Page 1 of 1

Hapet tuneli Elbasan - Tiranë (vetem 15 min )

Posted: Sat Jun 15, 2013 4:55 pm
by Sally

Berisha: Të dielën hapet tuneli Elbasan - Tiranë
Tiranë, 14 qershor - Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se këtë të diel do të hapet tuneli që lidh Tiranën me Elbasanin. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Berisha tha se ajo që deri dje dukej e pamundur tashmë do jetë realitet.

“Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Kërrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim! Përpara!!! Sb”, shkruan kryeministri.



Tani, sapo të kalosh tunelin, je në Elbasan. Urojmë që në të ardhmen të ndërtohen sa më shumë vepra të tilla!...Gëzuar gjithë kombit!

Re: Hapet tuneli Elbasan - Tiranë (vetem 15 min )

Posted: Sat Jun 22, 2013 5:21 pm
by Morrison
Ta gezojme kete veper, sikur te hidheshin edhe njehere syte nga Mallakastra nuk do na mbetesh hatri. Te vetmen veper qe kan kryer ne zonen tone eshte rruga per ne Bylis qe ka ndihmuar shume edhe banoret e Hekalit, por kjo nuk mjafton duhet bere me shume pune ne kete zone qe rinia te trashegoj traditat e kesaj zone.