"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga diaspora

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Lajme nga diaspora

#1

Post by Socio » Thu Aug 26, 2010 8:36 pm

'Enesa Berisha mahnit në muzikalet e Londrës'

Image

24/08/2010 11:15
Muzikalet e Londrës tashmë kanë pjesë të tyre edhe një këngëtare të re shqiptare nga Kosova.
Enesa Berisha falë telentit të saj për të aktruar, përfshi një zë të bukur dhe të fortë, ka mundur të interpretojë me sukses në rolet kryesore në dy prej tyre.

Interpretimi fantastik i 12 vjecares Berisha në muzikalet Annie dhe Bagsy Malone janë vlerësuar maksimalisht nga kritika britanike. Ajo ka filluar të këndojë që në moshën 5-vjecare. Disa vite me parë Enesa Berisha mori pjesë në një audicion ku nga 2000 mijë fëmijë pjesmarrës ajo zuri vendin e parë duke fituar rolin kryesor në muzikalin Annie. Pas këtij suksesi Enesa do të përzgjidhej për të luajtur një tjetër rol kryesor në teatrin Bloomsbury.

“Të jesh pjesë e muzikaleve të Londrës është një mundësi që të jepet një herë në jetë. Mbi të gjitha është një privilegj pasi shpalos mundësitë e tua për të kënduar dhe aktruar në teatër”, thotë Enesa Berisha në një prononcim të sajin për Top-Channel.

Ajo nuk e fsheh aspak dëshirën që një ditë të këndojë edhe në skenat e Kosovës dhe Shqipërisë. Muajt në vazhdim për Enesën do të jetë të mbushura me audicione ku njëri prej tyre është pejsmarrja në “Britain Got Talent”, një program televiziv shumë popullor në Britaninë e Madhe.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=190539





Disa nga dramat:











Kam nderin te njoftoj bashkatdhetaret dhe bashkeforumistet ketu ne Arberiaonline se Enesa Berisha, ne kete fushe premtuese, jo vetem qe eshte krenaria e kombit tone por edhe krenaria e familjes time. Enesa eshte vajza e motres se bashkeshortes time, ketu ne Londer.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga diaspora

#2

Post by Mallakastrioti » Thu Aug 26, 2010 8:45 pm

Na gezove me kete lajm dy here Socio.Ze i mrekullueshem i vogelushes dhe krenari per tere ne.Flm. Enesa. -winer-
Image

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga diaspora

#3

Post by Socio » Thu Aug 26, 2010 8:52 pm

Mallakastrioti wrote:Na gezove me kete lajm dy here Socio.Ze i mrekullueshem i vogelushes dhe krenari per tere ne.Flm. Enesa. -winer-

Faleminderit Mallakastrioti !

Te gjithe kemi obligime ndaj ketij kombi ... Nje prej shume te tjereve eshte ti zbukurojme vazhdimisht imazhin ne Evrope dhe bote.
Shqiptaret i kane dhene shume Evropes e edhe botes, dhe perseri do ti japin.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga diaspora

#4

Post by petritkola » Thu Aug 26, 2010 9:39 pm

Lajm i gezuar per te gjithe,

Urime dhe suksese!
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga diaspora

#5

Post by Arbëri » Mon Nov 22, 2010 3:43 pm

Edita: Maqedonasit ma shfpifën mbiemrin me 'ski'

Image

Shqiptarja Edita Abdiu (25), e cila kohë më parë fitoi shoun e mirënjohur gjerman “X-Factor”, ka pushtuar zemrat e shumë gjermanëve dhe zviceranëve. Ajo është e lindur në Bern të Zvicrës, ndërsa jeton në Keln të Gjermanisë. Mbrëmjen e së enjtes, ajo ishte mysafire e shout të televizionit gjerman ARD, nën udhëheqjen e moderatorit Harald Schmidt. Gjatë bisedës, ajo para opinionit gjerman ka rrëfyer se si nga mbiemri Zahini, është krijuar një mbiemër i shpifur: “Mbiemri im është disi i shpikur. Kur familja ime ka dashur të shpërngulet nga Maqedonia për në Zvicër, autoritetet maqedonase kishin krijuar një rrëmujë të vërtetë me mbiemrin tim. Ata na emërtuan me emrin e gjyshit tonë Abdi dhe thjesht e kishin shtuar ‘ski-në’. Të parët tanë janë quajtur Zahini. Por, mua më quani thjesht Edita”, ka deklaruar shqiptarja me një buzëqeshje. Në fund të shout televiziv, ajo ka kënduar një këngë me të cilën la mbresa të mëdha tek spektatorët, ndërsa moderatori është treguar mjaft i kënaqur nga prania e Editës, duke deklaruar: “Këtë fat nuk e ka secili televizion”. Ndryshe, “X Factor”, është një shou televiziv i cili rrjedhë nga Britania e Madhe. Ky shou karakterizohet me konkurrencë në të kënduar, gjersa sot ai organizohet në shumë vende të botës. http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/6602.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga diaspora

#6

Post by Arbëri » Mon Nov 22, 2010 5:01 pm

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga diaspora

#7

Post by Arbëri » Thu Apr 14, 2011 1:25 pm

Rreth 2.000 ushtarë në Zvicër me orgjinë shqiptare

Image

Zvicër, 10 prill, NOA – Krenarë që janë shqiptarë, krenarë që shërbejnë në uniformë të Zvicrës. Flamuri, Dardani, Albuleni, Vardoni, Flakrimi, Besniku etj…janë vetëm disa emra ushtarësh, që u dëgjuan gjatë një ceremonie defilimi në kazermën ushtarake në Bure-Porrentruy të Zvicrës. Sikur ushtarët me origjinë shqiptare ashtu edhe prindërit e tyre i thanë se kanë fjalë të mira dhe ndihen krenar që i shërbejnë ushtrisë zvicerane, vendit tonë mik.

