"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Tragjedi ne Afersi Te Himares!

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#1

Post by Patush » Mon May 21, 2012 8:11 pm

Himarë, 21 maj 2012, NOA- Një autobus me rreth 50 nxënës të cilët ishin në ekskursion ka dalë nga rruga në afërsi të urës së Vishës.

Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al, autobusi i rrëzuar ka qenë duke ecur në aksin rrugor Himarë-Sarandë, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Lidhur me këtë ngjarje drejt vendit të aksidentit janë nisur forca të shumta policore dhe autoambulanca, por nuk konfirmohen ende detaje nga aksidenti.

Mësohet se vendi i aksidentit është mjaft i thepisur dhe dyshohet se nga aksidenti mund të ketë të lënduar.

a.y/noa.al
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#2

Post by Patush » Mon May 21, 2012 8:18 pm

Image

Image

Image


Kjo ashte e tmerrshme, te mjeret ato te rije dhe te mjeret familjat e tyre!
Zoti ju rujte mend e krese familjareve, dhe zoti i paste ne krah te tij kto te rinje qe ju shkurtu jeta shuma para kohet dhe ne menyre tragjike!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#3

Post by Mallakastrioti » Mon May 21, 2012 8:40 pm

Qajne zemrat e nenave sot!
Qajne zemrat tona bashke me to!
Qofte fundi i tragjedive shqiptare!

Image

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#4

Post by Sally » Mon May 21, 2012 8:45 pm

Emrat e Studenteve që udhëtonin me autobusin e aksidentit

Eriselda Gubere, Eriselda Coku, Erjana Geshtenja, Ermira Mana, Fabjola Shefi, Florie Peci, Gerta Kasmeto, Griselda Zeneli, Griselda Gilani, Isjana Karriqi, Ismarta Klosi, Joana Debinja, Luljana Kuqi, Juljana Tola, Kaltra Kokozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Lirie Hasa, Oliverta Dhembi, Oltjana Beqiri, Tisjana Hysa, Anisa Çobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Suli, Shegushe Haka, Oltjana Hyzo.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#5

Post by Sally » Mon May 21, 2012 8:47 pm

22 Maji shpallet ditë zie kombëtare

Vendimi për Shpallje ditë zie kombëtare

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 8, kreu VI, të vendimit nr.229, datë 23. 4.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 22.5.2012 , në nderim të viktimave , që, në lulen e rinisë së tyre, humbën jetën, për shkak të aksidentit tragjik, më 21.5.2012, në aksin rrugor, në afërsi të qytetit të Himarës.

2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.

3. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre.

4. Ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#6

Post by Sally » Mon May 21, 2012 8:48 pm

Dëshmia e studentes: Autobusi lëvizte me shpejtësi

Në një dëshmi telefonike, njëra prej studenteve që udhëtonte në autobusin e aksidentuar, e quajtur Tisjana Hysa, e cila ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën ka bërë edhe rrëfimin e parë, për të zbardhur shkakun e aksidentit. Sipas saj, autobusi udhëtonte me shpejtësi të madhe. Ajo shton se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#7

Post by Sally » Mon May 21, 2012 9:01 pm

Eshte nje dhimbje shume e madhe, ketu ne shqiperi mbas ketij lajmi qajne edhe muret .

Bashkendjejme dhembjen me familjaret, dhe te lenduareve ju urojme sherim te shpejt.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#8

Post by Patush » Mon May 21, 2012 9:28 pm

Rritet numri ne 14 i jete shkurtave!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#9

