"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lajme nga Maqedonia
Moderator: Mallakastrioti
-
- Honored Member
- Posts: 300
- Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
- Gender: Male
Re: Lajme nga Maqedonia
Ore ty te ka gjjet belaja me gjithe mend, bu bu bu, po cesht keshu ,ore ti. Epo ca be re ,ca be.Ore ka ik per lesh ky ore ,per lesh m....ari.Ore admin, po mlidhe ot mbyllte, mlidhe kete gajde te cpuar.Ka shum vrima djalli e, nuk i dihet nga i hin ,e, na i del .OOOOOO hoooo MOISI , nuk ka me kope shqiptaresh , re jo, te fundit e kish enveri ore enveri,enver labi ,ti je na moisakastra etje ku pula ha strall,dhe mendja krype derman
-
- Honored Member
- Posts: 300
- Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
- Gender: Male
Re: Lajme nga Maqedonia
Zotria admin ,ku ke mledh kete te shkrehurin ,na rruget.Mos ke dhe ti bindjen se shqiptaret kane nevoje per idhuj te tille.
-
- Honored Member
- Posts: 300
- Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
- Gender: Male
Re: Lajme nga Maqedonia
Po mos nuk njeh as ti nga etika e komunikimit.faon perrovarri wrote:Zotria admin ,ku ke mledh kete te shkrehurin ,na rruget.Mos ke dhe ti bindjen se shqiptaret kane nevoje per idhuj te tille.
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Lajme nga Maqedonia
Faon, ke ndonje arsye te vecante pse e perserite postimin apo thjeshte gabim teknik?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Lajme nga Maqedonia
faon perrovarri wrote:Po mos nuk njeh as ti nga etika e komunikimit.faon perrovarri wrote:Zotria admin ,ku ke mledh kete te shkrehurin ,na rruget.Mos ke dhe ti bindjen se shqiptaret kane nevoje per idhuj te tille.
Po flet me vedin apo cka?

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Morrison
- Regular Member
- Posts: 65
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:28 pm
- Gender: Male
Re: Lajme nga Maqedonia
faon perrovarri wrote:Ore ty te ka gjjet belaja me gjithe mend, bu bu bu, po cesht keshu ,ore ti. Epo ca be re ,ca be.Ore ka ik per lesh ky ore ,per lesh m....ari.Ore admin, po mlidhe ot mbyllte, mlidhe kete gajde te cpuar.Ka shum vrima djalli e, nuk i dihet nga i hin ,e, na i del .OOOOOO hoooo MOISI , nuk ka me kope shqiptaresh , re jo, te fundit e kish enveri ore enveri,enver labi ,ti je na moisakastra etje ku pula ha strall,dhe mendja krype dermanMallakastrioti wrote:per mua do te thote qe ju bullgaret Faon nuk keni pse te tregoheni kaq te kujdesshem lidhur çeshtjeve shqiptare. Pra qe ti Faon nuk ke pse identifikohesh me ne shqiptaret e te na tregosh rrenjet!
Faon mos i jep shume buces per mallakastren se do gjesh belan
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Kët e nderuara/i nderuar Rina un e kuptoj edhe si ;
- që ju(ne shqiptarët në pergjithësi) nuk keni besim tek dinamizmi i klasës politike shqiptare .Kjo ndodh kudo ne Maqedoni,në Kosovë , në Shqypni.
Për mua tregon ;
-ose ne shqiptarët ,zgjedhsit ,turma ,masa nuk dimë se nga shkojmë,nuk dimë se çduam ,dmth na mungon DIJËSIMI.
-ose jemi të prirur të ndihemi të kënaqur me lumturinë e klanit tonë familjar.
Sa për politikanët si pozicion shoqeror ;
- ata udhërrëfehen nga turmat e zgjuara
- ose mashtrojnë ato të padituna.
Më duket se konstatimet e fundit vlerësojnë realitetin e sotëm mbarë shqiptarë.
Faon , te ky postimi i mirepritur poshte qe e solla dje ,ka shum pergjigje per shkrimin e juaj .
Nje fshat i tere po rikthehet ne nacionalitetin e tyre qe u takon pas 50-60 vitesh , edhe ate me emer te vjeter = LABE.
