"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Shqiperia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#61

Post by Arbëri » Thu Mar 31, 2011 10:04 pm

Rama: Marrëveshje me PBDNJ, për fitoren e të majtëve në zgjedhje

Image
TIRANË- Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 8 Majit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka nënshkruar një marrëveshje të posacme bashkëpunimi me PBDNJ-në e Vangjel Dules me qëllim bashkëpunimin për zgjedhjet vendore.
Sipas Ramës kjo ishte një marrëveshje që plotëson objektivin e forcave të majta, atë të fitores në zgjedhjet e 8 Majit, për të mposhtuar regjimin e Berishës, sic tha ai.

“Jemi këtu për të deklaruar realizimin e një marrëveshje të posacme zgjedhore, e cila bëhet pjesë e rrugës sonë për t’u dhënë qytetarëve, zgjedhësve në 8 Maj mundësinë për të zgjedhur më të mirën. Marrëveshje për bashkëpumim të posacëm, në funksion të një Shqipërie Europiane. Fitrorja e 8 Majit është objektivi i forcave të majta, ndaj qeverisë që e ktheu qeverisjen në regjim”,- tha kryesocialisti.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe vetë kreu i PBDNJ-së Dule, sipas të cilit kjo marrëveshje është në vazhdë të bashkëpunimit disa vjecar mes forcave të majta. Kjo marrëveshje konsiston në mbështetjen e kandidatëve të Aleancës për të Ardhmen nga ana e PBDNJ-së dhe anasjelltas, sipas Dules.

“Jemi sot në finalizim të një marrëveshje me PS dhe Aleancën për të Ardhmen bashkëpunojmë për sa i përke zgjedhjeve vendore. PBDNJ mbështet kandidaturat e Aleancës për të Ardhmen, dhe anasjelltas për të maksimalizuar forcat”,- tha më tej Dule.

Vetëm në Bashkinë e Himarës, PBDNJ do të garojë përsëri me Vasil Bollanon, ndërsa kandidatura e Aleancës për të Ardhmen është Gjergji Goro. Himara është e vetmja Bashki ku PBDNJ nuk mbështet të njëjtin kandidat me forcat e tjera të majta.
(m.a/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Lajme nga Shqiperia

#62

Post by arianmarku » Wed Apr 06, 2011 5:15 pm

http://www.youtube.com/watch?v=Wn6BEW7Y ... r_embedded Agim Doci - Mesazh per Janullatosin

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#63

Post by Adriana » Thu May 26, 2011 8:56 am

Fëmijët jashtë martese mbrohen ligjërisht, të njëjtë si në vëndet e BE

Statusi juridik i fëmijëve të lindur jashtë martese do të jetë i njejtë si në vendet e BE-së. Në komisionin e cështjeve sociale u diskutua Projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të europës. Për statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martese të cilët do të jenë më të mbrojtur ligjërisht.


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#64

Post by Arbëri » Thu Jun 09, 2011 9:28 pm

KE: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter


Ndërkohë që procesi zgjedhor në Shqipëri ende nuk ka përfunduar, Komisioni Europian hedh dritë mbi vlerësimin që do të përmbajë raporti i radhës i progresit për Shqipërinë, i cili publikohet më 12 tetor.

Siç bën të ditur Top Channel, përvec lëvdatave për mosabuzimin me regjimin e lirë të vizave, Komisioni, i cili nuk ka marrë ende planin e korrigjuar të aksionit për zbatimin e 12 kritereve kyce nga Shqipëria, vlerëson se nuk është përmbushur “as një i vetëm” prej tyre.

Raporti, i cili pritet të jetë një ndër më të rreptët në historikun e marrëdhënieve BE-Shqipëri, do t′i kushtojë një hapësirë mjaft të vecantë edhe procesit zgjedhor, e sidomos paqartësisë ligjore të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara.

