"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Shqiperia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#76

Post by Adriana » Tue Nov 29, 2011 10:46 am

Festohet në Vlorë Dita e Flamurit



Në Vlorë u zhvilluan sot festimet për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Presidenti i Republikës Bamir Topi vlerësoi lart rolin e figurave historike që luajtën një rol të madh në mbrojtjen e çështjes shqiptare. Krahas qytetarëve nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë , në Vlorë ishin sot edhe qindra qytetarë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe viset shqiptare të Malit të Zi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#77

Post by Adriana » Tue Nov 29, 2011 10:49 am

Tirana feston Ditën e Pavarësisë



Mijëra qytetarë shqiptarë festuan sot në Tiranë Ditën e Pavarësisë. Ata kishin ardhur nga shumë krahina të Shqipërisë dhe të Kosovës, për të nderuar 99 vjetorin e Pavarësisë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#78

Post by Adriana » Wed Nov 30, 2011 3:59 pm

Shqipëri, Regjistrimi i pronave në bregdetin jugor



Proçesi i regjistrimit të pronave në zonat e bregdetit jugor të Shqipërisë po ndeshet me mjaft vështirësi. Kryetari i Bashkisë së Himarës Gjergji Goro thotë se ka perfunduar deri tani vetem regjistrimi i shtepive dhe trojeve, por jo i tokave.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#79

Post by Adriana » Wed Nov 30, 2011 4:12 pm

Shuhet Leka Zogu i Parë.



Shuhet Leka Zogu i Parë. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot paradite në moshën 72-vjeçare ne spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditesh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë. Lajmi u konfirmua per mediat nga burime spitalore. Rreth 2 ore pas vdekjes, zëdhënësi i Familjes Mbretërore konfirmoi se Leka Zogu ndërroi jetë sot (e mërkurë, 30 Nëntor) ora 08:45 minuta në repartin e Neurologjisë. Familja mbretërore përgëzon stafin e spitalit për punën e bërë ndaj gjendjes shëndetësore të pretendentit për fronin mbretëror si dhe ngushëlloi popullin shqiptar për humbjen e tij.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Greqi, ekzekutohen shqiptarët, babë e bir

#80

Post by Adriana » Wed Nov 30, 2011 9:00 pm

Greqi, ekzekutohen shqiptarët, babë e bir


Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në shtetin grek ku babai shqiptar dhe fëmija e tij 3 vjeç janë gjetur të ekzekutuar në një makinë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Kallamata të Greqisë, ku 35-vjeçari shqiptar është gjetur i ekzekutuar me një plumb në kokë ndërsa djali i tij vetëm 3 vjeç është gjetur i therur.
Sipas mediave greke makina e trupat e pajetë të dy shqiptarëve është gjetur në një kanal nga një banor i zonës i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.
Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje thekson se nga kqyrja e kufomave mendohet se fillimisht është ekzekutuar 35-vjeçari dhe më pas djali i tij për të bërë të mundur që të zhduken edhe gjurmët.
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tronditëse.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#81

Post by Adriana » Mon Dec 12, 2011 1:26 pm

Ne mos te gabohem eshte viti i dyte ky organizim :|




Të mbështetur nga një program ndërkufitar i Bashkimit Europian, Komuna e Gurit të Zi dhe ajo e Podgoricës hapën sot në qytetin e Shkodrës Panairin e përbashkët me prodhime të artizanatit. Organizatorët e Panairit u shprehën se, po synojnë që të nxisin bashkëpunimin në fushën e artizanatit dhe turizmit, si mundësi për përmirësimin e situatës ekonomike ne zonën ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#82

Post by Adriana » Tue Dec 13, 2011 11:57 am

Gjendja shëndetësore, Berisha anulon vizitën në Malin e Zi

Gjendja shëndetësore e përkeqësuar ka detyruar kryeministrin Sali Berisha të anulojë vizitën në Malin e Zi.
Vizita ka qenë e planifikuar për ditën e sotme por pavarësisht lajmeve pozitive se shëndeti i kreut të mazhorancës është përmirësuar duket se ekipi mjekësor i ka sugjeruar që të mos ndërmarrë udhëtime jashtë vendit pa kaluar këtë moment dobësie.
Në axhendën e kryeministrit Berisha ishte planifikuar ditën e sotme një vizitë në shtetin fqinj ku shefi i qeverisë shqiptare do të takohej me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve.
Ai do të takohej me homologun e tij Igor Lukshiç, presidentin malazez, Filip Vujanoviç, dhe me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krovokapiç. Gjithashtu kryeministri Berisha do të nënshkruante marrëveshje për heqjen e kushtit të pasaportës dhe kalimi i popujve të dy vendeve në dy shtete vetëm me kartë identiteti.
Gjendja e dobësisë ju shfaq mbrëmë kryeministrit duke e detyruar të ndërpresë festën e përvjetorit të 21-të të krijimit të Partisë Demokratike, ndërsa nuk ka mundur të përfundojë as fjalimin e tij.
Kryeministri u dërgua menjëherë në apartamentin e tij nën kujdesin mjekësor. Pas konsultes se mjekeve eshte pohuar se kreu i qeverise ka pasur luhatje tensioni porse gjendja eshte e stabilizuar dhe jo problematike
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#83

