"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Shqiperia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#91

Post by Adriana » Tue Jan 03, 2012 9:40 pm

Pasaportat e vjetra në Shqipëri, jashtë qarkullimit në mars

Në fillim të pranverës së vitit që sapo hyri 2012 do të dalin jashtë përdorimit pasaportat e vjetra, jobiometrike. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, raporton Top Channel.
Duke folur lidhur me procesin e pajisjes së shtetasve me dokumentin e ri ndërkombëtar të identifikimit, Poni tha se deri tani janë pajisur me pasaporta biometrike rreth 2.2 milionë qytetarë shqiptarë. Mirëpo ende nuk dihet nëse do të ketë rimbursim të atyre që janë pajisur me pasaporta deri në mars të vitit 2009, kur edhe nisën pasaportat biometrike, kurse jozyrtarisht nga Ministria e Brendshme bëhet e ditur se nuk do të ketë asnjë zhdëmtim.
Në të vërtetë pjesa më e madhe e shqiptarëve u pajisën me ato që u quajtën sërish pasaportat e reja, nga viti 2000 e në vazhdim. Ende disa qindra mijë shqiptarë kanë në duar pasaportat jobiometrike të cilat kanë afate vlefshmërie për 5 deri 8 vjet të tjera dhe janë paguar 5 mijë lekë pa pagesat shtesë për dokumentacion.
Ndaj për qytetarët që fjala vjen janë pajisur në shkurt 2009 me pasaportë 10 vjeçare dhe askush nuk i tha se pak javë më vonë do të lindnin pasaportat biometrike që do t’i nxirrnin jashtë loje, kjo konsiderohet e padrejtë.
Disa njerëz besojnë se mënyra më e mirë do të ishte skadimi i pasaportës së tyre atëherë kur e ka afatin real të sanksionuar në pasaportën e lëshuar nga shteti dhe jo në mënyrë arbitrare nga i njëjti shtet dhe pa zhdëmtim.
Pasaporta është i vetmi dokument udhëtimi për të lëvizur jashtë territorit të Shqipërisë, që vërteton identitetin dhe shtetësinë shqiptare të mbajtësit të saj. Deri në Janar 2009, i vetmi dokument identifikimi, i cili lëshohej nga zyra e Shërbimit te Gjendjes Civile, ku është regjistruar shtetasi, ishte çertifikata e lindjes me fotografi.
Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike filloi më 25 Mars 2009. Pasaporta e re biometrike, bazohet në teknologjinë me gdhendje lazer të personalizimit të faqes së të dhënave.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#92

Post by Adriana » Wed Feb 29, 2012 7:40 pm

Situatë e vështirë e kthimit të pronave në Shqipëri

Marrja e pronës në Shqipëri mbetet ende një ëndërr. Kështu e përshkruan situatën lidhur me pronat Banka Botëerore në raportin e saj. Ajo shkon më tej kur thekson se shkak për këtë situatë është “kaosi proceduarial, ligjor dhe korrrupsioni”.
Numri i pronarëve, për të cilët marrja e pronës dhe e titujve të pronësisë mbetet një ëndërr është jo i vogël. Njëri prej tyre, Drini Kurti thotë për programin shqip të DW: “Nuk i kam marrë ende pronat në Krujë, që i trashëgoj nga prindërit e mi, të shpronësuar nga regjimi komunist. Janë bërë shumë padrejtësi: janë fallsifikuar dokumenta, janë marrë pronat e të tjerëve. Ku nuk kam shkuar për të marrë pronat e mia.. në qeveri, në Parlament, në gjykatë por asgjë nuk kam arritur. Të gjithë më kanë sorollatur dhe të drejtën time nuk e kam gjetur.”

Qeveria dhe gjykatat kanë dështuar në çështjen e pronave

Kjo situatë është në bazë të konstatimit të Bankës Botërore se “qeveria dhe gjykatat në Shqipëri kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës.” Raporti i BB vë në dukje se një dështim i tillë ka filluar që me regjistrimin e paplotë fillestar të titujve të pronësisë, mungesën e kartelave të sakta kadastore dhe informacioni të paplotë për pronësinë. Dhe më pas është rënduar nga zbatimi i paplotë ose moszbatimi i legjislacionit, të hartuar enkas për kthimin ose kompernsimin e ish pronarëve, pronat e të cilëve u konfiskuan nga regjimi i kaluar.
Dështimi i shtetit dhe i gjykatave për të zgjidhur çështjen e pronës ka sjellë ndërkohë vetëgjyqësi, konflikte dhe përçarje sociale, vëren BB. Agim Toro, sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” thotë për DW se janë shtuar së tepërmi konfliktet dhe vrasjet për pronën.
“Rastet e konflikteve për tokën dhe pronën janë 4979 në fshat dhe 3163 në qytet. Të dyja bashkë e kalojnë shifrën e 8 mijë vetëve. Është fjala për raste kur ka gjak të derdhur, kur ka të vrarë ”thotë Z. Toro.