Post by Patush » Mon May 21, 2012 9:41 pm

HIMARE, UPDATE-22:45- Në një njoftim të fundit policia e Shtetit beri me dije se po kurohen në Spitalin Ushtarak :
Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Doriana Kumria, Anisa Çobaj, Shegushe Haka, Elsa Shtylla, Ifsjana Karriqi, Mirsie Biba, Besjana Dani
Sipas policisë, ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak, Eranda Baloshi, ndërsa 3 shtetase janë akoma të paidentifikuara.
Po sipas njoftimit të policisë në Spitalin e Vlorës po kurohen; Dorina Stafa, Enkela Daja, Ticiana Hysa, Juliana Kuqi, Ergita Opingari, Adjola Musaka, Liri Hasa, Besjana Xheneti, Adisa Çela, Anisa Hysa
Nga Vlora jane nisur drejt Spitalit Usharak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni për mjekim më të specializuar. Policia tha se në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani.
22:35- Shkon ne 13 numri i viktimave nga aksidenti i sotem ne Himare. Mesohet se nje tjeter studente e cila ishte transportuar ne spitalin Ushtarak ne Tirane nuk ka mundur tu mbijetoje plageve te marra. Gjithashtu burime policore bëjnë të ditur se 13 persona kanë humbur jetën dhe 21 studente janë plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit.
21:30- Deri në këto momente mësohet se në spitalin e Vlorës qëndrojnë këto studentë: Entela Daja, Ina Janulla, Ergysa Opingari, Dorina Stafa, Adjola Musaku, Juljana Kuqi, Blerina Cereni, Griselda Zeneli, Ticiana Hysa, Liri Hasa.

Spitali Ushtarak, Tiranë: Alma Deda, Kaltra Pollozhani, Eranda Bato, Anisa Cobo, Antoneta Tace, Shegushe Taka, Doriana Kumrija. Raportohet se Besjana Dani është duke u transportuar nga spitali i Vlorës në Spitalin Ushtarak.
20: 20- Drejtori i Politikave Shëndetësorë në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero tha se të plagosurit janë shpërndarë në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe në spitalin rajonal të Vlorës. Në Tiranë tashmë janë evakuuar 12 studente, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë.
Dy studente ndodhen në gjendje të rëndë. Në spitalin e Vlorës ndodhen 10 studente, njëra prej tyre në gjendje më të rëndë, e cila do të evakuohet në Tiranë. Në spitalin e Himarës nuk ka më asnjë të plagosur, përveç viktimave, tha Pipero.
Pipero tha se është bërë i mundur që operacioni i shpëtimit dhe evakuimit të përfundojë brenda dy orësh. Ai falënderoi qytetarët të cilët janë në rradhë për të dhuruar gjak në ndihmë të të plagosurve.
20:13- Qyteti i Elbasanit ndodhet në shok pas aksidentit tragjik të ditës së sotme në Himarë. Studentë dhe qytetarë të Elbasanit janë mbledhur para ambienteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ku po ndezin qirinj në kujtim të studentëve që humbën jetën
