"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Maqedonia

#196

Post by Sally »

Martesat në Maqedoni, shqiptarja nga Mirdita: Më shiti familja për 3 mijë euro

Vajzat shqiptare nga zonat veriore të Shqipërisë vazhdojnë martesat me beqarët e moshuar maqedonas në rajonet periferike dhe malore të Maqedonisë. Nje 25 vjeçare nga zona Mirditës, tregon pa zbuluar identitetin e saj përjetimin e dhimbshëm dhe martesën e kobshme për një të moshuar maqedonas në zonën e Prilepit.

“Nuk dua të flas për një përjetim të tillë të zi që më ka ndodhur. Më ka shitur familja për 3 mijë euro, sepse i ngela në shtëpi. Punën e kryejnë sekserët sidomos nga Shkodra që merren me biznesin e tillë. Jam e martuar në një fshat periferik maqedonas për një burrë të 50-tave sllavomaqedonas. Jam me fat të zi dhe nuk dij çfarë të bëj. Jam e keqtrajtuar vazhdimisht dhe më shahet nëna shqiptare në çdo cep. S`kam ç`të bëj dhe dua të përcjellë një porosi se shumë vajza shqiptare po përjetojnë të njëjtin fat”, thekson për agjencinë INA, 25 vjeçarja, të cilën e takuam në stacionin e autobusëve në Shkup, duke prenotuar udhëtimin drejt Shqipërisë për një pushim të shkurtër.

Ajo apelon që shteti shqiptar të ndalojë këtë dukuri të eksploatimit të femrës shqiptare, sepse sipas saj, bëhet fjalë për krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare.

Të shumta janë vajzat që vinë nga Mirdita, Shkodra, dhe nga vendet të tjera nga veriu i Shqipërisë. Ka dhe nga Kruja dhe nga Shqipëria e mesme si dhe nga Jugu i Shqipërisë.

Nuk ka fshat në Pellagoni duke u nisur nga fshati më veriperëndimorë i Manastirit e deri në fshatrat malore të Velesit që të paktën mos ketë të martuar 2 nuse nga Shqipëria, kështu që numri i tyre sillet nga 300 deri në 500 vajza që janë martuar për “beqarë të vjetër” maqedonas të këtyre zonave.

(INA)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Maqedonia

#197

Post by Sally »

Vrasja e 5 personave ka ndodhur mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes në afërsi të fshatit Smillkovcë vetëm pak kilometra nga kryeqyteti, kur edhe është paraqitur rasti në polici.

Trupat e pajetë të 4 të rinjve të moshës rreth 20 vjeçare janë gjetur jashtë veturave dhe pranë trupave janë gjetur gëzhojat e plumbave, ndërsa 10 metra më larg policia ka gjetur trupin e pajetë edhe të 45 vjeçarit, i cili supozohet të ketë pësuar për shkak se ka qenë dëshmitarë i ngjarjes. Ekspertiza e policisë dhe gjykatësit hetues dhe prokurorit ka vazhduar deri në orët e vona të ditës së sotme.
“Ndodhemi në vendin ku ndodhi vrasja e pesëfishtë në të cilën policia dhe ekspertët ligjorë po bëjnë hetimet rreth këtij rasti”.
Ministria e Brendshme ka formuar një Shtab operativ për zbardhjen sa më të shpejtë të vrasjes makabre të 5 personave, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta në afërsi të fshatit Smirkovci. Ndërkohë që njoftojnë se ekipe të MPB-së të përbëra nga ekspert të krim teknikës po kryejnë ekspertizë dhe kontroll të terrenit, si në vetë vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja ashtu edhe më gjerë, për grumbullimin e dëshmive të cilat më vonë do tu ndihmonin për zbardhjen e rastit, gjegjësisht identifikimit të kryerësve të vrasjes.
“Është vërtetuar se personat janë vrarë me armë zjarri, se kanë plagë me armë zjarri dhe trupat me urdhër të gjykatësit hetues janë dërguar në institutin për mjekësi ligjore, për tu kryer obduksioni. Ashtu që për momentin akoma po presim ndonjë informatë nga ana e përfaqësuesve të mjekësisë ligjore, që do të na ndihmonte në hetimin e mëtejmë të rastit”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
Ndryshe MPB ka apeluar edhe deri tek mediat dhe opinioni i gjerë ti japin fund spekulimeve rreth rastit të mbrëmshëm .
“Do të apeloja në këto memomente dhe deri tek mediat dhe gjithë të tjerët që të përmbahen nga spekulimet dhe të përmbahen nga nxitja e tensioneve ndëretnike”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
E gjithë kjo pasi që disa portale dhe media maqedonase në vend shpejtuan për të gjetur fajtorin dhe vrasësin . Disa prej tyre akuzuan drejtpërdrejtë shqiptarët si vrasës të 5 personave të gjetur mbrëmë në afërsi të liqenit të Hekuranës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#198

