerarit. Ata që s'kanë mjete në dispozicion mund të përdorin të tillë, ku me një vlerë prej 50 lekësh shkohet deri tek pika e parë në Jonufër dhe me 100 lekë deri në Orikum. Por, duke qenë se tarifat nuk janë fikse, mirë është që të diskutohet para se të shkohet në destinacion

Taksitë: Të përdorshme në sezonin veror janë edhe taksitë. Por të ardhurit që përdorin këtë shërbim nuk duhet të lënë pas dore kujdesin për tarifat. Mund të ndodhë që mosnjohja t'iu kushtojë shumë herë më tepër se vlera reale e një shërbimi të zakonshëm. Madje, taksitë përbëjnë edhe një nga zhgënjimet e pushuesve në Vlorë. Përcaktimi i çmimit përpara nisjes do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për pushuesit e "druajtur". Trafiku mbetet një arsye shumë e fortë për drejtuesit për të përcaktuar tarifa shumë të larta. Në rastet e pajisjes me taksimetër, tarifat brenda qytetit janë 90 lekë/km dhe 60 lekë/km në zonat jashtë qytetit.

Automjetet me qira: Një mundësi tjetër për pushuesit janë edhe automjetet me qira. Vlera e tyre për përdorim ditor varion sipas markës së automjetit, duke filluar nga 35 euro në ditë.

Jeta artistike

Thuajse si një traditë në periudhën e verës në Vlorë zhvillohet festivali mesdhetar i isopolifonisë. Në këtë eveniment që zgjat disa ditë, pushuesit e ardhur në Vlorë kanë mundësinë që të shijojnë jo vetëm folkun, por edhe shumëllojshmërinë e ngjyrave që merr qyteti bregdetar, si dhe të përfshihen në atmosferën që pushton zona të veçanta ku janë festivalistët. Po në verë, trupa profesioniste e estradës së Vlorës planifikon shfaqje fundjavave. Po kështu kryesisht gjatë muajit gusht nga Bashkia e Vlorës mundësohen ardhje të grupeve e këngëtarëve të ndryshëm, të cilët interpretojnë në skena të hapura verore.

Diskot:

Hyrja me bileta është të premte të shtunë
Kur ka dixhej të njohur bileta kushton 300-400 lekë/person
Me dixhej vendas bileta kushton 200-300 lekë/person
Pijet variojnë nga 200 - 600,700 lekë (joalkoolike-kokteje)

Në plazhe private

Një shezlon kushton 200 lekë
Të marrësh një kanoe kushton 200 lekë/ora
Një Pedalone kushton 400 lekë/ora
Motorët e ujit kushtojnë rreth 5 000 lekë/ora

Uji i Ftohtë

Hapësirat jepen kryesisht për 15 ditë ose për një muaj në varësi të rezervimit.
Në apartamente 15-ditëshi varion 35 000 - 40 000 lekë për 15 ditë (te qytetarët që kanë shtëpi pranë zonave bregdetare).
Nata në hotele është 2000 - 5000 lekë, në varësi të hotelit
Shtëpitë me qira janë 40 euro/nata
Dhërmi-Himarë
Çmimet më të larta i kap muaji gusht.
Në Himarë dhomat që jepen në dispozicion janë të fiksuara te 40 - 45 mijë lekë për 15 ditë
Banorët sigurojnë kushte të mira fjetjeje, gatimi e tualete. Ka shtëpi që kanë krijuar edhe kushtet për ndenjien në qetësinë e një kopshti të gjelbëruar në oborret e tyre.
Në Dhërmi banorët i japin ofertat duke iu referuar qëndrimit sipas netëve. Ambientet variojnë 35 - 55 euro nata.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Turizmi i qyteteve dhe sherbimet qe afrojne

#2

Post by Aulona » Tue Jul 28, 2009 3:25 pm

Saranda, destinacioni i dyte

Image


Nje artikull i publikuar nga site i specializuar anglez i pronave, “Write About Property”, e rendit Saranden si vendin e dyte ne vendet ne zhvillim me interesant per te investuar ne pasuri te patundshme.