20: 10- Ministri i Transportit, Sokol Olldashi nga Spitali Ushtarak tha se nuk rezulton që kushtet e rrugës të jenë bërë shkak për aksidentin tragjik të Himarës. Sipas Olldashit rruga në fjalë sapo është rikonstruktuar. Ai tha se shkaqet mbeten për tu verifikuar, ndërsa deri tani mendohet se shkak mund të ketë qenë një humbje mendje apo sëmundje akute e shoferit. Olldashi tha se po bëhet gjithçka për të përballuar situatën e rëndë, ndërsa një grup të rinjsh nga forumet e PD-së do vijnë të dhurojnë gjak.
19: 45- Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj u tha gazetarëve se njëra prej vajzave të ardhura me helikopter kishte ndëruar jetë gjatë rrugës, ndërsa janë 11 studentët që janë transportuar për në Spitalin Ushtarak.
“Po bëhet shërbimi i nevojshëm që të dalin nga shoku. Nëpërmjet ekzaminimeve ne po preçizojmë demtimin e secilit prej tyre. Pjesa e konsiderueshme ka filluar trajtimin reanimator. Deri tani e konfirmuar është vetëm një vajzë e vdekur. Nuk na dha mundësinë për ta ndihmuar, pasi erdhi e vdekur. Dy janë në gjendje të rëndë. Gjithë personeli është në dispozicionn të këtij aksidenti.”- tha Mihaj.
19: 13- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama pasi ka dhuruar gjak për të plagosurit i ka bërë thirrje kryesisht se të rinjve që të solidarizohen dhe të shkojnë në qendrat e dhurimit të gjakut për të dhënë ndihmën e tyre.
“Sa më shumë njerëz, të reja dhe të rinj kryesisht të vijnë në qendrën e dhurimit të gjakut për të dhënë një kontribut, i cili mund të jetë jetik për të gjithë ata që kanë nevojë. Këtu i gjithë personeli po bën të pamundurën. Është një moment dramatik, dhe duhet bërë çmos për të shpëtuar jetët, dhe për të mbështetur me një frymë të fortë solidariteti ata që janë këtu dhe në terren. Është një ngjarje e tmerrshme. Duhet bërë gjithçka që të vuajnë sa më pak familje.”- tha Rama.
19:03- Kreu i PS-së Edi Rama ka qenë në ambientet e spitalit Ushtarak ku kanë mbërritur disa nga të plagosurit e aksidentit të Himarës. Mësohet se Rama i është përgjigjur apelit për të dhuruar gjak për të plagosurit. Kreu i Shtetit, Bamir Topi ishte gjithashtu në ambientet e spitalit Ushtarak. Në një prononcim për mediat, topi u shpreh; “Ngushëllimet shkojnë për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit. Ajo është që është para dhe konstatuar është se i gjithë shteti është në kombë, dhe kam besim se shërbimi i kualifikuar do të bëjë të pamundurën për shpëtimin e jetëve.”
18:35-Përfaqesues te Kryqyt te Kuq Shqiptar kane apeluar tek qytetaret per t’ju drejtuar spitaleve, te Vlores, Himares, Sarandes si dhe spitalit Ushtarak ne Tirane per te dhuruar gjak per t’ju ardhur ne ndihme te plagosurve te aksidentit te Himares. Nderkaq ne rrjetet sociale po behet nje fushate e madhe solidariteti per t’i ftuar qytetaret per te dhuruar gjak.