“Ka një shqetësim të qartë për mënyrën sesi vendimi është marrë në këtë moment të fazës së pas-numërimit. Por është gjithashtu e rëndësishme që tani procesi i ankesave të bëhet në qetësi, në respekt të rregullave institucionale dhe mendoj se cështja e saktësisë ligjore për këtë hap të ndërmarrë nevojitet qartazi që të zgjidhet, në mënyrë transparente, të ndershme dhe ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqiptar. Pra, unë do të thoja jo vetëm fjalët e legjislacionit në letër, por edhe frymën e legjislacionit shqiptar”, ka deklaruar Marta Garcia Fidalgo, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE.

Përballë një prezantimi rozë nga qeveria shqiptare, Komisioni Europian rreshtoi vlerësime në të 12 kushtet që duhen përmbushur nga Shqipëria, duke vlerësuar mënjanë procesin zgjedhor, të cilin e ndau në disa faza.

“Mendoj se situata, ashtu sic qëndron sot, është më pak e ndritur se c′ishte dy vite më parë. Prioriteti i parë kyc, ne nuk konsiderojmë këtë parlament se funksionon sic duhet.

Prioriteti i dytë lidhet me miratimin e legjislacionit që kërkon shumicë të cilësuar. Njësoj mbi emërimin e Avokatit të Popullit dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese, që kërkojnë shumicën parlamentare.

Prioriteti numër 4 i Opinionit lidhet me rëndësinë për të modifikuar kuadrin ligjor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Realiteti faktik është përsëri se këto modifikime nuk u bënë.

Duke shkuar në prioritetin e 5-të kyc, atë për garantimin e zgjedhjeve në përputhje me standartet europiane e ato ndërkombëtare, më lejoni të kthehem në fund për këtë ndërhyrje mbi sjelljen dhe organizimin e zgjedhjeve.

Prioriteti numër 6, rekrutimi në shërbimin civil vijon të bëhet me procedura jotransparente.

Prioriteti kyc numër 7, korrupsioni në gjyqësor, mbetet shqetësim. Vijmë tek prioriteti numër 8, që lidhet me korrupsionin. Hetimet për rastet e korrupsionit nuk po bëjnë progres sic pritej.

Kjo bën që në përgjithësi rastet e dënimit për korrupsion të mbetet i ulët dhe korrupsioni mbetet shqetësim në Shqipëri.

Prioriteti kyc numër 9. Mendoj se lufta kundër trafikut të drogës dhe trafikut të qënieve njerëzore mbeten fusha shqetësuese.

Për prioritetin kyc numër 10, mbi të drejtat e pronës. Përsëri realizojmë se ka një progres të vogel në këtë fushë. Por puna dhe kjo është punë shumë e rëndësishme për qytetarët e thjeshtë dhe investimet, mbetet për t′u bërë.

Prioriteti i 11-të, ne shënojmë incidentin që ndodhi me romët në shkurt. Prioriteti i fundit kyc, ai numër 12. Mendoj se nuk ka progres gjithashtu për trajtimin e të burgosurve me probleme mendore.

Ne shënojmë se ka patur disa shqetësime për ushtrim të tepruar dhune gjatë arrestimit dhe ndalimit të bërë nga policia pas ngjarjes së 21 janarit.

Më lejoni të kthehem shkurt tek zgjedhjet. Mund të diferencojmë faza të ndryshme. Mendoj se periudha parazgjedhore kishte polarizim të lartë, kishte mosbesim të qartë mes partive politike, sjellje konfrontuese, por mendoj se është e drejtë që të njohim se pati zgjedhje konkurruese dhe transparente. Problemet nisën pas procesit të numërimit, kur ata nisën me tabulatet dhe përballjen me ankesat.

Të gjitha këto nivele do të qartësohen kur ne të vijmë me raportin e progresit në tetor. Mendoj se shqetësimi për votat e hedhura në kutitë e gabuara do të jetë kyc në fund”, ka nënvizuar Fidalog.

