Page 1 of 1

Anonymous sulmojnë faqen e CIA

Posted: Sat Feb 11, 2012 10:58 pm
by Stilian
New York – Hacker-at e Anonymous nuk ndalen përpara asgjëje, ditën e djeshme kanë sulmuar faqen zyrtare të CIA. Grupi i hackera-ve i njohur me emrin Anonymous ka nxjerrë një lajmërim në Twitter “CIA Tango Down” ndërsa site i CIA ishte nxjerrë jashtë funksioni për mëse një orë.
Me këtë shprehje forcat speciale amerikane tregojnë eliminimin e një objektivi, kështu që në këtë rast Anonymous ka marrë përsipër aksionin kundër CIA.

Sulmi në të vërtetë është vetëm i fundit i një serie, të kryer nga grupi i hacker-ave. Para disa ditësh Anonymous ka nisur një ofensivë kundër Ministrisë së Drejtësisë amerikane, zyrën e të drejtës së autorit, dhe site e prodhuesve më të mëdhenj kinematografik e muzikor në SHBA. Operacioni ishte një masë ndëshkuese për mbylljen e site Megaupload nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA.
Image

Sulmi vjen njëkohësisht edhe pak ditë pasi ushtari Brad Manning, ka dalë në një gjyq ushtarak i akuzuar për vjedhjen e sekreteve, të publikuara më vonë nga Wikileaks.

Teknika e përdorur edhe në këtë rast është ajo e quajtur DDos, (distribuited denial of service) kundër së cilës viktimat nuk mund të bëjnë gjë, pasi faqja web bombardohet e mbingarkohet nga materiale të dërguara nga hacker-at derisa bllokohet e nuk funksionon më.

Anonymous kanë arritur kohët e fundit gjithashtu që zbulojnë email të cilat tregojnë se Bashar Al Assad përgatitej të tallej me opinionin publik amerikan në intervistën e dhënë para një muaji për gazetaren e njohur Barbara Walters.