"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#346

Post by ALBPelasgian » Wed Jul 09, 2014 11:34 am

Prishtinasit duke perkrahur Shkupin:

Image

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#347

Post by ALBPelasgian » Wed Jul 09, 2014 3:46 pm

» Kumanova i bashkohet protestave kuqezi

Image

Edhe rinia shqiptare e Kumanovës sot ka protestuar kundër dënimeve me burgim të përjetshëm ndaj gjashtë shqiptarëve në procesin e montuar gjyqësor ‘Monstra’. Protestuesve të mbledhur në Kumanovë u është drejtuar intelektuali dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti. Ai ka kërkuar nga qytetarët e mbledhur që të protestojnë të qetë, me dinjitet dhe me simbole kombëtare. ‘Ndal dhunës’, ‘Shteti monstër’, ‘Ndal drejtësisë selektive’, ishin disa prej parullave që u afishuan nga protestuesit e mbledhur në Kumanovë. Burime nga kjo protestë bëjnë me dije se të rinjtë kanë shpalosur një flamur kombëtar me përmasa gjigante, duke i dhënë një karakter dinjitoz e kombëtar kësaj proteste.

http://radiokosovaelire.net/?nav=10,2&id=19255
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#348

Post by Arbëri » Wed Jul 09, 2014 4:32 pm

ALBPelasgian wrote:
» Kumanova i bashkohet protestave kuqezi

Image

Edhe rinia shqiptare e Kumanovës sot ka protestuar kundër dënimeve me burgim të përjetshëm ndaj gjashtë shqiptarëve në procesin e montuar gjyqësor ‘Monstra’. Protestuesve të mbledhur në Kumanovë u është drejtuar intelektuali dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti. Ai ka kërkuar nga qytetarët e mbledhur që të protestojnë të qetë, me dinjitet dhe me simbole kombëtare. ‘Ndal dhunës’, ‘Shteti monstër’, ‘Ndal drejtësisë selektive’, ishin disa prej parullave që u afishuan nga protestuesit e mbledhur në Kumanovë. Burime nga kjo protestë bëjnë me dije se të rinjtë kanë shpalosur një flamur kombëtar me përmasa gjigante, duke i dhënë një karakter dinjitoz e kombëtar kësaj proteste.

http://radiokosovaelire.net/?nav=10,2&id=19255
Shërbimi sekret maqedonas ka futur flamujt arab në protestat e shqiptarëve >> http://www.gazetaexpress.com/lajme/sher ... eve-27664/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#349

Post by Arbëri » Wed Jul 09, 2014 5:37 pm

Arbëri wrote:T'ju rikujtoj vrasjen e gjashtë pakistanezëve dhe të një indiani, gjatë vitit 2002 në vendin e quajtur Vreshtat e Reshtakut, të cilët u quajtën prej maqedonasve si terroristë muxhahidinë dhe viktimat u veshen me uniforma te UCK-es dhe e shperndan neper bote.
Keta ishin emigranta rruges per ne Evrope :

Kur genjeshtrat ose rrenat i kane kembet e shkurtera :
Nga BBC :
Macedonia faked 'militant' raid

Macedonian officials have admitted that seven alleged Pakistani militants killed in March 2002 were in fact illegal immigrants shot in cold blood to "impress" the international community.
They said four officers in the security services had been charged with their murder, while former Interior Minister Ljube Boskovski may also face charges.

At the time, the interior ministry said they had been killed after trying to ambush police in the capital, Skopje.

But a police spokeswoman said they had in fact been shot in a "staged murder".

The Macedonians were apparently trying to show the outside world that they were serious about participating in the US-led war on terror, officials say.

"It was a monstrous fabrication to get the attention of the international community," Interior Ministry spokeswoman Mirjana Kontevska told a news conference.

Questions asked

When the incident was reported more than two years ago, it was claimed that a new front had opened up in the war on terror.

