"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Shqiperia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Shqiperia

#106

Post by bardus » Fri Oct 26, 2012 6:13 pm

AK: Qeveria ben pazare me neonazistet greke.
E PREMTE, 26 TETOR 2012 12:40


TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar qeverine shqiptare se eshte duke bere pazare me neonazistet greke, te cilet kane lajmeruar se diten e neserme do te festojne clirimin e Greqise ne Kelcyre, raporton Tema. Behet fjale per aktiviste te partise ekstremiste Agimi i Arte.

Aleanca Kuq e Zi e ka cilesuar si te papranueshme kete gje, duke thene se Kelcyra dhe Permeti jane territore shqiptare dhe nuk mund te lejohen neonazistet greke te festojne clirimin e Greqise, duke provokuar keshtu shqiptaret.

“Neser neonazistet festojne ne Kelcyre clirimin e Greqise. Qeveria ben pazar me qarqet radikale greke, do t’i ndalojme vete neonazistet ne kufi”, thuhet ne nje deklarate te AK-se, e cila kerkon reciprocitet diplomatik ndaj Greqise, ku sipas saj, per cdo cam te kthyer, te ndalohet nje grek.
Image

infoalbania/

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#107

Post by Mallakastrioti » Fri Oct 26, 2012 8:11 pm

Barbarite greke
Ofensiva kundër Këlcyrës dhe Çepanit: ‘Unë ndodhesha në Dhiavat të Sevranit, - shkruan atë Kostë Leusa. - Zbritëm në një fshat të djegur që quhej Seniçan. Në këtë fshat pamë që më të dalë të fshatit kishte mbetur vetëm një shtëpi e padjegur. Guxuam dhe hymë brenda. Në një çip të dhomës po rrinte një plakë në vërsë jo më poshtë se 60 vjet. Plaka posa që na pa, u tremb, po neve iu afruam dhe e pyetëm ç’bënte. Ajo sapo dëgjoi shqip u gëzua dhe na tha: Shqiptarë jeni o bir? Po ju përgjigjëm. Po ç’bën o plakë? Si të mos jem or bir, ç’janë këto gjynahe vallë që të rronj unë dhe të shikonj gjithë këto të këqija! E mjera plakë zuri të qajë dhe me zë të mallëngjyer na thotë: Ç’durim më thoni? Do t’jua di për mirësi të madhe sikur të më jepni një plumb të vdes, të shpëtoj se s’durokam dot. Unë plakë sot me leshra të bardha të më bënet ajo që s’e kam bërë në të rit. Të gjitha i durova. Djalin, vëllanë m’i vranë, po kjo nuk pati anë të çnderohem unë plakë sot. Po kush të erdhi moj plakë , i thamë. Po ku di unë or bir, ca greqishtarë më vinin përdita për të dëfryer me mua plakën.
Këtu na u mbushën sytë me lot. Tek po rinim të mallëngjyer një erë e ligë na ardhi nga dhoma tjetër. Pyetëm plakën pse vjen kjo erë e ligë. Çapni në dhomën tjetër të shikoni or bir, na thotë plaka duke psherëtitur. Hymë në dhomën tjatër, po ç’të shikojmë? Shtritur në mes të dhomës një nuse e bukur si dielli, e vdekur! E mjera dukej që qe edhe me barë dhe ngaqë kishte shumë dit , kishte zënë të mbante erë. Plaka na thotë duke qarë që është nuse e djalit, 10 muaj martuar. Po kush e vrau, e pyetëm. Nuk di se ç’i bënë or bir, atë ditë që na dogjën fshatin andartët ma zunë nusen, nja dhjetë shpirt e mbyllën në odë. Pas nja dy ore shkuan. Kur vete unë e zeza në dhomë gjenj nusen të vdekur në mes të odës.
Andartët po bënin përgatitje për të bërë ofensivë kundër Këlcyrës dhe Çepanit, shënuan ditën e cila ishte e hëna 29 maj…. Ofensiva zuri më 2 në mëngjes në Qarishtë. Dyfeku u ndez në të tërë vijën, topi nga Brezhdani po bombardhonte pa pushim Këlcyrën, topi tjatër nga Miçani po bombardhonte Backën, trupat e Qarishtës u sulën kundër pozitave që kishin shqiptarët. Mëngjesi ende nuk kishte përhapur errësirën e natës këtu u trazuan andartët dhe shqiptarët bashkë. Pylli qe i dendur, errësira e thellë dhe kështu nuk merreshin vesh njëri-tjetrin. Si u zbardhëllye pak shqiptarët u mblodhën dhe ikën… u vranë 4 andartë dhe 4 u plagosën. Si u thyen shqiptarët e Qarishtës, u thyen edhe të Këlcyrës dhe të Backës. Rynë në Backë zjarr, Çorovodë zjarr. Trupat e Seranit hynë në Rok zjarr, në Muzhakë zjarr, në Çepan zjarr. Trupat e Qarishtës rynë në Prishtë zjarr. Trupat e Këlcyrës rynë në Topojan zjarr, në Beduqas zjarr, në Zhepovë zjarr, në Kajcë zjarr, në Kajcë zjarr, në Toshkës zjarr, në Vinokash zjarr, në Ballaban zjarr, në Bubës zjarr, në Mazhan zjarr. Trupat e Gjinokastrës i rynë Dragotit zjarr, Beçishtit zjarr, Mezhgoran zjarr, këtu qëndruan.
Plaçkat që zunë andartët në këto fshatra nuk kanë hesap, si dhe gjë të gjallë, 300 barë vetëm bakër vanë në Janinë, gjë e gjallë me mijëra krerë po shkonin për në Greqi. Në Backë u therën 30 gra dhe foshnja… 15 gra me djepe në krahë i zunë dhe i therën me gjithë foshnjat që kishin. Shqiptarët u demoralizuan se nga një anë përparimet e andartëve dhe nga tjetra anë përparimet e Esatit i cili zuri Beratin. Vendosën t’u faleshin prapë atyre që i përvëluan, që i therë, që i çnderuan. Kështu pra u kthyen shumë fëmijë. Përmbi 300 fëmijë erdhën në Vinokash, Toshkës, Kajcë dhe Zhepovë. Përmbi 400 fëmijë ardhën në Skrapar. Po të zestë ata se ç’hoqën nga andartët” . Kosta P.Tomori Leusa, Barbaritë greke në Shqipëri, mars 1917, f.65-69.
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#108

