"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lajme nga Maqedonia
Moderator: Mallakastrioti
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Maqedonia
Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe ne Maqedoni
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Lajme nga Maqedonia
Arberoret e Kaçanikut, gjegjesisht tifozet e Lepencit "Fikshat" i kunderpergjigjen fyrjeve te sllavomaqedoneve (ne ndeshjen me Shqiperine ne Prilep) duke e djegur simbolikisht flamurin e FYROM:
http://www.youtube.com/watch?v=b-Emhq4G ... r_embedded

Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
ALBPelasgian wrote:Arberoret e Kaçanikut, gjegjesisht tifozet e Lepencit "Fikshat" i kunderpergjigjen fyrjeve te sllavomaqedoneve (ne ndeshjen me Shqiperine ne Prilep) duke e djegur simbolikisht flamurin e FYROM:
http://www.youtube.com/watch?v=b-Emhq4G ... r_embedded
Maqedonia reagon për djegien e flamurit
Pa kaluar as dy javë nga ndeshja Maqedoni-Shqipëri, ku tifozët maqedonas të vetëquajtur “Majmunë” kanë lëshuar shumë thirrje antishqiptare, autoritetet e këtij shteti kanë reaguar ndaj djegies së flamurit të tyre në Kaqanik, kundër-reagim ky ndaj incidentit të 1 nëntorit në Prilep.
Ndër brohoritjet e shumta ishin “Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Lufta për çlirim” e shumë fjali tjera ishin ‘kënduar’ nga publiku maqedonas.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë i ka dërguar sot autoriteteve të Kosovës reagime të ashpra. “Djegien e flamurit të Maqedonisë në ndeshjen futbollistike në Kaçanik e vlerësojmë si akt jocivilizues, që mund t’i dëmtojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe presin reagimin e duhur nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në reagim. Këtë akt e dënojnë edhe partitë politike maqedonase, transmeton Shqipmedia.
Me rastin e kësaj ndodhie të pakëndshme, FFM ( Federata e Futbollit të Maqedonisë ) dërgoi letër reagimi KF në Kosovë, me të cilën kërkon të dënohet incidenti dhe të dënohen të gjithë përgjegjësit për djegien e flamurit maqedonas.
“Ajo çfarë ndodhi me flamurin maqedonas në ndeshjen futbollistike në Kosovë është ngjarje pa precedent të cilën ne e dënojmë. Apelojmë që të mos keqpërdoret futbolli dhe sporti në përgjithësi për dërgimin e mesazheve politike dhe pamfleteve, përmes djegies së simboleve të vendit tjetër. Jemi të vetëdijshëm se çdo reagim i tillë mund të nxisë hakmarrje dhe keqpërdorim në ndeshjet futbollistike në kampionatin vendas për reagime të reja ekstreme nga ana e grupeve të tifozëve, edhe pse në ndeshjen futbollistike në Kaçanik nuk ka marrë pjesë ekipi futbollistik nga Maqedonia”, thuhet në reagimin e FFM-së.
Tifozët e klubit futbollistik ‘Lepenci’ nga Kaçaniku të mërkurën kanë djegur flamurin maqedonas gjatë ndeshjes kundër Dritës së Gjilanit. Ky reagim erdhi disa ditë pas parullave raciste antishqiptare të artikuluara nga tifozë maqedonas gjatë ndeshjes në Prilep ndërmjet kombëtareve Maqedoni-Shqipëri.
Nga ana tjetër, ende nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritete e të dyja shteteve.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Kryeministër a e ndjeni veten edhe kryeministër i shqiptarëve?

