Page 1 of 1

Përshëndetje!

Posted: Wed Apr 15, 2015 5:13 pm
by enea
Quhem Franc dhe jam nga Elbasani, por me qytetin s'më lidhë shumë sepse ika që 3 vjeç, mbiemrin e kam si një qytet në Kosovë ndërsa flas toskërisht. Pasjoni im është hartografia. Gjithashtu më pëlqen të bëjë hulumtime, statistika dhe dokumenta mbi çështjen shqiptare. Jam mërgimtar. Kam njohuri mjaft të mira në informatikë. Do bëhem urbanist së shpejti (specjalisuar në ndërtimin/rinovimin të fshatrave deri tek qytezave).

Kur i bie të kem kohë të lirë punoj për ndëtimin e faqes http://www.ftillimi.org (momentalisht është offline). Aty do ketë çdo përdorues mundësinë të vizatojë kufinjtë e vërteta të Shqipërisë bazuar në dokumenta, foto, harta, statistika, reportazhe, shkrime, etj me anë të një harte interaktive të rajonit. Bashkësia (komuniteti) që dua të ndërtoj duhet të jetë atdhetare. Këtë mund t'a bëj më së miri duke e bërë faqen invite-only (regjistrimi bëhet vetëm me anë të një ftese, e dhënë nga një përdorues të faqes) dhe duke patur një bazë fillestare atdhetare.
Prandaj më duheni edhe ju disi, sepse nuk kam shumë kontakte me njerëz që kanë të njejtat synime si unë.

Shpresoj të kemi një bashkëpunim dhe bashkëjetesë të mirë me njëri-tjetrin!

Re: Përshëndetje!

Posted: Wed Apr 15, 2015 7:05 pm
by Zeus10
Mireserdhe Franc ne Arberiaonline. Te pershendes per iniciativen, per krijimin e hartave te trevave shqiptare dhe sidomos per faktin, qe kerkon ta kryesh kete, duke u bazuar ne dokumente dhe statistika historike. Sigurisht, qe eshte e drejta jote te vendosesh, ku kur dhe si te publikosh punen tende, por nese do e gjykoje te drejte, mund te postoje ate ose nje pjese te saj, ne nenforumet perkatese te arberiaonline.
Mireulexofshim