The Macedonian interior ministry said the seven men of Pakistani origin were killed after opening fire on a police patrol with machine guns.

Mr Boskovski said the dead men had been planning attacks on vital installations and embassies.

But questions soon began to be asked about the authorities' version of events.

Now the public prosecutor's office has brought charges against officers involved in the case and has asked parliament to waive Mr Boskovski's immunity from prosecution.

The former interior minister denies any wrongdoing.

Gunned down

Police spokeswoman Mirjana Konteska told the Associated Press news agency that the victims were illegal immigrants who had been lured into Macedonia by promises that they would be taken to western Europe.

She said they were transported to the Rastanski Lozja area, about 5km north of Skopje, where they were surrounded and gunned down by police.

"They lost their lives in a staged murder," she said.

Ms Konteska told AP the investigation was continuing and more suspects could be charged.

If convicted, they face between 10 years and life in prison.
http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/3674533.stm



Duhet te shiqohen dhe ruhen keto video si fakte :

part1
http://www.dailymotion.com/video/x3pwq1 ... e-fyr_news

part2
http://www.dailymotion.com/video/x3pwuy ... e-fyr_news

part3
http://www.dailymotion.com/video/x3pwz8 ... e-fyr_news

part4
http://www.dailymotion.com/video/x3pxeu ... e-fyr_news

Anjeher askush nuk u pergjigj per keta 7 te vrare !
T'ju rikujtoj rastin e Sopotit ,
SHKUP- 11 persona u shpallën fajtorë, me akuzën se kishin vendosur një mjet shpërthyes në fshatin Sopot në vitin 2003, nga i cili humbën jetën dy ushtarë të NATO-s dhe një civil. Rasti u shëndrrua në një çështje poltike, pas fakteve që dolën më vonë që sygjeronin se të dënuarit mund të mos kenë qënë fajtorë.

Aktualisht të burgosur janë 5 persona, kurse 6 të tjerë në arrati. Gjykata e Kumanovës ka marrë një vendim që për katër të akuzar dhe që vuajnë dënimin me bug, të ketë një rigjykim për rastin e Sopotit. Vendimi, siç njoftohet, ende nuk ka hyrë në fuqi. Pritet që vendimi të zbatohet të hënën. Rasti Sopot tërhoqi vëmendje dhe u shëndrua në çështje politike, pas publikimit të fakteve që sygjeronin se të akuzuarit mund të mos jenë fajtorë.

Banorët e fshatit Sopot u akuzuan se kishin vendosur një minë, nga shpërthimi i të cilës në vitin 2003, humbën jetën dy ushtarë të NATO-s dhe një civil.

Ish ambasadori i NATO-s, në Maqedoni por edhe politikanë të lartë, ish ministrat e mbrojtjes dhe të brendshëm, dëshmuan para një komisioni hetimor parlamentar, të cilët sygjeruna se banorët e fshatit janë të pafajshëm. Por edhe përkundër këtyre konstatimeve, gjykata 11 të akuzuarit i dënoi me më shumë se 150 vjet burg.

Me vendimin e Gjykatës në Kumanovë për rigjykim, të akuzuarit kanë shpresë se do të dëshmojnë pafajsinë, për të cilën kanë insituar vazhdimisht.


Ne gjuhen angleze nga >> http://www.state.gov/documents/organization/160201.pdf


I fundit u lirua para dy vitesh pas presionit nderkombetar , NATO, USA, EU , qe kjo vrasje ishte montim nga shteti i BJRM dhe dy ushtaret e NATO-s nuk ishin te vrare nga shqiptaret ! Pas lirimit te tij/tyre nga burgu , vdiq Safet Limani 43 vjeçar.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#350

Post by Adriana » Fri Jul 11, 2014 2:10 pm

FOTO LIVE: Shtet-rrethim policor në Maqedoni / Shkupi në prag shpërthimit
http://www.pakufije.com/2014/07/11/foto ... perthimit/

