"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

BIZANTIZIMI I GREQISË

Në këtë nën-frorum do të hidhen të gjithë ato artikuj apo shkrime që marrin në analizë historine kulturën dhe gjuhën tonë. Në të nuk do të mungojnë dhe shkrime të tjera lidhur me aspekte te tjera të jetës dhe botës qe na rrethon.

Moderator: Hymniarber

Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

BIZANTIZIMI I GREQISË

#1

Post by ALBPelasgian » Wed Apr 07, 2010 9:16 pm

“Megaloidea” greke në veprim!

BIZANTIZIMI I GREQISË

Shkruan: Salih Mehmeti - Prishtinë, 07. 04. 2010

Bota shqiptare duhet të pushojë së habituri me arrogancën raciste të manifestuar prej qarqeve më të larta të shtetit grek. Mirazhi që thur politika zyrtare e Shqipërisë është një Greqi kinse mirëdashëse, europiane dhe partnere e denjë ndaj shqiptarëve në rrugën për në BE. Harrohet me apo pa qëllim se është pikërisht kjo Greqi, shteti më jomeritor i BE-s dhe NATO-s që është përgjegjës për përvijimin e një politike të sertë kundërshqiptare. Derisa politikanë shqiptar zgërdhihen para kamerave me përfaqësues të shtetit grek (siç ishte rasti i vizitës së Karamanlisit dhe temenaja e tërë Kuvendit shqiptar ndaj tij) harrojnë se pikërisht Greqia është përgjegjëse për kolonizimin e Epirit jugor, gjegjësisht pjesës perëndimore të tij - Çamërisë dhe rretheve malësore të Janinës, Fllorinës dhe Kosturit. Është përgjegjëse për asgjësimin, shpërnguljen dhe asimilimin e bashkësive kompakte shqiptare jo vetëm në Epir por edhe në Maqedoni të Egjeut, Thraki dhe Atikë. Greqia ndaj nesh nuk e ka sall të kaluarën kriminale por edhe të ardhmen: kategoria themeltare e politikës greke mbetet amshueshmërisht territori, përfitimi dhe zgjerimi i tij ku vazhdimisht nga politika, Kisha dhe Media greke sajohet përmes një procesi postemocionalizimi një viktimizim i paqenë i ‘kombit grek’. Mbjellet vazhdimisht psikoza e një rrethimi komplotues nga të gjitha anët: nga veriperëndimi - shqiptarët, nga veriu - sllavët dhe nga lindja - Turqia. Duke shfrytëzuar këtë blof viktimizimi dhe kompleks inferioriteti, segmente të politkës greke goxha frytshëm kanë arritur indoktrinimin e shtresave të ndryshme shoqërore greke duke i rekrutuar mendërisht për kryqëzatat e ardhshme pan-helenike ku do të ‘çlirojnë’: Vorio Epirin, Maqedoninë, Thrakinë dhe Azinë e Vogël.
Këto struktura bizantine, në kuptimin e mirfilltë të fjalës, gjakojnë që t’i piksin në kokë çdo greku se vetëm ‘Megali Ideja’ do të jetë rehabilitim i ‘nderit të humbur’ grek. Krahas kësaj, edhe Kisha Ortodokse Greke mëton tjetërsimin e etnive të tjera në Ballkan të cilave religjionin ortodoks ua numëron arbitrarisht si kombësi greke. Së këndejmi, Kisha Greke si palca kurrizore e etno-religjionit grek, është kolona e pestë e zgjerimit të shtetit grek në kurriz të fqinjëve. Kisha Greke i përgjigjet tamam asaj Kishe kolonizatore, për të cilën dikur Franc Fanoni thoshte se ‘nuk e fton njeriun e kolonizuar në rrugën e zotit por në rrugën e të Bardhit, në rrugën e zotërisë, në rrugën e shtypësit’. Edhe Kisha Ortodokse Greke nuk e fton grixhën në rrugën e devotshmërisë brenda caqeve religjioze, por synon, transcendimin e këtyre caqeve gjër në