Page 1 of 9

Lajme nga Shqiperia

Posted: Sat Aug 07, 2010 6:47 pm
by Arbëri
SHBA dhuron 3 anije për Rojën Bregdetare shqiptare
Departamenti i Shtetit të SHBA-së, ka dhuruar për Rojën Bregdetare të Durrësit 3 anije “ARC ANGEL. Këto anije të reagimit të shpejtë kanë një vlerë 5.3 milionë dollarësh. “ARC ANGEL” ka një gjatësi prej 13 m dhe shpejtësi 35 deri 40 nyje.
Gjatë muajit gusht, një ekip trajnues i Rojës Bregdetare të SHBA do zhvillojë në Portin e Durrësit trajnimin e personelit shqiptar, që do të përdorë këto anije. Pas përfundimit të këtij kursi, dy anije do shërbejnë në Flotiljen Detare të Jugut dhe një anije në Flotiljen Detare të Veriut, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale të këtyre flotiljeve.










http://www.google.com/search?sourceid=c ... +shqiptare

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Sun Sep 05, 2010 10:24 pm
by Arbëri

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Sun Sep 05, 2010 10:28 pm
by Arbëri
Image
Image


3 anijet ARC ANGEL dhuratë e Departamentit të Shtetit, për Rojën tonë Bregdetare, janë anije të reagimit të shpejtë me një vlerë 5.3 milion$. Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (ODC) në Tiranë, informon se kjo shumë jepet nga fondi i koalicionit kundër terrorizmit të SHBA dhe do të përdoren për këtë qëllim nga Forcat e Rojës Bregdetare Shqiptare. " ARC ANGEL " është e gjatë 13 m, 4 m e gjerë dhe 3.8 m e lartë. Peshon 9.5 ton dhe kap shpejtësi nga 35 deri në 40 nyje (shpejtësia ekonomike 30 nyje). Starton në 13 sek., është e pajisur me 2 motorra 500 kf dhe përbehët nga shumë aparatura të tjera moderne. Gjatë muajit gusht një ekip trajnues i Rojes Bregdetare të SHBA zhvilloi në Portin e Durrësit trajnimin e personelit shqiptar që do të përdorë anijet. Vënia në përdorim e tre anijeve nga flotilja detare do të rrisë ndjeshëm kapacitetin operacional patrulluese, sidomos në operacionet antiterror dhe te zbatueshmerise se ligjit në det.

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Mon Sep 06, 2010 3:24 pm
by erix77
nga informacione jozyrtare qe kam marre nga nje miku im oficer i marines shqiptare keto barka qe thuhet jane dhurate ne te vertete jane blere nga qeveria shqiptare dhe duhej te ishin 5 cope por 2 prej tyre me tha qe jane mbytur sesi dhe kur apo ku u mbyten nuk e mora dot vesh.
Arsyen pse kjo blerje u reklamua si dhurate ai nuk e dinte por sidoqofte USA nuk para te dhuron lehte ndonje gje dhe nqs me te vertete keto jane dhurate do te kete ndonje hile mbrapa.
une nuk mund te garantoj per vertetesine e ketij informacioni por megjithate desha ta ndaja me forumin sepse eshte i rendesishem nqs eshte i vertete.

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Mon Sep 06, 2010 4:34 pm
by Adriana
erix77 wrote:nga informacione jozyrtare qe kam marre nga nje miku im oficer i marines shqiptare keto barka qe thuhet jane dhurate ne te vertete jane blere nga qeveria shqiptare dhe duhej te ishin 5 cope por 2 prej tyre me tha qe jane mbytur sesi dhe kur apo ku u mbyten nuk e mora dot vesh.
Arsyen pse kjo blerje u reklamua si dhurate ai nuk e dinte por sidoqofte USA nuk para te dhuron lehte ndonje gje dhe nqs me te vertete keto jane dhurate do te kete ndonje hile mbrapa.une nuk mund te garantoj per vertetesine e ketij informacioni por megjithate desha ta ndaja me forumin sepse eshte i rendesishem nqs eshte i vertete.



