"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.
Post Reply
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#121

Post by Bashkimi »

Tensione për flamurin dhe gjuhën, kërkohet ndihma e Shqipërisë

Image
Opozita shqiptare ka akuzuar pushtetin se me propozim ligjin për përdorimin e simboleve është duke përbuzur flamurin shqiptar, prandaj ka kërkuar reagim edhe nga Shqipëria për të penguar një gjë të tillë. Për opozitën shqiptare është e papranueshme dispozita sipas të cilës flamuri shqiptar do të mund të përdoret zyrtarisht por vetëm nëse është më i vogël për një të tretën në krahasim me flamurin maqedonas. "Ne e dimë se kushtetuta e Shqipërisë e ka precizuar në mënyrë të saktë se si përdoret flamuri kombëtarë shqiptarë. Ai është me dimensione 1metër e 40 cantimetra dhe këto dimenzione që na i propozon BDI-ja janë propozime qesharake që në esencë e përbuz flamurin kombëtarë, e përbuz flamurin që shqiptarët në shekuj e kanë bartur si simbol shumë të rëndësishëm, si shtyllë të popullit shqiptarë", deklaroi deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi. I ashpër ka qenë edhe reagimi i deputetit të Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Izet Zeqiri. "Me ndryshimet e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe
të flamurit do të rregullohet vetëm përdorimi për disa funksionarë të BDI-së, kurse vazhdon të mohohet
përdorimi i flamurit dhe gjuhës për shumë komuna shqiptare. Po të më pyetni mua më mirë të ndalohet përdorimi i gjuhës për 30 funksionarë, dhe të ju mundësohet përdorimi i plotë 500 mijë shqiptarëve", deklaroi
Zeqiri. Ndaj tyre ka replikuar deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja. "Rendin e ditës të Parlamentit sot e keni në gjuhën shqipe, në gjuhën shqipe i keni pranuar edhe propzoimligjet të cilat po i diskutojmë. Të gjitha këto avancime janë arritur falë angazhimit të BDI-së", deklaroi Mehmeti-Devaja. Nga ana tjetër opozita maqedonase ka akuzuar se VMRO-DPMNE dhe PDSH me propozim ligjet për gjuhën dhe flamurin kanë bë
lëshime në favor të shqiptarëve, dhe me këtë e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit. Mirëpo për Bashkimin
Demokratik për Integrim nuk bëhet fjalë për shkelje të marrëveshjes së Ohrit, por për interpretim më fleksibil
të saj. Seanca kuvendore në të cilën u diskutuan propozimet për ndryshim të Ligjit për Gjuhët dhe simbolet
kombëtare është zhvilluar me tensione të shumta dhe incidente verbale. "Mos ma ngrejë gishtin po të
them", i është drejtuar, deputetit të BDI-së Talat Xhaferi, deputeti i RDK-së Izet Zeqiri, duke diskutuar
nga foltorja, pasi është ndier i provokuar nga ana e deputetit Xhaferi. Partia Demokratike Shqiptare bllokoi punën e Kuvendit pas akuzës nga deputetja Ermira Mehmeti se në vitin 2008 me partnerët e atëhershëm
maqedonas kanë bë komplot për vrasje të shqiptarëve. Deputetët e PDSH-së dolën në binë duke kërkuar që në seancë të ftohet kryeministri Nikolla Gruevski, dhe të prononcohet nëse këto akuza janë të vërteta. Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski ishte i detyruar të ndërprejë seancën për një orë, për të siguruar kushte për vazhdim të mëtutjeshëm.
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Maqedonia

#122

Post by erix77 »

Cfare fyerjeje kolosale kane pranuar "shqiptaret" a Aliut une nuk mund ta besoj ne cdo vend Flamuri Shqiptar do te jete 1/3 me i vogel sesa flamuri sllav,perulje totale e paimagjinueshme,vertet nuk arrij ta besoj.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#123

Post by Bashkimi »

Arbëri wrote:
Arbëri wrote:Situatë e tensionuar dhe incidente në Kalanë e Shkupit

Image
Disa persona janë lënduar mes të cilëve një rënd në protestën e sotme të shqiptarëve dhe maqedonaseve pro dhe kundër ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit.

