"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Turizmi ne Shqiperi

Flisni për turizmin dhe resurset turistike, për udhëtimet që ju kanë lënë mbresa, për kënaqësitë e shijimit të bukurive natyrore, për mikpritjen e turistëve, koston e pushimeve atj.

Moderator: Strokulli

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3784
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Turizmi ne Shqiperi

#16

Post by Arbëri » Sat Jun 25, 2011 5:48 pm

Turistë sllovenë në Ohër, lavdërojnë Shqipërinë


Image

Duhet të merrni shembull Shqipërinë e cila po zhvillohet, dhe me hapa të fuqishëm po shkon drejtë zhvillimit të turizmit dhe promovimit të tij. Kështu thotë një turist nga Sllovenia i cili pas kthimit nga Vlora dhe Durrësi me miqtë e tij, vendosi të ndalet edhe në Ohër.
“Ishim në Shqipëri. Ata shumë shpejtë po ecin përpara. Po ndërtohet shumë, po zhvillohen dhe kjo duhet të shihet. Ka shumë hotele të mira dhe të gjitha punët atje zhvillohen në një ritëm shumë të shpejtë. Është shkëlqyeshëm dhe mendoj se duhet që edhe ju të investoni në këtë mënyrë. Edhe këtu shoh se ka turistë”.
“Në Ohër jemi për herë të parë dhe gjithçka që pamë deri tani më pëlqen. Ishim edhe në Shqipëri, atje është diçka e pabesueshme, por ende nuk kam një pasqyrë të vërtetë sesi po zhvillohen punët atje dhe sa vizitohet Shqipëria nga turistët e huaj. Ajo që di është se atje dhe këtu, çmimet janë të ngjashme sikurse ato në Slloveni”.
Nëse numri i turistëve vendorë që për momentin po qëndrojnë në Ohër dhe Strugë është shumë i vogël, krahas liqenit të Ohrit përveç Sllovenëve, këto ditë mund të vërehet një lëvizje e madhe e turistëve të huaj nga gjithkund. Vitin e kaluar vetëm nga Polonia qëndruan 6 mijë turistë.
“Tani duhet t’ua prezantoj dhe ofroj Maqedoninë polakëve, pasi fatkeqësisht për Maqedoninë tani nuk ka promovim që do t’i interesojë dhe tërheqë më tepër turistët që të vijnë këtu. Këtu ka një mundësi të shkëlqyeshme, për të gjithë”, u shpreh Jan Korsak, kryetarë i Odës turistike të Polonisë.
Njerëzit e përfshirë në Turizëm thonë se ka shumë më tepër se gjatë dy viteve të kaluara. Mirëpo, ata flasin haptazi për problemet në qytet.
“Për shembull, në hapësirën prej Çarshisë e deri në Kështjellën e Samoilit, turistët nuk kanë ku të ulen e të pushojnë, nuk kanë ku të pinë ujë, përpos që të blejnë në dy dyqane. Nuk ka as nyje sanitare, në tërë hapësirën vetëm në dy pika ka kosha për mbeturina, pyesin ku t’i hedhin mbeturinat që mbajnë me vete. Ne gjendemi përpara muzeut, por këtu askund nuk shkruan se ky është muzeu i Ohrit. Po ndodh që të pyesim ku është muzeu, ndërsa ndodhemi para tij”, deklaroi Lupço Paneski, punonjës turistik.
Një problem është edhe trafiku i parregulluar në pjesën e vjetër të qytetit. Ky është një nga shqetësimet kryesore për turistët e huaj, përfshi edhe atë të informimit. Nga komuna paralajmërojnë se së shpejti do të hapen tre zyra për informata, ndërsa do të vendosen edhe monitorë ‘Touch Screen’ me të gjitha të dhënat për Ohrin. Miki Trajkovski


Video : http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/71398.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3784
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Turizmi ne Shqiperi

#17

Post by Arbëri » Wed Jun 29, 2011 6:22 pm

Welcome to Albania

In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique.

