"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#271

Post by Arbëri » Fri Mar 22, 2013 3:16 pm

Mërgimtarët vijnë nga të gjitha anët

Image

20 aeroplanë do të aterojnë në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit vetëm me mërgimtarë nga Zvicra. Prej tyre, 8 janë të linjës së rregullt, ndërsa 12 aeroplanë çarter do të aterojnë të shtunën dhe të dielën. Mërgimtarët drejt Kërçovës vijnë edhe nga Prishtina dhe Tirana, kurse ato nga Amerika kanë ardhur dhe mezi presin të derdhin votën për Fatmir Deharin

KOHA.MK
Shkup, 22 mars – Deri të dielën në Maqedoni do të aterojnë 12 aeroplanë çarter dhe 8 të rregullt me mërgimtarë, të cilët i janë përgjigjur thirrjes për të ardhur në vendlindje dhe për të votuar në Komunën e bashkuar të Kërçovës. Të gjithë vijnë nga Zvicra dhe siç njoftojnë zyrtarisht nga administruesi i aeroporteve “TAV” në Maqedonisë, 20 fluturimet janë paralajmëruar deri ditën e enjte. Nga agjencioni i marketingut “New Moment”, që është përgjegjës për marrëdhënie me opinionin të aeroporteve të Maqedonisë “TAV”, 11 aeroplanë çarter do të aterojnë në Aeroportin e Ohrit dhe një tjetër në atë të Shkupit. Ky i fundit niset të dielën nga aeroporti i Cyrihut, ndërsa në Ohër aterimet janë gjatë dy ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielën. Të shtunën nga aeroporti i Cyrihut për në Ohër do të aterojnë 2 aeroplanë çarter, ndërsa 4 aeroplanë të tjerë nisen nga Bazeli. Ditën e diel, kur edhe mbahen zgjedhjet lokale, në Ohër do të zbresin 5 aeroplanë çarter, 3 prej të cilëve vijnë nga Cyrihu dhe 2 nga Bazeli. Ndërkaq, që nga dita e enjte deri të dielën në Maqedoni do aterojnë edhe 8 aeroplanë të rregullt, prej të cilëve 1 në aeroportin e Ohrit dhe 7 të tjerë në atë të Shkupit. Siç mëson gazeta KOHA zyrtarisht, në Aeroportin e Shkupit të enjten ka arritur një aeroplan i linjës së rregullt nga Bazeli, ndërsa një tjetër nga Cyrihu pritet të aterojë të premten. Ditën e shtunë në Shkup do të arrijnë tre aeroplanë të linjës së rregullt, edhe atë dy nga Cyrihu dhe një nga Bazeli, ndërsa ditën e diel në Maqedoni do të vijnë 3 aeroplanë nga Cyrihu, prej të cilëve dy do të aterojnë në aeroportin e Shkupit dhe një në atë të Ohrit. Fluturimet e paralajmëruara, si ato të rregulltat ashtu dhe ato çarter, janë të destinuar për zgjedhjet lokale në Kërçovë dhe pritjet janë të mëdha në këtë drejtim, pas apeleve të fundit që kanë bërë drejtues të partisë shqiptare në pushtet-BDI, e cila garon me kandidatin e saj Fatmir Dehari, dhe takimeve të zhvilluara me diasporën shqiptare muajve të kaluar.
Përveç këtyre ternimeve, gjatë ditëve në vazhdim ka mundësi që të bëhen edhe rezervime të tjera të fluturimeve çarter jo vetëm nga Zvicra, por edhe nga shtetet e tjera. Jozrytarisht mësohet se një numër i mërgimtarëve nga Kërçova do të arrijnë edhe përmes aeroportit të Prishtinës, por nga Prishtina nuk ka njoftime për fluturime çarter gjatë ditëve në vazhdim. Nga shërbimet e aeroportit thanë se informata të tilla nuk mund të japin, ndërsa nga disa agjenci që aranzhojnë çartet fluturimet thanë se deri të enjten nuk ka pasur çarter fluturime, por vetëm linja të rregullta. Nga Aeroporti i Prishtinës vetëm konfirmuan se paralajmërimet për aterim të aeroplanëve bëhen edhe në 24 orët e fundit, kështu që nuk përjashtohet mundësia që si në Shkup, Ohër, ashtu dhe në Prishtinë, të paraqiten linja të reja të fluturimeve.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#272

Post by Arbëri » Fri Mar 22, 2013 10:17 pm

Prezenca e mergimtareve gjalleron Kerçoven

Të nderuar bashkëvendas që fati i jetës pa dëshirên tuaj ju shpiu rrugëve të rënda te mërgimit ne rini e Uskanës ju bejmë thirrje vllazërore që edhe ju të na bashkangjiteni në ortekun e madhë të fitores dhe përfundimisht Kërçovën ta bëjmë Uskanë!