ekspansionizëm politik e territorial. Me sa duket, gjedh i politikës kishtare ose kishës politike greke është figura e Kozma Etolianit (Κοσμάς Αιτωλός/Kosmas Aitolos1714 - 1779) i cili zdërhallej tek bashkësite shqiptare e vllahe të konfesionit ortodoks duke blasfemuar përdorimin e shqipes apo vllahishtes nëpër mesha, të cilat i quante gjuhë të djajve, përderisa në shkollat e ngritura nga ai në Thesali, Epir dhe Maqedoni përjashtonte përdorimin e shqipes dhe legalizonte përdorimin e neo-greqishtes bizantine (John S.Koliopoulos & Thanos. M.Veremis). Për ironi, Kozma Etoliani që ishte gjithçka tjetër përveç klerik, është shenjtëruar nga Kisha dhe shteti Grek si Hero Kombëtar me 20 prill 1961 kurse 24 gushti kremtohet githëandej Greqisë si dita e martirizimit të tij. Thelbësisht, Greqia dhe politika e saj e djathtë apo e majtë (që të dyja kanë përqafuar idenë e etno-nacionalizimit) qenëson me frymën bizantine të juntave të kolonelëve ushtarak, me ‘Megali Idenë’ e saj dhe kompleksin e superioritetit historik, racial e kulturor ndaj të tjerëve. Ekzistenca e Tjetrit ose të Tjerëve nuk njihet ose njihet vetëm në rastet kur shpallet armik. Bindja e shumicës së politikës greke qëndron në një krenari të marrëzishme fashistoide të një shoqërie homogjene etnikisht ku s’njihet ligjërisht prania e askujt tjetër. Loring M. Danforth në librin e tij ‘The Macedonian Conflict: Ethnic Nationalism in a Transnational World’ shkruan:
‘Qëndrimi zyrtar grek në lidhje me përbërjen etnike të popullsisë së Greqisë është se në Greqi nuk ka pakica kombëtare apo etnike. (…) I vetmi përjashtim në pretendimin e pastërtisë tërësore etnike është njohja e qenësisë në Trakinë lindore të asaj që kujdesshëm përcaktohet si ‘pakica religjioze’ muslimane’ (2002:34).
Në librin ‘Ethnic and political nations in Europe’ Jaroslav Krejçi dhe Vitezlav Velimsky japin këtë pasqyrë të atlasit demografik të Greqisë:
‘Pakicat e tjera etnike në Greqi - maqedonasit, shqiptarët dhe aromunët (këta të fundit të njohur më mirë me emrin Kuçovllah ose xinxarë) - nuk njihen si pakica etnike dhe janë subjekt i asimilimit gjuhësor dhe kulturor. Ky proces është lehtësuar nga fakti që shumica e tyre jetojnë në treva të përziera dhe më përjashtim të disa shqiptarëve, ushtrojnë religjionin e krishterë ortodok; kjo i bën ata edhe më të varur prej shkollave greke dhe politkës kishtare. Pakica shqiptare është pjesërisht e shpërndarë në trevat ndërmjet kufirit shqiptar dhe përreth Athinës. Numri i tyre asnjëherë nuk është vlerësuar besueshëm. (…) Sipas Heraud numri i tyre në Greqi në fillmvitet e 70’ta përfshinte afër 100,000 shqiptarë të vetëdijshëm për etninë e tyre (1981: 165).
Shi për këtë mohim të paarsyeshëm të diversitetit etnik e kulturor në Greqi, editori i ‘The Sunday Telegraph’ argumentonte se Greqia ka qenë e pamëshirshme në shlyerjen e gjurmëve e shumëllojshmërisë etnike, dhe pohonte se parasyeshmëria e veprimeve të saj, përfshirë pretendimin grek për të monopolizuar të kaluarën klasike (në të cilën të gjithëpopujt evropian kanë hise) mund të shpjegohet nga fakti se grekët e sotëm janë një përzierje e sllavëve, turqve, grekëve, bullgarëve, shqiptarëve, vllahëve, hebrenjëve dhe romëve. Në vitin 1994 filozofi francez Alain Finkielkraut do të shprehej: ‘Në sytë e mi Greqia ka pushuar së qeni pjesë e Europës, ajo është çeuropianizuar’. Ky çeuropianizim mund të shpjegohet me termin pezhorativ ‘bizantizim’ që simbolizon intrigën në përmasa shtetërore, dinakërinë dhe dhunën.