Post by Arbëri » Mon Oct 29, 2012 4:36 pm

11 Vjecarja nga Shkupi ngritë në këmbë publikun dhe jurinë

video , http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... JFAFRKbyR4#!

Vogëlushja Kanita Suma nga Shkupi ndezi emocione të papara të publikut shqiptar gjatë garës në X-Factor Albania.

Juria mbeti e habitur me performancën e saj, ndërsa ka dilema nëse duhet ta lejojë të vazhdojnë garë për shkak moshës së re.

Kanita kishte zgjedhur të këndojë një këngë tepër të vështirë të Beyonces. Megjithëkëtë, Kanita edhe pse e re në moshë, arriti ta kënd[ojë këtë këngë.

Dhe, “Po”-të e nevojshme për kualifikim ajo i mori realisht nga publiku pasi arriti t’i ngrisë të gjithë në këmbë.

Pa fjalë mbetën edhe anëtarët e jurisë të cilët u desht të diskutonin mes vete për të vazhduar me komente për Kanitën.

Anëtari i jurisë, Pandi, tha se nuk kanë asnjë dyshim për talentin e Kanitës, por siç tha ai, mbetet të vendoset nëse duhet lejuar një vogëlushe të ballafaqohet me ethet e X-Factor.

Rëfimin e plotë për këtë ngjarje por edhe performancën e vogëlushes 11 vjeçare mund ta ndiçni në videon e më poshtme.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#109

Post by Adriana » Tue Oct 30, 2012 10:10 am

  Tiranë, protestë ndaj mungesës së dritave

Tiranë, 30 tetor - Banorët e pallateve pranë zonës ku ndodhet burgu 313 kanë bllokuar rrugën e unazës, në shenjë proteste për mungesën e energjisë elektrike për tre ditë me radhë.

Policia ka mundur ta zhbollokojë situatën, ndërsa dhjetëra banorë janë vendosur në cep të kësaj rruge, duke vazhduar protestën e tyre.

Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe deputët e opozitës, të cilët kanë denoncuar gjendjen kaotike ku ndodhet kryeqyteti përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

Banorët e kësaj zone janë shprehur se do të organizojnë sërish protestë nëse nuk rifillon furnizimi me energji elektrike.  


