"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#301

Post by CERMENIKASI » Sat Mar 30, 2013 1:30 am

KOMUNA DOLLNENIT
Në rrethin e parë, kandidati i BDI-së, Abdulla Bajramoski ka fituar 1.937 vota, Sevganija Ibrahimi i PDSH-së 1.797 vota, ndërsa kandidati i RDK-së Ibraimali Asanoski 126 vota, ose gjithsej të tre partitë shqiptare 3.843 vota. Ndërsa, kandidati i VMRO-DPMNE-së Boshe Milloshevski ka dalë me epërsi prej 2.188 vota dhe ai i LSDM-së Izudin Karishik 1.247 vota ose gjithsej 3.435 vota. Kjo flet qartë se partitë shqiptare patjetër duhet të bashkojnë votat e tyre për të arritur diferencën mbi 400 vota ndaj partive maqedonase dhe të menaxhojnë edhe me Komunën e Dollnenit. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2013,
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#302

Post by Arbëri » Sun Mar 31, 2013 11:26 pm

CERMENIKASI wrote:KOMUNA DOLLNENIT
Në rrethin e parë, kandidati i BDI-së, Abdulla Bajramoski ka fituar 1.937 vota, Sevganija Ibrahimi i PDSH-së 1.797 vota, ndërsa kandidati i RDK-së Ibraimali Asanoski 126 vota, ose gjithsej të tre partitë shqiptare 3.843 vota. Ndërsa, kandidati i VMRO-DPMNE-së Boshe Milloshevski ka dalë me epërsi prej 2.188 vota dhe ai i LSDM-së Izudin Karishik 1.247 vota ose gjithsej 3.435 vota. Kjo flet qartë se partitë shqiptare patjetër duhet të bashkojnë votat e tyre për të arritur diferencën mbi 400 vota ndaj partive maqedonase dhe të menaxhojnë edhe me Komunën e Dollnenit. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2013,
Edhe Dollneni eshte jashte territoreve shqiptare ne Maqedoni sikurse Cashka (me ngjyre te gjelbert ne harte )

Image

Duhet unitet i shqiptarëve për komunën e Dollnenit

Image

Koncepti kombëtar të veprojë edhe në komunën e Dollnenit. Në qoftë se partitë politike shqiptare nuk japin sinjale të një mbështetje publike atje, me këtë para elektoratit shqiptar do të dëshmohej se në veprimet e tyre, “nuk ka sinqeritet deri në fund”. Për dallim nga Komuna e Strugës, ku gjasat për të fituar kandidati shqiptar janë maksimale, në komunën e Dollnenit situata është më ndryshe pasi që edhe rezultatet e raundit të parë dëshmojnë se votat e grumbulluara të partive shqiptare dhe atyre maqedonase, krijojnë një diferencë të ngushtë në favor të shqiptarëve, pra prej 413 vota.

Megjithse , ka persona te mdhej ne partite shqiptare qe punojne ne favor te sllaveve qe per fat te keq , nje pjese akoma nuk e e kane pare :(

Pamje nga Dollneni ,

Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#303

Post by CERMENIKASI » Sun Mar 31, 2013 11:51 pm

BDI e ka caktuar edhe kandidatin e fundit për kryetar të komunës atë në Dollneni Abdulla Bajramovski. Dollneni është komunë e cila në zgjedhjet e fundit lokale për herë të parë u drejtua nga kryetar shqiptare edhe atë pikërisht Bajramovskin I cili garon për mandatin e tij të dytë. Behet fjalë për komunë që graviton në Maqedoninë qendrore gjegjësisht në afërsi të Prilepit. Partia e Ahmetit në zgjedhjet e 24 marsit do të tentoj të fitoj edhe mandatin e dytë për të drejtuar këtë komunë në 4 vitet e ardhshme
ALSAT-M
Arbëri a asht kjo e vërtetë????? që kryetari i fundit i komunës ishte shqiptar?????
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#304

Post by Arbëri » Mon Apr 01, 2013 12:24 am

Po , ai eshte perseri kandidat per KRYETAR KOMUNE .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#305

Post by Arbëri » Mon Apr 01, 2013 10:41 pm

Tifozët e Lirisë 3 vjet jashtë 'Boris Trajkovskit'

Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Lirisë dhe Kumanovës, tifozët e Lirisë, "Shvercerat" dolën me transparentë "Sot Uskana, Nesër Kumanova", duke aluduar në fitoren e madhe të Kërçovës për kryetar komune, ndërsa do të pretendohet që edhe Kumanova të qeveriset ndonjëherë nga një shqiptar.

