"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Shqiperia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Shqiperia

#121

Post by Sally » Sun Jun 16, 2013 2:06 pm

Policitë e Kosovës e Shqipërisë me Qendër të përbashkët


Prishtinë 16 qershor- Në Pikë kalimin kufitare në Vermicë, ka filluar funksionimin Qendra e Përbashkët për bashkëpunim policore në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë respektivisht policive kufitare të dy vendeve.

Fillimi i punës së kësaj Qendre vjen si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga Ministritë e Punëve të Brendshme nga dyja vendet me parë.
Kjo Qendër do të jete pike ndërlidhje në mese të dy vendeve më qellim ngritjen e nivelit të kontrollimit kufitare dhe efikasitetin e punës në funksion të parandalimit dhe luftimit të veprave penale të krimit ndërkufitarë.

Përmes kësaj Qendre do të kryhet shkëmbimi i informatave në mes të agjencioneve policore me qellim harmonizimin e veprimeve nga të dyja anët për krijimin e një shërbimi sa me efikas të shpejt kufitar por gjithmonë duke pasur kufi të sigurt.

Vlerësimi i rrezikut dhe analizimi, shpërndarja e informatave tek njësitet policore apo agjencionet tjera kufitare përkatës do të jetë një nga detyrat e kësaj qendre më qellim reagimin e shpejt dhe në kohë në çdo rast.

Qendra për koordinim dhe bashkëpunim policor do te funksionoje 24 orë, 7 ditë ne javë, personeli do të punojë së bashku në një qendër duke kryer detyrat qe dalin në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar. Kjo është qendra e parë e këtij lloje në Kosovë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Shqiperia

#122

Post by Sally » Wed Jul 03, 2013 5:01 pm

Kërcënim për bombë në avionin e linjës Tiranë-Vjenë


Tiranë, 3 korrik - Të 85 pasagjerët e linjës Tiranë-Vjenë janë vënë në panik gjatë udhëtimit të kryer mesditën e djeshme me avionin e linjës Austrian Airlines në bordin e OS 848 Airbus.

Gjetja e një letre kërcënuese, se në bordin e avionit ndodhej një bombë, ka alarmuar stafin e avionit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet e sigurisë, ndërsa avioni ndodhej 20 min larg aeroportit të Vjenës, shkruan "Shekulli".

Në pamundësi për të ndërhyrë, autoritetet austriake kanë krijuar një pistë uljeje emergjence për avionin, i cili mbërrinte nga Tirana dhe pasi kanë kontrolluar me imtësi çdo pasagjer, bagazh dhe ambientet e avionit ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë lëndë plasëse, raporton "Shqiptarja.com".

Ngjarja konfirmohet për mediat austriake nga zëdhënësi i kompanisë austriake, William Baldia, ndërsa policia e Rinasit, e kontaktuar nga "A1Report", pranon që ka pasur një kontroll të veçantë mbi këtë linjë, pasi është e njëjta, ku 3 javë më parë u dha sinjali për një bombë, por nuk u gjet asgjë, qoftë edhe letra kërcënuese, që kanë gjetur autoritetet austriake.

Aktualisht kanë nisur hetimet, ndërsa linjat me Turqinë janë kthyer në precedentin e dytë për autoritetet shqiptare, duke alarmuar jo vetëm policinë këtu, por dhe homologët europianë, siç ka ndodhur ditën e djeshme në hapësirën ajrore austriake.


buron nga: zhurnal.mk
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#123

Post by Arbëri » Thu Jul 04, 2013 8:03 pm

Pandeli Majko: Jam me origjinë gjermane

Deputeti socialist, Pandeli Majko, gjeti dje rastin të sqarojë të gjithë miqtë e tij, në rrjetin social “Facebook”, për origjinën e mbiemrit të tij Majko.
I nxitur edhe nga diskutimi në Kuvend i ndryshimit të emrit të komunës Liqenas në “Pustec”, për të cilin ai fillimisht ishte kundër e më pas votoi “pro”, Majko publikoi dje, një foto të stërgjyshit të tij, Spiro Majko.

Ishte ai që vendosi këtë mbiemër dhe ishte pikërisht fotoja e stërgjyshit e historia e tij, që bëri që Majko të reflektonte edhe për çështjen e Pustecit. “E ndjej shpesh që “mbiemri” im iu shkakton paqartësi mjaft dashamirësve, përfshirë edhe atyre që për qëllimet e tyre më japin lloj e lloj “kombësish”… Ky është një “sekret”, që kjo foto më nxiti të mendoja se i kishte ardhur koha që ajo të shpjegohej natyrshëm”, shkruan Majko.

