Page 1 of 1

Nuk janë shqiptarë, por këndojnë shqip më mirë se ne!

Posted: Sun Dec 11, 2011 7:38 pm
by Marku
Një video që të kënaq shpirtin! Ndërkohë që këngëtarët tanë i ka kap sindromi i tallavasë, një grup i përbërë nga amerikanë, kinezë, kanadez, meksikanë, … e çka jo tjetër, mblidhen dhe këndojnë e kërcejnë këngë shqiptare.

Të gjithë së bashku këndojnë këngë popullore shqiptare, këngë të cilat, po të mos ishte spektakli “Këngët e Shekullit” do ua kishim harruar jo vetëm tekstin por edhe melodinë.


Në vijim disa video nga paraqitjet e këtij ansambli Amerikano-Shqiptar të udhëhequr nga Raif Hyseni, bashkëshorti i këngëtares se mirënjohur Merita Halili.


Në video duken shumë njerëz ( amerikanë, kinezë, kanadez, meksikanë , etj...) që këndojnë e kërcejnë shumë bukur, sikur të ishin nga një lagje e ndonjë qyteti në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni...





http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... cx6RBJ5sj0



http://www.youtube.com/watch?v=2y3QQlSL ... r_embedded


Moderuar nga Adriana: Marku, sipas adreses me ane te linkut qe kishe postuar, une videot i solla ketu, qe te jet me e lehte per ne!

Re: Nuk janë shqiptarë, por këndojnë shqip më mirë se ne!

Posted: Sun Dec 11, 2011 8:10 pm
by CERMENIKASI
O Marku, më çudite me ketë!!!!
Të lumtë ajo dorë që na e prune këtu