Image


Image


Image


Por shtet-rrethimi i tyre nuk i ka frikesuar aspak shqiptaret, ashtu siç ishte paralajmeruar ne Shkup, shqiptaret kane nisur protestat:

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#351

Post by ALBPelasgian » Fri Jul 11, 2014 2:42 pm

Nje numer i madh te rinjsh nga mbare Kosova provuan te hynin ne Maqedoni per t'iu bashkengjitur vellezerve te tyre ne Shkup, por autoritetet e FYROM-it kishin barrikaduar kufirin duke mos lejuar qarkullimin e lire.
Kosova mbështet Shkupin: Qindra protestues te kufiri Kosovë -Maqedoni

Image

Qindra të rinj nga Kosova ishin mbledhur në vendkalimin Kufitar Hani i Elezit për të mbështetur protestuesit që protestonin në Shkup.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=105934
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#352

Post by Arbëri » Fri Jul 11, 2014 3:30 pm

Shkupi ri-zgjoi diasporën shqiptare

The Albanian

Me dhjetëra protesta janë paralajmëruar të zhvillohen këtë fundjave nga Çikago, New York Londër, Bruksel Vjenë, Berlin e deri ne vendet skandinave apo Turqi.

Ky rizgjim i diasporës vjen pas protestave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe duhet theksuar se që prej para luftës së Kosovës nuk është parë një organizim i tillë.

Solidarizimi me shqiptarët e Shkupit është njëra prej pikave që i bashkon mërgimtarët shqiptarë, por këto protesta po duken edhe si ri-kujtesë sidomos për klasën politike shqiptare në Ballkan, se Diaspora vazhdon të jetë, të ekzistojë, të gjallojë, duke dëgjuar në çdo moment “zanin e nanës”.

Këto protesta janë një ri-kujtesë se mërgata shqiptare nuk është e përfaqësuar, madje shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë akoma nuk u është e njohur e drejta e votës, e madje asnjë “gjysëm haberi” nuk ka për ta në këtë drejtim, përveç rasteve kur del ndonjë lajm i shpejtë se diaspora e paska rrudhur edhe më shumë qesen, që paskan humbur disa miliona të parashikuara për diasporën nga një Ministri në Kosovë e të tjera si këto.

Sot asnjëra nga shtetet shqiptare nuk ka një statistikë të saktë mbi numrin e shqiptarëve në diasporë, ndonëse qeveria e re e Tiranës nuk e ka parë të arsyeshme ngritjen e një Ministrie për Diasporën siç e ka Kosova, maje nuk dihet nëse ka ndonjë institucion apo qoftë zyrë të shtetit shqiptar (desk) që të merret me këtë punë. Kryeministri Rama në të vërtetë ka premtuar të drejtën e votës së mërgimtarëve shqiptarë, por duket se akoma nuk është kujtuar për ta, (edhe në takimin e fundit me ambasadorët në Tiranë diaspora aq më tepër e drejta e votës, thuajse nuk u përmend). Çuditërisht për këtë nuk u kujtua as ish-krye-mjaft-isti Veliaj që atëbotë reklamonte pa ndërprerë planin e tij për votimin e diasporës dhe sot ka postin e Ministrit të Rinisë.

Nga ana tjetër tek diaspora nuk shihet ndonjë përçapje apo angazhim, edhe pas dështimit të ca iniciativave me peticione online për të drejtën e votës, apo pas humbjes së madhe të kuqezinjve në zgjedhjet e fundit në Shqipëri.

Por edhe tek shqiptarët e Kosovës apo Maqedonisë duket një shpërfillje totale e të drejtës së votës për zgjedhjet atje, pasi ata nuk kishin një kandidat të tyrin për të cilin të votonin apo vendet e rezervuara në parlament.

