Berisha: Të dielën hapet tuneli Elbasan - Tiranë
Tiranë, 14 qershor - Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se këtë të diel do të hapet tuneli që lidh Tiranën me Elbasanin. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Berisha tha se ajo që deri dje dukej e pamundur tashmë do jetë realitet.
“Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Kërrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim! Përpara!!! Sb”, shkruan kryeministri.
Tani, sapo të kalosh tunelin, je në Elbasan. Urojmë që në të ardhmen të ndërtohen sa më shumë vepra të tilla!...Gëzuar gjithë kombit!