"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#331

Post by Mallakastrioti » Fri Jul 04, 2014 8:48 pm

Adriana wrote:Samaras: Gjuha maqedonase nuk ekziston, e krijuan artificialisht

ATHINE– “Gjuha maqedonase nuk ekziston, Maqedonia udhëheq politikën e qëndrimeve ekstreme dhe kokëfortësisë dhe jo të dialogut”, – ka thënë kryeministri grek Samaras në konferencën përmbyllëse të Presidencës së BE-së.

Siç transmeton portali “Zhurnal”, Saramas ka deklaruar: “Si pikë e parë, nuk e di nëse ekziston gjuha maqedonase.

Dua të them se aderimi në BE nuk është proces që lidhet me kalendarin, por proces i realizimit dhe plotësimit të kritereve.

Në Këshillin e BE-së kemi vendosur të japim rekomandim për fillimin e negociatave me një vend i cili aktualisht nuk i plotëson kriteret dhe e fundos kredibilitetin e procesit të aderimit në BE.

Dua të shtoj se politika e mënjanimit të kompromisit e zëvendëson procesin e dialogut, punët mbesin shumë më të vështira për tu zgjidhur.

Prandaj besoj se realiteti politik që ka të bëjë me qëndrimin e Greqisë ndaj politikës së Shkupit është se ajo është politikë e pozicioneve ekstreme dhe kjo nuk është një shenjë pozitive jo vetëm për Greqinë, por për të gjithë botën. Ka shumë punë të cilat komunistët i kishin zbuluar vetëm për vete dhe nuk duhet të bisedojmë për këtë”, – theksoi Samaras


http://www.pakufije.com/2014/07/04/sama ... icialisht/
Po, folen keta te tjeret qe kane nderruar te pakten tre variante gjuhesh (katharevousa, tsakonian dhe dhimotiko) per te mos folur per greqishten bizantine qe perveç freterve dhe prifterinjeve asnje tjeter nuk e merrte vesh!
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#332

Post by Mallakastrioti » Fri Jul 04, 2014 9:17 pm

Duke pare qe Propaganda Fide po kerkonte te perhapte ndjenjen e krishtere nder popujt e Ballkanit dhe kryesisht nder shqiptaret dhe vllenjte (shumica derrmuese ne Ballkan), korbat e Kostandinopojes per tiu kundervene Romes, nisin misonaret e vet dhe pikerisht Danil Voskopojarin, nje vllah qe urrente vllahishten ne pjesen e Maqedonise, sikurse Kozma Etolianin, nje arvanitas qe urrente shqipen ne ate qe quhej Epir apo Shqiperi e Jugut. Pra, kush me mire do niste misionet kunder identitetit te ketyre popujve se vet dy misonar me prejardhje po prej ketyre etnive, pra njeri vllah e tjetri shqiptar?!

(Ripostim si material)

Image
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#333

Post by Arbëri » Fri Jul 04, 2014 10:22 pm

Dhjetëra protestues të arrestuar dhe lënduar, 20 policë me lëndime

Dhjetëra të arrestuar dhe të plagosur është bilanci i protestave të sotme në Shkup. Zyrtarisht janë lënduar mbi 20 policë dhe disa protestues ndërsa gjashtë prej tyre edhe janë arrestuar, por nga rastet e denoncuar në Alsat numri i qytetarëve që kanë pësuar besohet të jele më i madh. Nga MPB-ja gjithashtu thonë se pas shqyrtimit të video-incizimeve do të vazhdojnë me identifikimin dhe kapjen e pjesëmarrësve në protesta.

Ndërkohë gjatë shpërndarjes së protestuesve policia nuk kurseu as oborret e shtëpive por dhe kalimtarët e rastit që u gjendën rrugëve të Shkupit gjatë protestës. 68 vjeçarja Mihane Luri pësoi në oborrin e shtëpisë saj. ALSAT-M vizitoi këtë familje por e moshuara veç më ishte dërguar në spital. Familjarët e saj thonë se gruaja e moshuar pësoi lëndime në këmbë nga shpërthimi i një mjeti eksplodues i hedhur nga policia.



Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#334

Post by Adriana » Sat Jul 05, 2014 10:09 am

Shqiptarët të tradhëtuar/ Shqetësohet Bota por JO Qeveria e Rama

Përfaqësuesit ndërkombëtar kanë bërë thirrje për qetësi dhe qytetarët të përmbahen nga dhuna në Maqedoni. Kjo thirrje është bërë nga ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup, pas protestave të dhunshme në Shkup, kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi më 12 prill 2012.
“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar të premten në mbrëmje.