Fotoja është gjatë kohës që ai emigroi së bashku me të birin (vëllain më të vogël të gjyshit tim) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkuan në Boston. Ishte mbi 70 vjeç kur vendosi të kalonte oqeanin. U kthye i pasur dhe filloi tregtinë. Vdiq në moshën 92 vjeç, duke punuar. Ai ishte njeriu i hekurt i fisit tonë. Ishte ky stërgjysh që vendosi fatin e mbiemrit që do të mbante fisi ynë deri sot. Ai e ndryshoi nga “Memeci” në “Majko”. Ky do të ishte mbiemri i tretë që nga historia disashekullore e të parëve të mi. Mbiemri i parë ka humbur në rrjedhën e kohës.

Ai i dedikohet fillesës së familjes së prejardhjes sime. Kjo “fillesë” nis nga një mjek gjerman, i cili u shpërngul nga Praga pas marrjes së saj nga Ali Pashë Tepelena. I huaj dhe me një profesion të lakmuar, me mbërritjen në Gjirokastër, atij, për mungesën e komunikimit të rrjedhshëm në gjuhën e vendësve, i vunë edhe “nofkën”, që u bë mbiemri i dytë dhe që ishte “Memeci”… Mbiemri gjerman duhet të ketë tingëlluar i “pakuptimtë”. Në përgojimet e familjes vlerësohet se kjo “nofkë” i dedikohej edhe faktit të refuzimit të martesës me familjet e pasura gjirokastrite. Ai i refuzoi ato, për shkak të një gruaje me bukuri të veçantë nga shtresat e mesme të qytetit, dhe ndërtoi shtëpinë në lagjen Varrosh.

Kjo shtëpi u shit nga gjyshi im, – emrin e të cilit unë kam, – në vitin 1952, kur e gjithë familja jonë u vendos prej asaj kohe në Tiranë. Mbiemri “Majko” u vendos nga stërgjyshi im, Spiro. Ai ishte një “mbiemër” njerëzor, që u vendos nga marrëdhëniet e tregtisë. Historia jonë familjare flet për marrëdhënien korrekte e njerëzore karshi komunitetit sllav që punonte në çifligjet shqiptare të kohës së Perandorisë Osmane.

Ndihma që jepte dhe kujdesi ndaj tyre, bëri që stërgjyshit Spiro t’i vendosej “nofka” e dytë “Majko” (Nënë) dhe që ishte mbiemri që familja jonë mban edhe sot. Arsyet e këtij vendimi i takojnë kohës kur u mor ai. E ndjej shpesh që “mbiemri” im iu shkakton paqartësi mjaft dashamirësve, përfshirë edhe atyre që për qëllimet e tyre më japin lloj e lloj “kombësish”… Ky është një “sekret”, që kjo foto më nxiti të mendoja se i kishte ardhur koha që ajo të shpjegohej natyrshëm.

Mjaft nga miqtë e mi e dinë këtë fakt prej kohësh. Sot, keqkuptimi i mbiemrit “Majko” në familjen time ngjall veç humor dhe kujtimin e mirë të stërgjyshit tim njerëzor. Foton, pak ditë më parë ma solli im atë. Koinçidoi edhe me rastin e debatit për ndryshimin e emrit të komunës Liqenas në “Pustec”. Isha i mërzitur me këtë “ndryshim”. Asambleja e Partisë Socialiste të rrethit të Korçës më kërkoi unanimisht ta votoja “pro” këtë ndryshim emri. Kjo foto e stërgjyshit ishte edhe një ftesë nga e kaluara familjare për reflektim. Historia duhet respektuar, pavarësisht si do të dëshiroje të ishte.

Pyetja është se “a po bëjnë fqinjët tanë të njëjtën gjë që po bën Shqipëria dhe shqiptarët?!” Mjafton të dëgjosh deklarimet e fushatës elektorale në Maqedoni dhe kupton se aty zhvillohet një situatë krejt tjetër karshi shqiptarëve. Vendosa këtë radhë të besoj në kumtin e kësaj fotoje, bërë në Bostonin e largët në SHBA. Ndershmërisht, i ndarë në dy gjysma, ku njëra kundërshton tjetrën. Në këtë rast, fitoi ajo që mbart mirëkuptimin që vjen nga e kaluara.