Eksperti anglez Lajam Beili shkruan se plazhet e shkelqyera te Sarandes dhe kostoja e ulet e jeteses e ben ate nje nga vendet me potencialet me te medha te fitimit per ata qe investojne ne pasuri te patundshme.

Sipas tij, ata qe investojne sot ne prona te paluajtshme ne bregdetin e Sarandes do te kene norma fitimi mjaft te kenaqshme te cilat mund te arrijne te pakten 200% gjate 10 viteve te ardhshme.

Cmimi i apartamenteve ne Sarande varion nga 400 euro deri ne 700 euro/m2 ne varesi te zones se ndertimit dhe afersise se tij nga bregu.

Agjencite lokale te pasurive te patundshme thone se kerkesa per apartamente ne qytet eshte e ulet, cka ka bere qe cmimet te mos rriten gjate ketij viti dhe te mbeten thuajse te njejta me ato te vitit te kaluar.

Ndersa krahasuar me 3 vjet me pare ato rezultojne rreth 10-20% me te larta.

Site rendit ne vendin e pare para Sarandes nje krahine bregdetare ne Kamboxhia, e cila sipas eksperteve angleze eshte ende e pazbuluar dhe qe ofron mundesi te medha fitimi per investitoret.

Pas Sarandes ne vendin e trete renditet rajoni bregdetar i Kalabrise ne jug te Italise. Ne vendin e katert klasifikohet Republika Domenikane, ndersa ne te 5 Panamaja.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Turizmi i qyteteve dhe sherbimet qe afrojne

#3

Post by Aulona » Wed Jul 29, 2009 5:20 pm

Mos i shkatërroni turizmin Vlorës


Javën e kaluar isha në Vlorë. Mes pushimeve tepër të kushtueshme, dhomave të hoteleve që kalojnë 60 euro nata e sigurisht mes kënaqësisë që të falte deti Jon, patëm kënaqësinë në grup miqsh edhe të kalojmë pranë klubeve të natës, një mbrëmje të gëzueshme. Pak a shumë, turizëm i kushtueshëm, por që kur nuk ke kohë, preferon ta kalosh fundjavën në Shqipëri, sesa jashtë saj.
Edhe pse i kushtueshëm, u kënaqëm pa masë, dhe vendosëm këtë fundjavë të shkojmë sërish buzë detit, në Vlorë. Por, një mik që andej thotë me një sms: ej, ju të Tiranës, mos u nisni. Në Vlorë s’ka drita, por më e keqja është se nuk ka më as jetë nate! Pse? Ishte sms ku pritej një përgjigje. Mos vallë kanë falimentuar klubet e natës në Vlorë? Aty ku këtë sezon jemi duke pritur të paktën disa nga D.J më në zë që luajnë në Ballkan e në Evropë, e kur për më tepër, në datën 6 gusht, vjen edhe një prej njerëzve më të paguar në botë, Tiesto, ai që mbush diskotekat e gjithë botës, ai ku mbahet radhë për të gjetur një biletë për të dëgjuar performimin e tij, pra bregdeti ynë pse e ka mbyllur jetën e natës? E pse të mos niseshim në Vlorë edhe këtë fundjavë? Dhe përgjigja vjen shpejt: Jo, me një urdhër të drejtorit të policisë së qytetit të Vlorës nuk lejohen klubet e natës pas orës 24.00. Kjo është vërtet për të qeshur. Por ndërkohë për të qarë për turizmin shqiptar.

Po si është e mundur që një shef policie, kushdo qoftë ai, të ketë autoritetin të mbyllë një klub nate? Do të mirëkuptoja shumë mirë autoritetet policore që të mbyllnin çdo klub nate pa leje që operon brenda qytetit, që prish qetësinë publike, që shqetëson pushuesit me zhurmën e lartë dhe që është kthyer në një problem. Por sepse një shefi iu tek të mbyll një diskotekë të hapur verore buzë detit, duke nxjerrë prej krahu jashtë klubit të gjithë pushuesit, të rinj më së shumti, vendas e të huaj, duke ndërhyrë brutalisht pranë vendit të D.J, që vjen nga jashtë dhe nuk e ka idenë e realitetit shqiptar, kjo është skandaloze.