Sipas informatave nga terreni, rreth 200 protestues maqedonas nga orët e para të

Si pasoje e përleshjeve, një protestues maqedonas i thirrur me thikë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Përleshja mes protestueseve ka ardhur pas provokimeve të protestueseve maqedonas, të cilët kanë filluar të gjuanin me gurë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë maqedonase, situata është qetësuar.
http://vecer.com.mk/wbstorage/articles/ ... 1850DD.jpg
http://www.vecer.com.mk/?ItemID=E4C206C ... 7DE67E4001

---------------------------------------------------------------------------------

Historianët: Skenare për shlyerjen e elementeve iliro-dardane 15/02/2011 13:56:38


Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni ka shprehur shqetësimet lidhur me ngjarjet e fundit dhe incidentet në Kalanë e Shkupit dhe tentimet për zhbërjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Shoqata jonë ruan kontinuitetin e reagimeve të veta rreth kësaj çështjeje që nga viti 2007 kur deklaruam se gërmimet në Kalanë e Shkupit kanë prapavijë politike dhe kryesynimi i këtyre gërmimeve është fshirja e elementeve iliro-dardane nga historia shumëshekullore e Kalasë. Ndërtimi tinëzar i kishës, natën dhe në dimër duke sjellë punëtorë ndërtimor nga Manastiri, edhe përskaj premtimeve se ndalohen punët rreth ndërtimit, tregon se ky projekt është prodhim i njerëzve me agjendë të rrezikshme për ardhmërinë e vendit dhe duan përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, thekson SHHSHM.

Shoqata e historianëve, bashkë me shoqatat tjera joqeveritare shqiptare në vend, do të vazhdojë qëndrimin e vet parimor në zbardhjen e të vërtetave historike pa kurrfarë kompromisi.

“ Do të vazhdojmë të mbështesim nismat e secilit që kanë për qëllim mbrojtjen e dinjitetit të historisë sonë të lavdishme shumëshekullore, Kalasë, Shkupit dhe kulturës iliro-shqiptare. I porosisim ata të cilët tentojnë të vjedhin historinë tonë siç ishte rasti me Skënderbeun, Nënën Terezë, enciklopedinë, Kalanë, etj., se nuk do të ju lejojmë hapësirë për ti realizuar projektet dhe planet e tyre djallëzore”, thuhet në fund të reagimit të SHHSHM-së. (INA)


Në vend të kishës, në Kala të Shkupit do të ndërtohen tre muze. Kështu ka deklaruar për të përditshmen ‘Vest’, drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Pasko Kuzman. Ai ka thënë se punimet në Kalanë e Shkupit, do të fillojnë këtë vjeshtë. ‘Njëri muze do t’i dedikohet periudhës parahistorike, të cilin shqiptarët e quajnë periudha e dardanëve. Muzeu i dytë, do t’i kushtohet periudhës së mesjetës, apo siç e quajnë maqedonasit, periudha e krishterimit. Ndërsa muzeu i tretë do t’i dedikohet artefakteve të periudhës osmane’, ka deklaruar Kuzman. Në shkurt të këtij viti pati rrahje masive mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Kala të Shkupit, pasi që drejtoria me të cilën udhëheq Pasko Kuzman, kishte vendosur të ndërtonte një kishë. Paraprakisht zyrtarë të BDI-së, kryesisht të Degës së Shkupit, kishin dala vetë gjatë natës në terren dhe i kishin larguar punëtorët që kishin tentuar të ndërtonin ilegalisht kishën në Kala të Shkupit.
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/75156.html
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#124

Post by Arbëri »

Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë pasaporta të Shqipërisë


Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë që Tirana zyrtare të mundësojë përfitimin e nënshtetësisë shqiptare nga gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

Një plan i tillë tashmë është zbatuar nga shtetet fqinje si Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe nga vendet tjera ish-jugosllave.
Mirëpo, partitë politike shqiptare në Maqedoni ene nuk dëshirojnë të diskutojnë mbi këtë çështje, edhe pse theksojnë se vetë shteti shqiptar duhet të vlerësojë nëse duhet apo jo të krijohet kjo mundësi nëpërmjet rrugëve kushtetuese, ashtu që të gjithë shqiptarët – kudo që jetojnë – të mund të pajisen me nënshtetësi shqiptare, pavarësisht asaj nëse jetojnë në dy apo më shumë shtete. Pajisja me nënshtetësi shqiptare në këtë rast do të bëhej sipas modelit të nënshtetësisë së dyfishtë, e cila lejohet nga shumë shtete.
Juristë dhe avokatë shqiptarë nuk e përjashtojnë mundësinë që kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, me dekretin e presidentit Topi të përmbush fjalët e tij të viteve të 90’ta, kur kishte pohuar se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë.
“Kjo duhet të realizohet, sepse ne kemi këtu rastin konkret të maqedonëve, të cilët pavarësisht asaj se ku jetojnë posedojnë edhe nënshtetësinë e Maqedonisë. Një mundësi e tillë po shfrytëzohet edhe nga shqiptarët që jetojnë në kufi me Maqedoninë, e të cilët deklarohen se kanë origjinë maqedone”, ka theksuar juristi Numan Limani.
Kohë më parë, burime të afërta me Qeverinë në Tiranë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Qeveria Shqiptare të shqyrtojë planin për dhënien e nënshtetësisë edhe për gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Ligji për dhënien e nënshtetësisë është një e drejtë që dekretohet nga presidenti i Shqipërisë, dhe të drejtën e përfitimit të saj e ka secili shtetas i huaj që ka mbushur 5 vjet të qëndrimit të rregullt brenda territorit të shtetit shqiptar.
Në asnjë nen të ligjit, të ndryshuar në vitin 1998, nuk parashihet përfitimi përmes përkatësisë etnike, gjë që mundëson që çdo shqiptar të ketë të drejtën e posedimit të nënshtetësisë shqiptare. Mirëpo, në rast të ndryshimeve të paralajmëruara, të drejtën e pajisjes me nënshtetësi shqiptare do ta kenë edhe mbi 5 milionë shqiptarë që jetojnë në rajonin e Ballkanit. (INA)
http://www.google.com/search?rlz=1C1CHK ... Bris%C3%AB
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#125