“Dora e pushtetit dhe e shtetit gati nuk ndihet në këto anë dhe në rajonet ku jetojnë shqiptarët. Konkretisht dua ta pyes kryeministrin: Kur e ka ndërmend që ky kryeministër të jetë edhe kryeministër i shqiptarëve?”.
Kjo ka qenë pyetja direkte e bërë nga deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi në seancën e sotme ku kryeministrit dhe kabinetit të tij iu shtrohen pyetje. Por Gruevski pasi numëroi në mënyrë taksative projektet që ka realizuar qeveria dhe përfitimet që gëzojnë qytetarët pavarësisht kombësisë u shpreh se do të vazhdojë me të njëjtin ritëm programin e tij.
“Për aq kohë sa kam këtë funksion, edhe në të kaluarën, edhe tani edhe në të ardhmen, për aq kohë sa kam këtë funksion, derisa qytetarët më japin verdiktin, punoj dhe do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, u përgjigj Nikolla Gruesvki, kryeministër.
Nga përgjigja deputeti mbeti i pakënaqur dhe tregoi arsyet ‘pse’.
“Faktet zoti kryeministër janë të paluhatshme, në antik kanë thënë se para fakteve edhe zotat përkulen, unë i përmenda disa shembuj, do të përmendi edhe disa të tjerë: Vetëm teleferiku prej rrëzë malit e deri në Vodno kushton 7 milion euro, e dini se me ato 7 milion euro do të ndërtohej komplet ujësjellësi. Janë dy liqe artificial a ende nuk pikon as një pikë uji në çeshmat e fshatit Likovë. E dini se fshati më i vogël në atë zonë është me 300 shtëpi, nuk kanë kanalizime dhe janë në batak, të zhytur në baltë. A e dini zoti kryeministër se hiç më larg se një vit 5-6 mijë njerëz t’u larguan nga Kumanova e Likova e zonat tjera, prej qejfit?”, pyeti sërish kryeministrin Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.
Ndërkohë gjatë seancës, opozita maqedonase ngriti sërish çështjen e rasteve të Hagës. Deputeti i LSDM-së Jani Makraduli shfrytëzoi foltoren e parlamentit për t’i kërkuar llogari kryeministrit Gruevski për mbylljen e këtyre rasteve të Hagës. Por Gruevski theksoi se për to, ka respektuar mendim e parlamentit.
"100 ditët i shënuat me fushatë nëpër media që kushtuan diku mbi 100 milion euro, nën moton ‘Pa fjalë, vepra’. Shembull tipik për këtë është amnistia e vrasësve dhe rrëmbyesve të maqedonasve në viti 2001. Deputetët e VMRO-DPMNE-së asnjë fjalë nuk thanë, por e mbështetën veprën tuaj, mendimin për amnistinë e kryerësve të veprave kundër njerëzimit”, tha Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.
“Unë sinqerisht shpreh keqardhje për ngjarjet që ndodhën në vitin 2001 dhe ndajë dhimbjen me familjet e të rrëmbyerve, të të rënëve në atë konflikt dhe si njeri vërtet shumë rëndë e pranoj këtë, por si kryeministër duhet të pajtohem me vendimin e parlamentit”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.
Seanca e sotme ishte e para për pyetje drejtuar kryeministrit dhe kabinetit e cila për shkak të vonesës së kryeministrit filloi me 48 minuta vonesë, gjë që shkaktoi reagimin e opozitës.
Video : http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/101029.html

Shkup, nisën manifestimet për 28 nëntorin

Nëntori është i rëndësishëm për shqiptarët kudo që janë pasi i bashkon e kaluara e vuajtjes dhe sakrificës por edhe e shpresat për një të ardhme më të ndritur. Kështu u tha në akademinë solemne me rastin e 28 nëntorit- Ditës së flamurit kombëtar të organizuar nga shoqata e historianëve shqiptar dhe komuna e Çairit. Nga nesër do të filloj edhe numërimi i kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë e cila përkon me 28 nëntorin, u shpreh mes tjerash ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku.
“Kemi shumë për të folur për historinë tonë, nuk pajtohem asnjëherë me ato që i referohen historisë sonë vetëm në pikat e saja të dobëta, preferoj gjithmonë të evidentojmë momentet dhe arritjet tona historike. Ne vërtetë kemi kaluar një periudhë të vështir dhe dramatike duke lënë mbrapa heronj, por kemi ecur përpara dhe kemi një vizion të qartë të rilindësve tanë dhe unë mund të them se edhe në këtë përvjetor i cili është përvjetori i fundit 99 me dy shifra, dhe vitin tjetër do hymë në një përvjetor të madhe me tre shifra dhe ky përvjetor do të jetë edhe 100 vjet të tjera, ku brezat e rinj do ta festojnë dhe do ta nderojnë ”, tha Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.
“Çdo shqiptar ka hise në kremtimin e përvjetorit të Flamurit dhe pavarësinë kombëtare, secili le të ndihet krenar me të arriturat e përbashkëta. Të gjithë festojmë dhe punojmë që të gjejmë rrugën më të mirë për të çuar kombin përpara. Edhe pse mund të dallojmë në ide, qëllimin e kemi të përbashkët, që ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i komunë së Çairit.
Ambiciet e shqiptarëve akoma nuk janë përmbyllur andaj duhet punuar për të pasur liri dhe mirëqenie kudo që jetojmë, ka thënë ish drejtuesi i lëvizjes studentore në Kosovë, Bujar Dugolli.
“Këto ngjarje historike duhet t’i kujtojmë dhe duhet dhënë mesazhe dhe të mos kënaqemi me atë që e kemi arritur sepse një popull që ishte më i vjetëri në këto troje të Ballkanit, populli ilir, dardanët nuk duhet të krenohemi me shtetin më të ri apo me rregullimin që e kemi tani dhe duhet të pretendojmë t’i arrijmë standardet e reja evropiane perëndimore, të arrijmë lirin e plotë siç e meritojmë”, u shpreh Bujar Dugolli, ish drejtues i lëvizjes studentore.
Të pranishmit nënvizuan se në 20 vitet e fundit Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova kanë bërë hapa progresive por se nevojitet të punojnë për vizionin e ardhshëm, integrimin euroatlantik të këtyre tri vendeve. Akademia solemne shënoi edhe fillimin e aktiviteteve në Maqedoni me rastin e 28 nëntorit- Ditës së flamurit

