"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Lajme nga Maqedonia

#1

Post by Arbëri » Wed Jan 20, 2010 5:45 pm

Do të bojkotohet maqedonishtja


Fëmijët shqiptarë të klasës së parë deri në të tretën sot nuk filluan me mësim të gjuhës maqedonase ashtu siç kishte vendosur ministri i Arsimit Nikolla Todorov. Maqedonishtja si lëndë akoma nuk ishte vënë në oraret e mësuesve të klasës. Nga komuna e Çairit të cilët ditë më parë dhanë urdhër të mos zbatohet vendimi i Todorovit thonë se I njëjti është në kundërshtim me ligjin që parashikon mësimin e maqedonishtes nga klasa e katërt si dhe nuk figuron në programet e arsimit deri në vitin 2015.
Image
Nga shkolla fillore e Sarajit thonë se Këshilli i prindërve ka vendosur të mos zbatohet vendimi. Në Tetovë prindërit kanë vendosur nëpërmjet një peticioni që fëmijët e tyre mos të mësojnë maqedonishten. Bojkoti i tyre do të vazhdojë deri në zgjidhjen e çështjes. Ministri Todorov është shprehur se do të tentojë që bashkë me drejtorët e shkollave, kryetarët e komunave të zbatojë këë masë në mënyrë të qetë që nuk do të shkaktojë ndarje në shoqëri. “Vendimi i ministrit të Arsimit për mësimin e maqedonishtes prej klasës së parë nuk zbatohet sepse ai është anakronik, është irracional dhe nuk përkon me ligjet aktuale dhe programet e punës”, tha Shefqet Zekolli, udhëheqës i sektorit të Arsimit në Komunën e Çairit. Në Tetovë prindërit nëpërmjet një peticioni i kanë thënë jo maqedonishtes. “Nga ana e Këshillit të prindërve ka vendim që gjuha maqedonase prej klasës së parë në atë formë që është dhënë të mos zbatohet. Ky është vendimi i marrë, dhe nuk është zbatuar maqedonishtja deri më tash”, tha Zejko Abazi, drejtor i Shkollës fillore “Dituria” në Saraj.
“Duke filluar nga klasa e katërt lirisht prindërit shqiptarë pajtohen që ajo të vazhdojë për shkak se fëmijët shqiptarë jo ngarkohen, por stërngarkohen”, theksoi Benezar Shabani, drejtor i Shkollës fillore “Istikball” në Tetovë.
“Jo se jemi kundër gjuhës maqedonase, ne flasim, bisedojmë, jemi këtu bashkë, ne do ti mësojmë por do të varet nga prindërit se sa ata do të jenë të interesuar për të mësuar nxënësit pasi që rëndohet truri i fëmijëve”, u shpreh Samije Alili, arsimtare në Shkollën fillore “Liria” në Tetovë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#2

Post by Arbëri » Mon Feb 08, 2010 7:11 pm

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Maqedonia

#3

Post by Sally » Tue Feb 09, 2010 12:46 pm

Opozita maqedonase: “Shkupi 2014” në funksion të fushatës


Shkup - Kryetari i opozitës maqedonase, Ljube Boshkovski e ka cilësuar projektin “Shkupi 2014”, si fushatën më të shtrenjtë parazgjedhore të organizuar ndonjëherë nga partia në pushtet, të cilën do ta paguajnë nga xhepi i tyre qytetarët maqedonas.
Kryetari i partisë ‘Të bashkuar për Maqedoninë”, thekson se projekti në fjalë nuk është në interes të qytetarëve, pasi ai nuk mund të përmirësojë gjendjen e tyre të vështirë ekonomike.

Sipas Boshkovskit, projekti “Shkupi 2014” do t’i sigurojë fitore partisë në pushtet në zgjedhjet e parakohshme që planifikon t’i shpallë së shpejti, dhe nëse realizohet, partia në pushtet do të fitojë edhe në zgjedhjet e vitit 2014.