Post by Bashkimi »

Rritet popullsia shqiptare në Maqedoni


Shkup, 14 gusht Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, gjatë vitit 2010, kanë lindur 12.535 fëmijë maqedonas, ndërsa kanë ndërruar jetë 14.298 persona të kësaj përkatësie etnike.

Në të njëjtin vit, kanë lindur 7.200 fëmijë shqiptarë dhe vdekshmëria arriti numrin e 3.073 personave.

Sipas këtyre të dhënave statistikore, del se numri i maqedonasve etnik është zvogëluar me 1.763 qytetare, ndërsa ai i shqiptarëve është shtuar me 4.127 persona.

Të dhënat tregojnë se masat stimuluese të qeverisë së Nikola Gruevskit për rritjen e natalitetit te popullata maqedonase, nuk i kanë dhënë rezultatet që priteshin, transmeton TCH.

Disa vite më parë qeveria në Shkup solli një ligj për stimulimin e lindshmërisë që i irritoi shqiptarët, ngaqë ai përshinte kryesisht komunat maqedonase. Sipas këtij ligji, nënave maqedonase që do lindin dy ose më tepër fëmijë, u ofroheshin përfitime të mëdha e të përjetshme materiale.
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#126

Post by Bashkimi »

Shtimi i shqiptarëve, shqetëson akademikët maqedonas



Shkup, 14 gusht - Maqedonasit janë të shqetësuar për numrin e vogël të lindjeve si dhe rrezikun që, për një periudhë jo të gjatë kohore, mund të mbeten popull pakicë në Republikën e Maqedonisë, si pasojë e shtimit të popullsisë shqiptare.
Agjencia INA raporton se nga të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, pas barazimit të lindjeve dhe vdekjeve, del se numri i maqedonasve etnikë zvogëlohet me 1 763 veta. Ndërkaq, e kundërta ka ndodhur tek shqiptarët, nga të cilët, në po të njëjtin vit, janë shtuar me 4 127 veta.
Zhvillimet e fundit demografike në Maqedoni kanë shqetësuar edhe Akademinë e Artit dhe Shkencave. Akademikët maqedonas vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria përpilimin e politikave demografike, të cilat do të parandalojnë numrin e lartë të lindjeve tek shqiptarët.
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#127

Post by Bashkimi »

Shqiptarët bojkotojnë festën e pavarësisë së Maqedonisë

SHKUP- Partitë shqiptare në Maqedoni kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në manifestimin e sotëm për shënimin e pavarësisë së Maqedonisë.

Nga Partia Demokratike Shqiptare thonë se në parim nuk janë kundër manifestimeve të datave të ndryshme që përkujtojnë evenimente shtetërore të rëndësishme, por janë kundër manifestimeve që simbolizojnë nënshtrim, diskriminim dhe margjinalizim të shqiptarëve në Maqedoni.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu shprehet se, fatkeqësisht edhe pas 20 viteve pavarësi, shqiptarët si element kryesor shtet-formues në Maqedoni, ngelin të përjashtuar nga shtetformësia dhe nga hisja që u takon.
“Nuk shohim element shqiptar në këtë manifestim dhe për këtë arsye, RDK do ta bojkotojë atë. Maqedonia është shtet multietnik, bëjmë apel që edhe partitë e tjera të bojkotojnë këtë manifestim monoetnik”, është shprehur zëdhënësi i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Armir Ramadani.

Paralajmërime të sigurta për bojkot vijnë edhe nga Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK). “Megjithëse jam i ftuar në cilësinë e ish- nënkryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë të merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, nuk do të marr pjesë në këto manifestime”, deklaroi kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri.

“Që të ketë kuptim festimi i përbashkët, pala maqedonase do të duhet të heq dorë nga diskriminimi i shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës, shprehet Shaqiri.

Edhe partitë tjera jo parlamentare si BDSH, PDK dhe PPD kanë paralajmëruar bojkotin. Ndërkohë, edhe përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri kanë shfaqur dilema lidhur me pjesëmarrjen në ceremoninë e paralajmëruar grandioze për shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi ka deklaruar se shqiptarët do të shënojnë 20 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, aq sa maqedonasit festojnë dhe ndjejnë Marrëveshjen e Ohrit.

