"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arrestohet Ballist Morina

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Arrestohet Ballist Morina

#1

Post by Adriana » Wed Oct 07, 2015 12:50 pm



Arrestohet Ballist Morina...

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së mërkurës Ismail Morinën, të njohur ndryshe edhe si “Ballist” Morina, njeriun që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri të vitit të kaluar.

Ismail Morina është arrestuar bashkë me 3 shtetas të tjerë që ndodheshin me të në makinë: 22-vjeçari Erion Bahushi, 21-vjeçari Denis Balla dhe 20-vjeçari Marin Rexha.

“Këta shtetas janë ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e policisë në rrugën “Petro Nini Luarasi” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar nda shtetasit Ismail Morina, i është gjendur e fshehur në trup (xhep) një armë zjarri e tipit pistoletë “Zastava” me gjashtë fishekë. Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targë AA874KY dhe gjendej ne shoqërinë e shtetasve Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha. Gjatë kontrollit të mjetit në pjesët e brendshme të tij është bërë e mundur gjetja dhe e një arme tjetë pistoletë tip TT si dhe 30 fishekëve për këtë pistoletë. Gjithashtu në mjet është gjendur dhe një gëzhojë pistolete,” informoi mëngjesin e 7 tetorit Policia e Tiranës.

Arrestimi vjen vetëm një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Ka raportime se Morinës i janë gjetur edhe 36 bileta të falsifikuara për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndërkohë në polici, Morina ka deklaruar se armën e mban për vetëmbrojtje.

Sipas Ballistit, ai armën e ka mbajtur me vetë në periudha të ndryshme, pasi ndihet i kërcënuar sapo është mësuar se ai është autori i ngritjes së dronit me simbolin e Shqipërisë së Madhe në qiëllin e e Beogradit në ndeshjen e tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Edhe njëherë, Ballist Morina tha se armën e mban me vete vetëm për vetëmbrojtje dhe nuk ka asnjë qëllim për destabilizim apo trazira të ndeshjes të së nesërmes në “Elbasan Arena”.

Ndërsa tre personat e tjerë mbahen të shoqëruar për moskallëzim krimi.

Mapo.Al
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Arrestohet Ballist Morina

#2

Post by Adriana » Wed Oct 07, 2015 12:56 pm

Nxehet situata para ndeshjes! “Brigadat e Kuqe”: Ja vdekje, ja liri


Një grupim, i quajtur ‘Brigadat e Kuqe’ kanë dhënë ultimatum për lirimin e Ismail (Ballist) Morinës, si dhe kanë kërcënuar se serbëve do u bëhet pritja që meritojnë, si armiq tanë.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se është duke hetuar këto kërcënime që janë shpërndarë me email nëpër media të ndryshme.

Brigadat e Kuqe kanë kërkuar edhe lirimin e Morinës dhe shokëve të tij, duke thënë se u vjen keq për arrestimin e tij ndërsa kanë akuzuar për spiunim nga UDB-ja dhe qarqe antishqiptare.

Brigadat e Kuqe thonë se ky është një manipulim që do po bëjnë Edi Rama, Armando Duka, etj.

“Pavarësisht masave, ne do e tregojmë veten. Serbëve do iu bëhet pritja që meritojnë. Pritja e serbëve, siç e meritojnë armiqtë tanë. Do t’i tregojmë botës se jemi shqiptarë”, kanë shkruar në emailet e tyre Brigadat e Kuqe.

Ata kanë kërcënuar se nëse do të ndërhyhet, do të ketë gjakderdhje.

“Nëse ndërhyni mbi ne, do ketë gjakderdhje. Nuk na shkel njeri, jemi shqiptarë ja vdekje, ja liri!”, shkruajnë ata.



Biletat mendohet se janë të falsifikuara, ndërkohë që personat me emrat mbi bileta do merren në pyetje.

Ndërkohë këto janë foto të Ballistit brenda në komisariat:


Image

Image

Image

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Arrestohet Ballist Morina

#3

Post by rrëqebull » Wed Oct 07, 2015 2:50 pm

Sado të pathëna të ketë kjo çështja e ""heroit" të mediave sociale që bën biznes me "heroizmin" e tij" dhe pavarësisht formulimeve të ndryshme të paqartësive ende të pazgjidhura, qëndrimi i Kastriotit është gjithsesi i pagabuar sepse shtjellimi i tij e nxjerr në pah fare mirë që kjo punë kundërmon keqas si diçka - le të themi - paksëpaku joburimore. […Aq më tepër nëse kemi parasysh që, gjithsesi, kungullacëria (idiotësia) me të cilën ca e ca bëhen vegla të kundrashqiptarëve, nuk është kurrqysh diçka burimore shqiptare].
Arrestimi i Ismail (Ballist) Morinajt dhe plani i tij terrorist

