"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#151

Post by Arbëri »

Protesta kundër policëve serbë në Maqedoni

Image
Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptarë, shoqata Illiricum Libertas dhe dega e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni, kanë reaguar kundër patrullimit të policisë serb në zonat turistike. Kryetari i Shoqatës së të burgosurve, Shpëtim Pollozhani, në emër të këtyre shoqatave tha se ky bashkëpunim është një kurorëzim i një bashkëpunimi të gjatë mes dy shteteve. “Shprehim indinjatën tonë të thellë për marrëveshjen e paradokohshme mes Maqedonisë dhe Serbisë për sjelljen dhe patrullimin në këto troje të patrullave të përziera maqedono-serbe. Ky është një kurorëzim i një simpatie të gjatë të kësaj linje të VMRO-DPMNE-së pro serbe dhe antishqiptare. Unë besoj si shumë aktivitetet tjera antishqiptare edhe kjo do të dështojë, sepse kjo nuk është në linjën e bashkëjetesës dhe nuk është në linjën e bashkëpunimit të mirë, por është provokim i radhës”, tha Pollozhani, duke shtuar se shqiptarët duhet të reagojnë në mënyrën e duhur, kundër kësaj marrëveshjeje. Ai sqaroi se shoqatat shqiptare do të ngrihen në protesta kundër ardhjes së policëve nga Serbia. “Ardhja e mysafirëve të paftuar mund të shkaktojë edhe incidente. Ne do të përpiqemi që ta pengojmë ardhjen e tyre, pasi ky është kulmi i injorimit”, tha Pollozhani

Kundër patrullimit të policëve nga Serbia në Kodrën e Diellit dhe në Strugë, ditë më parë u prononcuan dhe Komuna e Tetovës dhe Strugës, si dhe qytetarët e këtyre komunave. Për ta ardhja e policëve nga Serbia gjatë sezoneve turistike është provokim dhe asgjë më tepër.

Ditë më parë Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe homologu i saj serb Ivica Daçiç nënshkruan në Beograd marrëveshje, sipas së cilës, policë nda Serbia do të patrullojnë në qendrat turistike të Maqedonisë, si Ohër, Strugë, Kodra e diellit etj, ndërsa policë nga Maqedonia do të shkojnë në Serbi gjatë kampionatit të hendbollit që mbahet vitin e ardhshëm.http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/11859.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#152

Post by Arbëri »

Nuk do te lejohet mësimi i historisë shqiptare

Image

Inspektorët e Ministrisë së Arsimit të mërkurën hyn në gjimnazin “Zef Lush Marku”, me ç’rast të mërkurën dhe të enjten do të kontrollojnë se nëse nxënësit mësojnë me libra nga Kosova dhe Shqipëria, ashtu siç njoftoi para disa ditëve gazeta “Lajm”.

“ I dërgova tre inspektorë, ligji është i qartë dhe i saktë, në arsimin fillor dhe të mesëm mund të përdoren libra të miratuara vetëm nga komisioni i rishikimit. Në rast se konstatohet se në gjimnaz janë përdorur libra të palejueshëm, do të ketë ndëshkime. Gjoba do të duhet të paguajnë arsimtarët të cilët i kanë përdorur librat, drejtori dhe shkolla”, u shpreh për “Kanal 5”, Gjorgje Arsov, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, transmeton portali Shqipmedia.

Sipas informatave jozyrtare, në gjimnaz arsimtarët i kanë bojkotuar një pjesë të librave nga autorët maqedonas të cilat kanë pasur leje nga Ministria e Arsimit, dhe të njëjtat i kanë zëvendësuar me libra nga Kosova dhe Shqipëria, shkruajnë mediat maqedonase.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#153

Post by Arbëri »

Alsat-M, fitues i çmimit ‘Syri i Shqiponjës’