“Kjo formë e ndërtimit është veti e imperializmit, fashizmit dhe komunizmit”, deklaroi ashpër Boshkovski, duke i drejtuar edhe një pyetje kryeministrit Gruevski, se në cilën kategori bënë pjesë ai.

Sipas Boshkovskit, projekti “Shkupi 2014” është megaloman për të cilin duhet të pyeten ekspertët e jo njerëzit e paguar të partisë në pushtet.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Maqedonia

#4

Post by Sally » Tue Feb 09, 2010 12:47 pm

Fuere parashikon tensione ndëretnike në Maqedoni


Shkup - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere rithekson se shtyrja për caktimin e datës së fillimit të negociatave me Maqedoninë do të rriste tensionet ndëretnike në këtë vend.
“Shtyerja e caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE mund të jetë potencial për tensione ndëretnike në këtë vend. Nëse zgjidhja zvarritet më tej, atëherë mund të ketë patjetër potencial që do të çojë drejt tensioneve ndëretnike”, ka theksuar evroambasadori Fuere në një intervistë për gazetën austriake “Standard”.

Ai ka tërhequr vërejtjen se në Maqedoni mbizotëron dëshpërimi që BE e la këtë vend pezull në kontestin e emrit me Greqinë, ndërkohë që Zagrebi e mori mbështetjen nga Brukseli për mosmarrëveshjet me Slloveninë. Sa më shumë kohë kalon, atëherë do të jetë vështirë që të mbahet fryma e reformave në Maqedoni”, ka deklaruar ambasadori evropian, duke shtuar se zgjidhja e emrit mund të vijë vetëm nëse do të ketë takime intensive midis udhëheqësve politik të Maqedonisë dhe Greqisë
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#5

Post by Arbëri » Mon Feb 22, 2010 5:32 pm

Vazhdon largimi i shqiptarëve për në kurbet /video/

Rrugë të zbrazëta dhe shkolla të boshatisura. Kjo është fotografia e qytetit të Kumanovës dhe fshatrave të Komunës së Likovës, pas shpërnguljes së banorëve të kësaj ane. Ata kryesisht janë vendosur në Belgjikë. Edhe pse agjencitë turistike njoftojnë se numri i qytetarëve që kanë udhëtuar për këtë shtet arrijnë shifrën e rreth 5 mijë personave autoritetet belge njoftojnë se që nga heqja e vizave zyrtarisht në këtë shtet azil kanë kërkuar rreth 450 qytetarë të Maqedonisë.
Image

Largohemi se nuk kemi kushte për të jetuar thonë ata. “6 fëmijë i përcjelli, në Francë dhe në Belgjikë dhe nuk di ku do të përfundojnë. Jeta jonë po shkon duke vajtuar, baballarët na kanë vajtuar, gjyshërit na kanë vajtuar edhe ne sot po vajtojmë se deri kur shkon kjo punë nuk e dimë. Shikoni vëllezër çka kam në duar, prej kujt janë tu prit, lotët tona nuk u ndalën. Ata në parlament nuk kujtohen për neve. Le të kujtojnë për neve se duhet të hamë e të jetojmë”, tha një familjar.
Gjendja paraqitet alarmante në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë dhe Likovë. Si pasojë e shpërnguljes, klasat e shkollave mbeten të zbrazta. Në dy shkollat e qytetit të Kumanovës ‘Bajram Shabani’ dhe ‘Naim Frashëri’ numri i nxënësve që kanë marrë fletëshpërngulje arrin në mbi 30. Nga LASH-i njoftojnë se në Kumanovë dhe Likovë deri tani janë shpërngulur mbi 100 nxënës.
“Për momentin deri dje nga shkolla jonë janë larguar me dokumentacion apo me fletshpërngulje 12 nxënës. Por nga informatat dhe bisedat me prindërit presim që pas këtyre ditëve do të ketë edhe një valë tjetër e cila me siguri do të largon nxënës nga shkolla jonë. Nxënësit të cilët mungojnë 30 ditë pune gjatë vitit shkollor, faktikisht nuk mund të marrin dëftesën e vitit”, tha Ylber Limani, drejtor i Shkolllës Fillore “Bajram Shabani”.
“Prej shkollës tonë deri tani kanë emigruar 18 nxënës. Në bazë të gjurmimeve që i kemi bërë ne në shkollë pra numri është diku rreth 18, por pritet shkuarje e nxënësve edhe më tutje. Pjesa më e madhe e shkollës tonë kanë marrë fletëshpërngulje dhe shkojnë në Belgjikë. Faktikisht nga shkolla jonë ka shkuar një klasë apo një paralele e nxënësve”, tha Elmi Rexhepi, drejtor i Shkollës Fillore “Naim Frashëri”.
Jozyrtarisht siç mësojmë nga autoritetet belge, gjasat që këta qytetarë të përfitojnë nga azili janë shumë të vogla dhe pas disa muajsh ata do të detyrohen sërish të kthehen në vendlindje.[/b]
video këtu : http://alsat-m.tv/lajme/vendi/26775.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#6