Ismail Morinaj do të kishte qenë i justifikuar që të mbante armë pa leje, nëqoftëse ai do t’ i kishte bërë kërkesë Policisë së Shtetit për të mbajtur armë me leje, për shkak se ndjehej i rrezikuar. Pyetja është se përse Ismail Morinaj nuk ndoqi, për t’ u pajisur me armë me leje, rrugën ligjore që ndoqi për të marrë të drejtën e autorit për atë që e quan flamuri AUTOCHTHONOUS? Ismail Morinaj i bëri një kërkesë me shkrim Zyrës Shqiptare për të drejtat e autorit pranë Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë, dhe në dt. 16 janar 2015, mori nga kjo zyrë, domethënë nga Qeveria e Shqipërisë, çertifikatën zyrtare që i njeh të drejtën e autorit për veprën me titull “AUTOCHTHONOUS”. Përse nuk veproi në të njëjtën mënyrë për t’ u pajisur me armë me leje? Nëse autoritetet përkatëse nuk do ta pajisnin me armë me leje, atëherë ai kishte të drejtë të mbante armë pa leje, në emër të së drejtës së jetës.
Por, për të kërkuar të pajisej me armë me leje, Morinaj duhet të sillte minimumin e provave që ndaj tij kishte një plan për ta vrarë, që kishte kërcënime për jetën e tij. Pastaj autoritetet përkatëse shqiptare do të vendosnin nëse do t’ i siguronin shoqërim policor, ose do ta pajisnin me armë me leje. Në emisionin “AUTOCHTHONOUS”, në Digitalb, në korrik, që ishte një intervistë e Dritan Shakohoxhës me Ismail Morinaj, ky i fundit pohoi se nuk ishte frikë nga shteti serb. Shakohoxha e pyeti: “Ismail, nga kush ke frikë?”
Morinaj u përgjegj: “Arsye sigurie janë këto, personale. Frikë, tani nuk mendoj që shteti serb mund të jetë i fokusum te unë, por ne dimë shumë mirë që në Serbi ka shumë grupe radikale, paramilitarësh, historia ka, Serbia një histori të bujshme me këto gjana dhe një nga këto, pikërisht nga këto elementë që mund të veprojnë kundër meje.”
Shakohoxha e pyeti: “Që të të gjejnë një ditë në befasi në Itali, apo jo?”
Morinaj u përgjegj: “Po, po, po, kjo.”
Që Morinaj nuk shpreh asnjë lloj frike se shteti serb mund të ketë ndonjë plan kundër jetës së tij, kjo është një gjë shumë domethënëse. Morinaj ka frikë nga ekstremistët serbë, të cilëve shteti serb nuk mund t’ u bëjë me dije ekstremistëve të vërtetën e rolit të Morinajt në ngritjen e dronit. Sa u përket ekstremistëve serbë, deri më sot, kemi një fabul jo të besueshme, të shpërndarë nga disa portale serbe, se një biznismen serb në Chicago të SHBA i ka paguar një milion euro mafies siçiliane për të vrarë Ismail Morinaj. Por nuk është bërë i ditur as emri i këtij biznismeni serbo-amerikan. Morinaj nuk është paraqitur në Policinë e Shtetit apo në Prokurorinë e Tiranës për të denoncuar këtë rrezik për jetën e tij dhe për të kërkuar që të bëhen hetime. Meqënëse bëhet fjalë për një biznismen të supozuar serbo-amerikan, atëherë autoritetet policore dhe hetimore shqiptare kishin detyrim që t’ u kërkonin homologëve amerikanë për të bërë një hetim. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Në të vërtetë, asgjë nuk i ka ndodhur as Ismail Morinajt, i cili qarkullon lirisht në Itali dhe në Shqipëri. Mafia siçiliane sigurisht që e di shtëpinë e Morinajt në Itali, ku ai ka shkuar shumë herë gjatë kësaj kohe. Do të kishte qenë një gjë shumë e thjeshtë për mafien siçiliane që të kryente një atentat ndaj Morinajt gjatë kësaj kohe. Është domethënëse që Morinaj, në intervistën me Shakohoxhën në korrik, nuk tha gjë për “lajmin” se për është vënë një shpërblimin prej 1 milion euro nga një biznismen serbo-amerikan, për vrasjen e tij. As Shakohoxha nuk e pyeti për këtë gjë.
Armët pa leje që iu gjetën Morinajt, qartësisht nuk i duheshin atij për vetëmbrojtje, pasi ai nuk është i rrezikuar nga askush. Ato armë i duheshin atij për të organizuar një atentat ndaj serbëve që do të vinë në Shqipëri me rastin e ndeshjes. Por Morinaj, ashtu si në Beograd, edhe në Elbasan nuk do të bënte asgjë me dorën e tij. Sepse ai vetëm sa e ka marrë përsipër me fjalë ngritjen e dronit në Beograd dhe nuk e ka kryer vërtet. Morinaj, me porosi të shërbimeve të fshehta serbe, donte të keqpërdorte disa njëzetvjeçarë naivë, të cilët janë bërë ndjekës entuziastë të tij, dhe me të cilët ishte kur u arrestua.