Image

Promovimi i imazhit dhe çështjes shqiptarë , profesionalizmi i lartë dhe kontributi i çmuar në mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe mbështetja e aspiratave euro-atlantike të shqiptarëve të Maqedonisë ka kurorëzuar me çmimin “Syri i Shqiponjës “ TV ALSAT M në kuadër të festivalit të 9-të ndërkombëtarë Imazhi shqiptarë që u mbajt në Durrës të Shqipërisë.
Drejtori i Informacionit në ALSAT-M, Muhamed Zeqiri me këtë rast tha se ky çmim është dhe do të mbetet i veçantë për stafin e televizionit pasi që i ndahet për kontributin e dhënë për promovimin e imazhit shqiptarë .
“Në veprimtarin tonë gjashtë vjeçare kemi marrë shumë çmime dhe mirënjohje, por kjo që marrim sot është dhe do të mbetet gjithmonë e veçantë pasi që marrim për shkak të promovimit të imazhit të çështjes shqiptare jashtë kufinjëve administrativ të Shqipërisë. Unë nuk guxojë këtu të mos përmend se këtë nuk do të kishim mundur të realizonim po mos të na kishte mundësuar këtë njeriu të cilin e lindi Gradeci i Gostivarit, njeriu me vizion dhe vizionarin shqiptar të kohës së tij zotri Vebi Velija dhe po këtë të mos e kishte vazhduar rrugën e tij i biri Ferik Velija bashkë me gjithë ne të punësuar në televizionin ALSAT të Maqedonisë. Ky çmim do të jetë detyrim i yni për të vazhduar rrugën drejtë promovimit të mëtutjeshëm të çështjes shqiptare dhe imazhit shqiptarë”, deklaroi Muhamed Zeqiri, Drejtor i Informacionit, ALSAT-M.
Gjatë festivalit të 9-të ndërkombëtar ‘Imazhi shqiptar’, çmim iu nda edhe familjes mbretërore si dhe personaliteteve të tjera të shquara shqiptare nga të gjitha trojet ku ata jetojnë dhe veprojnë, për rolin e tyre të veçantë që kanë dhënë për çështjen shqiptare.
“Ne nuk duhet të harrojmë familjet që kanë kontribuar jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë siç është familja Jashari, Haradinaj dhe familja Rugova. Kemi shumë familje që janë atdhetare, në Preshevë dhe Maqedoni që kanë nevojë për mbështetjen tonë dhe shpresojë që ky festival ndërkombëtar do të jetë një festival që na bashkon, si shqiptarët me të gjitha qerdhet shqiptare, duke përfshirë edhe diasporën prandaj urimet e mija janë që ju të keni sa më shumë sukses”, u shpreh Princ Leka i Riu, Trashëgimtar i Fronit Mbretëror të Shqipërisë.
“Me gjuhën e kolosëve tanë duke filluar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nga Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova dhe në cilësinë e ambasadorit të paqes ju ftojë që të gjithë të japim kontributin tonë maksimal dhe historik për t’ja hequr Shqipërisë sonë dënimin që i dha në Konferencën e Londrës aneksimin trojeve me afat 100 vjeçar. Në vitin e ardhshëm plotësojmë të gjitha kushtet për ta ribërë Shqipërinë mbi të gjitha trojet arbërore, ta bëjmë me paqe dhe dashuri”, tha Engjëll Koliqi, gazetar dhe publicist.
Festaviali në fjalë u zhvillua në organizimin e Forumit Imazh dhe Media i cili drejtohet nga docent doktor Astrit Memija.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#154

Post by Arbëri »

Cmim qe ska te beje me qeshtjen kombetare ky TV"Shqiptar" ng Maqedonia i quajtur ALSAT-M , qe , gjate tere dites me shume tregon filma turqishte se sa Shqip ,dhe gjysmen e programit e ka ne gjuhen Sllave , ashtuqe per kulturen e historine Shqiptare nuk shofim fare ne kete TV qe japin cmime koti keta maskarenj :oops:

Ja ku e dergon popullin propaganda e TV Alsat-M :


Keta i organizojne aktoret Turq te vizitojne shqiptaret e Maqedonise , dhe numri i shqiptreve ne Gostivar dhe rrethine ka renje per 4% , kurse ajo Turke per 4% eshte ne rritje .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#155

Post by Arbëri »