Ndërtime të paligjshme dhe prona të papërdorshme.

Banka Botërore në raportin e saj e sheh edhe ekzistencën e qindra ndërtimeve të paligjshme në Shqipëri pikërisht me moszgjidhjen e çështjes së pronës. 1/3 e gjithë ndërtimeve të kryera në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve, thekson raporti, janë të paligjshme. Sipas raportit përgjegjësia “për këtë situatë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë penguar zënien e paligjshme të tokës”.
Krahas numrit të madh të ndërtimeve të paligjshme mungesa e titujve të pronësisë ka sjellë në Shqipëri edhe një fenomen tjetër: pronat e papërdorshme. Pronarët që nuk i kanë marrë këto tituj nga Kadastra nuk mund t'i përdorimn për ndërtime apo investime pronat e tyre. Kjo sjell edhe frenimin e investimeve të huaja, aq të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.


Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut -shpresë që ëndrra të bëhet realitet

Banka Botërore në raportin e saj konstaton se një numër në rritje i pronarëve i janë drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg për të marrë pronat e tyre.
“Deri tani ka 530 ankimime të pranuara për t'u shqyrtuar nga kjo Gjykatë. Gjatë vitit të kaluur janë dhënë 26 vendime pro pronarëve. Gjithsesi Strasburgu ka tërhequr vëmendjen se çështja e pronave duhet zgjidhur brenda Shqipërisë përndryshe shteti shqiptar do të ndëshkohet.” thotë Agim Toro nga shoqata “ Pronësi me Drejtësi.”

Fitimin e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut nga pronarët, Banka Botërore, në raportin e saj e konsideron “ një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin e BE për shqetësimet që lidhen me të drejtën e pronës në Shqipëri.”

Zgjidhja e problemit të pronës, kthimi i saj tek pronarët e ligjshëm është një nga 12 prioritetet që BE pret të zbatohet nga Shqipëria, për të merituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Shqipërisë ky status i është refuzuar nga BE dy vjet rradhazi për shkak të krizës politike dhe mungesës së dialogut politik mes palëve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#93

Post by Adriana » Sun Mar 04, 2012 10:21 pm

Ambasadori kinez: Tre arsyet - Ja pse shqiptarët duhet të mësojnë gjuhën time

Shqiptarët kanë talent të lindur për të mësuar gjuhë të huaja, në këtë rast edhe kinezçen. Për propozimin e Kryministrit Sali Berisha që nxënësit të mësojnë gjuhën kineze si gjuhën e dytë të huaj, Ambasadori i republikës Popullore të Kinës në Shqipëri Je Hao argumenton se kjo nuk është e vështirë për shqiptarët. Arsyet sipas ambasadorit janë, sepse shqiptarët janë mësuar me kinzeçen pasi shumë shtetas të Kinës sot jetojnë në Tiranë dhe në anën tjetër mjaft shqiptar kanë studiuar në Kinë në vitet 70 ku Shqipëria kishte marrëdhënie të mira me këtë shtet.
“Mësimi i gjuhës kineze nga shqiptarët nuk është i vështirë aq sa mendoni juve. Shqiatarët kanë një talent të merituar dhe mund të flasin 3 ose 4 gjuhë të huaja. Kur kam ardhur në Shqipëri kam takuar shumë shqiptarë që dinin të flisnin gjuhën kineze. Pastaj në vitet 70 shumë shqiptarë kanë qënë për studime në Kinë dhe e kanë zotëruar shumë mirë gjuhën” ka theksuar ambasadori.


Por pse gjuha kineze të në shkollat shqiptare?