Pjesa e dytë e këtij takimi përgatitor të delegacionit për Europen Juglindore të Parlamentit Europian u zhvillua me dyer të mbyllura. Europarlamentarët do të takohen me kolegët e tyre shqiptarë më 14 dhe 15 qershor në Bruksel.

Tashmë e njohin njëri-tjetrin gjithmonë e më mirë, pas dy takimeve të mëparshme, të cilat dështuan në prodhimin e një deklarate të përbashkët përfundimtare.
http://www.albeu.com/kryetitull/ke:-shq ... ter/38743/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Shqiperia

#65

Post by Bashkimi » Sat Jul 16, 2011 2:39 am

Shqipëria do të ndërtojë 443 hidrocentrale

Image
Qeveria shqiptare ka për qëllim që potencialin e madh ujor ta shndërrojë në vlera të mëdha energjetike për Shqipërinë dhe shqiptarët, paralajmëroi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në promovimin e fazës së parë të projektit vëllimor energjetik për ndërtimin e hidrocentralit "Ashte" afër Bushatit në veri të vendit."Do të ndërtojmë edhe 443 hidrocentrale në të gjithë territorin e vendit, të cilin do ta shndërrojmë në superfuqi rajonale energjetike. Në zhvillim e një vendi, energjia është themel për të gjitha themelet dhe paraqet fuqi lëvizëse në të gjitha sferat" deklaroi Berisha. Deri tani Qeveria shqiptare ka dhënë leje për ndërtimin e 220 hidrocentraleve prej të cilave në 36 punohet intensivisht.Realizimin e projektit "Ashte" që para një viti e filloi kompania austriake "Verbund" në bashkëpunim me korporatën "EVN". Bëhet fjalë për investim pre 200 milionë eurove, në të cilën parashikohet ndërtimi i dy hidrocentraleve "Ashte 1" dhe "Ashte 2", me ç’rast do të shfrytëzohet teknologjia më bashkëkohore në këtë sektor. Ndërtimi i tyre planifikohet të përfundojë në vitin 2012, me ç’rast këto hidrocentrale me energji elektrike do të furnizojnë mbi 100.000 shtëpi. MIA

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#66

Post by Adriana » Sat Jul 16, 2011 3:41 am

Bashkimi wrote:Shqipëria do të ndërtojë 443 hidrocentrale

Image
Qeveria shqiptare ka për qëllim që potencialin e madh ujor ta shndërrojë në vlera të mëdha energjetike për Shqipërinë dhe shqiptarët, paralajmëroi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në promovimin e fazës së parë të projektit vëllimor energjetik për ndërtimin e hidrocentralit "Ashte" afër Bushatit në veri të vendit."Do të ndërtojmë edhe 443 hidrocentrale në të gjithë territorin e vendit, të cilin do ta shndërrojmë në superfuqi rajonale energjetike. Në zhvillim e një vendi, energjia është themel për të gjitha themelet dhe paraqet fuqi lëvizëse në të gjitha sferat" deklaroi Berisha. Deri tani Qeveria shqiptare ka dhënë leje për ndërtimin e 220 hidrocentraleve prej të cilave në 36 punohet intensivisht.Realizimin e projektit "Ashte" që para një viti e filloi kompania austriake "Verbund" në bashkëpunim me korporatën "EVN". Bëhet fjalë për investim pre 200 milionë eurove, në të cilën parashikohet ndërtimi i dy hidrocentraleve "Ashte 1" dhe "Ashte 2", me ç’rast do të shfrytëzohet teknologjia më bashkëkohore në këtë sektor. Ndërtimi i tyre planifikohet të përfundojë në vitin 2012, me ç’rast këto hidrocentrale me energji elektrike do të furnizojnë mbi 100.000 shtëpi. MIA


-pis- D.M.TH +/-13 hidrocentrale per qytet do kemi?! -hahaha- -hahaha- shume lajmi i mire ky!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Shqiperia