Padyshim që nëna ime mendon se, pavarësisht rrënjëve të mia familjare, mua më rëndon “peshorja” nga Kolonja e saj, e maleve të Korçës. Kjo është një histori e gjatë dhe e përsëritur për çdo familje shqiptare. Si rregull, nënat kanë gjithmonë të drejtë, ka shkruar Majko. /Telegrafi/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#124

Post by Arbëri » Thu Jul 04, 2013 8:04 pm

...nejse ,akoma per mua ngelet i vetmi nga radhet PS si patriot .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#125

Post by Mallakastrioti » Sat Nov 09, 2013 9:39 pm

Keshtu folen Gollobordasit!
Ec e merri vesh gollobordasit te cilet kerkojne te ngrene zerin si "pasardhes" te Lekes se Madh dhe Filipit!
Mbeturina bullgaresh, fillimishte te sllavizuar dhe me mbas te shqiptarizuar de me mbas te "maqedonizuar". Nuk thone kot, "fuçi baruti" Ballkani, vetem se shkrepsen per te ndezur fitilin e mbajne ne dore ardhacaket!
---
"Minoriteti maqedonas i Shqipërisë apel Gruevskit: Ndërprisni bisedimet me Greqinë" (Lajm ne Balkan.W)
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#126

Post by Adriana » Wed Nov 12, 2014 8:33 am

  Tirana ekstradon në Beograd një shqiptar

GAZETAEXPRESS E martë, 11 Nentor 2014 23:00

Interpol Tirana ekstradon drejt Beogradit një shtetas të dënuar nga drejtësia serbe me 5 vjet e 3 muaj burg për veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe falsifikim dokumentesh.
“Më datën 11.11.2014, në orën 15:00, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Tirana drejt Beogradit të shtetasit Afrim NUREDINI, vjeç 38, lindur në Preshevë/Serbi.

Gjykata e Beogradit me vendimin dhe Gjykata e Vranjës, me vendimin 09.09.2013 e kanë dënuar me 5 vjet për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”dhe me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve.

Shtetasi Afrim NUREDINI, , është arrestuar më datë 03.08.2014, gjatë kontrollit të pasaportave në P.K.K.Rinas”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shqipërisë.  


Ndërsa interpol serbia fsheh kriminelat e luftës së Kosovës dhe mijra viktima të pafajshme të shqiptarve të Kosovës të " humbura " gjatë luftës ....Politika jonë kërkon të zbusi dhe stabilizojë mardhëniet me kriminelët e kombit tonë .....interesant ....çfarë vlersimit ...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Shqiperia

#127

Post by rrëqebull » Mon Nov 24, 2014 7:34 pm

Kosova është një realitet i pa... rëndësishëm për Ministrinë e Brendshme dhe OSBE-në.

Fletëpalosje e shpërndarë më 23.XI.2014, gjatë një aktiviteti të organizuar në Parkun e Liqenit të Tiranës nga ana MB.

Fjalët “skandal”, “turp” dhe të ngjashme përdoren aq rëndom sa tashmë kanë humbur rëndësinë fillestare. Ky do të ishte një rast i mirë për t’i rifituar për shkak të rëndësisë dhe detyrave edukuese që pretendon të marrë përsipër Institucioni që shfaq këtë lloj shpërfilljeje ndaj zhvillimeve kombëtare.

Image
https://www.facebook.com/8mvsk/photos/a ... 3830165009

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#128

Post by Adriana » Fri Jan 01, 2016 6:57 pm

  Nga dita e sotme, çdo fëmijë që do të lindë në kryeqytet do t’i hapet një llogari bankare nga Bashkia e Tiranës me 50 mijë lekë.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Gerdalinë”, ku dorëzoi çekun e parë për vajzën e lindur pak minuta pas mesnate.

Veliaj tha se kjo është një mënyrë për t’i uruar mirëseardhjen qytetarëve më të rinj.

“Kjo nuk është një mënyrë që të zgjidhi të gjithë nevojat ekonomike, por që të hapim një llogari bankare, ku prindërit dhe të afërmit mund të investojnë përgjatë gjithë jetës së fëmijës, për t’u siguruar që nesër përdoren për një bursë apo për çdo nevojë tjetër që mund të ketë fëmija”, tha kryebashkiaku.
Pas miratimit të buxhetit për vitin 2016 në Këshillin Bashkiak, do të mundësohet që 6 mijë fëmijë që lindin në maternitetin e Tiranës të marrin bonusin prej 50 mijë lekësh.