Shumë pranë vendit ku u arrestua Morinaj gjendet shtëpia e Marin Rexhës, i cili është personi që sipas Morinajt e ka vënë në kontakt me njeriun i cili paraqitet me nofkën Mollos Parthini, me të cilin Morinaj ishte në Beograd. Morinaj ka thënë në intervistën e tij me Shakohoxhën: “Një nga tifozat kuqezi, Marin Rexha, nga një familje shumë patriote e Tiranës ka qenë ai i cili më ka lidhur me patriotin nga Shkupi. Nuk njifeshim me djalin nga Shkupi, thjesht Marini ka qenë ai konektori, ndërlidhësi. Ai më njifte mu, njifte dhe djalin nga Shkupi… Kryesisht në Facebook kemi komuniku. Dhe aty gradualisht kemi ardhë duke u njoftur me njëri-tjetrin. Edhe derisa ka ardhë momenti që ai më ka shprehë atë planin e vet që ishte diçka më i rrezikshëm. Edhe i kam shprehë planin tim, i ka pëlqy shumë, e ka përkrahë që në moment të parë. Mbaj mend është data 12 shtator, se është shkrimi aty në Facebook kur fillon biseda me djaloshin nga Shkupi deri atë natë, më datë 13 në darkë…”
Shakohoxha ndërhyri: “Që u takuat në Beograd.”
Morinaj u përgjegj: “Që u takuam, që u pamë për herë të parë me fytyrë.”
Shakohoxha ndërhyri përsëri: “Se s’ ishit parë asnjëherë?”
Përgjigjia e Morinajt ishte: “Jo nuk ishim parë.”
Por, a mund të besohet që Morinaj i besoi për ta pasur bashkëpunëtor në një mision kaq të rrezikshëm një njeriu të cilin nuk e kishte takuar kurrë? Dhe të cilin për më tepër ia kishte sugjeruar një njeri të cilin Morinaj e njihte shumë pak, siç ishte Marin Rexha, për të cilin Morina thotë se e njohu në rrethin e tifozëve kuqezi? Marin Rexha, ndërlidhësi, siç e quan Morinaj, ishte 19 vjeç kur bëheshin këto biseda. Marin Rexha ka lindur në maj 1995. Si mund të besohet se 32 vjeçari Ismail Morinaj ia zbuloi planin e tij 19 vjeçarit nga Tirana Marin Rexha, të cilin e njihte fare pak, madje i besoi fjalës së tij edhe kur ai i sugjeroi një bashkëpunëtor të panjohur nga Shkupi, të cilin vetë Marin Rexha e njihte pak? Morinaj nuk thotë se kur e takoi për herë të parë Marin Rexhën, por meqënëse Morinaj jetonte në Itali, dhe për shkak të moshës së Marinit, takimi i parë i tyre nuk mund të ketë qenë para shtatorit 2013, kur Morinaj u bë disi i njohur me rastin e ndeshjes Slloveni-Shqipëri.
Vetë personi që paraqitet me nofkën “Mollos Parthini” dhe që ishte me Morinajn në Beograd, ka lindur në 5 maj 1993 në Shkup, domethenë ishte vetëm 21 vjeç kur mori pjesë në këtë mision të pamundur në Beograd. 32 vjeçari Morinaj, i cili tha në intervistë se kishte një përvojë të madhe nga jeta e vështirë në emigracion, u paska besuar kaq shumë 20-21 vjeçarëve të panjohur! Emri i “Mollos Parthinit” ishte ndër emrat e personave të shënuar në biletat e personalizuara që iu gjetën Morinajt, dhe Policia e Prokuroria nuk mund ta anashkalojnë këtë fakt gjatë hetimit.
Asnjë nga shoqëruesit e 33 vjeçarit Morinaj në automjetin ku ai u arrestua, nuk ishte më tepër se 21 vjeç. Edhe Erion Bahushi, për të cilin media thotë se është 21 vjeç, në fakt ka lindur në 2 dhjetor 1993, pra është 21 vjeç dhe do të mbushë moshën 22 vjeç në dhjetor. Kuptohet se Morinaj i mbante pranë këta njerëz për t’ i keqpërdorur për aksione terroriste. Morinaj nuk kishte ndërmend të vriste as Vuçiçin, por donte vetëm të inskenonte një atentat ndaj Kryeministrit serb, çka do t’ i shërbente shumë Serbisë, tani që ishte njoftuar se Vuçiç do të vinte në Shqipëri, si pjesë e delegacionit zyrtar serb. Nëse Vuçiç do të vinte në Shqipëri, si i ftuar personal i Kryeministrit Rama, pra si tifoz serb, jashtë delegacionit zyrtar, atëherë Morinaj do të kishte bërë një akt atdhetar, duke bërë atentat ndaj tij, madje ky do të kishte qenë një akt kushtetues, për shkak të ekzistencës së një marrëveshjeje mes dy vendeve, të sanksionuar dhe nga UEFA se nuk do të kishte tifozë shqiptarë në Serbi dhe tifozë serbë në Shqipëri. Por një atentat, qoftë edhe i simuluar ndaj Vuçiç, i cili do të vinte në Shqipëri si pjesë e delegacionit zyrtar serb, do të kishte qenë një akt terrorist që do t’ i kishte kushtuar shumë shtrenjtë Shqipërisë.
Pasi u njoftua arrestimi i Morinajt Vuçiç anuloi ardhjen në Shqipëri, se pas kësaj nuk do të kishte atentat të simuluar ndaj tij. Anulimi i vizitës së Vuçiç është një provë e tërthortë se Morinaj ishte duke zbatuar një plan serb. Përse Vuçiç duhet të anluonte ardhjen në Elbasan tani që u arrestua Morinaj?
Pas arrestimit të Morinajt tashmë Policia e Shtetit e Shqipërisë dhe Prokuroria Shqiptare kanë detyrim të bëjnë një hetim të thelluar për veprimtarinë e këtij Ismail Morinajt, duke përfshirë edhe pretendimin e tij se ka ngritur dronin në Beograd. Policia e Shtetit, Prokuroria e Tiranës dhe Gjykatat tona nuk mund ta mbyllin historinë e Morinajt thjesht duke e dënuar atë për armëmbajtje pa leje. Fakti që Morinajt iu gjetën 36 bileta për ndeshjen e nesërme tregon se ai kishte ngritur së paku katër skuadra për të kryer, ose simuluar një akt terrorist ditën e ndeshjes./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 2753797529