Ja si e ngatarrojme shapin me sheqerin ne, edhe per driten e syrit presim nje ngjyre politike te na shoqeroj ne nje protest. Driten e syrit duhet ta sigurojme, qofte njera apo tjetra pale politike ne qeveri, dhe jo te behemi vegla e tyre, kur kane interesat e tyre. NGIHUNI DHE PROTESTONI per kete problem qe nder vite nuk ka pasur nje zgjidhje, por jo me nje fryme politike por me frymen e te drejtes si popull, ne te kunderten gjithmon do na perdorin si vegla e tyre si njera ane apo tjetra !!

Nese kerkojme ''demokraci'' ne radhe te pare duhet ta kerkojme tek vetvetja, jemi ne ata qe ushqejme korrupsion, jemi ne ata qe akoma presim nje ngjyre politike te na sjelle driten ne shtepi, jemi ne ata qe shkojme nga ''fryne era'' . Prandaj te mos ankohemi neser pasneser qe nuk kemi demokraci, sepse edhe ne nuk kemi punuar si demokrate!!!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#110

Post by Adriana » Tue Nov 13, 2012 9:42 am

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, s`ka njoftime për dëme

13 nëntor - Regjistrohet një lëkundje e fortë tërmeti në territorin e Shqipërisë, shkruan "Oranews".

Tërmeti ka qënë me magnitudë 3.4 ballë dhe 2 km nën tokë ndërsa epiqendra e tij ka qënë në afërsi të Urës Vajgurore.

Mësohet se lëkundjet e forta të tërmetit janë ndiher edhe në Mallakastër dhe në zonat përreth.

Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#111

Post by Adriana » Tue Nov 13, 2012 10:14 am

Shqipëria fiton kurorën e "Miss Globe 2012"

Bukuroshja shqiptare Kleoniki Delijorgji merr shumicën e votave të jurisë, duke fituar edhe një tjetër kurorë missi

Top 5 ne Miss Globe 2012:
-Miss Albania
-Miss Kina
-Miss Rusia
-Miss Ukrahina
-Miss Finlanda