Kurse koloneli Mayer Tuscher deklaroi për agjencinë se “ushtarët tanë me origjinë nga Kosova janë të vyeshëm, të disciplinuar dhe qitës të mirë..janë shembull në kazermat tona dhe në qitje nuk e huqin zeron..” Po ashtu oficerët zviceran na deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova apo Maqedonia. Madje sipas një shifre jo zyrtare, thuhet se në armatën zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë që e flasin shqip.

Ushtarët ishin të përgatitur mirë, ishin të veshur dhe të armatosur deri në dhëmbë. Forcat e tyre para publikut, prindërve të ushtarëve dhe autoriteteve politike dhe ushtarake zvicerane ishin të llojllojshme duke defiluar me makineri të rëndë ushtarake nga armët më të thjeshta deri te tanket.

“Përbërja e forcave ushtarake me 60 mijë ushtarë nuk do të jetë e mundur t’i përmbushë nevojat e kërkuara ushtarake për vendin, ndërsa për 80 mijë kostoja është shumë më e lartë”, deklaron ministri zviceran i Mbrojtjes, Ueli Mauer. Ai kishte propozuar edhe versionet e tjera, që Ushtria Zvicerane të ketë 80 mijë ushtarë, që do kishte një kosto 4.9 miliardë në vit.

Shpenzimet vjetore do të zvogëlohen për 1 miliard franga, për të rënë në 4.4 miliardë franga. Deri në vitin 2020 planifikohet të shkurtohen 2500 vende të punës në kuadrin e forcave të armatosura të Zvicrës. Duke u bazuar në raportin e Forcave të Armatosura të prezantuar nga Qeveria Federale, Armata e Zvicrës do të zvogëlohet për 80 mijë trupa. Do të hiqet dorë nga disa kazerma dhe nga blerja e aeroplanëve luftarakë. Siç dihet Qeveria Zvicerane këtyre ditëve i ka vazhduar afatin e qëndrimit misionit të ushtarëve zviceranë (Swisscoy) në Kosovë deri në vitin 2014. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Bernë, në Kosovë aktualisht Zvicra ka 220 ushtarë, por gjatë vitit të ardhshëm synohet që ky numër të shtohet edhe për 80 ushtarë rezervë.

Gjatë vizitës sonë në kazermën ushtarake të de Bure -Porontruy takuam përveç ushtarëve takuam edhe oficerë të lartë të Armatës Zvicerane të cilët na folën fjalë të mira për ushtarët shqiptarë me origjinë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Mali i Zi e nga Presheva. Madje në mesin e atyre ushtarëve që flitnin shqip kishte edhe oficerë të graduar.

Kolonel Mayer Tuscher foli fjalë të mira për të rinjtë me origjinë shqiptare. „Të rinjtë shqiptarë me prindër nga Kosova apo Shqipëria e Maqedonia…dhe të tjerë janë ushtarë të vyeshëm dhe ne jemi krenarë se në kazermat tona kemi ushtarë të tillë, të zellshëm, të disiplinuar dhe madje edhe shenjëtar të mirë që kur gjuajnë nuk e gabojnë pikën zero..“

Ngjashëm shprehet edhe komandanti i njësisë ushtarake “Alcapone”, oficeri Luder. Ai tha:„Me ushtarët me origjinë nga Kosova është kënaqësi të punosh dhe ata janë të shoqërueshëm dhe komunikues me të gjithë shokët e komuniteteve të tjera.” Gjatë një pauze, duke drekuar bashkërisht me ushtarët zviceranë në tavolinë, dëgjonim se shqiptarët flisnin edhe shqip.

Takuam dhe biseduam me ushtarët: Vardan Peku (Gjenevë) nga Ulçini, Flamur Thaçi (VD) nga Ferizaj, Adrian Shaqiri nga Prishtina, Besnik Jasharaj (VS) nga Istogu, Flakrim Nitaj (NE) nga Peja, Erlind Zeqiraj (Lausanne) nga Peja, Albulen Lokaj (Iverdon) Deçan , Blerim Demaj (FR) Istog, Qemal Rama (NE) Ferizaj, Sead Hasanaj (NE) Mitrovicë, Agim Selimi nga Presheva.

Pos zviceranëve, në mesin e ushtarëve me origjinë shqiptare, kishte edhe emra të ushtarëve me origjinë nga vende të tjera, por qytetarë të Zvicrës. Kohë më parë mediat zvicerane shkruanin „Gjenerata „secondos“, keni vëmendje!“ Kështu kishte shkruar në një artikull edhe “Swissinfo”, e cila paralajmëron se emrat shqiptarë dhe të tjerë tash e tutje do të jenë pjesë e përditshme e ushtrisë zvicerane.

Që nga 14 marsi i fundit Ushtria Zvicerane ka mirëpritur 7.400 rekrutë të rinj. Oficerët zviceranë deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova ose nga Maqedonia, si dhe vendet e tjera të Ballkanit. Madje sipas një shifre jozyrtare thuhet se në Ushtrinë Zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë që e flasin gjuhën shqipe.

NOA
http://www.noa.al/2011/04/rreth-2-000-u ... shqiptare/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga diaspora

#8

Post by Arbëri » Sun Jul 17, 2011 8:37 pm

Melinda Ademi: Ndër më të preferuarat në Amerikan Idol
Image
Përveçse videoja e auditimit të saj, është një prej më të shikuarave në YouTube, këngëtarja e re radhitet e pesta në listë e konkurrentëve më të preferuar të këtij viti. Kjo listë kryesohet nga Chris Medina, i cili ka fituar zemrat e publikut jo vetëm prej talentit të tij, por dhe historisë tragjike që shoqëroi këtë audicion. Ky është edicioni i dhjetë i American Idol dhe ne shpresojmë që këtë vit, në mos fituese të paktën të kemi një shqiptare në top5! sH”
One of the keys to American Idol's success is the show's ability to paint the "rags to riches” story. Idol is meant to be a showcase for pop sensations of humble beginnings, whose shot at fame means more than just being a star but providing monetarily and emotionally for their families in dire need.