Askujt nuk i prishin punë atyre diskove verore që janë shtrirë nga Uji i Ftohtë në Vlorë duke dalë më pas drejt detit. Aq më tepër forcave policore për të prishur mbrëmjet e të rinjve. Nëse ka ende para për të shpenzuar ky popull i varfër, më mirë t’i shpenzojë në Shqipëri sesa jashtë saj. Nuk kemi parë e nuk kemi dëgjuar që në qytete të tjera turistike bregdetare në botë, jashtë vendit, të ketë qëndrime të tilla brutale të forcave të rendit. Nuk po themi që autoritetet lokale duhet të jenë kaq të përgatitura sa në çdo hotel të qyteteve bregdetare turistike të përgatisin guida ku të mirëinformojnë pushuesit për vendet piktoreske, plazhet e frekuentuara, restorantet tradicionale apo ajo që në botë konsiderohet “night life”. Por të paktën kur këto zbulohen vetë nga pushuesit, është tepër indinjuese që një polic me uniformë, që në fakt duhet të rregullojë trafikun e rrugës, e të mos lejojë aksidentet vdekjeprurëse, të merret me mbylljen apo hapjen e jetës së natës në një qytet bregdetar turistik. I pari që duhet të protestonte në fakt për këtë situatë absurde dhe për t’i dhënë zgjidhje duhet të ishte kryetari i bashkisë së qytetit të Vlorës. Përpara se të merret me ndeshjet e futbollit, duhet të garantojë një fluks të madh turistësh për qytetin e tij. Dhe nëse do të ketë nga struktura të tjera të shtetit vërejtje, duhet të jetë i pari që duhet të negociojë për t’i zgjidhur ato. Nuk jemi aspak të qartë se cili është argumenti ligjor që kanë përdorur autoritetet policore për të ushtruar një presion të tillë. Por sido që të jetë, nëse do të kishte pretendime për zbatimin e ligjit, duhet të kishin bërë një fushatë ndërgjegjësuese për të gjithë pronarët e atyre klubeve, dhe gjithë kjo fushatë dhune për jetën e natës, të ishte zgjidhur pa filluar ende sezoni veror.

Autoritetet lokale në Vlorë, por edhe ato qendrore në Tiranë, duhet të sqarojnë shqiptarët se pse duhet të shkojmë të pushojmë në qytetin e Vlorës? Mos ndoshta për çmimet e kripura të hoteleve? Apo për mungesën e shërbimit në hoteleri e restorante? Apo për mungesën e dritave që rrjedhimisht na çon në mungesën e ujit të pijshëm për shkak të mungesës së pompave. Nuk e dimë se cilat do të jenë argumentet për të na rikthyer në këtë qytet. Sido që të jetë, ka një të vërtetë të madhe: Që këtë vit qyteti i Vlorës po penalizohet për turizmin e vet. Dhe do të ishte një gjë e vogël nëse ky do të ishte një fenomen që bëhet për hir dhe hatër të konkurrencës, e në rastin më të keq, do të ishte një hakmarrje politike ndaj këtij qyteti që në zgjedhjet e 28 qershorit votoi në shumicë majtas. Por ky për çdo lloj qeveritari do të ishte një mendim shumë dritëshkurtër.
Atëherë zotërinjtë e qeverisë dhe të pushtetit vendor, duhet detyrimisht t’u japin zgjidhje këtyre problemeve të turizmit të qytetit bregdetar për të rikthyer jetën në këtë qytet.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Turizmi i qyteteve dhe sherbimet qe afrojne

#4

Post by Aulona » Tue Aug 04, 2009 6:58 pm

Gjirokaster




Kështjella e Argjirosë në Gjirokastër vazhdon të tërheqë turistë të huaj e vendas. Gjatë muajit korrik numri i tyre arrin në rreth 2 mijë, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se kemi një rritje të vizitorëve në krahasim me një vit më parë. Version multimedial i ketij lajmi

GJIROKASTER- Kështjella e Argjirosë është vendi më i vizituar nga turistët gjatë guidës në Gjirokastër. Vlerat e saj monumentale tërheqin cdo vit mijra vizitorë të cilët njihen më nga afër me historinë dhe pamjen e rrallë që të ofrojnë vetëm kështjellat e lashta. Vetëm gjatë muajit korrik numri i vizitorëve arriti në 2000.
“Kemi rreth 2 mijë vizitorë gjatë një muaji nga rreth 1500 që ishin vitin e shkuar dhe kjo shifër dëshmon se qyteti muze i Gjirokastrës vazhdon të ketë një interes të lartë vecanërisht tek turistët perëndimorë dhe vizitorëve që vijnë nga Kosova e Maqedonia” shprehet drejtori i zyrës së administrimit koordiminit të qytetit Rajmond Kola.

