Page 1 of 1

Zbulohet në Francë qyteza e vogël me emrin Berat

Posted: Tue Nov 23, 2010 6:41 pm
by qiellikaltër
Qytetit 2400-vjeçar të Beratit i gjendet një "vëlla" i vogël me të njëjtin emër në Francë. Ajo që bën përshtypje është fakti se në kufi me Beratin francez ndodhet edhe një qytet me emrin Kozare, emrin e të cilit e mban njëri nga fshatrat më të hershëm në rajonin e Beratit, që është fshati Kozare i komunës Perondi. Berati i Francës është "zbuluar rastësisht" nga një emigrant, sot biznesmen i njohur beratas, i cili iku nga vendi që në vitin 1990. "Nuk janë vetëm emrat, por dhe disa rite, doke e zakone pothuaj të njëjta si në Berat. Më bëri përshtypje që në fillim dhe u interesova. Kontaktoja vazhdimisht dhe me kreun e Bashkisë vendase, Paul-Marie Blanc, i cili u angazhua dhe shfaqi interes për historinë e Beratit në Shqipëri. Duhet studimi i ekspertëve përkatës, por kjo qytezë me 2700 banorë që ka doke e zakone të njëjta, të përafërta me shumë nga tonat, mund të jetë shpërngulur nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468", - pohon Gazmend Toska.


http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=89115