"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga diaspora

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga diaspora

#16

Post by Adriana » Wed Jul 03, 2013 8:35 am

  Luftë me armë, dy shqiptarë të vdekur dhe dy të arrestuar në Greqi

Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur pas një përleshje të ashpër me armë zjarr me forcat speciale të policisë greke!

Sipas informacioneve të alb-observer.com nga kryeqyteti grek, pak më parë dy shqiptarët e vrarë u diktuan nga një patrullë e forcave speciale të policisë greke në prefekturën e Etolokarnanias në qytetin e Agrinios, ku pas një përleshje të ashpër me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy shtetas shqiptar dhe dy të tjerë janë arrestuar.

Policia njoftoi se të dy të vrarët kishin marrë pjesë në grabitjen me armë në qytetin e Korintit ku mbeti e vrarë një vajzë e re.

Duhet theksuar se për herë të parë në historinë e kriminalistikës në shtetin fqinj ka marrë pjesë në ndjekje të kriminelëve të arratisur nga burgu, edhe njësi speciale të ushtrisë greke./alb-observer.com/  


Qortoj aktin e grabitjes te kryer ne Korinto ( sigurisht nese eshte e vertet ''sqarimi'' i shtetit fqinje ), por jam shqiptare, dhe ashtu qysh thote edhe thenja: i yti mishin ta han dhe kocke ta ruan, nese me duhet te zgjedh anen e kujte te mbaj, do te mbaja anen e shqipeve tona, besoj se edhe greku keshtu do verponte ( dhe ka vepruar ) nese do ndodhte dicka me ndonje grek ne shqiperi.

Nuk ka faj populli grek do thoni ju ( ose disa ), e di qe nuk ka faj, i njoh shume mire te drejtat humane, por as populli im nuk ka faj per shume akte te tjera qe jane kryer nga shteti fqinje, pra keto mos barazime dita dites me kane detyruar qe te harroj te drejtat humane sic i kan harruar ata.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga diaspora

#17

Post by Sally » Fri Jul 26, 2013 8:52 pm

  Avokati i Popullit, thirrje të arratisurve nga burgu i Trikallas: Dorëzohuni!


Tiranë, 26 korrik - E ndërsa operacioni i forcave speciale greke vijon për kapjen e 8 të arrestuarve nga burgu i Trikalas në Greqi, vjen për herë të parë qëndrimi zyrtar i autoriteve shqiptare, dhe ky reagim bëhet nga Avokati i Popullit Igli Totozani. Që nga arratisja e deri më tani, bilanci është 3 viktima nga shkëmbimet e zjarrit mes të arratisurve dhe policisë helene, shkruan "Oranews". Në këtë situatë, Avokati i Popullit i bën thirrje të arratisurve nga burgu i Trikallasë në Greqi të të vetëdorëzohen me qëllim që të shmanget çdo incident apo humbje jete. Avokati i Popullit e ka konideruar këtë ngjarje si një shqetësim serioz dhe për këtë arsye po shqyrton ankesën e familjarëve të njërit prej të arratisurve. “Ne mendojmë se vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, i cili pa dyshim do të sillte humbjen e jetëve të tjera dhe do të bënte që trajtimi i problemit t’u kthehej organeve të drejtësisë. Dhe në të njëjtën kohë i kërkojmë Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të saj në shtetin Grek që të luajnë një rol aktiv negociues në funksion të dorëzimit të shtetasve shqiptarë dhe garantimit të jetës së tyre” thekson Totozani. Gjithashtu, Totozani shprehu keqardhjen për 3 viktimat ndërsa apeloj autoriteve të vendit të gjejnë të gjitha rrugët për të arrijen e një zgjidhje të kësaj situate.  
... per zgjidhjen e kesaj qeshtjeje le te fillojne qe nga gjeja me kryesore qe duhet tjua bejne te qarte ''forcave speciale greke'' dhe atyre qe i drejtojne ata qe kontrollet le ti bejne deri ne pjesen ku u takon atyre, dhe jo te hyjne dhe te dalin ne territorin tone si u ka qefi, kjo gje vetem ne shqiperi ndodh, se ne asnje shtet nuk lejohet qe forcat speciale te nje shteti te livadhisin si te duan ne nje shtet tjeter. Qe ne diten e pare te ngjarjes jane pare makinat e tyre ne territorin tone, dhe me pas kan hyre edhe ne disa fshatra ( zona te thella ) qe dyshonin se mos ishin atje. Do na lejonte greku ne te ndiqnim nje grek edhe ne shtetin e tyre ne kete menyre??? TURP
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga diaspora

#18

Post by Adriana » Tue Sep 08, 2015 6:34 pm

Image

Shqiptaro-Zviceranët që kandidojnë për deputet në Parlamentin e Zvicrës, me 15 tetor 2015 votohet

Në Gjenevë: Djellza Shatri;
Bern: Kështjella Pepshi, Ilir Shala, Qëndresa Latifi dhe Rinor Tahiraj;
Solothurn: Shpetim Xhemaili dhe Herolinda Avdyli;
Zurich: Shqipe Bajrami, Lulzim Maliqi, Anina Martini dhe Kreshnik Peci;
St. Gallen: Prend Berisha dhe Veton Rasaj.

