"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lajme nga Kosova
Moderator: Mallakastrioti
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Kosova
Nis sot ne Kosove manifestimi tre ditor Epopeja e UCK-se per te perkujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin. Kjo ceremoni mbyllet te henen me ndezjen e zjarreve në Prekaz.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Kosova
Pesëfish më shumë të dënuar shqiptarë për krime lufte sesa serbë
Prishtinë, 26 mars – Koha Ditore, në një shkrim më të gjatë sot shkruan se pessëfish më shumë shqiptarë sesa serbë
janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë së cilës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë.
Që nga instalimi i EULEX-it në vitin 2008, prokurorët e këtij misioni kanë ngritur shtatë aktakuza, katër prej të cilave kundër shqiptarëve, ndërsa tri kundër serbëve. Gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur 13 aktgjykime për krime lufte, 11 kundër shqiptarëve e dy kundër serbëve.
Po kështu kishte vepruar edhe misioni i UNMIK-ut që ka vepruar në Kosovë me kompetenca ekzekutive deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Sipas statistikave të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, organizatë kjo që i përcjell të gjitha rastet e gjykimeve për krime lufte, që nga viti 1999 deri në fillim të 2011-s në Kosovë janë akuzuar, gjykuar apo liruar 49 persona – shqiptarë dhe serbë.
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,7,53509

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Kosova
Në Kosovë, autoritetet thanë se çdo gjë është gati për fillimin e regjistrimit të popullsisë,
i pari pas tridhjetë vjetësh. Por, ky regjistrim i cili do të zgjasë nga një deri më 15 prill,
mund të jetë rrjedhë tjetër në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe,
për shkak të kundërshtimit të pjesëtarëve të komunitetit serb.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Kosova
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Kosova
Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave!
Cila është pasuria e deklaruar e kryeministrit Hashim Thaçi dhe e ministrave të kabinetit të tij qeveritar?
Ministrat aktualë të Qeverisë së Kosovës janë milionerë. Nëse shfletoni vebfaqen e Agjencisë Kundërkorrupsion të Kosovës do të befasoheni me pasurinë e deklaruar të ministrave të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë pasuri të deklaruar që peshon mbi 6 milion Euro. Në fakt kjo është vetëm pasuria e deklaruar zyrtarisht. Për pasurinë “e fshehur” apo për aksionet e tyre në kompani të ndryshme të Kosovës, Agejncioni Kundërkorrupsion nuk posedon të dhëna, ndërkaq pretendimet tona mund të jenë paragjykuese për faktin se nuk kemi diçka “të shkruar në letër”.
Por edhe vlerat e deklaruara të zyrtarëve qeveritarë janë marramendëse nëse merret parasysh standardi o jetesës i më shumë se gjysmës së popullit të Kosovës.
Por shtrohet pyetja si e kanë arritur këtë pasuri këta zyrtarë qeveritarë? Disa prej tyre kanë qenë pjesë e ekzekutivit apo e Kuvendit të Kosovës edhe në mandatet e kalaura. Por pavarësisht kësaj, niveli i pagës së tyre nuk jep përllogaritje të saktë matematikore të pasurisë së tyre të deklaruar. Madje disa prej ministrave e kanë futur pasurinë e tyre të trashëguar nga “baba” si pasuri të tyre por pa argumentuar se prindi ui ka lënë “amanet” krejt pasurinë e tyre dhe vetëm atyre e jo edhe ndonjë prej vëllezërve të tyre të tjerë. organet kompetente të cilat kanë për detyrë luftimin e korrupsionit.