Gazeta Sllave ‘Dnevnik’:
Ulet numri i maqedonasve , rritet i shqiptarëve\

Image

Dështimi i procesit të Regjistrimit në Maqedoni erdhi për shkak të problemeve teknike dhe politike me të cilat u ballafaqua Komisioni Shtetëror për Regjistrim dhe Enti i Statistikës apo pas këtij dështimi fshihet diç tjetër, gjegjësisht frika nga ulja e numrit të popullatës maqedonase. Këtë dilemë e hapi sot e përditshmja ‘Dnevnik’, duke u thirrur në disa të dhëna nga Enti i Statistikës, sipas të cilave numri i shqiptarëve gjithnjë është në rritje deri sa ai i maqedonasve është në ulje. Po ashtu në numrin e sotëm të kësaj gazete shkruan se është në ulje edhe numri i qytetetarëve të krishterë derisa ai i komunitetit mysliman shënon rritje.
“Numri i maqedonasve në 7 vitet e fundit është ulur për rreth 13 mijë ndërsa tek shqiptarët ka shënuar rritje për mbi 31 mijë banor. Të dhënat kanë të bëjnë me dallimin mes numrit të të lindurve dhe të vdekurve për periudhën 2004-2010. Në këto shifra numri i banorëve të vdekur maqedonas është më i madh nga numri i të lindurve, ndërsa tek shqiptarët është e kundërta. Ndryshe trendi te bashkësitë etnike tjera edhe më tej mbetet i njëjtë- në vend gjithnjë e më pak ka serbë dhe vllehë ndërsa me numër më të madh janë romët, turqit dhe boshnjakët gjegjësisht gjithnjë e më pak ka të krishterë ndërsa më shumë qytetar të besimit islam”, kështu shkruan e përditshmja Dnevnik.
Alarmin mbi këtë çështje shumë më herët e dhanë edhe analistët Rizvan Sulejmani dhe Albert Musliu, të cilët në emisionin ‘Rruga drejtë’ shumë qartë deklaruan se maqedonasit nuk kanë problem me numrin e shqiptarëve dhe sipas tyre nuk duhej pasur frikë nga tentimet për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve, ngase pala maqedonase është e preokupuar me ruajtjen e numrit të tyre”
“Është naive të mendohet se çdo zvogëlim i numrit të shqiptarëve do pranohet sepse të gjitha parametrat tjerë thonë se ka rritje. Çdo rezultat i cili do të rezultonte ashtu do të hapte dyshimet dhe do hapte një debat politik i cili do të ngrite tensione. Edhe nëse ka tentativa tilla ato duhet të tërhiqen ngase të dështojnë. Po, mundet tendenca është për të mbulua rënien e numrave tjerë”, deklaroi kohë më parë Albert Mulsiu, analist
“Unë personalisht mendoj se do të ishte një përplasje shumë e madhe politike dhe nuk e di se si do të menaxhohej nëse eventualisht do të pretendon dikush që shqiptarët ti paraqes nën numrin që realisht janë. Kështu që ndoshta do të ketë përpjekje të natyrës që thotë Alberti ndoshta numrat e vet ti ruajnë, sesa numrat tonë ti dëmtojnë. Unë shumë më shumë shoh këtë si pasiguri në vetvete për numrat e vet sesa për numrat tonë”, tha Rizvan Sulejmani, analist.
Ndryshe procesi i regjistrimit i cili duhej të realizohej nga data një deri më 15 tetor u ndërpre në ditën e dhjetë, pasi që në atë periudhë u regjistruan vetëm një e katërta e popullsisë. Këtij procesi i parapriu një debat i ashpër fillimisht mes opozitës dhe mazhorancës shqiptare ndërsa më vonë mosmarrëveshjet u bartën edhe mes anëtarëve të Komisionit të Regjistrimit për mënyrën e regjistrimit të emigrantëve me punë të përkohshme jashtë vendit. Ndërprerja përfundimtare e regjistrimit erdhi pasi që edhe Kuvendi e shpalli të mbyllur këtë proces.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#156

Post by Adriana »

Maqedonasit formojnë parti në Kosovë

Partia Demokratike e Maqedonasve është partia e parë e politike e maqedonasve në Kosovë. Lajmi për formimin e kësaj partie është dhënë nga kryetari i Lidhjes së Maqedonasve të konfeksionit islam Ismail Bojda për gazetën “Utrinski Vesnik”.