#67

Post by Sally » Sun Jul 17, 2011 3:57 pm





10 skulptorë nga Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë pranë Kalasë "Rozafa" të Shkodrës, për të realizuar një numër skulpturash, të cilat do të vendosen në sheshet qendrore të qytetit. Skulptorët mbështeten nga një program i Komisionit Europian, që nxit bashkëpunimin ndërkufitar mes dy vendeve fqinjë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#68

Post by Arbëri » Mon Jul 25, 2011 10:29 am

Berisha: Ideja e bashkimit kombëtar, nga njerëz spekulantë



”Spekulant, njerëz të cilët janë absolutisht me mungesë totale identiteti shqiptar, duhet të mendojnë në një kontekst më të gjerë, interesi kombëtar evoluon, interesi kombëtar ka dinamizmin e tij”.
Ideja e bashkimit të trojeve shqiptare, e hedhur në media nga organizata dhe personalitete të veçantë, është komentuar sot dhe nga kryeministri Sali Berisha në mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me tone të ashpra, Berisha ka deklaruar se përçuesit e kësaj ideje duhet të kenë parasysh se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet kombit është integrimi në Bashkimin Evropian.
“Ata që paraqesin pas 20 vitesh idenë e bashkimit, duhet të kenë parasysh se interesi më i mirë i shqiptarëve është Europa e bashkuar. Toka është e përjetshme, njerëzit janë udhëtarë. Integrimi i tyre në BE është, përveç tjerash, edhe mënyra e sigurt e ndërprerjes përfundimtare të vjedhjes, grabitjes së trojeve shqiptare”, tha Berisha.
Por, në mënyrë direkte kreu i qeverisë shqiptare ka komentuar edhe personat që kanë hedhur këtë ide. Ai ka deklaruar se ata janë spekulantë dhe kanë mungesë identiteti shqiptar. Sipas tij, koha kërkon që politikanët dhe njerëzit të mendojnë në një mënyrë më të gjerë.
“U ndala në këtë moment, sepse spekulant, njerëz të cilët janë absolutisht me mungesë totale identiteti shqiptar, duhet të mendojnë në një kontekst më të gjerë, interesi kombëtar evoluon, interesi kombëtar ka dinamizmin e tij. Ne nuk imponohemi, ecim drejt standardeve. Europa është transparente”, tha Berisha.
Komentet e kreu të mazhorancës kanë ardhur pas deklaratave të lëvizjes “Aleanca Kuq e Zi”.

:shock: :shock: :shock:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Shqiperia

#69

Post by erix77 » Mon Jul 25, 2011 5:39 pm

Mos u cudit Arber dihet prej kohesh qe politikanet tane jane antishqiptare dhe Berisha e ka treguar jo vetem me fjale por edhe me vepra antishqiptarizmin e tij.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#70

Post by Arbëri » Mon Jul 25, 2011 8:47 pm

Kjo ishte thenje e Sali Berishes , ose kjo thenje e tij i beri Shqiptaret jasht kufijve ne shumice te simpatizojne Salen :

"Një komb, një gjuhë, një shtet, një flamur, një.."

Nuk e prisja nje deklarate te tille nga ai ta them te verteten !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Shqiperia

#71

Post by erix77 » Tue Jul 26, 2011 6:47 pm

Bah jane politikane flasin gjith kohes dhe ne te shumten e rasteve nuk e dine as vete se cfare thone keshtu qe fjaleve te tyre nuk ja vlen tjua vesh veshin.Ajo qe ka rendesi jane "veprat" qe kane lene pas si p.sh. furnizimi me nafte i makines kriminale Serbe dhe falja e territoreve Shqiptare Greqise.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Shqiperia

#72

Post by Bashkimi » Fri Aug 26, 2011 6:31 pm

Zjarre në Mallakastër

Dy vatra zjarri janë shfaqur ditën e sotme në rrethin e Mallakastrës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pyje në fshatin Gjorgos, ndërsa në fshatin Velmish po digjen disa ullishte.