Por përbërja e re qeverisë së Kosovës nuk ka ndonjë ndryshim të madh prej asaj të kaluarës përveç ndërrimit të 5 ministrave të rinj të cilët kanë një pasuri më të vogël për standardin kosovarë. Megjithatë duke u bazuar në publikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë për vitin 2010 të cilët janë të obliguar që çdo vit ta bëjnë publike pasurinë e tyre del se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar 17.318 euro pagë vjetore si kryeministër, rreth 180 mijë euro kursime bankare në NLB Prishtina, 150 mijë euro - tokë për ndërtimin e shtëpisë, 203 mijë euro - shtëpi në ndërtim e sipër, 180 mijë euro tokë të trashëguar nga familja, 80 mijë euro shtëpi nga familja dhe 100 mijë euro kredi bankare në NLB. Ndërsa, Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë - 15 mijë euro rrogë vjetore, si zëvendëskryeministër, gjashtë mijë euro pagë si profesor në Universitetin e Prishtinës, 12 mijë euro pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës, gjashtë mijë euro para të gatshme, 15 mijë euro kredi bankare në NLB Prishtina, 200 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 200 mijë euro tokë dhe pasuri familjare në Pejë, veturë me vlerë prej 10 mijë eurosh. Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe e Industrisë - 18 mijë euro si konsulente, mbi shtatë mijë euro para në bankë, 200 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 70 mijë euro shtëpi në Gjakovë, 30 mijë euro kredi në bankë. Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik - 45 mijë euro rrogë vjetore si ministër, nga Oda Ekonomike e Kosovës, nga Trusti Pensional, por edhe si ligjërues, 232 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 30 mijë euro tokë në Çagllavicë, 500 mijë euro shtëpi në Pejë, 500 mijë euro shtëpi dhe truall, një milion euro tokë dhe objekte afariste në Pejë 50 mijë euro, veturë 12 mijë euro veturë, 120 mijë euro kredi në Raiffeisen Bank.
(Më gejrësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gaztës “Bota sot” )

Kandidatja e re për presidente në Kosovë, një kolonele policie.. ![]() Karrierën e saj në polici ajo e ka filluar si përkthyese, më pas si police në departamentin e policisë kufitare, e pastaj në njërin nga departamentet më të rëndësishme të policisë, atë të trajnimit. Madje ajo është përmendur një herë edhe si kandidate për Drejtoreshë të Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Ajo është nga Gjakova, dhe ka kryer trajnime të shumta, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. n.e/NOA ![]() |
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Kosova
Mal i Zi, ekstradohet serbi i akuzuar për vrasjen e 44 shqiptarëve
BEOGRAD- Një shtetas serb, i akuzuar për krime lufte të kryera në Kosovë, gjatë konfliktit të armatosur të viteve 90 është ekstraduar sot nga Mali i Zi në Serbi.
Lajmi konfirmohet nga agjencia serbe Tanjug sipas së cilës, bëhet fjalë për Milojko Nikoliç, ish anëtar i njësisë famëkeqe paramilitare serbe të quajtur “Çakenjtë”, që akuzohet për përfshirje në vrasjen e 44 civileve shqiptarë në fshatin Qyshk të Pejës, në maj të 1999-ës.
Nikoliç ishte arrestuar në Mal të Zi, në fund të vitit të kaluar, me një mandat arresti nga Interpoli. Tashmë do ti duhet të përballet me akuzat për krime lufte nga prokuroria serbe.
(e.m/BalkanWeb)
BEOGRAD- Një shtetas serb, i akuzuar për krime lufte të kryera në Kosovë, gjatë konfliktit të armatosur të viteve 90 është ekstraduar sot nga Mali i Zi në Serbi.
Lajmi konfirmohet nga agjencia serbe Tanjug sipas së cilës, bëhet fjalë për Milojko Nikoliç, ish anëtar i njësisë famëkeqe paramilitare serbe të quajtur “Çakenjtë”, që akuzohet për përfshirje në vrasjen e 44 civileve shqiptarë në fshatin Qyshk të Pejës, në maj të 1999-ës.
Nikoliç ishte arrestuar në Mal të Zi, në fund të vitit të kaluar, me një mandat arresti nga Interpoli. Tashmë do ti duhet të përballet me akuzat për krime lufte nga prokuroria serbe.
(e.m/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Kosova
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- arianmarku
- Regular Member
- Posts: 67
- Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
- Gender: Male
- Location: Finland
Re: Lajme nga Kosova
Dorëzohen paditë për krimet e serbëve në Kosovë Prishtinë, 19 prill 2011 (Kosovapress) Koha 20:04 Komisioni Komunal për Krime Lufte dhe të Pagjetur nga Vushtrria, të martën e ka dorëzuar në EUELX padinë dhe dëshmitë për krimet e kryera nga serbët gjatë kohës së luftës në këtë komunë.
