Page 1 of 1

Lajme nga bota

Posted: Sun Sep 05, 2010 10:08 am
by Socio
'National Costume Show'
Me 16 Gusht 2010, ne Las Vegas (ShBA), kontestueset e 'Miss Universe 2010', ku marrin pjese edhe Shqiperia dhe Kosova, reprezentuan shtetet e tyre ne te ashtuquajturin 'National Costume Show' - 'Shfaqja e Kostumit Kombetar'.


Missi i Shqiperise, Angjela Martini, doli me kete kostum:

Image




... ndersa Keshtjella Pepshi, miss i Kosoves, keshtu reprezentoi Kosoven:


Image



''Habit pak'' fakti se raportuesi i huaj ne kete shfaqje jo vetem se nuk e ka te kjarte se cka simbolizon veshja e miss Kosoves 2010, por edhe koka e dhise (Zeusi) qe bart Keshtjella, atij i duket koke antelope ... !!! :D







Per me shume prezentime te shteteve tjera, ketu:

http://ramilcvaliente.blogspot.com/2010 ... stume.html

Re: Lajme nga bota

Posted: Sun Sep 05, 2010 2:22 pm
by erix77
Veshja e Anxheles eshte e mrekullueshme ndersa per koken e dhise eshte e lehte ta quash antilope sepse eshte pak e madhe dhe me brire shume te gjate per mendimin tim e kane ekzagjeruar pak me madhesine e dhise sepse nuk eshte ne proporcion me vete vajzen.

Re: Lajme nga bota

Posted: Sun Sep 25, 2011 9:50 am
by Mallakastrioti
Nuk di sa i vertet eshte si lajm, por mu duk interesant.

"Άνω- κάτω έχει κάνει το τμήμα που υπηρετεί αξιωματικός της Ελληνικής Αστυνομίας. Ο εν λόγω αξιωματικός, που μάλιστα είναι και διοικητής του τμήματος, μετατέθηκε από την Αθήνα στα ελληνοαλβανικά σύνορα, πριν από μερικούς μήνες...

Τα προβλήματα με τους υφιστάμενούς του είναι συνεχή και τα «κατορθώματά του» συζητιούνται ευρέως στους διαδρόμους του Αστυνομικού Μεγάρου, σύμφωνα με το τοπικό έντυπο epirusprost,.
Αυτό που τραβάει όμως την προσοχή είναι το τατουάζ με την Αλβανική σημαία που… κυματίζει στο μπράτσο του!"

Image

http://parapona-rodou.blogspot.com/2011 ... _2714.html

Re: Lajme nga bota“Më falni, dua pesë minuta pushim”.

Posted: Mon Jan 09, 2012 6:53 pm
by Adriana
“Më falni, dua pesë minuta pushim”. Prokurori polak qëllon veten në kokë gjatë konferencës për shtyp

Një prokuror ushtarak polak qëlloi veten në kokë pasi kërkoi një pushim të shkurtër gjatë një konference për shtyp.

Pak minuta më herët ai kishte mbrojtur një hetim ushtarak në lidhje me faktin se disa informacione kishin rrjedhur për median gjatë hetimeve për rrëzimin e avionit që vrau presidentin polak dy vite më parë.

Në nisje të konferencës, koloneli Mikolaj Przybyl tha: “Gjatë karrierës sime nuk e kam turpëruar kurrë Poloninë dhe do mbroj nderin e një oficeri të forcave të armatosura polake. Tani ju lutem më lini të qetë pesë minuta. Kam nevojë të pushoj”.

Ndërsa kamerat po xhironin akoma, u dëgjua një e shtënë. Prokurori u gjet i shtrirë përtokë. Ai u dërgua në spital dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konferencës për shtyp, Przybyl kishte thënë se prokuroria ushtarake ka të drejtë të kërkojë tabulatet telefonike të gazetarëve që kanë mbuluar historinë e rrëzimit të avionit presidencial në Rusi. Przybyl tha se nuk janë të vërteta sugjerimet e bëra në media se prokurorët ushtarakë kanë thyer ligjin ndërsa po hetonin rrëzimin e avionit. Vetë presidenti shprehu shqetësim për rastin.