Sipas tij në janar të 2012-ës pritet që institucionet përkatëse të bëjnë edhe zyrtarizimin e partisë dhe Partia Demokratike Maqedonase të fillojë aktivitetin e saj në Kosovë.
“Prishtina zyrtare ka pranuar pakicën kroate e cila numëron 400 persona në Kosovë, atë malazeze 550 dhe presim të njëjtën të bëjë edhe me Partinë maqedonase komunitet i cili numëron rreth 3.000 persona kryesisht në kufirin Kosovë-Maqedoni” ka theksuar Bojda.
Ismail Bojda shpreson që partia e re të fitojë të paktën një mandat në parlamentin e Kosovës ndërsa testin e parë politik do të ketë gjatë zgjedhjeve presidenciale gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë, transmetojnë mediat kosovare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#157

Post by Arbëri »

Adriana wrote:Maqedonasit formojnë parti në Kosovë

Partia Demokratike e Maqedonasve është partia e parë e politike e maqedonasve në Kosovë. Lajmi për formimin e kësaj partie është dhënë nga kryetari i Lidhjes së Maqedonasve të konfeksionit islam Ismail Bojda për gazetën “Utrinski Vesnik”.

Sipas tij në janar të 2012-ës pritet që institucionet përkatëse të bëjnë edhe zyrtarizimin e partisë dhe Partia Demokratike Maqedonase të fillojë aktivitetin e saj në Kosovë.
“Prishtina zyrtare ka pranuar pakicën kroate e cila numëron 400 persona në Kosovë, atë malazeze 550 dhe presim të njëjtën të bëjë edhe me Partinë maqedonase komunitet i cili numëron rreth 3.000 persona kryesisht në kufirin Kosovë-Maqedoni” ka theksuar Bojda.
Ismail Bojda shpreson që partia e re të fitojë të paktën një mandat në parlamentin e Kosovës ndërsa testin e parë politik do të ketë gjatë zgjedhjeve presidenciale gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë, transmetojnë mediat kosovare.
:mrgreen: Edhe nje Yll pra duhet te shtohet te flamuri i Kosoves , dhe ngadal behet si ai Amerikan :mrgreen:
Keta quhen Goran ose Torbesh qe skane lidhje me kete nacionalitet "SLLAVO MAQEDON" por kane gjete dhe e bejne ...

Shiqone cfare kontrasti me postimin e Adrianes me larte dhe kete poshte , te njejtit nacionalitet por keta ne Maqedoni e ata ne Kosove :

Humbin bastionet e maqedonasve në Dibër

Familje të tëra në Rajçicë, që deri dje deklaronin këtë përkatësi etnike pra "maqedono-myslimane" ose edhe "maqedonas", tani deklaronin se përkatësia e tyre etnike është shqiptarë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në fshatrat Ballancë e Gorencë
Shkup, 15 tetor - Regjistrimi i popullatës, tanimë i anuluar nga Qeveria, do të nxirrte në pah edhe lëvizjet dhe ndryshimet e shumta demografike të cilat kanë ndodhur në Maqedoni gjatë dekadës së kaluar. Kjo fundja është edhe njëra prej vlerave më sublime të këtij procesi nëpër shtete me demokraci të zhvilluara, e që në Maqedoni nuk do të kemi rastin ta shijojmë të paktën edhe disa vite të ardhshme. Për aq sa u zhvillua regjistrimi dhe për sa regjistruesit ishin në terren, u kuptua fare lehtë se në vende të caktuara po "rrënohen" bastionet e maqedonasve.

Dibra është vetëm njëra prej këtyre qyteteve. Në Rajçicë, për shembull, ka shkuar vetëm në 2 numri i familjeve maqedonase edhe atë me gjithsej gjashtë maqedonas, ndërsa pjesa dërmuese e familjeve dhe banorëve të këtij vendi janë shqiptarë. Këta të fundit po shënojnë një rritje konstante jo vetëm për shkak të numrit të konsiderueshëm të shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar shtëpi banimi në dhjetë vitet e fundit, por edhe për shkak të kthimit në "gjenezë" të popullatës që në të kaluarën ishte manipuluar të regjistrohet "maqedono-myslimane".

