"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Këshillat gjatë pushimeve të verës

Flisni për turizmin dhe resurset turistike, për udhëtimet që ju kanë lënë mbresa, për kënaqësitë e shijimit të bukurive natyrore, për mikpritjen e turistëve, koston e pushimeve atj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Këshillat gjatë pushimeve të verës

#1

Post by Aulona » Wed Jul 29, 2009 4:49 pm

Për të evituar momentet e rrezikshme dhe të këqija të lidhura me stinën e verës, ne sugjerojmë disa përkujdesje dhe veprime konkrete. Ja si t'i përballoni shqetësimet tipike të kësaj periudhe të vitit:

Për të parandaluar, mbi të gjitha, pickimet e bezdisshme të insekteve. Nëse insekti ju ka pickuar dhe dëshironi të kuroni vendin e pickimit me diçka natyrale, mund të fërkoni vendin e pickuar me diçka të thartë (limoni) ose ta fërkoni me borzilok.

Në rastin e një takimi të padëshiruar me një iriq deti, duhet të nxirrni gjembat me një piskatore, ose me një age të sterilizuar, pra veglat që do përdoren duhet të lahen dhe të dezinfektohen.

Një problem tipik është "goditja nga dielli", një shqetësim i shkaktuar nga temperaturat e larta.

Shfaqet me dhimbje koke, kruajtje tek veshët, rritje të temperaturës së trupit, mungesë djersitjeje dhe ulje e tensionit. Gjëja më e menjëhershme që duhet të bëhet është të çoni njeriun e dëmtuar në hije, ta shtrini me këmbët të ngritura më lart se niveli i kokës. Më pas vazhdoni ta lagni me ujë të ftohtë në fytyrë dhe në sqetulla. Sigurohuni që temperatura e trupit të zbresë nën 38 gradë, nëse jo, duhet ta dërgoni në urgjencë.

Djegia nga dielli, shkaktohet nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Nëse jeni djegur dhe nuk keni përdorur krem me filtër mbrojtës, duhet të vendosni mbi lëkurë krem hidratant, ose një krem me përmbajtje kortizoni, nëse djegiet janë shumë të dukshme.
Nëse dhimbja është shumë e madhe, mund të përdoren qetësues të zakonshëm, siç janë paracetamoli, ose ibuprofeni.

Pickimi i gjarprit është një tjetër rrezik që mund të na shkaktohet në verë. Mos fusni kurrë duart nëpër gurë (sidomos nëse gurët janë të ekspozuar në diell). Shikoni më parë vendin ku do të uleni dhe të vishni këpucë të mbyllura. Në rast pickimi duhet të çani vendin e pickuar, për të dalë gjaku me përmbajtje helmi dhe të vraponi për në ndihmën e shpejtë.

*****************************************
Këshilla për prindërit: Ç'të bëjmë me fëmijët në verë

Vera është sinonim i pushimit, por edhe një moment i rëndësishëm, sidomos për të vegjlit, të cilët, janë "belaja jonë e domosdoshme". Ja disa këshilla për ta:

1. Mos nxisni mërzinë! Ditët e fëmijëve nuk duhet të organizohen minutë për minutë. Lërini të zgjedhin ndonjëherë edhe ata çfarë duhet të bëjnë.

2. Mami, babi, sot po ju ndihmoj unë! Impenjoni dhe fëmijët në punët e shtëpisë, kjo ju heq dhe zakonin për të qëndruar përpara televizorit duke kërkuar vazhdimisht diçka për të ngrënë. Mirë do të ishte që, herë pas here ta bënit që t'u rikthehet gjerave që ka mësuar në shkollë gjatë vitit.

3. Internet dhe videogame, por me masë! Vera është stina ku shumica e kohës kalohet në natyrë, por herë pas here fëmijët mund të kenë dëshirë dhe të rrinë brenda, të lundrojnë në internet, apo të luajnë me videogame. Masë dhe rregull.

4. Është e vjetër sa bota. Kreativiteti dhe fantazia nxiten mbi të gjitha me lexim! Leximi mund të bëhet një argëtim shumë i mirë: kaloni një pasdite në librari apo në bibliotekë dhe lërini fëmijët të zgjedhin librat që i kanë bërë më shumë kuriozë.

5. Televizioni i mbyllur! Mundohuni ta mbani televizorin mbyllur sa më shumë të jetë e mundur, ose vendosni me fëmijët tuaj orare dhe programe fikse, të cilat ata mund t'i shohin.

6. Det dhe lëvizje! Nëse i kaloni pushimet në det, stimulojini të krijojnë miqësi me fëmijët e çadrës ngjitur. Mund të organizojnë lojëra të ndryshme, që të mos ngelen gjithë ditën në ujë dhe lagështi. Këto e ndihmojnë të hajë dhe të flejë më mirë.

7. Nëse këtë vit nuk keni planifikuar pushime jashtë qytetit, mos u dekurajoni. Natyra dhe objektet kulturore në qytet mund të jenë mjaft interesante.

8. Dhe një këshillë e fundit. Mos jini shumë të rreptë, por duhet t'u vendosni fëmijëve tuaj një orar për gjumin. Është mirë që ky orar të respektohet, për të mos prishur më vonë gjithë planin e ditës.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Post Reply

Return to “Turizëm dhe udhëtime”