Image

Image


Adriana: :roll: Tani lind pyetja - Qelloj veten apo e hoqen nga loja :?:

Re: Lajme nga bota“Më falni, dua pesë minuta pushim”.

Posted: Tue Jan 10, 2012 7:48 am
by Patush
Adriana wrote:“Më falni, dua pesë minuta pushim”. Prokurori polak qëllon veten në kokë gjatë konferencës për shtyp

Një prokuror ushtarak polak qëlloi veten në kokë pasi kërkoi një pushim të shkurtër gjatë një konference për shtyp.

Pak minuta më herët ai kishte mbrojtur një hetim ushtarak në lidhje me faktin se disa informacione kishin rrjedhur për median gjatë hetimeve për rrëzimin e avionit që vrau presidentin polak dy vite më parë.

Në nisje të konferencës, koloneli Mikolaj Przybyl tha: “Gjatë karrierës sime nuk e kam turpëruar kurrë Poloninë dhe do mbroj nderin e një oficeri të forcave të armatosura polake. Tani ju lutem më lini të qetë pesë minuta. Kam nevojë të pushoj”.

Ndërsa kamerat po xhironin akoma, u dëgjua një e shtënë. Prokurori u gjet i shtrirë përtokë. Ai u dërgua në spital dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konferencës për shtyp, Przybyl kishte thënë se prokuroria ushtarake ka të drejtë të kërkojë tabulatet telefonike të gazetarëve që kanë mbuluar historinë e rrëzimit të avionit presidencial në Rusi. Przybyl tha se nuk janë të vërteta sugjerimet e bëra në media se prokurorët ushtarakë kanë thyer ligjin ndërsa po hetonin rrëzimin e avionit. Vetë presidenti shprehu shqetësim për rastin.


Image

Image


Adriana: :roll: Tani lind pyetja - Qelloj veten apo e hoqen nga loja :?:
Mendoj se gjesti i tije ishte menyra e vetme e tij qe te thote: '''Presidentin na e vrane''! Hyu vendosi qe jeta e tije te falet dhe te jete shumbull per te tjeret!
Komunistet ishin ato qe vrane ne bese me shume se 20 mije oficere dhe intelektuale Polak dhe fajesuan Gjermanet... por rrena i ka kambet e shkurta thote nje fjale popullore dhe Ruset u detyruan ta pranonin krimin!
Mjer shpinda e atyne qe han dhe!

Re: Lajme nga bota

Posted: Mon Mar 19, 2012 10:16 am
by Sally
Sulm në një shkollë hebrenjsh në Francë, tre të vdekur

Një person ka hapur zjarr në një shkollë hebrenjsh në Tuluzë të Francës, duke vrarë të paktën dy fëmijë dhe një të rritur.

Sipas BBC, nga sulmi jashtë shkollës Ozar Hatorah kanë mbetur edhe dy të plagosur.

Policia është vënë në kërkim të personit që qëlloi me armë. Dëshmitarët thanë se ai po ngiste një scooter të zi.

Sulmi vjen disa ditë pasi tre ushtarë u qëlluan nga një person me scooter në të njëjtën zonë të Francës.

Presidenti Nicolas Sarkozy, ministri i tij i Arsimit dhe i Brendshëm janë nisur për në Tuluzë.

Sulmi ka ndodhur në momentin që prindërit e fëmijët po shkonin në shkollë. Mendohet se viktimat janë një mësues, djali i tij 6 vjeç dhe një nxënës 17 vjeçar.

Banorët menjëherë e kanë lidhur sulmin me atë që ndodhi mbi ushtarët javën e shkuar. Në gazetar vendas, Christopher Bockman, i tha BBC se ushtarët që u sulmuan ishin me origjinë etnike, çka do thotë se personi që i sulmoi i kishte shënjestruar si minoritete.