Ky fshat vertete i solli nje fitore shqiptareve !
Arbëri wrote:Llabunishta kërkon të bëhet Labënishtë!
Fshati Llabunishtë i Strugës gjithnjë e më tepër po i kthehet rrënjëve të veta shqiptare. Me kalimin e viteve në këtë fshat me 8.500 banorë shumëfishohet numri i nxënësve që mësojnë në shkollë në gjuhën shqipe. Ky proces që filloi në vitin 2005 pati shumë vështirësi, pasi nga mediat maqedonase prezantohej si proces i asimilimit të maqedonasve myslimanë nga ana e shqiptarëve. Por banorët e fshatit thonë se ata vetëm po i kthehen identitetit të tyre shekullor.
“Askush nuk po na detyron e as nuk mundet të na detyrojë me dhunë të mësojmë shqipen. Ne tani vetëm po e çojmë në vend amanetin e baballarëve dhe gjyshërve tanë të cilët për aq shumë vite nuk guxonin të mësojnë gjuhën e të parëve. Tani vetëm po përmirësohet një padrejtësi që na është bë më shumë se gjysmë shekulli”, thotë Qamil Iljazi, këshilltar nga Llabunishta në këshillin komunal të Strugës.
Ai nuk mundet të ndalë shpërthimin e lotëve kur tregon se si fëmijët e këtij fshati po bëhen recitues të njohur të poezive shqipe në tërë rajonin e Strugës dhe me gjerë.
“Po të vini në manifestimet që mbahen për ditën e alfabetit shqip apo ditën e flamurit shqiptar do të shihni se askush më mirë se fëmijët e Llabunishtës nuk reciton vjershat dhe poemat shqipe. Ata në fakt nuk recitojnë, por cicërojnë si bylbylat”, thotë Iljazi me plotë emocione.
Mësimi shqip në këtë fshat është kthyer në vitin 2005, kur në klasë të parë janë regjistruar vetëm 12 nxënës për të mësuar në gjuhën shqipe. Mirëpo me kalimin e kohës ky numër është shumëfishuar dhe në vitin shkollor 2011 – 2012 prej gjithsej pesë paraleleve, katër janë në gjuhën shqipe.
“Për momentin në shkollën tonë kemi katër paralele ku 97 nxënës mësojnë shqip nga klasa e parë dhe një paralele ku maqedonisht mësojnë 23 nxënës. Shkolla shqipe në këtë fshat ka funksionuar deri në vitin 1945, por është mbyllur pas ardhjes së regjimit komunist”, tregon drejtori i shkollës së fshatit, Muhamet Selmani.
Tani Llabunishta nuk është vetëm një fshat i thjeshtë shqiptar, por me kalimin e kohës po bëhet edhe vatër e zhvillimeve kulturore të shqiptarëve të kësaj ane.
Dy vite me radhë në këtë fshat organizohen manifestimet qendrore për shënimin e 22 Nëntorit - Ditës së alfabetit shqip dhe 28 Nëntorit, ditës së flamurit. Paralelisht me mësimin nëpër shkolla ëhstë zhvilluar edhe kurs intensiv për mësimin e gjuhës shqipe të cilin e kanë kaluar 2.000 deri 3.000 persona. Për këtë arsye banorët e fshatit por edhe organet komunale të Strugës janë të mendimit të ngrenë iniciativë që në të ardhmen as në dokumentet zyrtare të mos figurojë emri i sllavizuar i fshatit Llabunishtë, por të kthehet emri ilir i tij, Labënishtë. “Do të shohim. Mund të ndodhë edhe kjo, por ende nuk kemi vendosur zyrtarisht”, thotë drejtori i shkollës, Muhamet Selmani.
50 vite asimilim i ashpër
Për rreth 50 vite rresht shqiptarët e fshatit Llabunisht kanë qenë të nënshtruar një presioni të hatashëm për tu asimiluar në popullsi sllave.