ImageImageImage

Vala e mërgimtarëve që janë këthyer në vendlindje ka vërshuar rrugët e Kërçovës. Prezenca e tyre vërehet kudo , në rrugë e në lokale ku temë qëndrore e bisedave natyrisht është fitorja në zgjedhjet lokale respektivisht fitorja e Fatmir Deharit në komunën e Kërçovës.

Pas mërgimtarëve të SHBA-ve të cilët të parët arritën në vendlindje, edhe mërgimtarët nga shtetet e BE-së kanë arritur tanimë për të marrë pjesë në procesin e votimit të 24 marsit.

Vullneti i mërgatës kërçovare për këtë projekt kombëtar është i madh sepse ata këtë cikël zgjedhor e konsiderojnë si detyrim që do të korigjojë padrejtësitë e deritanishme ndaj shqiptarëve të kësaj ane .
Siç potencuan mërgimtarët nga Gjermania dhe SHBA të cilët tashmë kanë mbëritur në Kërçovë , shumica e fluturimeve janë organizuar për ditën e premte dhe të shtunën . Por një pjesë e mërgimtarëve do të vijnë ditën e votimit , pra të dielën dhe do të këthehen të njejtën ditë, pasi të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese.
Interesimi për të udhëtuar drejt vendlindjes është tejet i lartë dhe numri i atyre që do të vinë në votimet e 24 marsit, edhe më shumë rritet. Këshillat organizativ të zgjedhjeve që veprojnë në diasporë njoftojnë se për shkak të interesimit të madh , për ditën e dielë do të organizohen edhe fluturime shtesë .


Video : http://mtv.com.mk/al/al/lajme/maqedoni/ ... A.facebook

[quoteem]Kerçova '' Uskana '' Voton Shqip...
Per here te pare Shqipetaret te bashkuar ne Kerçove...
Kerçova per her te pare do te udhehiqet nga nje Shqipetare...
me se 15 000 Emigrant erdhen ne Kerçove per votime..
Kerçova - Kerçova........[/quoteem]
Image
Image
Image
Last edited by Arbëri on Sat Mar 23, 2013 12:04 am, edited 2 times in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#273

Post by CERMENIKASI » Fri Mar 22, 2013 11:09 pm

Hajde KERCOVE ta ndëgjofsha t'mirën!T'pafsha ashtu si ma do zemra!!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#274

Post by Mallakastrioti » Sat Mar 23, 2013 9:24 am

Keto jane lajme qe me te vertet sjellin gezim!

Pershendetje shqipeve te Kerçoves!
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#275

Post by Arbëri » Sat Mar 23, 2013 5:06 pm

Agjencia për fluturime civile pengon ardhjen e mërgimtarëve kërçovarë të votojnë
Siç paralajmëroj Gazeta Lajm mërgimtarët shqiptarë duket se janë organizuar mirë për zgjedhjet lokale të 24 marsit. Beteja për Kërçovën dhe Strugën i ka “detyruar” ato të marrin rrugën për në vendlindje. Shumica e tyre vijnë nga Zvicra, dhe Gjermania, aty ku edhe ka më shumë emigrantë nga Kërçova, por nuk mundojnë as ato nga shtetet e tjera të Evropës perëndimore dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, VMRO-DPMNE ka përgatitur planet për ti penguar ata që të votojnë të dielën më 24 mars. Burime partiake bëjnë të ditur se partia e kryeministrit Nikolla Gruevski është mobilizuar me të gjitha strukturat e saj për të penguar votimin e një pjese të madhe të mërgimtarëve. Ndërkaq, nga partia e Ahmetit sigurojnë se askush nuk mund ti ndalojë ata për të votuar.

