"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ndërroi jetë ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Ndërroi jetë ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani

#1

Post by ALBPelasgian » Mon Feb 11, 2013 2:19 pm

Me keqardhjen me te madhe morra vesh lajmin pikellues te vdekjes se filologut nga Pollogu, Fadil Sulejmani. Duke njohur kontributet e tij te vazhdueshme ne filologjine shqiptare, konsideroj se Sulejmani ka qene nje nga intelektualet me te medhenj nga Pollogu. Kontributi i tij ne themelimin e Universitetit te Tetoves si dhe aktiviteti i tij ne pajtimin e gjaqeve e bejne Fadil Sulejmanin nje intelektual te guximshem qe ze nje vend te respektuar ne piedestalin e figurave te spikatura nga Ilirida. Ne keto caste pikelluese sikur gjej nje ngushellim tek fjalimi i nje kengetari te shquar nga Kuba, Kompay Segundo: "Njeriu ka tri menyra per te perjetesuar vehten e tij. Ai mund te mbjelle nje peme, te kete pasardhes ose te krijoje nje veper". Sulejmani e perjetesoi vehten e tij ne keto tri menyra: mbolli nje peme, frytet te te cilit i korrim gjenerate pas gjenerate (Universiteti ne Tetove), la pasardhes te denje si dhe krijoi vepra me rendesi madhore per filologjine shqiptare. I qofte i lehte dheu i Pollogut!
Mbrëmë pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë, rektori i parë i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr. Fadil Sulejmani.

Prof. dr. Fadil Sulejmani u lind më 5 dhjetor të vitit 1940 në katundin Bozovcë të Malësisë së Sharrit të Tetovës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në qytetin e Tetovës, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren dhe Fakultetin Filozofik, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare për magjistraturë i kreu në Beograd dhe doktoroi në Prishtinë për shkencat filologjike.

Image

Ka punuar fillimisht si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në katundin Obiliq afër Prishtinës dhe 2 vjet si profesor i gjuhës latine në Gjimnazin e Mitrovicës. Në vitin 1971, filloi si pedagog i rregullt në degën gjuhë dhe letërsi shqipe, të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku punoi deri në vitin 1994. Në vitin 1994-95 u avancua në cilësinë e profesorit ordinar për shkenca filologjike, po në këtë universitet. Formimi i tij akademik do të vijojë me 2 vjet specializim në Gjermani si bursist i Fondacionit Aleksandër fon Humbold në Bon dhe 1 vit në Itali, gjë që i ka mundësuar edhe njohjen e gjuhëve përkatëse, të cilat do t’i shfrytëzojë edhe më vonë në hulumtimet e tij.

Në vitin 1994, bashkë me intelektualë të tjerë, themelon Universitetin e Tetovës dhe e drejton atë deri në vitin 2003, periudhë kur fillon edhe zyrtarizimi i tij.

Profesor Fadil Sulejmani është autor i mbi 10 librave dhe mbi 200 artikujve të publikuar në revista shkencore e periodike.

Më 17 dhjetor 2012, me rastin e 18 vjetorit të themelimit, Universiteti Shtetërori Tetovës, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit tonë, Prof. dr. Fadil Sulejmanit i ndau titullin Doctor Honoris Causa.

Me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Fadil Sulejmanit, sot më 11 shkurt 2013, në orën 12.00, në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahen homazhe, kurse kortezhi funeral për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në orën 15.00, për në varrezat e qytetit të Tetovës.

Me këtë rast, udhëheqësia e Universitetit i shpreh ngushëllime familjes Sulejmani. (INA)

http://time.ikub.al/35c753c5f8/11c9498d ... jmani.aspx
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Ndërroi jetë ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani

#2

Post by Mallakastrioti » Mon Feb 11, 2013 7:18 pm

I qofte dheu i lehte dhe ngushellime familjes.
Image

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Ndërroi jetë ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani

#3

Post by Socio » Mon Feb 11, 2013 7:44 pm

Ju faleminderit !
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Ndërroi jetë ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani

#4

Post by ALBPelasgian » Mon Feb 11, 2013 8:30 pm

Kryeministri i Kosovës ngushëllon familjen Sulejmani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjes Sulejmani me rastin e vdekjes së profesorit, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.

“E nderuara familje Sulejmani, me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar... Kontributi i tij për arsimimin e gjeneratave në Universitetin e Prishtinës, si dhe në themelimin e Universitetit të Tetovës dhe në rritjen e këtij institucioni, do të çmohet dhe e respektohet nga të gjithë,” thuhet në telegram.

“Humbja e profesorit Sulejmani është një humbje jo vetëm për institucionet ku punoi, por edhe për albanologjinë në përgjithësi. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta,” shkruan kryeministri i Kosovës në telegram ngushëllimin dërguar sot familjes Sulejmani.

