Page 1 of 1

Welcome to Albania - Shqiperia

Posted: Wed Aug 26, 2009 2:00 pm
by Sally




Shqipëria, dashuria e re mesdhetare
[/size]



“Përshtypjet që ne marrim gjatë gjithë kohës përmes takimeve me turistët shqiptarë, tregojnë se ne ende nuk e njohim Shqipërinë, ndërsa pas prezantimeve të promocioneve turistike, mahniten duke kërkuar të dinë më shumë...”, u shpreh Nada Kallçiu, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
E ndërsa shqiptarët, në një përqindje më të vogël se vitet e tjera pretendojnë të kalojnë pushimet jashtë shtetit, pa njohur ende mirë Shqipërinë, numri i vizitorëve të huaj, veçanërisht atyre mesdhetarë, duket se ka pasur një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit, si zbatuesja kryesore e politikës së qeverisë në fushën e turizmit për krijimin e produkteve turistike, ka kryer një studim të detajuar mbi ardhjen e turistëve të huaj në Shqipëri, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, nga janë përpunuar edhe të dhënat fillesatare.

Sipas këtij studimi, rezulton se gjatë periudhës janar-korrik 2009, ka pasur 991.306 vizitorë të huaj (19.072 janë vizitorë ditorë, ndërsa 972.234 kanë qenë turistë), nga 726.898 vizitorë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 36 % më shumë se një vit më parë.

Krahasuar me statistikat e vitit 2005, rritja e numrit të vizitorëve të huaj (të ndarë në 4 nënkategori) ka qenë afërsisht 2.6 herë më shumë. Numri më i madh i vizitorëve i përket shtetasve europianë.

Sipas statistikave, 37 % e vizitorëve që kanë hyrë gjatë periudhës janar-korrik 2009 në Shqipëri kanë qënë nga Kosova, 19 % maqedonas, 7 % malazezë, 6 % italianë, 5 % grekë, 3 % serbë, 4 % anglezë, 3 % gjermanë, etj

Re: Shqipëria, dashuria e re mesdhetare

Posted: Wed Aug 26, 2009 2:03 pm
by Sally
DISA NGA VENDET ME TE BUKURA TE SHQIPERIS. TE RRISIM TURIZMIN NE SHQIPERI



Re: Welcome to Albania - Shqiperia

Posted: Thu Jul 22, 2010 11:31 am
by Tan-Tirana
Welcome to Albania





Re: Welcome to Albania - Shqiperia

Posted: Tue Jul 05, 2011 8:48 pm
by Adriana

Re: Welcome to Albania - Shqiperia

Posted: Fri Jul 08, 2011 7:02 pm
by Arbëri
Shqipërinë e vizituan 1.2 milionë turistë
Ministria e Turizmit raportoi dje se për 6 muajt e parë të vitit 2011, vendin tonë e kanë vizituar 1.2 milionë turistë të huaj dhe vendas (emigrantë).

Numri i vizitorëve me nënshtetësi të huaj është 764 539 persona kundrejt 549 105 vizitorëve të vitit të kaluar ose 39.2 për qind më shumë.

Nga këta, 54 për qind janë vizitorë me netqëndrime, 36 për qind janë vizitorë ditorë dhe 10 për qind janë vizitorë transit.

Numrin më të madh të vizitorëve për këtë periudhë e kanë kosovarët me 34 për qind, maqedonasit 16 për qind, malazezët 10 për qind, italianët 6 për qind, grekët 8 për qind, gjermanët 3 për qind etj.

Turistët europianë përbëjnë 94 për qind, amerikanë 3 për qind, aziatikë 2 për qind dhe të tjerë 1 për qind. Sipas mënyrës së udhëtimit, vizitorët ndahen rreth 80 për qind me tokë, 15 për qind nga ajri dhe pjesa tjetër nga deti.

Pika hyrëse tokësore me fluks më të madh është Morini, nga i cili kalojnë më shumë se 30 për qind e vizitorëve, e ndjekur nga Muriqani dhe Qafëthana, secila me mbi 10 për qind të hyrjeve.

Nga analiza e kohëqëndrimit për jorezidentët rezulton se më shumë se 60% kanë shpenzuar deri në 5 ditë qëndrimi në Shqipëri, ndërsa rreth 16% shpenzojnë deri në 10 ditë.

Sipas grupmoshës, vizitorët ndahen 10% janë nën moshën 20 vjeç, 64 për qind i përkasin grupmoshës 20-50 vjeç dhe pjesa e ngelur rreth 25 për qind i përket grupmoshës mbi 50 vjeç.

Të ardhurat nga turizmi për 3-mujorin e parë të vitit 2011 janë 174.8 milionë euro kundrejt 161.3 milionë eurove në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 8.5 për qind më shumë. /top channel/
http://lajmpress.com/lajme/shqiperi/9936.html

Re: Welcome to Albania - Shqiperia

Posted: Mon Aug 01, 2011 10:14 pm
by Adriana

Re: Welcome to Albania - Shqiperia

Posted: Fri Aug 05, 2011 3:28 pm
by Adriana