Në deklaratë thuhet se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pikëpamejet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në akte destruktive dhe të dhunshme.



“Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur jotolerancë paraqet mundësi për politizimin apo shfrytëzimin e situatës për qëllime personale apo politike, ajo gjithashtu paraqet edhe mundësi për hapjen e dialogut dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive të ndryshme ndëretnike. Kjo është një mundësi që liderët të rreshtohen në emrin e një shteti të integruar që plotësisht respekton diversitetin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Njëzet persona mes të cilëve edhe policë janë plagosur gjatë ditës së djeshme nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Shkup.Protestat u zhvilluan në shenjë pakënaqësie ndaj dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”.

http://www.pakufije.com/2014/07/05/shqi ... ia-e-rama/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#335

Post by Arbëri » Sun Jul 06, 2014 2:24 am

Shqipëri, je për gjynah!
Reagimi shterp i mpj i juaji më bëri të ndihem shumë keq, më mirë të mos reagoni si gjynah!

Shkruan: A. Ramadani

Rrethanat politike në irjm kanë qenë gjithmonë të ndërlikuara, por keni bërë se nuk i shihni, jeni treguar të shurdhër kur është dashur të reagoni! Ju reagoni kur jeni në opozitë për poenë politik se jo se e keni me të vërtetë, siç e bëri ish kryeministri Berisha! Ishte ky reagim shumë i dobët si ish kryeministrit si dhe i mpj tuaj!

Ju të nderuar, nuk doni të dini a ka shqiptarë jashtë shtetit ku ju jeni sherifët e vendit, nuk ju konvenon të dini, sepse si ju edhe ne e dimë se më mirë i pari në katund se i fundit në qytet, apo jo?

Rasti "Monstra" ndodhi dy vite më parë, atëherë si rezultat i bastisjeve të egra policore në shtëpitë shqiptare u burgosën mbi 120 persona, gra e burra! Ju ku ishit? Ah, po, ishte Sali Berisha kryeministër, ndërsa Rama i quajti maqedonasit barbar dhe me aq u mbyll gjithçka! Sot Berisha ngre zërin ndryshe, turp të ketë si atëherë edhe sot! Nga këto bastisje, nuk do të flasim për traumat që kanë përjetuar fëmijët, gratë, pleqtë, këto trauma sidomos fëmijëve vështirë se do t'ju shërohen ndonjëherë!

Pse ndodhë kështu? Do ju them, unë, e ju përdoreni aritmetiken (siç do të shprehej presidenti Klinton në një fjalim të tij)!

Viti 2001 përveç që ndërpreu luftime asgjë nuk ju solli shqiptarëve në irjm! Skënderbeu, universiteti, gjuha shqipe, përfaqësimi i shqiptarëve ne institucione, janë kopalla të partisë në pushtet, sepse për këto gjëra nuk duhej të vriteshin as shqiptarët as sllavo-folësit, kjo do të arrihej me kalimin e viteve siç edhe janë duke kaluar!

Viti 2001 solli një garniturë luftëtarësh që nuk shkrepën asnjë plumb në pozita shumë komfore, me të gjitha privilegjet e mundshme, me mbështetjen e plotë të aparaturës shtetërore që të bëjnë çka të duan dhe si të duan, kjo garniturë nuk numëron mbi 3o persona! Dhe vërtete bënë çka deshën dhe si deshën, u bënë milionerë brenda natës! Për 30 persona janë peng 1 milion shqiptarë! Ju këtë e dini por bëheni kinse nuk e dini sepse jeni një brumë!

Si bëhet që populli t'i voton gjithmonë këta, mbase qenkan aq të këqij?

Populli u mashtrua një herë, dhe i votoi pas 2001 si çlirimtarë, por kur e panë se në të vërtetë nuk janë çlirimtarë por robëruesit e popullit të tyre, nuk i votuan më, ata u vetë-votuan dy herë me radhë! Thamë më lartë se aparatura shtetërore ju lejoi të bëjnë gjithçka, i mori në mbrojtje totale, ju dha të gjitha mundësitë që vetëm ata të fitojnë përsëri, dhe këta në mënyrë shume të lehtë i mbushen kutitë e votimit, disa vota i blenë sepse "mekanizmat" i kishin që eurot të rrjedhin lum kur të duan, disa i frikësuan në palcë duke ju thënë se do t'i pushojnë nga puna nëse nuk votohen ata përsëri, dhe kur i mbledh të gjitha këto mënyre të manipulimit, normal se ata do të dalin fitimtarë! Një ish politikan maqedonas në një rast tha: është vështirë të mundësh krimin shtetëror në Maqedoni!