Këtu turistët shëtisin në të gjithë pjesët e kështjellës dhe bëjnë fotografi për të ruajtur kujtime prej saj. Vizita u lehtësohet edhe nga panelet informuese në 2 gjuhë, përkatësisht në shqip dhe në anglisht.

“Së fundi është kryer vendosja e paneleve informues në kështjellën e Gjirokastrës. Është një proces që do të vijojë edhe me një ide që ne kemi për vitin e ardhshëm për të përmirësuar sistemin audioviyiv dhe ndoshta për të krijuar dhe guidat e para audio dhe video në kështjellë” theksoi Kola.

Drejtori i zyrës së administrimit koordiminit të qytetit Rajmond Kola, duke krahasuar shifrat me një vit më parë, bën të ditur se këtë vit ka një rritje të turistëve, numri i të cilëve arrin në rreth 8 mijë.
(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Turizmi i qyteteve dhe sherbimet qe afrojne

#5

Post by Aulona » Tue Aug 04, 2009 9:08 pm

Saranda, deti dhe antikiteti në këtë sezon veror
Image

Saranda është vendi që ofron jo vetëm detin, por pasuri të shumta monumentale, si natyrore ashtu edhe historike.

Hotelet

Vit pas viti Sarandës i shtohen pushuesit. Gjatë verës së vitit të kaluar rreth 300 mijë persona e zgjodhën për ta vizituar apo edhe për të kaluar pushimet verore në të. Gjatë kësaj vere parashikimet tregojnë rritje të mëtejshme të kësaj shifre.

Me një kapacitet prej rreth 85 hotelesh, të regjistruara pranë Shoqatës së Hotelierëve dhe me dhjetëra apartamente që ofrohen me qira, kapacitetet janë të mjaftueshme për të përballuar fluksin gjithnjë e në rritje të pushuesve.

Ajo çka bie në sy gjatë këtij viti, është sensibilizimi i pronarëve të hoteleve për të ulur çmimet, çka synon të thithë më shumë pushues. 50 prej hoteleve kanë nënshkruar një marrëveshje për aplikimin e çmimeve të zbutura gjatë këtij sezoni veror.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës së hotelierëve, dhomat nuk do të kushtojnë më shumë se 2000-3500 lekë në natë, çmim ky që më parë aplikohej për çdo person, dhe jo për dhomë.

Ndërkaq, çmimet e hoteleve janë të ndryshme, në varësi të kushteve që ofrojnë si dhe të periudhës së pushimeve. Në periudhën 1-15 gusht, çmimet në Sarandë arrijnë pikun, ndërsa vazhdimisht ato variojnë prej 3 000 lekë - 110 euro. Brenda çmimit të hotelit përfshihet vakti i mëngjesit, si dhe një çadër e dy shezlonë.

Shtëpitë me qira

Nuk ka ditë që në Sarandë të mos ndërtohet. Dhjetëra pallate shumëkatëshe janë ngritur gjatë viteve të fundit, një pjesë e apartamenteve të të cilave jepen me qira përgjatë sezonit të plazhit. Çmimet variojnë nga 2- 3 000 lekë nata në apartamente, në varësi të hapësirës dhe periudhës së plazhit.
Plazhet

Me një gjatësi të përgjithshme të vijës bregdetare prej 66,7 kilometrash, që laget nga deti Jon, me një pozitë të favorshme gjeografike dhe dalja e gjerë në detin Jon e Mesdhe, afërsia me ishujt Jonianë si një nga pikat më të frekuentuara turistike, bukuritë e relievit dhe pasuritë e shumta historike e kulturore, e bëjnë Sarandën tepër të favorizuar për zhvillimin e turizmit në raport me rajonet e tjera të vendit tonë.