Krahas urimit për Amblën, fëmijën e parë që lindi në Tiranë për vitin 2016, kryebashkiaku shprehu falënderimet për të gjithë ata që punuan në institucionet për të mos ndërprerë shërbimet ndaj qytetarëve.

"Dua të falënderoj shumë të gjithë ata që e gdhinë mbrëmë, që nuk ishin pranë familjes, por u kujdesën për nevojat për nevojat e qytetit. Së pari, të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët, të gjithë ata që ndihmuan në lindjet e para, apo ata që kanë qenë në shërbimin e urgjencës dhe atë zjarrfikës”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku falënderoi të gjithë punonjësit e shërbimeve të pastrimit që ishin gjatë natës në punë që qyteti të jetë i pastër si dhe punonjësit e qendrave sociale.

“Qyteti sot ka dalë në dritë dhe asnjë shenjë mbeturinash nuk ekziston në qytet. Dua gjithashtu të jem mirënjohës për të gjithë stafet tona që kanë punuar në institucionet tona sociale, në qendrat e përkujdesit për të moshuarit, për fëmijët jetim. Ata gjithashtu i kanë kaluar në këto qendra Vitin e Ri”, deklaroi ai.

Në përfundim të vizitës së tij spitalin “Mbretëresha Gerdalinë”, kryebashkiaku uroi të gjithë qytetarët dhe apeloi për më shumë punë dhe solidaritet.

“Viti që na pret do të jetë një vit me shumë punë në Tiranë dhe shpresoj që të gjithë ta kemi fokusin tek puna, jo tek fjala, tek zgjidhjet dhe jo te sherret, te mënyra se si ne mund të bëhemi bashkë me dashuri dhe jo me mllef dhe përçarje. Kjo frymë solidariteti që pamë këto ditë dhe këto muaj të na udhëheqë gjatë gjithë vitit që vjen”, përfundoi Veliaj. Nisma e bashksië së Tiranës për hapjen e një llogarie bankare me 50 mijë lekë për çdo fëmijë që lind në qytet u vlerësua nga Drejtori i Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Gerdalinë”, Blenard Nonaj.  



Korrupsioni i politikes shqiptare (per VOTA) nuk ka limit!!!
Kjo ''nisem'' nuk duhet tu takoj bashksive, por duhet te jet nje nisme ne gjithe shqiperine njesoj! Kete te drejte DUHET te gjithe femijet ( prinderit) ta gezojne ne menyre te barabarte, jo vetem ne kryeqytet, por ne cdo qytet, fshat, fushe apo ne mal qe jetojn!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#129

Post by Adriana » Thu Feb 04, 2016 1:32 pm

Konflikt mes fisesh: Bilanc lufte në Elbasan

Si pasojë e një sulmi me armë, rreth orës 19:30, pranë kompleksit “Univers” në Elbasan, u vranë: Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakoli. Tetë persona të tjerë kanë marrë plagë të shumta, ku mjekët konfirmojnë se tre prej tyre janë në rrezik serioz për jetën. Dyshimet e policisë për tre autorët e armatosur me armë kallashnikov dhe konfliktet e vjetra të fisit Çapja me persona të tjerë. RENEA dhe FNSH në kërkim të autorëve.

Objektiv dyshohet se ishin pjesëtarë të fisit Çapja, por plumbat përshkuan edhe persona të tjerë që gjendeshin në një tavolinë me ta.

Ndërkohë që konfirmohet se të plagosur janë edhe qytetarë që nuk kanë pasur asnjë lidhje, por ndodheshin aty për të kaluar kohën në ambientet e kompleksit “Univers”.

Sipas burimeve nga policia, duke marrë të shkuarën e viktimave të cilët kanë pasur konflikt me fisin Mema, po hetohet në këtë drejtim për të identifikuar edhe autorët e vërtetë.

Gjithsesi ngjarja është mjaft e rëndë duke marrë parasysh bilancin e sulmit me armë. Zyrtarë të policisë janë treguar të rezervuar në dhënien e informacioneve dhe shprehen se janë marrë të gjitha masat që të bien në gjurmë të autorëve dhe më pas të kryhet edhe arrestimi i tyre.