Anëtarët e Komisionit njoftuan se kanë dorëzuar në EULEX 1000 dëshmi dhe prova tjera, të cilat janë të nevojshme për të filluar hetimet ndaj serbëve që kanë kryer krime.
Ata kanë thënë se nëse zyrtarët e EULEX-it nuk bëjnë diçka në këtë drejtim, ata do të marrin edhe hapa tjerë, por nuk kanë dashur t’i bëjnë të ditura ato, duke theksuar se njëherë ia lënë në dorë këtë drejtësisë së UELEX-it, pasi i ka mundësitë që të veprojë.
+18
Anëtarët e Komisionit njoftuan se kanë dorëzuar në EULEX 1000 dëshmi dhe prova tjera, të cilat janë të nevojshme për të filluar hetimet ndaj serbëve që kanë kryer krime.
Ata kanë thënë se nëse zyrtarët e EULEX-it nuk bëjnë diçka në këtë drejtim, ata do të marrin edhe hapa tjerë, por nuk kanë dashur t’i bëjnë të ditura ato, duke theksuar se njëherë ia lënë në dorë këtë drejtësisë së UELEX-it, pasi i ka mundësitë që të veprojë.
+18
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Kosova
Krimet e luftës Kosova bëhet gati të padisë Serbinë
PRISHTINË- Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, Kosova ka vendosur që të themelojë një institut për hulumtimin e krimeve të luftës. Besohet se ky institut do ta përgatisë Kosovën që të ngrejë padi kundër Serbisë. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se një nismë e tillë është dashur të ndërmerret menjëherë pas lufte.
Dëmet e luftës në Kosovë ka mundësi që për herë të parë të dokumentohen edhe në formë zyrtare. Qeveria ka vendosur që të themelojë Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili do të hulumtojë krimet e kryera në periudhën 1990-1999.
Nisma e tillë mirëpritet nga organizatat që në një formë deri më tash janë marrë me evidentimin e krimeve gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, thekson se pikë referuese për hulumtimet duhet të jetë viti 1981 dhe jo 1990.
“...është çështje se sa do të jetë e vullnetshme dhe e gatshme Qeveria që të investojë në këtë institut dhe që pastaj me rigrumbullimin, rikonfirmimin e fakteve dhe të dhënave jo vetëm për vitin 1990 e këndej, por edhe më herët, atëherë, të krijohet një bazë e fortë juridike që të ngrihen padi kundër atyre që kanë shkaktuar krime lufte në Kosovë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Behxhet Shala.
Një nga synimet e këtij instituti, sipas ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është edhe përgatitja e padisë kundër Serbisë nga ana e Kosovës. Padia do të ngrihej kur Kosova do të mund ta bënte këtë, si vend anëtar i OKB-së, apo po qe se nënshkruan statutin e GJND-së.
Deri më tash, Kosova nuk e ka paditur askënd për rreth 14 mijë të vrarët e luftës, 1800 nga të cilët ende mbeten të pagjetur, si dhe për qindra miliona euro humbje të shkaktuara nga dëmet e luftës.
Një nismë pak a shumë e ngjashme, për dokumentimin e krimeve, por në nivel rajonal, tashmë është ndërmarrë nga KOMRA, lëvizje kjo që po hulumton krimet në ish-Jugosllavi që nga viti 1991 deri në vitin 2001.

Tadiç, pranon bashkimin Kosovë-Shqipëri, "me kompensim"
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ishte një zgjidhje, nëse me atë rast edhe Serbia do të fitonte territor si kompensim
Në një intervistë të tij dhënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, kryetari i Serbisë, Boris Tadiç ka folur veç tjerash edhe për Kosovën gjegjësisht për çështjen e shtruar kohëve të fundit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Këtë çështje ai e ka përmendur në kuadrin "zgjidhjeve praktike" që mund të pranohen nëse ato sigurojnë paqe të qëndrueshme në regjion.
Tadiç, lidhur me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ka thënë se ajo mund të ishte një zgjidhje, nëse me atë rast edhe Serbia do të fitonte territor si kompensim.