Fadil Sulejmani ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 73 vieçare. Varrim i tij bëhet sot në ora 15.

http://zhurnal.mk/content/?id=1321112383325
Ahmeti ngushëllon familjen Sulejmani

Tetovë, 11 janar - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sylejmani, me rastin e ndarjes nga jeta Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, z. Fadil Sylejmani.

“Më lejoni ju lutem që në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, z. Fadil Sylejmani.

z.Sylejmani do të mbetët në kujtimet tona si një veprimtar i shquar i arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoni dhe kontribues në themelimin e Univerzitetit Shtetëror të Tetovës.

Bashkëndjejmë me dhimbjen e familjes Sylejmani për humbjen e tyre, por njëkohësisht jemi të sigurt që z. Fadil Sylejmani dhe familja e tij, ashtu si edhe ne, mbetën krenar për arritjet e Univerzitetit Shtetëror të Tetovës, për të cilin ai punoi shumë, përfundon telegramin e tij kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

http://zhurnal.mk/content/?id=132111223428
Bexheti: Vdekja e Sulejmanit, humbje për arsimin shqip

Tetovë, 11 shkurt - Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, i ka shprehur familjes Sulejmani pikëllimin e tij për vdekjen e z. Fadil Sulejmani, themelues dhe Rektor i parë i Universitetit të Tetovës.

Bexheti shkruan se ndarja nga jeta e profesorit Sulejmani, është humbje e madhe për arsimin shqip dhe për përpjekjet për të afirmuar në rrugë autentike vlerat arsimore dhe kulturore.

“E nderuara familja Sulejmani, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe më të sinqerta për humbjen e profesorit tonë të nderuar, Fadil Sulejmanit. Në këto momente dhimbjeje, ne qëndrojmë pranë jush, duke vlerësuar lartë punën e tij, misionin e tij në ngritjen arsimore të shqiptarëve të Maqedonisë dhe duke e ngritur në piedestalet më të larta punën e tij shkencore si profesor i devotshëm. Profesori i nderuar do të mbetet në kujtesën tonë si një figurë e përndritur që me vendosmëri të jashtëzakonshme hapi rrugën e arsimimit shqip për gjeneratat e reja. U preftë në paqe”, thuhet në telegramin e Bexhetit.

http://zhurnal.mk/content/?id=132111465432
Thaçi: Fadil Sulejmani, kontribuues i përkushtuar i arsimit shqip

Tetovë, 11 shkurt - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ka shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të Rektorit të parë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fadil Sulejmani.

Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, duke vlerësuar lart kontributin e tij në arsimin shqip.

Përkushtimi, puna dhe veprimtaria e tij radhitet në grupin e kontribuuesve më të përkushtuar të arsimit shqip në Maqedoni. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emër tim personal, më lejoni që të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, bashkëpunëtorëve, dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi”, ka shkruar Thaçi.

http://zhurnal.mk/content/?id=1321115451532
Osmani ngushëllon: Vdekja e Sulejmanit, humbje për mbarë shqiptarët

Shkup, 11 shkurt - Ngushëllimeve për vdekjen e Rektorit të parë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, iu ka bashkangjitur edhe kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani.

Në letrën e tij drejtuar familjes së të ndjerit, Osmani e vlerëson vdekjen e tij si një humbje për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.

“Ndarja nga jeta e prof.dr. Fadil Sulejmanit paraqet një humbje jo vetëm për familjarët dhe të afërmit e tij, por edhe për gjithë shqiptarët e Maqedonisë e më gjerë. Andaj më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Kujtimi për të ndjerin prof.dr. Fadil Sulejmani, si një ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës dhe rektor i parë i tij, do të mbetet i përhershëm ndër shqiptarët”, thuhet në telegramin e Osmanit.

http://zhurnal.mk/content/?id=1321117493032
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ndërroi jetë ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani

#5

Post by Zeus10 » Mon Feb 11, 2013 9:46 pm

Mendimtaret jane njerezit me te mire te shoqerise si dhe patriotat me te vlefshem. I lehte i qofte dheu. Ngushellime gjithe te dashurve dhe miqve.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Ndërroi jetë ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani

#7

Post by Arbëri » Mon Feb 25, 2013 1:41 am

Edhe i vdekur do te jeshe i gjalle dhe kujtimet per ju kurre nuk do te shuhen ..!



Ngushllime gjithe shqiptareve .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: Ndërroi jetë ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani

#8

Post by Gazmend » Mon Feb 25, 2013 10:35 am

Shume njeri i madh ka qene profesori !

I lehte i qofte dheu.

Ne bote ka me miliona intelektuale por ne shekullin XXI vetem 2000 prej tyre jane te jashtezakonshem .

Njeri nga keta vete profesori !


Image

Publikuar nga International Biographical Centre, Cambridge. 2005



Mburru Iliride per kete legjende te gjalle, qe nuk do vdes kurre !

Post Reply

Return to “Lajme”