Gogoli i dëbimit
Duke marrë parasysh frymën fashistoide të strumbulluar në strukturat sipërane të shtetit grek, nuk duhet marrë si habi as klithja histerike e ushtarëve grek në paradën e 25 marsit dhe parakalimit fashist të togës së marincave të rojës bregdetare. Në këtë rast më e padurueshme është sjellja kinse e shqetësuar e politikanëve shqiptarë ndaj këtij provokacioni racist. Sepse deri më tani çdo politikan shqiptar, pavarësisht se a e mban bajrakun e së djathtës apo të së majtës, janë etabluar si qullashë e qyqarë duke i harruar detyrimet kombëtare, qytetare dhe kushtetuese. Veçori qenësore e kësaj politike të mefshtë është frika irreale se mos eventualisht një këmbëngulje sado e vogël ndaj Greqisë do të prodhonte një reaksion nga Greqia të përmasave katastrofike: dëbimin e qindra-mijëra emigrantëve shqiptar. Përvoja e 93’ës (dëbimi i mijëra punëtorve shqiptarë) dhe traumatizimi nga ajo është përzmadhuar. qëllimisht nga vetë Greqia aq sa edhe sot e kësaj dite iu vërtitet si Shpatë Damokleu mbi krye politikanëve aspak të guximshëm shqiptar. Shtrohet me të drejtë pyetja: në rrethanat e sotme në të cilat gjendet Greqia a është e mundshme një dëbim i emigrantëve shqiptarë? A ka hesap që Greqia t’i dëbojë nga vendet e punës qindra mijëra shqiptarë?
Kriza e gjithmbarshme botërore dhe veçmas kriza e sertë që ka përthekuar Greqinë e pamundësojnë një dëbim të tillë sepse po të ndodhte ai, atëherë vetë Greqia do ta paguante taksën e konsekuencave negative. Një dëbim i shqiptarëve nga vendet e punës, në kohën kur shëndeti ekonomik i Greqisë është në përkeqësim të vazhdueshëm, do e sillte para një bankrotimi e shfytyrimi ekonomik krejtësor. Poashtu duhet të tërhiqet vërejtja që një dëbim eventual i emigrantëve shqiptar do të krijonte një boshllëk të madh i cili do të yshte valë të mëdha emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Kështu që, gogoli i dëbimit nuk mund të shërbëjë për as edhe një moment më shumë si shkas i mosreagimit dhe mefshtësisë politike shqiptare. Politika shqiptare duhet të pushojë së qenuri skrupuloze karshi Greqisë. Politikës shqiptare i nevojiten më shumë se kurrë impulse intrasigjence dhe rreptësie politike. Kur themi, rreptësi nuk nënkuptojmë rreptësi militanteske apo militareske por një vlerë katërcipërisht europiane që nuk e lejon askë të tallet publikisht me dinjitetin dhe ndjenjat kombëtare të një populli. Shqipëria duhet që ta avancojë dhe nxjerrë nga sirtarët e salduar me hekur, çështjen shqiptare në Greqi. Çështja shqiptare në Greqi nuk e ka emrin çështje pronash apo dëmshpërblimesh; ajo është shumë më e gjerë sesa kaq: është jo vetëm në Çamëri, por edhe në Maqedoni të Egjeut (Fllorinë, Kostur), Thraki (Evros, Rodope, Xanthi, Serez, Selanik dhe Kilikis), Atikë, More, etj. Për aq kohë sa Shqipëria nuk e problematizon çështjen shqiptare të Greqisë në tërë plotninë e saj, do të përballemi edhe gjatë kohë me prirjet gjithnjë seperatiste të ‘Vorio-Epirit’ dhe ‘pakicës greke’ në Shqipëri. Departamenti i shtetit të Shteteve të Bashkuara qysh me 1943 e ka pikasur synimin e vërtetë të pretendimit grek në Shqipëri:
