"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#1

Post by Zeus10 » Fri Apr 23, 2010 2:08 pm

23/04/2010 15:20

Duke rikujtuar faktin se qeveria e mëparshme e konservatorëve la pas një ekonomi që i ngjante një anijeje gati për t’u mbytur, kryeministri Papandreu ka deklaruar nga ishulli i Kastelorizos, se duke mos pasur asnje rrugëdalje përballë situatës së vështirë ekonomike dhe spekulimit të tregjeve financiare, vendi duhej të kërkonte përfundimisht ndihmë nga BE-ja dhe FMN-ja. (UPDATE)
“Ështe një nevojë kombëtare dhe e domosdoshme, të kërkojmë zyrtarisht nga partnerët tanë, aktivizimin e mekanizmit mbështetës, që bashkarisht krijuam.Kam dhënë urdhër tek ministri i Financave të kryeje proceduarat e duhura”, u shpreh Papandreu.
Ne baze te opinionit te krijuar per menyren e huazimit te Greqise ,vendit me borxhin dhe deficitin buxhetor me te madh ne Europe, tregjet financiare rriten ditet e fundit normat e interesit ne shifra te jashtezakonshme, cka vleresohet se solli edhe kerkesen per aktivizimin e mekanizmit mbeshtetes.
“Nuk diskutohet se Greqia ka nevoje per nje plan qe te dale nga kriza.Ne fakt i duhet te beje nje plan dhe te marre ate vendim.Une besoj se qeveria greke po mundohet te mos humbase koston politike” , u shpreh Vagelis Agapitos, analist financiar.
Nderkohe mbi 51% e grekeve shprehin shqetesim per huane qe do marre vendi sidomos nga FMN. 32 % e grekeve ne nje sondazh per televizionin SKAI besojne se situata politike ne Greqi do te doje me shume se dhjete vjet qe te normalizohet situata ekonomike.
Mijera greke kane protestuar ndaj masave antikrize diten e enjte, duke paralajmeruar per trazira sociale nese qeveria do te shpalle masa te reja pas huase qe do marre nga BE dhe FMN.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#2

Post by Socio » Fri Apr 23, 2010 6:44 pm

Shume bukur, u fut edhe Greqia ne IMF.

Lajmi me i mire qe kam degjuar kete jave :D
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#3

Post by Arbëri » Sun Apr 25, 2010 10:37 am

Greqia të mendohet për daljen nga Eurozona

Greqia ka më shumë nevojë për ndihma financiare se sa 45 miliardëshi i planifikuar nga BE dhe FMN-ja. Sipas njoftimeve të gazetës gjermane "Welt am Sonntag", nevojat e Athinës kapin shifrën e disa qindra miliardave euro. Ndërkohë në politikën e Berlinit është rritur shqetësimi se ndihmat financiare për Greqinë, me një borxh aktual prej 300 miliardë eurosh, mund të jenë rasti i një fuçie pa fund. Partia kristiansociale në koaliconin qeverisës në Gjermani, CSU, i ka bërë thirrje Greqisë të mendohet për daljen nga eurozona. Kryetari i grupit bavarez të CSU-së në Bundestag, Hans-Peter Friedrich tha për televizionin gjerman, ARD: "Grekët do të duhej, sipas mendimit tim, të mendoheshin mirë, për të dlaë nga zona e euros. Kjo do t'u jepte atyre mundësinë, që të mateshin me valutën e tyre dhe kështu të bënin ekonominë e tyre më konkuruese." Ndërkohë sipas njoftimeve të agjensive, tre të katërtat e grekëve janë të pakënaqur me qeverinë. Sipas Institutit Alco, grekët mendojnë se qeveria e tyre ose ka reaguar shumë ngadalë ose jo ashtu si duhet në lidhje më krizën. Mbështetja për kryeministrin Papandreu po bie. 65,2% të grekëve janë të mendimit se Papandreu i ka lënë në paqartësi mbi të vërtetën e ekonomisë greke.

/dw/http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/38403.html

____________________________________________________________________________________________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#4

Post by Arbëri » Tue Apr 27, 2010 9:25 pm

Greqia: Para edhe per 22 dite

Qeveria greke ka bere për here te pare deklarata alarmante për thellimin e krizës ne vend, ndërkohë qe Gjermania është i vetmi vend anëtar i BE-se qe ka shfaqur rezerva te forta për paketën e ndihmës financiare për Athinën. "Kemi para vetëm për 22 ditë". Kështu është shprehur ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinu, i cili gjatë një fjalimi në Parlament ka theksuar se Greqia s'kishte rrugë tjetër veçse të pranonte ndihmën nga FMN dhe BE. "Ekziston një datë e rëndësishme, 19 maji, kur duhet të shlyejmë miliarda euro borxhe. Kemi para deri atëherë, por më pas nuk e dimë", ka pohuar ministri. Pikërisht në momentet kur Athina po negocion me FMN dhe BE, qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë nga borxhet. Kjo pasi një sondazh i fundit tregon se mbi 60 për qind e grekeve janë shprehur kundër ndihmës nga ana e FMN-se. Ne anën tjetër, Kryeministri grek, Jorgos Papandreu i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të matur dhe të ruajnë qetësinë. Ai theksoi se ne këtë moment tepër te vështirë, Greqia ka nevoje për qetësi për te ndërmarrë reforma te thella.
http://www.vizionplus.tv/news_vizion_single.aspx?33683
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#5

Post by Arbëri » Fri Apr 30, 2010 4:40 pm

Papandreu: Ne loje mbijetesa e shtetit, Sarkozi mbledh ministrat


Image


Papandreu: Ne loje mbijetesa e shtetit, Sarkozi mbledh ministratATHINE- PARIS- Kryeministri i Greqisë, George Papandreu u tha sot ligjvënësve se në lojë është “mbijetesa e shtetit” në negociatat me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Greqia po zhvillon negociata me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën prej 45 miliardë eurove, për të cilën Athina thotë se i nevoitet deri në 19 maj që të shmangë borxhe të reja.