“Gjatë komunizmit banorët e Llabunishtës e kemi pasur të ndaluar madje të porosisim urime në gjuhën shqie në Radio Struga. Nëse dikush ka kërkuar këngë në gjuhën shqipe ka pasur pasoja”, thotë këshilltari komunal nga ky fshat Qani Iljazi, duke dhënë një shembull për presionin që kanë përjetuar nga sistemi monist për t’u asimiluar.
Poshtë “Marshall Tito”, rroftë “Murat Labënishti”!
Para tre viteve është ndërruar edhe emri i shkollës së fshatit Llabunishtë që deri atëherë ka mbajtur emrin “Marshall Tito”. Tani kjo shkollë mban emrin e intelektualit dhe patriotit të njohur nga ky fshat, Murat Labënishti. Ai para luftës së dytë botërore ka studiuar shkencat shoqërore në universitetin prestigjioz botëror të Sorbonës, ku edhe ka diplomuar. Por pas luftës së dytë botërore është likuiduar nga forcat partizane nën akuzë për veprimtari balliste.
“Nuk ishte vështirë të ndryshojmë emrin e shkollës. Pati disa probleme, mirëpo me këmbëngulësi arritëm qëllimin tonë”, thotë kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, duke u përgjigjur në pyetjen nëse kanë pasur pengesa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të bë këtë ndryshim.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
-
- Honored Member
- Posts: 300
- Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
- Gender: Male
Re: Lajme nga Maqedonia
Arber ky eshte nje lajme i mire ,me te vertet eshte ashtu sic e theksoni ju ,por, do ta harrojme shume shpejt si fakte.Arbëri wrote: Faon , te ky postimi i mirepritur poshte qe e solla dje ,ka shum pergjigje per shkrimin e juaj .
Nje fshat i tere po rikthehet ne nacionalitetin e tyre qe u takon pas 50-60 vitesh , edhe ate me emer te vjeter = LABE.
Ky fshat vertete i solli nje fitore shqiptareve !
Po per mua ,ty besoj , shqiptarve dhe gjithe boten ,mbreslenes eshte fakti qe ,qysh ky komunutet me gjithe parine e tyre administrative ,politike kaq kohe mesonin filizat e rinj me nje menyre te menduari te huaj per ta,jo shqiptar.
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Tre shqiptarë nga Maqedonia, humbin jetën në Serbi

Në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur në aksin rrugor Beograd-Nish, kanë gjetur vdekjen tre persona nga Maqedonia, kurse tre të të tjerë kanë marrë lëndime të rënda. Siç kanë raportuar mediat serbe, në mesin e viktimave gjendet edhe një fëmijë trevjeçar, kurse motra e tij 14 vjeçare gjendet në rrezik jete në spitalin e Beogradit.
Aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17, gjatë përplasjes së një kamioni “MAN” me targa të Leskovcit dhe veturës “BMË” me targa të Sllovenisë.
Në këtë aksident tragjik, jetën e kanë humbur B.S. (42), S.R. (35) dhe G.R. trevjeçar. Ata kanë qenë duke udhëtuar për në Slloveni, ku kanë jetuar përkohësisht.
Të mëdha janë gjasat që viktimat të jenë shqiptarë, sepse numër i madh I shqiptarëve nga Maqedonia punojnë dhe jetojnë përkohësisht në Slloveni.

Në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur në aksin rrugor Beograd-Nish, kanë gjetur vdekjen tre persona nga Maqedonia, kurse tre të të tjerë kanë marrë lëndime të rënda. Siç kanë raportuar mediat serbe, në mesin e viktimave gjendet edhe një fëmijë trevjeçar, kurse motra e tij 14 vjeçare gjendet në rrezik jete në spitalin e Beogradit.
Aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17, gjatë përplasjes së një kamioni “MAN” me targa të Leskovcit dhe veturës “BMË” me targa të Sllovenisë.
Në këtë aksident tragjik, jetën e kanë humbur B.S. (42), S.R. (35) dhe G.R. trevjeçar. Ata kanë qenë duke udhëtuar për në Slloveni, ku kanë jetuar përkohësisht.