Agjencia për fluturime civile pengon ardhjen e mërgimtarëve shqiptarë në vendlindje. Kjo Agjenci, nuk ka akorduar leje për aterrimin e 6 aeroplanëve private që duhej të transportonin mërgimtarët kërçovarë nga Zvicra për në Ohër. Nga kjo agjenci kumtuan se kanë refuzuar kërkesat e kompanive ajrore “Air Bukuresht” dhe “Enter Air” për realizimin e fluturimeve private nesër dhe pasnesër në relacion Bazel-Ohër, sipas tyre për shkak të mos plotësimit të procedurave evropiane. Nga partia shqiptare në pushtet shpjegojnë se po bëjnë përpjekje që pengesa të hiqet dhe aeroplanët të mbërrijnë sipas planit të parashikuar. Për çdo rast, sipas tyre, ekzistojnë edhe alternativa të tjera, siç janë aterrimi në Prishtinë ose Tiranë, dhe më pas transport me autobus deri në Kërçovë. Nga agjencia bëjnë të ditur se tashmë janë lejuar 7 fluturime të tjera private të cilët duhet të mbërrijnë ditëve në vijim, e që kanë përmbushur kushtet për aterrim.

Ndërkaq, numër i mërgimtarëve kërçovarë që zbresin në vendlindje, në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës, është në rritje. Ardhja e tyre filloi që nga e enjtja e kaluar, dhe numri i tyre ka ardhur duke u rritur. Autobusët e parë nga Italia kaluan mbrëmë kufirin në Qafë Thanë, ndërkohë që sot dhe nesër pritet një valë akoma më e gjerë dyndje autobusësh. Bëhet fjalë për dhjetëra autobusë nga Italia, Austria dhe Gjermania që do të zbarkojnë në vendlindje këto ditë. Në këto dy ditë, fluturime kryesisht nga kontinenti amerikan do të zbarkojnë edhe në aeroportin e Prishtinës, prej ku, me transport të organizuar me autobusë, mërgimtarët do të mbërrijnë në vendlindje. Akoma nuk dihet numri i saktë i mërgimtarëve kërçovarë të cilët do të kthehen në vendlindje për të votuar më 24 mars, por flitet për disa mijëra syresh që do të mbushin deficitin e votave shqiptare ndaj atyre maqedonase.

Në zgjedhjet parlamentare të 2011, diferenca e votave etnike ishte rreth 4000. Me ndarjen e re territoriale, Kërçovës iu bashkëngjitën 4 komuna kryesisht shqiptare, dhe kështu, për herë të parë, shqiptarët do të jenë shumicë në këtë komunë dhe kanë të gjitha shanset që kryetar të zgjedhin një shqiptar. Pas koalicionit maqedonas etnik në Kërçovë dhe Strugë, u bë e qartë se në këto dy komuna do të zhvillohet një garë e ashpër etnike. Pikërisht përshkallëzimi i gjuhës së politikanëve dhe rritjes së ndjenjës kombëtare, bëri që mërgimtarët t’i përgjigjeshin thirrjeve për kthim në vendlindje, për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit/Almakos
Dy orë nuk lejohet te aterojë avioni me mërgimtarë
Dy orë rresht, policia nuk është duke lejuar pasagjerët të zbresin nga aeroplani Frankfurt-Shkup, pa asnjë lloj arsyetimi. Udhëtarja Arlinda Sinani, për gazeten “Lajm”, tha se udhëtarët i ka kapluar nervosa dhe paniku.

Njëlloj nervoz shprehet edhe bashkëshorti i saj zoti Arsim Sinani. Supozohet se shkak për këtë bllokada, janë mërgimtarët kërcovarë që gjenden në aeroplan, por edhe për të dekurajuar edhe mërgimtarët tjerë, që të mos fluturojnë për në vendlindje./Lajm
Alarm i rrejshëm për bomba në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit
Koncesioneri i aeroporteve të Maqedonisë TAV, pasditen e sotme ka njoftuar se alarmi për për bombë të vendosur në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, ishte i rrejshëm

“Në numrin për informacione në aeroportin e Shkupit u mor paraqitja për bombë në aeroportet në Shkup dhe në Ohër. TAV Maqedoni veproi në pajtim me procedurat e sigurisë dhe menjëher e thirri ekipin e anti-terrorizmit të MPB-së që kreu kontroll të plotë të sigurisë dhe gjatë kësaj u vërtetua se nuk ka arsye për brengosje, pas së cilës që të dy aeroportet vazhduan me aktivitetet e zakonshme”, thuhet në njoftimin e TAV”, transmeton Mia. Nga MPB ndërkaq informuan se pas orës 14 në aeroportin e Shkupit “Leka i MAdh”, anonimisht, tash për tash mashkull i panjohur është paraqitur dhe në gjuhë të keqe angleze ka alarmuar për vendosje të bombës në aeropotet në Shkup dhe në Ohër. Ekipet e anti-terrorizmit të MPB-së, në pajtim me procedurat i kanë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme, në mesin e të cilave edhe evakuimin e të punësuarve dhe të pasagjerëve. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski për Mia ka informuar se është kontrolluar godina e re aeroportuale dhe se asgjë nuk është gjetur. Masa gjithashtu janë ndërmarrë edhe në aeroportin e Ohrit, ku ekipet e antiterrorizmit nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë. Policia po i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për konfirmimin e identitetit të personit që është paraqitur.Koha.mk
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#276