Dhe ju, kur i patë fotografitë e tmerrit të ushtruar nga policia speciale sllavo folëse mbi protestuesit shqiptarë, mbi të rinjtë dhe të rejat shqiptare, reagoni me një mënyrë të gjynahut! I bëni PALË dy grupe krejtësisht të kundërta, ju në reagimin tuaj e futët edhe atë protestantin e përgjakur në një thes me përdoruesin e dhunës, policinë e shtetit!

Nuk keni ditur asnjëherë të reagoni si shtetet tjera, keni qenë gjithmonë të "kujdesshëm" që mos të shkaktoni skandal diplomatik! Kjo kishte vlerë vetëm për ju, si kishit qenë vetëm ju aq inteligjent bre? Shtetet tjera për popujt e tyre jashtë shtetit nëse përdoret kështu dhunë mbi pjesëtarët e popullit të tyre, janë të gatshme edhe marrëdhëniet diplomatike t'i ndërpresin, e jo si ju, gjynahet e mjerë!
http://www.zhurnal.mk/content/?id=14751136498
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#336

Post by ALBPelasgian » Sun Jul 06, 2014 9:50 pm

Kjo puna e ''reagimeve'' te Tiranes e Prishtines nuk shkon pertej nje reagimi thjesht diplomatik, e praktikisht te parendesishem per shkak se elitat e asnjerit kryeqytet nuk e kane seriozisht ceshtjen shqiptare ne Maqedoni. Protestat ne Shkup, Tetove e Struge eshte mire te jene zingjirore edhe ne Kercove, Kumanove, Diber, Dollnen e Cashke. Pastaj te percillen me protesta ne Tirane e Prishtine. Me i dobishem sesa ''solidariteti'' i politikaneve shqipfoles te Tiranes, Prishtines e Shkupit (qe eshte solidaritet per te qene i nenshtruar) eshte solidariteti i te rinjeve, sepse ky eshte solidaritet i sinqerte, i thelle dhe i paasgjesueshem. Pra po vjen dita kur nje i ri nga Tirana e nje tjeter nga Prishtina po ndihet thellesisht i zemeruar kur vellaut te tij nga Shkupi i behet nje e padrejte. Pra momenti qe padrejtesia ne secilin qytet shqiptar perceptohet si padrejtesi per te gjithe ne, kjo do te jete fillimi i mendesise se re.

Rinia shqiptare e Shkupit tashme ka dhene nje precedan te shkelqyeshem te perballjes e te kundervenies ndaj nje shteti kriminal sic eshte FYROM-i. Hapi tjeter le te jete ndihma jone, qofte prej teje qe je ne Tirane, qofte prej tjetrit qe eshte ne Prishtine, per te qene prane me vellezerit tane ne Shkup.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#337

Post by Adriana » Mon Jul 07, 2014 8:19 am

Ju si mendoni... ?

2- A është “Tajsoni shqiptar” ky trim nga Tetova që grushton policin maqedonas? (FOTO + VIDEO)
http://www.gazetatema.net/web/2014/07/0 ... oto-video/

1- Trimi nga Tetova që qëlloi grusht “nokauti” policit maqedonas (Foto+Video)
http://opozita.com/2014/07/06/trimi-nga ... fotovideo/



Image

Mund ta ndiqni pas minutes 1:50 shihet shqiptari tek sa konfrontohej me policet maqedonas.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#338

Post by bardus » Mon Jul 07, 2014 5:08 pm

Adriana wrote:Ju si mendoni... ?

2- A është “Tajsoni shqiptar” ky trim nga Tetova që grushton policin maqedonas? (FOTO + VIDEO)
http://www.gazetatema.net/web/2014/07/0 ... oto-video/
Nuriu vete tek faqja tij ne fb ,e ka mohuar se eshte ai edhe mua ai trimi i Tetoves me duket tjeter,
per nga fiziku Nuriu eshte shume me i madh.Ja nje krahasim fotosh ku duket se jane te ndryshem .

Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#339

Post by Adriana » Mon Jul 07, 2014 6:18 pm

bardus wrote:
Adriana wrote:Ju si mendoni... ?