We’ve always been big softies for a heart-warming tale to accompany a stellar singing performance. But during last night’s Wednesday premiere, we thought Melinda Ademi's story was particularly moving.

Melinda’s success on the show really emphasizes the “American” in American Idol, as the U.S. had become a refuge for her ethnically Albanian family when it fled from their homeland, the war-torn Kosovo of the former Yugoslavian provinces. Melinda’s father spoke with Ryan Seacrest before her audition about the Ademis’ embattled origins, how he had brought the family to America on a Green Card Lottery. Melinda’s mother also gave an on-screen interview, telling of how they have raised their children to follow “the American dream,” which Melinda herself has cited as a huge motivation in her Idol bid. The diminutive crooner expressed how lucky she felt to even have the opportunity to participate in the competition, and how she wants to shoot for the top to show her parents her appreciation for sticking through hard times to make a better life for her. Awwww!

And what’s more is Melinda rocked her audition, totally nailing a rendition of Alicia Key’s “If I Ain’t Got You” that put a tear to our eye. The judges were equally impressed and they moved her to the next round. We’re pulling for you, Melinda, and can’t wait to see you tear it up in Hollywood!
http://www.wetpaint.com/american-idol/a ... c-war-tale
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga diaspora

#9

Post by Arbëri » Tue Dec 06, 2011 1:38 pm

ARTHUR LIKA, AUTORI I LOGOS "AMERICAN EXPRESS"

Image
NEW YORK, 30 gusht - Arthur Lika, autor i logos së "American Express"-it, themelues i kompanisë "Lika Associates" në New York më 1955, mes klientëve të shumtë të të cilës ishin kompani si "Gillette", "General Electric", "Japan Air Lines" etj, vdiq të dielën e kaluar, më 21 gusht, në New York. I ndjeri u lind në Kosovë të Përmetit, më 25 tetor 1925. Erdhi në Amerikë me prindërit Kosta dhe Victoria Lika më 1937. Gjatë Luftës së Dytë shërbeu në Ushtrinë Amerikane. Mori pjesë në të famshmen Betejë të Pykës (Battle of Bulge) ndërsa më pas shërbeu si fotograf luftues dhe artist - korrespondent lufte për gjeneralin George S. Patton. Për shërbimin në luftë u nderua me çmimet më të larta të ushtrisë amerikane "Bronze Star" (Ylli i Bronztë) dhe "Purple Heart" (Zemra e Purpurt).

Pas Luftës Arthur Lika studioi në Universitetin Shrivenham në Angli dhe më pas vazhdoi studimet në Universitetin Columbia në New York.

Arthur Lika la pas vetes bashkëshorten Hope, djalin A.J. dhe vajzën Victoria, motrën Mary Lika Natsu dhe bashkëshortin e saj Michael Natsu.

Varrimi i të ndjerit u bë të mërkurën e kaluar në Trumbull, Connecticut. Shërbimet fetare u kryen në Kishën Ortodokse Shqiptare "Shën Gjergji" në Trumbull.

Shkrimi në vijim u botua më parë në gazetën "Illyria" në shkurt 1997 dhe më pas në librin në vitin 2003 në librin "Shqiptarët e Amerikës" të Vehbi Bajramit.

Kush nuk ka dëgjuar ose përdorur kartën "American Express"? Është mbretëresha e kredit - kartave, jo vetëm në Amerikë, por edhe në Europë e kontinentet e tjerë. Jam habitur kur një miku im, lexues i pasionuar i shkrimeve per fatet e shqiptarëve në Amerikë, më befasoi me pyetjen që më bëri.

- E di se kush e ka bërë disenjin e kartës "American Express"?

- Jo, nuk e di, - ia ktheva.

- Si nuk e ditke? Po këtë e dinë amerikanët e mos ta dimë ne! Është një shqiptar, - më tha, - Arthur Lika. A nuk e vlen të shkruash për të?

...Një të dielë të ftohtë janari, para se të binte mugëtira, Arthur Likën e takova në banesën e vet në "UN Plaza". Ai banonte aty qëkur u përurua kjo ndërtesë gjigande, në "East River" afër "pallatit të xhamtë" të Kombeve të Bashkuara.

Në dhomën e qelqtë të pritjes, prej nga New York-u me dritat llamburitëse të befasonte me pamjen e një bukurie përrallore, më pret Arthur Lika, veshur me elegancë. Për orë të tëra më foli për jetën e vet që kur mërgoi nga vendlindja në Amerikë më 1937, për jetën në ushtri e për rrugën e suksesshme të tij në disenj e reklamë.

Arthuri qe fëmijë vetëm 11 vjeç kur la vendlindjen, katundin Kosovë të Përmetit dhe erdhi në kontinentin e madh. I ati, Kosta, kishte mërguar disa vite më parë. Arthuri nuk i harron detajet e atij udhëtimi të gjatë dhe tepër të vështirë me anijen "Vullcania", nga Napoli në New York. Kujton se nuk mund t’i hante ushqimet që shërbeheshin në anije ndaj ndihej thuajse tërë kohën i uritur. Kur arriti në brigjet e Oqeanit Atlantik, në New York, iu duk sikur po zgjohej prej një ëndrre. I bënë përshtypje të veçantë Statuja e Lirisë, ndërtesat e mëdha, rrugët e gjera e makinat e shumta si pikat e shiut.

- Nuk u besoja syve nga ajo që shihja. Amerika m’u duk si të ishte në një planet tjetër, larg tokës, - thotë Arthuri.