‘28 nëntori’, nxënësit në marshim

Për nder të ditës së Flamurit, qindra nxënës shqiptar të shkollave të mesme të kryeqytetit marshuan drejt sheshit Skënderbeu për të marrë pjesë në manifestimet e 28 nëntorit. Të veshur kuq e zi, e të mbështjellë me flamurin kombëtar ata thanë se ky marsh kishte për qëllim që edhe njëherë të dëshmohet uniteti mes shqiptarëve.
“Qëllimi i këtij organizimi është që të tregojmë se kush jemi dhe çka jemi, se jemi popull në këtë Ballkan, popull me tradita dhe kulturë të lashtë, kemi një kulturë të pasur, nuk kemi kulturë të falsifikuar. Këta shokët që kam mbrapa meje dëshirojnë të tregojnë se jemi nxënës dhe duam t’ja ngritim vlerën këtij populli ”, deklaroi Jeton Sadiki, organizator i marshit
“Të gjithë nxënësit kemi bë një kremtim shumë të madh me shkollë. Tash do të shkojmë te sheshi ku do të shihni se të gjithë nxënësit kanë një prioritet shumë të lartë dhe mos ta nënçmojnë Cvetan Dimovin se është një shkollë shumë e mirë dhe nuk i harron asnjëherë festat edhe pse e ka emrin maqedonas. Të gjithë shqiptarëve u uroj festën e 28 nëntorit”, u shpreh një nxënëse.
Atmosferën festive të 28 nëntorit e zbukuruan edhe më shumë vallet me motive kombëtare e me flamuj në duar, të përcjella nën tingujt e daulleve.
“Ja uroj të gjithë shqiptarëve këtë ditë të festës së Flamurit. Dhe kjo është një ditë kur Shqipëria e ka fituar ditën e pavarësisë”.
“I uroj gjithë kombit shqiptar kudo që janë ditën e Flamurit, urime gjithëve”.
Për ndër të ditës së flamurit në organizim të shkollave të mesme në teatrin shqiptarë gjithashtu është mbajtur nja manifestim kulturo-artistik.
Video : http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/101632.html“Qëllimi i këtij organizimi është që të tregojmë se kush jemi dhe çka jemi, se jemi popull në këtë Ballkan, popull me tradita dhe kulturë të lashtë, kemi një kulturë të pasur, nuk kemi kulturë të falsifikuar. Këta shokët që kam mbrapa meje dëshirojnë të tregojnë se jemi nxënës dhe duam t’ja ngritim vlerën këtij populli ”, deklaroi Jeton Sadiki, organizator i marshit
“Të gjithë nxënësit kemi bë një kremtim shumë të madh me shkollë. Tash do të shkojmë te sheshi ku do të shihni se të gjithë nxënësit kanë një prioritet shumë të lartë dhe mos ta nënçmojnë Cvetan Dimovin se është një shkollë shumë e mirë dhe nuk i harron asnjëherë festat edhe pse e ka emrin maqedonas. Të gjithë shqiptarëve u uroj festën e 28 nëntorit”, u shpreh një nxënëse.
Atmosferën festive të 28 nëntorit e zbukuruan edhe më shumë vallet me motive kombëtare e me flamuj në duar, të përcjella nën tingujt e daulleve.
“Ja uroj të gjithë shqiptarëve këtë ditë të festës së Flamurit. Dhe kjo është një ditë kur Shqipëria e ka fituar ditën e pavarësisë”.
“I uroj gjithë kombit shqiptar kudo që janë ditën e Flamurit, urime gjithëve”.
Për ndër të ditës së flamurit në organizim të shkollave të mesme në teatrin shqiptarë gjithashtu është mbajtur nja manifestim kulturo-artistik.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
‘Shqipëria etnike’-Tetovë, ndalohen katër persona
Janë liruar katër të rinjtë të cilët policia e Tetovës i mori në pyetje pasi kishin shkruar grafite të Shqipërisë Etnike tek mbikalimi afër monopolit të Tetovës në dalje nga qyteti për në Shkup. Tre personat janë banorë të Tetovës, kurse njëri i Dibrës. Sipas policisë, pas përfundimit të procedurës policore kundër tyre do të ngritët padi kundërvajtësve.
Video :http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/101630.html
Janë liruar katër të rinjtë të cilët policia e Tetovës i mori në pyetje pasi kishin shkruar grafite të Shqipërisë Etnike tek mbikalimi afër monopolit të Tetovës në dalje nga qyteti për në Shkup. Tre personat janë banorë të Tetovës, kurse njëri i Dibrës. Sipas policisë, pas përfundimit të procedurës policore kundër tyre do të ngritët padi kundërvajtësve.
Video :http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/101630.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Maqedonia
Maqedonia feston Ditën e Pavarësisë
Edhe në qytetet e banuara me shqiptarë në Maqedoni, u festua Dita e flamurit kombëtar. Aty janë organizuar manifestime të ndryshme kulturore, ndërkohë që komuna e Çairit ka firmosur një dokument për fillimin e punimeve në sheshin Skënderbe.
Edhe në qytetet e banuara me shqiptarë në Maqedoni, u festua Dita e flamurit kombëtar. Aty janë organizuar manifestime të ndryshme kulturore, ndërkohë që komuna e Çairit ka firmosur një dokument për fillimin e punimeve në sheshin Skënderbe.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
'Harta Etnike', Jankullovska kërcënonArbëri wrote:‘Shqipëria etnike’-Tetovë, ndalohen katër persona
Janë liruar katër të rinjtë të cilët policia e Tetovës i mori në pyetje pasi kishin shkruar grafite të Shqipërisë Etnike tek mbikalimi afër monopolit të Tetovës në dalje nga qyteti për në Shkup. Tre personat janë banorë të Tetovës, kurse njëri i Dibrës. Sipas policisë, pas përfundimit të procedurës policore kundër tyre do të ngritët padi kundërvajtësve.
Video :http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/101630.html