2- A është “Tajsoni shqiptar” ky trim nga Tetova që grushton policin maqedonas? (FOTO + VIDEO)
http://www.gazetatema.net/web/2014/07/0 ... oto-video/
Nuriu vete tek faqja tij ne fb ,e ka mohuar se eshte ai edhe mua ai trimi i Tetoves me duket tjeter,
per nga fiziku Nuriu eshte shume me i madh.Ja nje krahasim fotosh ku duket se jane te ndryshem .

Image


Po ke shume te drejte Bardus e ka sqaruar ne fb si dhe ne disa media:

"Natyrisht që më brengos kur dikush dëshiron të manipulojë me emrin tim. Nuk mund të mos më pengojë fakti kur unë fizikisht jam në Zvicër dhe ndëgjoj e lexoj se paskam qenë në protesta ku kam ushtruar dhunë. Unë dua të qartësojë disa gjëra! Edhe përkundër natyrës së profesionit tim, unë asnjëherë në jetë nuk e përdor forcën jashta ringut dhe asnjëherë në jetë nuk jam përfshirë në akte dhune. Po, është e vërtetë se përkrah protestat, mirëpo vetëm të qeta dhe pa dhunë. Shof se dikush dëshiron të njollosë emrin tim, prandaj lus të gjithë që mos manipulohen me gënjeshtra dhe shpifje të kota", deklaroi për TV Alsat-M, Nuri Seferi, i cili shtoi:

"Kam lexuar edhe ditë më parë se media të caktuara maqedone dëshirojnë të më njollosin duke nxjerë prej konteksti deklaratat e mia. Unë jam shqiptar dhe natyrisht që më dhimbset kur ndaj popullit tim ushtrohet dhunë dhe padrejtësi. Por s'është e vërtetë se mbështes protestat e dhunshme. Për më shumë, ja tani shfrytëzoj rastin që të gjithë bashkëkombasve të mij tu apeloj që të përmbahen, të jenë të qetë dhe të matur. Vetë grumbullimi i masave të mëdha dërgon sinjale në mbarë botën dhe ne e dijmë se në dekadat e fundit çdo e mirë për popullin tonë ka filluar me protesta paqësore. Uroj që mos të lëndohet askush, uroj që kështu të shkurtohet rruga jonë drejt qëllimit të madh. Ata që ushtrojnë dhunë ndaj popullit tonë do e marrin dënimin e tyre, herët apo vonë", përfundoi Nuri Seferi.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#340

Post by Arbëri » Mon Jul 07, 2014 9:45 pm

ALBPelasgian wrote:Kjo puna e ''reagimeve'' te Tiranes e Prishtines nuk shkon pertej nje reagimi thjesht diplomatik, e praktikisht te parendesishem per shkak se elitat e asnjerit kryeqytet nuk e kane seriozisht ceshtjen shqiptare ne Maqedoni. Protestat ne Shkup, Tetove e Struge eshte mire te jene zingjirore edhe ne Kercove, Kumanove, Diber, Dollnen e Cashke. Pastaj te percillen me protesta ne Tirane e Prishtine. Me i dobishem sesa ''solidariteti'' i politikaneve shqipfoles te Tiranes, Prishtines e Shkupit (qe eshte solidaritet per te qene i nenshtruar) eshte solidariteti i te rinjeve, sepse ky eshte solidaritet i sinqerte, i thelle dhe i paasgjesueshem. Pra po vjen dita kur nje i ri nga Tirana e nje tjeter nga Prishtina po ndihet thellesisht i zemeruar kur vellaut te tij nga Shkupi i behet nje e padrejte. Pra momenti qe padrejtesia ne secilin qytet shqiptar perceptohet si padrejtesi per te gjithe ne, kjo do te jete fillimi i mendesise se re.

Rinia shqiptare e Shkupit tashme ka dhene nje precedan te shkelqyeshem te perballjes e te kundervenies ndaj nje shteti kriminal sic eshte FYROM-i. Hapi tjeter le te jete ndihma jone, qofte prej teje qe je ne Tirane, qofte prej tjetrit qe eshte ne Prishtine, per te qene prane me vellezerit tane ne Shkup.
Sa me gjate kohe nuk i degjohet zeri Nanes Shqypni (<- dialekti im ) aq me teper po u degjohet zeri vehabistave sidomos ne Shkup , qe per mua keta nuk jane as fetar por te paguar nga dikush se deri para lufte nuk kishte ksi lloj "fetaresh" ne Maqedoni qe urrejn gjithcka cfare ka te beje me shqiptaret .
Numri i ketyre nuk eshte ne shtim por zeri i ketyre ( sidomos atehere kur ka protesta pa organizator ) po degjohet edhe neper mediat e huaja duke u percjell nga sllavet , qe eshte normal , qe ksi lloj protestash me pamje te vehabistave mezi i presin ata .