Duke qenë se ata janë të armatosur dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë aksioni po vijon i kujdesshëm ku në çdo postbllok policie apo patrullë, ka grupe efektivësh me tre-katër persona të pajisur me armatim të rëndë.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm qytetin e Elbasanit, por mbarë vendin, pasi ndodhi në një zonë të populluar pranë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd dhe në një orë që ka pasur shumë lëvizje.



Konflikti mes fisesh, një histori me fund tragjik

Njëmbëdhjetë vjet më parë ndodhi një vrasje që do pasonte shumë të tjera me kalimin e kohës. Biznesmeni Sokol Çapja u qëllua disa herë me plumba automatiku dhe humbi jetën në spital, vetëm pak orë pasi mbërriti.

Për këtë ngjarje prokuroria ngriti akuza ndaj tre personave: Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta.

Gjithsesi për këtë krim familja Çapja bënte përgjegjës oficerin e policisë Fadil Mema. Më parë mes tyre kishte pasur raporte të mira shoqërore, por një debat mes Sokol Çapjes dhe Fadil Memës çoi fillimisht më përplasjen e tyre, për t’u mbyllur me viktima, që ende nuk dihet se përse nisi dhe ku mund ta ketë fundin.

Ndërsa në vitin 2005 Sokol Çapja u vra, pak muaj më vonë, Fadil Memës iu bë një atentat me armë, teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Për këtë ngjarje, policia arrestoi dy persona nga fisi Çapja, por më pas u lanë të lirë për mungesë provash.

Tashmë kishte nisur mes tyre kalvari i hasmërisë. Koha kalonte dhe në vitin 2012, në lokalin në pronësi të Fadil Memës vritet kunati i tij, Ardian Ibrahimi.

Një nga të akuzuarit, Ardian Meta, u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi dhe nga plumbat mbeti edhe i paralizuar.

Më pas në Tiranë u vra në rrethana ende të paqarta Dritan Sheme. Në vitin 2006, efektivi i Policisë, Fadil Mema mbeti i plagosur në një atentat në Elbasan, për të cilin policia akuzoi nipin e Sokolit si personin që gjuajti ndaj tij.

Vijonte mllefi dhe hakmarrja.

Në gusht 2012 ndodhi një tjetër vrasje që për nga mënyra e ekzekutimit ishte mjaft e detajuar dhe për më shumë ndodhi në “sy” të policisë.

Dy persona ngjiten në një pallat dhe vrasin në gjumë brenda ambienteve të shtëpisë Gentian Beqirin, i cili ishte i paralizuar dhe mbahej në arrest shtëpie i ruajtur gjatë gjithë kohës nga dy efektivë policie, si i dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokol Çapjes, në dhjetor 2005.

Pas kësaj vrasjeje ai kishte ndryshuar emrin nga Ardian Meta në Gentian Beqiri. Ai u vra në sytë e të atit, i cili më pas ndërroi jetë pasi pësoi atak kardiak për shkak të vrasjes së të birit.

Autorët u kërkuan policëve që t’i linin, sepse donin të takonin tezen e tyre; pasi u futën brenda shtëpisë së Beqirajt, zbrazën armët: një pistoletë me silenciator dhe më pas kaluan sërish nga policët, pa u ndaluar apo dyshuar prej tyre.

Në këtë kohë, Fadil Mema largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Itali, me qëllim që t’i shpëtojë hakmarrjes. Ai u vendos në Torino me identitet madje edhe pamje të ndryshuar. Ai për të mos rënë në sy punonte në Torino si shitës gazetash.

Mirëpo dikush ishte informuar për të dhe në qytetin e Torinos, më 13 mars të vitit të kaluar Fadil Mema u vra, ku u ekzekutua me disa plumba pistolete, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Policia italiane u vu në ndjekje të autorëve, por nuk mundi t’i arrestonte.

Edhe në atë kohë u tha nga policia e Elbasanit se dyshohej se Mema ishte vrarë si pasojë e konflikteve të mëparshme që kishte në vendlindje.

Tashmë pa u mbushur ende viti nga ekzekutimi i ish-oficerit të policisë Fadil Mema, tre persona u vrarë në brendësi të kompleksit “Univers” që ishte në pronësi të vëllezërve Agron dhe Arnold Çapja./Mapo.Al/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Lajme”