Çështja se në Maqedoni ka drejtësi selektive dhe se në Maqedoni ligjet vlejnë ndryshe për maqedonasit dhe ndryshe për shqiptarët, sot nxori jashtë kontrolli ministren e Brendshme, Gordana Jankullovska. Në shenjë revolte nga pyetja se pse në Maqedoni drejtësia ndahet me dy kute, ajo tha se Alsat, nuk është mirë i informuar dhe nuk di të bëjë dallime mes ngjarjeve. Madje ajo kërcënoi se çdokush që cenon integritetin territorial të Maqedonisë, qoftë edhe nëpërmjet grafiteve siç ishte ai i Shqipërisë Etnike në dalje të Tetovës, do të dënohen në mënyrën më të ashpër. “Unë në mënyrë kategorike e hedh poshtë konstatimin tuaj i cili është plotësisht jo i vërtet se drejtësia ndahet në mënyrë selektive, përkundrazi MPB tregoi se gjatë viteve të kaluara me përkushtim implementon principin e mbisundimit të së drejtës dhe ajo që neve më së paku na intereson si institucion përgjegjës për zbatimin e ligjeve është vallë nëse kryerësit e veprave i përkasin njërës ose tjetrës bashkësi etnike. Ligjet janë të njëjtë për të gjithë qytetarët në këtë shtet dhe secili i cili në çfarë do mënyre do të tentojë të cenojë integritetin territorial të Maqedonisë, ai i cili do të shkaktojë ose do të nxitë mosdurim ndëretnik do të sanksionohet shumë ashpër dhe nga ky vend dua të porosisë se askush nuk do të tolerohet kur shkelen ligjet, përkatësia e cilës do bashkësie etnike nuk do të mund të jetë mburojë nga ligjet, pasi të gjithë jemi të njëjtë para drejtësisë dhe përgjegjësive kundrejt shtetit”, tha Gordana Jankullovska, Minsitre e Brendshme. Por Jankullovska me këtë rast nuk deshi të komentojë nëse janë dënuar në mënyrë të njëjtë edhe huliganët që dogjën flamurin kombëtarë shqiptarë në Prilep para disa ditëve gjatë ndeshjes së futbollit, Maqedoni-Shqipëri ata më herët në ndeshjen basketbollistike të Rabotniçkit me Lirinë dhe a do të dënohen për përhapje të urrejtjes ndëretnike edhe ata qytetarë që gjatë fjalimit të kryeministri Nikolla Gruevski me rastin e shënimit të pavarësisë së Maqedonisë, shpalosën një flamur me hartën e Maqedonisë së Madhe. Nga ana tjetër zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se MPB do të zbatojë ligjet dhe nuk do të përdorë standarde të dyfishta . ”MPB nuk do të ketë standarde të dyfishta në baza etnike, do të ngritën padi penale edhe për ata në Prilep, edhe për ata të cilët u kundërpërgjigjën në mënyrë të ngjashme. Interesi shqiptarë për momentin nuk është provokimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend” , tha Bujar Osmani, BDI. Ndërkohë, nga PDSH thonë se përballja me padi penale e katër shqiptarëve të cilët vizatuan hartën e Shqipërisë Etnike në Tetovë, është një hap selektiv i shtetit dhe i rrezikshëm për marrëdhëniet ndëretnike. ”Kjo më kujton periudhën e majit të vitit 1993 ku në një protestë kundër dhunës disa aktivistë shqiptarë edhe në atë kohë të cilët e kishin të vizatuar një hartë të Shqipërisë Etnike u burgosën dhe u dënuan me 60 ditë burg. Tani kthehemi pas 18 viteve, në kohën kur pjesë e Qeverisë është BDI dhe nisin të riaktivizohen përsëri këto llojë dënimesh, nuk e dij tani çfarë do të deklarojnë zyrtarët e BDI-së të cilët para disa ditësh na kujtuan se janë liruar menjëherë, atëherë këto shokë të mi u dënuan me 60 ditë burg, kurse tani dënimi është prej 1 deri në 5 vite”, tha Zijadin Sela, PDSH. “Mendojë se është i papranueshëm akti i tillë i kualifikimit apo i rikualifikimit të këtij akti si një nxitje të urrejtjes apo mos-durimit ndërnacional. Raste të grafiteve të ngjashme dhe hartave të ngjashme ne kemi pasur edhe nga sektorët civil, bile edhe në qendër të Shkupit”, tha Izet Zeqiri, RDK. Ndërkohë nga partia e Gruevskit thonë se gjithçka duhet të jetë sipas ligjit. Kjo ishte përgjigja e koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i cili nuk pranoi të përgjigjet para kamerës sonë lidhur me atë se pse ligji funksionon kundër shqiptarëve dhe jo edhe ndaj shpalosjes së flamurit me hartën e Maqedonisë së Madhe gjatë fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevski gjatë shënimit të 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë me 8 Shtator.
Video dhe komente :http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/102245.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Edi Rama promovon "Kurban"-in në Shkup