Megjithse une , as nuk pres e as nuk besoj qe shteti Shqiptare do nderrmer dicka ndonjehere ne lidhje me shqiptaret e Maqedonise !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#341

Post by Arbëri » Mon Jul 07, 2014 10:05 pm

T'ju rikujtoj vrasjen e gjashtë pakistanezëve dhe të një indiani, gjatë vitit 2002 në vendin e quajtur Vreshtat e Reshtakut, të cilët u quajtën prej maqedonasve si terroristë muxhahidinë dhe viktimat u veshen me uniforma te UCK-es dhe e shperndan neper bote.
Keta ishin emigranta rruges per ne Evrope :

Kur genjeshtrat ose rrenat i kane kembet e shkurtera :
Nga BBC :
Macedonia faked 'militant' raid

Macedonian officials have admitted that seven alleged Pakistani militants killed in March 2002 were in fact illegal immigrants shot in cold blood to "impress" the international community.
They said four officers in the security services had been charged with their murder, while former Interior Minister Ljube Boskovski may also face charges.

At the time, the interior ministry said they had been killed after trying to ambush police in the capital, Skopje.

But a police spokeswoman said they had in fact been shot in a "staged murder".

The Macedonians were apparently trying to show the outside world that they were serious about participating in the US-led war on terror, officials say.

"It was a monstrous fabrication to get the attention of the international community," Interior Ministry spokeswoman Mirjana Kontevska told a news conference.

Questions asked

When the incident was reported more than two years ago, it was claimed that a new front had opened up in the war on terror.

The Macedonian interior ministry said the seven men of Pakistani origin were killed after opening fire on a police patrol with machine guns.

Mr Boskovski said the dead men had been planning attacks on vital installations and embassies.

But questions soon began to be asked about the authorities' version of events.

Now the public prosecutor's office has brought charges against officers involved in the case and has asked parliament to waive Mr Boskovski's immunity from prosecution.

The former interior minister denies any wrongdoing.

Gunned down

Police spokeswoman Mirjana Konteska told the Associated Press news agency that the victims were illegal immigrants who had been lured into Macedonia by promises that they would be taken to western Europe.

She said they were transported to the Rastanski Lozja area, about 5km north of Skopje, where they were surrounded and gunned down by police.

"They lost their lives in a staged murder," she said.

Ms Konteska told AP the investigation was continuing and more suspects could be charged.

If convicted, they face between 10 years and life in prison.
http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/3674533.stm



Duhet te shiqohen dhe ruhen keto video si fakte :

part1
http://www.dailymotion.com/video/x3pwq1 ... e-fyr_news

part2
http://www.dailymotion.com/video/x3pwuy ... e-fyr_news

part3
http://www.dailymotion.com/video/x3pwz8 ... e-fyr_news

part4
http://www.dailymotion.com/video/x3pxeu ... e-fyr_news

Anjeher askush nuk u pergjigj per keta 7 te vrare !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#342

Post by Arbëri » Tue Jul 08, 2014 3:52 pm

Adriana wrote:Ju si mendoni... ?

2- A është “Tajsoni shqiptar” ky trim nga Tetova që grushton policin maqedonas? (FOTO + VIDEO)
http://www.gazetatema.net/web/2014/07/0 ... oto-video/

1- Trimi nga Tetova që qëlloi grusht “nokauti” policit maqedonas (Foto+Video)
http://opozita.com/2014/07/06/trimi-nga ... fotovideo/



Image

Mund ta ndiqni pas minutes 1:50 shihet shqiptari tek sa konfrontohej me policet maqedonas.