Post by Adriana »

Emërtimet, "Republika" bëhet "Nënë Terezë"

Shkup, 8 qershor- Propozimi për riemërtimin e 10 rrugëve në Shkup dhe një parku nga java e ardhshme do të vihet në rend dite në Këshillin e qytetit të Shkupit.

Jo zyrtarisht mësojmë për emrat e rinj për të cilët edhe do debatohet.

Kështu rruga "Rifat Burxheviq" do të riemërtohet në "Ismail Kadare", "Republika" në "Nënë Tereza", "Bihaqka" në "Pavel Shatev", rruga "Marshall Tito" në "Maqedonia", "Mito Haxhivasliev Jasmin" në "Shën Kirili dhe Metodij", "Maksim Gorki" në "Nikolla Klusev", rruga "Përvomajska" në "Boris Trajkovski", "Vojvodina" shndërrohet në "Kiro Gligorov"…

Kjo do të thotë se emërtimet e tjera, ku gjithsej 45 do jenë vetëm në shqip do të vijojnë në etapa, ndërsa ky është një hap drejt forcimit dhe respektimit të dygjuhësisë në Shkup.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#199

Post by Adriana »

Matevski: S’duhet të jetë tradhtar ai që e ndryshon emrin

Shkup, 28 gusht - Republika e Maqedonisë (Shkupi) nuk është ide e keqe, kështu që asgjë nuk do të humbej ka thënë akademiku Mateja Matevski, ish kryetar i ASHAM-it.

Nëse me çështjen Maqedonia e Epërme ose e Veriut humbë diçka, Matevski për “A1on” ka thënë se është e papranueshme të mohohet se maqedonasit nuk janë maqedonas, kurse gjuha nuk është maqedonase.

Sipas tij, BE dhe OKB janë të vetëdijshëm se çështja e emrit me Greqinë ka arritur në qorrsokak dhe duhet të zgjidhet sa më shpejtë. Por, sipas akademikut nuk mund të pranohet asnjë zgjidhje e cila e prek identitetin.

“A do të quhet Republikës ose do të ketë ndonjë shtesë tjetër siç mund të jetë Popullore, Demokratike, Veriore ose e Epërme, kjo është një çështje tjetër. Nuk duhet të konsiderohet tradhtar ai i cili do ta ndryshojë emrin nëse mbahet në këto principe, pra ku nuk do të ndryshohet identiteti”, tha Matevski.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#200

Post by Adriana »

Ivanov: 'Përgjegjësi ushtarëve që nderuan UÇK-në'

Janë ndërmarrë të gjitha procedurat dhe pritet që kundër personave të cilët morrën pjesë në përkuljen para dëshmorëve dhe martirëve të UÇK-së në Sllupçan tu kërkohet përgjegjësi pasi që është qartë e definuar se kush mund të mbajë uniformë dhe kur të mbajë të njëjtën. Kështu u shpreh presidenti Gjorge Ivanov dhe njëkohësisht komandant suprem i forcave të armatosura, duke shtuar se ai personalisht ka dhënë urdhër që të zbatohet një hetim dhe që nga Shtatëmadhoria e ARM-së nga hetimi që kanë bërë deri më tani është konstatuar se armata nuk ka marrë pjesë në aktin e përkuljes para dëshmorëve dhe martirëve të UÇK-së.