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Arrestohet Ballist Morina

#4

Post by Zeus10 » Wed Oct 07, 2015 6:52 pm

Edhe sikur te gjitha te tjerat nga keto qe shkruan Kastrioti, te mos jene te verteta, une bie shume dakort me te ne piken qe ky person, eshte nje person shume i dyshimte. Ngritja e atij flamuri ne Beograd, nuk ka pasur asnje te mire per Shqiperine, bile dhe ne pikepamje te kalkulimeve arithmetike te pikeve te marra. Sikur te ndodhe, qe ekipi serb, te marre qofte dhe nje pike ne Elbasan neser, ajo do e zhvleftesoje ate fitore ne tavoline, qe morrem ceshte e verteta me te drejte, pas akteve kafsherore te nje kombi te tere primitiv si serbet. Ky indvid, Ballist Morina duhet te filtrohet mire, sepse me aktet e tij, te kryera dhe te pakryera, pervecse te kenaqurit te egos "patriotike", te disa adoleshenteve, sjell vetem deme te pallogaritshme morale, sportive, figure perballe ca fqinjeve te eger, ndaj te cileve duhet te mendohemi dhjete here, perpara se te veprojme. Nje 32 vjecar nuk sillet si ky, ai duhet te tregoje, kujt i sherben vertete, UDB-se serbe, apo faktorizimit te figures se tij groteske. Cilado qofte ajo, nuk eshte ne interesin tone, por perkunder tij.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Arrestohet Ballist Morina

#5

Post by ALBPelasgian » Wed Oct 07, 2015 9:14 pm

Arsyet e ndalimit te tij m'u duken jo bindese. Nese i eshte gjetur arme pa leje, atehere perse pikerisht tash arrestohet ne nje kohe kur strukturat e shtetit ishin qysh moti ne dijeni te aktivitetit te te riut me prejardhje nga nje fshat i Kukesit. Mua me duket qe prokuroria dhe Policia e Shtetit u sherbyen me tituj te shtypit te verdhe serbe, te cilet ashtu sic pritej, nisen te shestonin plane, atentate e lloj-lloj kurthi qe po pergatiste 'Ballisti'. Ky arrestim i tij behet ne nji kohe kur kryeministri, Rama ne menyren ma te palavdishme te mundshme, ka pranuar termat e Beogradit, dmth ky po e etablon agjenden e sigurise ashtu sic asht percaktue ne Beograd. Nje prej kushteve kryesore (ne mos kryesorja) te pales serbe ka qene 'filtrimi' i tifozeve, dmth publiku ne stadium jo vetem qe nuk duhet te kete mbeshtetes te zjarrte, por duhet te jete 'politikisht korrekt' (te mos bartin fanela me mbishkrimin UCK - a thua se kjo ishte fashiste). FSHF po i privon mijera tifoze nga Maqedonia e Kosova per te qene prane kombetares kuqezi, duke zbatuar me pedanteri nje prej kushteve te Beogradit.

Une nuk e tumir antipatine gjithnje e ne rritje qe po krijohet ndaj Ballistit. Ato po ironizojne me gjithcka qe lidhet me te, duke menduar se keshtu po e thyejne mitin e nji heroi. Me aq sa kam percjelle paraqitjet e tij, 'Ballisti' me ka lane pershtypjen e nji djali modest, aspak imponues e shume i perkore. Ai asnjihere nuk shfrytezoi mediet per te trumbetuar veten si hero; ishin pikerisht mediet komercialiste qe deshironin te perfitonin prej tij. Nga informacionet qe kam perpunuar tash e 1 vit, i jap vetes liri te kem konsiderate ndaj tij. Ne duhet te heqim dore nga imazhi i gabuar qe heroin e sheh si 'Übermensch', nji qenie e perkryer ne tansine e vet. Jo, heroi i njemendet asht pikerisht i zakonshmi qe spikat me virtytin, sakrificen dhe kreativitetin e tij ne rrethana specifike. E nje i tille ishte Ballisti qe i dha publikut serb nji goditje qe as aeroplanet e NATO-s ne vitin 1999 nuk i dhane.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Arrestohet Ballist Morina