-itsok-

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Mon Sep 06, 2010 4:40 pm
by erix77
nga cfare lexova ne lajme 2 varkat(cfare anijesh ato jane gomone) jane mbytur ne brigjet e Mauritanise si pasoje e nje stuhie qe ka shkaktuar renien e tyre ne det nga anija qe i transportonte.
Ndersa parate jane marre nga fondi i antiterrorizmit te Natos dhe USA ne vend qe ti jepte parate qeverise shqiptare i jep keto 5 gomonet qe ndoshta nuk jane as te reja por mund te jene te perdorura.

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Mon Sep 06, 2010 7:11 pm
by petritkola
Amerikanja e thote qarte, keto jane dhene kunder qeverise kontrabandiste te antishqiptare.

Indirekt kete e thote me shume merzitje edhe gjenerali i Greqise se vitit 1997-tes, Arben Imami.

Carku po ngrihet, do kete zhvillime.

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Mon Sep 06, 2010 7:51 pm
by Arbëri
“Vizat” PE miraton opinionin për Shqipërinë

Komisioni i politikes së jashtme në Parlamentin Europian miratoi sot me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, projekt/raportin e paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Votimi i sotëm në Komisionin e politikës së jashtme është një ndër votimet paraprake të draft/raportit, i cili pritet të kthehet në raport në votimin e Parlamentit Europian më 15 shtator.

Në Parlamentin Europian nevojitet një votim i thjeshtë, në mënyrë që procesi i liberazimit të ecë përpara për të mbërritur në vendimin më të rëndësishëm që pritet të marrë Këshilli i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian ne 9 nentor, që duhet të vendosë nëse Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave apo jo brenda këtij viti.
Në këtë Këshill nevojiten 2 të tretat e anëtareve, pra 22 nga 27 anëtarë që Shqipëria më pas të përfitojë nga liberalizimi i vizave përpara ndërrimit të viteve.

Përfaqësuesit europianë janë shprehur edhe me parë se Shqipëria kryesisht ka përmbushur kriteret teknike që lidhen kryesisht me pasaportat biometrike apo me kontrollin e kufinjve, ndërkohë që ka ende për të bërë në luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Tue Oct 05, 2010 10:30 am
by Sally
Shpërthimet e municioneve prej më shumë se dy javësh në fshatin Zharrë të Tepelenës, po krijojnë situatë aspak normale për banorët e këtij fshati të cilët përvec zhurmave tronditëse po përballen edhe me krisjen e banesave te tyre



Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Sat Oct 23, 2010 10:30 am
by Adriana



Instituti per Studime Nderkombetare po zhvillon ne Tirane nje konference mbi zhvillimin e demokracise shqiptare gjate 20 viteve ne tranzicionit. Studiues te njohur si Bernd Fisher dhe Nikolla Pnano nga SHBA folen mbi ngjarjet e ketyre dy dekadave dhe problemet aktuale te institucioneve demokratike.

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Mon Nov 08, 2010 11:47 am
by Arbëri


ImageImageImage
TIRANE- Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian miratoi sot në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Vetëm pak orë para marrjes së këtij vendimi që cilësohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana u vesh me flamuj, banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e shumëpritur për shqiptarët.

Në takimin që filloi ne Bruksel sot në orën 11.30, ministrat votuan unanimisht "pro" vendimit të shumëpritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në bazë të rregullave, vendimi hyn në fuqi 20 ditë pasi botohet në fletoren zyrtare, çka do të thotë se shqiptarët duke filluar nga 28 Nëntori i këtij viti, duke pasur vetëm një pasaportë biometrike do të mund të udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian

Megjithatë vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.

Tirana pret vendimin me feste
Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave po pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtë zbukuruar në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave që u mor sot nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian.
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Në qendër një tabelë e madhe tregon largësinë e një fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndërsa në udhëkryqe krahas shenjave të sinjalizimit janë vënë edhe tabelat që tregojnë distancën nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqëruar me shënimin " Pa Viza ".

Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po aktualisht po ndërtohet një skenë gjigande ku do të mbahet një koncert, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës.
ImageImageImage

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Mon Nov 08, 2010 7:57 pm
by Mallakastrioti
Populli shqiptar, fisnik e krenar meritonte kete dhe me teper!
Jo per merite te politikaneve kjo dite, jo per merite te paraziteve pushtetare, por merite e atyre njerzve qe dine ku kane vendin e tyre!

Per jete pra shqiptari!

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Mon Nov 29, 2010 8:51 am
by Sally
Ne Shqiperi u festua sot Dita e Pavaresise me nje seri ceremonish te posacme.
Autoritetet me te larta shteterore nderuan kujtimin e Ismail Qemalit dhe burrave themelues te shtetit shqiptar. Ata theksuan se ne 98-vjetorin e pavaresise, Shqiperia eshte me e lire, me e sigurte dhe me e zhvilluar se asnjehere me pare.






Ne Vlore u zhvilluan festime per 98 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Autoritete vendore dhe qendrore, qytetare te Vlores dhe qindra shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia nderuan patriotet shqiptare qe shpallen themelin e shtetit shqiptar.



Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Mon Nov 29, 2010 10:44 pm
by qiellikaltër
Athina zyrtare ndodhet në tension për shkak të 1758 dokumentave të fushave të ndryshme që do të publikohen në faqen e internetit Wikileaks.
Top Channel ka mësuar se në fundjavë në Athinë është zhvilluar një mbledhje e posacme e drejtorive të Ministrisë së Jashtme.

Shefat e sektorëve kanë diskutuar lidhur me përballimin e reagimeve të brendshme dhe të jashtme që mund të vijnë pas publikimit të dokumentave.

Askush nuk e di se cfarë përmbajnë këto dokumenta, por i gjithë shteti helen është në alarm.

Sot është zhvilluar një mbledhje tjetër ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shërbimeve sekrete, Ministrisë së Brendshme dhe forcave të armatosura.

Ekspertët i druhen dokumentave që kanë të bëjnë me rolin e Greqisë në Ballkan, marrëdhëniet e ndërlikuara me faktorin shqiptar në Maqedoni, kontaktet me Turqinë, Serbinë, etj.

Ata janë të mendimit se publikimi i këtyre dokumentave mund të vërë në rrezik jetën e bashkëpunëtorëve të qeverisë greke në vendet e rajonit dhe për këtë arsye kanë nisur hartimin e programeve mbrojtëse.

Ndërkohë, kanë nisur procedurat për ndryshimin e kodeve të sistemeve të sigurisë, si dhe janë kufizuar kontaktet me mediat.

Gjithësej pritet të publikohen 1758 dokumente, 180 prej të cilave kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe faktorin shqiptar në Ballkan, ndërsa të tjerat me cështjet e brendshme të Greqisë dhe ndikimin e saj në vendet e tjera të rajonit.
Mbase do dalin zbuluar disa prej spiuneve greke e serbe qe rrine nga anet tona.

Re: Lajme nga Shqiperia

Posted: Fri Dec 10, 2010 9:36 am
by Sally


Zoti Rama: nese Saliu po na mbush me barcaleta, ju nuk jeni me mire qe po i beni muziken ketyre barcaletave, dhe mos kujto qe po na prek me fjalimin tuaj, se as ty nuk te zuri meraku per permbytjet, po meraku per te perfituar nga cdo fatkeqesi e popullit qe te kesh nje fjalim me teper per te na kujtuar votat dhe Saliun. E kupton Zoti Rama qe ju keni te nevojshme nje anti-virus per te pastruar shprehjet Saliu-Votat, Votat-Saliu?!
Kaq merak te zuri ty pse Saliu mbylli parlamentin per nje mbasidite..........kur zoteria juaj me muaj e muaj te tere nuk e kishte shkelur ate parlament?!