Janë dhjetëra plazhe me ujëra të kulluar që zgjaten përgjatë gjithë qytetit; mund të paguash aty 400 lekë për dy shezlonë dhe një çadër, por mund të qëndrosh aty edhe pa pagesë nëse çadrën e merr me vete. Pranë të gjitha plazheve nuk mungojnë baret dhe restorantet e shumta.

Përgjatë vijës bregdetare, në veri dhe në jug të qytetit të Sarandës ka pak sektorë të përshtatshëm për banjë uji dhe dielli. Plazhet me rërë këtu janë të pakta dhe zëvendësohen me të ashtuquajtura pllaka, sipërfaqe të sheshta, të valëzuara ku pushuesit shtrihen për banja diellore.

Sektorët më të përshtatshëm të pllakave janë në krahun e djathtë të rrugës automobilistike Sarandë - Butrint (sektori Sarandë - Çukë) pranë ish- kampit të pushimit, por sektori në veri të qytetit të Sarandës nga porti deri në gjirin e Limionit përfaqëson vendin e mirëfilltë të quajtur "Pllakat e Sarandës".

Mund të bësh një shëtitje me varkë me lopata për 300 lekë, një varkë me pedale mund ta marrësh me qera për 500 lekë, ndërsa për një motor uji për gjysmë ore duhet të paguash 3 000 - 3 500 lekë.

Ksamili

I frekuentuar veçanërisht prej të huajve që vijnë nga një sërë shtetesh ballkanike e veçanërisht nga shqiptarët e Kosovës. Një numër i madh plazhesh ofrohen në qytezën e Ksamilit, ndërkohë që janë gjithsej katër ishuj të vegjël shkëmborë të vendosur pranë njëri-tjetrit. Ndodhen përballë qytezës së Ksamilit.

Ishulli më i madh gjendet 60 metra larg bregut. Këta ishuj së bashku me bregdetin e Ksamilit përbëjnë një nga zonat që tërheqin numrin më të madh të turistëve të Sarandës. Si në Ksamil, ashtu edhe në ishujt e tij, lehtësisht të arritshëm edhe me not, mund të gjesh plazhe me rërë të bardhë, por edhe me gurë. Ksamili është i arritshëm me makinë, ndërsa taksia deri atje kushton 3 000 lekë.

Gjiri i Kakomesë

Është një nga gjiret më të spikatur për nga bukuria në bregdetin e Sarandës, i vendosur në veri të kepit të Qefalit. Gjendet rreth 10 km larg Sarandës dhe 4 km larg rrugës nacionale Sarandë - Vlorë. Në vendin e quajtur Krekëz, devijon drejt perëndimit një rrugë automobilistike e paasfaltuar që të çon në këtë gji.

Gjiri me origjinë të dyfishtë tektoniko - karstike është mjaft i mbrojtur, deti futet në brendësi rreth 500 m dhe përfundon në një plazh me rërë të trashë dhe sidomos me zallishte. Në këtë hapësirë të gjirit është parashikuar të ngrihet një fshat turistik.

Jeta e natës

Në Sarandë të pasionuarit pas jetës së natës mund ta gjejnë atë në një sërë pikash e diskosh verore, të cilat vazhdimisht ofrojnë risi të ndryshme, porsa u përket dj-ve të ndryshëm dhe këngëtarëve që ftojnë, duke ofruar në këtë mënyrë larmishmëri. Fillimisht paguhet një biletë prej 700 lekësh për të hyrë, e brenda këtij çmimi ofrohet edhe një pije falas.

Jeta artistike

Festivali ndërkombëtar i teatrove në Butrint, si dhe festivali i bandave frymore janë evenimentet kryesore, të përvitshme në sezonin veror në Sarandë. Shumë trupa teatrale nga e gjithë bota ngjiten për 6 ditë me radhë në skenën antike të Butrintit, ndërsa banda të ndryshme frymore performojnë në shëtitoren e qytetit të Sarandës.