Të mëdha janë gjasat që viktimat të jenë shqiptarë, sepse numër i madh I shqiptarëve nga Maqedonia punojnë dhe jetojnë përkohësisht në Slloveni.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Lajme nga Maqedonia
Cfare i kini keto sulme personale pa lidhje fare!
mos u beni kalamaj tekanjoze se nuk eshte e hijshme ne radhe te pare per ju personalisht dhe se dyti per kete forum!
mos u beni kalamaj tekanjoze se nuk eshte e hijshme ne radhe te pare per ju personalisht dhe se dyti per kete forum!
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Polici maqedonas vret dy shqiptarë
Dy të rinj 26 dhe 29 vjec shqiptarë janë vrarë në Gostivar nga ana e një polici maqedonas , raportojnë mediat në Shkup.
Aryseja e sherrit mes tyre besohet të ketë qenë krejt banale dhe për një vend-parkim. Jacim Triunfkovsi, 39 vjec është arrestuar dhe ndaj tij pritet të ngritet kallëzim penal për vrasje të dyfishtë.
Dy të rinj 26 dhe 29 vjec shqiptarë janë vrarë në Gostivar nga ana e një polici maqedonas , raportojnë mediat në Shkup.
Aryseja e sherrit mes tyre besohet të ketë qenë krejt banale dhe për një vend-parkim. Jacim Triunfkovsi, 39 vjec është arrestuar dhe ndaj tij pritet të ngritet kallëzim penal për vrasje të dyfishtë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Maqedonia
Shkup, miratohet si festë 100 vjetori i Pavarësisë ![]() Gjithashtu është pranuar që edhe të kujtohet përvjetori i ministrit të parë të mbrojtjes të shtetit shqiptar, Mehmet Pashë Deralla. Këto dy propozime u pranuan në kuadër të Programit për shënimin e ngjarjeve dhe jubileve historike për vitin 2012. Propozimet janë miratuar me votat e maxhorancës VMRO-DPMNE dhe BDI, por edhe dy deputetë të RDK, ndërsa deputetët e PDSH-së kanë munguar në sallë. Deputeti i BDI-së, Arben Labënishta ka theksuar se duhet të pranohen festat kombëtare të shqiptarëve dhe se me ato respektohet kultura, trashëgimia historike – kulturore e njëri tjetrit në Maqedoni. Deputetët nuk pranuan propozimin e Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) që në kuadër të shënimit të ngjarjeve historike për vitin 2012 të përfshihen edhe Ngjarjet e Gostivarit për flamurin kombëtar në vitin 1997 si një jubile i 15 vjetorit. Në kuadër të manifestimeve është pranuar edhe 100 vjetori i shkollës së parë shqipe në Komunën e Tearcës, 80 vjetori i lindjes së piktorit me famë botërore Omer Kaleshi, 100 vjetori i marrëveshjes turko-osmane e cila ka të bëjë me luftërat pas luftërave ballkanike, Revista “Jehona”, 20 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë, 150 vjetori i Vëllezërve Milladinov si dhe pesë vjetori i vdekjes së Toshe Proeskit. ![]() |
Per ke bien keto kambana.....Nuk mjafton, duhet te kerkojme me shume, jo mirenjohje per nje dite, duhet te kerkojme mirenjohet e te drejtave te shqiptarve ne maqedoni 100% .
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Maqedonia
Brukseli porosit edhe Musa Xhaferin , zgjidhni emrin
Brukseli Zyrtar edhe një herë ka rikujtuar autoritete shtetërore se pa zgjidhjen e kontestit rreth emrit, vendi nuk mund të lëvizë para në procesin integrues drejt NATO-s dhe BE-së. Së fundmi kjo porosi i është dërguar zv/kryeministrit Musa Xhaferi, i cili prej katër ditësh po qëndron në kryeqendrën e Evropës. Për më tepër ta ndjekim kronikën e gazetarit Bedri Rexhallari, i cili po qëndron në Bruksel.
Marrëveshja e Ohrit ka qenë, është dhe mbetet një ndër shtyllat thelbësore të shtetit të Maqeodnisë, megjithatë jo e mjaftueshme për ta shpier Maqedoninë në NATO dhe BE. Pa zgjidhjen e cëshjes së emrit është i pamundur anëtarësimi në strukturat euro-atlantike, është e pamundur marrja e datës për fillim të negociatave. Kjo ishte porosia që funksinarë të lartë të BE-së ia kumtuan zv/ kryeministrit Musa Xhaferi, gjatë vizitës zyrtare treditore në Bruksel.