Ne Shkup te njejten dite :



Une mendoj , qe nese shperthen nje lufte mes nesh dhe sllaveve ketu , keta shpejt do e humbin luften !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Maqedonia

#343

Post by Arbëri » Tue Jul 08, 2014 4:41 pm

Edhe Kërcova ësht me Shkupin....08.07.2014

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#344

Post by Adriana » Tue Jul 08, 2014 5:08 pm

[quoteemQytetari nga Tetova një letër për Kryeministrin Rama: REAGONI]I nderuari Kryeministër Edi Rama,

Shqiptarët në Maqedoni duhet të kenë mbështetjen tuaj! Në mungesë të mbështetjes nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, mijëra qytetarë dolën në mbrojtje të së drejtës dhe në protestë paqësore për të kërkuar drejtësi. Edhe ju e dini se si mund të reagojë policia përballë qytetarëve që nuk kanë mbështetjen e shtetit, pasi edhe ju keni qenë pjesë e protestave kur ishit në opozitë. Në këto situata, qytetarët malltretohen, burgosen dhe mos dhashtë Zoti, ata edhe mund të vriten.

Po, ka pasur reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë por çka mund të ndryshojë një reagim i drejtuar homologut, Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, përderisa shqiptarët rrihen dhe malltretohen nga Ministria e Punëve të Brendëshme në Maqedoni. Reagimi juaj është vetëm për sy e faqe dhe do të heshtet nëpër procedura burokratike dhe nuk do të ketë asnjë ndikim.

I nderuari Kryeministër, ju lutem bëni diçka më tepër për ne pasi ne jemi 1 milion njerëz të harruar nga politika, jemi të harruar nga politika e fëlliqur e Hashim Thaçi i cili njejt si këto këtu nuk kujdeset për qytetarët e Kosovës. I nderuari Kryeministër, mos pritni që të vini pas disa ditëve dhe të qani të vrarët e këtyre protestave por REAGONI dhe ejani ngriteni zërin sot.

Ne qytetarët e Maqedonisë, të lënë pas dore nga të gjithë, ju presim krahë hapur për të na ndihmuar. Kurdo që të jetë, Shqipëria do të bashkohet dhe do të ishte mirë që ju të filloni të kujdeseni për ne që sot. Ilirida ju pret, por nuk e di deri kur dhe në çfarë gjendje.

Faleminderit për harxhimin e kohës për leximin të këtij mesazhi!

Venhar Ramadani[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#345

Post by ALBPelasgian » Tue Jul 08, 2014 6:46 pm

Mijera te rinje nga Prishtina moren pjese ne protesten kunder shovinizmit dhe politikave represive te shtetit zombi te FYROM-it. Pata nderin dhe kenaqesine qe te jem pjese e nje rinie qe me zjarr brohorit parulla ''Shkupi nuk eshte vete'', ''Shqiperi etnike'', ''UCK'', ''Ilirida eshte zemra e Shqipnise'' e plot te tjera.
Rinia prishtinase solidarizohet me shqiptarët e Shkupit


Image

Me moton ‘Shkupi nuk është vetë’, mijëra të rinjë prishtinas protestuan në shenjë solidariteti me vëllezërit shqiptarë në Maqedoni. Duke valëvitur flamuj kombëtar, të rinjtë filluan protestën përballë përmendorës së Skënderbeut në sheshin ‘Nëna Terezë’. Më pas, marshi protestues është nisur drejt ambasadës së Maqedonisë në lagjen Arbëria të Prishtinës. Protestuesit gjatë tërë kohës kanë brohoritur paraulla të tilla si ‘Shkupi nuk është vetë’, ‘Ilirida është zemra e Shqipërisë’, ‘Shqipni Etnike’, ‘UÇK’ e thirrje të tjera për bashkim kombëtar. Rruga ku ndodhet ambasada e Maqedonisë ishte bllokuar me rrethoja të hekurta nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Të rinjtë protestues duke shprehur solidaritetin e plotë me vëllezërit shqiptar në Shkup, i bënë thirrje Qeverisë së Maqedonisë që të mos provokojë shqiptarët me politikat e saj shtypëse. Më pas në shenjë revolte ndaj shovinizmit maqedonas, protestuesit dogjën flamurin e Maqedonisë. Protesta në Prishtinë është në vazhdën e protestave zingjirore që janë zhvilluar në mbarë qytetet shqiptare pas dënimeve me burgim të përjetshëm të disa të rinjëve shqiptar në procesin e fabrikuar ‘Monstra’. Paralelisht me protestën në Prishtinë, edhe në Tiranë të rinjë të shumtë shprehen përkrahjen e tyre ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Protesta të ngjashme ditëve të fundit pos në Shkup e Tetovë, janë mbajtur edhe në Kumanovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë si dhe në Stamboll e vende të tjera ku jetojnë shqiptarë. /rkl/
Foto nga protesta e sotme ne Prishtine

Image

Image

Image

Image

Image

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Lajme”