Zjarrëfikset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Ndërkaq, ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile njoftoi se, në bazë të marrëveshjes me Mbrojtjen Civile të Italisë dhe Turqisë, një avion tip Canadair italian dhe një avion Candair turk, po kryejnë operacione për shuarjen e zjarreve në territorin e vendit tonë.
http://www.albeu.com/shqiperi/zjarre-ne ... ter/44401/

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Shqiperia

#73

Post by Socio » Fri Nov 11, 2011 7:42 pm

'Tirane - Panairi i Librit i pushtuar nga kuzhina dhe turbo-folku serb'
Kiosqet, zgara dhe kënga serbe ka pushtuar hyrje-daljet e Pallatit të Kongreseve ku po mbahet Panairi i Librit në Tiranë.

Janë stendat e restoranteve dhe kafeneve të njohura serbe nga Beogradi por edhe nga dy qendrat më ultranacionaliste serbe si Nishi dhe Leskovci.

Agjencia e lajmeve INA ka kapur në fokusin e saj praninë e këtyre stendave të improvizuara në formë restorantesh “fast – food”, ku vizitorët dhe lexuesit e panairit, duke përfshirë edhe shkrimtarët shijojnë rakinë serbe, tingujt e muzikës serbe dhe qepabin e suxhukun serb.

Shërbimi është ekskluzivisht në gjuhën serbe dhe kjo nuk i bën përshtypje tiranasve. Një reagim të ashpër e shprehin vizitorët nga Kosova dhe Maqedonia. Kushtrimi, një vizitor i rregullt i panairit shprehet i dëshpëruar nga kjo që ka hasur.

”Unë jam i befasuar me këtë që po shoh këtu. Ndoshta mungesë vetëdije apo injorance mediokre. Mund të dukemi ndoshta të bezdisshëm kur flasim për këtë se si një serb me reklama kirilicë dhe këngë serbe lirshëm bën punën e tij në mes të Tiranës, derisa ta provoje dikush nga Tirana ta bëjë një gjë të tillë në Beograd apo diku tjetër. Pikërisht këta serbët shqyen pikturat e një piktore shqiptare në Beograd, vetëm pse ishte pjesëmarrëse në një ekspozitë ballkanike”, ka theksuar për agjencinë INA, Kushtrimi, vizitori nga Kosova.

Anisa nga Tetova, një studente në Universitetin e Tiranës gjithashtu ndjehet e befasuar me atmosferën parahyrëse të panairit. ”Është vërtetë një turbo-follk i përzier me zgarën e tyre serbe, që është e njohur për ne dhe që nuk lë ndonjë shije të veçantë. Ne kemi traditën tonë si tetovarë për kuzhinën tonë të begatë dhe pse ajo të mos ishte ftuar, kur dihet se kuzhinë e jona pushton qendrat turistike të rajonit, Evropës dhe botës. Por, mentaliteti ynë tregon se ne jemi të tillë dhe nuk vlerësojmë tanët. Por më e keqja është se këtu mungon një ndjenjë kombëtarizmi dhe atdhetarizmi”, thekson për INA studentja tetovare.

Një grup studentësh kosovarë apelojnë që partitë politike dhe lëvizjet e tjera të zgjohen dhe të shprehin një revoltë rreth kësaj. ”Pyesim Aleancën Kuq e Zi apo disa të tjera që rrahin gjoks për kombëtarizëm këtu, se ku janë tani. Atje ku serbët po vendosin barrikada dhe nuk lejojnë që të shkel këmba e shqiptarit apo të dëgjohet zëri i tyre, këtu po ndodhë e kundërta dhe serbët po defilojnë si të duan dhe ku të duan”, është apeli i studentëve nga Kosova, të cilët vizituan panairin e librit.