Gjithsesi duket se Shkupi e ri-zgjoi diasporën nga kjo përgjumje dhe shpresohet se ky nuk do të jetë rizgjim i përkohshëm, por organizimi dhe angazhimi i tyre, do të mbërrijë deri në “parlamentet” shqiptare dhe diaspora do të ketë përfundimisht përfaqësuesit e tyre. Image




Protestat ishin fantastike sot ! Tamam SHQIP .
Ne krye te protestave ishte Zijadin SELA dhe Nuri SEFERI .
Sllavet paralajmeruan kunderprotesta per sot , por si duket ishin futur ne birre te miut http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/17600 ... nasve.html
Falemnderit per perkrahjen vellezerve anembane trojeve/diaspores shqiptare -loveyou-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#353

Post by Arbëri » Fri Jul 11, 2014 6:24 pm

Sot kufiri Kosov - Maqedoni ,Hani Elezit!
Image

Vazhdimisht kan qene aktiv shqiptaret e Kosoves ne keto protesta qe po vijojne ne Shkup , sidomos simpatizuesit e KF PRISHTINA, te ashtuquajturit Plisat .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#354

Post by ALBPelasgian » Sat Jul 12, 2014 9:37 am

Edhe Gjakova i eshte bashkengjitur protestave ne mbeshtetje te Shkupit:

Image

Image

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#355

Post by Adriana » Tue Nov 11, 2014 1:55 pm

[quoteemNga Miat Sadiku]Tre herë në ditë nga dy lugë gjoba para buke!

Ka kohë, që shumica e shqiptarëve të Maqedonisë bukën e gojës e fitojnë duke shitur ndonjë kafe, çaj, hamburger apo duke detyruar fëmijët e tyre të njomë që të shesin rrugëve ndonjë çamçakëz ose cigare. Të tjerët kanë marrë rrugët e Europës dhe enden nga ndonjë kushëri në Gjermani apo Zvicër deri tek ndonjë shok në Suedi apo Norvegji që t’u gjejnë ndonjë punë në të “zezë” apo për t’u “siguruar” ndonjë plakë për t’u martuar me “letra”!

Këta të “Europës”, një zot e di a do gjejnë punë?! Sa do përfundojnë nëpër burgje apo të “martuar” dhe sa nga ta do kthehen të zhgënjyer që kushëriri, shoku apo miku nuk u gjeti punë. Ndërsa ,“biznesmenët” e grupit të parë, jo vetëm që numërojnë numrin e artikujve të shitura me gishtat e dorës, dhe hesapi u del negativ, por edhe inspektorët dhe “speciallcit” i gjurmojnë si të ishin bashkëpunëtorë të Bin Ladenit!

DHP, besoj që edhe ata që se kanë ditur këtë shkurtese tashmë e dinë mirë, që më mirë të kesh punë me “Ajzrailin” se sa me inspektorët e kësaj drejtorie. Gjuha e tyre është: gjobë prej tre mijë euro, pesë mijë euro, shtatëdhjet mijë euro gjobë, anipse e tërë pasuria juaj mund të jetë fryma që perëndia u ka falur dhe tre fëmijët e mitur!

Ka mundësi, që, kur hapet muhabeti për këtë drejtori dhe shtet, dikush t’ju keqkuptojë që jeni ithtarë të anarkizmit apo bashibuzuk, sepse sistemi është sistem dhe tatimet duhet të paguhen, rregullat duhen rrespektuar! E drejtë, obligimet duhet përmbushur, por a përmbush shteti obligimet ndaj qytetarit?! Them që ky ekuacin: shtet – obligime- qytetar funksionon vetëm në favor të shtetit.

Shqiptari i Maqedonisë, i margjinalizuar ekonomikisht dhe politikisht, pa pikë mbështetje institucionale s’ka rrugë tjetër përveç që të provojë një nga “bizneset” e lartëpërmendura, duke huazuar edhe mjetet themelore për punë nga ndonjë famijlarë zemërgjërë. Ato dy mijë denarët ndihmë sociale, nëse është nga ata fatlumët që marrin edhe aq, nuk i dalin as tre ditë, kështu thotë statistika e shtetit dhe shporta zyrtare.