Sot pranë Qendrës Teatrore për Fëmijë, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ora 18.00, do të flasë për librin e tij, një nga më të diskutuarit kohëve të fundit në opinionin mbarë shqiptarë, "Kurban". Pas promovimit të librit, të pranishmit do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me Edi Ramën.
Rama vjen në Shkup pas vizitës që pati në Kosovë gjatë festës së flamurit.
Po i sjell edhe komentet e lexuesve :

fatmir në 03/12/2011 18:42:47
pas prishtines e shkupit dil edhe nga beogradi,atje ke nda celesin e tiranes,per 12 vjet nuk te ra rruga nga shkupi,se keni menduar se keto shqiptare jane injorante,me gjithe librin e me gjithe ata qe te kane ftuar skoni ne dreq te mallkuar
FALJA LIBRIN VËLLAUT BREGOVIC në 03/12/2011 05:24:02
Celësin e dhomave të gjumit të Tiranës ia fale me kohë Bregoviqit dhe tashti mundohesh të na shesësh sapunin për djathë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Lajme nga Maqedonia
hahahahaha Arberi faleminderit per kete postim. Ah te mjeret ne te mjeret, pagujme politikanet te bejn reklam librat e tyre!! HAPU O DHE , dhe me mbulo 7-pashe me mire se sa me lejo te shikoj/degjoj gjera te tilla!!
Urime per komentuesit ne ate faqe!! ( ate meriton )

