"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipëria merr statusin kandidat në BE

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Shqipëria merr statusin kandidat në BE

#1

Post by Arbëri » Wed Oct 10, 2012 1:06 pm

Shqipëria merr statusin kandidat në BE

Shqipëria ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, merr statusin e vendit kandidat në BE, të kushtëzuar.

Komisionari për Zgjerim Stefan Fyle deklaroi sot se KE parashikon një status të kushtëzuar për Shqipërinë, por me kushtin që më parë të jenë realizuar disa reforma në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe të përmbyllë reformën parlamentare duke kërkuar njëkohësisht edhe një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria kështu bën gjysëm hapi përpara drejt familjes së madhe Europiane.

“Shqipëria ka bërë progres domethënës në vitet e fundit. Duhen marrëveshje më të mëdha mes palëve. Është arritur sukses në disa reforma. Duke pasur këtë progres. Komisioni i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat, me kusht që të ketë reforma të tjera në Drejtësie dhe sa i përket Parlamentit. Komisioni beson se një pjesë e mirë e prioriteteve është zbatuar, por duhet përpjekje të tjera sa i takon luftës kundër krimit të organizuar”,- deklaroi Fyle.

Sa u përket 12 prioriteteve kyçe të Komisionit Europian, të paplotësuar kanë mbetur tashmë reforma parlamentare dhe miratimi i ligjeve për Gjykatën e Larte dhe Shërbimin Civil. Pas dy refuzimesh radhazi ndaj kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat, këtë vit vendi ynë arriti të kalojë provimin e Brukselit, megjithëse jo me notën maksimale. Shqipëria do te bëhet kështu vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë që do të anëtarësohet në 2013-ën, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Zgjedhja e Presidentit
Raporti i KE evidenton se në 11 Qershor 2012, u zgjodh presidenti i ri me 4 raunde, me një numër të madh votash nga maxhoranca.

Raporti i KE për Shqipëri theksoi se zgjedhja e Presidentit u bë në rrugë kushtuese, porse nuk u arrit një gjithëpërfshirje politike, dhe kjo solli një tërheqje konsolidimin e dialogut politik. Kjo solli një ngadalësim të përkohshëm në përpjekjet e reformave që kërkonin konsensus./Indeksonline/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Re: Shqipëria merr statusin kandidat në BE

#2

Post by Tomorr » Wed Oct 10, 2012 1:33 pm

Rama: Shqiperia kalon me kushte provimin e vjeshtes

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përmes rrjetit social Tëitter ka theksuar se provimi eshte kaluar me kushte dhe se vleresimet e Komisionit Europian perkojne me ato te ngritura nga opozita dhe vleresojne rolin e luajtur prej saj ne kete proces.

Sipas zotit Rama dita e sotme ka nje rendesi te vecante ne nje perpjekje te mundimshme ne opozite per te mos lene Shqiperine ne balte. Kryesocialisti e ka vene theksin edhe tek fakti se edhe Komisioni Europian e ka cilesuar te njeanshme zgjedhjen e Presidentit te Republikes Nishani.

"Ne vitin 2013,- pohon lideri i opozites,- me fitoren e zgjedhjeve do te çlirojme procesin e integrimit duke hapur nje faqe te re per politiken shqiptare".
-lol- -lol- -lol- -lol- -lol-

Post Reply

Return to “Lajme”