Maqedonia shënon sot përvjetorin e 20-të të pavarësisë së saj pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë i cili do të kalojë përmes ceremonish të veçanta dhe festive.

Të gjitha manifestimet janë me elemente të theksuara kombëtare, duke humbur karakterin multietnik të këtij vendi. Sipas programit të manifestimeve dhe kryesisht manifestimit qendror që do të mbahet në sheshin e Shkupit, ku do të bëhet edhe promovimi i përmendores së “Aleksandrit të Madh”, janë paraparë manifestime dhe programe artistike me elemente ekskluzivisht maqedonase.

Manifestimi qendror fillon sot në Parlamentin e Maqedonisë me një mbledhje solemne dhe më pas pason transferimi i Deklaratës së Pavarësisë nga Parlamenti në Muzeun e ri të ashtuquajtur “Muzeu i luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi” i ndërtuar pranë lumit Vardar në pjesën qendrore në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
(m.a/ina/BalkanWeb)
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#128

Post by Bashkimi »

WikiLeaks: PDSH, parti gangsterash

Image
SHKUP- Në kabllogramin ambasadës amerikane në Shkup, të shtatorit 2008, pasqyrohet shpartallimi i një pjese të PDSH-së me ikjen e nënkryetarit Imer Selmanit dhe disa ithtarëve të tij, që çuan në formimin e subjektit të ri politik DR.

Sipas kabllogramit, nënkryetarët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Imer Selmani dhe Ruzhdi Matoshi e braktisën PDSH-në “për të formuar një tjetër subjekt politik të bazuar në ‘ide dhe vlera’, duke e thyer kështu partinë e gangsterëve me lider Menduh Thaçin”.

Siç u ka thënë Selmani zyrtarëve amerikanë, pakënaqësia me kreun e PDSH është shfaqur në një takim partiak më 28 gusht, ku Thaçi ka ngulfatur diskutimin lidhur me një studim të brendshëm të partisë që fajësonte atë për dështimet e njëpasnjëshme të PDSH-së, përfshirë edhe një tjetër humbje ndaj BDI-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008.

Selmani ka thënë se vetëm ai, Matoshi e Sulejman Rushiti u ngritën për ta qortuar Thaçin e për të kërkuar ndryshime.

Pas ndarjes, Selmani akuzonte Thaçin për nxitjen e një “gjuetie shtrigash” për t’i frikësuar ata të cilët kanë ikur ose mund t’i bashkohen partisë së re.

Vëllezërit famëkeq Krasniqi (njëri nga ata Agim Krasniqi, në pritje për tu burgosur nën akuzat e dhunës serioze zgjedhore në emër të PDSH-së në qershorin e kaluar), e kanë thirr kryetarin e komunës së Sarajit, Bekim Fazliun, duke e kërcënuar për t`ia thyer kockat. Fazliu i ka shkruar Ambasadës më 10 shtator se përpjekjet për ta frikësuar kanë vazhduar.

Thaçin ka rekrutuar kreun e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, për ta dënuar Selmanin (kreu i BFIM e kishte refuzuar këtë). Selmani ka treguar se ngacmimet kanë ndodhur gjatë orëve të vona të natës, se ka marr telefonata kërcënuese dhe se banditët kanë kaluar afër shtëpisë së tij.

Thaçi këto akuza i ka mohuar. Ai ka thënë se dezertimet nuk paraqesin rrezik për partinë e tij, ndërsa ka akuzuar Selmanin për formimin e një komploti me kryeministrin Gruevski.

“Është shumë herët të thuhet nëse ky është fundi i PDSH-së dhe fillimi i një epoke të re në politikën shqiptare në Maqedoni. Ky mund të jetë një zhvillim i mirëpritur, por tani për tani, prioritet i yni është të dërgojmë një mesazh të qartë për të dyja palët se ky divorc duhet të jetë i qetë”, thuhet në kabllogramin e shtatorit 2008, të ambasadorit Philip Reeker.
(m.a/ina/BalkanWeb)
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#129

Post by Bashkimi »

Deklarata e Çejkut, reagon Shkupi: Ai po dëmton marrëdhëniet

Image


SHKUP- Deklarat e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni Agim Çejku se historia maqedonase është nostalgjike nga koha e liderit jugosllav Titos, kanë nxitur reagimin e Shkupit zyrtar.

Ambasadori Çejku në një intervistë ekskluzive të dhënë për Gazeta Shqiptare ditën e hënë në 3 tetor ka ngritur shqetësimin se në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste”, të cilët sipas tij vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar".

Minsitria e Puneve të Jashtme të Maqedonisë reagon duke nënvizuar se deklaratat e zyrtarit të lartë shqiptar në Shkup dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.

"Thekset e tilla në publik janë në kundërshtim të plotë me frymën e dëshiruar të bashkëpunimit dhe dialogut miqësor midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet”,- thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Shkupit.