"Kush e lexon historinë, mund të identifikojë në Shqipërinë e Madhe planin afatgjatë të shqiptarëve. Si synim i njüëanshëm, sipas tij "Shqipüeria e Madhe" është shumë e rrezikshme, mirëpo, nëse ajo është pjesë e një zgjkidhjjeje më të madhe, ne `mund të jetojmë me të`". Do të ishte fjala për një marrëveshje "me të cilën të gjitha palët fitojnë nga diçka dhe e cila do të krijonte një zgjidhje të qëndrueshme, Paqe dhe stabilitet.
Tadiç, që paku në mënyrë indirekte ka lënë të kuptohet se Serbia, si kundërvlerë për njohjen e pavarësisë së Ksoovës do ta priste bashkimin e republika Srpska-s me Serbinë.
"Nuk them se Shqipëria e Madhe është një ide e mrfekullueshme. Unë po ashtu nuk besoj se as Serbia e Madhe është zgjidhje e mirë. Ashtu sikundër që jam edhe kundër ndarjes së Bosnjës. Unë jam kundër një politike e krijimit të shteteve më të mëdha. Mirëpo, le të përpiqemi, që të gjejmë zgjidhje praktike për problemet", ka thënë veç tjerash Tadiç për gazetën gjermane "F.A.Z." (ai)
http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=121773

Patriku Irinej thërret serbët të flijohen për Kosovën

Graçanicë, 28 qershor – Patriku serb Irinej në ditën e Vidovdanit, sot, u është drejtuar besimtarëve e të tjerëve në Graçanicë me porosi nacionaliste e luftënxitëse, pavarësisht nga frazat që ndonjëherë tingëllojnë paqësore. Në fjalimin përfundimtar, patriarku serb Irinej thirri popullin serb që nëse të jetë nevoja të flijohen, për këtë, siç e quajti ai tokë të shenjtë serbe.
“Kosova është tokë e bekuar, ku ka vend për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se do të bëhet çdo gjë që ajo të jetë e të mbetet serbe, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë historisë.
“Sot kur janë shtrirë shumë duar drejt Kosovës, asnjëherë nuk duam dhe nuk mund të pranojmë që Kosovën ta marrim nga Serbia. Ky është vend i shenjtë serb i lagur me gjak, i çimentuar me eshtrat e martirëve të shenjtë. Çmimi i gjakut është çmimi më i shtrenjtë i paguar në diellin e qiellin. Me këtë çmim është paguar Kosova”, është shprehur patriku duke iu drejtuar besimtarëve pas liturgjisë, në portin e Manastirit të Graçanicës, citojnë mediet serbe.
“Si mund të lihet toka e cila është njomur me gjak, si të lihet toka në të cilën ndodhen tempujt tanë më të mëdhenj dhe i gjithë farës kristiane, si të lihet toka pa kokë e zemër e shpirt, prandaj jemi sot këtu, në këtë ditë të shenjtë t’i tregojmë botës, para se gjithash vetes se ne jemi pjesë e pandarë e kësaj toke të shenjtë dhe të bekuar”, citojnë atë mediet.
Patriku Irinej ka pyetur: “Si mund të mbetet Serbia pa Kosovën e të jetë e të mbetet Serbi? Ky do të ishte trup ka kokë, pa bukë, pa diell dhe pa drejtësi”, ka thënë patriku. Manifestimet e Vidovdanit pastaj kanë vazhduar me ndarjen e mirënjohjeve “Nëna e Nëntë Jugoviqve” për familjet që kanë 4 fëmijë e më shumë.
Në këtë manifestim të pranishëm ishin shumë figura nga jeta publike serbe, si Oliver Ivanoviq, ministri Goran Bogdaniviq, Rada Trajkoviq dhe princi Aleksandar i Serbisë me gruan e tij.
http://www.koha.net/index.php?page=1,13,60426

Embargoja, Kosova kthen mbrapsht kamionët serbë
PRISHTINE- Pas vendimit të Qeverisë për embargon e mallrave që vijnë nga Serbia për në Kosovë, vijnë dhe njoftimet për bllokimet e para të kamionëve me mallra që vijnë nga Serbia.