18:13- Zyrtarisht Policia e Shtetit ka njoftuar se paraprakisht rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur. Sipas policisë, deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë.
“Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë. Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë.”- thuhet në deklaratën e policisë.
Policia ka njoftuar gjithashtu se autobusin me targë El 2274 B,e drejtonte shtetasi Pëllumb Çela, 55 vjeç. Një helikopter i shëndetësisë vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur me tre nga studentet e demtuar, nderkohe qe po transportohen edhe 5 te demtuar te tjere.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
17:55- Burime nga spitali i Himarës bëjnë me dije se numri i viktimave deri në këto momente është 11-të, ndërsa policia në lajmërimin e fundit të saj nuk ka folur për viktima, por vetëm për 25 të plagosur të cilët janë nxjerrë nga vendi ku është aksidentuar autobusi. Nga Elbasani mesohet se kane qene dy autobuse me rreth 75 studente qe ishin nisur per nje udhetim drejt Sarandes. Bashke me studentet kane qene edhe 3 pedagoge.
17:26- Policia e Shtetit njoftoi se ministri i Brendshem, Bujar Nishani dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj jane nisur drejt vendngjarjes. Nderkaq ka reaguar edhe kryeministria, ku në një njoftim të saj thuhet se është vënë në dijeni edhe kryeministri Berisha, i cili momentalisht gjendet në SHBA, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Çikago.
“ Kryeministri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre. Kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë, për viktimat dhe ndan zinë dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave”- thuhet në mesazhin e kryeministrit.
17:21- Ka ardhur edhe njoftimi i parë zyrtar nga ministria e Brendshme e cila ka njoftuar se rreth rreth orës 16:15 është marrë një njoftim për një aksident në Qafë e Vishës ku është përfshirë autobusi me targa EL 2274 B me të cilën po udhëtonin disa studentë. Menjehërë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, nga njësia Delta Forcë dhe efektivë të policisë rrugore. Sipas njoftimi të policisë, deri në këto momente janë nxjerrë nga autobusi rreth 25 studentë të cilët janë transportuar për në spital. Policia ka ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës.
17:11- Të dhënat e fundit tregojnë se në autobusin e aksidentuar në Sarandë kanë qenë 49 studente të Universitetit Aleksandër Xhuvani te qytetit te Elbasanit. Autobusi ka qenë vetëm me femra, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Dyshohet se numri i viktimave mund të ketë shkuar në 12-të, sipas te dhenave te N/kryetarit te Bashkise se Himares. Vajzat studente mendohet se ishin ne nje akspedite dhe i perkisnin fakultetit te Gjuhë Letersisë. Nuk dihet se sa ishte numri i stafit pedagogjik qe shoqeronte studentet.
16:57- Informacionet e fundit nga deshmitaret ne vendin e ngjarjes bejne me dije se behet fjale per te pakten 5 viktima ne autobusin me 50 nxenes qe u rrezua pak minuta me pare ne aksin Sarande- Himare. Policia e shtetit ka konfirmuar se nga aksidenti i rende ka viktima.
Po ashtu njoftohet se rreth 30 nxenes mund te jene nxjerre te plagosur nga aksidenti, ndersa jane nisur menjehere per ne spitalet me te aferta. Policia nderkaq ka konfirmuar se nxenesit jane gjimnaziste nga qyteti i Elbasanit. Nje helikopter i ministrise se Shendetsise eshte nisur drejt vendit te ngjarjes.
16:33- Një autobus me 50 nxënës mendohet se ka dalë nga rruga në afërsi të vendit të quajtur Qafa e Vishës në Himarë.
Raportimet janë kontradiktore, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me aksidentin dhe pasojat e tij.
Autobusi mendohet të jetë aksidentuar në aksin Himarë- Sarandë. Policia dhe forcat e zjarrefikesve mesohet se jane nisur per ne vendin e ngjarjes. Nga te dhenat e para mesohet se autobusi eshte me targa te qytetit te Elbasanit.
Vetëm pak ditë më parë në Radhimë një makinë e tipit fuoristradë doli nga rruga duke lënë të plagosur 10 maturantë, ndërsa një tjetër maturant u hodh nga kati i katërt i një hoteli pak ditë më parë duke mbetur i plagosur rëndë, ndërsa po qëndronte me bashkëmoshatarët e tij në qytetin bregdetar.