‘Bëhet fjalë për persona nga Ministria e Mbrojtjes, gjegjësisht nga Kabineti i ministrit e të cilët kanë keqpërdorur uniformën ushtarake dhe kanë hedhur në huti opinionin se Armata ka marrë pjesë në atë aktë. Janë marrë të gjitha aktivitetet procedurale dhe pritet që nga ata persona të kërkohet përgjegjësi pasi që është qartë e definuar se kush mund të mbajë uniformë dhe kur ta mbajë të njëjtën’, tha Gjorge Ivanov, president i RM-së

Akti i nderimit të dëshm,orëve të UCK-së nga ana e pjestarëve të ARM-së që ishin pjesë e delegacionit të ministrisë së Mbrojtjes provokoi VMRO DPMNE-në të ngrisë propozim-ligj për të drejtat e ‘Branitellave’ por jo edhe për ish-pjestarët UÇK-së, që është kërkesë e kahmotshme e partnerit të tyre të kaolicionit. Tensionimi i marrdhënieve mes partnerëve të koalicion mund të rezultoj me zgjedhje të parakohshme. Në këtë drejtim presidenti i shtetit Ivanov tha se kjo situatë është krejt normale.

‘Në kushte të demokracisë çdoherë janë të mundëshme kështu situata. Edhe pas përvojës 21 vjeçare në demokraci duhet të jemi të gatshëm që çdoherë janë të mundëshme aktivitete të ndryshme.Kështu që edhe kjo është gjë e zakonshme dhe mesiguri që do të gjendet një zgjidhje.. Partnerët qeveritar në gjithë këtë situatë do të nxjerin edhe ndonjë mësim dhe do të gjejnë edhe atë se si duhet të sjellen të gjithë, gjithnjë në interes të qytetarëve të Maqedonisë’, tha Gjorge Ivanov, president i RM-së.


(në foto shikojm Fatmir Besimi duke u përkulur para dëshmorëve të UÇK-së) . Pjestarët e ARM-së të cilët më 13 gusht morën pjesë në ceremoninë e nderimeve në Sllupcanë tek varrzezat e dëshmorëve të UÇK-së ishin pjesë e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes të kryesuar nga vetë ministri Fatmir Besimi. Të gjithë pjestarët e uniformuar atje ishin me urdhër të ministrit Besimi. Ky akt i ministrit Besimi u bë mollë sherri në koalicionin qeveritar që rezultoi me iniciativën e VMRO DPMNE-së për miratimin e një ligji të posacëm për të drejtat e “branitellave” dhe ende rrezikon prishjen e koalicionit dhe qeverisë që nënkupton edhe zgjedhje të parakohshme
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#201

Post by Arbëri »

Shkollat e Çairit (Shkup) vendosën pllakat me emrat e rinj

Image

Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit kanë vendosur pllakat me emrat e rinj “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Jashar bej Shkupi” dhe “Imri Elezi”. Ministri i arsimit Pançe Kralev nuk ka firmosur ende Statutet e shkollave me emrat e lartpërmendur, drejtori i Inspektoratit të Qeverisjes Lokale, Vanço Shehtansi kërcënon se do ti largon pllakat me polici, mirëpo drejtorët e shkollave dhe Komuna e Çairit kanë zgjedhur të presin vitin e ri shkollor me pllakat në të cilat shkruhen emrat e rinj. Vendimi për emrat e rinj u soll më 26 janar 2012 nga Këshilli Komunal i Çairit në kompetencë të së cilës janë shkollat në fjalë, raporton gazeta KOHA.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#202

Post by Arbëri »

Deputetet shqiptare kur jane ne opozite :

http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... PbPcP8-Egg





dhe shqiptaret ne qeveri :

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#203

Post by Arbëri »

'Zgjohu' vendos në gjuhën shqipe, tabelën në Kala

Image

Pas ngritjes së çështjes nga televizioni ALSAT-M, Lëvizja Qytetare ‘Zgjohu’ zëvendësoi tabelën në hyrje të Kalasë së Shkupit e cila deri më sot ishte vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik. Astrit Imeri, aktivist i kësaj lëvizjeje thotë se pas mohimit të autorësisë për vendosjen e kësaj tabele nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ata morën përsipër në mënyrë vullnetare që t’i ndryshonin pamjen tabelës, duke vendosur një afishe të re të stampuar, në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Pasi të gjitha institucionet shtetërore refuzojnë autorësinë mbi tabelën, e denoncuar nga ALSAT-M dhe refuzuan të përmirësojnë gabimin, ‘ZGJOHU’ sot vendosi të ndërrojë tabelën’ , tha Astrit Imeri,‘ZGJOHU’. Prej më shumë se një muaj, Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë Kulturore, Komuna Qendër dhe Qyteti i Shkupit, mohuan përgjegjësinë e vendosjes së tabelës e cila ishte vetëm në gjuhën maqedonase, në të dy format, si në cirilik ashtu edhe në latin, por jo në shqip. ALSAT M kërkoi sërish sot prononcimin e institucioneve në fjalë, por ato sërish iu shmangën çështjes.