Bashkë me vëllanë Keneth, nënën Viktoria dhe babanë Kosta, posa arritën në kontinentin e ri, u vendosën në një banesë të vogël në lindje të Manhattan-it.

Shpërngulja e familjes Lika nga Shqipëria nuk kishte kaluar pa trauma shpirtërore. Veçanërisht për nënën e Arthurit, ditët e para në mërgim ishin të skëterrshme. Nuk shkëputej dot nga Shqipëria. Tërë kohën veç atje i rrinte mendja. Me zemër të lënduar kujtonte vazhdimisht Përmetin, deri sa u nda nga jeta më 1981.

Po cila ishte rruga nëpër të cilin eci shkollimi dhe karriera e Arthurit?

Ai i përgjigjet pyetjes time me nje kujtesë të freskët, sikur gjithçka të kishte ndodhur dje.

- Nuk kaloi as një muaj pasi kisha shkelur në Amerikë dhe më regjistruan në shkollë. Merreni me mend sa vështirë ishte për mua të ulesha në bangat e klasës, pa ditur asnjë fjalë në gjuhën angleze. Por, nga ana tjetër, e dija se me vullnet do të arrihej çdo gjë. E kisha të qartë se pa anglishten do t’i ngjaja atij memecit që kërkon, por nuk e kuptojnë, meqë nuk mund të flasë. Lodhja dhe stërmundimi nisën të japin rezultatet e para, - thotë Arthuri.

Ai jo vetëm që e mësoi shpejt gjuhën angleze, të shkruar e të folur, por arriti të jetë ndër nxënësit më të mirë.

Një proverb kinez thotë: "Ai që të ka mësuar një ditë, mbetet përgjithmonë babai yt". Arthur Lika ishte njeri me fat, sepse pati një mësuese të mrekullueshme, zonjën Davis.

Kur Arthuri filloi mësimet në New York, babait i erdhi një letër nga Shqipëria. Ish mësuesi i Arthurit, nga Kosova e Përmetit, i shkruante Kosta Likës: "Djali juaj, Arthuri, gjatë kohës kur ishte nxënës në shkollën ku jap mësim, kishte një talent të jashtëzakonshëm në vizatim. Bëni përpjekje të ndikoni në mendjen e tij, që të ndjekë këtë rrugë e të mos shuhet talenti i tij. I gjeni ndonjë shkollë të artit, që delli i tij krijues të zhvillohet edhe më".

Kosta Lika, posa e lexoi letrën, vajti në shkollë te mësuesja e Arthurit për t’i treguar se ç’i shkruante mësuesi nga ai fshat i largët. Zonja Davis, kur mësoi nga ajo letër për talentin e nxënësit shqiptar, filloi t’i qëndrojë pranë e t’i japë atij mësime të posaçme, e bindur se do ta ngjiste lart një ditë Arthurin, atje ku e kanë vendin piktorët e njohur të Amerikës. Më vonë, disa nga veprat e djaloshit të ri, mësuesja i vari në muret e klasës.

Por, a mjaftonte që gjithë talentin e tij Arthuri ta zhvillonte e ta përsoste vetëm gjatë orëve të rregullta në shkollë? "Dëgjimi është fillimi i çdo urtësie", thoshte Hegeli. Dhe Arthuri i ri dëgjoi me vëmendje këshillat e mësuesit të Përmetit, të mësueses së New York-ut dhe të babait. Pas orëve të rregullta të mësimit vazhdoi të thellonte njohuritë në një shkollë speciale të artit në Manhattan. Qysh në këtë moshë të njomë, një pjesë të kohës së lirë ai filloi ta kalonte në muzetë më të njohura të New York-ut dhe "ra në dashuri" me veprat e artistëve të njohur botërorë. Harrohej me orë të tëra me sy të përqëndruar tek tablotë e portretet e piktorëve të shquar duke ndjerë brenda vetes se po rritej shpirtërisht piktori i ardhshëm.

Lufta e Dytë Botërore Arthur Likën e gjeti me uniformën e Ushtrisë Amerikane. Ai shkoi në luftë vullnetarisht, pa e detyruar kush, i shtyrë nga ndjenja e atdhetarizimit amerikan. Nëna e Arthurit ishte kategorike:

- T’u bëftë mamaja! Mos shko në luftë, bir!

Babai i tij, po ashtu u mundua t’ia ndryshonte vendimin që kishte marrë:

- Lufta nuk është dasmë. Mblidh mendjen, Arthur!

Por, Arthuri, i cili në këtë kohë jetonte me familje në Massachusetts, tashmë e kishte mendjen top "t’i shërbente patriotizmit dhe lirisë". Më në fund iu duk se i bindi prindërit: "Nuk do të shkoj në luftë të mbroj veç Amerikën, po edhe Shqipërinë", u kishte thënë atyre.

...Para se të nisej me anije për në Evropë, Arthuri me shokët qëndroi dy ditë në New York. Atë pak kohë të lirë që kishte ai e shfrytëzoi për të vizituar mësuesen e tij të dikurshme, zonjën Davis. Kur hyri në klasën ku ai kishte mësuar vetë dikur, u befasua kur pa pikturat e tij në muret e klasës. Nuk gjeti dot fjalë të rrëfejë se çfarë tallazi shpirtëror provoi në atë moment. Ato nuk i kishin lëvizur nga vendi. Ishin aty ku i kishte vendosur prej kohësh zonja Davis. Këto piktura të Arthurit ishin si ai fëmija që përpiqet të ecë këmbadoras, përpara se të ngrihet në këmbë. Mësuesja, që e kishte marrë përdore në kopshtin e bukur të pikturës, në fillim nuk e njohu ish nxënësin e dikurshëm, i cili tashmë ishte bërë burrë, kishte veshur uniformën ushtarake dhe po qëndronte para saj i papërmbajtur nga emocionet, tek shihte atë dhe pikturat e tij në mur. Por kjo ishte vetëm punë çasti.