http://www.panorama.com.al/lajmi-i-fund ... -aksident/
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#10

Post by Zeus10 » Mon May 21, 2012 9:56 pm

Denim i madh, vajza te reja studente, gjeja me e mire qe ka vendi. E kam zemren cope dhe besoj keshtu ndihet kushdo. Nuk ka ngushellim per ata prinder dhe per te gjithe ne.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#11

Post by Prespar » Mon May 21, 2012 10:51 pm

A very sad sad day .....sympathies to the families

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#12

Post by Adriana » Tue May 22, 2012 7:34 am

Klithma e fundit e shoferit: “ikëm, nuk mund ta ndaloj dot”

Ekspertët janë fokusuar në dy drejtime për të hedhur dritë mbi shkakun e aksidentit fatal. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkaku më i mundshëm i ngjarjes së rëndë automobilistike është një defekt teknik i mjetit, në sistemin e drejtimit apo atë të frenimit, çka pritet të konfirmohet nga raporti i kontrollit auto-teknik.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e një gjendje infarkti që mund të ketë drejtuesi i autobusit, Pëllumb Çela, i cili humbi jetën.

Nga ana tjetër, studentët e mbijetuar thanë se në momentet e fundit, shoferi Pëllumb Çela tërë ankth ka ulëritur “ikëm, nuk mund ta ndaloj dot”.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:15, ku autobusi me targa të Elbasanit që transportonte studentet e degës së Letërsisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë të thellë 80 metra në qafën e Vishës në Himarë.

Të parët që dhanë ndihmë për të shpëtuar studentet ishin udhëtarët e rastit, ndërsa pak minuta më vonë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë transportoi dy studente, e më pas edhe të tjera më rëndë u transportuan drejt Spitalit Ushtarak me 8 helikopterë, për shkak të terrenit të vështirë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#13

Post by Patush » Wed May 23, 2012 12:01 am

KORCE-Aurora Molla nga fshati Vërdovë e Pogradecit nuk kishte dëshirë të shkonte në ekspeditë me pedagogët, por ishte e detyruar sepse i rrezikonin diplomën. Kjo është dëshmia që dha tezja e Aurores, vajza që humbi jetën në aksidentin në Himarë së bashku me 12 persona të tjerë.
Familjarët e vajzës tregojnë me gisht pedagogët si fajtorët për vdekjen e Aurorës. Sipas tyre nëse Aurora nuk shkonte në ekspeditë do ti uleshin kreditet.
“Fajtor janë pedagogët se i detyrojnë nxënësit. U thonë që po nuk erdhe nuk të japim diplomën. Vajza na e ka thënë këtë me gojën e saj. Edhe një person tjetër që qante aty në morg në Vlorë që i kishte vdekur vajza dhe ai kështu tha, që i marrin pedagogët me vete sepse nxjerrin para me këto udhëtime. Si, po janë të lidhur me agjencitë me linjat dhe ja kështu, nuk e dimë”.

Por, vajza 21-vjecare para se të nisej ne udhëtim, kishe dhënë një premtim. “Ajo u nis në mëngjes. Një ditë më parë foli me të fejuarin që nesër ka ditëlindjen. I tha po nisem por më prit, unë gjallë a vdekur do vij të festoj ditëlindjen tënde”, tregon tezja per TVNews24.

Por përvec fatkeqësisë mbi kokë, familjarët tregojnë edhe peripecitë që hoqën për të gjetur trupin e vajzës.
“U nisëm në orën 2:00 nga këtu, arritëm në Vlorë në orën 5. Nuk na tregonin, nëse ishte gjallë apo vdekur. Kërkuam Himarën në telefon, na thanë që i kishin sjellë në Vlorë. Aty na thoshin që nuk dimë gjë, nuk e kemi këtu. Një sekretare e fakultetit thoshte ‘për kokë të fëmijëve, ‘Aurora është mirë, vetëm krahun ka thyer’. Nuk dinim asnjë gjë derisa gjetëm trupin e cupës”.

(d.b/News24/BalkanWeb)

E marr kete lajm me rezerve por ne qoftese ky lajm ashte i vertete kjo tregon nje korrupsion te moralit ne shoqerine tone nga temelet!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#14

Post by Sally » Wed May 23, 2012 7:01 am

Patush wrote:KORCE-Aurora Molla nga fshati Vërdovë e Pogradecit nuk kishte dëshirë të shkonte në ekspeditë me pedagogët, por ishte e detyruar sepse i rrezikonin diplomën. Kjo është dëshmia që dha tezja e Aurores, vajza që humbi jetën në aksidentin në Himarë së bashku me 12 persona të tjerë.
Familjarët e vajzës tregojnë me gisht pedagogët si fajtorët për vdekjen e Aurorës. Sipas tyre nëse Aurora nuk shkonte në ekspeditë do ti uleshin kreditet.
“Fajtor janë pedagogët se i detyrojnë nxënësit. U thonë që po nuk erdhe nuk të japim diplomën. Vajza na e ka thënë këtë me gojën e saj. Edhe një person tjetër që qante aty në morg në Vlorë që i kishte vdekur vajza dhe ai kështu tha, që i marrin pedagogët me vete sepse nxjerrin para me këto udhëtime. Si, po janë të lidhur me agjencitë me linjat dhe ja kështu, nuk e dimë”.