‘Grekët me gjasë janë duke e pretenduar Epirin verior me qëllim që të frikësojnë shqiptarët aq sa t’i detyrojë ata ta braktisin pretendimin e tyre të drejtë mbi Epirin Jugor dhe veçanarisht trevës së Çamërisë, e cila është thelbësisht shqiptare’ (Foreign relations of the United States. Diplomatic papers, 1944: 115).
Problematizimi i çështjes shqiptare në Greqi nuk duhet bërë sebet komoditetit të ndonjë rryme politike apo ndonjë politike agresive; përkundrazi, problematizimi i kësaj çështje madhore duhet të bëhet në rend të parë pikërisht për mbrojtjen e të drejtave njerëzore nga shtypja dhe aparteidi shtetëror grek. Çatia e përbashkët europiane pjesë e së cilës rrah gjoks të jetë edhe Shqipëria, s’do të jetë asnjëherë e rehatshme për asnjëri në kohën kur në strukturat më të larta të Greqisë qenësojnë ende përbetime të llojit kanibal se ‘me lëkurë turqish do bëhen opinga e më zorrë shqiptarësh lidhëse opingash’. Pandehma budallallëqe e disave se provokacioni i togës greke qe një ‘rast i izoluar’ është e paqëndrueshme nga të gjitha pikëpamjet. Përpjekjet e parreshtura kundërshqiptare ç’prej 1913’ës dhe që morrën vrull pas 90’ve e deri më sot tregojnë se mendësia kundërshqiptare nuk është aspak e izoluar në Greqi por e përhapur në të gjitha nivelet e saj shtetërore.
Senzibilizimi qytetar dhe kombëtar
Për aq kohë sa strukturat shtetërore shqiptare po shfaqin episodet më të padinjitetshme duke mos qenë në lartësinë e detyrave kushtetuese, atëherë shoqëria civile si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të reagojë me metoda të protestës qytetare. Natyrisht, kjo punë duket paksa si mundim Sizifi kur kihet parasysh rezignata e studentëve nëpër tri universitetet më të mëdha shqiptare (Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë), qenësimi i mijëra OJQ-ve partikulariste dhe mungesa e një emancipimi revoltues në korniza të demokracisë. Është interesante sesi ata që rrahin më së shumti gjoks se janë prijatarë të bashkimit shpirtëror të shqiptarëve, Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH) të udhëhequra nga çeta 15 - 20 vetëshe e Albin Kurtit në Prishtinë s’reaguan as edhe me një deklarim fare formal. E vumë theksin në ta, sepse pikërisht ata e kanë zaptuar dhe monopolizuar terrenin e reagimit të njësuar gjithshqiptar në emër të kauzave të mëdha politike, të cilat i shfrytëzojnë vetëm formalisht. Besueshmërinë dhe prestigjin e fituar, ata në vend se ta përdorin si një katalizator të reagimit qytetar e kombëtar, ata e shohin si një mundësi mburrjeje e përfitimi meskin në syrin e kamerave.

Kontakti me autorin (salih.mehmeti@gmail.com)

http://pashtriku.beepworld.de/files/kos ... 7.4.10.htm
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: BIZANTIZIMI I GREQISË

#2

Post by Arta » Wed Apr 07, 2010 11:58 pm

Nje analize shume e detajuar dhe e mire Alb!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Arberiaonline, artikuj dhe analiza”