Image

Drejtorit të sallës sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski nuk i pengojnë fyerjet në baza etnike të shqiptarëve si mbrëmë ato të kumanovës e as më herët kur në këtë palestër nuk garonte asnjë ekip shqiptar, por i pengojnë tifozët e KB ‘Liria’ duke paralajmëruar se do ti ndalojë që në 3 vitet e ardhshme të më kenë të drejt të hynë në këtë arenë sportive. Sipas drejtorit Kapushevski, tifozët e Lirisë e jo ata të kumanovës paskan thyer ligjin për sport. Kështu ai i deklaroi mediave maqedonase pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme Liria-Kumanova edhe pse pikërishtë tifozët e Kumanovës ishin ata që filluan dhe vazhdimisht deri në largimin nga salla brohoritnin parrulla nacionaliste ndaj shqiptarëve .

Por, këto brohoritje drejtori i Sallës Boris Trajkovski si duket nuk i ka ndëgjuar i kanë penguar tifozeria e Lirisë .

Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... _ZCoatLfdM#!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#306

Post by Arbëri » Wed Apr 03, 2013 4:41 pm

Strugë

Sela: T’ju japim mesazh (sllavo) maqedonasve

Image

Kandidati shqiptar për kryetar të komunës së Strugës, Ziadin Sela zhvilloi takime me banorët e fshatrave Misllodezhdë, Tatesh , Dobovjan dhe Veleshtë, ku i faleminderoi këto të fundit, për kontributin e dhënë më 24 mars që procesi zgjedhor të jetë i qetë dhe demokratik. Ai gjithashtu i faleminderoi banorët e këtyre fshatrave për përkrahjen që ia dhanë si kandidat në rrethin e parë zgjedhor dhe njëherit apeloi që edhe më 7 prill, në mënyrë të civilizuar dhe sa më masovikisht të dalin të votojnë dhe së bashku ta fitojnë këtë betejë, që sipas Selës, tashmë është betejë kombëtare, transmeton “Shqipmedia”

“ Struga është interes i përbashkët për të gjithë neve. Ne tani ndodhemi para një moment shumë të rëndësishëm dhe ky moment është 7 Prilli. Zakonisht precedentët kur krijohen shndërrohen në principe. Struga kishte një precedent më 2009-ën, precedent që e krijuan vetë shqiptarët, të cilët u rreshtuan pas kandidaturës shqiptare në raundin e dytë, gjë që u kurorëzua me fitoren e kandidatit shqiptar. Tani është rasti që të krijohet precendenti më 7 Prill, që të gjithë shqiptarët të rreshtohen pas kandidaturës shqiptare dhe këto precedente do të shndërrohen në parim. Ky parim, është se ne çdoherë në zgjedhjet lokale do të dalim, do të garojmë ashtu siç na ka hije, njejtë si më 24 Mars në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, ndërsa në raundin e dytë do të dihet që shqiptarët çdoherë do të votojnë për kandidatin shqiptar, i cili do të dalë fitues në raundin e parë.” – theksoi Ziadin Sela para banorëve të kësaj ane.

Sela theksoi se rëndësia e zgjedhjeve të 7 Prillit nuk është vetëm te fitorja e kandidatit shqiptar, por edhe te dhënia e një mesazhi të fortë për palën maqedonase, që njëherë e përgjithmonë të kuptojnë se Struga ka qenë, është dhe do të jetë çdoherë shqiptare.

“ Ne duhet të dalim sa më masovikisht në votime më 7 Prill, me qëllim që të japim një mesazh të fuqishëm tek pala tjetër. Mesazhi kryesor është që ne të krijojmë një fitore të thellë përballë atyre që thirren për shkelje të demokracisë në Parlament e nga ana tjetër aspak se kanë problem që të bëhen bashkë që ta prishin demokracinë në Strugë. E them këtë sepse demokracia në esencë është vullnet i shumicës dhe çdo tendencë për ta prishur këtë vullnet të shumicës, që në rastin konkret shumica është shqiptare, vetëm se mund të destabilizojë Strugën. Prandaj me një fitore të thellë më 7 prill, të cilën do ta korrim të gjithë ne bashkë si shqiptarë, do t’ju japim atyre një mesazh, që as në ëndërr mos e shohin Strugën dhe njëherë e përgjithmonë të kuptojnë se nuk u vlejnë as koalicionet ndërmjet dhe as tentimet tjera për të fituar Strugën, sepse këtu është tokë shqiptare dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale mos na dalin ngatërresa të tilla.” – apeloi kandidati shqiptar për kryetar komune, Ziadin Sela.

Bashkë me Selën, në takimin në fshatin Tatesh i Poshtëm, u radhit edhe ish kandidati për kryetar komune, Arben Labënishti, i cili apeloi tek banorët që më 7 prill të mbështësin kandidaturën e Ziadin Selës, sepse Struga duhet patjetër të udhëhiqet nga kryetar shqiptar.