- Ti je Arthur?! - kishte folur e habitur mësuesja pas disa sekondash, duke vështruar me lot në sy artistin e ri. Gjendja e tyre emocionale nuk kaloi pa u vënë re nga fëmijët e vegjël. U dukej se dikush po shfaqte për ta një skenë filmi, ku njera nga aktoret ishte mësuesja e tyre. Po ky tjetri i veshur ushtarak, cili ishte? Pastaj, përse i dridhej zëri sa herë që fliste dhe pse i binin lotët?

Gjendja e elektrizuar nuk zgjati shumë. Mësuesja u tregoi nxënësve se kush ishte Arthur Lika, pikturat e të cilit ata i shihnin sa herë që hynin në klasë. Më pas mësuesja ia la fjalën Arthurit. Ai u tregoi nxënësve gjithçka për mirësitë e mësueses së talentuar, për vullnetin me të cilin ajo e kishte udhëhequr atë drejt botës së magjishme të pikturës. Gjithçka rrodhi shpejt, pasi anija nuk priste. Ai duhej të nisej me detyrën e ushtarit për në kontinentin e vjetër, ku njerëzit kishin drejtuar pushkët kundër njëri- tjetrit. Lufta po bëhej tmerri i popujve.

Fjalët e babait se "nuk je duke shkuar në dasmë" dhe "ki kujdes me të papriturat që mund të të sjellë lufta", Arthur Likës iu kujtuan shumë herë gjatë viteve që shërbeu ushtar në Francë e Gjermani, ku gjithandej vringëllinin plumbat e armikut.

- Në luftë, - thotë ai - njeriun e ndihmon edhe fati. - Plumbat nuk e gjetën dot rrugën drejt trupit tim. Ndoshta fati ua ndryshonte drejtimin.

Penelin ai nuk e braktisi as në luftë.

- Gjatë kohës kur shërbeja në batalionin e këmbësorisë, - tregon ai, - bëja portrete të ushtarëve, të cilat u pëlqenin shumë.

Talenti nuk kaloi pa u vënë re nga oficerët e lartë të batalionit. Një herë, qendra e Armatës së Tretë e gjeneralit George S. Patton në Francë po kërkonte një piktor për disa punime artistike, siç ishin disenji i posterëve propagandues, i broshurave speciale dhe i disa projekteve të tjera dhe mendimi qe se më i përshtatshmi për këtë ishte veç ai, Arthuri. E pyetën nëse mund ta bënte dot këtë punë dhe ai e pranoi menjëherë ofertën. Pasi kaloi me sukses testin e pranimit, u transferua në selinë e Armatës së Tretë, ku i dhanë titullin: "Artist - korrespondent i luftës".

- Ishte një kënaqësi e veçantë që në luftë të ushtroja profesionin e artistit, - thotë Lika dhe më tregon një fotografi ku ka dalë me pushkë në dorë në një rrugë të Francës.

Për Arthur Likën do të mbetet i paharruar takimi i tij gjatë luftës me piktorin polak, Boleslaw Jan Czedekowski, i cili kishte bërë shumë portrete të njerëzve të shquar dhe ngulmonte të bënte portretin e gjeneralit Patton, gjë që e arriti pas një takimi me gjeneralin. Czedekowski, me përvojën e tij të pasur në art, u bë më vonë mësues i vlefshëm i Arthurit. Artisti shqiptar fitoi një përvojë të pasur duke parë piktorin polak se si e realizonte në pikturë figurën e gjeneralit të njohur, në 14 pozicione të ndryshme.

- Më kujtohet, - thotë Arthuri,- kur gjenerali Patton pësoi një aksident të rëndë automobilistik. I shtrirë në shtrat, i pëshpëriti gruas së vet, Beatrice-s: "Për festën e Krishtlindjeve kam një shpërblim të bukur për ju që besoj se do ta pëlqeni, meqë e pëlqej edhe unë".

Gjenerali i tregoi zonjës portretin e vet, vepër e artistit polak...

...Pas katër vitesh, Arthur Lika u kthye në shtëpi nga misioni ushtarak dhe sërish vajti me vrap të takonte mësuesen e dikurshme të tij. Por...sa u pikëllua! Zonja Davis kishte ndërruar jetë. Arthuri edhe sot e kujton me mallëngjim të madh mësuesen e tij, e cila e inkurajoi atë në vitet më të vështira e më të rëndësishme, kur ai e ndjente veten si të humbur në mjedisin e ri amerikan.

Më vonë, Arthuri shkoi në Angli për të studiuar e për të përsosur njohuritë e aftësitë në art. Kthehet përsëri në SHBA, ku vazhdon studimet në degën e arteve të lira në "The Arts Student’s League" dhe "Columbia University" në New York. Po gjatë kësaj kohe ai mori njëkohësisht mësime edhe në "Advertising Club" të po këtij qyteti. Në këtë klub Arthuri zuri miqësi e u lidh me njerëz të artit, njëri prej të cilëve ishte drejtor i një agjencie të reklamës. Ky, pasi pa talentin dhe aftësitë krijuese të Likës, i ofroi një punë të rregullt. "A jeni i gatshëm të filloni"? - i tha drejtori i agjencisë. Pas dilemave të para, nëse duhej të fillonte punën, apo të vazhdonte më tej studimet, Arthuri vendosi të shkojë për t’u testuar në "Mack Truck Company", e cila prodhonte autobusë, kamionë dhe pjesë të tjera të industrisë automobilistike.