Familje të tëra në Rajçicë, që deri dje deklaronin këtë përkatësi etnike pra "maqedono-myslimane" ose edhe "maqedonas", tani deklaronin se përkatësia e tyre etnike është shqiptarë. Në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, në Dibër pushteti kishte investuar shumë në asimilimin e popullatës shqiptare, sidomos në zonat periferike, si kjo e Rajçicës si dhe fshatrat që tani i takojnë Komunës së Zhupës. Gjurmët e këtij asimilimi ishin të dukshme edhe në regjistrimin i cili u zhvillua ditë më parë. Konkretisht, rezultonte se nuk janë të pakta rastet, kur në një familje prindërit mbajnë mbiemrin e vjetër, (Feto, për shembull) ndërsa mbiemrit të fëmijëve të tyre u është shtuar prapashtesa "vski" apo "vska".

Edhe prindërit edhe fëmijët deklarojnë se janë shqiptarë, se gjuhë amtare kanë shqipen dhe se flasin shqip në shtëpi, mirëpo nuk fshehin se në të kaluarën janë manipuluar dhe janë regjistruar "maqedonomysliman" ose "maqedonas". Në Rajçicë, vendin që deri dje llogaritej "bastion" i maqedonasve të Dibrës, nuk mungojnë as familjet, të cilat kanë deklaruar "maqedonomusliman" përkatësinë etnike, kurse janë përgjigjur se gjuhë amtare kanë shqipen dhe se në shtëpi flasin gjithashtu shqip. Shumë shembuj të këtillë janë evidentuar edhe në fshatrat e Zhupës, sidomos në Ballancë dhe Gorencë. Humbja e "bastioneve' maqedonase në këtë pjesë të Dibrës do të ishte evidentuar edhe zyrtarisht po të mos anulohej procesi i regjistrimit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Maqedonia

#158

Post by erix77 »

Keta quhen Goran ose Torbesh qe skane lidhje me kete nacionalitet "SLLAVO MAQEDON" por kane gjete dhe e bejne ...
Po pse egziston ky nacionaliteti "SLLAVO MAQEDON" ?
Keta bejne mire ta ndajn mendjen ne jane serb apo bullgare se Sllavo-maqedon eshte nje nonsens.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#159

Post by Adriana »

Papademos: Pa zgjidhjen e emrit harrojeni integrimin

Kryeministri grek, Llukas Papademos rikujton kryeministrin Gruevski se pa zgjidhjen e çështjes së emrit, Maqedonia nuk mund të pretendoj anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Kjo qëndron në letrën që kryeministri grek i dërgoi Gruevskit si përgjigje e letrës që ai mori nga Kryeministri i Maqedonisë më 26 nëntor të këtij vit. Greqia thotë në letër Papademos gjithmonë ka mbështetur zgjerimin e BE-së të cilin e vlerëson si një nga politikat më objektive që BE-ja ka në dispozicion për promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit perëndimor dhe të Evropës në përgjithësi. Por në raport me Maqedoninë kryeministri grek thekson.
Greqia e ka mbështetur vendin tuaj në rrugën e saj evropiane disa herë. I tillë ishte rasti me Marrëveshjen për stabilizim asociim të vitit 2001, me ndarjen e statusit kandidat për vendin tuaj në vitin 2005 dhe me mbështetjen tonë për Marrëveshjen për liberalizimin e vizave në vitin 2009. Sinqerisht mendojmë që t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona dypalëshe, derisa vendi juaj po hapëron drejtë integrimit të plotë evropian. Sikurse që Këshilli evropian disa herë theksoi dhe sikurse që po vërej në letrën tuaj, IJRM, me qëllim që edhe më tej të përparojë në rrugën evropiane, duhet tërësisht t’i plotësojë kriteret e Kopenhagës dhe kërkesat për partneritet aderues. Kushtëzimi i aderimit në BE përfshin edhe respektimin e parimit themelor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, në këtë kuptim, gjetja e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme “Erga Omnes” për emrin si rezultat i bisedimeve në kuadër dhe nën patronazhin e OKB-ve, mbetet me një rëndësi thelbësore”, thuhet në letrën e Papadhimos dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski.
Ndërkohë, edhe Kryetari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras i është përgjigjur letrës së Gruevskit me të cilën ai e ftonte në takim, vendin dhe kohën e të cilit do ta caktonte vetë Samaras. Por lideri I Demokracisë së re greke refuzon takimin me Gruevskin
“Jam i obliguar që të theksoj se aktivitetet sistematike të qeverisë suaj si dhe të zyrtarëve të IJRM-së, vendosin pengesa procedurës së përmendur. Prandaj, ju inkurajoj fuqimisht që të miratoni një qasje pozitive në raport me këtë çështje të rëndësishme me të cilën po përballen dy qeveritë tona dhe që u dakorduam që ajo të zgjidhet”, thekson në letër kryetari i Demokracisë së Re, Andonis Samaras.
Sipas tij, mënyra më e kujdesshme që të vazhdohet më tej , në këtë moment do të ishte që të inkurajohet procedura ekzistuese e bisedimeve zyrtare të përcaktuara në Marrëveshjen e Përkohshme të vitit 1995 me qëllim që të zgjidhet çështja e emrit për një kohë sa më të shpejtë, zhvillimi i ngjarjeve, sikurse që thotë, jam i sigurt se do të pajtohet, do të kishte një ndikim pozitiv për rajonin më të gjerë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#160