Ditët e zhurmshme me bukuroshet e botës, gjatë dy javëve të fundit, kanë marrë fund mbrëmjen e së shtunës, kur rreth orës 24.00 të mbrëmjes është zgjedhur fituesja e këtij viti e "Miss Globe". Bukuroshja 16 vjeçare, Kleoniki Delijorgji, njëherësh "Miss Shqipëria 2012", ka hyrë në historinë e këtij kompeticioni si vajza e dytë shqiptare që fiton titullin ndërkombëtar të bukurisë. Më dhjetë vota pro, nga 17 anëtarët e jurisë, ajo ka marrë të drejtën të mbajë kurorën e më të bukurës së Globit për këtë vit, ndërkohë që shoqëruesja e parë është shpallur, Miss Kina, 17 vjeçarja Jinzi Huang dhe shoqëruesja e dytë, Miss Rusia, 21 vjeçarja Inessa Yurinskaya.
Ky ishte momenti magjik i një spektakli që për rreth tre orë dhuroi surpriza dhe emocione në Pallatin e Sportit në Vlorë. 43 bukuroshe të botës kanë festuar bashkë me shqiptarët 100 vjetorin e pavarësisë, kanë garuar dhe përcjellë deri te publiku i shumtë, emocionet e garës. Producenti Petri Bozo për këtë edicion të 39-të të "Miss Globe" kishte ftuar edhe shumë miq në skenën gjigande të ndërtuar në dy kate. Kanë performuar me emocione David Tukiqi dhe Aurora Kapo, fituese e festivalit të fëmijëve “Performfest”, “Dhuratë për ditëlindje”. Aurela Gaçe ka ndezur skenën e qytetit prej nga vjen ndërsa Besim Zekthi me balerinë të shkollës së baletit kanë përshëndetur me një numër special koreografik.
Vajzat kanë performuar në katër sfilata me veshje mbrëmje, bikini, por edhe kostumet popullore të vendeve prej nga vijnë. Emocionet e tyre morën tjetër ngjyrë kur bashkë me këngëtarët Rona Nishliu dhe Ardian Lika kënduan refrenin e "Dua më shumë Shqipërinë". Nota rinore përcollën në sallë edhe katër talente të dala nga "The Voice of Albania", Elis Nova, Gjergj Kaçinari dhe motrat Kumria, ndërkohë që dy prezantuesit e zgjedhur këtë vit, bukuroshja Hygerta Sako dhe kryekomisari Krenar Ahmeti i kanë dhënë tjetër ritëm garës me batuta e improvizime të momentit duke ofruar një çift prezantuesish në harmoni me njëri tjetrin, i pëlqyer e duartrokitur fort edhe nga publiku.
Kështu për të nëntin vit Shqipëria është bërë vendi mikpritës i "Miss Globe". Ngjyra, performanca elegante të kururara nga Olta Ahmetaj, ritmi muzikor i përzgjedhur nga Fabian Basha, dhe shumë elementë që kujtonin festimet e këtij viti jubile për shqiptarët kanë përmbyllur këtë edicion, i cili u bë akoma më i veçante prej emrit të fitueses: në 100 vjetorin e pavarësisë mbretëresha e bukurisë është një shqiptare.
Por nuk ka qenë vetëm kaq festa e 43 bukurosheve, që për dy javë me radhë valvitën flamujt e vendeve të tyre, përkrah dhe në nder të flamurit shqiptar. Jo rastësisht turi i vajzave, këtë vit, u mendua nga organizatorët ta kapërcente kufirin shtetëror të Shqipërisë. Miss-et u nisën nga Tiranë dhe grupi gazmor i bukurosheve pasi përshkoi qytetet historike dhe turistike shqiptare, ndali në Ulqin, ku u zhvillua edhe nata e parë e minispektaklit, pjesë e këtij kompeticioni, “Miss Talent show”. Më pas bukuroshet iu drejtuan Kosovës për të ndalur në Prizren ku vajzat janë njohur me historinë e këtij qyteti, kanë vizituar muzeun dhe shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, datë e rëndësishme në historinë tonë. Harta e udhëtimit ka vijuar në Mitrovicë, është vizituar kulla e Isa Boletinit, një figurë e njohur në përpjekjet shqiptare për shpalljen e Pavarësisë, është vizituar qyteti dhe më pas turi është përmbyllur në Strugë, ku janë shpallur edhe fitueset e “Miss Talent shoë”: "Miss Kina", Jinzi Huang, ka marrë votat unanime të jurisë si fituesja e ketij kompeticioni pas një performance të shkëlqyer kërcimi, veshur me veshjet karakteristike kineze. Bukuroshja Huang përcolli në skenat shqiptare jo vetëm talentin e saj, por edhe kulturën kineze në çdo detaj të interpretimit që realizoi në skenë. Vendin e dytë e ka fituar "Miss Hungaria", Fanni Papai, e cila ka sjellë bukur në skenë ritmet belly dance. Në vendin e tretë u përzgjodh bukuroshja maqedonase, Sandra Stefanovska. Një çmim special ka marrë këtë vit edhe "Miss Kosova", Loreta Abdyli, për të cilën juria votoi për çmimin "Miss Pavarësia.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#112

Post by Arbëri » Tue Nov 13, 2012 9:34 pm

Kakavijë, kthehen shqiptaret

Video + : http://www.youtube.com/watch?v=WrBcksdh ... e=youtu.be
Ne kulmin e krizes ekonomike dhe debatit me Shqipërinë per çeshtjen e kufijve detare, Greqia bllokon kalimin e shqiptareve ne shtetin fqinje. Ne piken kufitare te Kakavijë mbi 150 persona, nuk jane lejuar te kalojne pasditen e se henes dhe paraditen e se martes. Autoritete greke nuk jane mjaftuar vetem me kthimin mbrapsht te shqiptareve, por ne shume raste kane nxjerre te pavlefshme pasaportat duke vendosur kryq ne to dhe cilesuar te padeshiruar shume prej shqiptareve. Pasagjeret shqiptaret te bllokuar ne kufi kane kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare por nuk kane marre asnjë pergjigje. Nderkohe pala greke pretendon se kthimet lidhen me pasaktësi dokumentesh, ndersa nuk kane dhene asnje sqarim per cilësimet "non grata" mbi pasaporta apo nxjerrjen te pavlefshme te shume prej tyre. Kjo nuk eshte herea e pare qe shteti grek vepron ne menyre te tille ndaj shtetasve shqiptare qe udhëtojnë drejt Greqisë per arsye te ndryshme.