- Zyrat e kësaj kompanie, - kujton Arthuri, - ishin në katin e 20 - të të ndërtesës "Empire State Building" në Manhattan. Pasi testuan aftësitë e mia krijuese, më pranuan në punë si drejtor artistik, përgjegjës për disenjin e reklamave dhe literaturës promovuese për kompaninë.

Pas katër vitesh pune si drejtor artistik në disa kompani të New York-ut, më 1950 Arthur Lika vendosi të hapë firmën e vet të reklamës e disenjit: "Lika Associates, Inc.", e cila vazhdon edhe sot të punojë me shumë sukses në New York. Ajo realizon të gjitha fazat e disenjit, të shtypjes, të paketimit, të promovimit e të shitjes dhe të identitetit të koorporatave të njohura. Hope Lika, zonja e Arthur Likës, me të cilën ai ka dy fëmijë, është nënkryetare e kompanisë.

Arthur Lika ka realizuar disenjin e disa kartave të kredisë ("credit cards") siç ishte dhe "American Express". Për kompaninë e njohur "General Electric", ka realizuar disenjin e disa publikimeve. Ai ishte disenjator edhe i revistës "Monogram".

Kompania "Gillette" ishte njëra nga klientët e tjerë të Arthurit. Ai udhëtonte shpesh nga New York-u në Boston për të takuar përfaqësuesit e kësaj kompanie. Artisti tashmë i njohur është autor i disenjeve edhe për "Japan Air Lines", "JC Penney Co"., "Merrill Lynch", "US Army", "US Air Force", "The China Tourist Organization", "Philip Morris", "Chase Bank", Mbretërinë e Arabisë Saudite etj.

Më 1948, disa aktivistë shqiptarë iu lutën Arthur Likës të bënte emblemën e shoqatës "Albanian American National Organization" (AANO) si dhe disenjin e disa kopertinave të revistës "Shqiptari", organ i shoqatës. Disenjatori ynë nuk e fshehu kënaqësinë që iu dha rasti të krijojë këto dy vepra për shoqatën, bashkëthemelues i së cilës ishte edhe ai.

Më 1977, disa gra shqiptare të qytetit Worcester kërkuan nga Arthuri të bënte disenjin e një libri mbi kuzhinën shqiptare. Ai dhe zonja e tij punuan me dëshirë për të dalë në dritë ky libër interesant e me vlera praktike në gjuhën angleze.

Prej një kohe të gjatë Arthuri është anëtar i "Society of Illustrator’s Club". Ai ka fituar shumë çmime për punët e realizuara, të cilat janë vlerësuar lart nga ekspertët e artit dhe të reklamës.

Arthur Lika për herë të parë vizitoi Shqipërinë së bashku me prindërit më 1970. Tepër të malluar, kishin shumë dëshirë të shihnin edhe njëherë vendlindjen e tyre. Herën e dytë, i ftuar nga qeveria shqiptare, Arthuri vajti në Shqipëri më 1996, bashkë me mikun e tij, regjizorin e filmave Stan Dragoti, për të bërë një projekt që do të tërhiqte investitorët e huaj në Shqipëri. Lika dhe Dragoti janë miq të vjetër, siç ishin edhe prindërit e tyre, Kosta e Asllani. Dy artistët u rritën bashkë në pjesën lindore të Manhattan-it dhe po bashkë vajtën në Tiranë të ndihmonin Shqipërinë.

- Jam krenar me sukseset që ka arritur Dragoti, - thotë Lika dhe kujton kohën kur e takoi regjisorin tonë me të mbaruar Lufta e Dytë Botërore. Ai në tavolinën e punës kishte atëherë një projekt të vështirë dhe vendosi që t’ia besonte Dragotit. Por, regjisori ynë, tepër i ri për një projekt të tillë, në fillim pranoi, por pastaj hoqi dorë nga realizimi i tij.

- Edhe sot, - pohon Arthuri duke qeshur, - bisedojmë shpesh me Dragotin për atë projekt që nuk e realizova dot as unë, as ai.

- Nga reklama dhe disenji kam krijuar një standard të mirë jetësor. Por... këtë punë nuk e bëj me zemër. Dëshira ime ishte të merresha vetëm me pikturë, sidomos në gjininë e portretit, - thotë Arthuri duke lëvizur nga një dhomë në tjetrën. Më tregon pikturat që i kanë dhuruar piktorë të njohur amerikanë, fotografitë e familjes, orenditë dhe librat. Pastaj nga kati i 20-të, ku është apartamenti i tij, i hodhëm edhe një vështrim Manhattan-it. Këtu mikpritësi për shumë vjet ka derdhur energjitë e tij krijuese.

- Me New York-un është lidhur jeta dhe karriera ime, - thotë ai, duke parë ndërtesën e Kombeve të Bashkuara.

- Nga të gjithë flamujt që valojnë para OKB-së, më afër e ndjej flamurin shqiptar, - pohon Arthur Lika, artisti i luftës dhe i paqes dhe tregon dosjen e tij me punime, në mesin e të cilave duket edhe shqipja dykrenare shqiptare.
"AMERICAN EXPRESS"
(ne 0:24 min)





Lajmi eshte pak i vjeter .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga diaspora

#10

Post by Adriana » Tue Dec 06, 2011 4:16 pm

Ambasada nderon me certifikata mirënjohjeje dhjetë shqiptarë të Italisë



Në pritjen e dhënë për 99-vjetorin e Pavarësisë, Ambasada shqiptare në Romë përkujtoi edhe 20 vjetorin e emigracionit shqiptar në Itali. Ajo ndau dymbëdhjetë certifikata mirënjohjeje për “promovimin e imazhit të shqiptarëve dhe Shqipërisë, të kulturës, artit, gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare” për dhjetë shqiptarë e dy arbëreshë. Ndër të përzgjedhurit e Ambasadës edhe portali Shqiptari i Italisë

Romë, 6 dhjetor 2011 – Si çdo vit, edhe këtë 28 nëntor, veç festave të organizuara nga komuniteti shqiptar në qytete të ndryshme të Italisë, edhe Ambasada e Shqipërisë në Romë organizoi pritjen festive. Ishin të pranishëm miq italianë dhe shqiptarë, politikanë të njohur, zyrtarë të lartë të institucioneve italiane, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Romë dhe disa ministra kosovarë, ambasadorë dhe përfaqësues të trupave diplomatikë të vendeve të ndryshme të akredituar në Romë dhe pranë agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me bazë në Romë.