T’i dënosh apo gjuajsh këta njerëz me gjoba mijëra euroshe dhe forca speciale, vetëm sepse luftojnë të sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre me djersë, është e padrejtë. E padrejtë është, edhe nëse ata nuk kanë kasë fiskale apo nuk përmbushin ndonjë kusht apo standard ligjorë. E padrejtë është sepse ata kanë të drejtë të punojnë, dhe shteti asnjëherë nuk u ka zgjatur dorën për t’i ndihmuar. Jeta do të vazhdojë edhe pas kësaj terapie, por tre herë në ditë nga dy lugë gjoba para buke, sepse bukë nuk ka çdokush![/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#356

Post by Adriana » Tue Dec 09, 2014 10:06 pm

(VIDEO) Shkupi me dy fytyra!

Dhjetëra aktivistë po përdorin rrjetet sociale për të kërkuar jetë më të mirë për shqiptarët në Shkup.

“Duam Çair të Pastër” është një faqe në ‘Facebook’ që ka tubuar rreth vetes mbi 5000 qytetarë të pakënaqur nga mungesa e investimeve dhe kushteve elementare për jetë në zonat shqiptare, e veçanërisht komunën e Çairit ku shumica e popullsisë është shqiptare.

Valbona Reka, ideatorja e kësaj faqe, ku qytetarët po publikojnë video dhe foto nga situata e rëndë në Çair, thotë se Shkupi është qytet me dy fytyra, njëra fytyrë është ajo e qytetit modern, ku vazhdimisht diçka ndërtohet, kurse fytyra e dytë e Shkupit është ajo ku banojnë kryesisht shqiptarët dhe ku e ke ndjenjën se e kaluara e ka ngushtë që të depërtojë drejt të sotmes.

“Dallimet janë shumë evidente, shumë të qarta. Nëse vetëm kaloni në anën tjetër të lumit në komunat maqedonase, do të shikoni progres, kurse në komunën tonë do të shihni një regres, çdo gjë ka stagnuar. Në infrastrukturë nuk investohet. Ne akoma flasim për rrugë me gropa, me baltë, për rrugë të pandriçuara, për lagje pa kanalizim”, shprehet aktivistja, Valbona Reka.

Mes këtyre dy fytyrave që dallojnë aq sa të duket se nuk ke të bësh me të njëjtin qytet, rrjedh lumi Vardar. Dhe ky lum është kufiri ujor që ndan rrjedhën e jetës së shkupjanëve shqiptarë dhe atyre maqedonas.

“Për të bërë një krahasim ja një foto si është jeta në pjesën ku jetojmë ne shqiptarët, këtë fotografi e kam bërë mbrëmë, dhe ja dhitë duke shetitur nëpër Cair. Për fat të keq dallimi është evident dhe dëshmitë janë gjithandej. Kamera juaj nuk ka nevojë të futet nëpër lagje brenda por vetëm ti shohim ditën prej jashtë. Dallimet kanë qenë që nga koha e komunizmit por për fat të keq i kemi edhe sot dhe kushtet ku jetojnë shqiptarët janë shumë të rënda”, tha Bujar Idrizi, aktivist.

Aty ku fillon pjesa e vjetër e Shkupit ndodhet edhe përmendorja e Skënderbeut. Heroi ynë kombëtarë tani nuk është i vetmuar si para disa viteve: disa metra përballë tij qëndrojnë përmendoret e dy heronjve të popullit maqedonas, të ngritura në kuadër të projektit monoetnik “Shkupi 2014”, që ka thelluar edhe më tepër ndarjet mes shqiptarët dhe maqedonasve.

“Shkupi 2014 vetëm e ka konfirmuar politikën diskriminuese që me dekada e kanë udhëhequr maqedonasit kundrejt shqiptarëve. Me Shkupin 2014 politika maqedonase po pretendon që të futet edhe në pjesën tonë”, shtoi Idrizi.