Gjithmonë mendjet e ndritura të shqiptarisë kanë thënë se ne jemi evropian me rrënjë! Po e vërtetë është, andaj edhe sot shqiptarët në shtete të Evropës po ecin fortë e mirë përpara. Në vitet e ’70-ta, 80-ta e 90-ta të shekullit të kaluar shumë shqiptarë arritën në shtete evropiane, më shumë si punëtor krahu, e dikur edhe njerëz me përgatitje të ndryshme shkollore e profesionale. Kështu dalëngadalë dolën edhe gjenerata e dytë e familjeve shqiptare që thjesht u bënë edhe pjesë e shteteve dhe shoqërive ku jetojnë. Rasti më konkret është me shtetin zviceran. Me shumë peripeci, me disa vështirësi, por me ngulm dhe me dëshirë të madhe shumë të rinjë u shkolluan dhe dalëngadalë u bënë pjesë e shumë institucioneve zvicerane si profesionistë, dhe punëtor në zyra shteti.

Buron nga: Botasot.Info
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga diaspora

#19

Post by Adriana » Thu Feb 11, 2016 12:14 pm

Nje adoleshente shqiptare me banim ne Trikala te Greqise, ka tentuar te hidhej nga nje lartesi per t’i dhene fund jetes. Sipas mediave greke, 15-vjeçarja tentoi te vetevritej pasi ishte perjashtuar nga shkolla. Shkak ishte bere nje sherr me disa nxenes te tjere. ''Mediat raportojne se ajo ishte pre e ngacmimeve te vazhdueshme....'' Por pas negociatave me policine, ajo u bind te zbriste dhe incidenti perfundoi pa probleme. Ajo u shoqerua nga prinderit ne shtepi. Shikoni videon:




Per me shume mund te klikoni ketu
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga diaspora

#20

Post by Adriana » Tue Feb 23, 2016 9:08 am

  “Mancester Evening News”:Banda e Manchesterit, arrestohen 20 shqiptarë
22/FEB/2016

20 shqiptarë, pjesëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar, janë arrestuar dhe dënuar nga drejtësia britanike në qytetin e Manchesterit, qytetin e dytë më të madh pas Londrës, pas një operacioni të madh sekret policor të koduar “Cortez”.

“Grupi shqiptar kishte ngritur edhe një linjë telefonike për shpërndarjen e drogës që funksiononte 24 orë në 7 ditë, e cila ka habitur detektivët për shpejtësinë dhe profesionalizmin e funksionimit të saj”, shkruan gazeta “Manchester Evening News”.

Sipas detektivit britanik Alex Mulhal “komuniteti shqiptar janë njerëz fantastik dhe tejet punëtorë dhe kjo bandë nuk reflekton këtë komunitet, por ka një element kriminal në çdo shoqëri. Në këtë rast kishim të bënim me një bandë shqiptare që zbarkoi në qendër të Manchesterit”, tha ai për gazetën “Mancester Evening News”.


Artikullin e plote nga “Mancester Evening News” mund ta lexoni ketu  


Nuk dua ti mbroj dhe as te krenohem me aktin e kryer nga bashkekombesit e mij, por ja qe jam shqiptare dhe, me duhet te reagoj si ne lajme te mira ashtu edhe ne ..., nuk jemi as te paret dhe as te fundit qe perfshihemi ne situata te tilla, dhe per kete gje NUK DUHET te ndershkohemi si komb , me pelqen qe me ne fund dikush mer mundimin (te sqaroj) te ndaj shapin nga sheqeri:

DC Mulhall went on: “The Albanian community are fantastic hardworking people - it’s not a reflection on them at all, but there’s an element of criminality in all strands of society.” Here, we had an Albanian gang that landed in Manchester city centre.



...gje qe nuk ndodh shpesh here nga mediat e huaja kur behet fjale per '' albanian'' apo ''albanez'' , mundohen te mbjellin vrere edhe aty ku nuk ka!!!... duke ''harruar'' elementet kriminal ne shoqerine e tyre!!!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Lajme”