"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vlora, Vlora!

Flisni për turizmin dhe resurset turistike, për udhëtimet që ju kanë lënë mbresa, për kënaqësitë e shijimit të bukurive natyrore, për mikpritjen e turistëve, koston e pushimeve atj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Vlora, Vlora!

#1

Post by Arta » Fri Sep 04, 2009 7:05 pm

Ylli Polovina

Duhet të kalosh buzë Jonit për të kuptuar më mirë se si turizmi dhe zhvillimi i tij sa më i shpejtë janë - për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët - edhe ekonomi, edhe politikë, edhe diplomaci, edhe eurointegrim, edhe gjeostrategji. Jo sepse nuk është po kaq e barasvlershme e njëjta ndjesi, kur gjendesh pranë brigjeve të Adriatikut, në buzë të liqenit të Ohrit apo në bjeshkët mbi ujërat e Valbonës. Një qytet i madh historik si Shkodra, ura e madhe e lidhjeve tona të pandërprera me Perëndimin, për shkak të drejtimeve që po marrin boshtet kryesore të rrugëve ballkanike, rrezikon të mbesë mënjanë. Ndërkohë, në zhvillimin e madh të ardhshëm po humbëm Shkodrën kryeqendër, do ta ndjejmë dhimbjen në mot të moteve.

Por le të kthehemi përkohësisht te bregu i Jonit, të paktën prej aty ku ai nis shumë joshës për turizmin: qyteti i Vlorës. Madje, më saktësisht nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e më tej. Gjersa takon kufirin e Greqisë, ky breg është një perlë për të gjithë ata që në stinët e ngrohta të vitit duan të pushojnë. Plazhet e "thërrmuara", për shkak të natyrës shkëmbore të brigjeve, të ndara si oaze prej njëri-tjetrit, të japin një çlodhje të vërtetë. Uji i pastër i detit, përreth dhe shumë afër relievi kodrinor e shpeshherë edhe thellësisht malor, e bëjnë këtë plazh mjaft stimulues për rigjenerimin e energjive. Një vend ka nevojë edhe për vendpushime të mëdha, masive e të potershme, plot klube apo diskoteka, sikurse kemi bregun e Durrësit. Atje pra, në Durrës, prej privatëve është investuar shumë, ndërkohë po ndërhyn edhe shteti. Metropoli i madh shqiptar i Tiranës e ka plazhin më të afërt dhe merr frymë me "mushkëritë" e këtij bregu. I favorizuar nga rrethana të tilla, plazhi i Durrësit është "dënuar" të zhvillohet, por duke guxuar më shumë që t‘i japë fund kaosit të tij, kulturës së betontë dhe një uji deti, që prej shumicës njerëzore pluskuese mbi të, do ta ketë përherë problem të ruajë parametrat normalë të pastërtisë. Sepse, tani për tani ne jemi ata që jemi, të aftë ta hedhim mbeturinën në një kosh dhe po aq të zotë ta lëshojmë në rërë, ta derdhim ujin e hollë atje ku e ka vendin dhe po aq lehtësisht të hyjmë në det, tamam për atë punë. Duke e shndërruar në politikë zhvillimi mbizgjerimin e kapacitetit të këtij bregu, gjer në qindra e qindra mijë pushues vjetorë, do të thotë që hë për hë, deti në atë breg të ndryshojë çehren e ujit.

Plazhi i Durrësit tashmë kërkon vetëpërmbajtje, investime me kthim të drejtimit të tyre nga sasia në cilësi. Ndryshe është me bregun e Jonit. Duke pasur disa privilegje natyrore për cilësinë e tij të mirë, ai ka nevojë ende për zgjerim kapacitetesh.

Brenda ligjeve dhe rregullave të rrepta urbane katet apo dhomat shtesë në shtëpitë private të banorëve të këtij bregu, atje ku është e mundur dhe e favorshme për shtimin e aftësisë turistike, nuk duhen kuptuar si një ide që lind e duhet të vdesë patjetër brenda ditës. Nuk është fjala se duke qenë dakord me zgjerimin e kapaciteteve pushuese në bregun tonë jonian nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një shtysë agroturizmit, këtij turizmi të njohur në vendet e zhvilluara, ku mjediset e pushimit janë pranë shtëpisë private të pronarit dhe atje, duke mos munguar as pemët me fruta apo kopshti i mbjellë me zarzavate, kënga e gjelit në mëngjes dhe një degë mëni që shkund kokrrat, gjithçka është origjinale e mbresëlënëse.