Autoritetet politike dhe institucionale në Tiranë nuk dëshirojnë të flasin mbi këtë ngjarje, që për shumë vizitorë lë përshtypje jo të mirë në pamje të parë.
http://ina-online.net/shqiperia/11226.html
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#74

Post by Arbëri » Sat Nov 12, 2011 11:23 pm

Socio wrote:'Tirane - Panairi i Librit i pushtuar nga kuzhina dhe turbo-folku serb'
Qofte dhe aheng serb në panairin e librit në Tiranë

Image
Të gjithë vizitorëve të panairit ju ka rënë në sy në hyrje të Pallatit të Kongreseve, tenda e ngritur në të majtë ku gatuhen e ofrohen qofte Beogradi. E në mos janë ulur për të ngrënë ose e kanë parë pa vëmendje, ata kanë dëgjuar muzikën sllave që "konkurronte" zërin e Inva Mulës që dëgjohej brenda në panair. Ndokush nuk e ka parë me vëmendje këtë dukuri, por të tjerë janë indinjuar, pse jo edhe fyer. E kjo jo vetëm për faktin që qoftet, nuk shkojnë shumë me librin dhe artin, por edhe me faktin se qoftet vijnë nga Beogradi. A nuk kishte më afër?, - pyet ndokush.

Por, qoftet serbe para panairit kanë shqetësuar jo vetëm me erën që përhapin apo me muzikën që i shoqëron, ku thuhet se ka tekste antishqiptare... Botuesit kosovarë të pranishëm në panair reagojnë ashpër duke argumentuar qëndrimin e tyre. Kështu, përfaqësuesit e shtëpive botuese "Dukagjini" Pejë, "Buzuku" Prishtinë, "Faik Konica" Prishtinë, "BSS" Prishtinë njëzëri kundërshtojnë këtë dukuri, duke u shprehur të irrituar për faktin që jashtë shiten qofte serbe, ndërsa stendat brenda i kanë ngritur po serbët. Sipas tyre, paratë që serbët po marrin në Tiranë, mu në zemër të Shqipërisë e nga shqiptarët, po përdoren kundër shqiptarëve në Mitrovicë e më gjerë.... Mendohet se shuma që ka marrë kompania serbe për ngritjen e stendave mund të jetë plus-minus 30 mijë euro, ndërsa botuesit përveç se ndihen të ofenduar, shohin tek serbët që ofrohnë qofte e muzikë, edhe një lloj karshëillëku. E në fakt, ne iu afruam atyre për t′i pyetur se ku kanë marrë leje që kanë ngritur tendën, por kur iu folëm shqip na panë vëngër, edhe kur iu folëm anglisht po ashtu. Kur i pyetëm nëse flasin anglisht, ata thanë: "No". Edhe kjo, qe vëngër.

I njëzëri me ta është edhe Kosta Papa, që në panair vjen si autor e botues, e sa i takon profesionit, është jurist i të Drejtës Ndërkombëtare. Papa e ngre zërin fuqishëm në intervistën e mëposhtme.

Në hyrje të panairit është vënë një stendë ku vizitorët mund të ulen e të ushqehen me qofte serbe. A shkojnë qoftet me librin kaq shumë?