Come - discover Albania for yourself!
http://www.albaniantourism.com/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Turizmi ne Shqiperi

#18

Post by Adriana » Thu Jun 21, 2012 12:43 pm

Shqipëria destinacion për shqiptarët e Maqedonisë

Durrës, 21 qershor - Shqipëria edhe këtë vit mbetet ndër destinacionet më të preferuara për pushime nga shqiptarët e Maqedonisë. Çmimet e ulta janë arsyeja kryesore pse ata zgjedhin bregdetin shqitparë për të pushuar, njofton Top Channel.

Drejtuesit e agjencisë turistike ‘Fikret Turs’ nga Kumanova që me vite organizojnë udhëtime për në Shqipëri, thonë se në agjencinë e tyre këtë vit për 10% është shtuar numri i prenotimeve për në bregdetin shqiptar, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Sipas pronarit të kësaj agjencie Isen Nexhipi, destinacioni më i preferuar për turistët shqiptarë nga Maqedonia mbetet Durrësi.

Këtë vit shumë pushues po tërheq edhe Greqia, për shkak të aranzhmaneve me cmime shumë të ulta. Nga agjencia turistike ‘Savana’ në Shkup thonë se fillimi i sezonit është solid, ndërsa në këtë agjenci, Greqia është destinacioni më i kërkuar.

Si destinacione tjera atraktive për pushuesit nga Maqedonia shihet edhe Qipro veriore dhe Turqia, ndërkaq, interesi për në Tunizi dhe Egjipt këtë vit është shumë i ulët.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Turizmi ne Shqiperi

#19

Post by Adriana » Sat Aug 08, 2015 4:40 pm

Me acaron pak ( si shume ) titulli projektit ''lungomaret'' sikur skemi fjale te tilla ne gjuhen tone...
ndersa sa a per projektin nese behet sic shikohet ne pamjet e meposhtme do ishte ne te vertet nje bukuri , dhe te shpresojme gjithashtu qe kur te nderojne kolltuqet qeveritaret te mos hidhen perseri ne dinamit projektet...


Ja ''lungomaret'' që do të transformojnë Himarën


Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro është shumë aktiv kohët e fundit në promovimin e qytetit bregdetar në jug të vendit dhe të projekteve të shumta që janë përgatitur për zhvillimin e tij turistik.

“’Lungomare’ Spile 2015. Ky eshte projekti qe do te transformoje Himaren tone, duke e kthyer ate ne nje qender zhvillimi te turizmit. Perfunduam me Qeparoin do te vazhdojme me Spilene dhe me vone kudo ne Himaren e Re. Fundjave te kendshme ne Himaren tone!”, – shkruante Goro në profilin e tij në Facebook.

Nga fotografitë transformimi duket me të vërtetë rrënjësor dhe i jep një pamje futuriste Himarës.

Image

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Turizmi ne Shqiperi

#20

Post by Adriana » Sat Aug 08, 2015 4:41 pm

Me acaron pak ( si shume ) titulli projektit ''lungomaret'' sikur skemi fjale te tilla ne gjuhen tone...
ndersa sa per projektin nese behet sic shikohet ne pamjet e meposhtme do ishte ne te vertet nje bukuri , dhe te shpresojme gjithashtu qe kur te nderojne kolltuqet qeveritaret te mos hidhen perseri ne dinamit projektet...


Ja ''lungomaret'' që do të transformojnë Himarën


Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro është shumë aktiv kohët e fundit në promovimin e qytetit bregdetar në jug të vendit dhe të projekteve të shumta që janë përgatitur për zhvillimin e tij turistik.

“’Lungomare’ Spile 2015. Ky eshte projekti qe do te transformoje Himaren tone, duke e kthyer ate ne nje qender zhvillimi te turizmit. Perfunduam me Qeparoin do te vazhdojme me Spilene dhe me vone kudo ne Himaren e Re. Fundjave te kendshme ne Himaren tone!”, – shkruante Goro në profilin e tij në Facebook.

Nga fotografitë transformimi duket me të vërtetë rrënjësor dhe i jep një pamje futuriste Himarës.

Image

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Turizëm dhe udhëtime”