Ndërkohë Shkupi zyrtar thekson se qëndrimet e një natyre të tillë janë në kundërshtim të bashkëpunimit dhe prespektivës Europiane.

Qëndrimet e do lloj natyre që dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, nuk shkojnë në favor të forcimin të bashkëpunimit dhe perspektivave të përbashkëta evropiane",- nënvizon ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
(e.m/BalkanWeb)
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#130

Post by Arbëri »

Probleme në terren, nuk regjistrohen mërgimtarët



Vazhdojnë ankesat e regjistruesve dhe banorëve në rajonin e Tetovës. Regjistruesit e Komunës së Tearcës ankohen për padrejtësi nga kolegët e tyre maqedonas, të cilët nuk regjistrojnë asnjë person, nëse nuk e shohin atë personalisht. “Regjistruesit maqedonas kanë udhëzime nga instruktorë dhe anëtarë të komisionit rajonal e shtetërorë të VMRO DPMNE-së që të mos regjistrojnë një person që nuk e shohin në sy, personin që regjistrohet. Ato persona që nuk ndodhen për momentin në shtëpi nuk regjistrohen. Ankohemi për këtë problem në komision por nuk marrin masa konkrete, problemi më i madh është me mërgimtarët që nuk mundemi në asnjë mënyrë t’i regjistrojmë edhe pse posedojnë certifikata”, tha Jeton Alimi, regjistrues. Probleme më shumë ka në fshatin Neproshten të Komunës së Tearcës ku një numër i madh i banorëve janë me punë të përkohshme në mërgim. Ka edhe të atillë që kanë ardhur nga mërgimi për të shfrytëzuar të drejtën e regjistrimit. Gani Sadiku nga Neproshteni, po shfrytëzon pushimin vjetor në kohën e regjistrimit. Ai u bën apel edhe mërgimtarëve të tjerë që nëse nuk mund të vijnë të regjistrohen, të paktën të dërgojnë kopjet e dokumenteve identifikuese. “Jam me punë të përkohshme në Zvicër dhe shfrytëzuam rastin për të ardhur për regjistrim. Nuk kemi ndonjë problem sepse e kemi dokumentacioni që duhet. Por do i kisha lutur mërgimtarët e tjerë ta plotësojnë dokumentacionin që duhet se tash nëse një dokument nuk kanë, dalin telashe”, tha Gani Sadiku, mërgimtar,Neproshten. Kreu i Komisionit Rajonal Regjistrues në Komunën e Tearcës Astrit Rexhepi, në bisedën telefonike është shprehur se regjistruesit dhe instruktorët maqedonas keqinterpretojnë ligjin, e cila sjell telashe në regjistrim. Rexhepi u shpreh se për problemet në fjalë ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Shtetëror i Regjistrimit dhe nga vetë nënkryetari Bujar Osmani por ende nuk ka një përgjigje rreth interpretimit të drejtë të ligjit për kapërcimin e situatës.

Video : http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/91491.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#131

Post by Arbëri »

Incidentet në sport, fansat e MZT-së fyen shqiptarët

Agjencia për Rini dhe Sport dënoi ashpër incidentet e shkaktuara pas përballjes futbollistike mes Shkëndisë dhe Teteksit në Tetovë , si dhe sfidës basketbollistike mes MZT Skopjes dhe Lirisë. Agjencia për Rini dhe Sport përmes kumtesës njofton se paraqitjet e tilla negative janë një goditje e madhe për sportin në përgjithësi. Apeli i Agjencisë shkon në adresë të Federatës Futbollistke dhe asaj të Basketbollit të Maqedonisë, ku kërkohet që së bashku me klubet pjesëmarrëse, të respektojnë obligimet e tyre në sigurimin e kushteve gjatë dhe pas garës sportive. Tifozët e MZT Skopjes në Shkup hodhën objekte në drejtim të pankinës së Lirisë dhe ofenduan basketbollistët në bazë nacionale dhe fetare. Ndërsa arbitrat kur vërejtën se organizatorët nuk mund të largojnë tifozët nga tribunat, ndërprenë ndeshjen. Ja një pjesë e fyerjeve të cilën i përdorën fansat e MZT Skopje të njohur si “Family Aerodrom”

Brohoritjet ofenduese:

Shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë

Dhoma gazi për shqiptarët

Maqedonia e pastër

Nga Agjencia për Rini dhe Sport kërkojnë që të respektohet ndryshimi i pjesës së ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme, ku si risi figuron edhe vepër penale prej 5 vite burg për huliganët dhe gjobë në vlerë prej 5 mijë euro. Gjithashtu vepër penale është paraparë edhe për sjellje të tilla të fansave nëpër rrugët e qyteteve gjat shkuarjes në stadium. Ja si kjo të cilën e patën “Komitët” para ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës.