Nga gjitha lagjet e Shkupit shqiptarë më problematike janë Serova dhe Gazi Baba. Shenjë njohëse e këtyre lagjeve janë rrugicat e ngushta dhe shtëpitë e ngjeshura njëra pranë tjetrës.

“Gjatë kohës së monizmit, në periudhën 50 vjecare nuk është investuar aspak në lagjet shqiptare, por edhe pas pavarësimit të Maqedonisë, këto 25 vite vazhdon i njejti diskriminim dhe nuk ndahen mjete për zhvillimin urbanistik dhe për zhvillimet tjera në lagje shqiptare” deklaroi gazetari Bekim Buci.
Lagjet e Shkupit shqiptarë kryesisht bien në territorin e Komunës Çair. Këtu qytetarët prej moti ankohen se ngushtica në të cilën ata jetojnë bëhet gjithnjë e më e ngushtë nga ndërtimet e reja që gëlltisin ato pakë hapësira të gjelbërua.

“Do të ballafaqohemi me probleme tjera siç është mungesa e ujit, rryma, parkingjet. Do të kemi mungesë të shkollave, çerdheve që nuk do të mund ta mbulojnë këtë numër të fëmijëve dhe banorëve që po shtohen. Ne bëmë disa statistika dhe me këto ndërtime, numri i banorëve nga 70 mijë mund të arrijë në 100 mijë” u shpreh Reka.

Në pjesën shqiptarë të Shkupit ndodhet edhe Teatri Shqiptar që rindërtohet nga e para e që thuhet se do jetë shumë më i bukur se ai i dikurshmi. Por megjithatë, ai do mbetet aty ku ishte edhe më parë: pranë tregut më të madh të gjelbër të Shkupit të quajtur ‘Bit Pazar’.

Intelektualët dhe aktivistët shqiptarë, thonë se dy pamjet e Shkupit të sotëm ia ka humbur fytyrën vërtetë kryeqendrës së Maqedonisë. Ata dyshojnë se dikush ka vendosur t’ia shlyej atij fytyrën shumetnike dhe dëshiron t’ia jep dukjen që nuk e ka pasur kurrë, vetëm atë të maqedonasve etnik.


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#357

Post by Adriana » Mon May 18, 2015 10:40 pm

  Shqiptaret ne krahun e gabuar….