Kësaj pyetje ambasadori thotë se duhet të ndodhe për tre arsye. “Disa nga arsyet janë: Shqipërisë i duhen investimet kineze. Ndërrmarrjet kineze investojnë jashtë vendit dhe në rastin e Shqipërisë ata përballen me problemin e gjuhës. Invesitorëve u intereson të paguajnë edhe përkthyer të mirëfilltë të kësaj gjuhe. Arsyeja tjetër është se vendi ka nevojë të tërheq turistë kinez. Shqipëria është e pasur me burimet turiste dhe në këtë rast nuk ka cicëron që këtyre turistëve tu jap informacion mbi vendin. Aryeja e fundit është nevoja e Shqipërisë për tu njohur me zhvillimet e Kinës sepse Kina ka shpenzuar mjaft vite për procesin e zhvillimit dhe në këtë rast kur Shqipëria aspiron për tu integruar në BE ka nevojë për një përvojë të një shteti të madh siç është Kina” ka shtuar më tej ambasadori kinez.


Teksa ambasada e Republikës Popollore e Kinës në Shqipëri do të zhvillojë një sërë aktivitetesh për ti prezantuar publikut të gjërë kulturën dhe traditën e Kinës, sipas ambasadorit përvetësimi i kësaj gjuhe do ti ndihmonte të rinjtë shqiptarë të punësoheshin në Kinë dhe në mjaft vende të botës ku kinezçja është e njohur.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Berisha: Në Tiranë duhet një muze për genocidin ndaj shqipta

#94

Post by Adriana » Mon Mar 05, 2012 8:19 pm

Berisha: Në Tiranë duhet të ngrihet një muze për genocidin ndaj shqiptarëve


Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në çeljen e ekspozitës “Për të mos harruar…”, në përkujtim të genocidit serb ndaj popullsisë shqiptare 1833-1999. Ekspozita u çel në Muzeun Kombëtar, e organizuar nga bashkia e Tiranës.

Berisha e falënderoi disa herw Lulzim Bashwn pwr organizimin e kësaj ekspozite. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i familjes së heroit Adem Jashari, i cili ra bashku me pjesëtarët e familjes së tij, në një qëndresë heroike ndaj forcave serbe, në mars të vitit 1998, të cilin Kryeministri e cilësoi tribun legjendar, i pashembullt në historinë kombëtare. “Në tërë historinë tonë, – tha Kryeministri – ne kemi mijëra, dhjetëra mijëra, qindra mijëra martirë që ranë nga luftërat e Lidhjes së Prizrenit, deri në betejat për liri e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Por në tërë këtë histori, në krye të altarit të lirisë së këtij kombi qëndron vigan, Adem Jashari.”

Kryeministri e konsideroi si një detyrim ndaj brezave ngritjen në Tiranë, të një muzeu që dokumenton sakrificat dhe rezistencën e shqiptarëve ndaj genocidit, në dy shekujt e fundit.

“Zoti kryetar, është e domosdoshme që Tirana, kryeqytetin e vendit, të ketë një muze të veçantë për kalvarin e shqiptarëve këto dy shekuj, sepse për ne, harresa do të ishte turpërim i madh, do të ishte e pafalshme! Ne flasim dhe njohim disa nga masakrat, por ju garantoj se në çdo territor të këtij vendi që kufizohet me të tjerë kalohet mbi të vdekur, të rënë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Kjo është mënyra më dinjitoze për të ndërtuar marrëdhëniet e reja me kombet e vendet përreth, për të ecur të sigurt drejt së ardhmes që meritojmë. Ndaj, edhe Tirana duhet të ketë një muze të genocidit kundër shqiptarëve, në mënyrë që brezat, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë të shohin se cilat ishin sakrificat e paraardhëse të tyre, cila është drita që i udhëheq ata drejt së ardhmes që meritojnë,” tha Berisha.

“Asnjë komb tjetër, pas kombit hebre, nuk ka njohur genocide, spastrime etnike, krime kundër njerëzimit, siç kanë njohur shqiptarët, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit, deri në fund të shekullit që lamë pas. Por sot, ne jemi të lirë e kjo liri është e tëra e ndërtuar mbi një sakrificë mbinjerëzore, mbi një përpjekje titanike të një kombi të vogël për të mbijetuar, në të drejtën, në tokën, në trojet e tij. Sot, ne jemi të lirë dhe kemi një vështrim të kristaltë drejt të ardhmes sonë. Kemi besim të madh se si komb i lire lamë mbrapa periudhën e përpjekjeve për mbijetesë e ekzistencë dhe kemi hapur kapitullin e ndërtimit të së ardhmes që meritojmë, e një të ardhmeje në liri, në prosperitet, në bashkëpunim dhe miqësi me kombet e tjera të rajonit e të Europës,” vijoi kryeministri.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Shqiperia