Post by Arbëri » Sun Apr 18, 2010 5:07 pm

Maqedoni, paralajmërohen protesta të mëdha

Maqedoni, paralajmërohen protesta të mëdhaSHKUP-Shoqatat joqeveritare në Maqedoni kanë paralajmëruar se do të nisin një sërë protestash kundër diskriminimit që u bëhet shqiptarëve nga qeveria.

Dy OJQ, “Realiteti” dhe “Illyricum Libertas”, kanë bërë të ditur se bazë e protestave do të jënë projekti “Shkupi 2014”, hapja e cështjeve të Hagës, burgimi i ish-anëtarëve të UCK-së dhe rasti i Sopotit.

Protestave pritet t’u bashkohen edhe Bashkësia Fetare Islame, si dhe familjarët e të burgosurve dhe të dënuarëve shqiptarë nga radhët e ish-UCK-së.

(d.b/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#7

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 1:21 pm

Maqedoni, më 10 maj protesta mbarëkombëtare

Maqedoni, më 10 maj protesta mbarëkombëtareSHKUP-Pas konsolidimit të tij dhe shqyrtimit të gjendjes politike dhe formave të mundëshme demokratike të angazhimit dhe veprimit, Këshilli i Organizatave Shqiptare thotë se vendosi që të organizojë PROTESTË gjithëpopullore në Shkup me datën 10 MAJ, nën moton PËR DREJTËSI!

Këshilli i organizatave shqiptare në Maqedoni të mërkurën në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se me 10 maj do të mbahet protesta gjithëpopullore në Shkup, kundër diskriminimit të hapur shtetëror ndaj popullatës shqiptare.

“Gjendja e rënduar politike në Maqedoni e krijuar si rezultat i vendimeve gjyqësore dhe vendimeve qeveritare të cilat shfaqin padrejtësinë dhe diskiminimin e hapur shtetëror ndaj një pjesë të popullatës bëri që javën e kaluar të mblidheshin mbi 40 organizata nga Maqedonia dhe të formojnë Këshillin e Organizatave Shqiptare. Në këtë këshill janë bashkangjitur një numër i madh i organizatave dhe grupeve qytetare nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri si dhe nga rajoni i Pellagonisë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të organizatave shqiptare.

Pas konsolidimit të tij dhe shqyrtimit të gjendjes politike dhe formave të mundëshme demokratike të angazhimit dhe veprimit, Këshilli i Organizatave Shqiptare thotë se vendosi që të organizojë PROTESTË gjithëpopullore në Shkup me datën 10 MAJ, nën moton PËR DREJTËSI!.

Qëllimi i organizimit të protestës sipas organizatorëve është që të kërkohet:

1. Ndërprerja e menjëhershme e proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimi i personave të dënuar në procese të tilla si në rastet e Sopotit, Brodecit dhe Rastet e Hagës.