Ndërkohë në Francë, presidenti Sarkozi ka kërkuar një takim me disa ministra kyc francez në lidhje me planin e ndihmës për Greqinë. Në takimin që pritet të zhvillohet nesër, më 1 maj, në Elise është i ftuar dhe ministri i financave Kristine Lagarde.
(s.g/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#6

Post by Arbëri » Fri Apr 30, 2010 4:43 pm

German anger at paying for luxury Greek pensions

http://sluggerotoole.com/2010/04/27/...reek-pensions/

And a handy table that breaks down the differences in detail -
Greece Germany
Years of work to earn full pension: 35 45
Proportion of wages as pension: 80 %* 46 %
Number of pension payments a year: 14 x 12 x
Pension increase 2004: 3 % 0 %
Pension increase 2005: 4 % 0 %
Pension increase 2006**: 4 % 0 %
Minimum payment (Euros): 445 ca. 600
Maximum payment (Euros): 2538 ca. 2100
Minimum pension age for men: 65 65–67
Minimum pension age for women: 60 65–67
Average pension entrance age: 62,4 63,2
* for insurance beginning before 1.1.1993, 70% after 1.1.1993, average earner;
** last available figures; sources: Eurostat, OECD, Dt. Rentenversicherung
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#7

Post by alfeko sukaraku » Fri Apr 30, 2010 6:43 pm

Socio wrote:Shume bukur, u fut edhe Greqia ne IMF.

Lajmi me i mire qe kam degjuar kete jave :D
socio

me pelqen fotoja qe ke vendosur ne masken tende...si mao ce duni gjane -lol-
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#8

Post by Socio » Sat May 01, 2010 8:28 am

alfeko sukaraku wrote:
Socio wrote:Shume bukur, u fut edhe Greqia ne IMF.

Lajmi me i mire qe kam degjuar kete jave :D
socio

me pelqen fotoja qe ke vendosur ne masken tende...si mao ce duni gjane -lol-
ha-ha-ha !


Faleminderit Alfeko ...


O, perpak harrova te ta uroj gradimin e merituar ne 'crown member' !!

URIME ! :D :D
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#9

Post by Arbëri » Sat May 01, 2010 2:39 pm

Kriza ne Greqi, 1 Maji, incidente ne Athine e Selanik

Image
http://www.mondo.rs/s168406/Svet/Prvoma ... ackoj.html
ATHINE- Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër dhjetëra të rinvje të cilët ishin vendosur para ministrisë së Jashtme në qendër të Athinës Të rinjt, me shumë mundësi pjesëtar të lëvizjes anarkiste kishin hedhur bomba molotov kundër agjentëve, njëri prej të cilëve është rrëzuar në tokë por nuk është lënduar.
Ky incident, në fillim të manifestimeve kundër planit antikrizë me rastin e 1 majit, janë vazhdë e incindetit të ndodhur në sheshin përpara ministrisë së financave.
Incidente dhe në sheshin Sintagma ku të rinjtë anarkistë kishin nisur të godisnin hotel Grande Bretagne ndërsa kishin sulmuar dhe një kamion të tv grek ert. Policia ishte detyruar ti shpërndante protestuesit duke përdorur dhe shkopinjt e gomës.

Incidente dhe në Selanik. Policia greke përdori gaz lotsjellës për të larguar grupe të rinjsh të cilët po thyenin vitrina të bankave dhe dyqaneve në Selanik, në kuadrin e manifetimeve të 1 Majit, njoftoi një burim policor.

Rreth 250 persona sulmuan me shufra hekuri dy automatë bankash, vitrinën e një reviste në internet dhe një makinë luksoze, bëri të ditur ky burim. Ata u futën në radhët e kortezhit të sindikatave greke që përfundonte në qendër të qytetit.
Pas ndërhyrjes së policisë, e cila përdori gaz lotsjellës, u rivendos shpejt qetësia. Rreth 5 000 persona manifetuan me rastin e 1 Majit në Selanik, qyteti i dytë më i madh i vendit, të ndarë pothuaj në mënyrë të barabartë në dy kortezhe të organizuar përkatësisht nga Fronti Sindikal komunist Pame dhe dy konfederatat e mëdha të sindikatave kombëtare, ajo private, GSEE dhe ajo publike Adedy.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia kërkon ndihmën e FMN-së .

#10

Post by Arbëri » Fri Jun 25, 2010 5:32 pm

Greqia shet ishujt e saj

(Gazetat Gjermane)
Në luftën kundër krizës së borxhit,grekët janë të gatshëm për shitjen e ishujve .
Çfarë ka qenë një muaj më parë të etiketuara si kërkesë absurde, tani është një realitet. Sipas gazetës britanike "The Guardian'' po paraqiten ishujt ne shitje për të marë para për pagesen borgjeve.Investorët e mundshëm që priten do të jenë Rusia dhe Kina .
http://www.bild.de/BILD/politik/wirtsch ... aufen.html
http://www.breakfastpaper.de/2010/06/25 ... ne-inseln/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Lajme”