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkup (Çair), ‘rritet’ flamuri shqiptarë!

Image
azhdojnë përplasjet e partnerëve të koalicionit BDI VMRO DPMNE në teren. Kësaj here molë sherri festa e pavarësisë 8 shtatori gjegjësisht flamujt e vendosur në rrugët e komunës Çair. Edhe pse komuna duhej ti vendoste ato zyrtar të qytetit të Shkupit në orët e hershme të mëngjesit e kanë bërë këtë duke vendosur flamurin shqiptarë në përmasa më të vogla se atë shtetëror. Kjo ka prekur zyrtarët e BDI-së në Çair të cilët në ndërkohë zëvendësuan të njëjtit me përmasa të njëjta. Kamerat e Alsat M regjistruan në teren ndërrimin e flamujve.
Nga qyteti I Shkupit, për Alsat-M deklaruan se kanë angazhuar Ndërmarrjen Publike ‘Parqet dhe gjelbërimet’, për vendosjen e flamujve, ndërkohë po që se dikush ka shkelur ligjin, atëherë janë organet tjera kompetente të cilat duhet të merren me atë çështje.
Nga ana tjetër nga komuna e Çairit janë përmbajtur nga çfarëdo lloj komenti, duke mos dashur të flasin për këtë mosmarrëveshje mes qytetit të Shkupit dhe vetë komunës së Çairit.
Vendosja e flamujve u bë në prag të festës së nesërme shtetërore, 8 shtatorit që shënon pavarësinë e Maqedonisë. Ndryshe kohë më parë parlamenti i Maqedonisë me vota edhe të subjektit politik shqiptarë pjesëmarrëse në qeveri, miratoi ligj për përdorimin e flamujve, ligj sipas të cilit në komunat me mbi 25 për qind popullatë të bashkësive jo-shumicë, flamuri i tyre do të jetë me përmasa më të vogla se flamuri shtetëror
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#204

Post by CERMENIKASI »

Qindra nxënës shqiptarë nga fshati Podgorcë i Strugës, së bashku me prindërit e tyre kanë protestuar para komunës së Strugës për shkak se atyre u mohohet e drejtë që të mësojnë në gjuhën amtare. Bëhet fjalë për shqiptarë të cilët për shkak të presionit maqedonas gjatë periudhës së Jugosllavisë, kanë qenë të detyruar të deklarohen si maqedonas myslimanë. Qytetarët më të moshuar të këtij fshati flasin vetëm maqedonisht, sepse gjatë periudhës së monizmit atyre u është mohuar e drejta që të flasin shqip. Tani ata janë të vendosur që fëmijët e tyre ta mësojnë gjuhën e të parëve. Mirëpo problem u bën Ministria e Arsimit, e cila ka marrë vendim se nxënësit e këtij fshati mund të mësojnë shqip vetëm në shkollën e Llabunishtës, një fshat tjetër në afërsi të Strugës.
Për shkak se kanë mësuar në gjuhën shqipe, nxënësve të këtij fshati u mohohen dëftesat e tre viteve të kaluara shkollore. Për tejkalimin e këtij problemi, me të cilat ballafaqohen qytetarë vetëm gjatë regjimeve naciste, banorët e fshatit kërkojnë ndihmë edhe nga Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ata paralajmërojnë se nuk do ti ndalin protestat, përderisa nuk zgjidhet ky problem.
Kryetari i komunës Ramiz Merko ka thënë se protestat kanë prapavijë politike. Ai thotë se komuna e ka pranuar vendimin e Ministrisë së arsimit që shkollimi në gjuhën shqipe të vazhdojë në Llabunishtë me qëllim që nxënësit të marrin dëftesat shkollore.
Kjo është protesta e dytë e prindërve dhe nxënësve shqiptarë. Ata vitin e kaluar protestuan para Gjykatës themelore në Strugë , pasi përballeshin me dënime material për gjoja mosrespektim të ligjit për arsim. BOTASOT 7/09/2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#205