Post by Arbëri » Sat Mar 23, 2013 5:38 pm

Vazhdojnë tentimet për të ndaluar ardhjen e mërgimtarëve shqiptar
Fluksi i mërgimtarëve është në rritje e sipër, nga të gjitha anët e vendit, përfshi edhe nga vendkalimet kufitare për të votuar nesër


Një sërë problemesh për mërgimtarët shqiptar që udhëtojnë në Maqedoni për të votuar në zgjedhjet lokale janë paraqitur ditëve të fundit.
Sot kishte një paralajmërim të rremë për bombë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit ku sipas policisë, një mashkull e kishte paraqitur në ora 14. Njësiti i anti-terrorizmit ka vepruar dhe ka konstatuar se nuk ka bombë.

Ngjarja e tillë, ka nervozuar mes tjerësh, pasagjerët e aeroplanit Frankfurt-Shkup të cilët 3 orë rresht kanë qenë të ngujuar në aeroplan, policia nuk i ka lejuar të zbresin, transmeton Lajm, duke mos u treguar se çfarë ndodh.
Më tej, agjencia për Fluturime Civile në Maqedoni ka refuzuar kërkesat e dy kompanive të huaja për realizimin e fluturimeve në relacionin Bazel – Ohër me pretekstin se ato nuk kishin plotësuar procedurat evropiane dhe se me këtë qëllim është bërë refuzimi.
Në prag të zgjedhjeve, mediat shkruajnë se e gjithë kjo ndodh për dekurajim të mërgimtarëve që më së shumti janë nga Kërçova dhe Struga, mos të kthehen në vendlindje, për arsye tani më të njohura se garat në këto dy qytete kanë marrë karakter etnik, ku neseër do të dihet në qoftë se fiton shqiptar apo maqedon.

Ndërkohë që fluksi i mërgimtarëve është në rritje e sipër, nga të gjitha anët e vendit, përfshi edhe nga vendkalimet kufitare. Në pikën e Tabanocit, sipas të dhënave të MPB-së të sigurara nga ALSAT, numri i personave që kanë hyrë në Maqedoni, është gati 2 herë më shumë krahasuar me kalimet e zakonshme. Të shtunën e kaluar, për 24 orë hyn vetëm 2500 njerëz, ndërkohë që vetëm në 12 orët e para janë futur mbi 4500 njerëz. /Portalb
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#277

Post by Arbëri » Sat Mar 23, 2013 6:45 pm

Ekskluzive: Numri i aeroplanëve me mërgimtarë në ajër rritet në 10

Sipas informatave të fundit mësojmë se 10 avionë nuk po marin të drejtë të aterojnë nga kulla e fluturimeve.
Të afërmit e pasagjerëve janë të shqetësuar për situatën dhe janë në ankth vallë do aterojë avioni në Shkup dhe Ohër apo do duhet të kthehen në destinacionet e nisura.

Gjithashtu, raportohet se në aeroportin e Shkup edhe ata aeroplanë që kanë ateruar dalja e pasagjerëve po vonohet dhe të njejtit po mbahen me pretekse të ndryshme nga autoritetet doganore.
http://dardania.com.mk/ekskluzive-numri ... tet-ne-10/#
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#278

Post by Arbëri » Sun Mar 24, 2013 1:01 pm

Fatmir Dehari - Kanditat per kryetar bashkie në Uskanë/Kërçov

Image


Në Kërçovë votohet sikur të bëhet fjalë për "jetë a vdekje"

Në Kërçovë ka jehonë të madhe të votuesve shqiptarë dhe atyre maqedonas, kurse votimi i deritanëishëm ka arriturr 56 % .

Kurse nëpër kutitë e votimit pritet radhë për të votuar për kandidatin maqedonas dhe atë shqiptarë, edhe pse një betejë lokale tashme beteja në Kërçovë është shndrruarë në betejë etnike./Almakos
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#279

Post by Arbëri » Sun Mar 24, 2013 1:24 pm

Si transportohen votuesit nga Shqipëria

Me disa furgonë dhe vetura, janë duke u transportuar (bartuar) qytetarë nga Shqipëria të cilët po dërgohen direkt në vendvotime gjithandej në Maqedoni, madje edhe në rajonet shqiptare. Atyre si vendtakim orientues, po ju shërben gjimnazi i Resnjës, prej nga me anë të veturave dhe taksive,po shpërndahen gjithandej në Maqedoni shkruan plusinfo.