Brohoritjet tjera ofenduese:

Jo nuk mundem këtu të qëndroj. Jo unë nuk mundem, shqiptar të shikoj. Na jepni tani alkool të pimë dhe më pas jashtë shqiptar të rrahim...”

Maqedoni e pastër, Maqedoni e pastër...”

Gjithashtu edhe në ndeshjen e së shtunës futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndijës, tifozët e dyja klubeve në adresë të njëra tjetrës dërguan ofendime në bazë nacionale dhe fetare. Gjithashtu pati edhe hedhje te objekteve të ndryshme ndaj policisë , e cila parandaloji dhunën në mes tifozëve.

video : http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/93266.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#132

Post by Adriana »



Kryeministri Berisha nisi një vizitë zyrtare në Maqedoni. Kreu i qeverise zhvilloi ditën e mërkurë takime zyrtare me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe me Kryetarin e LSDM-së, Branko Crvenkovski
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#133

Post by Arbëri »

Adriana wrote:

Kryeministri Berisha nisi një vizitë zyrtare në Maqedoni. Kreu i qeverise zhvilloi ditën e mërkurë takime zyrtare me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe me Kryetarin e LSDM-së, Branko Crvenkovski

Shkup, Berisha: Maqedonasit në Shqipëri do shkollohen në gjuhën e tyre


Kryeministri Berisha nisi një vizitë zyrtare në Maqedoni. Kreu i qeverise zhvilloi ditën e mërkurë takime zyrtare me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe me Kryetarin e LSDM-së, Branko Crvenkovski .

BERISHA.GRUEVSKI: MAQEDONASIT NË SHQIPËRI DO SHKOLLOHEN NË GJUHEN E TYRE
Kryeminisitri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Maqedoni në mesditë u takua me homologun e tij Nikolla Gruevski. Zyra e kryeministrisë, e cila zbardh takimin midis dy personaliteteve të larta bën me dije se në këtë takim u vlerësua marrëdhënia e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.

Kryeministri Gruevski vlerësoi mbështetjen që qeveria shqiptare po i jep Maqedonisë në procesin e integrimit të saj në NATO, duke shprehur dëshirën që Shqipëria të realizojë me sukses projektin e integrimit të plotë të vendit në BE.

Dy kryeministrat shprehën nevojën për krijimin e lehtësirave doganore dhe heqjes se barrierave burokratike për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, duke vendosur regjimin doganor që aplikohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

“Së shpejti do të fillojë kalimi i kufirit vetëm me letërnjoftim. Të dy vendet po investojnë në lidhje të reja dhe fuqizimin e lidhjeve ekzistuese infrastrukturore. Në një hark kohor dyvjeçar, distanca midis Shkupit dhe Tiranës do të shkurtohet në njërin aks, atë Shkup-Dibër-Tiranë, me 103 kilometra, në aksin tjetër Shkup-Strugë-Tiranë së paku me një orë. Një lidhje e tretë ndërkombëtare po ndodh. Ne po ndërtojmë dhe Kryeministri vizitoi dy-tre javë më parë komunën e Trebishtit, një aks kombëtar që do të shndërrohet në aks ndërkombëtar, pasi jemi vetëm 7 kilometra nga kufiri me Maqedoninë”,- nënvizoi Berisha.

Shefi i qeverisë shqiptare u ndal edhe në zgjidhjen sa më parë të emrit të Maqedonisë me Greqinë, ndërkohë sa i takon respektimit të kufijve të Kosovës Berisha u shpreh “Këto propozime e sugjerime janë që të gjitha të nxjerra apo nxirren nga arkiva e Sllobodan Millosheviçit. Duhet t’ju kujtoj këtu se në fillim të viteve ’90, mesazherë nga më të ndryshmit qarkullonin me harta në xhep për ndarje të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës. Por të gjitha ato u provuan si absurditete. Respektimi i kufijve aktualë të Kosovës është interesi jetik më i mirë, absolutisht, i të gjitha vendeve të këtij rajoni, që nuk duan të përdorin gjyzlykët e kasapit të Ballkanit për rajonin e të ardhmen e tij”,- theksoi Berisha.

Duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve sa i takon minoritetit maqedonas në Shqipëri, kryeministri Berisha shprehu besimin se do respektohen dhe do ketë cdo të drejtë si qytetarë të lirë të Shqipërisë.

“Dua t’ju siguroj se maqedonasit dhe çdo qytetar i Shqipërisë ka pasur, ka dhe do të ketë të drejtë të pamohueshme për t’u shkolluar në gjuhën që do. Vendi ka standardet më të mira, sipas dokumenteve ndërkombëtare të arsimimit të pakicave”,- theksoi kryeministri Berisha.

BERISHA-CRVENKOVSKI: MARRËDHËNIET SHQIPËRI-MAQEDONI SHUMË TË MIRA
Kryeministri Berisha, në vijim të takimeve të zhvilluara sot në Maqedoni, u takua me Kryetarin e LSDM-së, Branko Crvenkovski.