“Sot kur veç kanë filluar tubimet e zotit Sela me qytetarët në vendbanimet e Strugës,jam bashkë me të,krah për krah edhe njëherë për të apeluar dhe për të çuar një mesazh përsëri tek të gjithë struganët, tek të gjithë ata shqiptarë që ja duan të mirën Strugës, ja duan të mirën familjarëve të tyre që më 7 prill të mbështesin kandidaturën e Ziadin Selës, sepse kjo tashmë është një interes kombëtar. Strugën duhet ta qeverisin ata që janë shumicë dhe shumica janë shqiptarët. Më 7 Prill ne duhet të dëshmojmë se ne jemi shumica këtu.”- tha Arben Labënishti, ish kandidat për kryetar komune në Strugë.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme, Ziadin Sela do të zhvillojë takime në fshatrat Bixhovë, Novosellë, Livadhi, Koroshishtë, Zhepin dhe Dollogozhdë. (A-H)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#307

Post by Arbëri » Sat Apr 06, 2013 5:48 pm

Struga

Më 7 prill vuloset që Struga përjetësisht të jetë shqiptare

Image

SHQIPTARËT BASHKOHEN NË STRUGË PËR NË RAUNDIN E DYTË :

Sela: Struga ka frymuar dhe do vazhdojë të frymojë shqip .
“Ne ditën e dielë do të japim një mesazh shumë të fuqishëm. Do t’iu japim mesazhin atyre që bëjnë çmos, që shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat për ti trembur qytetarët, që më 7 Prill duke i fituar shumë thellë VMRO-në dhe LSDM-në, duke fituar Nikolla Gruevskin dhe Branko Cërvenkovskin, ne do t’iu japim një mesazh, që nga jetë e mot, sa të ekzistojë Struga dhe sa të ekzistojnë shqiptarët, të heqin dorë dhe as mos mbajnë shpresa se ndonjëherë mund të na fitojnë në Strugë.

Pamje nga Struga ,

Image
Image
Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#308

Post by Arbëri » Sun Apr 07, 2013 6:51 pm

Zyrtare: FITON BINDSHEM ZIADIN SELA-STRUGEN

ImageImage

FOTO nga Struga: Fillon festa e fitores

Image
Image
Image

..dhe me interesante eshte se ne Struge thone se jetojn 35 % kurse ne avancojm me 4.000 vota para tyre :mrgreen:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#309

Post by Arbëri » Mon Apr 08, 2013 4:02 pm

Sela: Struga sot është bërë shqiptare, jo vetëm për sot por për jetë e mot

“Përshëndetje për të gjithë,ju faleminderoj nga zemra këtyre 21 mijë shqiptarëve të fortë,të cilët sot nuk u trembën as me polici,as nga njësit speciale,nga askush. Por fitorja është shumë e ëmbël,sepse keni qënë ju dhe ne bashk kundër një shteti të tërë dhe ne fituam. Sot ju keni fituar Niklla Gruevskin,keni fituar Branko Cërvenkovskin,prandaj unë ju uroj për këtë fitore,ju lumtë dora.Faleminderoj nga zemra kolegun tim Arben Labënishtin, faleminderoj thellësisht,i cili ashtu sic e ka edhe tradita familjare i gjend pranë dhe bashkë këtë rrugë ë quam deri në fund dhe Struga sot është bër shqiptare,jo vetëm për sot, por për jetë e mot”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Struga feston fitoren e Selës
Video , http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... vBkP4cdUa4
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#310

Post by Arbëri » Thu Apr 11, 2013 8:33 pm

Bardhyl Mahmuti: MenduhThaqi , shporru se e qelbe hapësirën kombëtare!

Image

Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e këtij hajduti nga PDSH-ja as në kohën kur orkestronte plaçkitjen e asaj pak pasurie të shqiptarëve që mbetej pa u plaçkitur nga pushteti i Shkupit;

Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e tij nga PDSH-ja as kur kjo pjellë e Rankoviqit u bë bashkë me klanin sërbo rus për të penguar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur;

Unë nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja as në vitin 2008 kur me ndihmën e pushtetit maqedonas organizoi "Kasap-hanen elektorale", gjatë të cilës u vranë dhe u plagosën shqiptarë dhe u përdhunua vullneti politik i popullit shqiptar;

Ndërsa, sa u përket sintagmave si “plehu i kombit”, “tradhtar” dhe të çdo gjëje të ndytë dhe antikombëtare që ka fjalori i gjuhës shqipe mjafton të nxjerr fotografinë e Menduh Thaçit dhe të bëhet e qartë se është sinonim i të gjithave bashkë!

]Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja, as në kohën kur ky qyqar, së bashku me pushtetin e Shkupit, iu vërsul Malësisë së Tetovës dhe shkaktoi Masakrën e Brodecit

Video per ate pjese qe thote Bardhyli ne BOLD ne lidhje me Brodecin :

Video nga politikanet/historianet e mdhenj te Shqiperise dhe Kosoves per Menduh Thaqin :

Ky person (M.Thaqi) gjdo here i humb zgjedhjet dhe kurre nuk jep doreheqje , edhe pse kerkohet dorehqja tij qe moti nga shqiptaret e Maqedonise , ky vazhdon ...!!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#311

Post by Arbëri » Sun Apr 21, 2013 6:58 pm

Pasi qe u anulua fitorja e shqiptareve ne Struge nga gjyqi i Maqedonise pa asnje arsye , per se treti her e fitojne shqiptaret Strugen , ksaj radhe me mbi 6.000 vota ne epersi :)

Ziadin Sela (faqe zyrtare)
+6072 vota!
Ziadin Sela 20728
V. Kocoski 14656

Kjo tregon edhe regjistrimin e fallsifikuar te sllaveve nga viti 2002 .
Presim edhe Dollnenin pas pak , edhe pse shume probleme ju beri shteti i Maqedonise atje nder kohe te shpresojme per fitore .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#312

Post by Gazmend » Sun Apr 21, 2013 7:03 pm

Urime, Urime edhe njehere, ne zakonin tone tradicional, per fitoren e trete kundrej shkijeve ... !

Image

E Gezofshi Fitoren !

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#313

Post by Arbëri » Sun Apr 21, 2013 8:10 pm

Falemnderit Gazmend .

-------------------------------------

Zedhensi i BDI-se :
‘PDSH mbështet kandidatin e VMRO-së Boshko Milloshevskin ne fshatin Cernilisht të Dollnenit
. Boshko merr 350 vota në fshat të pastër shqiptar’ shkruan Osmani

VMRO=Sllavet
PDSH= partia e Menduh Thaqit , tre postime me larte .

Nuk ka rezultate perfundimtare akoma per Dollnen por siq po shifet ....... :(
Last edited by Arbëri on Sun Apr 21, 2013 8:16 pm, edited 2 times in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#314

Post by Arbëri » Sun Apr 21, 2013 8:13 pm

VMRO-DPMNE (sllavet) pas 4 vitesh fitojne Dollnenin me ndihmen e tardhetareve . Ptuh !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#315

Post by ALBPelasgian » Sun Apr 21, 2013 9:05 pm

Tmerr! Kjo eshte si ajo thenia e vjehrres "Per inati te nuses le t'me vdes djali". Ne komuna te tilla te ndjeshme si Dollneni ku gjithcka duket se kalon ne fije peri, ka individe qe gjejne rastin te shfryjne merite e vjetra njeri me tjetrin. Komuna e Dollnenit qe u fitua para 4 vitesh nga shqiptaret u humb serish nga partite shqiptare qe s'gjejne se s'gjejne nje gjuhe te perbashket. Kjo percarje i dha rastin partise sllave qe te kete 400 vota ma shume:
VMRO-DPMNE ka fituar komunën e Dollnenit në votimet që sot u zhvilluan për raundin e dytë në këtë komunë, që deri tani drejtohej nga kandidati i BDI, Avdulla Bajramovski, i cili sot humbi garën zgjedhore.

Sipas rezultateve jozyrtare të Komisionit Zgjedhor Komunal, kandidati i VMRO-DPMNE, Bose Millosheski ka fituar me 476 vota epërsi përballë kandidatit të BDI-së, Avdulla Bajramovski. Sipas rezultateve, Milloshoski ka fituar 4.176 vota, ndërsa Bajramovski 3.690 vota. Fitorja e kandidatit të VMRO-DPMNE u sigurua me votat e shqiptarëve në këtë komunë.

Në këtë komunë ka qenë një garë e ngushtë dhe pritej fitorja e kandidatit të partisë shqiptare, për shkak të numrit të madh të votuesve shqiptarë. Në zgjedhje dolën sot rreth 80 për qind e trupit votues. Kandidati i BDI-së në raundin e parë fitoi rreth 2300 vota, ndërsa kandidati i PDSH-së, Sevgani Ibrahimi fitoi 2013 vota. Nga BDI kanë akuzuar se votat dhe pazarllëqet e PDSH-së kanë siguruar fitoren e kandidatit të VMRO-DPMNE. (INA)
http://ina-online.net/maqedoni/29927.html
Me aq sa kam njohuri nje budallak i tille asht perserite edhe ne rastin e Çashkes ku shqiptaret kishin cdo mundesi per fitore, por qe humben mu ne finale per shkak te hasmerive nder-partiake...
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Lajme”