#6

Post by Zeus10 » Wed Oct 07, 2015 9:38 pm

ALBPelasgian wrote:Arsyet e ndalimit te tij m'u duken jo bindese. Nese i eshte gjetur arme pa leje, atehere perse pikerisht tash arrestohet ne nje kohe kur strukturat e shtetit ishin qysh moti ne dijeni te aktivitetit te te riut me prejardhje nga nje fshat i Kukesit. Mua me duket qe prokuroria dhe Policia e Shtetit u sherbyen me tituj te shtypit te verdhe serbe, te cilet ashtu sic pritej, nisen te shestonin plane, atentate e lloj-lloj kurthi qe po pergatiste 'Ballisti'. Ky arrestim i tij behet ne nji kohe kur kryeministri, Rama ne menyren ma te palavdishme te mundshme, ka pranuar termat e Beogradit, dmth ky po e etablon agjenden e sigurise ashtu sic asht percaktue ne Beograd. Nje prej kushteve kryesore (ne mos kryesorja) te pales serbe ka qene 'filtrimi' i tifozeve, dmth publiku ne stadium jo vetem qe nuk duhet te kete mbeshtetes te zjarrte, por duhet te jete 'politikisht korrekt' (te mos bartin fanela me mbishkrimin UCK - a thua se kjo ishte fashiste). FSHF po i privon mijera tifoze nga Maqedonia e Kosova per te qene prane kombetares kuqezi, duke zbatuar me pedanteri nje prej kushteve te Beogradit.

Une nuk e tumir antipatine gjithnje e ne rritje qe po krijohet ndaj Ballistit. Ato po ironizojne me gjithcka qe lidhet me te, duke menduar se keshtu po e thyejne mitin e nji heroi. Me aq sa kam percjelle paraqitjet e tij, 'Ballisti' me ka lane pershtypjen e nji djali modest, aspak imponues e shume i perkore. Ai asnjihere nuk shfrytezoi mediet per te trumbetuar veten si hero; ishin pikerisht mediet komercialiste qe deshironin te perfitonin prej tij. Nga informacionet qe kam perpunuar tash e 1 vit, i jap vetes liri te kem konsiderate ndaj tij. Ne duhet te heqim dore nga imazhi i gabuar qe heroin e sheh si 'Übermensch', nji qenie e perkryer ne tansine e vet. Jo, heroi i njemendet asht pikerisht i zakonshmi qe spikat me virtytin, sakrificen dhe kreativitetin e tij ne rrethana specifike. E nje i tille ishte Ballisti qe i dha publikut serb nji goditje qe as aeroplanet e NATO-s ne vitin 1999 nuk i dhane.
Nuk jam ne nje mendje me ty, ne kete diskutim Alb. Per cfare eshte hero "ballisti", sepse mori 'meritat' e ngritjes se nje flamuri tinez me dron? Per cfare i sherbeu kjo skuadres ne fushe, apo kombit ne teresi? Ne kishim shkuar ne Beograd me nje ekip futbolli, qe ne kushtet me armiqesore te mundshme, po kontrollonte lojen dhe po rrezikonte seriozisht . Ai dron e prishi ate moment dhe ju dha mundesi serbeve, te justifikohen qe shqiptaret jane provokatore dhe prishen ndeshjen. Skishte asnje gje shqiptare, ne ate akt te ngritjes se atij flamuri.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Arrestohet Ballist Morina

#7

Post by ALBPelasgian » Wed Oct 07, 2015 10:14 pm

Zeus, provokimi e dhuna sërrbe do te ndodhnin edhe nese nuk do te kishte dron. S'asht nevoja t'i kthehemi ne retrospektive gjithcka ngjau ne Beograd. Prej 1990 e tutje, shqiptaret jane atrofizuar, pasivizuar dhe inferiorizuar si mos me keq. E inercioni i ketij pasiviteti verehet ne momentin kur nje nga ne provon me e sfidue kete rend gjerash: duket aq i pabesueshem, saqe mendojme qe kjo eshte veper e serbit, e grekut. Efekti i dronit ka qene pakrahasimisht me i madh sesa i gjithe propagandes kombetaresite qe asht ba prej viteve 90-ta, ma i madh madje edhe se i pseudopatriotizmit te Digitalb-it, Rames, Thacit, mbledhjeve 'historike' te Prizrenit' e keshtu me radhe. Ne nji kohe kur neo-otomanizmi, turkofilia, grekofilia, vahabizmi, soros-izmi, neo-liberalizmi, eurokracia po bajne kerdine, nji fluturim disa minutesh i dronit ka sherbye si deux ex machina qe e ringjall nji ndjenje thuajse te vdekun nder shqiptare. E heroizmi, per te cilin flas, asht pikerisht nisja prej zeros e ne rrethana te pabarabarta te sfidimit te inferioritetit. Shumica derrmuese e shqiptareve nuk jane ne gjendje me e sakrifikue komoditetin privat.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Arrestohet Ballist Morina