Zyra e shtypit e Qeverisë bëri të ditur se zoti Crvenkovski vlerësoi gjatë takimit marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke theksuar se ekziston mundësia për forcimin e tyre të mëtejshëm. Në këtë kontekst, zoti Crvenkovski u shpreh se forca politike e drejtuar prej tij i konsideronte shumë të rëndësishme këto marrëdhënie.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe theksoi se këto marrëdhënie janë të destinuara që të jenë shumë të mira, pavarësisht krahut politik që qeveris të dy vendet. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo vizitë ka si qëllim, zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët.
Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve infrastrukturore mes dy vendeve, heqjen e barrierave burokratike si dhe krijimin e një hapësire ekonomike mes vendeve të rajonit.
Gjatë takimit, u diskutua ndër të tjera për proceset integruese që po kalojnë të dy vendet, ku theksi u vu tek nevoja e një qëndrimi mbështetës dhe jo bllokues i të gjithë spektrit politik, në favor të reformave që mundësojnë integrimin.
Kryetari i LSDM, Branko Crvenkovski, u shpreh se pavarësisht se forca që ai udhëheq është në opozitë, ajo mbështet çdo reformë që synon integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

BERISHA TAKOHET ME KRYETARIN E PDSH-SË SË MAQEDONISË, MENDUH THAÇI
"Shqipëria e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në të gjitha fushat me Republikën e Maqedonisë", tha sot Kryeministri Sali Berisha, pas takimit të zhvilluar në Shkup me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi.
Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha dhe kryetari i PDSH të Maqedonisë, Menduh Thaçi, biseduan mbi bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve, popujve e shoqërive të dy vendeve.
Në përfundim të takimit Kryeministri Berisha, gjatë një prononcimi për mediat, shprehu vlerësimin për Menduh Thaçin dhe partinë që ai drejton, për kontributin thelbësor në rrjedhën dhe zhvillimet në Republikën e Maqedonisë.
"Kam vlerësuar shumë marrëveshjen e firmosur para zgjedhjeve, si një dëshmi e një maturiteti të thellë demokratik, qëndrimin konstruktiv të zotit Thaçi e të partisë që ai udhëheq, në mbështetje të të gjitha proceseve integruese, avokatinë që kjo parti, si parti opozitare, u bën në parlamentin e Maqedonisë dhe më gjerë në institucione të tjera, lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë", tha Kryeministri Berisha.
Ai u shpreh se "ne diskutuam për bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve tona, të cilin zoti Thaçi e partia e tij e mbështesin fuqishëm".

Nga ana e tij, Menduh Thaçi, tha se "qasja e Shqipërisë është miqësore ndaj Maqedonisë, por në të njëjtën kohë është edhe një qasje e përkujdesjes ndaj të drejtave të shqiptarëve këtu. Unë e sigurova Kryeministrin se partia jonë do të japë kontribut maksimal konstruktiv në rrugën e integrimeve drejt NATO-s dhe Bashkimi Europian, por në të njëjtën kohë nuk do të lëshojmë pe e pandërprerë do të mbrojmë të drejtat e shqiptarëve".
"Ligjërisht ne këtë punë e kemi se jemi opozitë e shqiptarëve këtu. Sigurisht, në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë më i madh dhe duhet të kuptohet se Shqipëria mund të jetë vetëm aleati i Maqedonisë dhe asnjëherë kundërshtar. Të gjitha këto vizita, të gjitha këto deklarata e veprime politike, janë mirëdashëse, të dalim prej kësaj situate dhe të dalim prej kësaj ngecjeje, drejt procesit integrues", tha kryetari i PDSH-së së Maqedonisë, Menduh Thaçi.

SHKUP, BERISHA TAKON AHMETIN: ARRITJET E SHQIPTARËVE, TË RËNDËSISHME
Kryeministri Berisha zhvilloi një takim në Shkup me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe për realizimin e një sërë projekteve të përbashkëta, të cilat do të afrojnë më shumë të dy vendet dhe shoqëritë, si dhe do të nxisin shkëmbimet e gjithanshme.

Berisha dhe Ahmeti diskutuan edhe në lidhje me bashkërendimin e bashkëpunimit në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
"Ramë dakord për të bashkërenduar bashkëpunimin në mënyrë që viti i ardhshëm, si viti i pavarësisë së Shqipërisë të jetë një vit i të gjithë shqiptarëve dhe miqve të tyre kudo në botë", tha Berisha.

Kryeministri Berisha konsideroi si të rëndësishme arritjet e shqiptarëve të Maqedonisë në fushën e përdorimit të gjuhës dhe të flamurit.