Kinematë verore janë një tjetër mënyrë argëtimi, ndërsa për asnjë ditë nuk mungojnë panairet e librit. Një sërë artistësh të ndryshëm janë gjithashtu të ftuar nga bare e restorante të ndryshme apo edhe nga bashkia e qytetit.

Qiratë

Çmimet e apartamenteve variojnë nga 2 000 - 3 000 lekë nata, në varësi të hapësirës dhe periudhës së plazhit. 50 prej hoteleve kanë nënshkruar një marrëveshje për aplikimin e çmimeve të zbutura gjatë këtij sezoni veror. Dhomat nuk do të kushtojnë më shumë se 2000-3500 lekë në natë, çmim ky që më parë aplikohej për çdo person, dhe jo për dhomë. Në periudhën 1-15 gusht, çmimet në Sarandë arrijnë pikun, ndërsa vazhdimisht ato variojnë prej 3 000 lekë - 110 euro. Brenda çmimit të hotelit përfshihet vakti i mëngjesit, si dhe një çadër e dy shezlonë

Plazhi

Mund të paguash 400 lekë për dy shezlonë dhe një çadër, por mund të qëndrosh aty edhe pa pagesë nëse çadrën e merr me vete. Mund të bësh një shëtitje me varkë me lopata për 300 lekë, një varkë me pedale mund ta marrësh me qira për 500 lekë, ndërsa për një motor uji për gjysmë ore duhet të paguash 3 000 - 3 500 lekë

Tarifat e lëvizjeve

3 000 lekë kushton taksia për në Ksamil
Për lëvizjet brenda qytetit këshillohet përcaktimi paraprak i çmimit me drejtuesin e taksisë
Autobusi për në Butrint kushton 100 lekë dhe është çdo një orë, taksia kushton rreth 2500 lekë

Bileta në pjesën e poshtme të qytetit të Butrinti kushton 500 lekë
Bileta për të vizituar kalanë e muzeun është 200 lekë
Baret e restorantet

Çmimet nuk janë të përcaktuara, por një drekë me 4 persona do të kushtonte minimalisht 4 000 lekë.
Në bare gjithashtu nuk ka çmime fikse. Një kafe varion nga 50 - 150 lekë, një birrë nga 150-300 lekë, pijet freskuese nga 100-200 lekë. Në shumicën e bareve në mbrëmje nuk shërbehen pije të ngrohta

Antikiteti

Por Saranda nuk ofron vetëm detin, diellin dhe klimën për vizitorët e saj. Një sërë objektesh monumentale, ku natyrisht qyteti antik i Butrintit, pjesë e organizatës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore UNESKO përbën edhe pikën kryesore. Janë më shumë se 27 objekte natyrore dhe kulturore me vlera të mëdha, të rralla, që menaxhohen me mënyra e rregullta të veçanta, që ruhen e mbrohen me ligj.

Qyteti antik i Butrintit

I ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit, qyteti antik i Butrintit laget nga liqeni i Butrintit dhe nga kanali i Vivarit. Qyteti përshkohej prej gjashtë hyrjesh, dy prej të cilave ruhen në gjendje shumë të mirë; porta e Liqenit (Skea) nga lindja dhe porta e Luanit nga veriu.

Qyteti njeh një hov të madh ndërtimesh dhe zgjerohet mjaft gjatë periudhës romake, ku mbizotërojnë ndërtimet e karakterit shoqëror si gjimnazi, kapitoli, banjat, ujësjellësi 5 km i gjatë, çezmat, si dhe zgjerimi i sipërfaqes. Në këtë kohë qyteti u zgjerua duke u shtrirë në fushën e Vrinës dhe në Diaporit, si dhe mori statusin e kolonisë në periudhën e Oktavian Augustit.

Gjatë sundimit romak u ndërtuan shumë objekte të rëndësishme. Një nga këto është Ujësjellësi i Butrintit, që teknikisht është një ndërtim i arritur.

Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit. Bileta për pjesën e poshtme të qytetit kushton 500 lekë, ndërsa nëse do të vizitosh kalanë dhe muzeun këtij çmimi duhet t'i shtosh edhe 200 lekë të tjerë.