Zgjerimi i kapaciteteve pushuese në bregun e Jonit nuk ka vetëm vlerë pushuese dhe rigjeneruese fizikisht për shqiptarët, por edhe mjaft rëndësi kombëtare. I vendosur shumë afër dy shteteve fqinje, Italisë dhe Greqisë, vende me struktura shumë aktive dhe moderne të turizmit, njëkohësisht edhe anëtarë me emër të Bashkimit Evropian, bregu ynë jonian shumë shpejt mund të bëhet shkëmbyes e konkurrues me ta. Tradita e thellë dhe e gjatë e emigracionit të banorëve vendas e bën më të kapërcyeshme distancën që na ndan prej standardeve të larta të Perëndimit. Bregu jonian, i vendosur shumë afër tyre, vetëm disa dhjetëra kilometra apo milje detare, do të bëjë që turistë nga e gjithë bota, për një drekë a ditë, për një mbrëmje apo tur të shkurtër, të kthehen masivisht në brigjet tona. Që prej këtij çasti nis favori ynë, jo thjesht vetëm në të ardhura monetare. As në ato të mendësisë dhe kulturës qytetare. Do të vijnë edhe favore politike, pse jo edhe gjeostrategjike në siguri të sovranitetit tonë. Të investosh në Himarë për një rrugë apo ujësjellës, në kushtet e agresivitetit të disa shovenëve akoma të paketuar, do të thotë ta mbrosh atë.

Bregu jonian ka një rezervë të madhe: ai mund të investojë për imazhin tonë, të vetë Shqipërisë. Prej këtyre anëve turistët e huaj do të përhapin nëpër botë pamjen e një vendi që nuk ka asgjë të ndryshme nga Evropa dhe qytetërimi i saj.

Në këtë trekëndësh kufijsh mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë nëpër shekuj janë pleksur e kacafytur interesa kundër nesh dhe në rezistencë me to hapësira e bregut jonian, gjeneratë pas gjenerate, ka mëkëmbur dhe formuar një mburojë të fortë dhe të paepur të identitetit kombëtar. Ky është një breg luftëtarësh të mëdhenj dhe po aq njerëzish të penës. Me një temperament mjaft karakteristik, vitalë e të shkathët, të lidhur fort me dëshirën për jetë dhe përparim e shumë të pasionuar pas protagonizmit pozitiv, shqiptarët e Jonit nuk ka gjë që nuk e arrijnë dot. Ata mund t‘i bëjnë tokat e tyre një "Eldorado".

Në të gjithë këtë gjerdan plazhesh me qyteza si Himara, Saranda, Dhërmiu, Borshi apo Orikumi e Radhima, një "portë" është Vlora. Të duhet të hysh e të kalosh nëpër të në rast se do të shkosh të pushosh gjatë bregut jonian. Vlora ka Otranton, "kyçin" e Adriatikut, por në duart e saj shtrëngon edhe "çelësin" e Jonit shqiptar. Investime në rrugët që të çojnë drejt saj po kryhen, por në të vërtetë deri sa të kapërcesh Tunelin e Ujit të Ftohtë të plas buza. Sheh se si gjenden aq shumë afër anti-imazhi me vetë imazhin. Natyrisht Shqipëria në rindërtim ka njëherësh mjaft përparësi, ndonjëherë para turizmit edhe nevoja urgjente, megjithatë në qytetin e Vlorës, brenda, të paktën, qeveritë mund të japin disa fonde më shumë.

Duhet të gjendesh për ca ditë në bregun jonian për të kuptuar se të gjithë ne, bashkë me vendin tonë, po ndryshojmë me shpejtësi. Edhe Vlora është një qytet që ka ndryshuar shumë. Ajo i ka dhënë fund skafizmit, periudhës dikur më të përfolur e më njollosëse për ne në mediat e huaja. Vlora ka lënë pas, për ta kujtuar sa më pak, atë që ndodhi në vitin 1997. Ky qytet ka kapërcyer përpara e madje nga hovi mund të na lerë pas. Vlonjatët kanë kuptuar se tani politika moderne janë zhvillimi ekonomik. Tre vite më parë, në verë, në faqet e maleve mbi det kishte me dhjetëra zjarre. U dënuan tre apo katër flakëvënës dhe më pas asnjë korije apo degë ulliri nuk u dogj më.

Kur ka zhvillim, bëhen bashkë shumë interesa për të ruajtur qetësinë e brendshme dhe maturinë kombëtare.

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Turizëm dhe udhëtime”