#95

Post by erix77 » Tue Mar 06, 2012 7:30 pm

Teksa ambasada e Republikës Popollore e Kinës në Shqipëri do të zhvillojë një sërë aktivitetesh për ti prezantuar publikut të gjërë kulturën dhe traditën e Kinës, sipas ambasadorit përvetësimi i kësaj gjuhe do ti ndihmonte të rinjtë shqiptarë të punësoheshin në Kinë dhe në mjaft vende të botës ku kinezçja është e njohur.
U pa puna ne skemi qe skemi per te hyre ne Europe po hajt se po hyjme ne Kine.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#96

Post by Adriana » Tue Apr 10, 2012 8:30 am

Korrupsioni, arrestohen shtatë zyrtarë në Vlorë

Policia e Vlorës njoftoi për arrestimin e 7 zyrtarëve dhe hapjen e hetimeve per 19 mjeke, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Një operacion anti-korrupsion i koduar “Kolapsi” ka vënë në pranga shtetasit; Ilirian Selmani, me detyrë kreu i Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Vlorë dhe Gjergji Dhiamanti, sekretar i Kryqit të Kuq.
Në pranga kanë rënë edhe, Kleanthi Peçi, përgjegjës i Tatim Taksave, Limoz Alia, administrator dhe instruktor i një autoshkolle, Xhevair Basha ish -kryetar i komisionit për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtimin e automjeteve në Vlorë, aktualisht me të njëjtën detyrë në Gjirokastër dhe Luan Troka, ish- anëtar i komisionit, aktualisht me të njëjtën detyrë në Fier dhe Altin Demiri, instruktor i nje autoshkolle ne Vlorë.
Sipas policisë së Vlorës në hetim janë edhe 19 mjekë anëtarë të komisioneve ligjore që kanë lëshuar raporte mjekësore.
“Arrestimi i këtyre shtetasve si dhe fillimi i procedimit penal në ngarkim të 19 mjekëve është kryer pasi nga hetimet e kryera Ka rezultuar që në bashkëpunim me njëri-tjetrin në më shumë se 22 raste të dokumentuara, kundrejt shumave të caktuara monetare falsifikonin dokumentet zyrtare për persona të cilët nuk ishin të pranishëm por emigrantë jashtë shtetit duke i pajisur ata me leje drejtimi. Procedurat për pajisje me leje drejtimi kryheshin nga vetë komisionerët, dhe punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Vlorë.”- thuhet ne deklaratën e policisë së Vlorës.
Aksioni ka përfshirë tre qytete, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa të arrestuarit ndaj te cileve eshte marre masa e sigurise “arrest me burg” akuzohen për; “Shpërdorim të detyrës”, “Falsifikimi të formularëve nga personi që ka për detyre të hartojë formularin”, dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Shqiperia

#97

Post by Sally » Sun Apr 22, 2012 9:16 am

Shqipëria do t'i përgjigjet Greqisë me të njëjtën masë


Tiranë - Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto ka reaguar lidhur me mos lejimin e kalimit të kufirit grek nga autoritetet e shtetit helen. Haxhinasto ka reaguar nga Brukseli ku ndodhet në takimin e ministrave të Jashtëm dhe të Brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka mënyrat, procedurat diplomatike me të cilat ajo komunikon me Greqinë apo me çdo vend tjetër kur ka çështje të një natyre të tillë. Do të thoja dhe do të garantoja gjithkënd se, Ministria e Punëve të Jashtme, me marrjen e këtij informacioni dhe njohjen e problemit, ka filluar veprimet e saj respektive të cilat, do t’ja lemë kohës dhe do të shohim se sa efikase do të jenë”, është shprehur Haxhinasto.

Një ditë më parë, autoritetet greke kthyen në kufij Entela Priftin, Afërdita Maho dhe Brunilda Malo, me argumentin se rezultojnë persona të padëshiruar dhe të rrezikshëm për vendin dhe sigurinë e shtetit grek.Këto tre gjyqtare janë përfshirë në dhënien e vendimit të çështjes “Baboshtica” ku kreu i Omonias për qarkun e Korçës, Naum Disho u shpall fajtor për dëmtimin e varrezave gjatë ndërtimit të një memoriali për dy ushtarë grek.