2. Ndërprerja e menjëhershme e politikave diskriminuese në baza etnike dhe fetare në ekonomi, arsim dhe kulturë siç bëhet me projektin Shkupi 2014, me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, me ndarjen e buxhetit si dhe me përdorimin e simboleve kombëtare.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Gruevski po punon për ndarje

#8

Post by qiellikaltër » Thu Apr 22, 2010 3:38 pm

Drejtori i Institutit të Prognozave Rajonale, Koço Danaj, pohon se kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, po punon për ndarjen e Maqedonisë. Ndërkohë, sipas tij, politikanët shqiptarë po flasin për unitet të këtij shteti.

Danaj ka kritikuar ashpër spektrin politik shqiptar në Maqedoni, duke e quajtur atë të paaftë për mbrojtjen e qëndrimeve dhe për avancimin e çështjes shqiptare.

“Çështja shqiptare nuk zgjidhet as me arnime, as me demagogji, as me disa politikanë kozmopolitë, as duke u fshehur prapa gjoja se emrit. Ajo zgjidhet vetëm me ndryshime thelbësore të vetë shtetit pa emër. Për këtë arsye, më duken tinëzare dhe diabolike idetë se Maqedonia do të destabilizohet po nuk u zgjodh puna e emrit. Maqedonia nuk vuan nga emri, por nga thelbi i shovinizmit maqedon”, thekson Danaj për agjencinë INA. Sipas tij, ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë se ndaj nacionalizimit maqedon ka vetëm një zgjidhje demokratike dhe reale, një federalizim i shpejtë i vendit.

Danaj nënvizon se, ekziston një manipulim demagogjik rreth të ardhmes së Maqedonisë. Kjo, ngase kohëve të fundit po flitet se Maqedonia mund të destabilizohet nëse nuk zgjidhet problemi i emrit. Por, thekson ai, nuk thuhet se kush do ta destabilizojë atë. “Ndoshta vetë maqedonët, që e përkrahin Crvenkovski’n, ose Gruevski’n? Nuk besoj në një gjë të tillë”, shprehet Danaj.

“Gruevski dhe Crvenkovski nuk do shkojnë në destabilizim të vendit të tyre me një mbulesë si çështja e emrit. Problemi real i Maqedonisë nuk është emri i saj, por mentaliteti i klasës politike maqedone ndaj shqiptarëve. Ndërkaq, shqiptarët po e mbajnë në këmbë Maqedoninë”, ka sqaruar autori i studimit “Platforma e Shqipërisë Natyrale”.

Burimi: Gazeta Express
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#9

Post by Arbëri » Thu Apr 29, 2010 6:32 pm

Konfiskohet armatim në afërsi të Bllacës

Image

Në brezin kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, në afërsi të Bllacës. policia e Maqedonisë ka sekuestruar një sasi e madhe armatimi të fshehur në katër bunkerë. Policia kishte zbuluar armatimin pasi kishte shkëmbyer zjarr me një grup të armatosur 12 anëtarësh i cili po ruante armatimin. Jozyrtarisht mësohet se nga përleshja është plagosur një person nga grupi i armatosur i cili është larguar në drejtim të Kosovës. “Bëhet fjalë për një sasi të madhe të armëve duke përfshirë armë të rënda, që do të thotë mina anti-tank, granata-hedhës, raketa, mitralozë të rëndë si dhe armë që mund të përdoren për veprime terroriste, apo TNT, lloje te ndryshme të eksplozivëve, eksploziv plastik, detonatorë, dhe kështu me radhë. Pas kthimit të zjarrit, personat që kanë ruajtur armatimin dhe bunkerët kanë ikur”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nuk dihet nëse grupi që po ruante armatimin është larguar në drejtim të Kosovës apo në territorin e Maqedonisë. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se policia është vënë në kërkim të tyre. http://alsat-m.tv/lajme/vendi/39290.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#10

Post by Arbëri » Thu Apr 29, 2010 10:04 pm

Të shtëna armësh në kufi, gjithçka misterioze 29/04/2010 20:49:15


Breshëri armësh, fluturime helikopterësh dhe rrëmujë e madhe ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë, me ç`rast është regjistruar përleshje midis njësiteve speciale të MPB-së dhe një grupi të armatosur. Ministria e Brendshme në Shkup ka zbardhur një pjesë të detajeve të incidentit, duke konfirmuar edhe gjetjen e një sasie të konsiderueshme të armëve, ndërsa policia e Kosovës ka heshtur për incidentin