Por, vajza 21-vjecare para se të nisej ne udhëtim, kishe dhënë një premtim. “Ajo u nis në mëngjes. Një ditë më parë foli me të fejuarin që nesër ka ditëlindjen. I tha po nisem por më prit, unë gjallë a vdekur do vij të festoj ditëlindjen tënde”, tregon tezja per TVNews24.

Por përvec fatkeqësisë mbi kokë, familjarët tregojnë edhe peripecitë që hoqën për të gjetur trupin e vajzës.
U nisëm në orën 2:00 nga këtu, arritëm në Vlorë në orën 5. Nuk na tregonin, nëse ishte gjallë apo vdekur. Kërkuam Himarën në telefon, na thanë që i kishin sjellë në Vlorë. Aty na thoshin që nuk dimë gjë, nuk e kemi këtu. Një sekretare e fakultetit thoshte ‘për kokë të fëmijëve, ‘Aurora është mirë, vetëm krahun ka thyer’. Nuk dinim asnjë gjë derisa gjetëm trupin e cupës”.

(d.b/News24/BalkanWeb)


E marr kete lajm me rezerve por ne qoftese ky lajm ashte i vertete kjo tregon nje korrupsion te moralit ne shoqerine tone nga temelet!



Si qenkan nisur ne oren 14:00 ata , kur aksidenti ka ndodhur ne 14:15?!

Edhe pse nuk eshte momenti per te bere diskutime , une kam qe dje qe po lexoj materiale te tilla...

Mund te them qe jane pa vlera, mund te them qe ne Shqiptaret ja ulim vlerat vetes dhe atyre qe na ndihmojme, vetem per nje ngjyre partiake.

DUART DERI NE RRENZE TU THAHEN ATYRE qe edhe me tragjedi te tilla mundohen te gjejne perfitimin e tyre.

Une ne keto momente jam ne Shqiperi...
-Ndihma ka qene shume e shpejt, jashte mase e shpejte, edhe pse vendi ku ndodhi tragjedia ishte disi i komplikuar per te bere levizje te lirshme, helikopetret nuk mund te qarkullonin lirshem nga dendesia e pemeve nga te dyja anet e humneres.

- Disa media kan thene qe kan humbur jeten edhe per mungese gjaku.. aspak e vertet, gjak eshte dhene me kile ne kete tragjedi, si nga banoret e Himares, Vlores dhe nga zonat pereth, dhe me vone eshte dhene gjak edhe ne spitale te qyteteve te tjera.

-Arriten me vonese thone disa media.... aspak e vertet, ne fillim kan arritur ndihma nga Himara dhe shume shpejte kan arritur ndihmat nga Vlora , nderkohe qe me pas mberriten ndihmat e tjera....



Shikoni nje trillim te shkruajtur nga nje tjeter media:

Aksidenti ka ndodhur diku nga ora 16:10 min, ora ka shkuar 18;00 dhe nga informacionet qe jepeshin min pas minute flitej se ne vendngjarje nuk kane arritur akoma forca policije si dhe ekipe shpetimi,emagjinoni ca kan vuajtur ata njerez per ac ore pa marre ndimen e pare,kushedi sa jete njerezish do kishin shpetuar nese ndima speciale do kish arritur me kohe ne vendngjarje,ky eshte shteti i dobet ku tregon se nuk ka aftesi profesionale per te perballuar raste ne fjale......!!

