Page 1 of 1

Lajme nga rajoni

Posted: Sun Sep 30, 2012 10:30 am
by Mallakastrioti
Ka ndërruar jetë studenti maqedonas, i rrahur brutalisht në Greqi.

Një student maqedonas ka ndërruar jetë pasi që ishte rrahur brutalisht nga aktivistë të partisë fashiste greke "Agimi i Artë" në Selanik. Rrahja brutale e studentit Aleksan
dar Samarxhiev ka ndodhur të premten në mbrëmje, kur ai është kapur nga aktivistët e kësaj partie, të cilët e kanë rrahur brutalisht, duke e porositur dhe kërcënuar që të heq dorë nga identiteti maqedonas dhe të ndryshojë mbiemrin.
Samarxhiev ishte i njohur pranë opinionit në Selanik dhe policinë e atjeshme për aktivitetet e tij politike në kuadër të lëvizjeve qytetare për të drejtat e pakicës sllavo – maqedonase në Greqi. Ai më parë ishte kapur nga policia e Selanikut për vendosjen e flamurit maqedonas pranë një stacioni policor dhe paralajmërimet për valëvitjen e flamurit në protestat anti-greke.

Image
Burimi. Bota Sot

Re: Lajme nga rajoni

Posted: Mon Oct 01, 2012 6:48 am
by Sally
Ministria e puneve te jashteme hedh poshte kete akuze:


MPJ greke: Lajmi për vrasjen, fantazi morbide

Athinë, 30 shtator - Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë i ka hedhur poshtë si të pavërteta informacionet se në Selanik është rrahur për vdekje një student maqedonas me emrin Aleksandar Samarxhiev.
Zëdhënësi i MPJ-së greke, Grigoris Delaverkura, ka theksuar se një i tillë incident nuk ka ndodhur dhe se kjo është vetëm një fantazi morbidë, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë së Shkupit që të jetë “më e kujdesshme dhe të mos lë hapësirë për acarime artificiale dhe rritje të nacionalizmit”.
Informacioni për vdekjen e këtij studenti, e ka dhënë një person me emrin Stiljan Samarxhiev, i cili u është prezantuar medieve si kushëriri i “të ndjerit” Samarxhiev.
Lajmi ka ndikuar madje të rritet edhe prania e forcave policore përpara Ambasadës së Greqisë në Shkup.

Re: Lajme nga rajoni

Posted: Sat Mar 16, 2013 10:47 pm
by Mallakastrioti
Greqi: Alarm në burgun e Malandrino, Alket Rizai mbanë pengje me një bombe dore!
Mediat greke bëjnë me dije se pak më parë është dhënë alarmi për pengmarrje në burgun e Malandrino!
Autori i kësaj pengmarrje është shqiptari i njohur Alket Rizai, frika dhe tmerri i policisë greke, i cili konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm me akses penal në vend.

Bëhet e ditur se Rizai ka mundur të fusë një bombë dore në burg, me të cilën dhe ka marrë pengje 3-4 roje burgu dhe të burgosur të tjerë.
Rizai kërcënon se do ti hedh në erë pengjet e tij. Në burgun e Malandrino janë grumbulluar forca të shumta policie.
Alket Rizai veç çështjeve të shumta penale në ngarkim, dallon nga të gjithë pasi ishte ai i cili organizoi arratisjen spektakolare me helikopter sëbashku me një tjetër të burgosur të famshmin Basili Paleokosta, i cili ende vijon të jetë i lirë.

Image

Nje tjeter foto nga pengmarrja qe u ka bere policave Alket Rizai.

Image