Po komentohet gjate pjesmarrja masive e shqiptareve ne protesten e fuqishme te opozites maqedonase te kryesuar nga Zaev per rrezimin e Gruevskit e qeverise se tij .Personalisht qe ne fillim dua te jem qartesisht i hapur tek pranoj qe jam kategorisht kunder pjesmarrjes e perfshirjes se shqiptareve e simboleve te tyre kombetare ne ndihme te nje tjeter maqedonasi qe mezi pret te vije ne krye per te vazhduar serine e rradhes se histerise Antishqiptare ne vazhdim.Ketij lloj rreshtimi ne krah te Zaev une do ta komentoja si ne krah te Armikut tim per ta ndihmuar te rrezoje armikun e vet….Populli yne thote qe per inat te sime vjehrre [ Gruevskit Jankullovskes, , Ali Ahmetit e Menduh Thacit ] ..vete fle me mullixhine – Zaevin e opoziten e tij …A e pate dje sec beri ky Zarevi qe po perkrahni e qe per te keni ardhur nga ana e anes? ..E pra ai nderoi e mbajti nje minute zi per policet e vrare maqedonas e as qe denjoi ta bente nje gje te tille per qytetaret e pafajshem te ketij shteti qe u vrane nga kjo polici ne Kumanove, pasi ata ishin me origjine shqiptare , e natyrisht pervec perbuzjes e urrejtjes ndaj tyre Zaevin e paraardhesit e mbrapaardhesit e tij te nje gjaku , serbo -sllav nuk i lidh kurre asgje..A pate ndonje maqedonas te kerkonte e te therriste per te denuar vrasjet e shqiptareve ne Kumanove?……Pas Gligorovit qe ju premtoi e i la ne balte e varferi…Pas Crvenkovskit qe i vrau e i burgosi …e pas Gruevskit qe ju vuri tanket e autoblindat duke i rrenuar e syrgjynosur ku e si te mundete …shqiptaret e Maqedonise krejtesisht te corientuar e te tradhetuar nga te gjitha anet duket se prape poshtersisht e djallezisht po perdoren si mish per top. Si gjithmone edhe kete rradhe maqdonet e serbo – sllavet po i shfrytezojne ata per te nxjerre geshtenjat nga zjarri pervelues i tyre me duart e tyre te pafajeshme.Shqiptaret duhet te ngrihen ne protesta te fuqishme si qytetare te barabarte te atij shteti ne rradhe te pare per te drejtat e tyre …Te ngrihen e protestojne per vrasjet e Kumanoves, per burgosjet e tyre e arrestimet masive , per keqtrajtimet sistematike qe ju behen ne cdo hap te jetes se tyre te perditeshme, per mohimin e te drejtave te tyre elementare , per perbuzjen fyerjet e rracizmin e fobine antishqiptare qe ne kete vend eshte sanksionuar ne pushtet fort e me fort , te pakten qe prej 1991 e ne vazhdim…Shqiptaret para se te jene ne krah te Zaevit , qe neser sa te vije ne pushtet do te beje absolutisht te njejten gje si Gruevski e Jankullovska ., duhet te jene ne krah te njeri tjjetrit e te marrin ne duar te sigurta njehere e mire fatet e tyre . .Shqiptaret e Maqedonise, duhet te kerkojne se pari rrezimin e tradhetareve te tyre Ali Ahmeti e Menduh Thaci qe jo vetem i lane ne balte por i tradhetuan poshtersisht me armikun shekullor serbo sllav..per vrasjen e tyre ne mes te dites si e si te ruanin karriget, postet e ofiqet e ndyra dhuruar nga Antishqiptarizmi sllavo – maqedon…Duhet te kerkojne gjetjen e fajtoreve per ngjarjet e fundit ne Likove e Kumanove , ndalimin e rracizmit ndaj tyre, dergimin ne Tribunalin e Hages se krimineleve Gruevski, Jankullovska e Mijlkov, daljen nga kualicioni qeveritar te Partive shqiptare BDI e PDSH, … e pastaj ne emer te bashkejeteses paqesore e nen nje shtet demokratik e te garantuar me Kushtetute mund te dalin se bashku me maqedonet e Zaevit per nje Maqedoni ndryshe , europiane e qe aspiron hyrjen ne NATO apo edhe BE…. Ndaj vellezerit e mij te nje gjaku,,mjaft ne krah te nje tjeter armiku tuaj te rafinuar…Larg zjarrit sllavo – maqedon se nese deri tani jeni djegur , neser mund te perveloheni fare…Ndizni zjarrin tuaj shqiptar se jeni ne trojet tuaj e ne te drejten e Zotit …e lereni te digjet ne kete zjarr fobine shekullore Antishqiptare te serbo sllaveve. Pas protestave Pro -turke nje muaj me pare po ne Shkup , edhe kjo e se dieles se 17 Majit Pro -Zaev ..per nje njeri te mencur,, nje shqiptar te ndershem e patriot, eshte nje tjeter lajthitje, corientim, pa pjekuri qytetare e shqiptareve qe ja u ul atyre mjaft prestigjin si popull e si Komb ne syte e Botes se qyteteruar e civilizuar si dhe njollos se tepermi orientimin e tyre te qarte Pro – SHBA e Perendimor……..Maqedonet le te nxjerrin syte me njeri tjetrin, …shqiptareve u takon te hapin syte e te bejne kater se mjaft jane djegur e vrare prej tyre …Historia e jeta ka treguar se gjaku s’behet dot uje e se Ujku nuk mund te jete kurre Bariu i Deleve e te ruaje vathen e tyre….