#8

Post by Zeus10 » Wed Oct 07, 2015 11:03 pm

ALBPelasgian wrote:Zeus, provokimi e dhuna sërrbe do te ndodhnin edhe nese nuk do te kishte dron. S'asht nevoja t'i kthehemi ne retrospektive gjithcka ngjau ne Beograd. Prej 1990 e tutje, shqiptaret jane atrofizuar, pasivizuar dhe inferiorizuar si mos me keq. E inercioni i ketij pasiviteti verehet ne momentin kur nje nga ne provon me e sfidue kete rend gjerash: duket aq i pabesueshem, saqe mendojme qe kjo eshte veper e serbit, e grekut. Efekti i dronit ka qene pakrahasimisht me i madh sesa i gjithe propagandes kombetaresite qe asht ba prej viteve 90-ta, ma i madh madje edhe se i pseudopatriotizmit te Digitalb-it, Rames, Thacit, mbledhjeve 'historike' te Prizrenit' e keshtu me radhe. Ne nji kohe kur neo-otomanizmi, turkofilia, grekofilia, vahabizmi, soros-izmi, neo-liberalizmi, eurokracia po bajne kerdine, nji fluturim disa minutesh i dronit ka sherbye si deux ex machina qe e ringjall nji ndjenje thuajse te vdekun nder shqiptare. E heroizmi, per te cilin flas, asht pikerisht nisja prej zeros e ne rrethana te pabarabarta te sfidimit te inferioritetit. Shumica derrmuese e shqiptareve nuk jane ne gjendje me e sakrifikue komoditetin privat.
Ndoshta Alb, ti shikon dicka ne ate akt qe une nuk arrij ta shoh. Ndoshta ti shikon permasat e reagimit shtazarak serb qe vertete ishte i madh, por shkaku i tij nuk ishte nje demonstrim fisnik i shqiptareve, por nje akt tinezar qe nuk dihet kush e sajoi dhe perse. Per te tjerat jam dakort por faji eshte i ponderuar. Ka shume shqiptare te mire, qe me aq sa kane mundesi, mundohen ti sherbejne atij vendi, nderkohe qe perfitimet e ketij sherbimi I vjedhin maskarenjte.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Arrestohet Ballist Morina

#9

Post by Adriana » Thu Oct 08, 2015 2:02 pm

Jam e mendimit qe fjalen HERO duhet ta respektojme me shume, nje hero nuk vepron fshehurazi por hapur, nje HERO nuk ve ne rrezik jeten e atdhetareve te tij, nje hero nuk merret me ''goditje'' lojrash, e quaj goditje-lojrash sepse ne te vertet per mua HERO jan djemt e kombetares qe u perleshen ne fushe per ''hero ballistin'' i cili rrinte diku ulur... Gjithashtu per mendimin tim me shume HERO jane tifozet kuq e zi ( qe mblidhen nga te gjitha trevat shqiptare) per te shoqeruar kombetaren, ata me pranine e tyre te veshur kuq e zi ( Prishtina eshte me ty, Shkupi eshte me ty, Jemi Nje, etj, etj, etj,) jane ''goditje me me shume vlere dhe me REALE se sa e Ballistit, e quaj REALE sepse ata konfirmojne trevat shqiptare. Ketu me duhet te theksoj dhe sakrificen e tyre, dy dite me pak buke dhe me pak gjume, sepse jo te gjithe i kane kushtet te paguajne, flejne ne makine (apo autobuze) duke ngrene ate pak buke te marr nga shtepia e tyre. Po keshtu ndodh edhe ne festen e Pavaresise, edhe pse politika shqiptare kerkon ta festoj ne tirane karavanet e nisura nga Prishtina, Shkupi, etj, etj, frymen e mbajne ne Vlore me mundimet dhe me sakrificat e tyre ata cdo vit konfirmojne pranin e tyre. Pa harruar edhe faktin qe ne shume treva shqiptare ku ligjin e bejne serbet apo sllavet shqiptaret festojne nen hunden e tyre cdo date historike edhe pse shpesh here jane arrestuar... Pse keta nuk i quajme HERO!?

ALBPelasgian... Nese me duhet te bej hero dike qe ka goditur propagandat serbe, greke, etj, etj, me shume HERO per goditjen e propagandave jeni JU (nje pjese e antareve te ketij forumit), qe keni sakrifikuar kohen, djersen , tuaj plot 6-vite ne kete forum duke analizuar cdo propagande te tyre me fakte dhe dokumenta konkrete qe as akademiket dhe politikanet tane nuk i kane mbrojtur sa i keni mbrojtur ju. Jeni ju ata qe me shume keni acaruar popullin serb, materialet e punuar, analizuara nga ju kan qarkulluar ne te gjitha mediat....

Pena dhe pushka te dyja e mbajten gjall kalan.
( Fjale e urt popullore, Vlore )
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 980
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Arrestohet Ballist Morina

#10

Post by Hymniarber » Thu Oct 08, 2015 4:39 pm

Adriana wrote:
ALBPelasgian... Nese me duhet te bej hero dike qe ka goditur propagandat serbe, greke, etj, etj, me shume HERO per goditjen e propagandave jeni JU (nje pjese e antareve te ketij forumit), qe keni sakrifikuar kohen, djersen , tuaj plot 6-vite ne kete forum duke analizuar cdo propagande te tyre me fakte dhe dokumenta konkrete qe as akademiket dhe politikanet tane nuk i kane mbrojtur sa i keni mbrojtur ju. Jeni ju ata qe me shume keni acaruar popullin serb, materialet e punuar, analizuara nga ju kan qarkulluar ne te gjitha mediat....