Shefi i qeverisë theksoi se “Marrëveshja e Ohrit është jashtëzakonisht e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë mike, është një proces që e ka bërë këtë vend më të lirë, më të drejtë dhe ka hedhura bazat për një bashkëjetesë në liri midis etnive që jetojnë në Maqedoni".

Kryetar i i BDI-së në takim me Kryeministrin Berisha kërkoi më shumë hapësirë dhe kontakte, për sa i takon fushave të arsimit. Ahmeti shprehu kënaqësinë që shqiptarët e Maqedonisë "do të jenë pjesë e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtar shqiptar , si ditë e veçantë që ne shqiptarët jashtë kufijve shtetërore”.

BERISHA NË MAQEDONI, PRITEN TAKIME ME KRERËT E SHTETIT

Ora- 09:00 Kryeministri Berisha nisi një vizitë zyrtare në Maqedoni. Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me kryeministrin Gruevski, ku me pas është parashikuar një konferencë e përbashkët shtypi.

Gjatë takimit me homologun e tij Maqedonas, kreu i qeverisë shqiptare pritet të ngrejë shqetësimet e shqiptarëve lidhur me bllokimin e proceseve euroatlantike, diskriminimin në disa fusha dhe projektet monoetnike dhe monofetare.

Me tej, kryeministri Berisha do të zhvillojë takime të veçanta me presidentin e Maqedonisë, Ivanov, kryetarin e Parlamentit, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski.

Në axhendën e kryeministrit Berisha përfshihet gjithashtu një vizitë në Tetovë si edhe takimi me kreun e komunës zoti Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë lokalë.

(da.bo/er.nu/e.m/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#134

Post by Adriana »



Bashkësia Islame në Maqedoni dhe autoritetet e rendit thonë se në vend janë të pranishme grupe radikale islamike, por se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik për momentin. Kryetari i Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi i cili grupet e tilla i cilëson si lëvizje politike-selefiste apo vehabiste, thotë se ato nuk gjejnë përkrahje tek besimtarët muslimanë në Maqedoni. Aktualisht të gjitha xhamitë në Maqedoni janë në kontroll të Bashkësisë Islame.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#135

Post by Adriana »

‘Historia’, anashkalohen shqiptarët

Prej 144 orëve mësimore nga lënda e historisë për vitet e para dhe të dyta në shkollat e mesme profesionale në vend, shqiptarëve u janë kushtuar vetëm 3 orë. Shenasi Xheladini. profesor i historisë në shkollës e mesme Cvetan Dimov në Shkup thotë se librat e historisë sërish kanë anashkaluar historinë shqiptare duke ua cenuar nxënësve të drejtën e mësimit për prejardhjen dhe historinë e tyre.

“Botimi i librave nuk është rastësi, pasi formohen komisione, ka procedura të konkurseve, këto komisione shkojnë përmes Ministrisë së Arsimit, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, këta duhet ti vrasë ndërgjegjja dhe duhet të dalin publikisht të kërkojnë falje. Është një turp i llojit të vet që unë besoj se kanë për ta parë gabimin e vet dhe besojë se do ti tërheqin këto tekste”, u shpreh Shenasi Xheladini, profesor i historisë.
Një njërën nga njësitë mësimore, siç është Rezistenca kundër sundimit Osman në librin e historisë për vitin e parë, tërësisht është shtrembëruar historia, në pjesën kur flitet se popullata ballkanase është terrorizuar me qëllim pranimin e fesë islame gjë që nuk është e dëshmuar shkenctarisht.
“Prindërit e krishterë i kanë fshehur fëmijët e tyre për ti mbrojtur ata, i kanë martuar në moshën 8 ose 9 vjeçare që është me siguri ndonjë gabim, i kanë gjymtuar, kjo duhet të hiqet menjëherë se kjo është fjali e keqe, u kanë vizatuar kryqe dhe kinse maqedonasit që kanë refuzuar të pranojnë fenë islame janë vrarë, kjo absolutisht nuk qëndron pasi shkenca nuk njeh pranim të fesë islame me një dhunë edhe zullum siç e përshkruajnë disa vende kështu dhe kjo është çështje e atyre që merren me shkencë dhe është çështje që duhet të debatohet në nivele shkencore”, deklaroi Shenasi Xheladini, profesor i historisë.
Historiani, Shenasi Xheladini apeloi deri tek kompetentët, gjegjësisht Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Ministria e Arsimit që mos të manipulojnë me gjëra të këtilla pasi kjo është një lojë e rrezikshme. Ndryshe, Historia për vitin e parë dhe vitin e dytë për shkollat profesionale është shkruar nga autorët Mirosllav Boshkoviq dhe Dançe Maçevska ndërsa nga institucionet sot përgjigje rreth përbërjes së këshillit redaktues të teksteve shkollore të historisë nuk u dha. Valmir Kuçi

nese deshironi shikoni dhe lajmin ne video: http://alsat-m.tv/lajme/vendi/99442.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Lajme”