Sic merret vesh, me më shumë autobusë, furgonë dhe vetura me targa të Shqipërisë dhe Bullgarisë, por dhe me vetura tjera të huazuara përkohësisht, ata po hyjnë nëpërtmjet vendkalimit kufitar "Stenjë". Ndërsa, tek ish-hotel "Europa", në Oteshevë, ata i presin aktivistët nga Resnja të një partie, ndërsa më pastaj të njëjtët transportohen deri tek Qendra për shkollim të mesëm "Car Samoli", e cila (Qender) të dielën në mënyrë speciale është hapur si qendër takimi, për të ardhurit nga Prespa e vogël e Shqipërisë. Aty i pajisen me letërnjoftime, ndërsa prej aty deri në vendvotimet e caktuara, barten me vetura të kandidatëve për këshilltarë të një partie,transmeton Almakos.


Keta persona duhet denuar dhe perndjekur nga Shqiperia !
Nuk eshte hera e pare qe ua shofim sherrin ketyre qe gjoja jane "Sllave" te Shqiperise qe edhe ashtu , vetem per votime i sjellin aty ku demtohet shqiptari .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#280

Post by Arbëri » Sun Mar 24, 2013 1:57 pm

Me dhjetëra furgona dhe autobusë nga Shqipëria për votime në Ohër

Banorët e rrethit të Ohrit njoftojnë për portalin A1on se nëpërmjet pikëkalimit kufitar Shën Naumi, nga Shqipëria janë duke hyrë persona të organizuar për votime në qytetin e Ohrit.

Sipas banorëve të Peshtanit, deri më tani kanë kaluar 15 furgona dhe 3 autobusë të mëdhenjë. Nëpër furgnoa sipas tyre ka pasur mes 16 dhe 20 persona, kurse nëpër autobusë ka pasur edhe nga 50 persona.

Në ndërkohë thonë se për disa qytetarë që kanë fotografuar këto bartje të qytetarëve maqedonas nga Shqipëria, kanë qenë të legjitimuar nga ana e policisë.

Ketu ne gjuhen sllave : http://a1on.mk/wordpress/archives/124501
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#281

Post by Arbëri » Sun Mar 24, 2013 8:03 pm

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#282

Post by Arbëri » Sun Mar 24, 2013 9:02 pm

Në Strugë kryeson Sela (Shqiptare) i PDSH-së i pasuar nga VMRO-DPMNE (Sllave)

Sipas informacioneve të fundit, PDSH kryeson në Strugë me një diferencë prej rreth 2000 votash ndërsa pasohet nga kandidati i VMRO-DPMNE-së. Në shtabin e BDI-së së Strugës mbretëron heshtje.

Garë e ngushtë në Kërçovë

Garë e ngushtë po zhvillohet në Kërçovë ku her kryeson kandidati i BDI-së e herë ai i VMRO-DPMNE. Në këto momente, po vazhdon numërimi dhe pritet brenda më së voni 2 orëve të shpallen rezultatet përfundimtare.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#283

Post by Arbëri » Sun Mar 24, 2013 9:26 pm

Struge , fiton Zijadein Sela -itsok-

"Strugën nuk e fitova unë, por atë e fituan gjithë shqiptarët, edhe ata që votuan kundër meje të gjithë i ftoj të festojmë së bashku për Strugën shqiptare, " tha Sela për Portalb.

Ky eshte :
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3806
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#284

Post by Arbëri » Sun Mar 24, 2013 10:38 pm

Kërçova e shqiptarëve

Sllavo - maqedonasit ishin përgatitur për festë në Kërçovë, por, pas 70 viteve, festën e kanë filluar shqiptarët. Urime!

Uskana eshte e jona..

Image

Image


Na ka ngelur Shkupi dhe Kumanova te behen shqiptare ne te ardhmen , dhe tja vem kufirin sllaveve te urryer .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#285

Post by CERMENIKASI » Sun Mar 24, 2013 10:57 pm

Hajde KERCOVE ta ndëgjofsha t'mirën!T'pafsha ashtu si ma do zemra!!! (CERMENIKASI)
Hajde KERCOVE ta ndëgjova t'mirën!!!! URIME!!!!!!!!!!!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Post Reply

Return to “Lajme”