Post by Arbëri »

CERMENIKASI wrote:Qindra nxënës shqiptarë nga fshati Podgorcë i Strugës, së bashku me prindërit e tyre kanë protestuar para komunës së Strugës për shkak se atyre u mohohet e drejtë që të mësojnë në gjuhën amtare. Bëhet fjalë për shqiptarë të cilët për shkak të presionit maqedonas gjatë periudhës së Jugosllavisë, kanë qenë të detyruar të deklarohen si maqedonas myslimanë. Qytetarët më të moshuar të këtij fshati flasin vetëm maqedonisht, sepse gjatë periudhës së monizmit atyre u është mohuar e drejta që të flasin shqip. Tani ata janë të vendosur që fëmijët e tyre ta mësojnë gjuhën e të parëve. Mirëpo problem u bën Ministria e Arsimit, e cila ka marrë vendim se nxënësit e këtij fshati mund të mësojnë shqip vetëm në shkollën e Llabunishtës, një fshat tjetër në afërsi të Strugës.
Për shkak se kanë mësuar në gjuhën shqipe, nxënësve të këtij fshati u mohohen dëftesat e tre viteve të kaluara shkollore. Për tejkalimin e këtij problemi, me të cilat ballafaqohen qytetarë vetëm gjatë regjimeve naciste, banorët e fshatit kërkojnë ndihmë edhe nga Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ata paralajmërojnë se nuk do ti ndalin protestat, përderisa nuk zgjidhet ky problem.
Kryetari i komunës Ramiz Merko ka thënë se protestat kanë prapavijë politike. Ai thotë se komuna e ka pranuar vendimin e Ministrisë së arsimit që shkollimi në gjuhën shqipe të vazhdojë në Llabunishtë me qëllim që nxënësit të marrin dëftesat shkollore.
Kjo është protesta e dytë e prindërve dhe nxënësve shqiptarë. Ata vitin e kaluar protestuan para Gjykatës themelore në Strugë , pasi përballeshin me dënime material për gjoja mosrespektim të ligjit për arsim. BOTASOT 7/09/2012
Kjo politik shoveniste e tyre vetem po na hapen syte me shume , dhe aq me shume po i rikthehen edhe te ashtuquajturit "Torbesh" ne identitetin qe i takonin .. nuk shkon keq edhe me shqiptaret Ortodoks kohen e fundit , edhe aty kane filluar levizjet ..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Maqedonia

#206

Post by erix77 »

hajt mo se per interes e bejne ata,po e shohin qe rrota e historise ka kaluar ne favor te shqiptareve dhe na dalin tani si patriota.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#207

Post by Arbëri »

Në Çair (Shkup) hiqen flamujt shtetërorë

Image

Flamujt shtetërorë të Maqedonisë, të vënë me rastin e Ditës së Pavarësisë, janë hequr nga shtyllat në komunën e Çair.

Një person ka denoncuar në polici se një apo më shumë persona të panjohur i kanë hequr flamujt shtetëror duke i lënë të valojnë vetëm ata shqiptarë.

Simbolet janë hequr nga shtyllat në rrugën “Aleksandar Urdarevski”.

Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur autorët e kësaj vepre.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#208

Post by Adriana »

Keta jane te vetmit qe nuk po pushojne thurjen e ''shtetit'' te tyre nderkohe qe shqiperia akoma merret me zgjedhjet edhe mbas 22 vjeteve demokraci ne akoma diskutojme per zgjedhjet, ndersa keta shume perpjet e kane marre me shqiptaret tane ne maqedoni....



KBM: Qeveria t’i largojë shqiptarët e regjistruar në Akademinë Ushtarake

Shkup, 11 shtator - Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) i drejtuar nga Todor Petrov që është në koalicion me partinë VMRO DPMNE ka kërkuar nga qeveria që të anulojë regjistrimin e kandidatëve të rinj në Akademinë Ushtarake në Shkup.

Todorovit i ka penguar ky regjistrim për shkak se nga ana e ministrisë së mbrojtjes është kërkuar që në regjistrim të kihet parasysh përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve. KBM ankohet se kinse kandidatë maqedonas me rezultate më të larta kanë mbetur pa u regjistruar në Akademinë Ushtarake, ndërkaq shqiptarët me rezultate më të dobëta janë pranuar.