Post by Adriana »

Pse heshtin shqiptarët në Maqedoni?

Nga : Faik KRASNIQI
Pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë në Maqedoni janë ish- luftëtar të UÇK-së, por të jesh i pushkës s’do të thotë të jesh edhe i penës. Shqipëria dhe Kosova asgjë s’munden të veprojnë në qoftë se ata vetë nuk ngrihen të parët sepse nga viktima do shiheshin si agresorë.Maqedonia është akoma shtet eksperiment dhe shqiptarët duhet të ndahen sa nuk është vonë. Me Marrëveshjen e qelbur të Ohrit ata ”janë” shtetformues dhe ndarja është e mundshme dhe shkaqe për ndarje ka sa të duam, sepse kur Maqedonia të kaloi fazën e eksperimentit dhe të quhet shtet me të gjitha efektet, ata janë të parët që do të ndahen por me pasoja shumë tragjike për shqiptarët, sepse ata për këtë projekt kanë vite që punojnë por sot shqiptarët u duhen sepse problemi këtu janë sllavomaqedonasit (bullgarët) çdo të bëhet me ta në qoftë se shqiptarët ndahen. Po nuk punuam për bashkim kombëtar (sidomos ndarjen nga sllavomaqedonasit-bullgarët), jo shumë larg ne do pësojmë një tragjedi tjetër, e pse jo sot ndarje në favorin tonë se nesër do të ketë ndarje në favor të tyre dhe mos presin që sllavomaqedonasit (bullgarët) do të ndryshojnë.Shqiptarët kudo që janë duhet të jenë të vetëdijshëm që të hedhim themelet për një shtet të vërtetë shqiptar ose të rijmë me principata si në mesjetë sidomos shqiptarët e Maqedonisë që në këtë aspekt janë mbrapa. Mos të mendojnë që sllavomaqedonasit (bullgarët) do tu bëhen vëllezër, kur ata vëllezërit e tyre sllavë i kanë.Patriotizmi ynë gjithmonë ka qenë i vonuar, kur Rilindja jonë filloi të krijohej shtetet fqinje i kishin mbaruar qëllimet e tyre dhe për ne mbaroi si mbaroi sot mbas një shekulli u hap çështja shqiptare ne prapë ngurrojmë. Mendimi im është se na mbeten dy rrugë, o të bëjmë atë që është më se normale për një komb (Ri-bashkimin e trojeve etnike Shqiptare), o të rrimë urtë sepse bota s’na jep atë që duhet ta marrim vetë dhe më kryesorja s’na duron dot përjetë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#161

Post by Arbëri »

Uashington Post për diktatorët: Gruevski 'Populist i Fuqishëm'