Veçantia e këtij viti ishte përkimi me 20 vjetorin e emigracionit shqiptar në Itali, gjë që nuk u anashkalua nga Ambasada. Me këtë rast, në fjalën e tij, Ambasadori Llesh Kola, pasi foli për integrimin e komunitetit shqiptar, shprehu mirënjohjen “ndaj të gjithë shqiptarëve dhe arbëreshëve për kontributin e tyre në promovimin e vlerave të spikatura të komunitetit shqiptar, promovimin e imazhit të shqiptarëve dhe Shqipërisë, promovimin e kulturës, artit, gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare”. Për herë të parë në këta njëzet vjet, Ambasada kish menduar të vlerësonte me “Certifikatë Mirënjohjeje” dymbëdhjetë subjekte, mes shqiptarëve, arbëreshëve, shoqatave dhe mediave, për kontributin kontributin e tyre të vyer në fushat përkatëse për promovimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mes fituesve edhe portali Shqiptariiitalise.com për “kontributin e shquar në informimin dhe promovimin e vlerave të spikatura të komunitetit shqiptar e më gjerë, si dhe të kulturës, artit dhe traditave shqiptare në Itali” siç thuhet në motivacionin e certifikatës.

Të vlerësuarit me certifikatën e mirënjohjes janë:
Portali “Shqiptari i Italisë”,
Shoqata “Skanderbeg” e Parmas,
Kryetari i Bashkisë arbëreshe të Vaccarizzo Albanese, Aldo Marino,
Profesori i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, Francesco Altimari,
Patriotja Vitore Leka Stefa,
Violinistja dhe Ambasadore e FAO-s, Anyla Kraja,
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Bashkinë e Romës, Edmond Godo,
Regjisori dhe aktori Edmond Budina,
Sociologu dhe publicisti Rando Devole,
Sipërmarrësi Eduard Ndocaj,
Piktori Alfred Mirashi (Milot),
Futbollisti Erion Bogdani.


http://www.shqiptariiitalise.com/compon ... alise.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga diaspora

#11

Post by Adriana » Fri Dec 23, 2011 7:01 pm

Itali, kryebashkiakja e parë e të huajve zgjidhet 25 vjeçarja shqiptare

23/12/2011


Egi është një vajzë shqiptare nga Tirana, 25 vjeç studente në Padova të Italisë dhe në prag diplomimi për Shkenca Politike,është zgjedhur kryebashkiakja e parë e të huajve.

Ajo është zgjedhur të flasë dhe përfaqësojë zërin e gjithë emigrantëve në këshillin e parë jo-italian, i dalë rregullisht me votime.

25 vjeçarja do të ulet në këshillin komunal të Padovas duke u bërë “Presidentja” e parlamentit të të huajve që do paraqesë zërin dhe problematikat në mbledhjen e këshillit të Padovas.

“Jam e kënaqur për rezultatin e marrë dhe e përgjegjshme për detyrën që do mbaj përsipër. Tashmë shpresojmë të paraqesim denjësisht qytetarët e huaj dhe ata të Padovas”, shprehet Egi pas zgjedhjes.

Nga votimet zëvendës president u zgjodh Bhuiyan Jahangir, nga Bangladeshi i cili mori 8 vota.

16 anëtarët e këshillit të bashkisë së Padovës u përballën me dy anëtarët e rinj të këshillit komunal të cilët u pritën nga Daniela Ruffini, kryesuesja e këshillit komunal e cila i uroi dhe i mirëpriti për të punuar së bashku.

Dy të zgjedhurit e rinj u shprehën se, “Padovën e ndjejmë të tonën sepse këtu kemi lindur, vetëm na jepni një dorë të zhvillojmë bashkë aktivitetet tona”.

Një sukses i plotë ky për vajzën shqiptare e mbërritur në Padova të Italisë për të studiuar dhe tani papritmas e zgjedhur kryebashkiakia e parë e një këshilli për të huajt.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga diaspora

#12

Post by Sally » Thu Mar 01, 2012 1:51 pm

Vanesa mohon se është nga Kosova

Vanesa Krasniqi, e cila është duke vazhduar karrierën e saj në shoun DSDS në Gjermani, mohon prejardhjen e saj nga Kosova.
Sipas mediave, Vanesa kak hequr nga lista e miqve një kushërirë të saj, pasi kjo e fundit kishte komentuar duke thënë se Vanesa e ka origjinën nga Kosova dhe është kosovare.
Me një arrogancë të lartë, Vanesa ka shpjeguar se ajo është gjermane dhe jo kosovare. Pas shpjegimit nga pala tjetër (kushërira e saj) se mediat gjermane flasin se je me origjinë nga Kosova, Vanesa ka theksuar se vetëm babai është nga Kosova dhe e ka hequr kushërirën e saj nga lista.
Edhe emri i saj i cili deri më tani ishte i shënuar si Vanesa Krasniqi, tani shënohet si Vanessa.
Pavarësisht suksesit që mund të arrijë në Gjermani, Vanesa duket se numrin e adhuruesve nuk do ta ketë dhe aq të madh mes bashkëatdhetarëve të saj.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga diaspora

#13

Post by Arbëri » Fri Nov 02, 2012 10:47 pm

Bukuroshja Adelina Berisha 17 vjeçare nga Peja
e cila jeton ne Belgjike eshte zgjedhur Miss Benelux 2013 , (Belgjike, Holande, Luxemburg).