Inati i KBM-së shkon aq larg sa shpreh nacionalizmin dhe politikën anti shqiptare ku thekson se shqiptarët në Maqedoni nuk janë as 15 për qind e popullatës.

“Ligji për Akademinë ushtarake nuk thekson se sa kandidatë nga bashkësitë etnike duhet të pranohen, por përfaqësimi i drejtë ka të bëjë me rezultatet e regjistrimit të popullsisë pa diskriminim, kurse numri i shqiptarëve në Maqedoni gjithsesi se nuk është 50 për qind, por më së shumti 15 për qind”, thuhet në komunikatën e KBM-së.

Me këtë deklaratë përveç se konstatohet dëshpërimi i madh pse në Akademinë Ushtarake për herë të parë ka numër më të madh të kandidatëve shqiptarë të regjistruar ndër vite, por edhe del në skenë qëllimi i KBM-së dhe partisë maqedonase në pushtet që me regjistrimin e fundit që u anulua në vitin 2011 t’i nxjerrin shqiptarët në kuotën e 20 për qindshit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#209

Post by Arbëri »

BDK: Të shpallim Republikën Shqiptare

Image
“Deputetët shqiptarë të gjith unanimisht të lëshojnë Kuvendin e Maqedonisë, për të thirrur një seance konstituive, ku përpos deputetëve, do të merrnin pjesë edhe kryetarët e komunave shqiptare, për të shpallur ‘Kuvendin e Republikës Shqiptare në Maqedoni’”, thuhet në apelin e BDK-së

BDK, reagon lidhur me debatin në Kuvendin Republikan, rreth Ligjit për “branitelat”, duke e vlerësuar si një shfaqje cirku, e cila krijon përshtypjen se ka për qëllim, vazhdimin e manipulimit të opinonit, duke prekur sërish qytetarët, në temën më të ndjeshme, siç është ligji për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së te shqiptarët, apo “branitelat” te maqedonasit.

“Për të dëshmuar se reagimi me gojën plot shqiptari, i subjekteve parlamentare shqiptare BDI, PDSH dhe RDK, është i vërtetë dhe prapa tij nuk fshihen interesa të ngushta politike, ashtu siç ka ndodhur shumher në të kaluarën, është koha që ata të kalojnë në vepër. Për të mos përfunduar edhe ky ligj, me marrveshje formale, siç ishte rasti me projektet tjera antishqiptare si enciklopedia, apo projektin Shkupi 2014 dhe shum projekte tjera, kundër të cilëve ne organizuam protesta, të cilat nuk u përkrahën nga asnjëra prej këtyre partive, ne vlerësojmë se subjktet shqiptare duhet menjëher të ndërpresin debatin rreth këtij ligji, ndërsa deputetët shqiptarë të gjith unanimisht të lëshojnë Kuvendin e Maqedonisë, për të thirrur një seance konstituive, ku përpos deputetëve, do të merrnin pjesë edhe kryetarët e komunave shqiptare, për të shpallur “Kuvendin e Republikës Shqiptare në Maqedoni’”, thuhet në apelin e BDK-së. Kjo parti vlerëson se vetëm kështu do të zgjidhet edhe statusi i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, por edhe do të realizohej ideali i tyre për barazi të shqiptarëve në këtë shtet.

“Sepse derisa në të kaluarën disa nga politikanët shqiptarë preferonin të flisnin vetëm për Marrveshjen e Ohrit, e cila thonin se i ka barazuar shqiptarët me maqedonasit, tani edhe ata flasin për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për të penguar majorizimin”.

BDK poashtu thotë se nëse më në fund “ata” e kanë kuptuar se statusi i shqiptarëve në këtë shtet, aktualisht është i një pakice me ca të drejta të avancuara dhe nëse nuk kanë hipoteka, atëherë i ftojmë ti bashkangjiten konceptit të federalizimit, i cili nuk është shpikje e jona, por model i cili ndër vite me sukses po aplikohet në botën perëndimore, për të siguruar barazi mes popujve të ndryshëm në një shtet, siç është rasti me Zvicrën apo Belgjikën.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Iriqi
Member
Member
Posts: 30
Joined: Sat Sep 15, 2012 1:42 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Maqedonia

#210

Post by Iriqi »

Me padurim e presim nje gje te tille !
Post Reply

Return to “Lajme”