Në zonën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë po rikthehen fluturimet e helikopterëve dhe prania e shtuar e njësiteve policore – ushtarake në të dyja anët e kufirit. Gjithçka ka plasur në një nga zonat e thella të kufirit midis këtyre dy vendeve, kur njësitet speciale gjatë kontrollit të terrenit janë përballur me një grup të armatosur, i cili sipas versionit zyrtar policor ka filluar të sulmojë njësitet policore. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se pas të shtënave, personat e armatosur kanë braktisur vendin e ngjarjes.

“MPB-ja po vazhdon kërkimin e tyre dhe se nuk dihet se ata akoma janë në territorin e Maqedonisë apo kanë ikur në drejtim të territorit të Kosovës”, ka theksuar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Ministria e Brendshme me këtë rast ka gjetur edhe një sasi të konsiderueshme të armëve të kalibrave të ndryshëm, të cilët ishin fshehur në katër bunkerë special, që ruheshin nga grupi i armatosur. MPB ka bërë të ditur se grupi supozohet se përbëhej prej rreth 12 personave të armatosur, mirëpo deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Kosovës nuk është përgjigjur zyrtarisht për incidentin, por ka theksuar se bëhet fjalë për kontrabandë armësh.

Zëdhënësi i MPB-së së Kosovës, Veton Elshani i është shmangur pyetjevelidhur me incidentin.

Mediat maqedonase të afërta me Qeverinë kanë bërë të ditur se në përleshjen me armë në kufi janë evidentuar dy persona, që sipas tyre janë arrestuar nga policia e Kosovës. Sipas tyre, bëhet fjalë për Selman C. dhe Avni R, me ç`rast ky i fundit është plagosur dhe më pas ka arritur që të ikë nga Spitali i Prishtinës, ku ishte dërguar për shërim. Nuk jepen detaje të tjera lidhur me këtë incident dhe kush janë personat të cilët kanë shtënë me armë në kufi.

Lidhur me këtë incident nuk janë deklaruar as partitë politike, ndërkohë, dy ditë më parë bashkësia ndërkombëtare nëpërmjet një deklarate të përbashkët ka shprehur brengosje për zhvillimet e situatës në Maqedoni, sidomos rreth çështjes së bllokimit të proceseve evrointegruese dhe për ngecjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. (INA)
http://www.ina-online.net/default.aspx? ... e1e3a&ln=3
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#11

Post by Socio » Sun May 02, 2010 6:18 pm

Ushtria Clirimtare Kombetare, per incidentin ne afersi te Bllaces, njofton publikun ...
Image
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#12

Post by Socio » Fri May 07, 2010 11:04 pm

Gjithmone ka qene keshtu ...

Image
25th April 1903 - A band of Albanian rebels unloading and concealing smuggled ammunition underneath a bridge, in preparation for rebellion in the Balkans. (Photo by Hulton Archive)
Dhe gjithmone do te jete ...

Image



LIRI SHQIPTAREVE NE MAQEDONI - RROFTE UCK
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#13

Post by Socio » Sun May 09, 2010 6:16 pm

Image
Policia zapton pikat e ish-UÇK-së
Përkundër të gjitha pohimeve se situata e sigurisë në Maqedoni është e qetë dhe nën kontroll, policia maqedonase vazhdon të stacionohet në vendet e konsideruara si të rrezikshme.