Image
ImageImage
http://www.missbenelux.eu/page/view/6/Miss+Adelina
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Lajme nga diaspora

#14

Post by Adriana » Thu Nov 08, 2012 6:47 pm

  Riatdhesohen azilkërkuesit e deklaruar rrejshëm si kosovarë


Prishtinë, 08 nëntor - Mijëra persona të nacionaliteteve të ndryshme nga vendet fqinje të Kosovës po humbin lejeqëndrimin dhe shtetësinë në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian për shkak të deklarimit të rremë si shtetas kosovar. Pas verifikimeve që po bëjnë autoritetet kosovare me kërkesë të shumë vendeve të BE-së, këta persona po kthehen në vendet e tyre.

Vendet e Bashkimit Evropian dhe të tjera po vazhdojnë t’u dërgojnë autoriteteve në Kosovë lista azilkërkuesish kosovarë për të vërtetuar shtetësinë e tyre.

Ndërsa, procesi i verifikimit që po bëjnë autoritetet në terren ka rezultuar deri më tani me mijëra shtetas ”të rremë” të Kosovës.

Këta persona për të rregulluar statusin e tyre në vendet e huaja janë deklaruar si kosovarë të ikur nga lufta në Kosovë.

Blerim Camaj shef i Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës, ka thënë se mijëra verifikimeve kanë rezultuar me deklarime të rreme.

”Në ato shtete ku është kërkuar azili, kanë kërkuar përmes ambasadave të tyre verifikimin. Ne kemi dalë në terren dhe kemi verifikuar. Fatkeqësisht ka rezultuar se ata janë shtetas të shteteve përreth Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë”, ka thënë Camaj, transmeton RTK.

Sipas Camajt shumica e këtyre personave po i kthejnë në vendet e tyre, pavarësisht statusit të tyre të rregulluar.

“Njoftimet tona që ua dërgojmë se nuk janë shtetas të Kosovës ua prishin shtetësinë dhe i kthejnë”, ka thënë Camaj.

Autoritet kosovare kanë konfirmuar numrin prej 11 mijë kërkesash për verifikim. Por, nuk e kanë dhënë numrin e saktë të personave që kanë rezultuar të kenë shtetësi të rreme.

Kthimin e rreth 2700 personave e kanë konfirmuar zyrtarët e emigracionit nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

Ndërsa, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë kanë shpjeguar se është një numër prej 800 shtetas maqedonas që është paralajmëruar të kthehen.

Shumica e listave që ambasadat e huaja po sjellin për verifikim në Kosovë përmbajnë kryesisht azilkërkues që gjatë viteve 1998-99, të deklaruar si shtetas kosovarë, kanë arritur të sigurojnë lejeqëndrim në vende të ndryshme.  


:shock: Nuk dua te degjoj sa mund te ket shkuar kjo shifer ne Hollande, se pikerishte per kete periudh qe flitet ne kete artikull, qeveria hollandeze sapo kishte filluar te ndryshonte proceset per neneshtetesin hollandeze (me disa ligje shume me te veshtira se sa ato nga viti 1990-2000, jo vetem per shqiptaret, por ne pergjithesi ) , pra shumica e emigranteve tane ketu u detyruan te paraqiteshin si kosovar per mos tu kthyer mbrapsht.
Nuk e di per shtetet e tjera po per hollanden egziston edhe nje ligj i rrepte per kete , qe ato azil kerkues qe kan dhene ''te dhena te rreme'' humbin cdo gje qe kan ndertuar ne hollande ( nese kane blere shtepi, te ardhurat ne bank, vitet e pencioneve qe kane punuar, etj, etj, etj, ), Do jet shume e dhimbshme kjo per te gjithe, le te shpresojme qe disa do ta kishin paramenduar nje gje te till.
Uroj per te gjithe te gjejn forcen per te rifulluar c'do gje nga e para...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajme nga diaspora

#15

Post by Arbëri » Sat Mar 23, 2013 9:52 pm

Britani, shqiptarja nderohet “Gruaja e Vitit”

Image

Shqiptarja nga Kosova, Remzije Sherifi u shpall “Gruaja Emigrante e Vitit” në Britaninë e Madhe, një çmim që jepet nga organizata dhe shoqatat britanike të të drejtave të grave dhe emigrantëve, për të nderuar punën dhe përpjekjet e saj për integrimin e grave dhe vajzave të reja emigrante në Britaninë e Madhe.

Remzija, 57 vjeç, u nderua për punën e saj vullnetare me shoqatën “Maryhill Integration” me qendër në Gllasgou të Skocisë. Cmimi iu dorëzua në një ceremoni në Londër me pjesëmarrjen e aktivisteve të shoqatave më me emër të të drejtave të grave dhe vajzave emigrante në Britaninë e Madhe, për përkushtimin e saj në integrimin e kësaj shtrese në shoqërinë britanike.

57-vjeçarja, një ish-folëse radiofonike në Kosovë, la vendlindjen në vitin 1999 për shkak të luftës duke u vendosur në një kamp në Shkup. Brenda pak muajsh ajo me familjen e saj emigroi drejt Skocisë.

Me këtë cmim në Britaninë e Madhe nderohen gratë që gjejnë forcën të rindërtojnë jetën e tyre në Britaninë e Madhe pas luftërave dhe persekutimit në vendlindje. Për këtë vit, shqiptarja Remzie do të ndaje cmimin “Gruaja Emigrante Vitit” me Kamerunasen Constance Nzeneu, një juriste që braktisi vendlindjen e saj në vitin 2005 për t’i shpëtuar një martesë të detyruar. TCH.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Lajme”