Image

“Shumë fuqi në duar të reja”. Në një shkrim me këtë titull të përditshmes prestigjioze “The Washington Post”, i cili u kushtohet liderëve të ri botëror si të paaftë për të udhëhequr me vendet e tyre përfshihet edhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Shkrimi i inspiruar nga rasti i fundit me ardhjen në pushtet të liderit koreano-verior, ka ilustruar si shembull madje me fotografi në krye të faqes së saj kryeministrin Gruevski. Menjëherë poshtë fotografisë së tij qëndron një tekst që thotë: “Populist i Fuqishëm: Nikolla Gruevski u përfshi në politikë në moshën 26 vjeçare, ndërsa në moshën 35 vjeçare u bë kryeministër. Oponentët e tij e përshkruajnë si lider të korruptuar, makiavelist dhe të aftë për të ushtruar presion ndaj mediave të pavarura”, shkruan Washington Post. Fotografia e Gruevskit gjithashtu qëndron menjëherë afër fotografisë së mbretit të Suazilandit, Msvati III, i cili kishte ardhur në pushtet në moshën 18 vjeçare. Ai është i shquar për korrupsion, sidomos me rastin e shpërdorimit të 10 milion dollarëve të kushtuar të prekurve nga SIDA.
Teksti i autorit Mark Fisher është inspiruar nga ardhja në pushtetit e liderit koreano- verior, Kim Jong Un në moshën 28 apo 29 vjeçare, menjëherë pas vdekjes së babait të tij. Ai konsiderohet se do të jetë personi më i ri që do të udhëheq me arsenalin nuklear, ndonëse i pa përvojë dhe i pa-pjekur për të marrë vendime të rëndësishme. Të dhënat tregojnë se nuk ka arsye të besohet se ai ka mençuri të kuptojë manjitudën e problemeve me të cilat ballafaqohet
Siç thuhet në këtë shkrim, neurologët konsiderojnë se në atë moshë truri është akoma në stadet e fundit të zhvillimit. Sipas psikologëve zhvillimor ka një arsye mjaft të mirë përse Baballarët Themelues të Amerikës kanë vënë moshën 35 vjeçare si moshën minimale për t’u bërë president. Njerëzit nën këtë moshë nuk kanë eksperiencë dhe aftësi të ballafaqohen me situata dhe vendime komplekse. Shumica e liderëve këto ditë në Amerikë marrin pushtetin në moshën 50 vjeçare ndërsa Presidenti Obama konsiderohej si person jashtëzakonisht i ri kur erdhi në krye të shtetit në moshën 47 vjeçare.
“Është një rrezik i madh të merret pushtpereti në moshën aq të re”, thotë gazeta. Sikurse në shembullin e liderit të Sirisë, Bashar Assad, i cili kishte zëvendësuar babanë e tij në moshën 34 vjeçare, ndërsa tani përballet me një masë të ashpër protestuesish kundër qeverisë së tij..
Sipas të përditshmes amerikane shumica e liderëve që kanë marrë pushtetin para moshës 30 vjeçare, të cilët zakonisht kanë trashëguar postin nga prindërit, performanca e tyre sot edhe përgjatë historisë nuk ka qenë aspak frymëzuese dhe shpesh e përcjellë me skandale. Indikator kryesor i pjekurisë i cili çon në marrjen e vendimeve të duhura është ajo që psikologët e quajnë ‘meta-kognimi’, aftësia për të ditur se çfarë di dhe çfarë nuk di.

Video :
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#162

Post by Adriana »