Post by Adriana » Mon Dec 19, 2011 5:51 pm



Ministri i Bredshëm Bujar Nishani deklaroi sot në Komisionin e Integrimit se do të ketë ndjekje penale për personat që falsifikojnë dokumentat për azil në Europë. Ministri Nishani vlerëson se vërtetimet për gjakmarrje nëpërmjet të cilave shtetas shqiptarë kërkojnë azil janë abuzive, ndërkohë ka theksuar se Task Forca e ngritur nga ministria e Bredshme, po ndjek problemin nga afër.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#84

Post by Adriana » Wed Dec 21, 2011 2:06 pm

  Popullsia 2 831 741 banorë, 7.7 herë më e vogël se ’01

Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat paraprake që dolën nga procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, mbyllur vetëm pak muaj më parë.
Gjatë një konference për shtyp, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka deklaruar se në përfundim të procesit, rezulton se popullsia në vitin 2011 është 2 831 741. “Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 herë më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë”- tha Nurja.
Sipas saj në vitin 2001, popullsia ishte 3 069 275. Sipas statistikave, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen për Censusin e të bëhen pjesë e tij është i vogël, 29 355 banorë.
“Për herë të parë popullsia në zonat urbane më e lartë se në zonat rurale”- tha Nurja, duke theksuar se rezultatet e Censusit janë një informacion mjaft i vlefshëm për të ndërtuar politikat për vendin tonë në të ardhshmen.
Ajo theksoi se këto janë rezultate paraprake, ndërkohë që për përfundimtaret do të duhet një skanim dhe analizë e detajuar dhe më e gjerë.
1 075 881 familje
740 256 njësitë ekonomike
53.75% e popullsisë në qytet
46.3% e popullsisë në fshat
 


Dicka sikur nuk shkon ketu..... :?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#85

Post by Arbëri » Wed Dec 21, 2011 2:43 pm

Adriana wrote:
  Popullsia 2 831 741 banorë, 7.7 herë më e vogël se ’01

Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat paraprake që dolën nga procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, mbyllur vetëm pak muaj më parë.
Gjatë një konference për shtyp, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka deklaruar se në përfundim të procesit, rezulton se popullsia në vitin 2011 është 2 831 741. “Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 herë më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë”- tha Nurja.
Sipas saj në vitin 2001, popullsia ishte 3 069 275. Sipas statistikave, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen për Censusin e të bëhen pjesë e tij është i vogël, 29 355 banorë.
“Për herë të parë popullsia në zonat urbane më e lartë se në zonat rurale”- tha Nurja, duke theksuar se rezultatet e Censusit janë një informacion mjaft i vlefshëm për të ndërtuar politikat për vendin tonë në të ardhshmen.
Ajo theksoi se këto janë rezultate paraprake, ndërkohë që për përfundimtaret do të duhet një skanim dhe analizë e detajuar dhe më e gjerë.
1 075 881 familje
740 256 njësitë ekonomike
53.75% e popullsisë në qytet
46.3% e popullsisë në fshat
 


Dicka sikur nuk shkon ketu..... :?

Censusi, Athina shpreh rezerva për rezultatet

ATHINE - "Ministria e Jashtme i ka ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet që lidhen me regjistrimin në Shqipëri, dhe ka bërë atë që është e duhur, si në nivel dypalësh ashtu dhe në nivel evropian, për të siguruar integritetin e procesit, mospengimin e regjistrimit të anëtarëve të pakicave kombëtare greke dhe çdo vendqëndrim të tyre", kështu shprehet në letrën drejtuar parlamentit, Ministri i Punëve të Jashtme Stavros Dimas, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë, pyetjes së deputetit të LAOS, Kostas Aivaliotis.

Ky i fundit ka thënë në pyetjen e tij se "Qeveria shqiptare bëri ndryshime në pyetësorin e regjistrimit, vendosi pengesa për procesin, duke përfshirë edhe gjobat 100 000 lekë, në mënyrë që të pengojë regjistrimin e qytetarëve me origjinë greke dhe të dekurajojë ata që duan të deklarohen grekë."

Sipas agjencisë shtetërore greke të lajmeve dhe shumë mediave të tjera në vend, në letrën e tij, Dimas vë në dukje gjithashtu se "vendimi i përfaqësuesve të pakicave të mëdha, përfshirë edhe minoritetin kombëtar grek, për të ftuar anëtarët e tyre që të braktisin procesin, tregoi një mungesë të rëndë besimi të pakicave në shtetin shqiptar."

Ministri shton se “kjo së bashku me pretendimet për parregullsi në procesin e regjistrimit të popullsisë, vë në diskutim besueshmërinë e rezultateve të përftuara nga përpunimi i të dhënave, të madhësive të grupeve të pakicave dhe zonave ku ata jetojnë".

"Respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave është një kriter thelbësor për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE," vëren në letrën e tij Ministri i Jashtëm Stavros Dimas dhe thekson se "respektimi i të drejtës së vetëvendosjes së lirë gjatë kryerjes së regjistrimit, është deklaruar nga raporti i fundit i Komisionit Evropian të progresit për Shqipërinë, si e një rëndësie kritike".

Ministri Dimas shprehet se "Greqia ka investuar gjithmonë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Shqipërinë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, duke konsideruar dukshëm në këtë drejtim, mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke, e cila përbën një urë të miqësisë midis dy vendeve".
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Shqiperia

#86

Post by erix77 » Wed Dec 21, 2011 7:04 pm

7.7 herë më e vogël se ’01
Kjo eshte e sigurt qe nuk shkon -hahaha-
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga Shqiperia

#87

Post by Arbëri » Thu Dec 22, 2011 8:15 pm

Vrasja në Kallamata, arrestohen vrasësi dhe urdhëruesit

Image

KALLAMATA - Policia greke arrestoi 7 persona, të dyshuar për vrasjen brutale e të dyfishtë në Kallamata rreth një muaj më parë, të emigrantit shqiptar Fillim (Filip) Mesaja, 35 vjec dhe djalit të tij 3 vjecar, Olgert.

Policia arrestoi një shqiptar, për të cilin dyshon se është autori i vrasjeve me cifte e thikë dhe 6 shtetas grekë, të njohur si pjesëmarrës në grupe droge dhe shantazhe në zonë.

Një nga të arrestuarit është Vasilis Varelas, i njohur për aktivitet kriminal në Greqi, i dënuar për vrasje dhe trafik droge, për të cilin policia dyshon se është urdhëruesi i vrasjes, që mori jetën e emigrantit shqiptar dhe foshnjes 3 vjec.

Policia po kërkon edhe 2 vëllezërit e tij Leonidas dhe Kristos Varelas (pronarë të një palestre).

Gjatë aksionit, policia gjeti sasi droge dhe 2 pistoleta, në pronësi të të arrestuarve.

Sipas policisë se viktima duhet t’i ketë njohur vrasësit e tij, por ende nuk mund të thuhet shkaku i krimit makabër.

Fillim Mesaja 35 vjec dhe djali i tij 3 vjec, u gjetën të vrarë në fund të muajit të shkuar, në makinë në fshatin Plati të Kallamatës. 35 vjecari ishte vrarë me cifte në kokë, ndërsa fëmijës i ishte prerë fyti.

Vrasja në fjalë shokoi mbarë opinionin në Greqi, jo vetëm për faktin që viktimë u bë edhe një fëmijë 3 vjecar, i pafajshëm, por edhe sepse 35 vjecari, njihej si njeri i mirë dhe punëtor në fshatin ku jetonte prej vitesh.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#88

Post by Adriana » Sat Dec 31, 2011 5:56 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#89

Post by Adriana » Sun Jan 01, 2012 4:49 pm

Shqipëria e nis me djalë vitin 2012

Por kush eshte i femija i pare :?:
  Ai lindi rreth orës 00:02 në maternitetin “Koço Glosheni” dhe peshon plot 3 kg e 200 gr.

Foshnja quhet Roan dhe i përket prindërve Arjon dhe Adriana. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka zhvilluar një vizitë sot në këtë maternitet ku ka vizituar të porsalindurin. /Start/
 

Gjithashtu:
  Berisha: Sot lindën Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini


Ashtu siç e ka bërë traditë tashmë çdo fillim viti, kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në maternitet, për të uruar lindje e fëmijës së parë për këtë vit, të cilin e ka shfrytëzuar edhe për të dhënë mesazhet e veta.

Berisha vlerësoi se djemtë që kanë lindur sot janë burrat më të shquar që rilindën pas një shekulli:

“Fjalët që më erdhën ndër mend kur dëgjova për këto lindje djemsh ishin këto: lindën sot Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, pra i lindën Shqipërisë edhe njëherë burrat më të shquar të saj”, – tha z.Berisha.

Këto komente kryeministri i bëri paraditen e sotme kur ai dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, vizituan fëmijën e parë të vitit 2012, të lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë.

Në një prononcim për mediat e pranishme, Berisha u shpreh:

“Aleksandri i hapi sytë pak minuta pasi akrepat e orës shënuan vitin e ri. I uroj nga zemra, jetë të gjatë, të lumtur, të shëndetshme, së bashku me prindërit, me vëllezër dhe motra të tjerë, sepse ishte fëmija i parë. Nënës, i uroj shumë shëndet, gëzime, fëmijë të tjerë dhe mbarësi në jetën e saj. I uroj Aleksandrit të festojë 200 vjetorin e Shqipërisë së pavarur. Lindi në ditën e parë të vitit të 100 vjetorit, urojmë të festojë 200 vjetorin.  
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga Shqiperia

#90

Post by Adriana » Tue Jan 03, 2012 11:07 am

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Lajme”