At the height of the economic crisis and debate the issue of maritime borders Albania, Greece blocks the passage of Albanians in the neighboring state. At the border crossing Kakavijë over 150 people, are not allowed to pass Monday afternoon and Tuesday morning. Greek authorities are not sufficient alone to return back to the Albanians, but in many cases have drawn invalid passports placing unwanted cross on them and named many of the Albanians. Albanians passengers stranded at the border have sought the intervention of the Albanian authorities but have not received any response. While the Greek claims related returns inaccurate documents, and did not give any explanation for settings "non grata" on passports or issuing worthless to many of them. This is not the first time that the Greek state acts in such a way to Albanian citizens traveling to Greece for various reasons.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#113

Post by Arbëri » Fri Dec 07, 2012 8:57 pm

Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë -bravo-



INSTAT ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi dhe pritet të deklarojë rezultatet më datë 13 dhjetor.

Por Top-Channel nga burime diplomatike në Tiranë, ka mundur të sigurojë përfundimet e Censusit 2011, për dy prej aspekteve të më rëndësishme të tij, që janë kombësia dhe feja.

Pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptarë 83% e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin ka patur debate të vazhdueshme.

0.87% është numri i atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke, ndërsa 0.2% janë deklaruar me kombësi maqedonase.

Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga Censusi tregojnë se 57.12% janë deklaruar si myslimanë, 10.11% katolikë, ndërsa 6.8% ortodoksë. Ateistë janë deklaruar 2.52%, bektashinj 2.11%, ndërsa evangjelistë 0.11%.

Rezultatet e Censusit, që lidhen me kombësinë pritet të prodhojnë debate të forta, veçanërisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër Censusit dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin të minoritarëve në jug të vendit.

Një tjetër shifër që bie në sy është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishter, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike sipas shifrave të Censusit është më e madhe se ajo ortodokse.

Disa javë më parë INSTAT publikoi disa të dhëna paraprake nga ku rezultonte se popullsia e Shqipërisë është 2.831.741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3.069.275.

Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.

Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.

Censusi 2011 në Shqipëri është i 11-ti në historinë e censuseve të kryera në vendin tonë. Ai është pjesë e censuseve të planifikuara nga UNECE/Eurostat në të gjithë botën.

Kombësia:
Shqiptarë 83%
Grekë 0.87%
Romë 0.3%
Aromunë 0.3%
Maqedonas 0.2%
Egjiptianë 0.12%
Malazezë 0.01%
Të tjerë 0.1%
Nuk u përgjigjën 14.07%

Feja:
Myslimanë 57.12%
Katolikë 10.11%
Ortodoksë 6.8%
Bektashijn 2.11%
Evangjelistë 0.11%
Të krishterë të tjerë 0.1%
Ateistë 2.52%
Besimtarë të pa karakterizuar 5.53%
Besime të ndryshme 0.2%
Nuk u përgjigjën 13.89%


Shqiperia e shqiptareve -itsok-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Shqiperia

#114

Post by Sally » Tue Feb 05, 2013 2:32 pm

Leka Zogu kërkon pronësinë e Pallatit të Brigadave

Tiranë, 5 shkurt - Leka Zogu II, i njohur si princ Leka, fiton të drejtën ligjore për të kërkuar kthimin dhe kompensimin e dy pasurive të familjes së tij, një prej të cilave është Pallati i Brigadave.

Me pretendimin se janë pronë e gjyshit të tij, Mbretit Zog, dhe se deri tani e ka pasur të pamundur ta kërkojë këtë të drejtë, Leka Zogu II i është drejtuar Gjykatës në janar 2013. Pak ditë më parë togat e zeza kanë pranuar kërkesën e princ Lekës për rivendosje në afat të kërkesës së tij drejt Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për këto prona.

Sipas vendimit të Gjykatës, pronat në fjalë janë dy pasuri të paluajtshme, të njohura si “Pallati i Princeshave”, sot Biblioteka e Librit të Huaj, si dhe “Pallati Mbretëror”, sot Pallati i Brigadave.

Në vendimin e shpallur më 25 janar nga gjyqtarja Blerona Hasa, thuhet se kërkuesi, princi Leka, nuk ka pasur mundësi të kërkonte më parë kthimin dhe kompensimin e pronës, pasi nuk zotëronte dokumentet e pronësisë.