Po keta cne te thone qe aksidenti ka ndodhur ne 16:10?!...dhe deri ne oren 18:00 nuk kishin mberritur ende ndihmat?!.. ( nderkohe qe ne kete ore vajzet ishin derguar ne spitalin ushtarak)

Nuk e kuptoj ku e gjejn kurajon ne ate moment, kur edhe muret rrenkonin nga kjo dhimbje aq e madhe, keta PARAZITET nuk pushojne duke trilluar...
Last edited by Sally on Wed May 23, 2012 8:20 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedi ne Afersi Te Himares!

#15

Post by Sally » Wed May 23, 2012 7:51 am

Ne lidhje me fatkeqesine une mund te them qe pati vetem disa gabime ne verifikimin e kufomave ( duhet ta kuptojme edhe ne qe ishin momente shume te veshtira ), nje nga kufomat qe duhet te shpiesh ne Elbasan e shpuren ne Kruje , dhe ate te Krujes e shpuren ne Elbasan, po pse qeveria e ka fajin per kete?!
Pra nuk duhet ta perdorim si shkak per tu ankuar per qeverine qe na drejton, apo per dicka tjeter.
Mua nuk me intereson te mbroj as ate qe drejton qeverine, S.Berisha as kush e ka bere S.Berishen, por me vjen inat qe ne te gjitha drejtimet hedhim poshte mundim dhe sakrificen qe bejne Shqiptaret ketu ne Shqiperi.
Pse ne shtete te tjera nuk kan ndodhur gabime te tilla?!
Pse ne shtete te tjera nuk kan ndodhur tragjedi te tilla?!
Pse ne shtete te tjera nuk kan ndodhur qe etj,etj,etj,?!

Para nje muaj...ne Zvicer ,ne mesin e autostrades ndodhi nje fatkeqesi po me student,vetem se me moshe me te vogel,dhe per pasoje vdiqen rreth 25 student Belg. Nuk ishte humner, as kthes, ''si pras i drjete ishte rruga'' thjeshte autobusi u perplas me murin ne krah te djathe dhe humben jeten te gjithe qe ishin ne autobuz, asnje nuk shpetoi. Nuk degjova ndonje ankese qe e kishte fajin qeveria, se qeveria nuk ishte ne timon...

Kufiri zvicer-itali ( 30 klm nga Verbania ) eshte rrezike vdekje e gjithe zona, nga njera ane mali nga ana tjeter lumi ( qe vjen nga zvicerra ne itali ) edhe pse ka fortesa nga ane e lumit perseri aksidentet ndodhin pothuaj cdo dite ( sidomos nga ata qe nuk e njohin zonen )

Kufiri itali- france qe ne mes i ndan nje tunel i gjate, gjithashtu eshte nje zone shume me rreziqe, edhe atje ka fortesa, edhe atje eshte nje zone qe per ata qe nuk e njohin mire eshte nje rrezik i vertet..

Do thoni qe i kemi rruget e kqija ?! ... po keni te drejte. po dihet qe keto zona jane te tilla, pra duhet te perdorim me shume kujdes. Them qe duhet te tregojme me shume kujdes sepse ne Shqiperi nuk respektohet fare trafiku rrugor.
. Nese zbatojme rregulloren dhe mundohemi te tregojme me shume kujdes do ndihmonim shume ne trafikun rrugor. Ne malin e Dajtit ne Tirane para dy javesh humbi jeten nje cifte, personi ishte i alkolizuar, mos valle qeverise do ja vem fajin?!

Une personalishte nga qeveria do kerkonja qe te shtonte kontrollin rrugor akoma edhe me shume, sidomos ne kete periudh. Dhe jo sic behet ne Shqiperi qe po e njohe policin kalo se nuk te thote gje, por kontrolle te rrepte, te denohen duke u hequr te drejten e patentes sic ndodh ne shume shtete. Po ne Shqiperi pak jane ata qe kontrollojne me ndergjegje te paster, shumica perdore ende miqesine, shoku vllait, cuni shokut, kunati im, kunati shokut, komshija nuses, komshiu i dhondrit... e pra me te tilla menyra ne nuk do shkojme gjekundi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Lajme”