Pena dhe pushka te dyja e mbajten gjall kalan.
( Fjale e urt popullore, Vlore )
Adriana nuk dua ti heq asnje presje, cfare ke thene, perkundrazi do e perforcoj me fjale te tjera mendimin tend, qe dhe ashtu s'ka nevoje per perforcim.
Albpelasgian ne vecanti, ka bere nje pune kolosale dhe linjat e tij te arsyetimit, jane llogjike, te mbeshtetura ne argumenta dhe nuk vuajne nga patriotizmi romantik. As mund te krahasohet kontributi i "ballistit", qofte dhe me punen tende vetem.
Intelekti eshte arma me e fuqishme, Albpelasgian dhe njerez si ju, i bejne nder Shqiperise.
Albpelasgian, Mallakastrioti, Bardus , Rreqebulli, ju Adriana etj qe mund te mos ja permend emrin tani, jane avangarda e brezit te ri te mendimtareve, qe do e mbrojne Shqiperine nga globalistet, vehabistet, soroistat, greko e sllavofilet dhe gjithe semundjeve te tjera qe rrezikojne shqiptaret.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Arrestohet Ballist Morina

#11

Post by Adriana » Thu Oct 15, 2015 2:27 pm

Çfarë “ballisti” është Morina ?!

Të lirohet nga burgu ,e meriton dhe mbështes te gjithë ata qe e kërkojnë sot një gjë të tillë., por jo lutem mos e identifikoni me ballin dhe balistet ne kuptimin politik dhe veçanërisht historik. Mos ma bëni këtë ! Mos ja bëni Ballit Kombëtar dhe gjithë ballistëve e nacionalisteve të Shqipërisë ! Ka njëqind arsye që Ismail Morina te lirohet . E pa se nuk ka kryer ndonjë dëm , nuk ak vrare vjedhur trafikuar etje krime te parashikuara nga kodi ynë penal. “Ka mbajtur armë pa leje” kështu thuhet të paktën në akuzën zyrtare , dhe kjo është sigurisht e pa ligjshme dhe e dënueshme por nuk është “krimi” me i madh qe është falur ne këtë vend për me tepër kur ka edhe rrethana lehtësuese ka qene i kërcënuar me jetë pe rate qe ka bre apo ka marre përsipër se ka bërë me dronin në Beograd . Ma ha mendja se kjo është arsyeja e vërtetë e arrestimit dhe jo armët pa leje ,ato janë vetëm sebepi . E gjithë historia e tij është e dyshimtë qe nga droni ne Beograd e deri tek arrestimi me dy pistoleta ne prag te ndeshjes me Serbinë ne Tiranë , Por kjo është një çështje tjetër qe do hetim profesional te cilin duhet thënë se as Serbia e as Shqipëria nuk e kane bere kurrë, Kjo e bën te dyshimte situatën dhe heroizmin e tij , por gjithsesi me apo pa është bërë një simbol i tifozerisë kuqezi dhe si i tillë duhet te respektohet dhe veçanërisht te lirohet qoftë edhe për te ndalur një përpjekjeje te çmendur për ta kthyer ne një mit të nacionalizimit shqiptar.

Ajo qe me trishton dhe qe e kundërshtoj me forcë është trajtimi apo paralelizmi i tij me nacionalizmin modern shqiptar te përfaqësuar nga ballistët anëtare e mbështetës te Ballit Kombëtar, organizatës nacionaliste shqiptare te luftës se dyte botërore e me vonë. Ndoshta nofka “ballisti” që Morina i ka vene vetes është një rastësi pa lidhje e ide politike , një instinkt qe te çon tek nacionalizmi e patriotizmi qofte ky edhe vetëm ne sport Ne se do Shqipërinë dhe bashkimin e saje ne një shtet te vetëm qoftë edhe ne futboll siç është kombëtarja aktuale e futbollit do shkosh pa tjetër tek ballistet simboli politik e historik i këtij bashkimi. Por a mund te jete Morina simbol i nacionalizmit shqiptar siç po mundohen ta trajtojnë shume zëra këto dite madje edhe nacionaliste e politikane të tillë të spikatur. Mashe ky është qëllimi i qeverise shqiptare qe e arresto dhe po e mban ne burg , apo edhe i Serbisë qe ka vene gishtin tek ai si autori i ngritjes se dronit ne Beograd. Ne fakt nuk është vetëm Morina “ballisti” i ri i këtij vendi . “Balistizmi “ si simbol politik e historik i nacionalizimit është ne mode është i vetmi simbol ku te gjithë ata ata qe e dun bashkimin kombëtar gjejnë veten por qe sigurisht jo te gjithë mund te bëhen simbole te tij . Kur themi “ballist” ne planin historik kemi parasysh një organizate te themeluar e te përbërë nga burrat e familjet me te mëdha te kombit shqiptar, Mid;had Frashri, Vasil Andoni , Ali Kelcyra , Jup Kazazi, Preng Cali Shaban Polluzha , Berdi Pejani , Isuf Luzi, Kadri e Bektash Cakrani , Safet Butka .Hysni Lepenica , Bego Gjonzeneli, Abaz Ermeni , Skënder Muco, Musine Kokalari e qindra te tjerë intelektuale e patriote të shquar te këtij vendi. Por edhe me vone ata qe u rreshtuan me Ballin pas diktaturës ishin tjetër gje, Osman Kazazi , Abaz Ermenji ,Hysen Selfo , Njazi Çarcani e deri tek Artur Roshi as qe mund te krahasohen me Morinën dhe llojin e tij të ballistit Djemtë e mi janë sigurisht te shqetësuar dhe shkuar kur dëgjojnë historitë me këtë ballistin e ri . Ata janë tifozë futbolli dhe e vlerësojnë si tifozë , por çuditërisht nuk e pranojnë si simbol te nacionalizimit si po përpiqet ta paraqit propaganda pre te si cilës kane rene edhe shume intelektuale nacionalistë sidomos ata qe jetojnë jashtë apo ne provinca . Falë edukimit familjar dhe atyre qe kane lexuar ata kanë një tjetër perceptim për ballistet dhe nacionalizmin shqiptar qe e shohin te përfaqësuar tek Mid’had Frashri me shokë gje qe i bëjnë te reagojnë keq ndaj përpjekjeve par paralelizëm te dy situatave . Mirëpo të rin te tjerë shqiptar qe nuk ae kane edukimin e duhur janë përpara një rreziku te madh . Ata mund te krijojnë një perceptim për ballistet sipas modelit te Ismail Morinës dhe ky do te ishte kulmi. Ata “ballistët” e vërtetë ishin elita te shkolluar ne universitetet me te mira të botes, intelektuale , politikanë e profesionistë te spikatur te të gjitha fushave . Mendojeni pak një i ri të imagjinojë ne modelin e ofruar te Morinës , jo Frashin, Andonin etje por edhe me te rinj te Ballit , Besnik Çanon. Azis Sharrën, ing .Kujtim Beqirin, shkrimtaren Musine Kokalarin, filozofin prof. dr Isuf Luzi , shkrimtarin dhe intelektualin prof. Arshi Pipën, prof. Sami Rrepishtin dr Agim Lekën etje djem e vajza qe përfaqësonin rininë balliste te kohës . Mos o Zot !