Nga rajoni i Karadakut të Shkupit, në malet që ndajnë Shkupin me Kumanovën dhe Kosovën, policia e Maqedonisë ka dërguar forca shtesë. Banorë të këtyre vendbanimeve kanë rrëfyer për “Lajm” se policia i ka urdhëruar që ta zvogëlojnë intensitetin e qarkullimit në këtë rajon. Në vendin e quajtur “Bashinec”, ku banorët e fshatit Lubeten të Shkupit i mbajnë bagëtitë, policia ka dhënë urdhër që terreni të pastrohet dhe barinjtë të tërhiqen. “Para rreth dhjetë ditëve policia na tha që t’i largojmë dhentë nga bjeshka. Ne nuk u tërhoqëm, por para dy ditëve erdhën sërish dhe na urdhëruan që të largohemi. Tani s’dimë ku të shkojmë”, tha një banor i Lubetenit që deshi të mbetet anonim.

Gjithashtu, banorët kanë pohuar se ditëve të fundit janë shtuar dukshëm forcat e policisë që janë stacionuar në këtë rajon.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) nuk mohojnë se ka pasur lëvizje të policisë, por thonë se kjo mund të bëhet për shkak të stërvitjeve.

“Ndoshta kanë pasur stërvitje, ndaj dhe u kanë thënë barinjve që t’i largojnë delet, pasi nëse rastësisht ndodh ndonjë incident, përgjegjësia bie mbi MPB-në”, tha Ivo Kotevski, zëdhënësi i policisë. Ai sqaroi se policia nuk e ka për obligim t’iu tregojë banorëve se kur ka stërvitje. “Situata atje është e qetë dhe nuk ka asnjë informatë se mund të ketë ndodhur ndonjë incident”, tha Kotevski.

Jozyrtarisht banorë e fshatrave të Karadakut të Shkupit theksojnë se policia po pozicionohet në pikat që në vitin 2001 i kontrollonte UÇK-ja.

Rikujtojmë se në gusht të vitit 2001 te stanet e Lubetenit në vendin e quajtur “Bashinec” ishin vrarë tetë polic maqedonas, të cilët me kamionin e tyre kishin rënë në një minë për të cilën akuzohej UÇK-ja.


Burimi - http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4437.html
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#14

Post by Socio » Sun May 09, 2010 7:02 pm

Fjalet me reja te heroit te gjalle te kombit shqiptar, Samidin Xhezairi - 'Komandant Hoxha' ne lidhje me eskalimin e situates ne Maqedoni ...


Image

Samidin Xhezairi - Hoxha |...| Lufta s'ka përfunduar, ajo po rifillon. |...| 06-05-2010 08:41:00 |
Lufta s'ka përfunduar, ajo po rifillon dhe do të jetë më e gjatë.
-Për dallim nga luftërat e kaluara, kësajë radhe do të ndëshkohen edhe shqiptarët e ligë me fajin e të cilëve populli gjendet në situatë të palakmueshme.
Shpresojë se do të përmirësohen dhe angazhohen për mirëqenjen e bashkëkombasve të vetë, atëherë do të ju falet.
- Fillimisht do të mundohem që faktori politik shqiptarë në IRJM të jenë të bashkuar në kërkesat e tyre legjitime për barazi të plotë ndëretnike.
Nëse ky tentim dështon, atëherë nuk më mbetet tjetër vetëm se i armatosur të gjendem pranë jushë. ...
- Vëllezër/Motra të nderuarë/a, ju këshillojë që të frenoni veten dhe mos të harrgjoni pa masë për gjëra të panevojshme sepse:Lufta s'ka përfunduar, ajo do të vazhdojë.


http://www.hoxha.at
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#15

Post by Arbëri » Mon May 10, 2010 6:13 pm

Shkup: Mbahet protesta “Për drejtësi”

Image
Protesta me moton “Për drejtësi” filloi sot në orën 13.00 para gjykatave, vazhdoi para Kuvendit dhe para Qeverisë. Protesta ka gjetur mbështetjen e DR-së, PDSH-së, BDK-së e BDSH-së, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI. Protesta kaloi nën masa të forta të sigurisë, qetë dhe pa incidente. Paraprakisht organizatorët e kësaj proteste, u bënë thirrje pjesëmarrësve të mundshëm, që në protestë, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien pre e provokimeve nga persona të papërgjegjshëm. Qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit. /alsat-m/
Video: http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40326.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Lajme”