Shtypi i Shkupit: Shqipëria “furnizon” Maqedoninë me akademikë falsë


Shqipëria “furnizon” Maqedoninë me akademikë falsë, pasi “në vend të trurit punon paraja”, viti 2011 mbyllet me një skandal ndërballkanik të falsifikimit të diplomave universitare dhe që do të bartet në vitin 2012. Zbulohet se uiversitete shqiptare deri dhe zyrtarë të korruptuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë përfshirë në një “biznes” fitimprurës diplomash. “Ndonëse disa kanale të trafikut të diplomave janë prerë, “biznesi” i tyre nga viti në vit shënon rritje dhe fitime nga ana tjetër, pasi ka “dembelë”, të etur për prefikset: “i diplomuar”, “magjistër”, ose “doktor shkencash”. Përvoja maqedonase e akademikëve të rremë, tashmë prej një dekade sfidë për qeverinë maqedonase, tregoi se shumica e diplomave të falsifikuara vijnë nga Bullgaria dhe Shqipëria”, shkruante nw numrin e 30 dhjetorit gazeta maqedonase “Veçer” e Shkupit në shkrimin me titull “Nëpërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë vijnë “M.Sc.” dhe “Dr.” / Akademikë të rremë, në vend të trurit punon paraja” (Преку Бугарија и Албанија до м-р и д-р / За лажните академици, наместо мозокот, работат парите), shih linkun http://www.vecer.com.mk/?ItemID=3F032F6 ... 4CD10CADBD. Gazeta “Veçer” thotë se kjo rritje e krimit të falsifikimit të diplomave universitare dhe pas-universitare është favorizuar dhe për shkak se këto dy vende (Shqipëria dhe Bullgaria) kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe (me Maqedoninë) për njohjen reciproke të diplomave. Ky fakt ka tërhequr dhe vëmendjen e autoriteteve të larta bullgare, pas njoftimit të agjencisë së lajmve “Focus” të Sofjes, që i referohet gazetës “Veçer”.
Me pak para në xhep, me pak përpjekje, por me shumë vullnet për statusin e akademikut filloi afera e diplomave të falsifikuara, që u bë publike në vitin 2002, kur u zbuluan diploma të rreme nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”. Gazeta citon burime të besuara, që thonë se sekserët, të cilët punojnë në vendet fqinje kanë lidhje me universitete, por rol luan dhe teknologjia moderne kompjuterike me të cilën skanohen diplomat. 36-vjeçari tetovar I.K., i cili kërkoi të mbetet anonim, thotë se në Gostivar dhe Tetovë ekzistojnë grupe që nxjerrin jetesën me anë të diplomave false, kurse procedura zgjat jo më shumë se pesëmbëdhjetë ditë dhe pagesa për një diplomë është rreth 10 mijë euro. Sipas tij, ka dy mënyra mashtrimi, ose me anë të sekserë ose nëpërmjet lidhjeve politike. Cilado rrugë që zgjidhet, kërkon teknologji të përparuar kompjuterike për skanimin e diplomës dhe të njëjtat fonte për zëvendësimin e emrit të personit. Sipas I.K. kjo procedurë realizohet nga 7 deri në 10 persona, që lidhen me universitetet për të marrë diplomat. Po ashtu janë të nevojshme edhe lidhjet apo njerëzit në Ministrinë maqedonase të Arsimit dhe Shkencës, për verifkimin e diplomave. Shpesh, aftësia për të zbuluar mashtrimet është shumë e vogël për shkak se dokumentet e rreme janë bërë me profesionalizëm dhe të noterizuara, dhe kjo krijon vështirësi në zbulimin e akademikëve të rremë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#163

Post by Adriana »

Ndërroi jetë Kiro Gligorov, presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur

Kiro Gligorov, presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë të pavarur, ndërroi jetë mbrë rreth orës 22.
Varrimi do të bëhet nesër në orën 13, në varrezat e qytetit Butel, në Shkup. Sipas dëshirës së tij të fundit, varrimi do të bëhet vetëm në rrethin e familjes.
Kiro Gligorov funksionin President e ushtronte nga janari i vitit 1991 deri në nëntor të vitit 1999. Gjatë dy mandateve të tij e promovoi politikën e "ekuidistancës" ndaj të gjithë fqinjëve.
Gligorov ka lindur më 3 maj të vitit 1917
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#164

Post by Adriana »

Më 16 janar, takimi për emrin e Maqedonisë

Metju Nimic ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit deklaroi për mediat se takimi i radhës mes palës greke dhe asaj maqedonase do të mbahet më 16- 17 janar.
Takimi do të mbahet në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku janë ftuar negociatorët Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis. Datat e këtij takimi janë pritur pozitivisht nga të dyja palët.
Nimic do të zhvillojë takime të ndara me palët negociatore. Në rast se Nimic arrin të bëjë një takim të përbashkët me palën greke dhe atë maqedonase atëherë ky do të jetë takimi i parë pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me emrin e Maqedonisë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#165

Post by Adriana »



Në Maqedoni, Këshilli i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit kombëtar i nisi sot veprimtaritë duke vendosur gurin e themelit për ndërtimin e sheshit Skënderbe në Shkup.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Lajme”