“Një emrues i përbashkët i të gjitha takimeve është se pa gjetjen e një kompromisi me Republikën e Greqisë ne nuk e kalojmë pragun. Nuk mund të fillojmë në mënyrë formale, nuk mund të kemi një datë për bisedime, dhe kjo po duket frustruse dhe të gjitha përpjekjet bëhen se si ta kompenzojnë këtë si të gjejmë variante të cilat e ofrojnë Maqedoninë drejtë integrimit në Evropë, kuptohet bashkarishtë edhe në NATO. Domosdoshëmrishtë duhet të gjejmë një zgjidhje, një kompromis me fqiun jugorë, me Republikën e Greqisë. Përndryshe të gjitha përpjekjet mbeten në vend”, ka thënë Musa Xhaferi, zv/ kryeministër për implementimin e MO.
Xhaferi madje deklaroi se ndërkombëtartë kërkojnë që elita politike në Maqeodni të vetëdijësohet, dhe të kuptoj se ‘problemi me emrin na tangon ne dhe jo ata’, andaj sipas tij është i domosdoshëm kompromisi me fqiun jugor.
“Ne duhet të bëjmë kompromisë sepse I gjithë Unioni Evropian është I ndërtuar mbi kompromiset, të gjitha palëve të gjitha shteteve, sic ka qenë kompromisi në mes Kroacisë dhe Sllovenisë, ka edhe shumë Kompromise tjera, dhe ne patjetër duhet të gjejmë një kompromisë, për arsye se do të jemi në të njëjten tim, në të njejtin klub me Republikën e Greqisë, do të jemi anëtarë të barabartë edhe në NATO edhe në BE dhe dikur do të duket si dicka e lehtë por tani për tani po na sfidon të gjithëve dhe ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të gjejmë një kompromisë”, ka deklaruar Xhaferi.
Zv/ kryeministri këto deklarta i bëri pas takimit me eurodeputetët Mirosllav Lajcak, dhe Richard Hovit, raportues për Maqeodnië në Parlamentin Evropian. Ndërkohë që vizitën e tij zyrtare e përmbylli me një ligjerat të temën ‘Republika e Maqedonisë, një vend kandidat për BE dhe NATO - 10 vjet pas Marrëvesjes së Ohrit’, në Universitetin Libre të Brukselit.
Nga Brukseli për TV Alsat Bedri Rexhallari.

- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Lajme nga Maqedonia

Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma në banesen ku jeton Arben Llalla kur grupe të rinj maqedonas rreth moshës 20 vjeçare para banesës ku jeton z.Llalla kanë fyer rëndë Llallën duke e kërcënuar që të braktis Tetovën dhe të ik në Shqipëri. Në fillim i kanë ngacmuar makinën duke shkruar maqedonisht. Sipas Llallës maqedonasit ka disa netë më rradhë që jane solloratull rreth banesës së tij duke ngacmuar me fjalë para banesës së tij mirëpo kulminacioni ka arritur të enjten mbrëma kur Arben Llalla bashkë me të birin 7 vjeçar ka qenë duke u kthyer me makinë në banesë ndërsa e njejta grup maqedonasish kanë filluar me ofendimet dhe kërcënimet ndaj Llallës duke bërë që djali itij 7 vjeçar të friksohet dhe të qajë njëkohësisht të traumatizohet tejmase. Aty ka kaluar edhe nje djalë i ri shqiptar I cili nuk ka mundur të durojë atë që maqedonasit I bejne Arben Llalës dhe djalit të tij 7 vjeçar dhe ka kërkuar që maqedonasit të ndërprejne ofendimet dhe kërcënimet dhe të largohen mirëpo ata nuk kanë dëgjuar apelin dhe ky I fundit ka sulmuar disa prej tyre mirëpo çuditërisht aty dalin në çast dy inspektor civil dhe arrestojnë menjëherë Arben Llallën dhe djaloshin shqiptarë që ka dalë në ndihmë Arbenit dhe djali të tij 7 vjeçar. Në pak minuta arrijnë disa makina të policisë me rreth 20 policë të cilët bënin replika midis policive shqiptar dhe maqedonas për të arrestuar Arben Lllalën. Ndërkohë Llalla paraqitet me telefon tek ambasadori i Shqipërisë dhe këshillave të policëve shqiptar Arbeni nuk arrestohet, por shqiptarin tjetër që ndihmoi kanë vazhduar të mbajnë në stacionin policor .