Një skandal i tillë vjen kur së fundmi Haxhinasto ishte shprehur po Ministria e Jashtme po bën përpjekje për zgjidhjen e problemeve për çamët, të cilët nuk lejohen të hyjnë në territorin e Greqisë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Shqiperia

#98

Post by Sally » Sun Apr 22, 2012 9:29 am

:roll: Sa here kemi degjuar reagime te tilla, po beheni njehere VEPER, ktheni dhe JU greket e padeshiruar dhe te rrezikshem per vendin dhe sigurine e shtetit Shqiptare !!!!!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Shqiperia

#99

Post by Sally » Sun Apr 22, 2012 11:42 am

Gjermania dërgon trupa të ndërhyrjes së shpejtë në Kosovë

Pas tensionimeve të fundit në veri, për shkak të zgjedhjeve serbe që do të mbahen me 6 maj, Bundesveri gjerman ka vendosur të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë. Ushtarë shtesë do të dërgojë edhe Austria.


Përfundimisht ende nuk është vendosur se sa ushtarë shtesë do të dërgohen në Kosovë në kohën e zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe lokale serbe, të cilat zhvillohen me 6 maj. Por Hake Bunks nga Komanda Kooordinuese e Ndërhyrjes në Potsdam ka bërë të ditur për disa media gjermane se ata kanë vendosur që të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë, njofton agjensia e lajmeve dpa. Ndërsa portali i internetit «Spiegel Online» shkruan se në Kosovë do të dërgohen rreth 550 ushtarë shtesë. "Pa saktësuar të dhënat këto të dhëna pak a shumë janë të vërteta", konfirmoi Bunks.

KFOR-i kërkon trupa shtesë
Vendim përfundimtar do të merret këto ditë. «Spiegel Online» pohon se përveç ushtarëve gjermanë, në Kosovë do të dërgohen edhe rreth 150 ushtarë nga Austria.


Trupat shtesë janë kërkuar të premten

Komandati i trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë (KFOR) ka kërkuar trupa shtesë të premten, si garanci për sigurinë në kohën e shtimit të tendosjeve në prag të zgjedhjeve. Po të premten në mbrëmje, deputetë të caktuar të Bundestagut gjerman u informuan për dërgimin e trupave gjermane në Kosovë. Vetëm pak muaj më parë, trupat e NATO-s në Kosovë janë zvogëluar në gjithsej 5300 ushtarë, ndër ta 1300 ushtarë janë nga Gjermania. Por në Gjermani ekziston edhe njësia rezervë që mund të mobilizohet shpejt dhe të mbështesë këtë mision në momentet e duhura. Ajo duhet të jetë e vendosur në Kosovë në fillim të majit, sepse në këtë kohë pritet rritja e tendosjeve për shkak të dëshirës së serbëve që në disa pjesë të Kosovës të organizojnë votime për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale të Serbisë.
Pritet që trupat e ndërhyrjes së shpejtë të angazhohen që prej 1 majit.

Njësi shtesë gjermane kanë qenë në Kosovë edhe gjatë vitit të kaluar, për shkak të tendosjeve të atëhershme dhe mundësisë së shkallëzimit të konfliktit, si pasojë e tendosjeve në kufirin verior të Kosovës.
Shkaqet e tendosjeve
Kosova e ka shpallur pavarësinë para katër vitesh. Pavarësinë e saj e kanë njohur deri tani gati 90 shtete, por jo edhe Serbia e cila edhe më tej e trajton Kosovën si pjesë të territorit të saj. Serbët e veriut muajt e fundit kanë bllokuar rrugët dhe ende kundërshtojnë të gjitha përpjekjet e qeverisë në Prishtinë për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në këtë pjesë të Kosovës dhe për kontrollimin e kufirit. Ditët e kaluara situata është shkallëzuar pas një shpërthimi dhe vrasjes së një shqiptari në veriun e banuar me shumicë serbe. Beogradi ka kërkuar që edhe në këtë pjesë të organizohen zgjedhjet lokale të Serbisë, por qeveria në Prishtina ka bërë të ditur se do t'i evitojë ato me të gjitha mjetet.
Misioni i Bashkimit Evropian Eulex ka forcuar në veri prezencën e tij për shkak të këtyre zgjedhjeve.


Njofton: dw.de
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#100

Post by Adriana » Mon Sep 17, 2012 8:54 am

Spahia kerkon: 1-Të kthehen eshtrat e Zogut, 2- Kthimin e dënimit me vdekje...

Tiranë, 16 shtator - Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit ka kërkuar që në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë të kthehen në Shqipëri eshtrat e Mbretit Zog dhe të ndërtohet mauzoleumi përkatës.

“Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe nderimit të personaliteteve të shquar të historisë së shtetit tonë, Partia Lëvizja e Legalitetit vlerëson maksimalisht angazhimin e qeverisë shqiptare për kthimin në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog dhe ndërtimin e mauzoleumit përkatës që do të ngrihet aty ku ka qenë mauzoleumi i mëparshëm që u shkatërrua me dinamit prej komunistëve kur hynë në Tiranë”, theksoi Spahiu.

Siç transmeton “Top-Channel” kreu i PLL-së, duke iu referuar zhvillimeve politike dhe sociale në vend, i kërkoi Partisë Socialiste të ndërpresë fushatën e sulmeve ndaj Mbretit Zog dhe e deklaroi korrigjim padrejtësie aktin normativ për kthimin e banesave te pronarët legjitimë.

Spahiu kërkoi gjithashtu kthimin e dënimit me vdekje për disa vepra penale, si ajo e vrasjes së punonjësve të policisë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#101

Post by Mallakastrioti » Wed Oct 03, 2012 7:03 pm

SKANDALI DHE TURPI I RADHES!

Image

Panariti në Greqi, shqiponja e flamurit shqiptar kokëpërmbys


Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti takoi sot në mesditë në Athinë, ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos. Në konferencën e shtypit me homologun grek, Panariti tha se ka diskutuar disa cështje me rëndësi për të dyja shtetet. Ajo që ra në sy, ka qenë flamuri shqiptar kuqezi. Nga krahu i Avramopulos, flamuri shqiptar duket në rregull, po kështu dhe në krahun e Panaritit. Por sapo Ministri i Jashtëm shqiptar zhvendos kurrizin, zbulohet imazhi se dicka nuk qëndron me flamurin shqiptar. Është varur me kokëposhtë. Nuk dihet ende nëse kjo është bërë me qëllim apo është thjesht një gabim teknik nga protokolli grek. (d.b/BalkanWeb)
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#102

Post by Mallakastrioti » Wed Oct 03, 2012 9:34 pm

As Cameri nuk ka thene ky e as çeshtje çame...

http://www.mfa.gr//epikairotita/proto-t ... -tous.html

Video "çuditerisht" u hoq po prej Ministrise se Jashtme Greke...

http://www.youtube.com/results?hl=it&to ... b=w1&gl=IT
Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Shqiperia

#103

Post by bardus » Wed Oct 03, 2012 10:11 pm

Shpresoj qe ministri te jete me origjine nga Panariti Korces qe sa per freskim kujtese ndiqni videon.

Panariti - Korçë 2012 ( Masakra (GREKE) e Panaritit - Zona e Vakefeve Korce)



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Shqiperia

#104

Post by Sally » Thu Oct 04, 2012 10:44 am

Ne pranojme cdo falje, po faljet tona nuk pranohen, kam mendimin qe po te kishte ndodhur e kunderta do ishte bere nami do ishte bere, ata qellim e tyre e beren, tani shplajne gojen me nje ''falje''.

Incidenti me flamurin shqiptar, ministri grek kërkon ndjesë

4 tetor - Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos i kërkon zyrtarisht ndjesë publike Shqipërisë për incidentin me flamurin shqiptar.

Ministri Avramopulos i telefonoi homologut të tij shqiptar duke i kërkuar personalisht ndjesë duke theksuar se ky incident nuk do të cënojë marrëdhëniet dy palëshe, shkruan "Oranews".

Ai e ka siguruar ministrin Panariti se vizita e tij në Greqi ka pasur një ndikim shumë të madh dhe pozitiv ndërsa ka kërkuar që biseda telefonike të bëhet zyrtare dhe të jetë ndjesë publike.

Ndërkohë ambasada e Greqisë në Tiranë pritet të paraqesë ndjesë zyrtare sot pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Flamuri shqiptar ishte me kokë poshtë, gjatë konferencës së djeshme për shtyp me dy ministrave të Jashtëm, atij shqiptar Edmond Panariti dhe atij grek Dimitris Avramopulos.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#105

Post by Mallakastrioti » Thu Oct 04, 2012 8:36 pm

Te na rroje "vellazeria" midis dy popujve tane, po ministri yne i jashtem do bente mire qe te shihte me vemendje mos e vendosin edhe ne Qipro flamurin kokeposht, meqenese eshte ftuar per nje vizite ne Nikosi!


http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... 8KxZL9HZUw
Image

Post Reply

Return to “Lajme”