Sipas zyrtarëve të policisë kufitare njofton se në pikat kufitare më Serbinë, deri në orën 12:00 , 20 kamionë nuk janë lejuar të kalojnë në territorin e Kosovës.
Disa kamionë nuk janë lejuar as të kthehen prapa në Serbi, duke mbetur kështu të ngujuar në zonën neutrale mes kufirit shtetëror, Kosovë – Serbi.
“Në bazë të vendimit, ne jemi të obliguar që të gjitha importet të cilat janë të përcjellura më dokumente të shtetit serb, t'i kthejmë mbrapa” ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës. Sipas tij një numër i kamionëve tashmë janë kthyer mbrapa, ndërsa disa prej tyre po qëndrojnë pranë kufirit.
Vendimi për për vendosjen e masave të reciprocitetit për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën u mor dje, një ditë pas vendimit për shtyrjen e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit. Sipas këtij vendimi, mallrat që vijnë nga Serbia do të bllokohen plotësisht, pasi Kosova nuk i njeh vulat e Doganave të Serbisë, ndërkaq për mallrat që vijnë nga Bosnja, është vendosur një taksë doganore prej 10 për qind.
Nga Beogradi, sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç kërkon ndërhyrjen e Bashkimit Europian në lidhje me vendimin e qeverisë së Prishtinës për vënien e embargos ndaj produkteve serbe. Ai ka deklaruar se pret reagim të shpejtë të Bashkimit Evropian.
(s.g/balkanWeb)

Afrika Qendrore njeh shtetin e Kosovës
PRISHTINE- Një vit pas legjitimimit të pavarësisë nga Gjykata ndërkombëtare, Kosova ka fituar njohjen e 77-të ndërkombëtare. Republika e Afrikës Qendrore është shteti i radhës që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmi është konfirmuar në një konferencë shtypi nga zv/kryeministri i parë, dhe i ngarkuari me njohjet, Behxhet Pacolli.Afrika Qendrore, gjendet në pjesën qendrore të kontinentit Afrikan dhe ka 4.4 milionë banorë. Kryeqytet është Bangui dhe ky vend është ndër më të varfrit në botë.
(s.g/NEWS24/balkanweb)

Lavdi Enver Zymberi!
Enver Zymberi, pjesëtari i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë sonte rreth orës 22 e 10 minuta. Pjesëtari i njësisë speciale ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një prit në veri të Mitrovicës.
Polici i vdekur është i lindur më 1979, pjesëtar i njësisë ROSU nga vitit 2000, dhe është baba i tre fëmijëve.
Konfirmimin për vdekjen e Enverit e dhanë policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së në një konferencë të jashtëzakonshme.
“Me keqardhje u njoftoj se kolegu ynë Enver Zymberi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, gjenerata e 10-të, sot rreth orës 22”05, pas plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka.
Sipas Bekës, si pasojë e të shtënave me armë në veri, është plagosur Enveri.
Nga ana tjetër, mjekët në QKUK kanë thënë se Enveri ishte goditur nga një predhë në kokë dhe nuk ka pasur mundësi të ndërhyrjes kirurgjike.
Kryeministri Thaçi me këtë rast ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së policit të Kosovës, Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin që polici i shtetit të Kosovës, Enver Zymberi, edhe përkundër përkushtimit të madh të ekipeve mjekësore, ndërroi jetë sonte, pas plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës, por që nuk ia arritën”, thuhet në telegram.
Thaçi ka thënë se vdekja e Enverit është një humbje e madhe jo vetëm për Policinë e Kosovës, por për mbarë popullin dhe institucionet e vendit.
“Falë Enverit dhe policëve të kalibrit të tij të lartë, institucionet e Kosovës arritën të vënë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në pikat kufitare në veri të vendit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, përfundon telegrami i ngushëllimit.
Telegraf ngushëllimi kanë dërguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Portali Albeu, familjes së të ndjerit Enver Zymberi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Krenohemi me ty, Enver, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës. /albeu.com/
http://www.albeu.com/kosove/lavdi-enver-zymberi!/42143/