Pas kësaj Arben Llalla menjëhërë ka paraqitur rastin në Ambasadën e Shqipërisë ( shtetas i të cilës është ) nga e cila kërkon ndihmë dhe poashtu bën apel për lirimin e shqiptarit tjetër që ka i ka dalën në ndihmë Arben Lallës dhe djalit të tij 7 vjeçar.
Ndryshe, Arben Llalla është shtetas I Shqipërisë I martuar në Tetovë ku ka edhe një djalë 7 vjeçar. Ka kohë që kërkon nënshtetësinë e Maqedonisë ligjërisht që i takon mirëpo i refuzuar disa herë për kinse person i papërshtatshëm për Maqedoninë. Arben Llalla ështe gazetar dhe historian i njohur njëkohësisht aktivist i madh i çështjes kombëtare shqiptare. Sipas Llalles ky është një skenar i njëjtë si në Gostivar sepse në çast del nga nje ferrë punonjes i policisë civil, ku nuk tregonte bexhin e policisë dhe pas këmbnguljes se Arbenit ai tregon se eshte polic.
Shqipmedia
http://shqipmedia.com/portal/tetove-pol ... en-llalla/

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Maqedonia
Topalli: Shkupin të parët e çliruan shqiptarët – reagojnë historianët maqedonas
Shkup, 4 prill - Kryeparlamentarja shqiptare Jozefina Topalli në fjalimin e saj të mbajtur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mes të tjerash ka thënë se Shkupin të parët e kishin çliruar shqiptarët, kurse Shkupi, Dibra dhe Manastiri ishin bërë qendra të lëvizjes shqiptare.
“Ndodhi pikërisht në shkurt të vitit 1844, kur 10 mijë kryengritës në udhëheqjen e Dervish Carës e kishin çliruar Shkupin dhe shtruan kërkesën për autonomi. Nga kjo kohë, Shkupi, Manastiri dhe Dibra ishin disa prej qendrave të lëvizjes shqiptare për çlirim. Lëvizja patriotike shqiptare është zhvilluar paralelisht me kryengritjen maqedonase të Ilindenit në 2 gusht 1903, ku në Manastir ishte përkrahur edhe nga popullata shqiptare, e cila ishte aktive për krijimin e republikës së Krushevës, ku Këshilli i udhëhequr nga shqiptari Vangjel Dino ishte përbërë nga përfaqësues të maqedonasve, shqiptarëve dhe vllehve”, tha Topalli.
Megjithatë kundër kësaj deklarate të nxehtë, kanë reaguar historianët maqedonas. “Ajo që e flet Topalli është thjeshtë politikë dhe jo shkencë. Kryengritësit as që e kanë çliruar Shkupin, as që ka pasur 10 mijë ushtarë, as që ka pasur kërkesë për autonomi. Këto pohime të Topallit nuk janë në asnjë dokument turk, ose të shkresave diplomatike franceze ose britanike”, theksojnë historianë maqedonas për “kanal 5” që nuk kanë pranuar të flasin publikisht.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është zyrtarja e parë nga Shqipëria e cila i prek këto tema të cilat shpeshherë kanë qenë temë e debateve ndërmjet historianëve maqedonas dhe atyre shqiptarë në Maqedoni.
Sipas historianëve maqedonas Shkupi është qytet i maqedonasve dhe Republika e Krushevës është vetëm angazhim i kryengritësve maqedonas dhe që atëherë datojnë rrënjët e Maqedonisë si shtet.
Pohimet e Topallit konsiderohen edhe si një përgjigje direkte diplomatike ndaj enciklopedisë maqedonase e cila shqiptarët i quajti njerëz të egër të cilët kanë zbritur nga malet në këto troje dhe janë ardhacakë.