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Edhe kete e tha RAMA
Rama i quan maqedonasit barabarë primitivë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i ka quajtur barbarë primitivë maqedonasit për shkak të arrestimit të katër shqiptarëve që vizatuan hartën e Shqipërisë Entike në Tetovë. Këto komente Rama I bëri gjatë promovimit të librit të tij në Shkup. “Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartrën e botës dhe të shkruaj kjo është republika ime dhe çfarë të bëjnë ta dërgojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Cfarë janë këta barabarë primitiv, kjo është e patolerushme” tha Rama.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/11828.html

Rama i quan maqedonasit barabarë primitivë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i ka quajtur barbarë primitivë maqedonasit për shkak të arrestimit të katër shqiptarëve që vizatuan hartën e Shqipërisë Entike në Tetovë. Këto komente Rama I bëri gjatë promovimit të librit të tij në Shkup. “Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartrën e botës dhe të shkruaj kjo është republika ime dhe çfarë të bëjnë ta dërgojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Cfarë janë këta barabarë primitiv, kjo është e patolerushme” tha Rama.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/11828.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Lajme nga Maqedonia
Cfarë janë këta barabarë primitiv, kjo është e patolerushme” tha Rama.

Kur jane votimet e ardheshme, e vendosa une Ramen do votoje, mese fundi foli

Po pse nuk shkoj Rama per kete ceshtje ne Maqedoni, por me rastin e reklames per librin, tha te bej dhe disa myshteri te mire ti blejne librin

Pse nuk i akuzon Rama ata, kur i dika rregullat aq mire?!
( shpresoj qe ne te ardhemen nese qeveria e Maqedonis ben veprime te tilla te ngrihemi ne kemb te gjithe Shqiptaret pa pritur nga politikanet tone PD as PS , mbase zene mend ata ) se te tilla harta benin dhe ata perpara se te merrnin ate cope toke qe nuk ju takon, apo nuk ishte keshtu?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Maqedonia
Maqedonia me fitore morale ne Hagë
Greqia ka shkelur nenin 11 të marrëveshjes së përkohshme me bllokimin e antarësimit të Maqedonisë në NATO në samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ky është vendimi i gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.
Kryetari i gjyqit Hisashi Ovada njoftoi se ven dimi është marë me 15 vota pro dhe vetëm një kundër . Ndërsa me 14 vota për dhe dy kundër hodhi poshtë kërkesën e Greqisë që gjykata të shpallet e jokopetent për të marë një vendim të këtillë. Vendimi i gjykatës nuk është obligativ për Greqinë që në të ardhmen të mos pengoj antarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/102972.html
Greqia ka shkelur nenin 11 të marrëveshjes së përkohshme me bllokimin e antarësimit të Maqedonisë në NATO në samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ky është vendimi i gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.
Kryetari i gjyqit Hisashi Ovada njoftoi se ven dimi është marë me 15 vota pro dhe vetëm një kundër . Ndërsa me 14 vota për dhe dy kundër hodhi poshtë kërkesën e Greqisë që gjykata të shpallet e jokopetent për të marë një vendim të këtillë. Vendimi i gjykatës nuk është obligativ për Greqinë që në të ardhmen të mos pengoj antarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/102972.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
.... dhe kjo eshte nje argument i metejshem , qe "politikanet" tane vertet duhen njeher e pergjithmon te zhduken nga faqja e dheut !Adriana wrote:Maqedonia me fitore morale ne Hagë
Greqia ka shkelur nenin 11 të marrëveshjes së përkohshme me bllokimin e antarësimit të Maqedonisë në NATO në samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ky është vendimi i gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.
Kryetari i gjyqit Hisashi Ovada njoftoi se ven dimi është marë me 15 vota pro dhe vetëm një kundër . Ndërsa me 14 vota për dhe dy kundër hodhi poshtë kërkesën e Greqisë që gjykata të shpallet e jokopetent për të marë një vendim të këtillë. Vendimi i gjykatës nuk është obligativ për Greqinë që në të ardhmen të mos pengoj antarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/102972.html
Nje shtet qe fare nuk eshte shtet , qe nuk kane identitet kombetar , nuk kane historine e vet dhe fiton nje gjyq nderkombetar pa pas asnje fuqi per te , kurse neve as qe guxojme te hapim gojen per Camerine e jo ti padisim "Greket" ne gjyq

Ptuhh .