Shkruan : Adriatik DOSTI  



Ne fakt edhe une kur e ndoqa protesten e djeshme (pjeserisht) mendova nje gje te tille qe pak a shume pershtatet me titullin e mesiperm... dje

Por ama jane disa gjera qe me frenojne te ngre ze ne kete rast, apo ta shpreh me nje shqiptar/e nga maqedonia pyetjen: qe pse mbani ''krahun e gabuar'', nga fakti se nese do me me pyesnin qe CILIN KRAH TE MBAJME MOJ ADRIANE, pergjigja ime do ishte te SHQIPTAREVE dhe vetem te SHQIPTARVE... por kam frike se do me thone: cfare ka bere apo po bene qeveria shqiptare pse situanen tone?!.... dhe une ketu do kisha mbetur pa fjale.....

Mjafton ti hedhim nje veshtrim te gjitha postimeve qe jane hedhur ne forumin tone nga protestat e shqiptareve ne maqedoni, vrajse, rrahje, djegje, arrestime, bombardime, etj, etj, etj, do vetkuptojme qe shqiptaret e maqedonis nuk enderrojne gje tjeter pervece te mbajne krahun si SHQIPTAR!!


Situata e shqiptarve ne maqedoni per mendimin tim eshte situata qe me shume flitet (nga populli) dhe me pak veprohet (nga qeveria shqiptare). Duhet te dalim te protestojme ( nate e dite ) para qeverise shqiptare dhe tu kerkojme te mbrojne vellezerit dhe motrat tona sa nuk eshte teper vone (para se ti ''mbrojne'' disa te tjere).
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#358

Post by Arbëri » Wed Nov 11, 2015 3:21 pm

Gjakderdhjes në Shkup: shqiptarët me thika sulmuan tifozët e "Crvena zvezda " te Beogradit ne Shkup , njëri nga te lenduarit plagosur rëndë!
Gazeta serbe shkruan , kjo erdhi si kundeprgjigje pas refuzimit te Kosoves ne UNESCO !
http://kosarka.hotsport.rs/2015/11/10/k ... -povreden/
Te ashtuquajturit "Delije" ( simpatizues serb ) jane te njohur si tifoz me te rrezikshem ne Europ . Para pak ditesh sulmuan kroatet , vrane nje franqes para ca vitesh .. por me shqiptaret (shvercerat) si gjdo here , kur vijne ne Shkup per ndeshje basketbolli , kthehen me ndihma te shpejte ne spitalet e tyre .

Keta jane :
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#359

Post by Adriana » Thu Nov 12, 2015 10:41 am

Arbëri wrote:
Gazeta serbe shkruan , kjo erdhi si kundeprgjigje pas refuzimit te Kosoves ne UNESCO !
http://kosarka.hotsport.rs/2015/11/10/k ... -povreden/




Popullit pa shije edhe justifikimet nuk u kane hije, keta racionin e drurit ne shkup e kan racion, sa here qe e kan shkelur ate... :)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#360

Post by Arbëri » Fri Nov 13, 2015 1:31 am

Po te ndodhte nje problem i tille me tjera nacionalitete , sikur popujt e Europes perendimore metvertete do isha kunder ketyre djemve , por keta , me beso qe e kane pak , po them pak , se nuk ja ki idene se cfare kafshe jane keta kur jane shume dhe pse sulmojne femij e gra , sju behet vone . Fare e poshter eshte , po cka se iknin gjithe keta "trima" qe ishin qindra aty me flamuj ndersa djemt tane ishin vetem 15 ,betohem qe skishte me shume dhe asnje "grithe " nuk ju nodhi . flamujt jau morren dhe besoj tjeter here do vijne me koke ulur se sbehet kshu saher qe vijne te hajne dajak :)
Disa foto nga gazeta serbe http://www.kurir.rs/sport/kosarka/horor ... ak-2012803
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Lajme”