Fakt i këndshëm! Nga sa po kuptojmë ne, aspekti teknik i organizimit të panairit është lënë në duart e serbëve të Beogradit. Ky fakt, na lë të aludojmë se këto firma të huaja që mbështesin panairin apo e "organizojnë" atë, duke qenë taksapaguese në vendin e tyre, shkojnë kundra Europës. Pra, firmat përmes biznesit që ushtrojnë në Tiranë marrin para, taksohen nga qeveritë e tyre, dhe këto të fundit me këto taksa që shkojnë në miliona apo miliarda financojnë veprime edhe kundra nesh.
Çfarë nënkuptoni me këtë?
Dua të them se një pjesë e madhe e buxhetit serb shkon edhe për barrikadat në Veri të Kosovës, prej të cilave shqiptarët po vuajnë, e thënë ndryshe këto para shkojnë edhe për anticivilizimin dhe shkeljen e të drejtave themelore të qytetarëve, të lëvizjes e komunikimit të tyre. Në këtë mënyrë qoftet pranë panairit, dhe para Pallatit të Kongreseve janë të njëjtat qofte që shiten në rrugët e Kroit të Vitakut, në rrugët e Jarinjës, dhe janë po ashtu njëlloj me qoftet që shiten mbas togjeve të zhavorrit mbi urën e Ibrit.

Kur folët për organizim teknik, çfarë nënkuptoni?
Deri më tani folëm për kuzhinën ku futen qoftet, por siç duket e tërë prapavija e panairit nuk është shqiptare. Ne nuk e dimë se sa për qind!!! Po si ka mundësi që nuk u gjend në 7 republika ku jetojnë shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Serbi, Mal të Zi e Turqi, një kompani shqiptare që të vijë të ngrejë stendat dhe të gatuajë edhe qofte para panairit?! Domethënë në mbi 10 milionë shqiptarë që jetojnë në 7 republika, nuk u gjet një biznesmen a një kompani shqiptare që të vijë të organizojë panairin kryesor të librit shqip e një tjetër të na ushqejë?! Tek organizimi i panairit futet ngritja e stendave, ku të gjithë ne ekspozojmë librin shqip e përkthimin në shqip. A mund të mos e vëmë në dyshim që mbas këtyre teknikëve të ketë njerëz që në fakt na përgjojnë në mes të Tiranës, në zemër të shqiptarëve, tanimë që kemi ngritur zërin për çështjen shqiptare?!

A ua keni komunikuar këtë shqetësim organizatorëve të panairit?
Në këtë zallamahi të madhe e me shumë vizitorë, mungon koha e hapësira për të komunikuar. Aq më tepër se tani nuk ka më kohë për të rikuperuar këtë gabim. Unë e ngre zërin vetëm që të mos përsëritet në një herë të dytë.

Ju sillni në panair, libra nga arvanitasit...
Është hera e parë që u bë një përpjekje privatisht nga idealistët e çështjes kombëtare për të krijuar një stendë të përbashkët për shqiptarët e Greqisë. Këtu ka libra për ta dhe prej tyre. Si për herë të parë arritëm diçka dhe prezantojmë libra që flasin për histori pellazgo-iliro-shqiptare mbi 5000-vjeçare. Mes këtyre librave ka edhe nga më të rëndësishmit e kohës që për nga numri i shitjeve, hyjnë në terminologjinë e best-sellërave, por në tjetër kuptim. Këtu përmendim Niko Stylo me veprën "Truskishte-toskërishte", e të po këtij autori edhe "Fjalorin katërgjuhësh" të Daniel Voskopojarit, por kemi edhe fjalorin greqisht-shqip të Panajot Kupitorit. Në panair është i pranishëm edhe Jorgo Jero, President i Komitetit të shqiptarëve të Greqisë (zëvendës i Aristidh Kolës) dhe Niko Stylo, një profesor i njohur dhe pellazgolog.
http://www.albeu.com/shqiperi/qofte-dhe ... ane/52318/
(Shkrimi është botuar sot në Gazeta Shqiptare)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#75

Post by Adriana » Wed Nov 16, 2011 7:46 pm



Ne Shqiperi, organizatat joqeveritare po ndihmojne emigrantet qe te riintegrohen ne shoqeri. Organizata "Sherbimi Ligjor Falas" nenshkroi sot nje marreveshje me ministrine e jashtme per te shkembyer informacion dhe per te perfshire konsullatat ne pajisjen e emigranteve me dokumenta per regjistrimin e femijeve ne gjendjen civile.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Lajme”