Onhezmi (Saranda)

Shek IV para K. - shek. VI pas K. Është emërtuar në antikitet me emrin Onhezmites. Onhezmi del për herë të parë në burimet e shkruara në shek I para K. Onhezmi romak gjatë shek. I-IV pas K, përkon me pushtimin e Ilirisë nga Roma. Me mjaft interes është zbulimi i një bazilike të madhe në anën lindore të kalasë.

Historia që u pasua pas shek. VI pas K. nuk jep elemente historike dhe arkeologjike për këtë qytet, përveçse si një pikë pelegrinazhi në Manastirin e 40 Shenjtorëve. Mbreti Zog këtë qytet e emërtoi Zogis, kurse Musolini në vitin 1939 i dha emrin Porto Edda për nder të vajzës së tij.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Turizmi i qyteteve dhe sherbimet qe afrojne

#6

Post by Arta » Wed Aug 19, 2009 3:51 pm

Turizmi malor në Shqipëri, turistët: Më bukur se në Europë



Shqipëria mund të krenohet me turizmin e saj malor, i harruar nga turistët shqiptarë, por i vlerësuar tashmë nga turistët e huaj që dita- ditës po zbulojnë mrekullitë e kësaj zone. Mjaft turistë që kanë parë zonën e Thethit shprehen për “Rojter” se kjo zonë është më origjinale dhe më e bukur se në Alpet e Europës. Këtu turizmi nuk është i organizuar, ndërsa investimet janë modeste nga vetë banorët.MTKRS PËR TURIZMIN Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Më në fund Shqipëria mund të krenohet edhe me turizmin malor, me ato zona të harruara nga vetë turistët shqiptarë të diskriminuara nga regjimi komunist, por të preferuara tashmë dhe të vlerësuar nga të huajt. Zona e Thethit në kulm të Shqipërisë konsiderohet për mjaft turist një nga pjesët më të bukura malore në të gjithë Europën. Një turist çek është shprehur për agjencinë e lajmeve “Rojter”, “vite më parë kam udhëtuar rreth Alpeve në qendër të Europës, nuk i pëlqej më ato vende pasi ka shumë turistë ne tashmë kërkojmë një natyrë më të pastër dhe këtë e gjejmë në këto male, pasi gjithçka këtu është natyrale. Dhe ja çfarë pëlqej në Shqipëri male të bukur, njerëy të pastër dhe natyrë të mrekullueshme”- u shpreh turisti çek.

Turistët preferojnë të hanë ushqim në natyrë, të flenë në natyrë edhe pse kjo është diçka e frikshme në këtë natyrë të egër dhe origjinale. Një tjetër turiste çeke shprehet nëse do ta krahasojmë këtë vend me Austrinë ose Zvicrën këtu është një zonë më pak turistike, por është e këndshme sepse mund të jesh vetëm ti mes maleve pa njerëz apo turistë të shumtë rreth e qark”

Këtu turizmi nuk është shumë i organizuar, vetë banorët janë përpjekur të modernizojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që turistët të gjejnë mjedisin e rehatshëm që kërkojnë.

Prek Harusha, një nga pronarët e Haneve që strehojnë turistë në këtë zonë shprehet.
“Ushqimet që gatuajmë janë prodhim vendi, kjo është edhe ajo çka kërkohet nga turistët. Dikur në kohë ne kemi pritur edhe njerëz pa lekë pasi ne jemi malësore dhe ruajmë traditën e mikpritjes edhe e presim. Por tashmë ka ndryshuar koha dhe janë turistë ata që na vinë dhe çmimet janë të arsyeshme”- theksoi Harusha.

Një shekull më parë një shkrimtare britanike e famshme Edit Durham ra në dashuri me këtë vend malor, ajo shkroi edhe një libër në vitin 1909. sot kullat e Thethit janë modernizuar falë një ndihme simbolike nga investitorët gjerman, megjithatë ato kulla ruajnë ende origjinalitetin e tyre. rruga nuk është fort e mire edhe pse vetëm tre orë e gjysmë nga Tirana, por është fakt tashmë se kjo zonë po korr fitimet e veta dhe po bëhet gjithnjë e me shumë një destinacion për të huajt që janë të dhënë pas turizmit malor.

(a.r/news24/balkanweb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Turizëm dhe udhëtime”