Por nuk është vetëm Morina qe i kërkoj ndjese qe e mor si shembull pasi nuk kam asgjë me te dhe punën e tij , përkundrazi e vlerësoj . Jam shumi i lumtur qe shohë stadiumet dhe rrugët te mbushura me qylafë , qeleshe e plisa me shqiponjën e zezë ne to , një rikthim i detyruar i rinise sonë tek simbolet kombëtare e nacionaliste dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe . Por mendoj se plisat e ballistëve janë simbole te forta po nuk janë gjithçka. Nuk mishin plisat , qylafët dhe qeleshet e ballistëve por kokat e mendjet e mëdha poshtë tyre që i bënë ato të famshme . “Po me shpifën simbolet e ballit” me thoshte një ditë një ballist i thekur , miku im Ali Azizi nipi i një prej ballistëve te spikatur Pelivan Azisi. Pse “ e pyeta i habitur. Pashe Taulant Ballën që kishte vene ne tha në stadium një qeleshe me shkabe- më tha. Qesha po nuk e besova Aliun . Mund te them se u ndjeva ne te njëjtën mënyrë kur pashë qe ky “ballisti i ri: Morina qe po na e paraqesin si simbol nacionalist u vizitua ne burg nga ish hetuesi i sigurimit te shtetit ,Sprtak Braho,. Tani, ballist edhe me mua edhe me Spartak Brahon , edhe me Shqipërinë etnike nuk ka . Kush e di sa ballistëve realë apo pinjollëve te tyre u ka rrjepur lëkuren Braho . Prandaj them se ky lloj ballisti nuk është ai qe njoh unë , qe dua unë , është i sajuar sipas modelit sllavo- komuniste bashkëpunimi te cilëve vazhdon qe nga 1941 e këtej .. Një figure mediatike aventurieri , ordineri, mshatruesi dhe i kriminalizuar, me arme armë leje , bileta false etje sipas njoftimeve te medieve dhe policisë . Ky sigurisht nuk është ballisti im ,as i djemve te mi dhe shpresoj i shume shqiptareve qe ndajnë te njëjtin mendim me mua pre ballin dhe ballistet . Është një sajesë propagandistike një heroi sipas modelit të realizimit socialit !

Por kjo kohe ka edhe simbole te forta te të qarta balliste por qe media komuniste shqiptare nuk i shikon dot , nuk e lënë ti shohë. Ky është idhulli ynë aktual , kapiteni 9i ekipit kombëtar Lorik Canaj . Ballist i vërtetë ! Ne origjine , ne edukim ne gjen ! Ka te stampuar ne krah shqipen dy krenare me mbishkrimin “ballisti” jo si simbol sportiv por si simbol politik dhe historik. Ballist ai , ballist i ati, ballist gjyshi , te paktën kështu ka deklaruar vet. Ne kulmin e suksesit të ekipit tone kombëtarë para syve e veshëve miliona shqiptareve dhe botës , ne krah te kryeministrit ish- komunist, citoi me krenari kryeballistin e vërtete shqiptar gjeniun e kombit Midh’hat Frasheri . Po media e kontrolluar nga qeveria nuk e shikon dot këtë ballist tre breza te tille , te edukuar te shkolluar , te talentuar ballist jo vetëm ne futboll po ne te gjithë qenen e tij. Ky pra është ballisti im ballisti i vërtetë , një vazhdimësi e qartë politike, historike e gjenetike. Po e mbyll këtë shënim me koment një mikut tim nga Dibra ne fb Edmond Hasani i cili protestonte ne një fare mënyre për spekulimin mediatik e politik me këtë tipin e ri n te “ballistit ”: “Te jesh Ballist duhet të jesh soj e jo sojsëz !” – Ndajmë të njëjtin mendim miku im !


Nga : Nebil ÇIKA
/LajmiShqip/[/quoteEm]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Lajme”