Sipas vendimit, këto dokumente trashëgimtari i vetëm i familjes mbretërore i ka “shtënë në dorë” vetëm pas datës 17 janar 2013. Referuar ligjit përkatës, ish-pronarët mund t’i drejtoheshin AKKP-së deri më datë 31 dhjetor 2008. Pas kësaj date e drejta për të depozituar kërkesë mund të bëhej vetëm nëpërmjet gjykatës.




Mbahu Albaniaaaaaa se po te rrjepin te gjithe, -hahaha-
Edhe une nga fisi babait dua pasurine e stergjysherve... ish pazari vjeter ne tirane me shume se gjysma e saj ka qene e Hykajve ( Hyka ).
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#115

Post by Arbëri » Sun Feb 10, 2013 10:57 pm

Tërhiqet Berisha, s’ka pasaporta për kosovarët: Nuk do opozita
Shefi i Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, tha dje se është tërhequr nga vendimi për të pajisur me pasaportë edhe shqiptarët e Kosovës. Kryeministri pohoi se nuk mund të ndërmerret një nismë ligjore me Kosovën, për shkak se ky shtet ka aplikuar për liberalizimin e vizave me BE-në dhe se një marrëveshje e tillë do të dëmtonte procesin. “Kjo për momentin ka një problem ligjor me Kosovën dhe kjo masë nuk mund të adaptohet pa një marrëveshjeje të veçantë me qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës po negocion me Bashkimin Europian procesin e liberalizimit të vizave. Dhe në këto kushte, ne nuk duam në asnjë mënyrë të cenohet ky proces shumë i rëndësishëm për Kosovën e pavarur. Pasi të finalizohet ky proces, dy qeveritë do të ulen të negociojnë një marrëveshje për këtë çështje. Por, për të gjithë shqiptarët e tjerë, qeveria shumë shpejt do t’u njohë atyre shtetësinë shqiptare. Ne do të veprojmë në këtë mënyrë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në zonën e ‘Shengen’-it, që jetojnë në vende që kanë marrëdhënie të njëjta me Shqipërinë me zonën e ‘Shengen-it”, theksoi Berisha.
Para 1 ose 2 muajve :
Prej kësaj dhome ai njoftoi për nismën për dhënien pa kushte të nënshtesisë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, tha ai: "Nga ky vend, nga kjo mbledhje, në këtë datë, unë dua të informoj shqiptarët se kjo qeveri do të ndërmarrë ligjin e shtetësisë shqiptare për ta, kudo që jetojnë. Kombi është një dhe çdo shqiptar, kudo që jeton, meriton shtetësinë shqiptare".
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Shqiperia

#116

Post by erix77 » Tue Feb 12, 2013 4:06 pm

Patirotizmi i tij eshte vetem sezonal,nuk e di pse disa njerez nuk duan ta kuptojne kaq gje.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#117

Post by Arbëri » Wed Apr 03, 2013 11:36 pm

Ilir Meta: "Ja kush është Edi Rama"
Video : https://www.youtube.com/watch?feature=p ... J0Q03Stcj4#!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#118

Post by Arbëri » Mon Apr 22, 2013 10:14 pm

Ish presidenti serb Boris Tadiç kumbar i marrëveshjes Rama- Meta (VIDEO)

Image

Ish presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka qenë i pranishëm në Shkodër, në ceromoninë e nënshkrimit të marrëveshjes midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, për koalicion.

Marrëveshja ishte nënshkruar gjatë konferencës së Partisë Socialste Europiane me liderët e së majtës ballkanase.

Top Channel raporton se kjo marrëveshje e nënshkruar nga PS dhe LSI, është përshëndetur nga ish-presidenti serb Boris Tadiç.

Video : http://almakos.com/lajme/shqiperi/23742 ... -meta.html



A eshte e mundur kjo !!!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#119

Post by Mallakastrioti » Tue Apr 23, 2013 8:22 pm

Ky quhet patriotizem dhe atdhedashuri. Respekte per kete shqiptar te mire, pasi ky quhet shqiptar!

Image

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Shqiperia

#120

Post by CERMENIKASI » Tue Apr 23, 2013 11:19 pm

Lum ajo nanë që i ka dhanë gji këtij kur ka qenë fëmi !
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Post Reply

Return to “Lajme”